3 Komente

Ja mo keshtu krijohet kritika. Pak nga pak mblidhen shoket e shoqet, bejne edhe ata ndonje shkrim, rreth gjerave, tregimeve, romaneve poezive qe i pershtaten mendesiste se kohes. Kushedi krijoni ndonje organizate, dmth e zyrtarizoni njefaresoj ne syte e lexuesve, te publikut. Dhe fap del psh "Organizata e kritikes se vertete letrare"... ose "Organizata e pavarur e ishkomunisteve qe shajne dicka te mjegullt ne letrarishte".. Dmth gjera te tilla, te atilla, jo te ketilla.

U zgjidh problemi i kritikes. smiley

E kam per ne pergjithesi, jo me autorin anonim per publikun por jo per mua. Tek e fundit autori mund te mos ishte sot por te jete dje, apo te kishte qene neser. Jane variabla qe nuk hyjne shume ne pune. smiley

Nga te gjithe librat e B.Shehut, kam lexuar keto dy romane qe permenden edhe ketu ne shkrim, "Loja, shembja e qiellit" dhe "Mozart me vonese". Pa e lexuar gjithe krijimtarine e tij, veshtire te jap nje pershtypje te plote per stilin e te shkruarit, por mund te pohoj se te dy romanet e permendur, i dallon  gjurmet e nje stili te njejte, dallon doren e njete te thurjes se tekstit.

Tek Mozart por me shume tek Loja,  stili, si teknike e parashtrimit te narratives, eshte nje "loje"marramendese me copezimin e kohes, kthimet mbrapa, ecjet para ne kohe, rimarja e ngjarjes dhe plotesimi me pasazhe te reja. Tek Loja, rrefehet nje rrefim(narratorri rrefen ate cfare i ka rrefyer protagonisti-Aleks Krasta) dhe stili te shkruarit here shperfaqet si teknike jeteshkrim e here si kronika e nje jete ku mpleksen jetet e te tjereve. Kurse tek Mozart, teknika e rrefimit here mer notat e nje proces verbali te seancave te nje mbledhjeje maratone dhe here duket si procedure hetimi. Stili, si teknike te rrefyeri behet i dukshem, madje duket sikur autori permes ketij stili  kerkon ta mbaje lexuesin brenda rrjetes se rrefimit

Aleks Krasta rrefen per At Shtjefnin, At Shtefni rrefen per hetuesin Luigj C dhe ky i fundit rrefehet per mekatin e tij para Aleks Krastes te futur ne rolin e At Luigjit.  Narratori i gjithe ditur, sic e nenvizon shpesh autori, behet matrioshka e madhe prej nga dalin matrioshkat e tjera-jeterrefimet e personazheve.

Edhe pse drama psikologjike e personazhit me ankthet dhe dilemat eshte e prekshme, kam pershtypjen se personazhet e romanit jane te sheshta, pa ndonje thellesi ne perjetimet e tyre.

Guva, Loja, Endrra , Rrefimi kthehen ne simbolika te fuqishme per diktaturen dhe posdiktaturen. Per ish te perndjekurit e dale nga "Guva" hakmarrja nuk eshte shpagim. Gjithe cfare thuhet e flitet per kompesim, demshperblim tingellon si nje Loje.Po te perdorja titullin e nje romani te Kadarese, romani mund te lexohet si Loja, jeta dhe vdekja e Aleks Krastes.Fryma religjioze e romanit (Gjyqi i Fundit, Gjykatesi i botes se pertejme-si instanca e fundit per te bere drejtesi) tingellon si humanizem dhe fatalizem njekohesisht

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).