10 Komente

Blendi, paske shijuar shumë "Vajzat e ballkonit". Nuk e di nëse më llahtaris më shumë kjo apo fjala prindërim. Sidoqoftë emisioni shumë i qetë, i shtruar, rehat.

Prinderim nuk me duket fjale llahtarisese. Llahtaria, fjale e ankthshme. Prindërim ndoshta do shtuar ne fjalor, eshte proces real, plot gezim, aspak qejf. Mua me tingellon e natyrshme, pa nevoje per ta shpjeguar se c'do te thote. Si ta perkthejme "parenthood"?

Parenthood është mëmësia dhe atësia ndërsa parenting, që shqiptarët e sotëm (se jo vetëm ti) e sajojnë duke përkthyer një më një rrënjën dhe mbaresën si prindërim, është rritja e fëmijës, ose në daç edukimi i fëmijës. Prandaj edhe ai burri i urtë në emision thoshte edukimi, edukimi, nuk e di në e vure re, sa bisht i bënte prindërimit.

E theksova që fjala më llahtaris mua, jo se është detyrimisht llahtarisëse për dynjanë, dhe sigurisht që fjalori ynë vend bosh ka boll, e në mos pastë, zbythim turket.

Për Tupen nuk the gjë dhe po e marr se e shterove temën me komplimentin tënd drejtpërdrejt në tv, me ç'rast shpreh keqardhjen time të madhe përveç habisë më sipër. Libri i Tupes është turp për të, për shtëpinë botuese dhe për çdo njeri të afërt të autorit që nuk i ka thënë dy fjalë të sinqerta këtij zotërie. Nga turpi përjashtohen gjithë ata që aq dinë aq bëjnë. Turpi në këtë rast nuk ka të bëjë me lopthit e tekstit por me paçavuren e mendimit dhe shprehjes, me klishetë më të lira, simbolizmin më të abuzuar, përdorimin më të pacipë të idesë së muzikës, përdorimin më fals të ambiguitetit, dhe po të rri të rendis edhe më edhe dy duar tmerresh të tjera, që një njeriu që ka përthyer dhjetra romane dhe një njeriu që edukon studentë të letërsisë nuk i lejohet të botojë (për të shkruar jepi vëlla, nxirre helmin, zbraze kokën nga lakrat, terapi falas).

Ishte ne Kent gri. Me mente. Le te themi qe Tupja nuk eshte Koço Kosta (Nata e Sofie Kondilit), kur vjen puna tek letersia me force erotike. U rreka te intervistoj Tupjen si personazh qe me intrigon (per mire),dhe si perkthyes i cmuar i frengjishtes. 

Me kenaqesi degjova intervisten e z. Tupja dhe kujtimet e tij rinore. smiley

llahtarisese per mua ishte pyetja ne pjesen e pare dhe gazetari qe fliste qesim per mesazhin e krimit. Prinderimi m'u duk interesant me feedbackun e zonjes mbi sesi jemi prinderuar ne vete, dhe nenat sublimuese, supersakrifikuese per te cilat ky eshte nje virtut, dhe mbi te cilin shpallin te drejten te posedojne, pronesojne femijen ne gjithe jeten e tyre. Te gjithe te ftuarit na rehatuan me konfirmimin se nuk ka shkolle per prinderimin smiley, ndersa e njejta zonje me siper terhoqi fort vemendjen (per mire) me kerkesen & eksperiencen qe femija te mos humbe kontaktin me veten. Me feedbackun singular (peculiar) them se ishte gabim qe ishte thjesht pjese e grupit, fare mire mund t'i ishte rezervuar nje minutazh i vecante ne emisionin tend, meqe mbaj mend, me pare te eshte sugjeruar cilesia e te ftuarve. Psh. ne vend te Tupes. Per te cilin s'kam c'te them (se nuk njoh gje prej tij) pervecse qe me habiti me shpalljen e dyzimit gjithandej, gje qe e shpetoi llafollogjine e tij te marre, sepse dyzimi qenka territori i tij i se vertetes. e ndoqa parmbreme emisionin.

Per te cilin s'kam c'te them (se nuk njoh gje prej tij) pervecse qe me habiti me shpalljen e dyzimit gjithandej

Po diçka e the sidoqofte: qe cilesia e tij  (si i ftuar) eshte e dobet. Ama nje akademik me vlere per Shqiperine eshte; ka shqiperuar vepra frenge, perkthyer autore prominente shqiptare, botuar fjalorin e pare erotik. Jo keq per profesionin qe ka. 

po jo o goce mos u fut kot n'muhabete vend e pavend. dhe s'po e zgjas se as ia vlen per subjektin, por ... e ke gje kte profin ti mqra fjala, se s'le vend pa e mbrojt ne kte hapsire ktu

Mbi cilesine pa e njohur, njeriu edhe mund te flase, por tjeter te flase dhe tjeter te mohoje qe po flet. Meqe jemi ne temen e vendeve dhe pavendeve, ne cilen kategori duhet konsideruar pyetja? Sepse une nje artikull te tij (te gjykuar origjinal) kam sjellur, ketu, ne kete blog. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).