NEWSBOMB.al - Që prej 6 ditësh, kur askush nuk e kishte mendjen në Tiranë, por duke ndjekur situatën e përmbytjeve në gjithë vendin, te diga e Liqenit Artificial kanë rifilluar punimet për ndërtimin e kullave gjigande, në rrugën “Kristo Luarasi” nga firma GENER 2 sh.p.k. Siç e shikoni dhe nga fotot, pavarësisht baltës dhe kohës së keqe, vetë ndërtuesit po nxitojnë të punojnë me kapacitet të plotë. 

Ishte data 14 janar, kur INUK, me pesë faqe deklaratë të shpërndarë në media, ndërpreu punimet te diga e liqenit artificial, për ndërtimin e 17-katëshve në një kompleks. Inspektoriati shtetëror tha në argumentimin e vet se janë shkelur vendimet e qeverisë. Dhe leja e dhënë nga bashkia është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi. INUK-u tha se vendimi i Bashkisë ishte në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit. Sipas INUK-ut  vendimi i dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e këtij kompleksi nuk ishte shoqëruar me planvendosjen e objektit.

Në momentin e pezullimit të punimeve, në rrjetet sociale, qytetarët shprehën skepticizmin për vendosmërinë e qeverisë për të mos lejuar ndërtimin e pallateve në zonën 10 metra larg digës së Liqenit Artificial, kur dihet fare mirë se çfarë ka ndodhur më parë me digën e Liqenit.

Dhe parashikimet ndodhën. 20 ditë pas pezullimit të punimeve, me një vendim të gjykatës administrative që hedh poshtë vendimin e INUK-ut, duket se qeveria është e pafuqishme për të mos lejuar ndërtimin.

Por ka edhe një element tjetër. Meqënëse ndërtimi është 10 metra larg digës së Liqenit Artificial duhet patjetër të marrë leje nga Komiteti i Digave, i cili është në varësi direket të qeverisë. Dhe përderisa dosja nuk është zbardhur tërësisht, pyetja që ngrihet është: A e ka marrë lejen nga Komiteti i Digave që varet nga kjo maxhorancë, firma  ndërtuese? Kjo nuk dihet akoma, por nëse e sheh çështjen me vendosmërinë e ndërtuesit për të ngritur 17-katëshet te liqeni, patjetër që po.

Sot po bëhen 6 ditë që puna te Liqeni vazhdon, natë e ditë, aq sa kamionët që kanë rifilluar punën, kanë shqetësuar edhe banorët e zonës përreth, për shkak të baltës së madhe në këtë kohë të keqe dhe intesitetit të madh të punimeve.

36 Komente

Shume mire. Me shume billdingje shtatlarta per popullin!

Nese eshte prone private dhe nuk ia kane vjedh askujt pronari ka gjithe te drejten qe te beje cfare te doje atje, me kusht qe kur te haje fiq ne behar, te mos i hedhi mbetjet mbi kokat e njerzve qe kalojne poshte. smiley

Une do te propozoja qe qeveria edhe ta subvenciononte ndertimin dhe ta bente gratacelen me te larte te Ballkanit, nese eshte e mundur gjeollogjikisht!!

Nderda keta gazetarucet problemin e kane me veten. Jane xheloze, cmirezinj, nuk duan qe tjetri ta gezoje pronen dhe frytet e punes se vet...

Te kishte patur te tille nejrez si keta ne Amerike, NY do ishte ndonje kenete ku ne varesi te sezonit mund  te gjesh ose jo shpeze dhe gjallesa te tjera qe riprodhohen...

-Kush e dha lejen te liqeni? Ti, ti apo ti ? Fooooooool !!!
Ja qe lejen nuk e ka dhe kush. Tani shperndahuni!

Kush ka dhënë lejen tek Komiteti i Digave?

 

-ai çakmaku, Shpetimi..   sepse toka jone nuk i duron dot çibanet e huaj, por çibanet vendas ama,  no problemo!!

 

p.s  o  i-Fiqo,  ke te besh me kete  I-NUK-un  ti mo..?smiley  apo  s'NUK..smiley

diç me thote se ndryshe nga Vlora (ku Gjika nuk ka gje ne dore sepse vendimet i merr keshilli bashkiak), ktu ne Tirane, vendimet i jep vetem Lul Basha

ashtu eshte, Gjika nuk firmos per lejet e ndertimit, por fallcifikon proces-verbalet e KRT-se duke shtuar midis rjeshtave leje fiktive per te cilat firmetaret e keshillit nuk kane dijeni. Por pastaj, nen presionin e kokes apo te femijeve, behen lapanjoze dhe pohojne mizorisht se PO I Kemi miratuar NE! Po nuk ke cfare te besh, del gjykata dhe e nxjerr te pafajshem, e ke? Nje maskara dhe hajdut!

po me mire te pasuronet Gjika sesa frymori mo berber!

Burg, burg, kjo eshte zgjidhja Br3! Kush kerkon te pasurohet me vjedhje, mashtrime, vrasje, etj, duhet te perfundoje ne kaush. Frymori e ka vendin atje perpara Gjikes sigurisht, biles mundesisht ne ndonje kat nen toke, ose sic i thuhet ndryshe, ne bodrum.

Eshte bo Berisha i gjitheanshem, edhe e detyro Gjiken me vjedh e me fallcifiku, edhe e leshon pa lejen e prokurorise, edhe bo Andrea Stefanin e Carlo Bollinon me shkrujt!

berber, un e njoh ca kete Gjiken dhe besoj se nuk ka arritur qe ai te falsifikoje ate leter qe e bente vete ose ai i Urbanistikes, ... si ti donte qejfi! Ti mund te keshe prova te padiskutushme por un them le te presim ti provohet.Ne heren e pare qe u gjykua po per falsifikim, doli sic pata thene une.Prokuroria ja fuste katundit ...! 

Le te presim dhe te shofim provat kunder tij.Ahere un do them se paskam njohur nje cope kusar por kusar-gomar .

Ndersa Levizjen e tij nuk e ben policia,jo e Rendit por e Burgjeve , ca me pake Didi,  pa nje epikrize dhe rekomandim te Spitalit , ndersa eshte i ndaluar! 

Shoke lejen e dha Milua, ketij ju drodh dora, kurse une e palosa.

" Do ta ket bo Mehmeti me kaptine te vet, se une me Enverin nuk dijme gjo ..."

Papapa sa vejn re njerezit! Me popull thashethemexhi...

- Po lejen poshte kopshtit zoologjik kush e dha? Eeeeeeee?

Pse i kan lone me 17 kate i here ? Futja mer daj me nicint kate aty te jesh mrena.

Ore, une cuditem pse nuk e thajne njehere e mire ate liqenin e ta kthejne ne shesh ndertimi? Keshtu edhe shpetojne nga permbytjet aksidentale, edhe nuk kane me nevoje per leje ndertimi nga ky Komiteti i digave.

Jo ore, te harxhojn pare ato te thajn licenin ? Ato e dun fitimin albanian style : 100% ...

   Lejet i jep vetem organi KRT e cdo Bashkie dhe pasi zbardhet prej Zyres Urbanistikes del me firme te Kryetarit Bashkise.Ne Kshillin e Regullimit Teritorit marrin pjes nga te gjitha forcat politike dhe jo verem te Bashkise.

  Lejet kane dale me firme te Bashes por nuk eshte Basha ai qe ka dhene lejen por vetem KRT .Fiksojeni kete qe te mos ja kepusni kot.Nje leje e dhene shoqerohet me 9 dokumente te tjera qe kane disa firma seksionesh e gjer nga Zyra Hipotekore.

Ne qytetet dhe zonat e tjera Urbane , ku ligja parashikon organin e zgjedhur KRT e gjer KKRTSH  dhe ka studime te miratuara , problemi  i marrjes lejes thjeshtohet si dokumentacion ( sepse nuk i neneshtrohet " Studimit Pjesor" ) por gjithashtu ligja ndjek po kete rregullsi.Kush mendon se lejen e jep Kryetari i Bashkise, beson me llogjiken  se ai e ka te drejten ta therrasi shefin e Urbanistike, ta shpejtoje si procedure, te japi mendimin pro ne KRT etj por ama kaqe sepse vendimi merret me konsensus por dhe votim.KRT eshte organ teknicienesh qe diskutojne sa atij qe pret lejen i lun repeleku.Ku nis korrupsioni ? Ne zyren e Urbanistikes dhe duke paguar seksere speciale , te afte te " blejne teknicienet " , por edhe kryetarin i cili nderhyn ku ju thadhe une.Ama ligjerisht kryetarit ...i merr te keqen duke e akuzuar ! 

Ti don me thene qe keshilli bashkiak eshte finok dhe Lul Basha sylesh? Po pse nuk e dime kush eshte ne keshillin bashkiak!

Une them ate qe e di mjaft mire dhe te jeni te sigurte qe eshte argumentuar teknikisht , ne KRT Duhet te dalin te flasin antaret e KRT qe kane qene te opozites ne vendimmarrje dhe jo ti, une e popull tutje ! Vendimi eshte kolegjial ,PIKE ! 

Kush thote se nje " Vendim Kolegjial " mund te mos jete i padrejte ? Un jo! Por kurre nuk mund te jete i penalizushem ! 

Te kam timin, ndaj te them keto ....dhe mos ja thuaj ...njeriu vlonjat ! 

Ku hyn Keshilli Bashkiak ore ? KRT - ja 

po mire mo mire dhe ti. Ç'beri keshilli ç'beri krt! te dyja me K fillojne.

...E se mos vetem ata te dy ...

Grava kane te drejte grupet e interesit (qytetare te zones, ambjentalista etj) te degjohen perpara KRT?

Fjala, edhe une jam me ate ide, por un trajtoj anan ligjore te nje vendimmarrjeje e cila nuk mund te hidhet poshte se nuk u pyet ...Sazani apo une e shoku Xhemal ! Ligja percakton qarte vendimmarrjen.Une ndaj reagoj sepse po flitet si ne ish mbledhjet e kontrolleve puntore ? 

Gjithsesi kish Tirana nevoje per ndertesa te tilla se e mbyti gjelberimi.

1) I papergjegjshem kush ka firmosur lejen

2) I papergjegjshem kush nderton

3) I papergjegjshem kush blen

Po nese do ndertohen 10 metra nga diga, athere i bie qe ai kompleksi sportiv dhe pishinat te prishen, apo duhet ta kem gabim. Pastaj, ne Tirane ka me qindra apartamente bosh qe duan te shiten dhe nuk po shiten, me gjith renien e çmimeve aty tek 25% (plus-minus). Pse e bllokojne lekun kete menyre makabre, kur fare mire mund te ngrejne nje njesi perpunimi apo prodhimi. 

Eshte zone e lakmuar ajo Pjer, e kane te sigurt ndertuesit qe do ti shesin apartamentet me fitim te majme. Biles mendoj qe ato apartamente jane shitur pa nisur ndertimi.

Veç ne qofshi budallenj te blejn shtepi me 900 euro m2 kur ka me 400 euro m2 . 

Pjer, se pari nuk jane 10 metra por nja 500 metra larg  sepse fusha eshte perballe pallatit tim dhe ca me shume qe e kam shkelur mijera here.Se dyti mos e merrni si nje vendim te marre mceftazi.Eshte i studjuar, i konceptuar, i diskutuar i matur deri ne milimetra dhe i vendosur mbi te nga disa ...shum burra e gra.Une personalisht jam kundra, por eshte marre nje vendim prej kopetentesh dhe qe te rrezohet ai kerkon mbi tre arresye ..Ligjore ! Kot nuk e rrezon dot Rama apo e tere pozita ! 

Kur te vij prap aty, do shkoj ta shoh ate zone, se kesaj radhe nuk kisha kohe. 

mireardhesh por bej kujdes mos te ngjitet ndnje shishe vere nga ato qe ti di ...Beluli ! 

Ne zyren e Urbanistikes dhe duke paguar seksere speciale , te afte te " blejne teknicienet " , por edhe kryetarin i cili nderhyn ku ju thadhe une.Ama ligjerisht kryetarit ...i merr te keqen duke e akuzuar ! 

Ja fute me stil, hë grave?

    Jo mo Ballcekic po keshtu eshte e verteta ! Sot ja kish behur tere prokuroria e Vlores ne zyre te Gjikes duke marre blloqe e letra , sikur mes tyre do gjenin, sa un ne kembe, korrupsionin e Shpetimit! Nje tufe budallenjsh te cilit ke per ti pare si kan per te mbet " me gisht ne goje ",  kur nga " mali i mbarsur" , tu dali prej shalesh, vec nje mi ! Nuk e shikoni qe i vetemi qe nuk flet ...eshte Berisha ! Ustai i qosheve,  qe e di se me kete berihaj  koti, vec  fije leshi mund ti kapin te zgjedhurit Gjika ! 

Po, pra.., dmth s'ka prova, tek tuk nanje levizje vetullash!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).