Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 janarit në Greqi, që sollën në pushtet Syriza-n, partinë radikale të majtë, anti-establishment dhe kundër masave shtërnguese të Brukselit, qendra e vëmendjes tani është kthyer në Spanjë tek Podemos, një organizatë simotër në një vend relativisht të madh evropian, që shumë shpejt do të përballet me zgjedhjet përgjithshme parlamentare.

Lidhjet mes Syriza-s dhe Podemos-it u shfaqën me bollëk në tubimin e madh të 30 janarit në Madrid, në sheshin ‘Plaza del Sol’, ku disa prej protestuesve mbanin në duar flamuj grekë, dhe përshëndesnin udhëheqësit e partisë Syriza dhe kryeministrin e ri grek, Aleksis Cipras. E etiketuar nga organizatorët e saj si “La marcha del cambio” (Marshimi i ndryshimit), mediat spanjolle e quajtën atë tubim, si fillimin e fushatës zgjedhore 2015, e cila është e sigurt se do të jetë ndryshe nga çdo tjetër, që prej fundit të diktaturës së Frankos në vitin 1977.

Atë vit, Spanja mbajti zgjedhjet e para të lira, që prej përfundimit të Luftës Civile në vitin 1939, të shoqëruara me një valë sulmesh terroriste nga ana e separatistëve baskë, por edhe oficerëve të pakënaqur të ushtrisë. Me pjesëmarjen e mbi 100 mijë njerëzve, sipas vlerësimeve të policisë (vetë Podemos prentendoi për 300 mijë vetë), tubimi është një testament i karizmës së udhëheqësit të Podemos-it, sekretarit të përgjithshëm Pablo Iglesias Turrión, profesori ekstrentik 36-vjeçar i shkencave politike nga “Universiteti Complutense” në Madrid.

Iglesias, i quajtur sipas Pablo Iglesias, një grup vullnetarësh të armatosur themelues të Partisë Socialiste Spanjolle (PSOE), është aktualisht politikani më popullor në Spanjë, dhe partia e tij është në krye të sondazheve. Një anketë e kryer nga Qendra për Hulumtime Sociologjike, tronditi nëntorin e kaluar kur zbuloi se Podemos renditej më mirë se qeveria konservatore e Partisë Popullore, por edhe socialistët spanjollë të PSOE.

Mediat ndërkombëtare e kanë vërë re këtë tendencë. Pasi panë çfarë ndodhi në Greqi, vëzhguesit paralajmërojnë se Podemos, mund të jetë një kërcënim edhe më i madh për Eurozonën sesa Syriza, duke patur parasysh edhe madhësinë e ekonomisë spanjolle (pothuajse 6 herë më e madhe se ajo e Greqisë, dhe e katërta më e madhe në Bashkimin Evropian).

Krahasimet mes Podemos-it dhe Syriza-s e bëjnë leximin në provokues, por Podemosi nuk është një kopje karboni e Syriza-s, dhe ajo që është më e rëndësishmja: Spanja nuk është Greqia. Mbulimi mediatik ndërkombëtar i Podemos-it injoron vazhdimisht moderimin e platformës së partisë, dhe krahasimet mes Spanjës dhe Greqisë, ku dalin në pah tiparet unike të sistemit zgjedhor grek, sikurse edhe është praktika tejet e pazakontë e dhënies së partisë që fiton votën popullore, një shtesë prej 50 vendesh në parlament.

Për më tepër, vetë kushtet ekonomike dhe politike në Spanjë dhe Greqi janë krejtësisht të ndryshme. Spanja ka përballuar reçesionin ekonomik në një mënyrë më të mirë sesa Greqia, dhe partitë e vjetra në Spanjë, në kontrast me homologet e tyre greke, janë “rrahur” keq, por gjithësesi nuk janë mundur. Por kjo nuk do të thotë, se Podemos-i duhet të nënvlerësohet. Përkundrazi, kjo parti po e mban pezull politikën spanjolle si kurrë ndonjëherë më parë, që prej viteve ’70. Ajo është e vendosur t’i bëjë zgjedhjet e ardhshme më të paparashikueshmet ndër dekada.

Një fenomen “i rritur” në shtëpi

Podemos (që ka marrë emrin nga motoja e fushatës së parë presidenciale të Obamës, “Ne Mundemi”) u themelua zytrarisht në janar të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian. Platforma e partisë (i ashtuquajturi Manifesti Evropian i Zgjedhjeve), bënte thirrje për shtetëzimin e sektorëve kyç të ekonomisë, një pagë shtetërore që garanton jetesën e përditshme, një javë pune 35-orëshe, mosha e detyrueshme e daljes në pension të jetë 60-vjeç, të miratohet një ligj që parandalon kompanitë fitimprurëse, të reduktojnë vendet e punës si dhe auditimin qytetar të borxhit publik. Përveç manifestit të tij progresiv, Podemos është gjithashtu i njohur edhe për sulmet kundër globalizimit dhe tiranisë së tregjeve. “Disa thonë se Spanja është një markë që mund të paketohet dhe shitet. Mallkuar qofshin ata, që dëshirojnë ta kthejnë kulturën tonë në mall: Ne jemi vendi i qytetarëve. Mund të dukemi ëndërrimtarë si Don Kishoti, por ne i marrin ëndrrat tona shumë seriozisht” – tha Iglesias në tubimin e fundit në Madrid.

Thirrje të tilla emocionale janë në qendër të qasjes së kësaj partie ndaj votuesve. ”Kur ishte hera e fundit që ju votuat plot shpresë?” – pyeste sllogani i Podemos-it, në fushatën për zgjedhjet parlamentare evropiane. Duke pasur parasysh preferencat e saj politike dhe dëshirën e zjarrtë për retorikën e krahut të majtë, Podemos krahasohet jo vetëm me Syriza-n e Greqisë, por edhe me parti të tjera të së majtës ekstreme, lëvizjet populiste që kanë shpërthyer në të gjithë Amerikën Latine, veçanërisht “Revolucioni Bolivarian” i presidentit të ndjerë Hugo Çavez në Venezuelë.

Në fakt, krahasimi nuk është i pabazë: Huan Karlos Monedero, numri 2 i Podemos-it, ka shërbyer si këshilltar i Çavezit në vitet 2005-2010. Mobilizimi organizativ dhe strategjik i Podemos-it ka huazuar edhe stilin qeverisës të Çavezit, duke përfshirë përdorimin e gjerë të mediave të reja. Ngjashëm me shfaqjen televizive të Çavezit “Alo President”, Iglesias ka shfaqjen e vet “La Tuerka” (Vida) në internet, të cilën ai e përdor për të sulmuar kastën aktuale, një legjendë për sistemin dypartiak që ka dominuar politikën spanjolle, që nga tranzicioni post-Franko.
Ndjekësit e Podemosit janë të organizuar rreth një rrjeti grupesh në rrafsh lokal të quajtur “Círculos Podemos”, të cilat i bëjnë sërish jehonë “Círculos Bolivarianos” të Çavezit. Megjithatë, pavarësisht nga ndikimet e forta bolivariane, Podemosi është edhe një fenomen më vete.

Gjeneza e tij zakonisht gjurmohet tek “Los Indignados”, lëvizja e protestës që tronditi Spanjën gjatë verës së vitit 2011, në kundërpërgjigje të një krize ekonomike, e cila e çoi nivelin e papunësisë deri në thuajse 25 përqind të popullsisë aktive, së bashku me skandalet masive të korrupsionit, që përfshinë partitë politike kryesore në vend, bankat më të mëdha, dhe madje edhe vetë familjen mbretërore spanjolle.

Duke kërkuar llogari ndaj klasës politike dhe komunitetit të biznesit, lëvizja e të indinjuarve bëri bujë kombëtare dhe ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të saj të taktikave, të tilla si pushtimi i shesheve kryesore në Madrid dhe Barcelonë, por edhe për shkak të rolit të saj në valën globale të lëvizjeve të ngjashme.

Është kjo prejardhje që e dallon Podemosin nga Syriza dhe në fakt edhe nga lëvizjet e tjera bolivariane. Syriza, si përfaqësuese e “koalicionit të së majtës radikale’, është një organizatë ombrellë e grupeve të krijuara më parë, duke përfshirë socialdemokratët, socialistët, trockistët dhe eurokomunistët. Dhe ndryshe edhe nga homologet e saj bolivariane, Podemosi promovon një angazhim që nuk refuzon parimet demokratike.
Nuk është çudi që Podemos e përcakton veten si një parti “post-ideologjike”, që nuk e përafron veten as me të majtën dhe as të djathtën, por me “popullin”. Struktura vendim-marrëse e partisë është horizontale, me vendime që mbeten në duart e “këshillave qytetare”. Shumë nga pasuesit e tij nuk i kanë përkitur kurrë më parë ndonjë partie politike, apo të jenë larguar nga politika për shkak të frustrimit ose neverisë.

Krahasimet e rreme

Kohët e fundit, kushtet ekonomike në Spanjë kanë qenë të tmerrshme dhe kjo duket se e ndihmon mjaft Podemos-in, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Por asnjë ekonomist serioz s’do të ngatërronte situatën në Spanjë me atë të Greqisë.

Ndonëse e dobët, një rimëkëmbje e lehtë e ekonomisë spanjolle është duke ndodhur, duke e lejuar qeverinë të argumentojë se gjërat janë në përmirësim dhe se një ndryshim në kursin e politikës do të ishte i pamatur.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, ekonomia spanjolle u rrit me 1.4 përqind në vitin 2014, duke i dhënë fund një 5-vjeçari me shifra negative ose pranë zeros. Parashikimet qeveritare për rritjen ekonomike në vitin 2015 janë 3 përqind. Tregues të tjerë ekonomikë sugjerojnë se Spanja është shumë më mirë krahasuar me Greqinë, gjë që shpjegon se përse, ndryshe nga Greqia, nuk ka asnjë shqetësim real në Evropë për kapacitetin e Spanjës për të paguar kreditorët e saj.

Pesha e krizës ekonomike ishte dukshëm më e madhe në Greqi, sesa në Spanjë. Prodhimi i Brendshëm Bruto u tkurr me 25 përqind në Greqi, kundrejt 7 përqind në Spanjë. Rrjedhimisht, paketa e shpëtimit për Greqinë ishte dukshëm më e madhe dhe kushtoi 240 miliardë euro, në krahasim me 42 miliardë euro për shpëtimin e bankave të lëkundura spanjolle.

Në dallim nga Greqia, Spanja ka ndërmarrë reforma të rëndësishme strukturore, veçanërisht të tregut e saj të punës. Borxhi spanjoll është dukshëm më e ulët sesa ai i Greqisë (rreth 100 për qind të PBB-së nominale, kundrejt 175 përqind). Për më tepër, Spanja nuk ka nivelin grek të korrupsionit dhe evazionit fiskal. Indeksi i vitit 2013 i “Transparency International” për Perceptimin e Korrupsionit, e rendit Spanjën në vendin e 40-të, në një kohë që Greqia radhitej mes Kinës dhe Svazilandit afrikan në vendin e 80-të. Për Podemosin, përballja e sfidave të kundërta të progresivizmit dhe zgjedhshmërisë, është një çështje delikate për t’u trajtuar.

Fakt me rëndësi është që kasta e vjetër politike është në rënie e sipër, por sigurisht jo nga ndonjë tjetër faktor kyç, që e dallon Spanjën nga Greqia. Në të vërtetë, sfida më e madhe e Podemosit dhe ajo e çdo rishtari politik në Spanjë, është të depërtojë mes bastioneve të PSOE dhe PP-së, që kanë alternuar njëra-tjetrën në pushtet, qëkurse Spanja u bë një demokraci shumë-partiake në vitin 1977.

Në fakt, këto dy forca politike kanë dominuar peisazhin politik në Spanjë, sikurse disa parti të tjera në mesin e demokracive të Evropës Perëndimore në vitet e pasluftës. Edhe pse kriza ekonomike e vitit 2011 e përshpejtoi largimin e fundit nga pushteti të PSOE-së, qeverisja e vendit nuk u shpërbë dhe partitë e vjetra nuk u zhdukën, sikurse ndodhi në Greqi.

Për shkak të qëndrueshmërisë së tyre të vazhdueshme elektorale, forcat e vjetra munden në teori, të bllokojnë ngjitjen e Podemos-it në pushtet, pavarësisht një fitore të këtij të fundit, përmes ndërtimit të një koalicioni të madh të përbashkët, mes së majtës dhe të djathtës. Ky skenar nuk ka shumë gjasa të ndodhë, por asgjë nuk mund të përjashtohet. Të dyja palët, shpesh përplasen mbi çështjet sociale të tilla si marrëdhëniet kishë-shtet, aborti dhe të drejtat e homoseksualëve, por janë praktikisht të padallueshme në politikën ekonomike (çka për pasojë e ka bërë më të lehtë për Podemosin të dallohet nga partitë tradicionale).

Gjithësesi tani për tani, PP dhe PSOE i kanë shpallur luftë Podemosit, duke shpresuar ta dëmtojnë lëvizjen përpara se kjo e fundit të mund të fitojë më tepër terren. Partia Popullore e përfundoi konventën e saj të fundit kombëtare duke sulmuar Podemosin, një zhvillim ky i habitshëm, po të kihet parasysh se Podemos aktualisht nuk përfaqësohet në parlamentin aktual.

Duke shpresuar të diskreditojnë drejtuesit e Podemosit, ligjvënësit e PP-së kanë bërë thirrje për një hetim të biznesit si konsulent politik në Amerikën Latine të numrit 2 të partisë dhe konkretisht të shumës prej 450 mijë eurosh që Monedero ka marrë nga qeveritë e Bolivisë, Ekuadorit, Nikaraguas, dhe Venezuelës.

Por sulmet më të ashpra kanë ardhur nga PSOE, kontrolli thuajse hegjemonik i së cilës në spektrin e majtë, është i kërcënuar drejtpërsëdrejti. Politikani më i spikatur i PSOE, ish kryeministri Felipe González, të cilit i njihet merita më e madhe e konsolidimit të demokracisë së vendit dhe modernizimit të ekonomisë spanjolle pas përfundimit të diktaturës së Frankos, e ka cilësuar Podemos si “utopist regresiv”. Kreu aktual i PSOE, Pedro Sançez ka paralajmëruar se Podemos “do ta çojë sërish Spanjën në Depresionin e Madh të vitit 1929”.

Sfidat e Podemosit

Në kushtet kur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare po afrojnë, Podemos-i përballet me sfida të shumta. Ajo që është me dukshme, është nevoja e tij për të shtuar elektoratin përtej të rinjve, njerëzve me paga të ulëta në sektorin e shërbimeve, të papunët dhe inteligjenca. Kjo sfidë përfshin fitimin e mbështetjes edhe të punonjësve dhe votuesve të shtresës së mesme, një fushë shumë e mbushur me njerëz të organizatave të krahut të majtë, duke përfshirë PSOE; Izquierda Unida, një konfederatë e krahut të majtë dhe partitë progresiste shoqërore, që përfshijnë të gjelbrit dhe komunistët si dhe “Esquerra Republicana de Catalunya”, një lëvizje anti-monarkiste e krahut të majtë.

Së fundmi, Podemos nuk ka një monopol mbi freskinë politike. Ka forca të tjera politike në horizont, të tilla si “Ciutadanos”, një parti konservatore nga Katalunja, që hyri në skenën politike kombëtare në fillim të këtij viti, duke shpresuar të përfitojë nga skandalet që po rrënojnë PP, si një mjet për të riformatuar qendrën e djathtë.

Një problem edhe më i frikshëm për Podemosin është kapërcimi i mungesës së dukshme të përvojës. Identiteti post-ideologjik i Podemosit tingëllon paksa naiv, dhe kjo ngjan si detyrim i mundshëm, në një vend ku ndasitë ideologjike janë shumë të thella.

Është e paqartë sesi demokracia e brendshme, të cilën partia e cilëson një virtyt të pa kompromis, do të funksionojë gjatë fushatës kombëtare. Podemos gjithashtu duhet ende të angazhohet plotësisht me të gjitha çështjet kombëtare, veçanërisht në ato jo-ekonomike, sikurse është problem i mprehtë i separatizmit rajonal.  Ajo është shprehur pro vetëvendosjes për Katalonjën, një rajon që ka përjetuar një shpërthim të ndjenjave nacionaliste vitet e fundit, por mbetet ende të shihet, sesi ajo do të pajtojë vetëvendosjen me Kushtetutën Spanjolle (e cila nuk lejon ndarjen e territorit kombëtar), dhe nëse vetëvendosja do të jetë e hapur për rajone të tjera të Spanjës, çka në teori mund të çojnë në shpërbërjen e kombit.

Ndoshta e ndjeshme ndaj realiteteve politike të ditës, Podemos ka filluar të veprojë më shumë si një parti, sesa si një lëvizje. Udhëheqësit e saj janë zotuar se që ata të bëhen një forcë politike në parlamentin e ri, duhet të bashkëpunojnë me palët e tjera për të miratuar ligjet. Podemos, ka filluar të tregojë shenja se periudha e radikalizmit ka marrë fund dhe se një organizatë më pragmatike po shfaqet në skenë.
Sipas Diego Muros, politolog në “Institutin e Studimeve Ndërkombëtare” në Barcelonë, Podemos është në mes të një “procesi de-radikalizues si parti, që synon të bëhet një forcë politike që kap gjithçka që mund.

Duke u përpjekur ta bëjë veten më pak kërcënuese për klasën e mesme, Podemos ka ndryshuar programin e saj ekonomik. Nën këshillimin e ekonomistit Huan Torres Lopez dhe shkencëtarit politik Viçens Navarro, program i ri ekonomik i Podemos-it, nuk bën më thirrje që Spanja të largohet nga eurozona. Në vend të kësaj, ajo kërkon fleksibilitet në raport kreditorët e Spanjës, një qëndrim ky në thelb i njëjtë me atë të PSOE-së.

Gjithashtu janë braktisur edhe aspektet më të diskutueshme të “Manifestit Evropian të Zgjedhjeve”, të tilla si të ardhurat bazë universale dhe auditimi qytetar i borxhit publik, i cilësuar fillimisht si tepër i kushtueshëm dhe në fund si jopraktik. Në vend të tyre, programi i ri premton një rritje të pagës minimale dhe mbrojtje kundër shkurtimeve të mëtejshme të shpenzimeve sociale.

Për Podemosin, përmbushja e sfidave të kundërta të progresivizmit dhe zgjedhshmërisë, është një temë delikate për t’u trajtuar. Partia mund të bëjë shumë kthesa, para se të thyejë premtimet dhe platformat që e bëjnë atë të veçantë. Me ndryshimin e mëtejshëm të politikave drejt qendrës politike, Podemos rrezikon të perceptohet si një forcë politike që ajo e përçmon më shumë: një parti politike e zakonshme. 

 

Përktheu bota.al

Marrë nga Foreign Affairs: Can the Far-Left Sweep Spain?

16 Komente

Ai i Podemos, s'ka lidhje ideologjike me Syrizen. Ndonese dalin dore per dore me njeri-tjetrin. Te pakten Podemos do te merret me te brendshmit dhe me pak me te jashtmit. Ky i Syrizes vetem brenda Greqise se la fajin. Se qe jane Gjermanet e Europianet fajtor per krizen greke kete e morem vesh.

Greece sent "wrong letter" on Thursday – Bild

You couldn’t make this up. Apparently, Greece sent the wrong letter on Thursday, German newspaper Bild reports, citing government sources.

The right version supposedly accepted bailout conditions agreed to by the previous Greek government.

According to the report, Tsipras, Juncker and Dijsselbloem jointly drafted a letter on Wednesday. However, Varoufakis sent an altered version of the letter that omitted the parts that said Greece will accept the bailout conditions. 

Tsipras later told Merkel it was an “administrative mistake.”

The Eurogroup meeting is supposed to start any moment now.

Varoufak o katil smiley

zyrtar europian per Varoufakis:

"Even hardliners like us have to give the benefit of the doubt to a communist in a Burberry scarf"

smiley Ky lloj cirku s'ka te paguar. Te 10fsha humorin anglez. Greket qekan p..a none. 

Per pak minuta del deklarata e mbledhjes se eurogrupit, ose syriza eshte bere nea demokratia ose faliment smiley

rane dakort

tani gjynah mos ta bejne prape Samarasin kryeminister

Ndoshta casabuon mund te hedhe me shume drite mbi reputacionin e BILD.  Sipas perditesimeve nga The Guardian, qeveria greke hedh poshte incidentin "You couldn’t make this up."

Po ashtu nga The Guardian, sonte mund te mos vendoset gje: "The aim, as it is at the moment, is to get the joint statement out this evening and hold a teleconference over the weekend to finalise the deal, if all goes well."

meqe me doli emri ne apel smiley

BILD eshte gjeja me e shpifur qe mund te ekzistoje ne mediat e shkruara dhe elektronike ne Gjermani.

Por ka tirazh jashtezakonisht te madh. Dhe gjithashtu edhe nje influence te konsiderueshme ne opinionberjen e Hansave dhe Helgave gjermane smiley . Sepse fundja ne 80 milione gjermane jo te gjithe jane Goethe dhe Bethoven smiley

Dikush i ka vene pikat mbi "i" kur ka thene: "Asnje nuk pranon publikisht qe lexon gazeten BILD, por megjithate 3 milione kopje e kalojne perdite banakun!" smiley

Sa here qe shikoj gazeten BILD, mua me kujtohet Anila Basha dhe Mero Baze smiley

NBG up 20% .Thank you Tsipras.smiley

Dridhu Spanje , Dridhu Greqi / se ketu i thone Anal Shqipri ..

Dridhu europe , Dridhu Bote / kemi Anal qe ju bejne cope-cope ..

Pershendetje per Ju Alba me shume zamete . Kohet ikin dhe ne popull lene Gjurme vetem vergjet dhe dedikimet per burat e grate e shquara te kohes . .Te pakten keshtu ka qene smiley

Eshte interesant si ndahen opinionet per problemin grek.Njelloj si kur te diskutohet per Salihun dhe Ramen.Te Salihut, kosistente ne te tyren, se Greqia e Syrizes  se majte vate ...ne te semes! Por 

Keta harrojne fare qe problemi nuk eshte  Greqia, vetem Greqia , por i gjithe sistemi, te cilin gjith Perendimi gjer dje e ka fetishizuar.Deshtimi i Greqise qe askush nuk mund ta mohoje eshte deshtimi total i sistemit i cili me rregullat dhe institucionet e vjetra solli kete pilaf.Te gjith e kane te qarte qe ky gur ne rrokullime, ne se nuk ndalet shum shpejt do te rrembeje me vehte te tjere, duke bere qe  vet Unioni te shkerrmoqet..Por ahere ne se kjo ndodh dhe qe gjasat jane te mos ndalet dot , sepse kriza tregon se Kroceres  po i hyn uji vrullshem, Organizmi, me rregullat e tij a nuk po vene, bashke me grekun ...ne te semes? 

Eshte kjo arresyeja qe i gjithe perendimi me Ameriken ne krye  do te shkundin edhe me shume xhepat per ti dhene Greqise.Te Syrizes kete kane kapur dhe po ja bejne mamane Evropes Gjermane. Po i marrin hakun e ..." Desantimit  ne Gjirit..." ! 

Kjo eshte fatkeqesia jo e grekeve por e vendeve kandidate, aspiruese per ne union sepse fondet per ta katandisen " kokoshi nje thele" ose ose ...ne aqe sa na dhane neve, kur na hyri uji ....2 metra brenda ! Brenda e kemi na ...jo greku ! 

Ndaj un qaj qe fitoi Syriza greke se na beri ...mamate neve ?Greket me Syrizen ja dolen ! Bravo u qofte ! Kete vec budallenjte nuk e marrin dot vesh ! Se nuk e shkruajne ne fletore shumen miliardeshe qe ka marre dhe gjene do marri greku nga Evropa ...gjermane ! Shkruajeni u dalshin gavot dhe ...kendojeni me ze te larte! Vec ruajeni fiqirin, mos u iki vendit! Kaqola ! 

Neve na dhane plot 260.000 Evro te  qelbeta ! 

Harrova! Dhe ca  batanie per te mos mberdhire ! 

Jo e majta ekstreme por sistemi  i fetishizuar nga qendrat gjer ne te djathtat ekstreme eshte gogoli qe me Spanje mbreterore   e me te larte,  po shofin " Deren e Lemes " ! 

 

Ajo qe kam vene re, eshte se nga shkaku i krizes, ne vendet e Europes veriore (Bruksel e siper) po fitojne popullaritet te dhjathtet apo me sakte ultra te djathtet, ndersa ne Europen jugore (Bruksel e poshte) po fitojne popullaritet e majta ekstreme. Ndoshta (siç duken bathet) popujt e Europes jugore udhehiqen nga emocionet, sentimentet, vrrulli qe i karakterizon, pa u menduar gjate, ndersa ne Europen veriore udhehiqen nga llogjika e ftohte, karkulimet, llogaritjet. smiley

more ku vjti ai qe e dau me thike...."  ose  Syriza  neser nea dhimokratia ose Greqia faliment...! " ? Jo ishin disa bashke  me ACDC 1, mikun tim,  qe qene njemendje ! 

Greqia ja hodhi ....asaj, ..se e ndihu situata e nje Evrope te leqendisur ! Nga nje shtet i mbytur i xhvati evropes gjermane sa i deshi  fucka.Dhe prape  do ti marri ! Do ti japin spas shprehjes greke 

" qe me to zori ! " 

boj habi me robin ne pergjithsi. Sa me pak di, aq me shume do me shkrujt

Boja bamb cmirzi, se nuk na plas fare ! Kush pj ...per ty ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).