153 vjet më parë

Ishte data 22 shkurt 1862, kur një jaht mbretëror hyri në Portin e Durrësit. Nga  aty zbriti Princi i Uellsit, mbreti i ardhshëm i Anglisë Eduard VII.

Jahti mbretëror britanik “Osborne” u nis nga Venecia më 19 shkurt 1862 dhe lundroi për në jug, përgjatë bregdetit dalmat. Janë bërë një numër ndalesash në mënyrë që Princi të vizitonte vende interesante: Splitin dhe Dubrovnikun në Kroaci, Kotorin në Malin e Zi dhe Durrësin në Shqipëri.

Fotografi i princit, Frensis (Francis) Bedford (1815-1894), na ka lënë tri foto të realizuara më 22 shkurt 1862.

E para quhet “Shqiptarë në Durrës”. Ata shoqëruan shpurën mbretërore në breg. Mbanin armë të gjata sikurse shihet në fotografi.

Fotoja e dytë ka diciturën “Pamje rruge në Durrës”. Kjo mund të jetë Xhamia Fatih, Durrës, që daton në 1503 para se të ndërmerrej ndonjë restaurim i madh.

Fotoja e tretë ka diciturën: “Bartësit e ujit në Durrës”.

Info /Princi i Uellsit: Mbreti i ardhshëm Edward VII (1841-1910)

Princi Albert Edward ishte fëmija i dytë dhe djali i madh i Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert. Një vit pas lindjes, më 1842, u quajt 'Princi i Uellsit', titull me të cilin njihej deri kur hipi në fron si Mbreti Edward VII, më 22 janar 1901, pas vdekjes së mbretëreshës Viktoria.

Si trashëgimtar i fronit, Princi i Uellsit, me qëllim që të merrte një kulturë të gjerë, u dërgua në një tur katërmujor në vitin 1862. Turi u planifikua nga prindërit e tij para vdekjes së princit Albert në dhjetor 1861. Ai shoqërohej nga një grup i vogël shokësh, përfshi fotografin Frensis (Francis) Bedford. Princi i tha mirupafshim nënës në Kështjellën e Unindsorit (Windsor), më 6 shkurt 1862. Shpura mbretërore u kthye në Unindsor në 14 qershor.

/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

- See more at: http://www.durreslajm.com/speciale/153-v...

 

58 Komente

Bukur! Gjynah qe nuk ndertohen me ne stil bizantin xhamite ne Shqiperi.

Hall i madh!

te foto e pare ben pershtypje fustanella, megjithse nuk eshte e qarte nese keta  jane shqiptare vendas, nga Durresi, apo  jo..

ndersa  ujembartesit, te fotoja e trete, duken  si rrace  mamlukesh..

Që nga njohja e vetvetes hypur në makinë ke bo përparime Bej . Je bo mo i qartë e më i guximshëm Po prap sikur ishin katër vetë me pantallona të ba rdha mbi makinë .Kush ishe ti që po tërhiqje bustin smiley

Foto mbreslënëse .Po ke ajo e treta me "bartësit e ujit " më duket se duhet të shikojmë rrënjët e Elitës në Shqipëri nga dolën babacarët e Kombit .Nuk kemi qenë Komb pa traditë .Atë foton me pushkë të gjatë do e ketë pas ditë dhe kadare besoj , se kot nuk i kënoj Pushkës Gjatë .

Pash të modhin allah ..Pse i re derës ..thoshte Rrema i Dursit smiley Flm

Fustanella eshte mbajtur nga veriu ne Jug o Belul.

Shiko fotot e Marubit ne kuvende bajraktaresh ne Veri dhe Kosove,gjysma jane me fustanella.

Tirqet vone kane dale dhe me teper zevendesuan fustanellen per aresye praktike,plus qe fustanella eshte shume e shtrenjte per xhepin e varfer te verioreve.

Kishat dhe xhamite jane ndertuar me stil bizantin.

Por kur ne ju vume kazmen kishave autentike shqiptare,dhe sollem grekun dhe arabet ne krye te komuniteteve fetare,tani xhamite ndertohen si ne Arabi dhe kishat si ne Greqi.

Nese do te shikoni fotot e kishave para 1967,dhe atyre qe mbijetuan,psh kisha e Muzakajve ne Opar te Korces( bejeni google po te doni) te gjitha jane arkitekture bizantine dhe Janullatosi kastile po i le te rrenohen,me qellim qe ti rindertoje si kisha greke.

Sikur fotot ti kisha pare pa pare shkrimin, do kujtoja se behej fjale per Afganistanin smiley

smileyAta me shtembat e ujit jane autoktonet e tirones mer jau!

smiley "emo mo na bej ironi te lutna shume"..

..do thonte arnaut chief  jean leon gerome.

ai i majti fare te ata shtamaxhinjt, me 63.2% quhet Jaffar smileysmiley

Bobobo, shyqyr qe lindem ne 1962-shin. smiley

A egziston me kjo xhami apo jo? 

Aha, xhamite i beme vatra kulture, kurse vatrat e kultures i beme salla bingoje. Per me shume te sqaron Shkaba.

Meqe ra llafi, ajo xhamija mbi muret e amfiteatrit romak ne Durres, sikur me ha buken. Bile edhe copen e djathit tek dora tjeter. smiley Se i kam gris ndonja 3-4 pale pantallona duke lujt "komance" neper ato tunele.

Bertie ka qene qefli i modh, bixhoz, kurva, te hongme e te pime. Nona e vet merrte fryme thelle ne deshperim kur e shifte me sy, por do ti qi sa u bo mbret ndryshoi pernjihere!

Mbasi shembulli mo i mire sesi instutucioni i mbretnise te bon terbiet.

Berti me duket se ka qene ai qi i bertiti 1 shokut te vet kur piu nji single malt whiskie me eks.  

- Ne fillim duhet ta ngrofesh goten neper duer, i tha.

- Masandaj duhet t'i mbash ere aromes,,, edhe pastaj ...

- Ho, po masandaj, pyeti ai shoku vet?

- Masandaj fillon e fole per whiskie-n tha mbreti..

smiley menyra se si e ke pershkruar Eduard VII me kujtoi Aveturat e Kapitenit Boneville te Irving...koha kur jetoi princi i uellsit ishte shume extravagante,,ne tjeter e danubit sulltan abdul aziz i perandorise otomane, nje autokrat i semure por qefli i madh kishte aq shume konkubina.. me shume se 3000 eunuke ruanin hyrjet e daljet e haremit te tij

... shek XVIII eshte nje periudhe interesante.. ne kohen kur princi i uellsit u dergua ne kete udhetim muret e londres bucisnin nga kenge patriotike:nese do te luftojme, kemi burra, anije etj etj.. kemi dhe leket

e kam vene re qe poza e fotos se trete eshte shume e perhapur ne fotot e kesaj periudhe. Dmth ku njeri rri shtrire dhe mbeshtet koken te tjetri. Shume poze interesante duket, kam kuriozitet se si qysh e tek e ka zanafillen. 

Paolina Bonaparte e Canoves, bre... 

smiley..e bukur kjo!

Kjo poze e ka zanafillen tek nje ushtrim gjimnastikor qe quhet side plank. Ben mire per muskujt anesore te pllëncit. Kombinohet me push-up & rotation.

Keta te dytet mund te jene dhe rome. 

garanti

Cunat e Durresit "old version" .

Foto 2 dhe 3 kane te njejtin sfond:nje dritare,nje karrige dhe dy qypa argjili.Dilema ime eshte se,cilet nga ata jane bartesit e ujit,e cili prej tyre eshte Princi i Uellsit  smiley

Ne foton e dyte ata mund te jene shqiptare, por jane ose jevgj ose harixhinj.

Cjane kto foto si jevgjit e bregut lumit se na moret erzin. Ka ardhur nje barbon anglije , pune e madhe, skemi pse marrim poza si zulutë me pasqyra ne dorë. 

S'kan pas faj gjyshet tona qe nuk palloheshin, e me çin te palloheshin mor aman, me keta fytyra?

 

Gjak I paster ilir smiley

Prove e vertetsise se teorise te panspermise.

E bukura eshte qe ne vend te nje trishtimi te mjere per prejardhjen darviniste nga majmuni zotrie ... , çdonjoni e mban veten me gjyshe te palluar nga UFO, Vizitore nga Kozmosi, me nje civilizim me te larte.

 

Gjak i paster ? Paske harru ca ka pas bo Cingis Khani ? 1000 femije ne vit me gra evropiane te ndryshme ! Ku met mo gjak i kullum o Alba ! Apo ke ne gjak ...safi ..! Romaket  me anglezet, vet romaket me greke, perse , me te fiseve skithe dhe cigane etj etjku ka met mo gjak safi ....? 

Avash se u ckrive. Shih malesueret tane po deshe gjak te paster.

e dhimbshme e shkuara dhe e tashmja e popullit ton...

Jo me ca lesh gjak i paster , se dhe malsoret se kan lon maget me serb e boshnjak , ku i rri b,,tha  rehat robit , hu me hu  paska bredh, ja  shif kusherinjt e berishes ne foton e dyte, zombies

My greatness is rubbing off on yousmiley

my pleasure

Po ja, ne mungese te gjakut te paster, shqiptaret e kompensojne me mase te dendur truri.

JE SUIS GABEL

Malcueret kan bo gene mix me arushen smiley

p.s. gjith malcia myslimon, ca lesh folin kto

me shume se 3000 eunuke ruanin hyrjet e daljet...smiley

Vallai shumë paska pas ! Ne me pako gjë ja dalim mbanë ke PPU smiley Princi them se del qartë te fotografia e tretë . Ai që duket sikur po fle dhe ka shtrirë dorën e majtë grusht . I ka ngja anonimit që lyente kakën me vija të mos ta njihnim na . E kush tjetër më shumë se një Princ  do njihte shpirtin elitar të shqiptarit të ngjashëm tek vetvetja , e të shkrihej midis tyre ?

Kush princ nuk do ta quante Nder një foto midis Elitës shqiptare që polli babacarët e Kombit e që i dhanë aq shumë Ballkanit , Rajonit e më Gjërë e Gjatë ? Dhe kush tjetër nga radhët e shqiptarëve do të dinte të gjente këto Foto Madhështore përveçse një me titull Be Fshati tek i cili duhet patjetër të rrjedh Gjak princëror smiley

 

oidriso, mos i ngaterro gjerat kot tani...eunuket ishin te sulltan qafirit, jo tanet!

ky shkrim eshte interesant ne shume aspekte, por foto 3 eshte me e keqkuptuara mes komentuesve ( perfshi edhe ty)...djemte e bucelave, ne fakt, jane djemte e punishteve me oxhak...doemos qe: thonjte do i kene te zinj, fytyrat te mbuluara nga hiri & rrobat zhele-zhele

mire do ishte p.sh  qe princi i Uellsit ( djali pagprishes i Viktorias), sebashku me fotog e tij te talentuar te kishin ndalun ne Voskopoje...dhuruar ne te PPUse  nje foto te Todrit, Ikonomit te Beratit, Haxhifilipit, Vithkuqarit etj etj etj ...te gjithe keta djem shqiptare te edukuar, te bukur, zoterinj  ne kuptimin e plote te llafit

...e ta shifte finisterre me shoke & shoqe se, edhe ne Shqiperine e asaj kohe, po te kerkoje mund te gjeje Paolina Bonaparte te Canoves.. por, princi ndaloi ne Dr, hodhi nje sy rrotull dhe vazhdoi ne rrugen e tij

gjithsesi, te uroj nje dite te mbare me valle zylesh e te tjera, mendohet qe vijne nga zona e Beratit)...jane shume te rrala materialet muzikore qe kemi prej asaj kohe)...djemte e Kodhelit na kane dhuruar nje pasuri te madhe ne lemin fotog, gjithashtu

Po c`xhami zeza.

Ajo duket qe eshte kishe e modifikuar ...

Flm për adresimin .Gjë e pëlqyeshme . Diku nga Dumreja mund të gjenden akoma Perla të tilla sidomos në përdorimin e veglave muzikore . I kam pas ndjek me qejf .

Fotua nuk do ishte / është për keqkuptim në se nuk do kishte prapavijën e bythave të zgjuara që mbanë erë akoma " se gatuanin në nevojtore " sipas fotografive te peKarit nga Italia dhe që habititi shumë shakatorë Shqipërie të PPU smiley

Normalisht janë foto që përfaqësojnë qymyrxhijtë në Angli e Francë ose dhe punëtorët e minierave . Në fakt propogandimi i Faktit ( zanatit ) në këtë foto , ne na lartëson pasi vërteton , dokumneton që kemi pas ZEJE të zhvilluar në ato vite .

Plus që shoh edhe nxjerrjen në pah të "objekteve " si shtama , diçka me lëfyt mjaft të veçorishëm , prapa së cilës " fshihen " Punishte e zantçij të rrallë që i kan bërë përshtypje princit . etj etj

Dhe kështu Fotot marrin vlerën e tyre Reale( jo të xhamivesmiley   në se je Dashamirës dhe jo Dënglaman për Popullin dhe Historinë e tij pa fluturuar me presh në Bythë si " Miraklliu i Fridomiut " dhe

babacarët e Combit ( tm Gjëmbi ) smiley

eshte zone e bukur e gjithe shtrirja Dumre, poshte e matane...kam qene ne Belsh, Berat e Voskopoje disa here..(ne gramsh gjithshtu, 25 a 30 vj me pare..ruuge e gjate,nuk e kam idene si eshte tani, po njerez te mrekullueshme)

...zeje kemi pasur, si jo! uje, balte & prush e ben pocin, poc!

keto foto vertetojne edhe njehere tezen se te vetmit qytetare ne shqiperi kane qene jevgjit ose roma-ketsmileysic u thone sot ojqtistet.

ata qe banonin rreth ''qyteteve'' shqiptare ,qe ishin thjesht qendra garnizonesh apo pashalleqesh,ishin ne shumice derrmuese evgjite,qe u sherbenin dhe zanatcinje po evgjite.

p.sh di njeri qe te kete ndonje me mbiemer kovaci qe te jete joroma-k?

Piqeshin njerezit ne diell n'at kohe, prandaj duken dhe me te zinj, jo vetem tek ne por kudo.  Ne foto te fundit viji re veshjet. Veshje, stoli dhe arme qe ka pasur shqiptari mesatar vetem aristokratet i kane pasur ne vendet perendimore.

Ramiz Kovaçi - kengetari i viteve 60 - 80 .

Mos me thuaj qe ishte evgjit...,( smiley ) se e kam njoh personalisht megjith diferencen e madhe ne moshe

Kovaçi, sulmusi i Tomorit te Beratit ne vitet 80-te, ishte evgjit.

un ne arbi,arbi ne une, une golsmiley

te njejten gje po themi.

une mbeshteta ate qe the ti me siper pra per Kovaçet pra.. 

bile me kujtohet ne lagjen Muradie ne Vlore ka funksionuar deri vone  kovaçhana, nga ato klasiket qe i fryhej zjarrit pompe krahu  e  beheshin ne menyre artizanale, kazma, lopata, sepata, qysqi.smiley, etj..

  te gjithe zanatçinjte dhe ndihmesat e tyre  qe punonin ne kete kovaçhave ishin evgjite!

I keqkupton bashkëjetesat .Psh në Romë ka dhe Kal Senator , plus që ka dhe Mbiemër Kazzo si Princ ! Vetëm mbiemrat u janë trashëguar ,bëmat janë të Spartakut dhe shpatave të tij që mikun më të madh kishin Koveçë! smiley

Dy burra mirdite,bjaraktari i kthelles me te birin qe sot jeton ne amerike 102 vjec

Nga disa argumente nuk është çudi që disa  komnete mbajnë era "evgjit" .Në se evgjitët ( jo si racizëm as si përçmim ) paskan qenë palca e zejes në Shqipëri i bije që këta të tjerët dmth "të bardhët " nëpër qytete të kenë qenë " vegla qejfi " të evgjitëve .

Si bëhet kur një i bardhë del me fytyrë "qymyr " nga minierat e qymyrit ?

Kjo psh nuk do të thotë se në Vlorë apo Bajraqe të Mirditës nuk ka evgjitër , por mendoj se ndodh pasi nuk ka Miniera qImuri dhe kovaçana.. Mundet dikush të ketë shembuj nga puset e Naftës , por nuk përkon me data e fotove të princit smiley

Ose si duket ke fotografia tjetër me " armë ngjeshur " e musteqe vartur , del se "sojllijtë " paskan qenë armëtarë e sejmenë të  evgjitërve e të paguar rej tyre , pasi zanati dhe  jatagani  në shërbim , jepnin pasuri në atë Kohe .

Dmth një meditim nga përmbajtja që nxisin Fotot , si për Wikend që vërteton se

"  evgjit nuk të bën surati por tabiati " thonë në Vlorë smiley

"sojllijve" u ka qendisur Zyko Kamberi nje te bukur fare, Mevludi..foto 3 ka ngaterruar dynjane

"  evgjit nuk të bën surati por tabiati " thonë në Vlorë

qytet me shtylle kurizore..me i miri, nder te miret!!

foto 3 ka ngaterruar dynjane****

****"sollinjte" e ft 3,  nuk jane sollinjte e Zykos...jane fustanella me tabiat; kjo  e fundit ishte nje norme sociale e kohes

"  evgjit nuk të bën surati por tabiati " thonë në Vlorë [smiley]

Shum dakort . "tabiati" i tille ka qene ne ate kohe .Turqni hesapi ..... fotot e atyne viteve tregojn se sapo kishte fillu me u perballe mentaliteti alla turka  me "frengun" . Kjo perballje vazhdon edhe sot e kesaj dite vetem se sot na vjen turp per ta pranu se sa te "lodhun" ishim . Po t'iu thuash durrsakeve sot urrdhno si u dukshit ne fotot e viteve 1920 ( dhe jo vetem durrsakeve ) rreagimi do te jete shum agresiv e ne nje far menyre kjo eshte gje e mire.

vetem se sot na vjen turp per ta pranu se sa te "lodhun" ishim

prandaj, duhen rishikuar ca gjera, jack baba...historia jone vazhdon te jete  pre e nje mentaliteti subjektiv & narcisist!

Ne kete qytet kam jetuar pjesen me te bukur te jetes, vegjeline e kam kaluar me shume ne det se ne toke...me copetohet zemra kur e shoh si eshte katandisur dhe sidomos kur mendoj se sa e pashprese eshte gjendja ne nje kohe erresire morale, kur askush s'mendon me per vendin, por vetem per interesin personal. Nice pictures!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).