Është sa paradoksale, por edhe e trishtë të mendosh se kasandrat historike nuk kanë të sosur për kombin tonë. Në kohën e luftës për çlirim të Kosovës nga ndërkombëtarët, por edhe politikanët vendas deklarohej se: “Tani nisin sfidat e vërteta për shqiptarët e Kosovës”. 16 vjet me vonë, askush nuk e imagjinonte se eksodi i shqiptarëve për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga serbët do të përsëritej në një numër më të vogël, por në përmbajtje po aq pikëlluese në braktisjen e Kosovës nga shqiptarët për shkak të vetë shqiptarëve…

Dy muajt e fundit hemorragjia kombëtare është traumatike për Kosovën dhe po aq tronditëse për kancelaritë diplomatike europiane. Është dekurajuese tërheqja e shtetit tonë në këtë çështje, që prek thellë gjysmën tjetër të kombit, duke e përcjellë atë si një ngjarje rutinë në axhendën diplomatike.

Ky eksod po ndodh në një absurd të madh përplasjeje mes dy realiteteve: nga njëra anë jemi në shekullin e shanseve më të mira historike që ka pasur kombi ynë për integrim europian dhe, nga ana tjetër, mizerja e varfërisë që po ngrin çdo shpresë për ndryshim në të mirë të shqiptarëve.

Kur sheh çdo natë në ekranet televizive dhe faqet e gazetave fytyrat me trishtim dhe vuajtje të qindra nënave, fëmijëve e të moshuarve që lënë Kosovën, ndien se varfëria kur pushton shoqërinë ka shpjegimin e vet në paradoksin ku ajo shtjellohet.

Kontrasti ishte i qartë në foton e botuar nga gazeta gjermane ”Der Spiegel”, vetëm 3 ditë para festës së Pavarësisë. Nga njëra anë mjerimi njerëzor kalonte kokëkërrusur e me trasta në shpinë, ndërsa në asfalt sfidonte Porsche i kushedi kujt politikani apo pasaniku në kurriz të varfërisë së bashkatdhetarëve të vet. I njëjti skenar me fatet e shqiptarëve luhet në të dy anët e kufirit, me regji të politikës së pushtetit, e cila revanshon të kapë çdo hapësirë e burim për pasurim abuziv. Një pakicë autokratike dhunon dhe shantazhon me çdo mjet shumicën që përpiqet të jetojë me norma sociale dhe ligjore. Shihni çfarë po ndodh e po aktrohet dhe këtu në Shqipëri, atdheun amë.

Çdo ditë dëgjon të rinj, gra, vajza, burra që vrasin fort mendjen të krijojnë historitë e besueshme për në Perëndim që të fitojnë azilin; nuk ka rëndësi se sa do të jetë kostoja e udhëtimit apo qëndrimit atje; ka prioritet vetëm nisja, largimi një orë e më parë nga kjo tokë eposi “ku dielli fort po shndrit e pak po nxeh… “ Ndërsa të tjerë ende mendojnë fort, shumë të tjerë gjejnë guximin dhe ia mbathin me rastin më të parë. E kemi ende të freskët minieksodin nga Vlora, nyja nevralgjike e emigrimit ilegal (e çuditshme si përsëritet e njëjta histori, nga skafet te format e tjera të transportit,) ndërsa në veri me qindra familje shkëputen në emër të sigurisë nga hakmarrja e gjakmarrja.

Në fakt, të gjithë me zë dhe pa zë e kemi një mendim pse ndodh kjo dramë sociale, eksodi i shqiptarëve në 2015, kur bota përpiqet për shkrirje kufijsh dhe bashkëjetesë kulturash. Modeli politik në Kosovë, edhe në Shqipëri, po ua pamundëson njerëzve çdo ditë jetën dhe të ardhmen e kanë shndërruar pa perspektivë.

Sipas të dhënave zyrtare, vendet që po orientohen shqiptarët për azil janë Gjermania, Belgjika, Franca, të cilat pothuajse nuk janë prekur nga kriza financiare. Për vitin që kaloi, numri zyrtar i shqiptarëve që kanë lënë Shqipërinë sipas INSTAT ishte rreth 47000, ndërsa fillimi i këtij viti ka qenë akoma më intensiv në largimet e njerëzve për emigracion të paligjshëm dhe kryesisht të rinj. Të rinjtë ishin në fakt objektivi i parë i mashtrimit elektoral të Rilindjes për më shumë vende pune, më shumë siguri, më shumë mundësi për shkollim, akses në teknologji, programe zhvillimi me BE, etj. etj.

Por ky realitet virtual e gjen veten të projektuar gri te furgonët, autobusët që largohen plot me njerëz, në shi e ngrica, të moshuar që ndahen me lot në sy nga fëmijët e tyre si një dejavu e eksodit të ambasadave dhe anijeve në ‘92. Pra, odisea e emigrantëve përsëritet e përsëritet dhe ndoshta i vetmi element që ndryshon, mund të jetë smartphone në dorë, që fikson në memorie ndarjet e dhimbshme njerëzore.

Ajo që dëbon sot shqiptarët nga dheu i vet brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë, nuk është kryekëput varfëria apo pasiguria ekstreme, por është dhe arroganca fatale e pushtetarëve me imunitet ndaj qytetarit të thjeshtë që përpiqet të sfidojë të keqen me vetëdije e heshtje, është mësymja e injorantit vulgar me para e mirëqenie ndaj intelektualit, që me dije e kulturë ndriçon në këtë errësirë vesesh e dhunë pa mbarim.

Kjo është përplasje për identitet që nuk dihet se kur mbaron, por që gjithsesi vetë e kemi në dorë, e deri atëherë revanshin e territorit e kanë fituar të “fortit”, ndërsa të dobëtit detyrohen të shtegtojnë… 

 

11 Komente

Palaqo !

palafike

Keqardhje kur degjon se vetem per te ikur mendojne Shqiptaret kudo qofshin, ne Kosove apo Shqiperi. Keqardhje kur degjon vetem te rinj qe mbarojne ate cope shkolle ketu me idene per te ikur "per Master" jashte, si e si te gjejne nje mundesi per tu shkeputur perfundimisht nga Shqiperia...por kriza, mungesa e vizionit, mungesa e drites ne fund te tunelit per pjesen derrmuese te popullates ja justifikon kete qendrim.

#Rilindje!

e me e, tmerr eshte kur mendon qe ne kohen e hunderrit vershuan njerzit per tu kthyer ku ishin e ku s'ishin, aq sa popullsia arriti ne 2.8 milione

Left, filozofia eshte keshtu :

tritoli shton panikun tek qytetaret, PD , me shkrime si te Tos Lubonjes dhe ketij sharlatanit te Shkodres, tregon se kush jane fajtoret.

Mba shenim : hija humbet ne erresire. smiley

 

Se ku ma ka zene veshi ket termin e "Kasandrave historike" smiley

Kjo pikture e realizuar ne shek 3490494 sipas kalendarit futjakotas, ne shek 8738398499494 do te vleje sa qimet e kokes.

Titulli: Filozof dhe mendimtar, duke filozofuar dhe menduar.

Art, kush eshte ai ne foto. 

Fahruku Pjer, djepi i indeligjences 55c lekeshe smiley

Të rinjtë ishin në fakt objektivi i parë i mashtrimit elektoral të Rilindjes për më shumë vende pune, më shumë siguri, më shumë mundësi për shkollim, akses në teknologji, programe zhvillimi me BE, etj. etj..

Dicka ka dite Serbi qe aksionet e para per te shperbere Shqiperine i fillonte me shkrime si te ketij felliqsires Politike te Berishes...dhe ....Gjuzepine perc perc Topallja ose Liburnesha ose Dylqinja e sali Qenef berishes .

Pas ketyre shkrimeve qe fatmiresisht jane per te ngritur adrenalinen e fansave te PPU dhe ne praktike letra Higjenike ne ZOO , do vijne dhe megaProtestat e Lulath dath Kurban Bathkise !

Po kur ky fare kosi e thartuar i Bardh dhe Spahi turku , marrka vesht , kupton ti apo jo , edhe nga Identiteti lefTKopese smiley Po them se nuk ka faj LefTKopeja se ky nuk eshte Pampers i saj .Ky eshte Gellboqe nga peshtymorja Panorama smiley

LefTGOPE mos rri se te hupi dhe Identitetin smiley

Vizionet jane/ekzistojne, por e keqja e pushte-tarve eshte se nuk duan te ndigjojne. Dhe kjo gje, thjesht, per te keqen e tyre dhe te kombit qe ata drejtojne. 

Kur nje pushte-tar, qeveritar, parlamentar, administrator, nuk ka respekt per veten e tij, (se ai qe do qe ti bie imazhi, qe do qe te diskretitohet) si do kete respekt per tjetrin qe i ofrohet per ndihme,  ose anasjelltas  Kur nje pushte-tar, qeveritar, parlamentar, administrator, nuk ka respekt per tjetrin qe i afrohet per ndihme, si do kete respekt per veten, pra ai s'do as veten e tij, si do doje e mendoje per te tjeret. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).