Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët, të cilët duhet të largohen nga vendi, për t’iu kthyer shpresa qytetarëve të Republikës, thuhet në njoftimin e VV'së

Kosova, po ballafaqohet me krizën më të madhe ekonomike dhe sociale prej përfundimit të luftës deri më sot. Akumulimi i problemeve për 15 vite me radhë si papunësia e lartë, varfëria e skajshme, mungesa e perspektivës, janë shkaktarët kryesorë që kanë bërë që mijëra qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi. Arsye tjetër e largimit të qytetarëve është humbja e besimit tek qeveria e krijuar me 9 dhjetor.

Lidhur me këtë çështje, Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët, të cilët duhet të largohen nga vendi, për t’iu kthyer shpresa qytetarëve të Republikës. “Është interesant të përmendet fakti që derisa qytetarët prisnin ndryshimin përmes krijimit të një qeverie pa PDK-në numri i të larguarve nga Kosova ishte shumë i vogël. Të dhënat zyrtare për azil në Austri thonë se në muajin qershor të vitit 2014 në atë shtet kërkuan azil 40 qytetarë nga Kosova, në muajin korrik 41, ndërsa në dhjetor, menjëherë pas themelimit të qeverisë, ky numër u shtua në 784. Vetëm në Gjermani deri më 31 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare gjermane, kanë kërkuar azil 6.908 qytetarë nga Kosova”, tha para mediave deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faton Topalli, duke shtuar se mosveprimi i Qeverisë përballë kësaj situate lë të nënkuptohet se pushtetarët përmes ikjes së qytetarëve po tentojnë ta sigurojnë paqen sociale në Kosovë.

“Qeveria po harron se në Kosovë janë të gjithë të varfër. Pra, jo vetëm 121.000 qytetarët që jetojnë me nga 63 cent ne ditë, jo vetëm 90% e rinisë që janë të papunë, jo vetëm 90% e grave të papuna, jo vetëm pensionistët me nga 75 euro, por edhe ata 300.000 të punësuar që nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e veta pa u zhytur në kredi. Këta 300.000 të punësuar, i kanë 450.000 kredi. Pra, mesatarisht secili nga ata e ka nga një kredi e gjysmë”, theksoi Topalli.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! i patëm propozuar në Kuvend disa ndryshime në projektbuxhet që ndërlidheshin me ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, përfshirë këtu edhe dyfishimin e buxhetit për ndihma sociale, por këto propozime u kundërshtuan ashpër nga partitë në pushtet dhe nuk u miratuan. “Masat emergjente që do duhej t’i merrte Qeveria për këtë çështje, nuk do duhej të ishin kërcënime të ndryshme e aksione policore, as thirrjet për të mos u larguar nga vendi, as shlyerja e borxheve të vjetra që nuk kanë ndikim në zbutjen e varfërisë dhe që as nuk mund t’i inkasojë me ligjet në fuqi, por do duhej të ndaheshin të paktën 30 milionë euro për punësimin e mbi 10 mijë qytetarëve. Meqë këta qeveritarë nuk kanë plan ekonomik, më e mira që do të mund të bënin është t’i hipin autobusit e të dalin jashtë vendit të kërkojën azil. Këta janë të vetmit që i plotësojnë kushtet për azil, sepse kur dalin jashtë vendit mund të thonë se për 15 vite me radhë i kemi bërë keq popullit tonë, e kemi vjedhur, ia kemi shitur pasuritë dhe në fund edhe po e rrahim. Sa më gjatë që të rrijë kjo qeveri, aq më vështirë do të jetë për qytetarët e Kosovës. Andaj, këta duhet të ikin, që populli të mbetet”, tha në fund Topalli.

43 Komente

Me doli komplet nga qejfi kjo VV. Ne fillim e shihja me dashamiresi. Sa vijne e duken si parti rebelesh qe s'bien dot dakord me asgje.

shume e gjetur. vecse kane harruar pjesen tjeter te autobuzit ne Shqp.

Cfare i kushton zemra VV-se te bej per qytetaret nuk i kushton ndokujt nga partite tjera. Porse nuk kane projekt, apo kycje korrekte, te matur, serioze, drejt realizimit te tyre. Prandaj, VV-te nuk kane problem me zemren, por kane problem me mendjen!

Masat emergjente që do duhej t’i merrte Qeveria për këtë çështje, nuk do duhej të ishin kërcënime të ndryshme e aksione policore, as thirrjet për të mos u larguar nga vendi, as shlyerja e borxheve të vjetra që nuk kanë ndikim në zbutjen e varfërisë dhe që as nuk mund t’i inkasojë me ligjet në fuqi, por do duhej të ndaheshin të paktën 30 milionë euro për punësimin e mbi 10 mijë qytetarëve

E kane gabim kete qe nje vend pune i ri hapet me 3000 euro. Nejse, nuk duhen marre seriozisht  qe kur thane ate punen e korporatave qe nxisin eksodin , bile ne bashkepunim me qeverite e djathta perendimore.

 

Mund te mos biem dakord per shume gjera ne lidhje me VV por ekziston nje pike ku te gjithe argumentet, faktet takohen. Klasa politike e mbas luftes dhe pavaresise se Kosoves eshte pergjegjse per gjendjen ku ndodhet Kosova sot.

Ajo qe citova une eshte lajthitje e paster e atj qe e ka thene qe mos them mashtrim.

Klasa politike ne Kosove duhet mbajtur nen presion dhe kete e ben populli jo nje parti qe kerkon te vije ne pushtet, sepse dhe ajo kur te vije nuk ka cer i ben Kosoves ashtu cope cope sic eshte.

Ishin mire kur ishin levizje, tani jane klase politike qe marrin 50 000 vota a ku di une. Kane dhe ca mbeshtetes ne PPU qe te varin tek kali i Skenderbeut ose te quajne grek po i kundershtove. smiley

Thelbi i argumenteve te VV-s nuk perfshin korporatat qe nxisin eksodin; me se shumti nje permendje kalimtare ne pershkrimin e terrenit migrator. Shperngulja e forces punetore nga vendet e botes se trete ne vendet e zhvilluara (BE, etj.) nevojit nje konsiderate me vehte; pra edhe mund te anashkalohet kjo pike e pashtjelluar nga VV-ja.

Pavarsisht disa veprimeve te VV qe kane shpure uje ne mullirin serb, ketu ne kete pike keta kane te drejte. Fatkeqesisht, kosovaret, po e kujtojne me nostalgji kohen qe kaluan, perpara kesaj kohe se sotme, dhe kjo gje, fale qeverisjes se dobet te qeverive kosovare. 

vv-ja eshte shprese jo vetem per kosoven ,por per te gjithe trojet shqiptare..

pikpamja e saj kryesore se nje shqiperi e madhe eshte me e mire se 2-3 pseudoprincipata te varura nga fqinjet,e ka bere te papelqyeshme per ta.  

per ta diskretituar ne syte e popullit integrims, sylesh dhe krenar,shtypi marionete shqiptar njehere kerkon ti quaje islamike,njehere populiste,.gjithe hajduteria qe qeveris,por edhe evgjiteria qe i duartroketjane bere bashke kundra te vetmes force politike shqiptare.

perpjekja per ta mbajtur larg vv-ne,eshte perpjekje per te lene shqiptaret jevgjite,te vegjel,dhe pa peshe.

Përpjekjet e VV janë më shumë një ruajtje Ekuilibri se sa një shpresë .Janë njëMundësi Reale për Shqiptarët por Jo e vetmja .Mbi të gjitha çdo lëvizje që nuk ka karakter Përjashtues është në favor të Shqiptarëve në kët situatë Gjeopolitike të Kohës.

perpjekja per ta mbajtur larg vv-ne,eshte perpjekje per te lene shqiptaret jevgjite,te vegjel,dhe pa peshe.smiley

Përfundim më se i drejtë dhe fatmirësisht vetëm kllufët anojnë ne ekstremizmin e VV.Ka dhe Gomerë ndër ne që mallkimin për të e kanë si Ushqim të përditshëm ose tufën e barit falna zot .

Shumë prfundime të VV dhe aksionet e saj janë për të " shkundur " prëgjumjen dhe për ti heqë dozën e Opiumit Shqiptarëve të Kosovës por siç lexojmë me karakteristika të përbashkëta me Ulërimsat e Shqipërisë . Nja Lul Batha duhet me kuptue or tie se me ken LiDERR nuk duhet imitu sali Qenef berisha mae .Boll tranguj si ai ka parë e nxjerr kjo kohë si shëmtira e skarciteti modelit Berisha .

Së pari dhe së Fundi Hiqni njerzve Euforinë ose preshin që u ka fut në byth Megallomania Bajraktare e Politikës me e pam veten si Usa or tie apo si zvicra or tie ..

Përzini nga ekranet dëngëlaxhijt e megallomanëve që shpjegojnë Kosvën Ballkanin rajonin e më gjërë e Gjatë

Këto treva aq i kanë resurset dhe mundësitë .Ndërgjgjegjësojeni popullin me Histori REALE të zhvillimit të tyre . Çdo klasë që do Pushtet duhet të bëjë Llogaritë para kritikave e propogandës.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, thotë se qytetarët e Kosovës që po emigrojnë po mendojnë se i pret një mrekulli në vendet perëndimore. 

“Gjithsesi, duhet më tepër ‘edukim’ në këtë fenomen nga lidershipi i Kosovës, që qytetarët tanë të mos mashtrohen, duke u larguar dhe lëshuar Kosovën. Me një shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë në qendrat e azilantëve nëpër Evropë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Agjencinë INA.

Po he pra, edukojini, mos beni gabimin e shqiperise. Sepse ai qe ka ikur normale qe do te pelqeje ate qe ka tani se sa ate qe kishte. Edhe ata qwe rrine, pelqejne me shume ate qe kane tani se sa ate qe kishin dikur, eshte dicka normale per cdo qenie njerezore. 

po te kishe qeverisur mire mo hashim njerezit nuk do ia mbathnin prej andej.

Ehhh VV-ja...imagjino te kishe te beje me anije te tej mbushura me njerez drejt italise, e me male te tej mbushura me njerez drejt greqise..aq sa mbajne ata autobuzet te tej mbushur drejt Hungarise ne pjesa tjeter e kufirit i kemi viktima ne fund te detit Italian e maje maleve te Greqise,pa i ngrene hakun pjese tjeter se evropes e botes!! Deshperimi e mjerimi veshtire te mposhtet,por ne se doni te beni dicka ...u shkredheni ca u permban pragu i shpise atyre qe perfitojne e pasurohen mbi kete mjerim e deshperim, lloj-lloj matrapazesh e kriminel politik,ekonomik e me tutje... se ne ketej me nder ua ruajtem mire e i mbajme si modele te suksesit "  dhis iiz ë mirakell of fridom njerez " !!!!

Koment yll! 

Deshperimi e mjerimi veshtire te mposhtet,por ne se doni te beni dicka ...u shkredheni ca u permban pragu i shpise atyre qe perfitojne e pasurohen mbi kete mjerim e deshperim, lloj-lloj matrapazesh e kriminel politik,ekonomik e me tutje..se ne ketej me nder ua ruajtem mire e i mbajme si modele te suksesit.

My hat is off to you bro se e ke encapsulate me nje paragraf te vetem esencen dhe zgjidhjen e vertete e te vetme te ketij problemi gjigant i cili fatkeqesisht implikon jeten e miljona njerezve. Hallall.

 i kemi viktima ne fund te detit Italian e maje maleve te Greqise,pa i ngrene hakun pjese tjeter se evropes e botes!

Retorika e viteve 90 per emigrantet shqiptare ka qene edhe me e ashper se ç'eshte per kosovaret sot. 'Mjelja' e rezurseve publike ka qene me e mundshme atehere meqe sherbimet kane qene universalisht me te mira. Arsyet qe njerezit emigrojne jane te ndryshme, ama kryeson perpjekja per nje jete me te lehte financiarisht dhe natyrisht edhe me te sigurte per nga aspektet shoqerore, shendetesore, arsimore, etj. Nese atehere kishte mundesi te larta punesimi dhe jetese minimale te mbeshtetur nga asistenca sociale, tani ka vetem nga kjo e fundit. Dhe teper modeste ose teresisht munguese, meqe ra fjala.

bohhh...nuk e di kush e ka me veshtire,ne ato vite ne jemi pare si halabak por qe benim punet qe vendasit nuk i deshironin,kurse sot shihemi si ata qe i vjedhim punen vendasit qe mezi e shtyn muajin..problemi eshte qe nuk durohen shkerdhatat e  politikes e jo vetem qe e kane rrjepur ate vend e ate popull, zbresin nga makinat e shtrenjta si lamash qe jane(se lamashi nuk rri dot pa u dukur)  e pa pike turpi te shesin moral lamashi me patriotizem 2 lekesh e lot krokodili..mos i hengshin ishalla,se popull me te vuajtur nuk ka ne evrope,si andej e ketej kufirit!! E kemi kthyer shkerdhatocine ne sistem,ne te dyja anet e kufirit..e pastaj qahemi e pyesim veten perse na ndodhin keto vetem ne shqipove !!

Per vete kam qef qe VV te marre pushtetin.

Pastaj do te shohim se si do te mbeten si puna e Grillos ne Itali dhe Cepras ne Greqi.

Se Prishtinen po e " ndrit" ai i VV.

Ah Subotica! smiley Vajza shetisnin mbi bicikleta te pashqetesuara edhe pse ishte nate! Peme, rregull, pasterti...ja keshtu duhet qyteti, mendoja! 

Shqipot ne te dy anet e kufirit s'kane ke akuzojne vec vehtes per cfare i ka gjet. 

kjo ikja masive e shqiptareve te Kosoves drejt Evropes, kapi edhe lajmet qendrore ne TV dje ketu ne Hollande.. nder te tjera, keta dhane edhe nje pjese ku vet presidentja e Kosoves shkoi te autobuzat dhe e emocionuar  u thoshte/ lutej  te mos largoheshin, megjithse  e ndergjegjshme per problemet e papunesise dhe varferise ne Kosove..

nejse,  ka dicka te cuditshme qe nuk shkon ne kete histori... keta qe po ikin po nuk i ''pengon''   kerkush,  megjithse dihet qarte destinacioni i tyre qe eshte kryesisht Gjermania.. dhe Gjermania duket sikur po i ''lejon''  te shkojne atje.

tashi po ta krahasojme me  rastin e autobuzave ne Vlore, rreth 1 muaj me pare,  ku ne te njejten menyre shume shqiptare  donin te largoehshin per ne Gjermani, aty menjeher ambasada gjermane u vu ne veprim.. madje vet ambasadori gjerman shkoi ne Vlore duke i bere thirrje popullit te mos genjehen e te  shkojne ne Gjermani sepse nuk do te perfitojne leje qendrimi dhe do ti kthejne perseri ne Shqiperi. 

por ne rastin Kosoves  nuk po ndodh dicka e tille nga autoritetet gjermane....
 

Si qe ajo gjermani i veshur si gjerman qe mos ta merrnin vesh qe ishte partizan. 

Mesa duket Kosoves po i benet ndonje oferte nga ato qe nuk i refuzon dot. 

PS. Sidoqofte, presidentja e paska zemren gur.smiley

po dakord..  merret vesh ca po gatuhet ne tunelin e xhenjos..smiley  

por ama eshte e cuditshme kjo qetesia dhe mosrreagimi i gjermanve ne kete rast..  shkurt:  ata po i lejojne te shkojne ne Gjermani!

Prit kur te mesyjne dhe "kosovaret" nga Albanie.smiley

Mesa duket gjermani po pergatitet per lufte a me rusin a me grekun dhe i duhen luftetare. smiley

Sot presidenti i Frances, foli per opsionin e fundit; Luften. Siç duken bathet, takimi i treshes, Putin, Merkel, Hollande, ndonse ishte per paqen, (nga mos besimi) mund te sjelli luften. 

Vertete  ? Ouuu, me ke te bejne lufte mo Pjer, me Rusine ? Mos ore Pjer ! 

Rusi e do i shkelm ne byth...

Pjero mathja ne Albanie po e pe keq, se mos te cojne ne front. 

Belul, sot edhe Merkel ka fole, duke bere nje insinuate se " Gjermania, gjithmone ka pritur dhe trajtuar refugjate ...!

do qe me mire ta kishin bere si autobuzi kucit, te gjithe me te njejten merite.

mos e shaj autobuzin e Kucit ore ! Belul e lexove kete siper ti mo gaz ? 

Kuci, me sa di une nuk ka pas autobuz. Kishte makinen e Postes. Dhe shoferi e kishte emrin Fiqo (or something like that ).

Ne fakt autobuzinuk ishte Posta po Kontraposta. smiley

Qemol, shoferi Ylli faturinua Flamur smiley historia eshte festen e brigades

Kush guxon ta shaje Kucin mo smiley

Laberi me palce guri qe sle te ulet flamuri.

Nje pyetje kisha une: keta shtetasit kosovare qe shkojne ne vendet e BE-se ku e marin vizen? Pasi mesa di une shtetasit kosovare akoma nuk u lejohet te levizin pa vize ne shtetet e zones Shengen. Pra, si e kalojne kufirin me Hungarine konkretisht?

Sa per zemergjeresine e gjermaneve per kosovaret qe u permend me larte, duhet te kemi parasysh edhe miqesine e forte qe u krijua midis tyre gjate luftes se dyte boterore, ku me mijra kosovare perqafuan ushtrine gjermane dhe u shkrine me te. 

Ajo miqesi rron dhe do te rroje per jete ne zemrat tona. Na puqej gjaku me gjermanin. Urdhero shiko nje oficer gjerman "me plis", duke pergezuar djelmoshat trima te divizionit "Scanderbeg". Shume prekese!

https://scontent-a-atl.xx.fbcdn.net/hpho...

Ne te vetmen menyre te mundshme: ilegalisht, ne rast qe nuk jane arrestuar nga autoritetet hungareze, dhe ne rast qe jane arrestuar por qe kane arritur te arratisen nga kampet e refugjateve. Eshte nje rrjet i tere trafikimi njerezor...

Ska gjo, kosovaret kan rezerva. Ato kan te gjith nga 11 kalamoj

Jo vetem ajo,Baca qe ri ne kull kujdesohet edhe per nuset e djemve.

Autobuzi shkon kudo 

emrin tim e mban mbi shpin

Ja Mirela thote kushdo

paska bere sot nje gabim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).