Prej Ben Blushit, të varfërit nuk kërkojnë që ai t'i kuptojë. Të kuptuarit e diçkaje që s'do mend të kuptohet, nuk të jep bukë. Siç e thotë edhe ai vetë: të varfërit e dinë fare mirë se pushtetarët e këtij sistemi që prodhon varfëri, nuk kanë asnjë mundësi për t'i ndihmuar. Ama nga Blushi dhe ata si Blushi, pritet gjithsesi që të ndihmojnë. Dhe ndihma e vetme që ai dhe të ngjashmit e tij mirëmbajtës të sistemit mund të japin, është të hapin krahun.

Blushi nuk mund të flasë sot si një alien që befas zbret në planetin tokë dhe zbulon çfarë tmerresh mizore bëjnë kërdine këtu. Në forma të ndryshme, Blushi ka qenë pushtetar, qeveritar dhe deputet prej të paktën 15 vjetësh. Ai ka qenë ministër ndër kabinete që i kanë vënë vulën instalimit të sistemit ekonomik neoliberal të privatizimeve, shkatërrimit të shtetit dhe superxhiros së privatit. Për të gjitha këto, Blushi ka heshtur dhe ka votuar në mënyrë bashkëfajtore.

Blushi ka qenë deputet opozitar në kohën kur opozita e kërkonte pushtetin si ndërrim emrash dhe fajësim emrash, duke u kujdesur që as të mos kuptohej prej njerëzve e as të mos u jepej shpresë njerëzve për një ndërrim rrënjësor të shkaqeve të mjerimit të tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe, Blushi ka heshtur, ka shkruar libra me arapë dhe ka votuar.

Blushi është anëtar i mazhorancës sot kur qeveria e tij po thellon neoliberalizimin e ekonomisë së vendit me pretekstin e "reformave" të cilat më në fund Blushi po e kupton se janë masa shtrënguese në kurriz të të varfërve. Mirëpo Blushi si deputet funksional i kësaj mazhorance, fjalët kundërshtuese i ruan për artikujt, ndërsa votën aprovuese e jep për privatizimet, për buxhetet shpërblyese të të pasurve, për relativizimin e rolit të shtetit dhe amplifikimin e atij të privatit.

Nuk e kemi parë kurrë Blushin të problematizojë në Kuvend ndonjë dhënie liçence, ose orientimin e parave të shqiptarëve për të shperblyer biznesin teksa i lihet biznesit të kryejë ato punë që duhet t'i kryejë normalisht qeveria, ose të skandalizohet nga mburrjet e ministrit të tij të ekonomisë për privatizimin e afërt të 65 ndërmarrjeve e shërbimeve shtetërore. E pra, përtej sofizmave, nëse Blushi s'ka mundësi të ndalë keto masa që po e zhysin edhe më thellë Shqipërinë në batak, e vetmja ndihmë që ai mund të japë është t'i denoncojë ato, të distancohet prej tyre dhe të hapë krahun.

Ky lloj opozitarizmi për konsum që ofron Blushi, më shumë ngjan si një dëshirë për t'u përfshirë në trendin e kohës. Kohë e cila po flet tashmë me zërin e Aleksis Ciprasit në Greqi, Albin Kurtit në Kosove apo të tjerë heronjve kurajozë që sot po bëjnë realitet këmbënguljen e tyre shumëvjeçare në kauzën e tyre të drejtë. Blushi po përpiqet të kapë në ecje e sipër një tren të cilit ai vetë i ka vënë shkopinj nën rrota gjatë kontributit të tij kaqvjeçar në dobi të sistemit neoliberal, ku ai ka qenë jo thjesht zbatues, por edhe politikëbërës, përpilues.

Andaj, kur Blushi flet me pikëllim për varfërinë, mungesën e shpresës dhe mjerimin material e shpirtëror të shqiptarëve - gjëra që ai po i "zbulon" me rastin e një përmbytjeje - ai në fakt nuk po shpreh ndonjë keqardhje. Ai thjesht po riviziton vendngjarjen e një krimi shumëvjeçar politik. Tek i cili, si të gjithë kolegët e vet politikanë këta 24 vjet, ai ka qenë dhe është bashkëekzekutues.

Titulli: Peshku

12 Komente

Na habiti ky me kete paragrafin " profetik" te fundit.Pse ju ca keni bere ne keto vite ? 

 Sehir ..? 

...Albin Kurtit në Kosove apo të tjerë heronjve kurajozë që sot po bëjnë realitet këmbënguljen e tyre shumëvjeçare në kauzën e tyre të drejtë...

Me kete heroin kurajoz e dhjeve fare me paki fjale. Mire ishe me polemiken me Blushin. Kete Sotomajorin vitalist kot e natarove. smiley

mire e thote, Blushi lu rolin e indiferentit jo sepse ka zgjedh vete por sepse eshte i pafuqishem te beje dicka konkrete. Nuk i japin voten njerzit per syte e bukur, le ta sjellin ndryshimin qe premtojne kur kerkojne voten. Gjidi dembelesh keta dhe ata qe i votojne keta!

Dhe ndihma e vetme që ai dhe të ngjashmit e tij mirëmbajtës të sistemit mund të japin, është të hapin krahun.

 

smiley

Elba, qe duhet te hapin krahun, jane nje shumice aty qe vegjetojne, nuk eshte vetem Blushi. Megjithate, gazetari i nderuar duhet ta kuptoje se nje ze oponence ne (çdo) parti, i ben mire asaj partie, e çdo partie apo qeverie. 

c'oponence k..? a ka ndermarre Blushi ndonje nisme parlamentare per te rregulluar nje ligj, dhene nje mendim mbi nje rregullore qe ka te beje me asistencen sociale? 

deputet qe shkruan romane e fjetone mbi vegjeline - cfare jane keta batackinj? ngaterrohen neper rreshtat e poeteve per te fshehur surratin e ndyre te zhytur ne gjithfare bataqesh - per fjale kemi Bracen, nuk leviz nga istikami - po Blushi? mos e thirrem per zbukurim apo per te zbukuruar c'thote Brace? Derr i nginjur

Po mire Shamet, c'a te bejme tani? A te iki dhe Blushi nga parlamenti? Dhe do mbeten vetem g99, lsist, ish policet, ish badigardet, tfortet, agronomet etj  pavlersa.A i ke pare noiher cv-te e deputeteve? Qe te gjithe jane te emeruar. Edhe Blushi ka qene i emeruar ,por disi i imponuar. Te tjeret u perjashtuan nga partia dhe nga parlamenti etj etj.  

Ne ate parlament letyre blushi eshte aset. Shyqyr qe flet (te tjeret jane memece ?!)  ne ate pellg injorance e legenlleku pafund. Me nje fjale para se ta hapi krahun Blushi duhet ta hapin krahun 130 deputete te tjere , kur te shkojme tek 10 te fundit flasim . Keta deputet jane emeruar.

Me mire ta inkurojme debatin brenda partive-shtet, PD - PS, sesa atyre qe flasin ti themi hap krahun. 

Mangesite sot nuk jane tek Blushi por tek qeveria dhe parlamenti. Jo se ai eshte engjell, por mangesite me te forta i gjejme tek kryetaret qe emerojne deputetet, tek partite ku askush nuk i flet shoferit, tek gara e maqo lakrorit me edi ramen, apo emerimi i kryterait te ri nga kryetari i vjeter, Pra Luli qe qesh. Mangesite i gjejme tek ekuilibrat brenda partive qe nuk jane dhe tek asgjesimi i cdo zeri ndryshe ne parti, tek asgjesimi i cdo partie jashte koalicioneve PS-LSI &co, PD &co, tek vjedhja e votes dhe cdo gje tjetre qe vidhet si pasoje e atij pushteti te vjedhur....

E ti  thua hap krahun Blush ?! Hera e fundit qe Blushi kishte pushtet ishte kur qe kreytar i grupit kuvendor PS. Atehere kur deputetet e PS votuan Bamir Topin. E ai dha doreheqjen. Qe atehere ai nuk ka me post ne parlament apo qeveri. 

Po mos u bej merak more "gazetar pa lidhje", pasi me shume mundesi  Blushi nuk do te jete as deputet e as anetar i kryesise se PS, shume shpejt ndoshta brenda 2-3vjetesh. Zgjedhjet e reja do te kene pastrimin e rradhes se PS dhe mbushjen e saj me rradhe te reja  qe ndoshta kane mbetur jashte qeverise apo jashte parlamentit, rradhe qe vijne nga G99, Mjaft apo Bashkia (apo edhe noi cun i mire brenda PS)

e keshtu do te kemi 100% partia edrama ( pd vazhdon te jete partia berisha)

smiley

 

opozitarizem per konsum

yep!

ps. cdmth 'Titulli: Peshku' ?

 

 

 

-dmth qe nuk eshte  titulli origjinal nga autori i shkrimit, por e ka pershtatur ai/ajo qe e ka postuar te peshku.. ne kete rast admini/ja

thx.

 

Tashti pa asnje post politik kur e ndjen se i ka ardhur fundi politik , kujtohet 'gjetesi' i Edvinit per te varferit ne shqiperi????? Sa ishte neper parlamente as nuk e grrizi fare per ate popull yyyyyyyyyyyyytttttt arrixhi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).