Ai erdhi nga Algjeria në kërkim të një jete më të mirë, me pritshmërinë e një largimi nga varfëria, shtypja, mungesa e shpresës. Në Paris, gjeti një punë dhe lindi fëmijë, e këta lindën nipër e mbesa. Si nënshtetas francezë, ata kishin të drejtën e arsimimit dhe kujdesit shëndetësor. Por ata u rritën në getot që rrethojnë qytetet e mëdhenj të Francës, pranë familjeve si e tyrja, tamam në skajet e shoqërisë. Duke mos mundur të integrohen plotësisht, ata kishin shumë pak shanse për të përparuar ekonomikisht. Parajsa nuk u arrit kurrë.

Kjo histori është përsëritur me miliona herë në vendet e Europës Perëndimore, me imigrantët dhe familjet e tyre që përfundojnë të varfër e të përjashtuar. Në skenarin më të keq, ata rekrutohen prej grupeve ekstremistë që u duket se u ofrojnë atë që u mungon: një ndjenjë përkatësie, identiteti dhe qëllimi. Pas një jete në skaje, pjesëmarrja në një kauzë më të madhe mund të duket se ia vlen, edhe kur kërkon gënjeshtra, vetëshkatërrim e madhe edhe vdekje.

Pas sulmeve ndaj revistës satirike franceze Charlie Hebdo në Paris dhe parandalimit të një tjetër sulmi në Belgjikë, Europa ka nevojë të shihet mirë në pasqyrë. Ajo duhet të pranojë se imigrantët e brezit të dytë dhe të tretë janë ndjeshëm ndaj lajkave të organizatave terroriste, për arsye se të qënurit qytetarë të Europës nuk është përkthyer automatikisht në përfshirje sociale dhe ekonomike. Ndërkohë që, rritja e pabarazisë po i përkeqëson edhe më shumë gjërat.

Njerëzit kanë nevojë për shpresë. Ata kanë nevojë të besojnë në një vizion, një projekt që premton një të ardhme më të mirë për ta dhe për komunitetet e tyre. Vendet europianë dikur e ofronin këtë ndjesi shprese. Por kriza, reagimi zyrtar ndaj saj, e ka zëvendësuar shpresën me zhgënjim dhe zemërim.

Kjo ka krijuar terren pjellor për populistët anti imigrantë dhe terroristët islamikë. Vlerësohet se më shumë se 1200 nënshtetas francezë i janë bashkuar kauzës së xhihadit në Siri, bashkë me 600 nga Mbretëria e Bashkuar, 550 nga Gjermania dhe 400 nga Blegjika. Vende të tjerë europianë, duke përfshirë Spanjën, po përjetojnë një fenomen të ngjashëm. Dhe disa qytetarë europian, si vrasësit e Charlie Hebdosë, kanë vepruar edhe në vendet e tyre.

Ndërkohë që shërbimet e fshehtë dhe forcat e policisë duhet të angazhohen për të parandaluar sulmet, hartimi i një strategjie efektive për t’iu kundërvënë lëvizjeve ekstremiste kërkon, pikësëpari, të kuptosh se çfarë i nxit ato. Vendet perëndimorë duhet të shkojnë përtej mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të përmirësojnë koordinimin policor për të arritur në zgjidhje jetëgjata, që u japin përgjigje margjinalizimit ekonomik dhe social të këtyre të rinjve, ndërkohë që në të njëjtën kohë shmangin përplasjen dhe reagimin vetëm me represion.

Më e rëndësishmja, zgjidhje të tilla kërkojnë braktisjen e dikotomisë së rremë të lirisë dhe sigurisë. Nëse shqetësimet për sigurinë sjellin shkelje të të drejtave dhe lirive themelore, atëherë fanatizmi do të ketë siguruar një fitore; dhe e njëjta gjë do të ndodhë nëse shprehjet e Islamofobisë dhe ksenofobisë do të vijnë duke u rritur.

Një javë pas sulmeve në Paris, kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëriti atë që kishte shprehur ish presidenti gjerman, Christian ëulff në vitin 2010: në krah të Kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, Merkeli deklaroi se Islami është po  aq pjesë e Gjermanisë, sa është edhe judaizmi dhe kristianizmi. Kjo deklaratë tregon mënyrën e duhur për të ecur përpara. Imigrantët myslimanë, qofshin këta të brezit të parë, të dytë apo të tretë, duhet të jenë në gjendje të integrohen plotësisht në shoqërinë europiane, duke përftuar të njëjtët shanse si edhe banorët dhe nënshtetasit e tjerë të BE-së.

Ky parim duhet të gjejë zbatim edhe në nivel global, përmes krijimit të një kuadri gjithëpërfshirës që nxit zhvillimin – dhe inkurajon refuzimin e fanatizmit – në botën Islame. Fondamentalizmi agresiv dhe lufta e brendshme që mbajti peng shqoëritë e krishtera për shekuj të tërë i është lënë të kaluarës, dhe atje duhet të mbetet.

Feja nuk është vetëm një sistem besimi; ajo është edhe një institucion, një gjuhë, madje edhe një lloj aktori në treg, që konkurron për fansa. Grupet radikalë terroristë përpiqen të konsolidojnë versionin e tyre të shtrembëruar të Islamit “të vërtetë” si institucionin e vetëm, duke imponuar gjuhën e tyre për të fituar të gjithë “tregun” e myslimanëve.

Sot, grupe si Shteti Islamik apo Boko Harami në Nigeri i janë bashkuar Al Qaedës, në një betejë për të tërhequr myslimanët nga e gjithë bota, duke siguruar kështu lidershipin në xhihadin global. Këta grupi përfitojnë prej mjediseve kaotikë, si edhe isntitucioneve të dobët apo të shkatërruar, për të përfituar territorialisht.

Në të vërtetë, kanë qenë tranzicionet e dështuar në Siri, Libi dhe Jemen pas revoltave të Pranverës Arabe që nxitën krijimin e Shtetit Islamik. Miliona të rinj, ndonëse të zhgënjyer prej dekadash paralize sociale, papunësie dhe diktaturash brutale, kishin guxuar të shpresonin për më mirë. Ndonëse tunizianët kanë bërë përparime, popullsitë e tjera të prekura, ashtu si shumë myslimanë në Europë, kanë parë shpresat e tyre të shuhen.

Xhihadi, ashtu sikurse çdo program tjetër politik reduksionist, është në gjendje të tërheqë një shumëllojshmëri njerëzish. E përbashkëta e të gjithë këtyre është pothuajse gjithmonë një ndjesi kotësie, apo një mungesë qëllimi.

Perëndimi duhet të pranojë që, siç e kanë treguar rastet e Afganistanit dhe Irakut, konflikti në botën arabe nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjes ushtarake nga jashtë. E vetmja mënyrë për të rivendosur rendin dhe nxitur progresin në rajon është përmes fuqizimit të myslimanëve të moderuar, me qëllim që këta të triumfojnë mbi forcat e radikalizmit dhe dhunës. Roli i Perëndimit është t’i identifikojë dhe t’u ofrojë pranim dhe mbështetje. Ky është një mësim që duhet zbatuar edhe brenda, edhe jashtë vendit.

 

Marrë nga Project Syndicate, 2015

Përktheu bota.al

8 Komente

Javiero, keto njerezit kur nuk u integrun per 3 breza sic thu ti, zor se do integrohen per tre vjet. Keto robt duhet te bejne reverse te asaj qe kane bere gjysherit e tyre, pra te riemigrojne ne vendet e tyre nese e shikojne se nuk ia dalin dot ne Europe. Nderkohe kinezet shyqyr Zotit nuk qahen per integrim. As indianet. As europiano-lindoret e ballkanasit. Ato le te rrijne. Me zor nuk bohet kjo pune. Europianet vete kane emigru ne cdo cep te botes dhe o ia kane dale mbane ne vendin e ri ose jane rikthy. Kaq e thjeshte eshte.

Shume perciptas. Thjesht opinione. Problemi shkon me larg se veshet e gomarit.Po ne nuk jemi eksperte edhe pse tek tuk mund te kemi degjuar dicka me shume , pak rendesi ka. Nuk jemi kompetente ndaj pritsha te lexoja dicka me teper

nejse, po jap dhe une opinionin tim . jo kompetent smiley

Eshte fatkeqsi dhe tragjedi per njerezimin kur perzihen deshira per kembim fuqie te pushtetit, besimi fetar qe simbolizon deshiren e Zotit per masat, injoranca, te pafajshmit . ndergjegjesimi per nje "revolucion te mundshem" ne rrang boteror qe i ngjason fasadave te pallateve Liza ne boten e cudirave, duke bere te mundur humbjen e DINJITETIT te secilit prej tyre.

Kthimi i dinjietit besoj do te ishte revolucioni i pare. Duke bere analizen e shkaqeve te humbjes

qofte edhe per nje dite te vetme
 

 Parajsa nuk u arrit kurrë.

Po pse, kur eshte arrit parajsa? 

Por ata u rritën në getot që rrethojnë qytetet e mëdhenj të Francës, pranë familjeve si e tyrja, tamam në skajet e shoqërisë. Duke mos mundur të integrohen plotësisht, ata kishin shumë pak shanse për të përparuar ekonomikisht. Parajsa nuk u arrit kurre

Javieri multikulturalisti bie me kenbet e veta thjesht qe ne fjaline e pare... Si nje nga mbrojtesit e flakte te multikulturalizmit sot po merret me "te semurin qe u plevitos",..kerkon diagnozen... por harron qe ato politikat e multikultit ishin si dush i ftohte i vazhdueshem i cili e semuri pacjentin me kete te ftohte kronike. Ato getot nuk u krijuan nga integrimi por jane si prodhim i paster multikuturalizmit..

Keto jane probleme sociale, por ketyre u eshte shplare truri dhe ua bejne gjerat me te thjeshta.Evropa eshte e strukturuar me polici e sherbime inteligjente dhe po e kruajte shume te fusin dhe plumbin. Prinderit e shkrete qe u ikin femijet si qeni ne vesht...

60 mije kosovare kane aplikuar kohet e fundit per pashaporta serbe deklarojne autoritetet e Beogradit

Nga ana e tij Beogradi u ben thirrje serbeve te kosoves te marrin pashaporta kosovare. do pare ku do dalin llogarite...

Me gjith respektin qe kam per Solanen, po shoh se ai nuk e njeh problemin sa duhet. Piksepari, integrimi i deshtuar, getot, jane sa nje (aq) ksenofobi e europianeve ndaj emigranteve, po aq edhe nje kerkese (pershtatje) e vogel e po emigranteve. Ti me le mua ketu, e une po ketu rri. Persa kohe autoktoni nuk eshte miqesor me alloktonin, po aq edhe alloktoni nuk eshte miqesor, dhe po aq sa autoktoni eshte miqesor me alloktonin, po aq eshte edhe allektoni ndaj autoktonit. 

Piksedyti, Solana i nderuar, duhet te njohi, historine e atyre vendeve, ku synit e shihit, kane shekuj qe kane luftuar kundra njeri-tjetrit. Nuk eshte se plasi sot kjo lufte. Kontradikta n'mes tyre njihet boterisht, veçse kete kontradikte e shfrytezuan lobe dhe shtete te ndryshme per ti hedhur zjarrit te vogel me shume benzine, kuptohet per interesa te tyre. 

Piksetreti, kjo pune nuk rregullohet vetem me fuqizimin e myslimaneve te moderuar, siç rekomandon i nderuari Solana, por me permisimin e kushteve te jeteses ne boten e trete. Pra me investime, hapjen e vendeve te punes, politika sociali etj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).