Dokumentari është prodhuar nga Xhemal Mato dhe Agim Blloshmi, drejtor i shoqatës Egnatia në Librazhd për të informuar dhe ndërgjegjësuar mbi problematikat mjedisore dhe socio-ekonomike që vijnë nga ndërtimi i 85 HEC-eve në rrethin e Librazhdit, ku plot 45 prej tyre janë dhënë me koncesion brenda parkut Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë. Komuniteti po i vuan pasojat që tani në ujin e pijshëm, në bujqësi, në peshkim, në florë, faunë, kur jane ndërtuar vetëm pak prej tyre.  Imagjinoni cdo te ndodhë po të ndërtohen 85 HEC-e?!


 

Ata janë ngritur në protesta të vazhdueshme po zëri i tyre ka mbetur në vesh të shurdhër, madje edhe jane burgosur sepse kane protestuar për mungesën jetike të ujit të pijshëm.

Dokumentari është realizuar në kuadër të programit SENiOR-A, me mbështetjen e REC Albania, financuar nga qeveria suedeze.

18 Komente

dig me hec a hec me dig? shpejt specialistat ta sqarojn

Te ndalohen menjehere keto leje e te mos lejohen qe Shqiperia te hahet ne kete fare feje.

Te lumshin doçkat admin smiley

Pjero, shife kete dokumentarin se ka shume sqarime per paqartesite e tua. Keta po thajne pjese te tera lumenjsh nga makuteria, duke shkelur pervec te tjerave edhe ligjet dhe rregulloret per sasine minimale te ujit qe duhet te lene ne shtrat. Kjo pervec faktit skandaloz qe licencohen dhjetera hec-e ne parqe kombetare, studimet per perpdorimin e ujit jane gjithcka pervecse plane te integruara etj etj. Dhe me e keqja eshte qe nuk mban pergjegjesi asnjeri, as ata qe bejne gjoja studimet, as ata qe japin lejet, as ata qe firmosin licencat, as ata qe bejne gjoja monitorimet smiley

Llalla kishte thene dje qe shume shpejt do kete tronditje te forta nga bota e krimit. Besoj ketu futen edhe keta ngrenesit e natyres. Brrrrr, po 10jesin nga fryka te gjithe. smiley

Llalla e ka thene kete qe kur eshte bere prokuror i pergjithshem. Ne fakt, deri me sot, vetem kete ka bere. Ka thene kete.

E forte: -Se jane firmosur ca shkresa, duhet pushkatuar nje popull i tere!? -tha ai xhaja tek emisioni. Cfar mund ti shtosh tjeter ketij skandali ditor e javor albanez!?  Emisoni i mesiperm mund te permblidhet ne nje tjeter me te shkurter, max. 4-5 minuta, shqip - anglisht, dhe te niset ne institucione dhe organizata te ndryshme jashte vendit, per te terhequr sado pak vemendjen e nje opinioni me te gjere dhe me peshe. Vetem keshtu mund te ndryshohet pakez ky vend! Se per opinionin shqiptar nuk pyet me njeri!

Kjo eshte nje nga te paktat fusha ku shqiptareve nuk iu falen gabimet sepse shqiperia ka patur nje tradite te forte ne ndertimin e planifikimin e HECeve.

Mire dje, se dihet si eshte gjetur shesh dhe bere pershesh, po sot? Vetem ne qarkun e Elbasanit paguhen nga taksapaguesit mbi 30 inspektore (mjedisi, ujrash dhe pyesh) qe i bie te vazhdojne ti bien qemanes sic kane bere gjithe keto vite, dhe qe po mbeten, sic thote Majko ne 2013 "Inspektoratet në Shqipëri janë trupa më e korruptuar që ekziston sot në shtetin shqiptar, janë trupa më e politizuar që ekziston sot në shtetin shqiptar, janë policia elektorale më e famshme në territorin shqiptar". Turp, faqja e zeze qe ne nje park kombetar behet baterdia dhe shteti rri akoma e ben sehir.

Suedezet qe financojne keto projekte, hallall. Shume pune bejne ketu dhe pa fjale fare.

Shqiperia ka nevoje per energji. Dhe kur energjia prodhohet nga burime te rinovueshme me mire akoma - kje eshte per tu pershendetur. Por si gjithmone puna ne AL dhihet kur fillon zbatimi ideve. Anashkalohen problemet mjedisore, i futet viza problemeve te popullsise zones (ci qi nonen ca katnarve) dhe kur objekti me ne fund ndertohet nuk zbatohen kuotat e ujit, ruajtja e peshqve etj etj. Me keqja eshte qe kjo dukuri vihet re kudo dhe dokumente si ky mund te behen me dhjetra, si psh. "pallatet e reja, urbanistika dhe ambienti" apo "nafta koncensionet dhe ambienti" apo "teci qe do punonte me nafte dhe ska prodhuar as edhe 1KWH".....
 

Shume vone .

Puna eshte se keto gjera kapen after the fact kur duhen parashtruar qe ne fazen e projektimit .

Korrupsioni dhe mashtrimi fillojne qe ne fazen e projektimit, kjo dihet. Ata qe duhet ti ndalonin nuk donin ti ndalonin. Nuk eshte se ambjentalistet e te tjeret jane kujtuar tani, por tani jane ngritur banoret qe kane ngel pa uje

Duhet te kete nje sistem te pavarur qe ti kontrolloje keto gjera se jo cdo gje qe fluturon hahet.edhe ne kohe te dulles kur shteti ishte vete ali vete kadi behej recension i projekteve nga nje pale e trete.

recension smiley i projekteve

Nje PERDHUNIM i madh po i behet atij vendi - burimeve natyrore mbi- dhe nentokesore

Po nuk ka njeri kohe te ankohet se jane te zene me gazetaren e abc-se qe e ka ofenduar keq zoti KM.

po c'te ankohen. i ka dhene sala koncesionet si me cezin

Si tha Maloku Vucidolit, pasurite natyrore te Librazhdit ti kthejme ne te mira materiale. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).