"Shqetësimet s’janë të miat, por të bazës"

Në vijim të akuzave të djeshme për qeverinë, bërë në mbledhjen me dyer te mbyllura të grupit të PS­së, deputeti Tom Doshi ka pohuar sot edhe para mediave, se ka ardhur koha e ndryshimeve në qeverinë “Rama”.

Sipas deputetit socialist te Qarkut te Shkodrës, Doshi, shqetësimet që ai ka ngritur për performancën e ministrave, nuk jane konstatime të tijat, apo personale, por shqetësime të bazës. “Unë s’kam një ankim. Deklaratat e mia lidhem me ankimet që ka baza. Shqetësimet janë në bazë. Baza është lënë pas dore…Kam komunikime shumë të mirë me ministrat…Për ndryshimet dihet që ka ardhur koha, shumë ministra janë konsumuar, por s’ka ardhur ende koha për t’i bërë publike”­ ka thene sot Doshi, nga kryesia e Kuvendit, jashte Komisionit te Ligjeve.

Doshi, akuza Qeverisë: Të ikin ministrat që abuzojnë me pushtetin. Mungon Rama.

Deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, kërkoi ndryshimin e disa ministrave të qeverisë Rama, ndërsa akuzoi dhe për korrupsion në disa drejtori. Gazeta “Panorama” ka zbardhur të plotë debatin në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, ku mungonte Kryeministri Rama, mes deputetit Doshi dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, në lidhje me performancën e qeverisë. “Qeverinë duhet ta analizojë grupi parlamentar ai që e ka votuar. Por, këta ministrat tanë nuk i përfillin më deputetët, madje nuk i hapin as telefonin sepse u duhen deputetët vetëm për fushata që të mbledhin vota. Këtë arrogancë, nuk e kanë pas as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk kanë mbështetjen e grupit parlamentar duhet të ikin. Nuk punuam dhe sakrifikuam që të kemi këtë qeverisje sot dhe këta ministra”, mësohet të jetë shprehur Doshi në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kritikat e forta ndaj qeverisë brenda grupit parlamentar vijnë në një moment kur Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta, janë duke përfunduar listën e kandidatëve të përbashkët për 61 bashkitë e reja të vendit. Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, i cili “shpërthen” rrallë në mbledhjet e grupit parlamentar, akuzoi disa drejtuese të rëndësishme, për të cilat kryeministri Rama nuk harron t’i përgëzojë sa herë që i jepet mundësia si gjetjet më të suksesshme të tij në këto dy vjet qeverisjeje. 

“Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre. Me këta drejtorë që abuzojnë do të fitojmë zgjedhjet vendore?! Drejtoresha e tatimeve, Griselda është bërë si “Vejusha e zezë” e Eskobarit e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta”, mësohet të ketë thënë Doshi para deputetëve, ndërsa asnjë nga kolegët e tij nuk është çuar ta mbështesë. Sipas Doshit, mendimet e tij kanë gjetur mbështetje tek shumica e grupit parlamentar gjatë bisedave që ata bëjnë me njëri­tjetrin, por do të jetë analiza e qeverisë në grupin parlamentar mundësia për t’i shprehur. 

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e ka lënë të flasë deputetin e Shkodrës pa e ndërprerë, dhe pse në fillim i ka kërkuar që mendimet e tij t’ia shprehte Kryeministrit Rama, kur ai të ndodhej në mbledhjen e grupit. Doshi, gjatë fjalës së tij iu rikthye dhe premtimeve elektorale që qeveria sipas tij, nuk i ka mbajtur.

“Ne në fushatë dolëm para njerëzve dhe u premtuam shumë gjëra. Madje, u premtuam se do t’u çonim ujë në çdo bimë në mënyrë bashkëkohore. Kurse, qytetarët tanë që na dhanë votën nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre për të pirë. Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre”, mësohet të ketë thënë Tom Doshi në mbledhjen e grupit parlamentar. 

104 Komente

Unë s’kam një ankim. Deklaratat e mia lidhem me ankimet që ka baza

tamom politikan. Nuk i dihet asiher

Tom's putting the foot down: A change will do the government good!

Dmth Doshi s'e ka synimin qe te fitoje kush eshte me i afte per vendin e punes, por qe te punesohen milidelet e partise.

Agron e di kush eshte njeriu simbol qe thote Dade, qe ka vrare njerez per shkak te korrupsionit?

Se ti mire qe lexon po keshtu je duke punu kunder vijes.

Tani zgjidh o je gjib o je vitalist! smiley

Lefti , tani hape krahun ne te dy pashet! Ke dhe mua me vehte.Vetem largoju nga ish kapurrali dhe forca se ky ka mbet rrugeve si xhandari  i Gjeneral Ranitasit , ...qe ruante Lushnjen, Fierin dhe Beratin bashke .

Merre me mend ka katandisur sa jep mend ...edhe Toma me nje ...nje koqe mene ! 

Eeehhhh ku e ka hallin Toma, ku e ka Lefti. Mos ki merak Left, nuk do ja preki njeri Tomes ate qe s'do ti preket dhe do harrohet dhe kjo

Dakort , po keto shantazhet jane pak te trasha, tamam si ne bilardon e fshatit.

Me kujtohet kur u bene bashke keta Ndoka, Noka, Toma dhe ai garipi , vellai i te cilit ka vra ate kryekomisarin, dhe i bene karshilluk Tahirit per pune nje ligji qe duhej kalu ne parlament. Medemek kishte ditelindjen nja prej tyre dhe nuk shkun ne parlament.

Mbas ca kohesh dolen keto letrat me kriminalizim apo qe nje garip Dukagjini i kishte shpetu policise se e kishte nxjerre nga vorbulla nje deputet i forte i Veriut.

Qeveria e kap lepurin me qerre, ndersa Toma eshte lepur qe shkon vet tek qeveria. smiley

Ama per ate Hariton ka te drejte.

Toma ka te drejte, Beqja i boni goxha favore me ilacet qe te kompensohet per sakrificat qe ka heq kur ishte me Cunin E Sheqers para disa vjeteve, ndryshe nga ajo Spiropali, qe bo si e forte e parimore dhe takso Tomen si gjithe te tjeret pa pike turpi.

Kurre nuk dopelqehen ne ate vend, femrat qe bojne detyren e trajtojne si te barabarte Burrat e Malcise si Toma, sepse nuk pasqyrojne Hallduperine e Injorancen tradicionaliste shqiptare.

n'fakt problemi duhet te jete diku tjeter. Te fakti se Toma vihet ne listen e deputetve. Se dhe ta besh prift dhe tja rruash mjekren sikur nuk shkon pastaj

Bredho, po te vinte Cuni i Sheqers apo palloshi deputet tjeter veq Tomes, do humbisnin. Eshte kollaj te shash njeshin per deputetet po populli pse i voto ? Sepse edhe popullsia shqiptare eshte e kriminalizuar ne mase te gjere. E mban historine e Qifes se Camve???? Nuk votonin presorin e respektuar Cam por Qife te fortin.... Kur Toma kritikon Spiropalin une kuptoj se Spiropali nuk eshte duke e favorizuar dhe shume mire bo. Jam kontrarian ne ate vend e si duroj dot militantet mo pas 25 vjeteve. Kur socialistat ankohen se spo futen ne pune....atehere jam pro Palloshit. I ke kap militantet e Shqupit si mburren se kan vjedh aq shume keto 8 vjet sa dun pushim nga pushteti. Shoqeria imorale nxjerr deputet imoral, sepse per 1shat e partive rendesi kan te fitojne deputetet e te bohen vete Kryeministra.

poplli nuk voton per personin po per listen qe i serviret plako. Dhe t'jesh i bindur qe listes nuk i hedh njeri syte sepse votohet per partine. Dhe te gjithe e kane te qarte si funksionojne partite ku 1shat bejne ligjin duke vendos edhe per listat. Aty behen favoret dhe ndahen detyrimet per secilin po dhe mbahet pushteti nen kontroll e minimizohen kritikat. Kshuqe eshte e kote me tregu se kush eshte Toma vec kur del kunder kryetarit. Toma eshte ai qe eshte, kjo dihet. Pytja eshte pse dhe kush e beri Tomen deputet, jo pse e votoi populli. Populli eshte bagti, kjo dihet

Ste kan thene te verteten. Kur fillon fushata zgjedhore deputete e ministra zbresin gju me gju me popullin e shperndajne leke, miell e groshe. Populli i njef shume mire deputetet si puna e atij ish-ministrit te Nanos, Dukes, qe e voton edhe kur shkon tek Republikania. Mos e vinte mehdiu, Duken ne liste, leshte e currit fitonte Republikania me listen e vet.

po dhe po t'jete ashtu, kjo nuk e ben me t'mire Ramen qe e ka fut ne listen e vet. Me ket llogjike, i bi te kete te drejte PD per kriminalizim te parlamentit sepse ti po thu qe tipa si ky jane fut te lista e PS sepse kane mbeshtetje ne popull prej dhuratave qe kane shpernda. Fare mire atehere, le t'zgjedhim nji parlament biznesmenash e afaristash te dyshimte dhe qe t'u japim njifare legjitimiteti politik, le t'i pranojme ne parti.

Palloshi me Salukun, kan nje ambicie, te behen Kryeministra, ata e hedhin vallen sipa muzikes popullore. Ata mbyllin syte para defekteve personale te deputeteve perderisa ata sjellin vota. Kjo histori ka 25 vjet, sepse populli eshte pasiv ne votim. Per shembull pse nuk votohen te pavarurit kur jane jo te forte? Ka rrenje te thella ne mentalitetin e shqiptareve per me shume qe kultura e votimit eshte e re, 25 vjecare. Prandaj gomarrlliku me e madh eshte vota e bardhe dhe jo perkrahja e individeve te pavarur e te respektuar nga komuniteti lokal.

P.S. Sa per tezen me figura te dyshimta e biznesmene, eshte nje farse Luboniste....kudo fiton ai qe ka lobimin me te fuqishem. Asnje nga kandidatet nuk konkuron me parate e veta por me parate e biznesmenve qe do ja u shperbleje kur te fitoje. Prandaj kur fitojne Republikanet tek ne, industria e qymyrit e celikut apo lobi i armeve lulezon. Fatkeqesisht Shqiptaret duke patur nje vizion idealist per demokracine nuk punojne per te rregulluar defektet e saj e dekurajohen.

ke nji problem jo t'vogel: po ngaterron lobimin prej grupeve te interesit, biznesit apo shoqrise civile me influencen ne politike te atyre qe fshehin pas pare droge e pastrim parash per interesa klanesh mafioze.
Une e kam te qarte se rrenjet jane te ambicia personale e dikujt per me qene ne krye te kupoles po perpjekja per t'i kuptu e aq me shume per te tregu me gisht lubonjen qe i shan te dy krahet, nderkohe qe dhe ti vet po ben te njejten gje ne te njejtin paragraf, me le te turbullt

As biznesi e as shoqeria civile nuk jane imune ndaj parave te droges e prostitucionit. Shume biznese i kan vene pasurite me droge, arme, prostitucion e vrasje, e me pas jane bere legjit. Themeluesi i Giants, ka qene shef policie qe drejtonte prostitucionin per vite me rradhe. Ishte aq i fuqishem sa e zbythi Presidentin amerikan te asaj kohe kur ju kundervu politikisht e ligjerisht. Po te shohesh menyren se si jane pasuruar bizneset kryesore te celikut ktej nga ne, do vjellesh nga neveria. Shif bizneset e armeve sa te ndyra jane e te pashpirta ndaj humbjes se jetes njerezore.

Lubonja nuk eshte i baraslarguar, por ne pushtet. Ai eshte ne pay-roll te Klanit, qe per mua eshte organizate mafioze dhe i ben karshillek si Palloshit e ashtu edhe Salukut kur ja do interesi per te marre perfitime ekonomike te pandershme. Lubonje ka urrejtje te dyshimte ndaj palloshit, ku spikatin elementet erotik homoseksual, si dhe kritik te dyshimte ndaj Salukut. Kush eshte kunder gjithckaje nuk lind asgje, e vec te tjerash eshte e dhe Dembel e i mos-balancuar menderisht. 

Vet fakti qe si PS e si PD marrin nga 620 mij, 610 mij vota ne shkall kombetare, nga 2 milion e 200 mij votues, tregon se ka nje handikapt te madh ne zgjedhjet shqiptare. 

Pjer, votojne 1.6-1.8 milione ne Shqiperi. Po ta krahasosh me vendet e tjera, Shqiptaret votojne ne te njejta perqindje e si brez post-materialist. Problemi eshte se Shqiptaret jan ne stad para-materialist dhe kane shume probleme te pazgjidhura te cilat nuk i adresojne duke shkuar ne zgjedhje. Pastaj po te shkojme tek vjedhja e votave, blerja e votave si dhe votimi familjar e kupton se Shqiperia ka nje kulture demokratike zgjedhore shume me te prapambetur se vendet e tjera. Ja shif ku blihen votat? Ne Bullgari e Serbi.

Varferia eshte shtuar thote Toma, sikur ti kete hequr fletet nga libri i Blushit. Ministra te paafte thote Toma, Dade i mban ison.

 Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre. Me këta drejtorë që abuzojnë do të fitojmë zgjedhjet vendore?! Drejtoresha e tatimeve, Griselda është bërë si “Vejusha e zezë” e Eskobarit e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta”

 

..kreu i opozitës Basha tha dje qytetareve ne Lushnje  se Partia Demokratike do të kompensojë qytetarët për çdo ndërtim të prishur në kundërshtim me ligjin, si dhe do të sekuestrojë pasuritë e paligjshme të qeveritarëve smiley

Kapo, eshte prishur gjo Lulthimi me Argiten e do i konfiskoje pronat e families????? Inshallah, Kapo, kete duam te gjithe ....pronat e grabitura nga shpurra e Cunit te Sheqers si dhe nga Socialistat specialiste te sekuestrohen.

Po lene mer ca thote ky , dava " maloku "   smiley

Nuk e kam idenë e prapaskenave, por kur ankohet Tom Doshi, si për mirë më duket. 

Dhe meqë jemi në lagjen e Tom Doshit, shpresoj që për Bashkinë e Shkodrës të jetë kandidate Keti Bazhdari.  Më erdhi keq që s'ishte në listën e deputetëve në zgjedhjet e 2013.  

Ndoshta kjo duhet të jetë si pyetje më vete, por kur kanë ndërmend partitë të deklarojnë kandidatët për zgjedhjet lokale?  Do bëhet fushatë apo do ndajnë tortën e pushtetit lokal?

Mua djema, me vjen mire qe rritet zeri  oponences ne PS. Vet fakti qe nje kapitalist grosist si Tomi, i konvertuar ne socialist, ngre zerin per varferine dhe paaftesine e disa drejtuesve aty, tregon se gjendja nuk eshte e mire as per vete klasen e pasur aty, pale me per te varferit qe jane shtuar si shume kohet e fundit. 

Me poshte keni debatin e plote te Tom Doshit ne grupin Parlamentar. Kur akuza te tilla i bejne vete deputete socialiste si Blushi, Doshi, Dade, Majko etj, qe kane goje te flasin, imagjinoni si eshte situata reale ne Shqiperi...

DEBATI I PLOTË DOSHI­ - RUÇI NË GRUPIN E PS

Tom Doshi: Erdha për t’i thënë disa shqetësime shokut Rama, por meqenëse ai nuk është këtu, po t’i them ty shoku Gramoz.

Gramoz Ruçi: Kryeministri kishte një axhendë të paparashikuar qeveritare, nëse ti do mund t’ia thuash atij në mbledhjen e ardhshme kur të jetë vetë, ose mund t’ia thuash dhe vetë tek për tek se e ti ke mundësi ta takosh.

Tom Doshi: Unë nuk jam nga ata që punojnë si celula, dhe as nga ata që hanë dreka dhe flasin në tavolina. Unë po shpreh këtu dhe një shqetësim që ekanë shumë nga deputetët prezentë këtu, dhe që kur të bëhet analiza do t’i shprehin edhe ata hapur mendimet e veta. Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. Qeverinë duhet ta analizojë grupi parlamentar, ai që e ka votuar. Por, këta ministrat tanë nuk i përfillin më deputetët, madje nuk i hapin as telefonin sepse u duhen deputetët vetëm për fushata që të mbledhin vota. Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. Nuk punuam dhe sakrifikuam që të kemi këtë qeverisje sot dhe këta ministra. Ne në fushatë dolëm para njerëzve dhe u premtuam shumë gjëra. Madje, u premtuam se do t’u çonim ujë në çdo bimë në mënyrë bashkëkohore. Kurse, qytetarët tanë që na dhanë votën, nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre për të pirë. Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre. Me këta drejtorë që abuzojnë do të fitojmë zgjedhjet vendore?! Drejtoresha e tatimeve, Griselda Blanco është bërë si “Vejusha e zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta!

Tom Doshi­ Milena Haritos: Nuk e di se me çfarë po merresh në atë ministri zonjë, por di që nga ato konkurset e famshme të DAP­it, po fitojnë të gjithë PDistët dhe socialistët mbetën rrugëve.

Gramoz Ruçi: Unë këto që the do t’ia përcjell Kryeministrit në rrugë institucionale dhe ai do të informohet për këto shqetësime...

Tom Doshi­ Milena Haritos: Nuk e di se me çfarë po merresh në atë ministri zonjë, por di që nga ato konkurset e famshme të DAP­it, po fitojnë të gjithë PDistët dhe socialistët mbetën rrugëve.

 

Je dakord me Tomin, Lefto? Si duket do jesh punesuar edhe ti nga Rilindja

Ua mori Tiranen ky maloku.Ate "hotel pensionin" Te Rruge e Durrsit e keni pa si ja ka nrru faqen (fasaden smiley),i ka shtu dhe i kat per qef te vet. Anej ka blloku,gjithashtu,po i zgjat kthetrat. U'a mori m'rafte pika,ua mori! smiley

Kshu eshte kur e le popullin pa opozite.. opozita tanie eshte Toma, Beni dhe Petriti... smiley

Qe ky ka te drejte ka. Po edhe ky vet eshte pjese e problemit. Lojrat e fatit dhe ter administraten e veriut ky kokcepsh i ka ne dore. Hapu dhe te futem. 

E thote pd qe qeveria esht kot. Nuk e besojn militantet
E thote populli. Prap nuk e besojn
E thone dhe deputetet e ps. Prap nuk e beso kush
Si shpjegohet?

Edi Rama eshte Messia! E verteta lakuriq,dhe e verteta dhemb, prandaj populli qe e votoi po "vuan' sot smiley se kush te do te rreh (burgos, ta merr shpirtin ne rradhe etj).

 

Ky fenomen duhet studjuar nga psikologe e sociologe. Ska rendesi rama sepse dhe tosin qe esht baba i ps e shajne. Mendoj qe kane varesi ndaj dhunes jo ndaj rames. Psh kap ali pashe tepelenen qe i piqte te gjalle ne hell. Enverin qe i denonte fisin. Po mos te kishin vepruar keshtu as keta te dy nuk do i donin sic nuk duan fatos liberalin sot.

Mbaj mend dhe per saliun kur vrau protestuesit. Socialistet neper forume filluan ta shikonin ndryshe dhe te shanin ramen per te dobet.

Cone ene ti duhet te futesh tek ky grupi per tu studiu. Nuk ju ndahet shpirti nga Cuni i Sheqeres mbas gjithe ketyre viteve.

Me ne fund po ngrohet me Shprese Shqupi, jo po e tha komandanti, Palloshin do e hane te vetet. Tom Doshi eshte Mesia, dhe Shqupi do perfshihet nga thirrjet o Azem Doshi o Hero. Cone me fal po ti ishe per dekriminalizimin apo vetem tek ata qe sdun Salukun??? Cfare do i bej Doshi Rames? Do e bej te humbas zgjedhjet lokale ne Shkoder, ne qendren Ballkanike? Po le te dali Toma kandidat per Kryebashkiak ne Shkoder e ta shofim.

Cfare sbo Luli e bo Toma....dum Tomen Kryetar opozite.

Ti me trego i her pse je dakord qe ju dha drejtsia dhe shendetesia metes masanej te jthej pergjigje per pikpamjen time ndaj shqupit.

Shendetesine e ka akoma PS, Cone, e kishte...e kishe LSI ne kohe tate. 

Jo se nuk ja le Toma, biznesmeni i suksesshem i ilaceve. Po e merr dhe e ka morr jan dy gjona te ndryshme. Po mire Toma, Cone, a i shef fishkzarrret e fitores tek kampi blu? Ra qeveriu, do i emeroj Toma Ministrat qe ketej e tutje.

Pak rendesi ka a e ka marr aj ajo. Un po pyes pse je dakord ti qe ti jet keto dy mi istri lsi-ja?

Une sjam Toma, Cone e si vendos une ministrat. Per te njejten menyre qe LSI morri transportin e bujqesine, mendoj une. Kush e tha qe une bi dakort njehere....une tregoj cpo ndodh dhe jo se shkojne gjonat pas midese time se sme pyet njeri. Ke ti ndonji teori konspirative te lexume tek FB e komandantit per ket qeshtje????

Kshu the ti
Do e morri Koqo me Lsi ket ministri e do rregullohen gjonat per te mire per ty Cone.

Po bosha hajgare Cone, se e di sa per zemer e ke KOQON me Liken. Apo beso ti se Beqen po e sulmoshin ne parim keta???? Ti ma shpjego? Po se disha qe do arrije tu bojshe ene DOSHIST ti qe sna duro as ne Tironcave.....Evolucioni Cone, gjo e modhe.

E drodhe eee
Jo mir kshu. Ngele si turqit me dredha ne bised. Ske evolu fare.

Turq si Hamzai je ti me Tomen, Cone...apo si Haxhi Qamili...nejse me pelqen perqafimi i'Doshi CAUSE' i bluve, me Liken NEXT....Veq ai i rrjedhuri te vije ne pushtet.....

Prap e sillni ju tironcat e jugoret sic e sollet pasi ju mori lejet ne 97 se vetem me votat e veriut nuk fito dot.
Apo do thush qe vodhi zgjedhhet sala kur ishte tosi ne pushtet se ca nuk thoni ju te ardhurit nga turqia.

Shiqo, ti, te ardhurit nga Turqia, jane tradicionalisht votues blu, jane konservator e me cipe e nuk votojne per Edvinin Lakuric...e pe mo me dash kurbanin e lulthimit ne Bashki si u mblodhen Turkoshaket tuaj.

Sa per Cunin e Sheqeres, veq 1992 nuk ka fituar kurre por veq ka vjedh kuti votimi e intimidu Shqiptaret qe se kan dash. Kot nuk ju kam quajtur Taliban juve te Shqupit se keni praktika te thella tradicionale Arabo-Komuniste, ku ene komandantin e keni Kamunist te 8 Nendorit 1968, si asnje vend tjeter ProEuropian. Nuk kemi cte bojme ne te pafajshmit qe kemi opozite ndjekese te Mullah Omarit e jo te interesave te vendit, qytetit, fshatit a njerezimit. Per fjalen e Mullah Omarit, ju sakrifikoni femijet tuaj e jo te ardhmen e Shqiperise.

Si paska vjedh zgjedhjet sala kur ishte ps ne pushtet se na habite. Mir mandatin e dyt ok po te parin cne? Vet pra e votut ju tironcat e ato jugoret qe u vran ne 97 per te sic u vran per meten te cilit i dhan voten zghedhjet e fu dit. A e kupton ca niveli keni. Te ardh nga azia mo. Ska gje per tu habit.

Si i paska vjedh Cuni i Sheqers kur Tosi Nanes ishte ne pushtet pas 8 vjetesh....E mer Cone, kur nuk i kap ca gjona elementare...si banditizem e Talibanizem tregon se i ke vu fashen syve e digjo veq Facebookun e komandantit....se Facebooku ka thone ai do e rrezoj Ramen. E di qe ndjehesh keq i rrethuar nga Turkoshaket e Shqupit, por ke bere zgjedhje te gabuar si Hamzai, Cone. Gjynof se tingellon ene i ri po hec se do ju udhezoje Toma.

Me ket logjik qe ke ti ska bised tamam. Ti kshu do thush dhe per ramen. I shiti votat berishes sic po thu per tosin qe paska len berishen ne opozit me vjedh vota. A e kupton sa e merzitshme esht kjo lloj bisede?
Sa per tom doshin kuptohet qe po behet show qe te marr prap vota ps-ja edhe pse shkodranet jan te zhgenjyer. Ai prap me ps esht e deklaroi. Sesht qe po del i pavarur. Nuk besoj ta han shkodrant ket mashtrim.

Te binda me fakte qe jeton mes Turkoshakeve dhe Arabet votojne kryesisht blu? Bisede e frytshme do thosha une, e lodhshme gjithashtu se nuk thithni fare.

Sa per Shkodranet, ata do te votojne per kandidaturen qe kontribon me shume per qytetin e tyre e jo per Josefinen a Tomen. Vertet me ben pershtypje fakti qe entuziazmoheni nga Toma. Tomen nuk e pyet Palloshi e hudh vickla. Nuk e pyet as Spiropali qe ka taksat.

TE besosh se Tomes i dhimbsen Socialistat duhet te kesh tru neurokirurgu qe ta deduktosh. Kokat hongshin o Cone po ty cte hyn ne qase se kush fiton ne Shkoder? Po te dhimbset PS me duket si komandantit. Te fitoje ore me i pranueshmi e prandaj ka zgjedhje se ndryshe do kishim veq emerime. Toma kercenon Ramen se sdo morri vota ne Shkoder???? Po kush voto aqe Shkodranet apo Toma familjarisht. Turp nga ky bajraktarizem ne vend e mjere ato femra me cjane mesuar te shofin cdo dite. Nivel primitiv i kultures politike. Nejse ti e nxorre Tomen si show...ene show force mund te jete....por per fitime personale.

A e di ca dmth fakt? Dhash fakte thot.

Esht show per perfitime te ps. Kujton se do fitoje votat e te zhgenjyerve duke ber opozite brenda ps me tomen benin etj. Me kete menyre ka pranuar deshtimin e saj.

Te ben me vjell kjo lloj politike.
Dalin deputetet e ps e thon ka deshtu partia socialiste po na jepni votat ne se ne jemi shpresa. Nonsens albanistani me nje kryeqytet qe filloi me nje xhami nje furr buke e nje hamam.

Nese ke dyshime per faktet, shif delet poshte qe ka vu Kapo, ato bot kurban ne Tirone per Lulin, mos i anashkalo faktet, pale torten tek pallati kultures nkrah te xhamise...ti me byrazerat e konsumuat me kova si pashallare blu. E thu qe skum ardh nga Asia a si kom Turkoshak shoket blu te organizates.

Ta kum thon, sado qe kriza ekonomike vazhdon, Shqiptari sharro krahun e se hudh ate vote mo tek Shqupi. Dalin deputetet e PS e ankohen....po le te ankohen ty pse te djeg...me mire per ty do humbas Rama zgjedhjetsmiley

Cone, une shof nje fakt tjeter, qe sja mba menerja Lulit me kandidu ne Tirone se e ka te humbme...pra sjan gjonat elektoralisht aq keq sa thone deputetet e PS, ndoshta bizneset e tyre. Po edhe po humbi PS nuk eshte fundi i botes. Funi i botes eshte kur del Vjosa nga shtrati apo bohet Shkodra si Venecia. 

Un nuk du qe te votojn shqiptaret as per lulin kompilin e enverit as per ram deshtakun qe ju perul metes e as per berishen qe te komandoj nga shtepia. Un du qe te mos votojn fare. Kur te ket mospjesmarrje masive ne zgjedhje ateher ndryshon realisht politika. Po me militant te devotshem allahu akbar zgjohu enver nuk shoh shprese.

Un nuk du qe te votojn shqiptaret...smileyUn du qe te mos votojn..smiley...

Pioner ! Në luft për Çështjen e Partisë dhe Popullit Shqiptar të jeni  Gati !

Gjithmon Gati !

Hair të nderuar admin .Jo për gjë po kur vijnë dhe debatikasit me kurajo e thirrje për Burra e Gra sikur merr flakë situata smiley Tronditet Politika nga themelet dhe ndryshon realisht smiley

Diell e Dritë ua bëftë që nuk kini dallim moshe për anëtarësim në Blog !

Protestat po i ben pd. Nga ana tjeter me votim num vendosim dot kush te fitoje. Ate e vendos lsi. Kshuqe e vetmja shprese eshte te mos votohet fare. Vetem atehere ndryshon dicka.

Ajo pune sbohet, se po sdolen njerezit e thjeshte ne zgjedhje, del Toma familjarisht e i fito zgjedhjet. Nxirrni more dembela kandidate te pavarur e boll votuat kryebashkiake me 4-5 mandate. Po snxorret kandidate te pavarur as per zgjedhje lokale harram e paci tastieren e internetin. Ju prisni tja u sjelli demokracine ngoje LIDERI,...dilni e jepni kandidaturat e pavaruara po sju pelqeu situata e do shikoni qe do kete HEMORRAGJI votash e ndryshim gradual. Jeni pasiv Cone, kjo eshte e keqja kryesore. Pastaj se per ke voton poplli nuk eshte puna jote se ti nje vote ke.

Masat nuk kan pse nxjerrin kandidat vete. Mjafton te mos votohet fare dhe del vet kandidati ndryshe nga pd ps. Nuk funksionon kshu sic thu ti. Skemi pse te perzihemi ne politike e kandidate. Me kemb ne toke. Vetem voten kemi. E provum i her budallallekun ne emer te popullit.

NE zgjedhjet lokale eshte rasti me i mire per te nxjerre kandidate te pavarur. Fundja ne fshatra per lokale votohet fshatce po ta shikosh holle holle. forcat alternative dalin nga testimi i kandidateve te pavarur a te pakonsumuar. Nuk ti zbret njeri nga qielli. Pas 45 vjet monizmi te heqesh dore nga nje votim defektoz por disi i lire eshte veteshkaterrim.

Pse esht vetshkatrrim per masat dhe jo per politiken mosvotimi. Nderkombetaret kujt ja trheqin veshin ne nje situate te tille? Qytetareve apo politikaneve?

PSE????

Sepse masat nuk jetojne dot pa shtet, rregull e polici. Ndryshe nga Bajraktaret qe mund te jetojne ne keshtjellat e tyre ne Vicidol, Qeparo e Lalz, te rrethuar me trupa te armatosura e begati, qytetari i thjeshte jeton nga Ceku ne Cek. Kur ndoshin 1997, me shume vuajti fukarai, se zengjini e rregulloi veten. Trotuareve si prostituta e lypsa perfunduan te vobektet me shume se cdo grup tjeter. Prandaj eshte veteshkaterrim dhe perforcim i bajraktareve ekzistues.

Pushtetaret zakonisht marrin peng popullsite me shantazh e kercenim, njesoj si te Paret e tuTurq, qe mblidhnin taksa se krijonin siguri e rregull. Ilaci eshte Demokracia, ku individet i marrin grimca pushtetit te plotfuqishme me vote dhe i dobesojne politikisht. RRuge tjeter nuk ka. Kjo qe propozon ti con ne shkaterrim te popullsise dhe rikthim te bajraktareve ne forme monarkie, si shpetimtaret e zones se populluar te pushtuar nga anarkia.

Ti je dakord ti pagujm turqve taksa . Un nuk jam dhe nuk ja kam pagujt kurr si cdo mirditor tjeter.

E dyta mosvotimi nuk dmth anarki 97 etj. Thjesht europa i ben verejtje mbare polikes qe ti pershtatet popullit te vet. Ti mendon qe direkt do ket 100% mospjesmarrje ne votime? Jo. Do ket pak me teper se zakonisht lor mjaftueshem per te bere presion qe te ndryshohet ndryshe heren tjeter do kete vertete anarki.

Jam dakort apo jo une, nuk ka te beje me FAKTIN.

Ti si Mirditor, u ngujove ne Mal se te eci fati dhe Turku nuk ja kish ngene te ngjitej deri atje per taksat e tua. Kur zbrite ne Greqi ama, ta morri erzin shteti si bashkeatdhetarve te tu mocalor. Ky eshte shteti, e pergjigjia eshte vota per tja cmprehur dhembet.

Kujdes me Europen qe e sheh si shpetimtare, se eshte e lodhur, e nuk ka nge te merret me Shqiptaret pasi u kujdes per nja 1 milion nga ne. Europa ka me leverdi ti shohe Shqiptaret te pakesuar fizikisht ne Pranvera Arabe se ti strehoje ne kampe me parate e taksapaguesve Europian.

Jo more jo. Kush ti ka then kto budalliqe. Ne sjemi vetem mbrojt nga turku por dhe e kemi sulmuar e kur ta sulmosh nuk perton te ngjise nje mal per te te eliminuar. Ci keni kto kalamanlleqe. I mbijetuat turkut se num hipi dot ne mal. Pse e genjeni veten keshtu.

Te thash dhe njehere sa te jet lsi nuk vendosim ne me vote se kush fiton. Duhet ta kuptosh kete. Eshte e thjeshte. A votuam per ramen dikur dhe lsi i dha pushtetin saliut.

Nuk e shoh si shpetimtare por dhe si komanduese te politikes me blair etj. Me mire kjo sepsee kur nuk ka pkesmarrje ne voti.e vet ajo ndryahon dicka. Kshu mendoj une te pakten. Ndoshta na plas ddhe ne diktature . i bie shkurt. smiley

E thote populli. Prap nuk e besojn

Po keta qe s'besojne,kush jane? smiley

Emigrantet. smiley

E o popull,sa gjera behen ne emrin tend.Ja edhe ky trapi ne emrin tend flet

Braking News nga seanca e sotme e Parlamentit

Doshi i hap luftë Ramës: Bukëshkelur e mosmirënjohës. Bëj transparentë. Ekonomia më keq se në kohën e Berishës

Rama është mosmirënjohës, bukëshkleur për mua dhe për të gjithë ata që e votuan në Shkodër. Sa ka filluar lufta mes meje dhe tij. S’kam gjë personale flas në emër të bazës…Ekonomia më keq se në kohën e Berishës".

Drejtoresha e Tatimeve? Të japë Rama përgjigje për lidhjet nepotike që ka emëruar ajo në dogana etj”, tha Doshi, duke paralajmëruar se “kur të flas më tepër do t’i drshen themelet mazhorancës dhe opozitës”.

Deputeti ka premtuar në prononcimin për gazetarët jashtë Kuvendit: “Do të jem një kritik ma aktiv se me ken në opzoitë”.

Ai tha se s’ka lidhje me Berishën dhe i rikujton Ramës: “Edhe Berisha edhe Topalli s’kanë fituar luftë me mu. Jo me Rama. Se lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”.

Pyetjes nëse i druhet përjashtimit, Doshi tha: ”Për ça? Kërkoj transparence ndaj Edi Ramës. Ka premtuar se s’do ketë korrupsion, lidhje nepotike që për 1 vit e gjysmë i kanë kaluar 4 vjetshin e parë të Berishës”.

Ndër të tjera Doshi shtoi se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PS: ”Se përfaqësoj të gjithë elektoratin e Shkodrës. Kam 10 vjet në politikë”. 

Si mo braking news?
E mos i qr tani!

braking mër braking

"Ai tha se s’ka lidhje me Berishën"

pra kujdes! po thote ska lidhje me Berishen... qe nese ben dërcklen neser pasneser, mbetet konsekuent.... sepse per lidhje me Lulin spat thene gje..smiley

per bese, mendjeholle ky Tom-tom Doshi!

Ka shpenzu 1 miljon e gjys euro shoku dhe e ka ktthy Shkodren permys. S'i ka harxhu me ba minister Sajen dhe ky me i shit pordhe. Don hakun tjeteri. smiley

Kokes i ke rene. Ky qe ka te drejte ka po si ben kto per qellime parimore po per xhepin e vet. Dhe ta thote shkoqur katunari: i kam premtuar bazes dhe baza pret. Ky kerkon qe cdo gje ne shkoder ta caktoje vete, nga shefi policise der te drejtori doganes hanit hotit. Spo flas per lojerat e fatit e te tjera. Po Rames mir ti behet se vet e caktoji deputet ket zagar. 

Deputeti socialist Tom Doshi shpall lufte me Kryeministrin Edi Rama: "Po fola do te dridhen themelet e mazhorances e qeverise"
http://www.noa.al/artikull/t/474134.html

 

nga keta njerez nuk do te behet kurre Shqiperia

 

Keto qe thote Toma qendrojne dhe i shohin te gjithe, problemi eshte qe nuk po e ze meraku per te rregulluar situaten po per interesa te ngushta personale.

p.s nard ndoka qe per pushime ne kube

Filloi kanibalizmi brenda llojit...

"kancer qe nuk sherohet" thote Doshi, filozof per at' Zot !

Paskemi KPD bis sivjet, por ne Laprament smiley

Idrizi paska shkuar me pushime ne Kube a si ? Asnje reagim nga celula e kuqe e SHBA-se...

Doshi :  "Le ta thotë Rama pse i kam për interesa personale ato kritika që kam bërë. Kur të flas më tepër do të dridhet nga themelet kjo maxhorancë" - tha ai.

Do të shohim se cili do të jetë fitues i kësaj lufte. Unë kam kërkuar vetëm që të bëhet transparencë. Çfarë të them. Ekonomia është më keq se në kohën e Berishës. Edi Rama është një mosmirënjohës dhe bukëshkelur”- tha i zgjedhuri i socialistëve në qarkun e Shkodrës.

Përsa i përket këtij qarku Doshi hedh edhe sfidën personale. “Rama e di sa kemi punuar në këto zgjedhje për të marrë atë rezultat që morrëm në Shkodër. Do ta shohë tani Rama sa do të marrë në zgjedhje.”

Nji gje eshte fakt kuptimplote : ..tek e majta nuk vihen kurre te gjithe ne rresht ! Por Toma ka qen kahere ...per jashte rreshti.Sepse menyra si flet, kapercen arresyet e perfaqesimit ..gjoja te bazes.Atij nje interes i madh i eshte mohuar ..! 

tek e majta nuk vihen kurre te gjithe ne rresht  smiley

s'u maka Lefti te kjo tema. U desh Tomi, se u bom per mall. smiley

O Leftoooo 

smiley

Mire t'i bohet ktyne t'Ed Rames.

S'e dishin keto car mafiozesh po futshin ne krevat? E dishin! Tani te durojne pordhet e ketij dhe gjithe gangsterrave qe i pranune!

Ja dhe kjo duhej. Te viktimizohet rama. Rama esht engjell por se lejn djaj . Engjell me arm kimike ne mendje.

Nje nga 5 kushtet per nisjen e negociatave me BE-ne eshte forcimi i opozites. 

Faleminderit Rilindje qe po forcon opoziten!

Te ecim me shpejt drejt negociatave me BE! 

them se Tomi do e betonoje opoziten, edhe me mire se tosja dhe kaci smiley

 

E parafyturo dot se si do jete opozita kur ti bashkangjitet dhe Blushi?

Ezhderha!

Maje men po nuk i pruni Lefti me Kapon fjalimet e Blushit ne parlamen me bold.

 

Idrizi paska shkuar me pushime ne Kube a si ? Asnje reagim nga celula e kuqe e SHBA-se...smiley Po kërkojmë nazistët LeftKope .Thonë që i ke pais me pasaporta diplomatike shqiptare të SHQU-pit dhe i ke fut në USA si azilantë .

Mu trete LefTKope mu trete / sos për mua a për ti / po për gjithë Vilajetet / për Mëmën Shqipëri ..

Tu keqen . Po ti e di që unë matem me deshij jo me shelegër . Sepse je fut dhe ti në këtë prurje për kalamaj e karieristë nuk e marrte vesht . Më je bërë si plakat e Lagjes me thshetheme mbledhjesh . Ku i ke thirrjet " Rrëmbeni Armët .Dosha kritikoi "

Këtu lexoj se asgjë  nuk ka ndodhur që nga koha e rp Dr Florit ..

I humbi PS-ja zgjedhjet . Ka bërë dr Flori një këngë  smiley

Tani çfarë sheh ndryshe përveçse " Ka bërë njaj Doshja or tie një diskutim " smiley

Më mirë shih lart si ua ka kaluar dhëntë nën shalë Grande Kaka . U kujton kohën kur Labëria i dhuroi dhëntë  Veriut , pasi u ngordhën nga Ngricat e të Ftohtit . Dmth dhëntë e durojnë të ftohtin , sqeprit dhe dhitë ngordhin !!!

Njente Kapo godet përsëri !

 

Po mor po,doshet jane kudo ne ket sistem qe ngriti Sala me Fatosin dhe qe i shkoi pershtat dhe ketij palloshit. Pse nuk asht Dosh,Duka qe e promovoi Nano,po Koco me te tjere shoke ?

Jetojme ne epoken e doshizmit!

Koha e (ko)Dosheve.

Sikur ishte koha e Rilindjes? Se me rregull treshi i bi Rilindja e ...smiley

Drita e Rilindjes nuk mund te pengohet nga hijet dhe hajnat e te shkuares. Ora e Gjyqit te Madh po vjen .Le te dridhen mekataret smiley
 

Mesa duket mbas 50 shades Beqja rimbursoka dhe vibratoret.smiley

Kur nuk ka opozite, ajo duhet krijuar. Qofte edhe nga radhet e maxhorances. Tom, pse nuk krijon nje parti te re, ate te katunareve? Je tipik perfaqesues i tyne.

Sa gjynof me vje per ju atje ne Shqipni! 

Ju kane vone perfun. Knej ju abuzojne te gjithe, duke fillu nga polici i trafikut duke maru ke doktorat. 

Ju kane hyp rrugacet persiper, dhe kur flet nji si puna e ketij Doshit, tundet vendi. 

Rob si ky dhe rraca e ketij, cadren e plazhit te ma kishte vene afer, isha cu e kisha shku ne vend tjeter! smiley

Ky, juve ju ka mbi ne tru, ka nje jave!

Deputet vllaji! 

kur flet nji si puna e ketij Doshit, tundet vendi. 

smiley Sa duket qe e njeh kete vend vetem nga lajmet. Sa dekada ke pa shkelur? 

Gjynah jane dhe ata qe i takojn nje her ne 3 vjet te afermit apo te dashurit e tyre.

Ore si s'doli nje nga keta te veriut burre qe ta mbaje fjalen e t'i shkoje deri ne fund asaj qe ka nisur? Dhe ca mendesie, pale. Nenkupton qe ka informacion per gjera te paligjshme. Moskallezimi i tyre e ben te tijin akt kriminal. lol

Mungon çasti i filmimit të Doshit në WC .Materiali jo iplotë smiley Nrysh nuk mund të fillohet një koment nga kalemi Xhiboles .. Pse vajti ? Çfarë fshehu ? ..e me rradhë !

Të mendosh Doshin në Wc pas një dreke të Bollshme ..vetëm Lapsi i xhiboles mund ta ketë këtë fantazi smiley

Mo ma merr për keq po më zëvëndëson Grande Kakën . Kur s'kam atë më duket Blogu pa jetë ..monotoni , i mbushur me kalamj. Flm që vini dhe e pasuroni smiley

rapadam rapadam rapadame / e kalemi paska lajme ..

Mu sikur mu pa dhe që Doshi kishte rrudh vetllat , Koçua kishte shtri dorën . ndërsa Bushati vetëm pastronte dhëmbët me gjuhë dhe nuk po përtypej smiley

Pas kësaj lapsi ...Xhiboles bën Lajme... për kë ??? smiley

LefTKope lidhi se të turpëruan.Të futën në valle me rapadam smiley

Tomka dhe shoket e tije..

Këta të kujtojnë atë skeçin e të ndjerit Raidhi ...

Do hyj te Drejtori dhe do ja plas Bombën....

Mos more ...

Do hyj..

Kur doli ..Hë mo ç'ndodhi ?

 Sa i hoqa siguresën, më tha " ik pirdhu tani se nuk kam kohë të digjoj ..Dhe nuk e hodha , po dola ama . Nuk ja vara .

Hajde Rrota të mBëdHaja që paska makina smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).