Shkaku i varfërisë nuk gjendet te historia e popullit tonë, kultura e vendit tonë apo natyra e vendit tonë.

Qeverisjet neoliberale të pasluftës të orientuara në privatizim dhe asfalt po e bëjnë vendin tonë të pajetueshëm. Fundamentalistët e tregut të lirë e abortuan prodhimin vendor kurse bankat në Kosovë janë fajde me letra. Paratë e fondit të privatizimit, të fondit pensional si dhe depozitat bankare të bankave komerciale janë investuar jashtë vendit. Ekzodi i parasë patjetër që përcillet me ekzodin e njerëzve. Asfalti nuk hahet: 45% të varfër dhe 18% në varfëri të thellë nuk i kanë hall gropat nëpër rrugë, por ato në stomak. Modeli socialdemokrat, shteti zhvillimor i orientuar në prodhim dhe industrializimi i vendit janë zgjidhja. Pa fabrika nuk ka as ekonomi e as shoqëri.

Njerëzit e kanë humbur besimin në institucione e mandej edhe shpresën për ardhmëri më të mirë në Kosovë. Në vitet 2006 e 2007 nisi t’i dalë boja çlirimit, por mandej u shpall pavarësia. Tash që po i del boja pavarësisë nuk ka kurrfarë kompensimi. Korrupsioni e sidomos nepotizmi dhe krimi i organizuar përherë i pandëshkuar ua kanë errësuar perspektivën posaçërisht të varfërve dhe klasës së mesme. Arsimi u bë diplomë pa dije, shëndetësia spital për të vdekur, ndërkaq papunësia po rritet si sasi, si kohëzgjatje dhe si pabarazi: një pakicë mban nga disa vende pune kurse shumica dërrmuese nuk e ka asnjë të tillë.

Vëmendja institucionale dhe mediatike është shumë më tepër e përqendruar te çështjet si Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së, ekstremizmi fetar, nevoja për dialog me Serbinë sesa te zhvillimi ekonomik i munguar dhe mjerimi social gjithandej i pranishëm. Qeveria është compradore ndërsa përfaqësimi institucional e mediatik është elitist. Shumë tregtarë importesh u bënë politikanë, edhe më shumë politikanë u bënë tregtarë importesh. Të pasurit shfaqen shpesh në televizor si individë dhe si personalitete. Të varfërit shfaqen rrallë në televizor si turma ose si numra statistikash.

Ikja e shqiptarëve të pakënaqur i leverdis edhe Qeverisë së Kosovës edhe Qeverisë së Serbisë ashtu sikurse edhe mafiozëve të ndryshëm që kontrabandës me naftë, cigare, drogë e barna po ia shtojnë edhe trafikimin me njerëz. Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të ekzodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional. Për më tepër, qeveritë e djathta perëndimore, si zakonisht, u mundësojnë korporatave që t’i përdorin emigrantët shqiptarë që punojnë në të zezë si armë sulmi kundër sindikatave vendëse atje.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës ka shpresuar sinqerisht në një qeveri të VLAN-it që përbënte shumicën parlamentare.

Tradhtia e Isa Mustafës që e braktisi marrëveshjen e 10 shtatorit 2014 për kurs të ri të shtetit duke përfunduar te marrëveshja e Rashkës së 9 dhjetorit 2014 me Thaçin dhe Jabllanoviqin i ka zhgënjyer pamasë qytetarët. Kur kësaj iu shtuan vota e Isa Mustafës për Kadri Veselin për kryeparlamentar, programi qeveritar pa shifra për dallim nga fushata elektorale me premtimet për 200.000 përkatësisht 120.000 vende të reja pune, e deri te buxheti 2015 i kopjuar nga viti paraprak, gjithçka u bë e padurueshme. Energjia e VLAN-it është edhe më tej në popull dhe kjo energji pashmangshëm po bëhet fuqi që i ka dy rrugë të ndryshme dhe të njëjtin mjet transporti: autobusat për te kufiri në Merdar apo autobusat për në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Mirupafshin në shesh – për Trepçën, për shokët tanë në burg dhe për gjithçka që nevojitet për ta bërë Kosovën Republikë të shumicës.

Prishtinë, 5 shkurt 2015

35 Komente

Ngado qe te shkoj
Eci dite e nate
Me pyesin zogjte e malit
Nuk me lene rrehat
Me pyesin ata me pyesin
Sikur nuk e dine
Ku shkojne Kosovaret
Pse ne Kosove nuk rrine
Me pyesin ata me pyesin
Sikur nuk e dine
Ku shkojne Kosovaret
Pse ne Kosove nuk rrine

Te vuash te njejtat probleme si disa shekuj me perpara duhet nje antropolog i forte per ta kuptuar. po per kete rastin tone edhe josef mengele do qe diletant

 Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të ekzodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional. Për më tepër, qeveritë e djathta perëndimore, si zakonisht, u mundësojnë korporatave që t’i përdorin emigrantët shqiptarë që punojnë në të zezë si armë sulmi kundër sindikatave vendëse atje.

Vitalist !

Ky qenka me keq se sa mendohej!

i forte je me kete Vitalin, ku ja ke gjetur smiley

Vital eshte ilac qe te ben te zgjuar. 1 kanaqe gjys litri ben 1.5 euro.

Rrjedhimish kush e pi kete quhet vitalist !

smiley ka nevoje per trajtim apo e jep efektin qe ne dozen e pare.

Interesant, ti nga e di e nga i njihke kaq mire antaret e peshkut se sikur je "Anëtar që nga data 1 Shk 2015"

Me ndershmeri nuk jam ndonje qe nderron nickun here pas here, thjesht e kam ndjekur si forum, edhe ty smiley

po 'komentuesi' eshte i sakte me faktet qe sjell dhe e kam ndjekur qe kur piqte koromenet smiley

Shume thjesht.

po ta lu syrin. Nuk eshte shkaba se ai ja lu vec meshkujve

jo jo duket qe seshte stili tij. ai jeton ne shqiperine e 2050, pa e ofenduar se nuk eshte as i pranishem ne diskutim.

" Pa e ofenduar se nuk eshte as i pranishem ne diskutim "

Me mire ta vrisje se sa ta thoje kete , qe nuk eshte i pranishem ne diskutim.

Per kete diskutimin ketu flas, pa keshtu e di qe vigjelon mbi forum.

 Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të ekzodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional.

Dyshoj qe me kete eshte nxituar z. Kurti pasi papunesia ka arritur nivele shume te larta ne vendet evropiane . Nese imigracioni perben interes, nuk eshte per te plotesuar nevojat industriale te tyre, por me teper do thoja per te rritur demografine e secilit vend.

me teper do thoja per te rritur demografine e secilit vend.

qe ne thelb eshte e njejta gje ! (te gjithe ne ketu e dime se sa me shume shkojne vitet, aq me shume ulen mundesite per te perfituar nje pension dinjitoz)

Bravo Stalker, e ke kapur dhe nuk e ke kapur. Keto skemat piramidale te pensioneve dhe sherbimeve sovciale socialiste, duan gjak te ri qe ta thithin dhe tua japin me te vjeterve dhe atyre qe parazitojne mbi keto skema.

Dmth Albinleshi duhet te shaje neokomunizmin qe eshte perhap ne Evrope dhe qe i ben shqiptaret te shkoje te jetojne si parazite, ne Praris, Berlin etj..

 Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të ekzodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional.

Po pra Kosovaret dhe emigrantet qe punojne ne te zeze po e mbajne Europen ne kome. Nuk i ka tregu njeri kti palles se emigrantet ne europe mjelin sherbimet sociale?

 

dmth establishmenti (ekonomik, politik, kulturor...) eshte budalla ketu, ë ?  smiley

mos me thuj qe e beso se korporatat perendimore po perdorin katunaret e Gjilanit per te kerrcenu puntoret perendimore. 

po e shtrum ne keto terma muhabetin, doemos qe s'do merremi vesh... .

1. Ti njeh modelin amerikan (ose edhe me gjere, amerikano-verior) dhe ne nje far' menyre, e perkthen (perthyen) tek ai europian. Jane te ndryshem, sepse kane histori te ndryshme. USA eshte komb riosh krahahsuar me kombet europiane (jo me te gjithe, por me nje pjese te mire, po).
2. Fitoret sociale ne Europe (rrjedhoje e shume gjerave, s'po i numrojme), nuk kane impakt (ose edhe me sakt, jane pa lidhje) me nevojen per krah pune. Qe katunari i Gjilanit, i konvertuar ne murator do perfitoje deri diku prej disa prej tyre nuk do te thote se europa del me humbje.
3. Qe nuk publikohen per arsye elektoraliste (fuqizimi i ekstremit te djathte) eshte nje gje, pore verteta eshte se te gjithe raportet ne sirtar (se think tanqe nuk keni vetem ju smiley )  por dhe jo vetem te tyret, konfirmojne rendesine kapitale te futjes se krahur te ri te punes ne vendet europiane.

ps: problemi i Albinit nuk eshte tek keto qe shkruan. Eshte gjetiu.

Veji men sec te 13.

5 femije i kan! 5 femije!

A pret ai idiot te vi Thaci me Mustafen tja vejne kondomin?

 

Gjynah qe I merr neper goje se paskan femije si drita.nga halli largohen jo nga qejfi.ashtu si ke ikur ti kane dhe ata te drejten e tyre te ndertojne jeten ku te duan.

Gjynah qe I merr neper goje se paskan femije si drita

misherimi i simplicizmit je!

Dhe simplicizmi e dime se virtyt i kujt eshte. 

Simplicity is the secret to eloquence .

 

Mark twainsmiley

USA, more STALKER, nuk eshte komb unik,  por nje bashkesi kombesh ..

grave, mua ne shkolle me kane mesuar te them 'la nation américaine' pra kombi amerikan. Në njëjës. He te keqen, mos na i reviziono diturite elementare

Qeverisjet neoliberale të pasluftës të orientuara në privatizim dhe asfalt po e bëjnë vendin tonë të pajetueshëm. Fundamentalistët e tregut të lirë e abortuan prodhimin vendor kurse bankat në Kosovë janë fajde me letra. Paratë e fondit të privatizimit, të fondit pensional si dhe depozitat bankare të bankave komerciale janë investuar jashtë vendit. Ekzodi i parasë patjetër që përcillet me ekzodin e njerëzve. Asfalti nuk hahet: 45% të varfër dhe 18% në varfëri të thellë nuk i kanë hall gropat nëpër rrugë, por ato në stomak.

 

shume  i dobet ne argumente kesaj radhe Albini.. ose me sakt, populist i skajshem! 

nuk haet  asfalti mor Albin, po ja qe na con me shpejte nga  A ne B. dhe me shpejte dmth kursim kohe!  dhe meqe populli yne trim e liridashes  thote: koha eshte flori, ja pra qe terthorazi perfitojme edhe leke..

por asfalti na ndihmon te gjejme edhe pune diku me larg, nese ate nuk mund ta gjejme ne fshatin apo qytetin ku jetojme..  gjithashtu asfalti i ben te mundur fshatareve, bie llafi, ti cojne femijet te ndjekin arsimin e niveleve me te larta ne qytetet qe kane prane, apo  te shkojne me shpejt ne ambulanca e  spitale kur kane nevoje per to.. dhe keshtu mund te japim plot shembuj  te tjere..

pra asfalti Albino nuk eshte aspak keq, sepse eshte investim ne te mire te te gjitheve.. prandaj  me mire te perqendrohesh te korrupsioni i klases politike/qeveritare  ne Kosove, kjo eshte ceshtja!

I vetmi (por dhe kryesori) mekat i Albinit eshte qe e ktheu VV ne force parlamentare.

Tashme Albini dhe VV, automatikisht bejne pjese tek Pakica e Republikes !

 

te pakten Albini eshte nder te vetmit politikane ketej e andej kufirit qe mundohet ti shpreh mendimet e tij ne karte. Me.duket çun i sinqerte ne ato qe mendon dhe thote. I ka te qarta objektivat qe do te realizoj. Keta zorraxhinjte e tjere te ketej e andej kufirit jane per ti dredhur e ti besh kokurrec.

Nga Amerika thone se nuk e rruajne shume per sinqeritetin..

Europiano-socialistet thane, I sinqerte duket ky tipi, hajt ti japim pushtet dhe si pasoje pollen Lenina, Stalina, Hitlera etj etj...

Ta lexosh ti Hitlerin sa i sinqete eshte/ishte!.. Ehe...

Jeta sot eshte Parlamentrae dhe i nderuari Albin nuk ka se si ti shmanget .Atje ta beje dhe Luften qe te provohet se sa i Vlere do jete  ne rast marrje Pushteti .Me to qe ka thene do ballafaqohet .Trimi mire me shoke shume .

Po na kem hall se Abdullahu ka vu Callmen me gri Gri ISIS or tie me mushkat e gomeret e Ajrit .

Albini do ishte mire qe se bashku me antaret e tjere te partise se tij, te pregatisnin programin alternativ per zgjedhjet e ardheshme. 

Ca lesh "programi" pritet prej ketij debili anadollak ?
 

jane e vetmja force politike qe bie era arsye e llogjike , nderkaq forcat e tjera jane te mberthyera keq nga korrupsioni. ldk ;pdk etj

shrpeheni te drejten me forcen e arsyes sepse eshte e vetmja gje qe ja vlen

meqe ra fjala jabllanovici u shkarkua. per peshqit: a do shkarkohej valle po te mos kishte protesta te tilla nga VV?  

Ju kam thene qe Albin Kurti ben lojen e serbo- arabeve.

Misioni I tij eshte te radikalizoje shqiptaret e Kosoves kunder Perendimit.

Kaq qorra jeni dhe nuk kuptoni kete gje?

Cfare alternative jep Albin Kurti per zgjidhjen e situates ne Kosove?

asnje, vec decibaot anti Perendim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).