Ky shkrim modest, është për qytetin që dua, Tiranën, pikëllimi i së cilës, më pikëllon, dhimbjet e së cilës më dhembin, ndërsa apatia e shumë prej qytetarëve të saj më trazon shpirtërisht. Ky qytet, që ka mirëpritur këdo që ka dashur të vijë e të jetojë këtu, më duket sot  si “Pema që jep” nga fabula e mrekullueshme e Shel Silversteinit, të cilën, nga sa duket, shumë pak e kanë lexuar. Vetëm kështu mund të shpjegohet mosinteresimi i qindra e mijërave që jetojnë në këtë qytet, ndërsa ditë pas dite, e vit pas viti, hapësirat e gjelbërta të Kryeqytetit u gëlltitën nga betoni. Tepër të zënë me preokupimet e ditës, tepër të frikësuar, tepër të varfër (në shpirt), qytetarët e Tiranës vrapuan e vijojnë të vrapojnë të përditshmet e tyre, pa kthyer kokën, për të parë sesi jeta e fëmijëve tanë bëhet më pak e mirë, e ardhmja e tyre më pak e shëndetshme, më pak e gjelbërt,  ndërsa qyteti zhytet në një nuancë më të zymtë të grisë.

Kështu, ca nga makutëria e politikës, ca nga pasiviteti i qytetarëve, ca nga injoranca e thellë, shumëkush u turr në Tiranë për të zhvatur natyrën e zaptuar hapësirën, për të vënë pasuri pa skaj duke kufizuar jetën e të tjerëve, për të fryrë thasët me para, duke i marrë frymën qytetit. Për shkak se dilnim nga një sistem totalitar, ku e mira e përbashkët ishte mbi të mirën individuale, bëmë një kapërcim kozmik, në ekstremin tjetër, liria e individëve të caktuar për të ndjekur interesat vetjakë masakroi interesin e përbashkët, duke na kthyer pas në kohë ndonja 4000 vjet. Dhe sot kemi një qytet mezi-të-jetueshëm, nga i cili po largohen një e nga një të gjithë ata që kanë vënë aq shumë para duke e shkatërruar. Dhe fajin për këtë unë nuk e kërkoj as tek një parti, as tek një individ, apo një biznes. Ky është një krim kolektiv, një marri gjithëpërfshirëse, një gabim i përbashkët ku secili mund të gjejë pjesën e vet. Ata që dhanë lejet, ata që korruptuan ata që dhanë lejet, ata që ndërtuan mbi lejet e blera me korrupsion dhe ata që blenë ndërtimet e ngritura mu aty ku fëmijët duhet të kishin hapësirën të luanin. Dhe tani, smog, tym, asfalt, beton, tela, makina, asfiksi, zhurmë...

Qytetet mund të ofrojnë diçka për çdo njeri vetëm atëherë kur çdo njeri ka ndihmuar për t’i ndërtuar. Në rastin e kundërt, si në rastin e Tiranës, qytetet kthehen në përbindsha të makthshëm, ku është e vështirë të rrisësh fëmijë. Ç'padrejtësi ndaj të vegjëlve që nuk mund të luajnë siç ua do mosha, e u mbetet vetëm të sillen vërdallë mbi asfalt, rrethuar nga kulla çeliku e betoni dhe vështrimet e merakosura të gjyshërve që i ndjekin çdo çast, për t’i ruajtur nga makinat. Po ç’djall fëmijërie është kjo? Është fëmijëria që ofron sot Tirana e dhunuar rregullisht për vite me rradhë, e mbetur tanimë pothuajse pa kënde lojrash, pa parqe, pa fusha sporti, pa transport publik cilësor, pa tram a tren, pa ajër, pa dritë, pa art, pa stola, pa qetësi... Nëse asgjë nuk ndryshon në mënyrë urgjente, brezi që do të vijë pas nesh do të trashëgojë një qytet shumë herë më të keq se ai ku ne u lindëm. Dhe ky është dështimi ynë më i madh; atë që trashëguam, mirë apo keq, nuk e përmirësuam, por e degraduam, shpesh, me heshtjen tonë. Me apatinë, frikën, mendjelehtësinë tonë. Kur duhej të shihnim, mbyllëm sytë. Kur duhej të flisnim, mbyllëm gojët. Kur duhet të dilnim në shesh, u mbyllëm në shtëpi, pastaj mbyllëm dritaret, grilat, veshët, mendjet...

Disa ditë më parë, nën dritaren e zyrës së Kryeministrit, një grusht njerëzish, shumica djem e vajza të reja protestuan për të të kundërshtuar kërcënimin e fundit që i kanoset Parkut të Liqenit. Ishin ndoshta 50 vetë, ndoshta ishin 100. Në çdo rast, ishin shumë pak. Mijëra vetë shëtisin çdo ditë përgjatë Digës, dhjetra mijëra dalin të marrin pak ajër nga Liqeni në fundjavat. Por për ta mbrojtur Parkun tiranasit, përgjithësisht nuk dalin, struken, hutohen, harrohen me ndonjë skedinë. Le ta mbrojë tjetërkush, "Do Zoti shpëton!". Po ashtu të padukshëm përveçse në televizor janë zyrtarët e shtetit, ata që do duhej të kujdeseshin për qytetin, ambientin, territorin, turizmin. Një armatë e tërë burokratësh që paguhen për ta mbrojtur këtë vend për të ardhmen zvarriten krimbshëm zyrave. Pa shtyllë kurizore, invalidë në ndërgjegje, delinkuentë në zemër. Këta as nuk e duan, as nuk dinë ta duan qytetin. Duan vetëm pare në dyshek, mendere të ngrohta dhe një selfie me shefin. Nëse e lëmë në duart e këtij soji këtë vend, kemi marrë fund të gjithë. Sepse janë pikërisht këta që në 25 vjet i shkaktuan Shqipërisë një masakër mjedisore që as hasmi më mizor nuk do ta imagjinonte.

Ndaj nuk mundim më të rrimë mënjanë. Nuk mundim më të heshtim, të "dalim jashtë Tirane" fundjavave. Thirrja për ta mbrojtur qytetin është për çdo qytetar. Ata që nuk e dëgjojnë, nuk janë të shurdhër, janë skllevër. Skllevër të vetvetes në rastin më të mirë, por gjithsesi, skllevër. 

PS.

Vetëm diçka më shumë se tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore të këtij viti, dhe ende asnjë emër kandidati nuk është zyrtarizuar. Gazetat njoftojnë se negociatat (disa i quajnë pazaret) tanimë kanë nisur, po kërkohen kandidatë “cilësorë”, me “profil të lartë politik” dhe mbështetje në komunitet. Fatkeqsisht, ajo që mund të lexojmë midis rreshtave është se kandidatët për kryetarë bashkish dhe komunash në katër vitet e ardhshme, ende nuk e dinë nëse do të përzgjidhen. E, afërmendsh, derisa nuk e dinë që do tu vihet gishti për të drejtuar, kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe komunave aktualisht nuk kanë asnjë ide, plan, ambicje, projekt apo vizion për të ardhmen. Në këtë pikë të vonët, ata nuk kanë më nga t'ia nisin ndërtimit të një projekti katërvjeçar që duhen të kishte nisur prej shumë kohësh. Dekurajuese pasi ata që nesër do qeverisin sot as nuk kanë asgjë gati, e mbi çdo gjë më tmerron idea se nuk kanë as Dashurinë, e për ta zëvendësuar sjellin Bindjen dhe Oreksin.

79 Komente

Mirë që e kundërta e dashurisë nuk qënka urrejtja - por apatia! (pse jo indiferenca, nënështrimi, individualizmi, padija...)

po e kundërta e urrejtjes kush është?

Përfundimisht, pyetja themelore që ngrihet është: Përse jemi kështu siç jemi dhe jo ashtu si duhet të ishim (militantë, ekologjistë, kolektivistë, të ndërgjegjshëm,të ndjeshëm, të zgjuar, parashikues, kërkues...) ? Kush na i ka fajet?  

(pse jo indiferenca, nënështrimi, individualizmi, padija...)

Te gjithe keta asortemente perbres te apatise jane. Po luan te njejten note muzikore.

Nuk është as çështje notash as nuancash Blendi, Aspak!

Merr p.sh, padijen. Ajo ndoshta nuk ta lehtëson detyrën të jesh aktivist i mbrojtjes së pemëve të parkut të Liqenit dhe flijues i vehtes në një përleshje me forcat e policisë (sikundër ndodhi këtu ku banoj lidhur me protestat e ekologjistëve dhe të majtës radikale ndaj ngritjes së një dige që përmbyste pyllin dhe që përfundoi me përleshje me xhandarët dhe me vrasjen e një militanti ekologjist) por ajo padije nuk të pengon aspak të presësh një pyll të tërë në Pukë për të prodhuar qymyr!

Pra në të njejtën mënyrë që padija (mungesa e kulturës) bashkon qytetarin apatik të Tiranës me malsorin hiperaktiv të Pukës në indiferencën e tyre ndaj fatit të pemëve (natyrës, ekologjisë, së ardhmes etj.. etj), dija ( kultura) të afron ty me aktivistët ekologjikë të Gjermanisë apo Francës që rrëmbejnë penën apo bashkojnë zërin në protesta në mbrojtje të këtyre vlerave dhe pasurive të përbashkëta në rrezik!

D'accord.

Jemi keshtu sepse e vendosim individualizmin ne nje linje me paditurine, indiference dhe nenshtrimin.

Nuk ta shau njeri individualizmin tek i cili ti me sa duket ke gjetur vehten (liria për të ndërmarrë, për t'u pasuruar apo për të vlerësuar kapacitetet e tua). Por kur individualizmi tënd kthehet në qëllim në vetvehte, i tillë sa të shuajë çdo detyrim qytetar si ai i mbrojtjes së pemëve të Blendit, besa nuk shoh ndonjë diferencë të madhe nëse e quaj padije apo indiferencë. Sa për nënështrimin, preferoj ta ve vehten në rolin e Shvejkut kur justifikohej përpara gjykatësit lidhur me peshkun jeshil dhe të varur në pemë, duke i thënë: ".. këtu paskam gabuar Shkëlqesia juaj, kur thashë se ai këndon!"

P. S: s'ma merr mendja se meqë quhesh Edison kjo gjë të bën të besosh se je pikërisht ai që ke zbuluar poçin!

Dhe sot kemi një qytet mezi-të-jetueshëm, nga i cili po largohen një e nga një të gjithë ata që kanë vënë aq shumë para duke e shkatërruar.

Mos po sugjeron gjë që Ramës t'i ndalohet transferimi në Dajt?

Uau, cfare nostalgjie me ngjalli ai paragrafi i pare. Me ktheu ne nje udhetim ne kohe, ne kohen e gjimnazit, kur gocave qe i kisha qejf ua lexoja deri ne fund dhe ua komentoja gjerat qe shkruanin, me shprese se mos dilte ndonej gje ne perspektive. Paragrafi i pare i ketij shkrimi te jep te njejten ndjesi ankthi e ligeshtie si kur filloja te lexoja ato tekste. Po cfare lehtesimi pastaj kur kujtohesh qe s'ke pse shkon me shume se ai paragraf, ndryshe nga atehere. Faleminderit per udhetimin shpirteror ne kohe.

E kunderta e dashurise nuk eshte as apatia as urretjtja apo indeferentizmi....

por eshte te mos ndjesh asgje.
Urrejtja eshte ndjenje edhe indiferentizmi eshte nje reagim ose moreagim.

E kunderta e dashurise eshte nese psh ish e dashura jote te shkoje dhe te puthe dike para syve tend dhe ti te reagosh sikur ke pare duke puthur dy te panjohur.

Tregoshin per i presor. Shko njoni tape ne provim e fillo ia fut kot per te gjitha. Presori hic vec tendete koken. Ne fun ky qe gjasme mos ta bote balte i thote, presor, kjo s'me kujtohet me thene te drejten. Po futja dhe asaj si te tjerave, i gjegjet presori. Edhe kjo futi nje "fajin e ka Saliu" si te tjerave e kalo matane. 

ka vdek nervi mer Blend. Po vdiq nervi, nuk te dhemb mo as dhembi, as dhemballa.
Kshu dhe puna e liqenit, diges, pyjeve dhe lumenjve...duhet me ardh gjermoni prej allemanje apo italioni prej talijet me ngrit zonin.

doni gjelberim bytha juj...

Vetem sharlatanet kane konfidence atje...pjesa tjeter kan mor fund

Si ishte ai muhabeti,prishja projektin e qendres pedonale qe po bente Rama,na mbyti pluhri,nuk kemi ku te kalojme me makine..le ta vjedh Basha per hater te Tiranes,se ka Saliun ne qeveri! Dashuri do te thote besim,kujt ti besosh? Te ishte vetem e mberthyer nga apatia shoqeria ne Tirane,do te ishte gjysma e te keqes,problemi eshte se jane aktiv sa nuk ka me kur duan te rembejne dicka,nje cope toke, privilegj a dicka tjeter,ne emer te interesit personal behen qorra e shurdha e nuk lene gur pa levizur!

Me vjen mire qe edhe Blendi, po vjen tek mendimi im. 

heret a vone, i dashur, te gjithe aty do perfundojne. Heret a vone

Ndergjegje qytetare kam pershtypjen se quhet ajo gjeja qe te ben pune ne te tilla raste. Po ne nje vend ku nje pjese thone mire jua beri atyre te katerve qe vrau ne bulevard, e nje pjese tjeter thone mire ja beri atij malokut qe lidhi dritat per aparatin e oksigjenit ... kam frike se eshte kerkese e parakohshme kjo kerkesa jote per tu ngrit me mbrojt qytetin. Ke qytet njehere kur shumica jane katunare (ne kuptimin e dyte te fjales)?

Ke qytet njehere kur shumica jane katunare (ne kuptimin e dyte te fjales)?

Se u beme lemsh. Per qytetin duhen katunare* ne kuptimin e pare te fjales, dhe per katundin duhen qytetare ne kuptimin e dyte te fjales? 

*Ata janë ngritur në protesta të vazhdueshme po zëri i tyre ka mbetur në vesh të shurdhër.

Ne kuptimin e dyte te fjales e kisha ne kuptimin e mentalitetit jo te vendlindjes a vendbanimit, e kam thene gjithmone qe ka shume "qytetare" ne fshat dhe shume "katunare" ne qytet smiley

Jemi kuptuar sigurisht. Testi i Qytetarisë vs. Katunarisë (në kuptimin e dytë që dallon prej Fshatarsisë) është Dashuria për Qytetin, Polis, Agora.

Shkurt, ose nuk e dun, ose nuk dine ta dune, ose nuk e kuptojne per ca lesh jena tu fol.

Ky koment po me bo me e lexu temen. me vjen shume mire qe konceptet e drejta po zejn rrenje ne ndergjegjen e shume prej nesh smiley

OK, meqe kemi kaq kohe qe e njohim virtualisht njeri-tjetrin, marr te drejten te behem i bezdisshem me naj verejtje shoqerore per shkrimin. S'ma merr kurre per ters.

Tani, pasi e thashe qe me pelqeu ajri qe sjell teksti, vazhdoj me woulda shoulda coulda: tre paragrafet e pare mund te behen nje. Nuk japin info qe nuk dihet, edhe pse cdo gje aty me duket me se e drejte.

Pastaj zgjero infon mbi protesten para kryeministrise, se aty eshte lajmi.

Jep ne fund "the punch paragraph", qe psh, problemin, o shoke, (po, po, shoke, nuk eshte komuniste kjo, leje ca thone injorantet, e ka perdor Naimi kte, qe s'ishte hic komunist, Shoke kemi ne mest tene shum armiq e tradhetore...), pra o shokeni, problemin e kemi jo tek ideologjite (te dyja partite kane qene ne hyqem ne Tironen tone), por tek kultura e gjindjes. Pastaj po pate te dhena, shpjego cfare e ka ndikuar kulturen mizerabel, ku per mua komponenti kryesor eshte ai demografiku (me ikjet dhe ardhjet ne kryeqytet). Per ty jo, mund te jete dicka tjeter, se jane shumefaktoreshe keto gjera; me shifra e te dhena keto - e ne mos keni shifra gjeni, ia rrembeni atij qeni. Nje miku yne i perbashket student ne Harvard, detyren e kursit mbaj mend qe e kishte mbi ndikimin e ndryshimeve demografike ne Kine! Pse t'i bim nga Kina? Kokes problemit me vare: Dang! Do te te kundershtojne, por nga brenda do e dine qe zoti Salaj flet gjera qe qendrojne. Kjo fut edhe nje cike fryme perendimore ne gazetari e analize, se ti je i supozuar ta sjellesh kete, se Muc Nanot tane Corovoden dhe Tiranen qe po flasim kane pare.

Thanks mate. Trouble is kid is playing in the background. Phone might ring and i don't pack any heat. Its not a game. Por ajo ceshtja e kultures eshte "spot on". Missed that,

E kuptova si e the, thjesht te cyta se me duken korniza te ngushta, te ezauruara ato terma. 

@ Blend:

Shkurt, ose nuk e dun, ose nuk dine ta dune, ose nuk e kuptojne per ca lesh jena tu fol.

Sa studente te Univ. Barletit kane dale ne proteste/ose/dhe perdorur mediat sociale ne emer te dashnise per lagjen e unit?

Studentet e Barletit njesoj si te univ. Publik, a Cdo universiteti tjeter jane. Nuk shoh, qellimin e pyetjes. Megjithate, nuk e di, une kam 4 vjet qe s'jam atje. Di te them me siguri se pedagoge nga Barleti ka patur ne proteste.

Ndjese, se s'e dija.  Gjithesesi qendron akoma kjo:

Shkurt, ose nuk e dun, ose nuk dine ta dune, ose nuk e kuptojne per ca lesh jena tu fol.

Dhe ti qe i njeh me mire, pse psh studentet e Barletit, apo univ te Tiranes nuk e duan, ose nuk dine ta dune etj.  

P.S. Nuk e ke idene me ca kafshesh na bie ta ndajme qytetin. Psh prishet pompa, duhet te paguaje secili nga 1.000 leke. Nje pjese mbushin une me bidona te pallati karshi dhe jane gati te zene dhe morra qe mos te paguajne 1.000 lekshin. Dhe ca veta te tjere paguajne nga 4.000 lek si perfundim. Blendi thote "lulishtet". Po ku marrin vesh keto lloj bagetish nga lulishtet e fushat e lojes per femijet? Ata dhe plehrat i hedhin nga dritarja dhe po vete mbushen me miza ... kafshe dmth. Nejse, s'po e zgjas shume se kam ndermend te ve kandidaturen per kryetar bashkie dhe kam hall se dalin llafet qe kam thene te verteten smiley

Po, po. Plenat ne qese, braktisur tek shkalla ne kat te pare. Krruajtse veshesh fluturojne nga dritare banjash, sa e veshtire eshte te kesh nje kosh te vogel ne banje? Ku-ku cfare gjindje.

 

Mireserdhe ne Demokraci.

 Qysh ishte ajo poezia ?: U ngriten kembet dhe i rane kokes , Tani na duhet te pakten edhe 50 vjete qe te presim ne evolimin e Kembeve te behen Koke . Deri atehere Durim.

 

Po e kunderta e lirise kush eshte?

Nuk na e sqaroi Roni, megjithse osht çun per s'mari qe bo i dor muhabet.

 

nji pytje te sinqerte kam per ty:

ne bibel thuhet se zoti e krijoi diellin ne diten e katert.

Si kaluan kto 4 dite kur nderkohe nuk kish diell?

Pa diell a nuk i bie qe 4 ditet para krijimit te diellit te kene qene nje nate e gjate?

 

Te interpretosh librat fetare (jo vetem) ne menyre literale eshte bullshit qe e hane si fetaret qe i mbeshtesin, ashtu edhe ateistet qe i hedhen poshte si pallavra.

Keto nuk jane dite normale 24 oreshe, por 7 epoka kohore. Ekziston nje perpjekje  shkencore per shpjegim te tyre si 7 epoka evolucionare gjeologjike me miliona vite. Lidhur me pyetjen tende sipas kesaj hipoteze, ne fillm Toka ishte e rrethuar me re te dendura avujsh (uji, metani, bla bla), dmth ishte nate e vazhdueshme pa diell, sepse dielli nuk dukej nga rete, jo se nuk ekzistonte. Ne diten (epoken) e katert rete precipituan ne shira dhe doli dielli (pra u krijua dielli).

Ka edhe nje qyfyre tek romani Vellezerit Karamazof me kete episod. Do ta gjej neser se tani ashtu osht nji pune (dmth pergjigjen tamom ma vone).

 

Rono ca bible ke lexuar ti se me bere kurjoz.. 

Ate te krishteren

Me vjen keq por e paske lexuar gabim, sepse sipas bibles se krishter zoti e krijoj diellin qe diten e pare, sepse ne fund te cdo dite thuhet qe erdhi nata pastaj erdhi dita.. 

Ndersa per ate qe thua ti heretik hmmm disa e mbeshtesin, disa jo,, kam pershtypjen qe s'eshte e vertet.. keto epokat dite qe thua ti

Tani ju lejen e keni per te pjerdh tamam vetem per Salen dhe Ramen (edhe per Naimin: pune, pune nat e dite ...), per çeshteje fetare lejen per te pjerdh e kam vetem une.

 

ok lirohu smiley

ok maji ere.smiley

 

Na karbonizove!

hahaha mendon se se di cfare shkruhet ne bibel?? Thjesht juve duhet te kuptoni ndryshimin e fjales "Drite" nga fjala "Ndricues".. Ne hebraishten e vjeter perdoret fjala "OR" qe do te thoshte "Drite" ose burim drite. e shpjeguar ne terma fizik.. Zoti foli u beft drite dhe nga hici filloi nje elektromangetizim i madh ose burim enrgjie shume i madh sa per te krijuar nje univers.. nuk e di a isha i qarte

Kur ne tavoline hudhet hebraishtja e vjeter, zakonisht une ngrej flamurin e bardhe dhe duke perplas letrat them I fold! 

Bravo lujte me ndershmeri smiley tani po pres "check" e heretikut.. sepse nga emri duhet qe s'ben "fold" kollaj

Dhe sot kemi një qytet mezi-të-jetueshëm, nga i cili po largohen një e nga një të gjithë ata që kanë vënë aq shumë para duke e shkatërruar.

 

ne Surrel eshte  place to be, thone...

ka munci te marresh nei shembull tjeter te lutem se ...

Rono, po at muhabetin e mos punoni se jua siguron ai lart gjithe c'ju duhet, sic e bo dhe me harabelat, si e shpjego ti? 

Roni te shpjegon ate pyetjen e tmerrshme qe bllokon çdo besimtar, e qe e trasformon ne ateist:

- Po Zotin, qe krijoi te gjitha gjerat, kush e krijoi?

Menohet Roni, menohet, por meqe menimi eshte infinit, ja ben si pergjigje:

- mek me mek.

Edhe Zenonit kur i bene pyetjen e absurdit se breshka nuk arrin te kape Akilin, nuk ja beri mek mek mek, por filloi te ecte rreth e perqark ne dhome.

 

ah, n'fakt ka i far ngatarrese ne radhe, aty te genesis. se boni drit, po s'kishte bo qiell ala. masanej e boni qillin. e masanej ndezi dy dritat e partise te qilli: fap, he flipped the switch. njona osht hona (si pune abazhuri per noten), tjetra osht per diten tha... pun dreqi se kto ishin kriju i her, po rrumpalle, o burre... demokraci esapi.

E mer tamom Bibla osht liber artistik, tamom si tregimet e tuja dhe te Kadarese.

 

Cim rri i qete, debatin e fitove! Tiku e personalizoi. Ne rregullat e debatit te qyteteruar kush e personalizon humbet.

urime fitoren Cim!

Blendi ke shkrujt si puna Ben Blushit kur zbuloi varferine

Tjeter gje Blushi. Nuk jam ne gare me te.

e di qe sje ne gare - prandaj thashe "si puna e ben blushit" 

Pershembull,shoqeria civile,ajo qytetare e katundare, e ajo mediatike ne vecanti nuk eshte aspak apatike ne denimin e dhunes te ushtruar nga policia ne detyre.

serio, ca pritet ke kjo tema?

Ka nje rregull  ne aktin e krijimit pavarësisht nga gjatësia e Ditës ose Interpetimi gaforeve intelektuale të saj . . Deri ne nje fare kohe Individi qe pjerdh zoti zbaton vetëm një Ligj .Bredhjen dhe  Zaptimin  kudo që e shpie pesha specifike e përmbajtjes së Pordhës që i ka dhënë zoti .

Kur formon Kolektiv ose si thuhet shoqëri hyjnë Ligje të tjera . Zoti nuk qe Gomar tu jepte Tru për ti mësuar se " tani u kam dhënë kulturën e jetesës " u çonte Përmbytjet , Thatsirat, Rrufetë Zjarret dhe i shkatërronte me gjithse . Dhe nuk lëshonte blegërima  e tundëte këmborë si Babasqap

" Blegërini grigj e Krishtit. Shkoni ka të doni . Se Liria zotrie . Se rënia e komunizmit zotrie ""

Prandaj përgjegjësinë nuk ja linte më as Individit as Kulturës së bashkëjetesës .

Ja linte Spektrit mbi kokë  të një Mbreti a Çfarëdo .Me kusht në se nuk donte rrufetë e Zotit  

Tu qinte nënën , tu shkonte në hell kujtëdo që  prek natyrën e sjell shkatërrimin .smiley

Më pas Ju solli njerzve Demokracinë dhe InteliDjencën  që e interpetojnë si Lehje Qensh e dhurate e zotit ...

Kaq për Fedhjerarët ham-humsa .... mek mek mek ose smiley " se kultura e mosndëshkimit zotrie , se diktatura të dënonte zotrie "

Fatkeqsisht ju qe jetoni ne Shqiperi, perfshire dhe familjen dhe kusherinjte e mi, jetoni ne ne   nje vend ku jeta e nje qytetari kushton vetem

 

 

5 mije euro,,,,,,,e kuptoni kte apo jo ??

O Blendo, kot tani me te fol si koleg, per mos ma merr per keq. Nisa ta lexoj shkrimin dhe e lash pas nje paragrafi se megjithese i shkruar bukur dhe nje problem akut dhe qe te gjitha na prek pak, qofte edhe vetem si nostalgji, shkrimi eshte me shume i natyres proklamative, stil qe sic e di edhe vete ka nja 60 vjet qe ka vdekur ne gazetarine moderne. 

Une mendoj se ti i ke te gjitha mjetet dhe mundesite financiare e kohore qe te besh nje gje shume me profesionale. Cfare do te te rekomandoja personalisht. ose cfare do kisha bere ne vendin tend. 

Nga ana vizive

1. Foto te Tiranes nga mali i Dajtit

2. Foto te Liqenit dje dhe sot

3. Foto te 2-3 nyjeve kanceroze urbanistike.

4. Foto te zonave  te shrtrenjta jashte Tiranes ku jetojne ata qe kane leke dhe te lagjeve  ende te paprekura me shtepi tironce apo arkitekture te vjeter.

5. 1 ose 2 plane urbanistike te Tiranes se vjeter dhe te se ardhmes.

Nga ana statistikore.

1. Statistika te gjelberimit ne 50 vitet e fundit

2. Te dhena nga studjues ekologjiste se sa duhet te jete gjelberimi ne qytet per m/2

3. Statistika te ndotjes se ambjentit sot.

4. Statistika te semundjeve fizike dhe psiqike qe lidhen me to.

Nga ana e mendimit shkencor

- Intervisto njerez qe jane marre ne vite me Unazen e gjelber te Tiranes

- Intervisto dike ne Bashki dhe Qeveri qe merret me problemin

- Intervisto dike qe e ka pasion ekologjine apo grupe ambientaliste

- Intervisto nje urbanist dhe nje arkitekt*

* Intervistat i perdor vetem per kuota dhe kurre nuk e boton te plote.

Krefi te gjitha bashke.

Shif ca del. Hiq ca duhet heq, shto noi gjo qe ka ngel pa sqaru dhe vuala. 

Do thush ti, ehu kjo eshte gjithe ajo pune. Eshte mer esht' smiley Po te dush, une mund te te ndihmoj me ndonje dore qe ketej ne redaktim. Qe mos dal thjesht si konsulent dhe te te tregoj se jam i gatshem te bej edhe pune te papaguar, po qe mbetet ama.

 

PF edhe qytetari me I humbur e di se qyteti ka marre fund .una e kam pas dite se shqipot I kishin hypur kalit se prapthi qysh ne fillim te viteve 90 kur I venin pas A  Hajdarit si  vigan liberator dhe fusnin ne burg F hoxhen nje nga inxhinieret me te mire te europes.ajo ishte tregues se truri eshte organi qe iu hyn me pak ne pune shqiptareve.atyre qe ngrene zerin iu them humbin kohen kot se demi eshte I pakthyeshem.

qytetari. qe ti e quan te humbur, shpenzon 100 mije euro per te blere nje apartament ne metropol...pare ne kete kendveshtrim, ky qytetar nuk ka arsye pse te jete i meveshem ( apatik, sic e quan Salaj) per ceshtje qe e rrethojne.. 

I kishin hypur kalit se prapthi qysh ne fillim te viteve 90

eshte e thjeshte te kthehesh mbrapa  ne kohe..por, nje fije e ndan mendesine tende nga shprehja "Ishim mire ne komunizem"

 

"Pika o Ahmet me ke bej muhabet" I thone andej nga korca per bashkebisedues me nivel te ulet perceptimi si zotrote.

faleminders!

Thirrja për ta mbrojtur qytetin është për çdo qytetar. Ata që nuk e dëgjojnë, nuk janë të shurdhër, janë skllevër. Skllevër të vetvetes në rastin më të mirë, por gjithsesi, skllevër. 

Skllever te divergjences dhe egoizmit, per hater te Silverstein smiley

Nuk u mor vesh përse e dorovitët njëri tjetrin  me " pika ! " dhe " falemnerës "smiley

Në thelb më duket se të dy kini të njëjtin mendim ...Qytetar shpellar nuk ka që të mbrojë qytetin . Kjo ishte gjëndja e Tiranës pas vitit 92 .Me kryeshpellar në krye .Erdhën barbarët e Saliut . Bini Burra .Kamunizma rae !

Pastaj se pse ishte e nevojsme ajo "fija  që ndan nga kamunizma " vetë përdoruesi mundet ta shpegojë . Sepse ne po flasim për një Dhuratë Qytetare nga " se kamunizma zotrie " që nuk mendonte njeri ta shkatrronte jo më Të ndërhynte  .

Na jepni ndonjë shembull që mund të jetë i ngjashëm KUDO në gjith TERITORIN e Shqipërisë me të Dhjerokracisë Sot , në Raport me edukatën Qytetare të " se kamunizma zotrie

Pa mek - mek dhe pa pesë ushqimet për diet efikase  smiley

Nga do që të vijë Injoranca nuk është argument por nuk është as Turp . Kush do mëson . Kur kushdo e përdor si argument , është dhe Gomarllëk dhe Llafazanllëk sidomos me Bollëk pas 92 !

oidriso, paragrafi i fundit i ketij shkrimi eshte treguar vecanterisht i kujdesshem te pershkruaje nje instikt antidemokratik qe karakterizon qytetarine e sotme..ky fakt duhet te terheqe vemendjen e nje lexuesi kurioz..apo jo?!

.........

Komunizma, meqe ra llafi, nuk pati ndonje te ardhme te ndritur!

Dhe me Ju i /e nderuar papirus smiley

Bjeri kamunizmës se nuk  më prish qederin .Lexoi dhe faktet antidemokratike .Je në të drejtën tënde 

Vetëm se kur ke një fakt konkret , nga i cili nisin dhe Llogjet me Karamazov , dmth nga Komuna e Farkës në Murin Kinez tek Ainshtajni , Zoti e të gjithë mrekullitë që ka shpikur mëndja njerzore , më duket si pak e tepruar të bësh analizë për dështimin e kamunizmës dhe mossukseset e saj . Vetëm të curufiaksur mund të tentojnë të shesin teori me pëlqime apo mospëlqime vetiake Jashtë problemit konkret që në këtë rast është 

Dhurata Qytetare e Kamunizmës ...Parku Kombëtari Liqenit Artificial që si fati Krejt Tiranës është në duar e vendim të Barbarëve drejt një çfytyrimi të Plotë po prej Barbarëve po kësaj rradhe edhe me Pushtet .Dhe mos harro të krahsosh këtë Pushtet e pati dhe " se kamunizma zotrie" me po këta njerëz që na rezultojnë shumë hrë më demokrat !

Përse po flisnim ?

Për karamazovin

Erdhi dostojevski i futi një të ... 

Dhe me Ju i /e nderuar papirus

kush jane keta Ju, oidriso??

Un jam thjesht kurjoz cdo ndodh me Tiranen nqs ne nje te ardhme do kete dyndje ne mase emigantesh, apo njerez me perkatesi etnike te ndryshme nga ajo shqiptare..Ne vendet ku njerzit shkojne gjene qytete me kulture te mireformuar dhe me rregull funksional..(ps ne SHBA mbizoteron ligji i rrept). Cdo behet me Tiranen tone nqs do perballet me te tille situate?? (ps sic eshte vendi behet kuvendi thonin te vjetrit)

Rono, qe thu ti tu bo i dor muhabet, kte pytjen tate e ka bere edhe Smerdjakovi, personazhi i famshem i romanit Vellezerit Karamazof te Dostojevskit. Eshte personazhi me i hidhet i romanit, dhe ndoshta i tere letersise klasike si me thone, qe i hap udhen tere personazheve qebsina te romaneve ekzistencialiste me pas, deri tek Hollbeku (qe i ben edhe intelektuale, dmth ve bashke me Smerdiakovin edhe personazhin e Ivan filozofit, Rasellit rus, e te dy bashke vrasin baben e tyre per 5000 rubla).

Grigory taught him (Smerdiakov) to read and write, and when he was twelve years old, began teaching him the Scriptures. But this teaching came to nothing. At the second or third lesson the boy suddenly grinned.

“What's that for?” asked Grigory, looking at him threateningly from under his spectacles.

“Oh, nothing. God created light on the first day, and the sun, moon, and stars on the fourth day. Where did the light come from on the first day?”

Grigory was thunderstruck. The boy looked sarcastically at his teacher. There was something positively condescending in his expression. [pg 134] Grigory could not restrain himself. “I'll show you where!” he cried, and gave the boy a violent slap on the cheek.

http://www.gutenberg.org/files/28054/280...

 

Struktura e romanit dhe personazheve eshte shume domethenese, me qellim autori e ka quajtur Smerdiakov (Brutin rus), emer me rrenje fjalen "merde", e ema e tij quhej Smerdataçia, ishte nje vajze gjysme çmendur, pa shtepi, qe bridhte rrugeve si Liza Qymyrit. Njehere baba i vellezerve Karamazof, i dehur me nje grup shokesh parellij qe ishin zbavit ne Sallon, per snobizem, provokim dhe per tu heq "person mer jau", vuri bast me shoket se e perdhunonte Smerdatacian ne nje Zhardine. Dhe ne fakt e perdhunoi ne sy te shoqnise, shoqnia u zbavit, rezultati Smerdiakovi, qe me pas u hakmorr, vrau baben, duke zbatuar teorite filozofike te vllait Ivan, pak a shume si "kush krijoi Zotin zotrie?", "pse Zoti nuk me jep pare mue (5000 dollare), por i jep skrapallijve zotrie?", "pse Zoti na konvertoi ne myslimane?", "ku ishte Zoti kur ne humbem betejen e Albulenes" etj .

Jane edhe vellezerit e tjere ne pilaf, por pak a shume kjo eshte situata, qe Zoti identifikohet me baben, vrasja e babes korespondon me vrasjen Zotit. Prandaj ky liber pelqehej shume nga Frojdi dhe Ajnshtajni (e mbanin kryevepren e letersise), biles Frojdi i ka bere nje analize speciale ese.

 

Keni harruar friken! Mijera qytetare e fshatare jane te trembur nga pasoja e daljes hapur ne nje proteste, kane frike se dikush mund ti vrase, ti heqe nga puna, ti sulmon familjaret etj etj...Mbrojtja eshte zero. I pate ata dy burra katunare mesjetare si i kercenuan protestuesit tek diga? 

 Dhe sot kemi një qytet mezi-të-jetueshëm, nga i cili po largohen një e nga një të gjithë ata që kanë vënë aq shumë para duke e shkatërruar. Dhe fajin për këtë unë nuk e kërkoj as tek një parti, as tek një individ, apo një biznes. Ky është një krim kolektiv, një marri gjithëpërfshirëse, një gabim i përbashkët ku secili mund të gjejë pjesën e vet.

 

Po deshe na thuaj pak pjesen tende te ketij gjasme 'gabimi kolektiv' ?

Ku ke gabuar e pse ke gabuar ?

 

Nuk e di pse kam pershtypjen sikur dikush po lepin ato qe ka peshtyre para disa viteve !

smiley

 ...Elba - 24 Shkurt 2015 - 00:17 Permalink

përgjigju

Fatkeqsisht ju qe jetoni ne Shqiperi, perfshire dhe familjen dhe kusherinjte e mi, jetoni ne ne   nje vend ku jeta e nje qytetari kushton vetem

5 mije euro,,,,,,,e kuptoni kte apo jo ??....

 

O Elba por ne ate Kanadane tende dhe ne SHBA ku jetoj une,jane vrare per 50$ dhe vrasesat me pagese i  gjen per 300-400$.

Ketu jeta kushton shume me pak se ne Shqiperi,por sic e dime shqiptaret sapo jane hapur me boten dhe akoma kane komplekse inferioriteti.

Akoma me kshu shkrimesh diagnostikuese? Fjalet e teperta skane vlere. Duhet filluar ndonje organizate si 17nentori ne greqi. 

Mbrapa fjalëve mbushen pushkët . Kur nuk duhen pushkët fillojnë llogjet smiley

Si paska përfunduar apeli për një qytet më të shëndetshëm në qaravitje 'na mytën mer, kafshët'?

Përgjegjësitë për një qytet nuk janë të barabarta. Vendimmarrësit janë përgjegjësit kryesorë, pas tyre profesionistët dhe media, dhe sa për qytetarët që duhet të reagojnë, mos harro të saktësosh se me qytetarë po nënkupton ata që kanë arsimin, mundësitë e informimit, luksin e ndërgjegjes publike dhe kohën për të themeluar dhe mbështetur falas dhe vazhdimisht aksione politike me efikasitet shumë të ulët.

Të quash krim kolektiv zhvillimin e paqëndrueshëm, siç është tentuar të bëhet edhe në lidhje me diktaturën, është shumë e dëmshme.

(Një profil për perspektivë: http://en.wikipedia.org/wiki/The_Power_B...)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).