“Në momentin që do të bësh diçka për vendin tënd, nuk mund ta bësh duke kërkuar faturën, kashe-n tënde. Nuk mund të kërkoj kashe-n, atë që marr jashtë shtetit, në vendin tim. Çfarë po i jap vendit tim? Vendi im është në vështirësi. Unë dua të jap eksperiencën time. Kjo është hera e dytë që kam ardhur edhe e bëj për vendin tim. Nuk do të bëhem e pasur në vendin tim”.

Ju flisni me shumë dashuri për vendin tuaj edhe pse në skenat e botës shkëlqeni. Ju u bëtë e famshme në Shqipëri pasi u bëtë e famshme në botë.

Të gjithë e kemi ndjekur filmin “Odisea” të Homerit, ku thoshte se rruga për në shtëpinë tënde vjen përmes botës. Ndoshta, asnjë nuk është profet në vendin e tij. Mbaj mend në kohën time mënyrën sesi trajtoheshin talentet. Talent, në kohën time, ishte ai që e kapte mësimin shpejt. Ai ishte gjeni. Ti, që kishe nevojë për më shumë kohë, nuk do të bëheshe gjë. Në rastin tim, kjo nuk ka funksionuar. Të gjithë kemi lindur me diçka, të gjithë e kemi brenda vetes. Por mendoj që 10% është dedikim. Ndoshta nuk kam qenë e talentuar sa duhet, që të dilja në fillim nga Shqipëria, të bëja rrugën e kundërt. Tani, të gjithë mund të thonë se “Ermonela do të bëhej e madhe”, se “Ermonela ka qenë talent që atëherë”…Nuk është e vërtetë.

E ke dëgjuar këtë?

Po. Unë studioja. Asnjë nuk lind i madh. Ti bëhesh në momentin që i vë detyrë vetes. Kam mësuar sesa më shumë të punoj, aq më shumë fat kam.

Sa orë punoni në ditë?

Mund të them se jeta ime i është dedikuar punës, sepse këndoj nga një vend i botës në tjetër, nga një repertor në tjetrin. Flasim për opera, për role protagonisti dy–tri orëshe. Je një gladiator i skenës. Jo vetëm hap gojën dhe këndo. Është një punë kolosale edhe nga ana teknike dhe psikologjike. Për mua është e rëndësishme emocioni që jap te publiku. Puna është e përditshme dhe nuk mund të bësh dot pazar me talentin, me përkushtimin, personalisht si artist. Të gjithë jemi unikë dhe kemi një energji të jashtëzakonshme për të nxjerrë gjëra të jashtëzakonshme.

A veçoni dikë që ishte i pari, që ju afroi pas suksesit që morët në skenat botërore?

Ata që më kanë mbështetur më shumë kanë qenë prindërit e mi. Ata më kanë shtyrë që unë të njihesha në Shqipëri. Ndoshta ka qenë mentaliteti i vendit të vogël. Por konkurrenca në vendin tonë s’e kuptoi. Ai që ka kaluar me ty një lloj eksperience shkolle, nuk e pranonte dot.

Pse?

Nuk e di. Disa gjëra i kam akoma sot e kësaj dite. Ndoshta nga mentaliteti.

Ju e vuani këtë?

Më përpara, po. Për shkak të tim eti, sepse thoshte: “Ti ke bërë këtë, ke bërë atë… përse të mos i tregojmë?”. I thashë se nuk do të tregojmë asgjë. Do të vijë momenti që jehona nga jashtë do të vijë në Shqipëri. Dhe kisha të drejtë! Pritshmëria ishte shumë e madhe për të kënduar dhe zhgënjimi po ashtu. Në kohët e fundit kemi filluar njëlloj bashkëpunimi, që të jap më tepër eksperiencën time se çfarë ka arritur Ermonela. Vendi është i hapur ndaj çdo informacioni.

Sa do të zgjasë ky pasion?

Pasioni, nëse është i vërtetë zgjat gjithë jetën. Po të flasim nëse do të zgjasë gjithmonë në këto nivele, në këto role të vështira është të gënjej veten. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

A e keni arritur majën, apo synoni gjëra të reja?

Synoj akoma. Nëse do të kisha arritur majën, tashmë duhet të isha duke rënë. Kam frikë të them se kam arritur në majë. Kam akoma gjëra për të dhënë.

A mund të na thoni diçka më shumë për koncertin që do të keni në ditët në vijim?

Unë jam kthyer për të kënduar “Suor Angelicën”. Është një opera që e kam shumë përzemër. E kam kënduar edhe në Londër. Ka pasur një sukses të veçantë. Për mua, nuk ka rëndësi ku je. Në “Metropolitan”, në “La Scala”, skena është magjike. Unë transformohem kur jam në skenë.

Si të duket ajo skenë e Teatrit të Operas dhe Baletit? Ne kur shkojmë atje, kemi ftohtë, salla e vjetër…

Artin, njeriu duhet ta bëjë në çdo vend. E kuptoj që kushtet janë të vështira. Por ai teatër, ka nxjerrë shumë artistë që performojnë në botë tani. Ju thashë edhe më lart, ku është vështirësia më e madhe ka edhe artistë. Por në momentin kur të gjithë ne bashkohemi dhe themi këto janë kushtet, të përpiqemi ta përmirësojmë këtë teatër. Më besoni, niveli ka për t’u ngritur. Dikush duhet ta bëjë. Por, nëse themi nuk shkohet në atë teatër se është ftohtë, nuk këndohet atje sepse është ftohtë, kush do ta bëjë?

A mjafton që ta ngrohim Teatrin e Operas dhe Baletit me frymën e divës Ermonela Jaho, apo edhe shumë të tjerëve?

Në momentin që të gjithë do të bashkëpunojmë, do të vlerësojmë njëri-tjetrin dhe ta bëjmë për të mirën e këtij teatrit, nuk do të kemi probleme të tilla.

Çfarë ndryshimi ka Teatrin i Operas dhe Baletit në vitet e fundit, edhe me ardhjen e drejtorit Ilir Kerni?

Ndryshimi më i madh që është bërë është se janë hapur dyert e Teatrit, tamam si krahët e një nëne që pret bijtë e saj. Kanë ardhur shumë këngëtarë dhe shumë artistë, që deri dje e kishin ëndërr. Jo se nuk kanë performuar në skenat e botës.

Po kush i mbante krahët mbyllur?

Po nuk e di tani…Ndoshta, një lloj xhelozie.

E kishin drejtuesit?

Po, ndoshta edhe drejtuesit.

Mua më shkon mendja te Zhani Ciko…

Nuk dua të përmend emra sepse nuk i kemi njerëzit prezentë. Por njeriu nuk duhet të mbajë mend gjëra negative. Ai teatër ka një aktivitet të jashtëzakonshëm, ku janë rritur performancat. Janë bërë 4 -5 herë më shumë dhe shikohet një interes i publikut. Publiku shqiptar po shkon drejt teatrit.

Cili është mendimi juaj për Ilir Kernin, në aspektin organizativ, sepse ju thatë se ju nuk ka ftuar vetëm, ju por edhe artistë të tjerë?

Ilir Kerni është një artist në radhë të parë dhe ka bërë jetesën jashtë vendit të tij. Është një ndër personazhet që kupton shumë mirë problemet e një artisti, nevojat e tij. Mendoj që Ilir Kerni ka bërë një punë të madhe… Vetëm hapja e dyerve të këtij teatri!

Ju paguan shteti?

Jo. Është diçka që e bëj personalisht. Në momentin që do të bësh diçka për vendin tënd, nuk mund ta bësh duke kërkuar faturën, kashe-n tënde. Nuk mund të kërkoj kashe-n atë që marr jashtë shtetit, në vendin tim. Çfarë po i jap vendit tim? Vendi im është në vështirësi. Unë dua të jap eksperiencën time. Kjo është hera e dytë që kam ardhur edhe e bëj për vendin tim. Nuk do të bëhem e pasur në vendin tim. Jam dakord që artisti duhet të paguhet. Në një vend si ky i yni, në një teatër që po rilind, duhet të nisë nga diçka. Nuk mund të marrim një standard si ai i Metropolitanit apo i Parisit.

Ku jeni ndierë më mirë jashtë sallave, kur është përmendur emri juaj?

Është eksperiencë jashtëzakonisht e fortë dhe të jep edhe ty si artiste, njëlloj konfirmimi jashtë skenës, kur shikon publikun që është zhytur në një jetë të dytë. Më ka qëlluar të këndoj dy- tri herë në opera me fëmijët. Pas një jave që ka mbaruar shfaqja, në postë me vjen një dedikim nga të gjithë ata fëmijë. Përlotem gjithmonë, sepse artisti duhet të lërë diçka prapa, një lloj trashëgimie. Mund të veçoj kur kam kënduar në teatrin e Operas në Detroit, isha zhytur aq shumë në rol dhe në fund, personazhi kryesor vdes. Dhe këto ishin fëmijë të vegjël 5 ose 6 vjeçarë. Madje edhe dedikimet ia kishin shkruar prindërit: “Mimi, ti je një yll që ndriçon”, “Mimi, do të doja që kur të rritem, të bëhem këngëtar”, “Mimi, shpresoj të jetosh më shumë sesa në opera, sepse më bëre për të qarë”. Kur flet me gjuhën e zemrës, edhe fëmija të kupton. Ose njëherë tjetër, kur kam kënduar “Butterfly”, i njëjti vizatim nga fëmijët e vegjël. Janë kujtimet më të bukura.

Jashtë skenës, përpiqem të jetoj sa më thjeshtë. Të marr atë eksperiencë humane, pa shkuar shumë në shopping. Shkoj në vendet ku sheh lagje të degraduara, ku sheh njerëz që nuk kanë të hanë “një çapë bukë”. Sheh një tëri në depresion. Sepse dua të prekem. Jeta është bërë kaq materiale, kaq sipërfaqësore nga problemet e përditshme. Ky është frymëzimi që marr.

Ju e përmendët më lart që nuk shërben vetëm zëri, por si aktroni?

Sepse besoj në atë që bëj. Kur jam në skenë jam vetvetja. Aktori më i mirë është ai që të prek.

Si është jeta juaj në New York?

Unë kaloj shumë pak në shtëpi. Mund të them se duke mbledhur ditët, 2 muaj në vit i kaloj në shtëpi. Është shumë e vështirë, do doja që të shpenzoja pak kohë më shumë me shokun tim të jetës, me të cilin kam studiuar.

Mund të na thuash diçka më shumë për të?

Quhet Ervin Stafa. Kemi studiuar bashkë muzikë, kemi qenë në pallatin e pionierëve në Tiranë. Jeta na ndau. Unë vajta në Itali, ai shkoi në New York. Jeta na bashkoi përsëri. Mendoj që po nuk pate një mbështetje, një dashuri nga personi që ke në krah do të ishte edhe për mua e vështirë, të bëja këtë profesion. Ai ka mbaruar për muzikologji dhe e kam kritikun më të ashpër. Bëjmë edhe një shkëmbim idesh të dy shokëve që kanë studiuar muzikë. Do doja të kaloja më shumë kohë me të në New York.

Unë u kënaqa kur ju dhanë një vlerësim nga Kryeministri. Por, a ke frikë që kur merr famë shqiptari, të gjithë vijnë aty?

Unë jam artiste dhe flas me gjuhën e zemrën e artistes. Për mua është një ndjenjë e madhe kur ndjehesh e vlerësuar nga Kryeministri. U respektova si artiste. Unë do të jap kontributin tim gjithmonë, pavarësisht se çfarë partie është në pushtet. Nuk e prisja çmimin që më dhanë. Një moment shumë e bukur.

E lidhni faktin që Kryeministri është artist, i dyti kryeministër në Shqipëri, pas Fan Nolit?

Dhe ajo ndikon. Artisti me artistin kupton detajet, mënyrën e të shprehurit.

Jeni e madhe sepse jeni modeste…

Të gjithë ne kemi pasur vështirësi në jetë. E dimë shumë mirë që nuk do të na duan të gjithë kur jemi në karrierë publike. Ma kanë thënë që e ke defekt që je modeste. Por nuk do të isha unë po të sillesha ndryshe.

Ju nuk do ndryshoni?

Nuk do të jem unë ndryshe.

 

*Intervistë e dhënë në Channel One për Roland Qafokun

44 Komente

Je goce persmari!

Hahahaa smiley

Të gjithë kemi lindur me diçka, të gjithë e kemi brenda vetes.smiley Ndoshta nuk kam qenë e talentuar sa duhet,  Tani, të gjithë mund të thonë se “Ermonela do të bëhej e madhe”, se “Ermonela ka qenë talent që atëherë”…Nuk është e vërtetë....

Kjo qeka nxenese e Napolonit smiley " Ne vezmen e ushtarit fle nje Gjeneral " Them se persa na takon tek PPU edhe sh .Gjembi e ka kete veti qe thote "jam pa shkolle " Po halli ?

Fale perpjekjeve dhe ndihmes se pakursyer ane e kend Botes edhe nga shtete fqinje , ka arritur te gjeje vend dhe simpathisese edhe tek PPU .

Gjeniu nuk paska Kufij smiley Besoj dhe Xhibi terheq  te njetin mejtim

Pak jashte teme e nderuar Ermonela se JU nuk keni nevoje per ne .ne kemi nevoje per JU .Plus qe i kemi konsumuar Dafinat edhe me pare . Pac bardhesi ne Jete si shqiptare e Nderuar .

Të gjithë kemi lindur me diçka, të gjithë e kemi brenda vetes.

Jahlla, jahlla!! smiley

Pa lidhje: nga e kemi me origjine zotin Qafoku?

Qafok, ne Durres kam has une.

Ka edhe nga Berati, pooor me kryesorja: ka edhe nga Toka e Shenjte, dmth nga Skrapari heroik. Me ket shprese ne gji e kom bo pytjen, duke u lut mceftas te jete nga ata Qafoket e atjeshem qe njof une.

Mos u lut shume, se kur ti shohesh surratin Rolandin do behesh pishman. 

Jashte teme:

Ka edhe nga Toka e Shenjte, dmth nga Skrapari heroik. 

smiley

Po shyqyr qe po na behet konkurrence ne "gjoksgrope" se u meruam vetem.

Brenda temes:

Per Jahon, mirenjohje e falenderime. Per intervistuesin, dalte nga anet e emos smiley

smiley

anej qeka, Monde!  

Po cfare ja do origjinen Qafokut, a te keqen!? Thuaj, do Zoti nuk eshte nga ai vend qe e don ti. Se ky Qafoku eshte i tille, qe edhe po te ta falin, e ke me 100 % mendjen te fjetur, qe ta kane futur!

A ja lexove pyetjet, pash nderin?

Po ke qejf, or vella, te lexosh nje vajze te kulturuar, si Ermonela e cila duket qe ka brume, nuk eshte kokebosh si ato tyryfyckat kardashiane te televizionit shqiptar, por eshte ballelarte dhe me kembe ne toke. Por kur e shikon Ermonelen ne te njejtin tekst me Qafokun, a e ndjen dot se sa perqind bien ne menyre rapide aksionet e saj?

Interviste me Qafokun!!!!! Puuuu Puuuuuu Puuuuuuuu!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

Ermonelen e kemi te madhe dhe bravo i qofte per punen e vullnetin qe ka patur. Por po vazhdoi keshtu (gje qe nuk ja deshiroj) nuk ka per tu bere asnjehere diva operash, por do te mbetet thjesht nje soprane, nje pike uji ne oqeanin e kengetareve te tjera.

 

A e imagjinon dot Maria Callas ti jepte interviste ndonje gazetari si Qafoku? Larg o qofte!

Po ajo per nje fishkellime nga mesi i salles, i beri mutin mu ne mes te operas  te La Scala, doli nga skena dhe nuk u kthye me serisht, edhe pse salla ishte e mbushur me personalitete, duke filluar me Presidentin e Republikes italiane ne rrjeshtin e pare.

Ca te them, goca eshte flori, mbase i duhet nje PR person per se mbari te pakten kur vje puna me kto Albanian connection, se imagjino sa mund te dije robi kur Shqipnin e nigjo vetem nga interneti (ja menoje si per veten tone). Ajo edhe ne NYC rri vetem tranzit, imagjino. Ama e di first hand qe i qa zemra per Shqipnin. Si cdo shqiptari normal, xhanem.

Eh Çimo, nejse, mua me zien pak gjaku kur shikon se ne cfare nivelesh stratosferike ka mberritur hajvanlliku ne televizionet shqiptare dhe tendenca eshte per akoma me lart. And the sky, hell no,  isn´t the limit!

Kur lexon keto pyetjet e ketij Qafokut, nuk te behet as me tall trapin me te, kthehet ne tragjike gjeja.

Ai karafili tjeter, Sokol Balla, mbasi kishte nderin dhe privilegjin te kalonte nje dite te tere me Papa Franceskun, duke ridhene nje reportazh medioker te mbushur me vetekenaqesira te pa ndonje arsye te vecante, ne fund fare ja keput: "Dhe ketu po mbaron aventura jone me Papen!". A thua se ky birboja na kishte dalur ne safari, per te gjuajtur luane e per te ndjekur bizont, dhe jo te kishte kaluar diten me Ate, qe me teper se 1 miliarde njerez ne kete rruzullin tone e mbajne per mekembesin e Zotit mbi Toke.

Kurse nje tyryfycke tjeter, qe duhet te ishte patjeter nje derro pidhi, nuk po e shifja dot, po i degjoja vetem zerin, por patjeter qe duhet te kishte qene nje derro pidhi, se perndryshe nuk shpjegohet ndryshe nga ana llogjike, perse duhet te ishte ajo, e cila komentonte live ne nje televizion kombetar mberritjen e Atit te Shenjte ne Shqiperi, kjo tyryfycka e gjente te udhes te komentonte per 10 minuta se me cfare makine do te ecte Papa nga aeroporti ne Tirane. Dhe komenti i saj ishte pak a shume keshtu:

"Ja edhe makina, qe po pret Papen, per ta transportuar per ne qender te Tiranes. Eshte nje Mercedes Benc (makina ne fakt ishte nje VW Jetta) Sic duket eshte marka e preferuar e Papes (!!!!! koja nonen shqipe !!!!!!!) pasi edhe makina e xhamit qe perdor Papa eshte Benc. Papa tani sapo ka mberritur, e shohim qe po i afrohet Bencit te tij, hyp ne te. Vargu i makinave po pret akoma, akoma nuk jane nisur...... (pas nja tre kater minutash)......tani po shohim qe edhe Benci i Papaes po leviz nga vendi....Sic duket makina e Papes qenka Volkswagen....."

Kurse ne nje kanal tjeter degjon 2 komentatore djema, teksa nderpresin pa kulture njeri-tjetrin dhe mes kakofonise se tyre, te degjon veshi: "Dhe ja tani Papa, po shkon drejt turmes, qe te takoje fansat e tij, porsi nje futbollist klasi qe derdhet mes tifozeve!" (O llaaaaaahhhhh)

Dhe mo e bukra, o Çimo, osht se kur je m´Tiron mik pas miku del e perballesh me ndonje nga keta tipat dhe kur ti i pafajshem pyet, "po ky kush ishte" te vjen pergjigja shkaterruese "S´e njef ti ket? Ky osht ai qe ka komentú Papen!"

" ..nje derro ....! " Kulmi i shperdorimit, denigrimit  te gjese ..nepermjet vleresimit ! 

Grave, e di qe esht e rond ne te nigjume, por esht nder vlersimet me te larta. Perdoret per te perforcu lavdrimin qe i vje mrapa. Nuk kom nigju te perdoret ne sens negativ, gjithnji vetem per mire, ose per shume mire. Te femnat kjo. Te meshkujt jo, perdoret edhe kur do me sha. E cuditshme gjuha. Gjuha me e lashte shqipja, jo me kot.

+1

Bravo, shqiperia i ka pasur gjithmone keto individualitete qe e kane dashur pa kushte.

Te qe gjalle Avdyl beu qe shkriu pasuri e fuqi per kete vend, te shihte ne ca derexheje jemi katandisur.

Qafoku eshte AQO.

Fati ka perzgjedhur pikerisht kete, qe ne vazhden e tradites te, te pareve te tokes se saj te shenjte, te propozoje ...: 

Edi Ramen , per mbret te Shqiperise ! 

 

E lidhni faktin që Kryeministri është artist, i dyti kryeministër në Shqipëri, pas Fan Nolit?

Noli si KM ishte fiasko .E kalonte kohen duke mesuar ti binte fyellit, ky i sotmi duke i rene defit e duke kercyer napolonin.smiley

E po isaf moj Alba 2265 , me te pare qe na kane bere te kercejme ne njeren kembe ! Te veme kete qe kercen edhe per te gjithe neve , de ! 

cojeni ne tur me arixhinjte te argetoje miletin.smiley

rri pa merak se edhe ti po deshe nuk te paguan njeri.

Te lumte moj  çupe, te lumte!!!! Me punen tende ja ke rrritur vlerat vetes dhe me gojen tende, po ja rrrit vlerat edhe memedheut. Ja çdo te thote te jesh nga vendi i perendive...

Çimo, edhe Land Qafoku eshte nga guri i Selanit...(diku me poshte)

eeeee, po pse s'thu ti! Un po e nijsha i cik sinjalin, po thash ho mer, se ashu te duket ty peher...

shifi shifi kto te krahinave te tjera, i myt xhelozija modhe.

s'i kishte pelqy as bradit me duket smiley 

smiley

Meqe jemi te gazetaret,ma mer menja se i vetmi gazetar ne bote qe gjate nje interviste flet me gjate se i intervistuari,eshte Adi Krasta.

Po avash mi Ermonela se Inva ka shume kohe qe eshte e famshme e nuk rri duke dhene keshtu intervistash, edhe pse vjen shpesh falas. Kjo sa here shkel ne Shqiperi vetem intervista jep

Mendon qe intervistat i kerkon kjo qe t'i japi apo ja marrin gazetaret?

Kjo duhet te kete ikur me siklet te madh prej ketu per mosvleresim, dhe per kete nuk i ve faj. Mirepo po ta     Ndjekesh e shpreh kaq shume kete kompleks sa eshte bere e lodhshme. Ti e gjete veten, edhe ty te gjeten, shiko para tani, leri komplekset

Emigrant ..Fjala Qafok rrjedh nga fjala Qafe . Edhe populli e zgjeron kuptimin si "Qafa e Lemsheve " etj . Aty lindin njerez qe marrin Intervista edhe njerez te klasit si I.kadare .E MUUUU per kete populli kendon me lirizem

Ne Qafok bie burija

lexoni Intevistat e mija ..

Me qe ra llafi i kofshin rroqet Ermoneles , kush e mba neper goje ...smiley

Bravo i qofte, me pelqeu. 

Unë kaloj shumë pak në shtëpi. Mund të them se duke mbledhur ditët, 2 muaj në vit i kaloj në shtëpi. Është shumë e vështirë, do doja që të shpenzoja pak kohë më shumë me shokun tim të jetës, me të cilin kam studiuar.

 

Ermonela uroj te mos vazhdosh keshtu ne te ardhmen, nuk lihet burri !!!! smiley

Te gjithe me lart i urojne vazhdo keshtu vetem ti po e kritikon Elba per burrin, sipas mundesive o gru, duhet edhe te marri malli ndonjehere jo te te merzitet, mengjez, dreke, mengjez..smiley

ketlina , kjo eshte nder arsyet kryesore per ndarjen e nje cifti.

ja e beri robi nje sakrifice nje vit, dy , pastaj e merr lumi

burri nuk lihet vetem 10 muajt e vitit . pike smiley

kshu tha edhe Violeta Manushi tek "Plage te vjetra": Nuk me pelqejne mua ndarje te tilla.

smiley

 

kshu pra , te thome njeher, dy here , tre here , e ti prap me ato te tuat. edhe ato te mbledhin kapistallin pastaj FAP !!!     shkolle te dhame, pune te dhame, po cdo tjeter ti mor edepsez ?? 

burra ka boll.jeta tashma funksionon ne formen, si nje rrip transportieri, ku para syve te vjen burri (gruja) dhe ti duhet me zgjat doren per me e kap.

E ka burre me dokumenta apo bashkejeton?

Nga sa duket ne interviste marredhenia e tyre eshte me teper terhiq e mos e keput,friends with benefits.

Keshtu qe ska asgje per tu cuditur perse ata jetojne kaq shume kohe te shkeputur.

Plus qe tani bota eshte bere me e vogel,po te duash komunikim,ka skupe,FB dhe shume mjete te tjera.

ia ...ia ...ia ...

Edhe une dakort jam te ngrihet ura ..tha Gomari ... po Ermonela nuk na e sqaroi

Ne drejtim te rrjedhes Lumit apo ne drejtim te kundert !...ia ...ia ...ia .

Ne keshillin popullor te Lagjes nje nga problemet e mprehta ishte se si duhet te bashkejetojne Grate me Burrat . U dhane shume mendie te Vyera ...ia ....ia ...ia !

 

Vajza ka prioritetet e saja. Vjen kariera/ pasioni pastaj burri. Dhe burri si shoke te nje fushe, pasioni per muziken e kupton dhe eshte open minded. Duhet te perjetosh te njejtin pasion si keta, te kuptosh pse e ben ai per ate. Qashtu.

hmmm..me pak fjale na le te kuptojme qe e do shume karrieren...edhe kjo nuk eshte gje e keqe..smiley

A ka fjale qe e pershkruan Peshkun me mire se koncepti idrisian "Dërstilë"?

Ca boni kshu, o rob Zoti! Tani un e di që kjo faqe për te Dërstila e kishte marr rrugën me kohë, por edhe atje, ku lahet leshi fshatce, duhet me e pas nji farë terbieti.

Gjynof vërtet, se ktu dikur kishte oaze ku bohej muhabet përsmari, mirpo sa vjen e po bohet e pamundur një gjë e tillë.

Ju jeni të panjohur, në të gjitha kuptimet, tjetra eshte e njohur, në të gjitha kuptimet. Think of it, if you can.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).