Me një rezolutë të përbashkët prej 10 pikash ka mbyllur punimet dyditore në Tiranë, Forumi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore.  Rritja e kërcënimit global ndaj terrorizmit ka zhvendosur fokusin e bashkëpunimeve në drejtim të forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacioneve mes vendeve tona, harxhimin e më shumë parave për çështje të sigurisë. 

"Këto sfida janë ato që vijnë prej kërcënimeve dhe konfliktit që vazhdon pranë kufijve e Europës, sfida që  i sjell terrorizmi i ushqyer nga një makineri e skëterrshme e quajtur ISIS, që ka pllakosur popujt dhe zonat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ndërkohë, një tjetër sfidë jo aq e shkëputur me këto më sipër, është krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme.Përballë një BE që po lufton brenda vetes, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të luftojmë që zëri ynë të dëgjohet dhe të tregojmë me shembuj se jemi gati të jemi pjesë e kësaj lufte të përbashkët.Pa ne, bashkimi është shumë më i brishtë dhe shumë më i cënueshëm dhe duhet të bëjmë maksimumin që kjo të dëgjohet e të kuptohet siç duhet", tha Kryeministri Edi Rama.

13 vende të SEECP-së, perfshi edhe Turqine disa here hezituese, kane firmosur jo vetem per te denuar krimet e ISIS, por edhe te bashkepunojne per frenimin e luftetareve te huaj nga rajoni jone drejt vendeve ne lufte, si dhe promovimi i metejshem i tolerances fetare.  

"Pavaresisht ndonje nuance, ne perkufizime per ceshtje minore, e rendesishme eshte qe te gjitha vendet e kesaj platforme rajonale, kane nje qendrim te perbashket kur vjen puna per te luftuar terrorizmin dhe kur vjen puna tek nevoja per te bashkepunuar sa me mire, si ne aksesin ne informacion, apo ne punen e perbashket qe mund te bejne forcat policore, sherbimet inteligjente apo forcat dhe institucionet e zbatimit te ligjit ne pergjithesi", tha ministri i Jashtem, Ditmir Bushati.

Ministri i Jashtem bullgar, vendi me i rrezikuar per shkak te perdorimit si tranzit te luftareve, theksoi se vetem nje pergjigje e qarte, e prere dhe e bashkërenduar e te gjithe rajonit do te sjelle frenimin e kercenimit nga ISIS. Perfaqesuesit e diplomacise se vendeve te SEECP-së vleresuan kryesimin shqiptar te kesaj organizate.   

/ Top Channel

11 Komente

Bravo smiley

dridhuni terroriste se ju eshte vene mbrapa forumi, kaq e patet smiley

Jo ky nivel për Ju i nderuar Swed . Ky është karakteristikë për rapadam rapadam dipi dopa / Isisi është ke portat  smiley

Merr pak hartën dhe shih se ku ka qenë shtrirë Historikisht ISIS në këto Rajone që bën Samit ! Kthehu dhe pak në Kohë se çfarë "mbollën" Gligorovët e surratSqeprit me Xhamitë për të rikthyer Kultet zotrie .

Idriz i nerum, keto samitet dhe deklaratat mua nuk ma mbushin mendjen hic. Zgjidhja kunder ISIS dhe te ngjashmeve eshte zbuluar qe ne 1967, po doktoreve te sotem nuk ju pelqen profilaksia smiley

Po nryshun kohët pra smiley  Atëhere zbulohej dhe u priteshin krahët e ku mundej dhe rrënjët . Sot ... Mirë që i dogjën ato zbulime po fillun me i mbjell  , prashit e vadit si trangull me i rrit ..

për të mirë të Demokracisë or tie smiley

Shtoj se është për mirë kur jep shembuj miratimi si Rajon për strategji Ndërkombëtare të paktën që dominojnë sot . Dhe që është në ballë Shqipëria jo e Babsqapit Hipokrit ..ca më mirë !

Mqrfjala, a e kapen ate armikun e kondicjinerave me?

"Pa ne, bashkimi është shumë më i brishtë dhe shumë më i cënueshëm"

Degjove teta Merkel, degjova thuaj, se s'do e themi dy here.

Franca kish arrestuar disa te rinj pardje qe donin te niseshin per Siri. Turqia dje seç kish vene nje kontrroll me te forte per te penguar ekstremistet te kalonin per Siri (siç duket paska ndikuar kjo konference). Ne Belgjike, dje a pardje, ishte dita e fundit qe binte gadishmeria nr;3 e forcave te ushtrise, policise dhe sherbimeve sekrete, mirpo parlamenti vendosi ta shtyje dhe ca kohe. 

Shum vende jane te interesuara qe para sezonit turistik, kjo fara e keqe e ISI-t te zhduket. 

te ishte aq kollaj   smiley....jan perhap si morrat 

Gjyqi i pare per pjestaret e ISIS ne Norvegji...domosdo nuk do mungonin gjakeprishurit (pse na paragjykon bota ankohemi nga ana tjeter)

Nje somalez dhe dy kosovare(shqiptar) jane vene pas hekurave ne Norvegji per terrorizem, qenkan kthyer nga paketa turistike xhihadiste keta internacjonalet vahabiste dhe i priten me byrzylyke qe ne areoport.

VV eshte ISIS-i shqiptar.

Kot qe lodheni qe merreni me ISIS-in ne Irak dhe Siri.

Shikoni VV dhe Shpend Ahmetin qe kerkon te prishe kisha ne Prishtine.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).