Dy të reja nga fronti i Shëndetësisë:

Gjykata Administrative pezullon testimin e infermierëve

Gjykata Administrative ka pezulluar testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel. Gjyqtarja Alkelina Gazidede ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht testimin ndaj infermierëve deri në një vendim të dytë pas shqyrtimit të çështjes. Pak ditë më parë mjekët kishin dorëzuar në gjykatë një padi për të kërkuar pezullimin e testimit pasi sipas tyre ishte i pa nevojshëm dhe jashtë të gjitha të drejtave që kanë infermierët.

Ndërkaq edhe sot Protesta e bluzave të bardha vijoi këtë herë para kryeministrisë ku mjekët apeluan për ta bojkotuar testimin. Ndërsa nga një aktivitet tjetër, po paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja la të kuptohet se nuk do tërhiqet përsa kohë testimi nuk cënon as pagën dhe as vendin e punës të vetë mjekëve. (Shqiptarja)

 

Me koncesion edhe shërbimi i sterilizmit të pajisjeve kirurgjikale dhe dezinfektimit të sallave. PD-ja thotë se bëhet fjalë për 96 mld lekë

Pas shërbimit check up, Ministria e Shëndetësisë shpall edhe dhënien me koncesion të shërbimit të sterilizimit. Zv. Ministri Klodian Rrjepaj ka sqaruar se përse po shkohet në këtë rrugë. “Janë disa kompani që e ofrojnë në bazë të tregut. Janë 5-6 kompani në Itali, Angli që janë kompani të fuqishme. Në të gjithë këtë rrjet me hartimin e programit të vizibilitetit, me miratimin në Ministrinë e Financave, me konsultimet që kemi bërë janë hartuar edhe dokumentat e tenderit. Por përse do të jepet me koncension ky shërbim? 2 janë arsyet madhore, pajisjet kirugjikale, të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe të papërdorshme dhe infeksionet spitalore të rrezikshme, por që janë në një përqindje shokuese; arrijnë deri në 37% nga 8% në vendet europiane”, tha ai.

Një ditë më parë, opozita ka denoncuar këtë nismë të qeverisë, që sipas PD-së sigurin fitim 70% për atë që do të marrë koncesionin. “96 miliardë lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave. Këto 96 miliardë lekë do të jepen me 30 Mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transperante. Aktualisht, ky shërbim kryhet në shifra shumë më të vogla, dhe madje me përgjegjësi më të madhe. 96 miliardë lekë janë një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%”, tha Grida Duma. (Respublica)

13 Komente

Kalamaja mos u genjeni me karamele. Zakonisht populli merr vesh 0-10 % te asaj qe qeveria preferon te ndaje me ju.

eksperience personale.

 cheers

 Janë 5-6 kompani në Itali, Angli që janë kompani të fuqishme.

tash ben sens dhe vizita e pritshme e konsulences ne Tirane, e sir Tony Blair me sir Edi Rama, si dhe vizitat e ketij te funit ne itali. Integrimi ne Be kushton vallai.

Miniere ari ka per tu bo shqiperia per keto kompanite, me mendesine aktuale te qeverise shqiptare.

ca po thua ti te leme njerezit te vdesin ne sallat e operacioneve? Ka ndonje alternative tjeter apo te marrim Griden te pastroj?  Sa larg gjuan me kete Toni Bler... hap njer syte hapi se sot u tha se 1.1 miliarde dollare investime do marre shqiperia nga BB per 5 vjet apo keto nuk quhen? 

 

 

ti meno se i ha meraku vertete per mikrobet e sallave. Kjo eshte nje praktike qe ndiqet ne vende me buxhete per mjeksine shume here me te financuara se tek ne. Ai pak financim qe eshte duhet te mbushi shume gropa te tjera qe kane nevoje. Dizinfektimi nuk ka pse te mos behet nga nje ndermarrje shteterore.

Do vije tjetri nga pidhi i bubit, vetem per te pastru dyshemete me detergjente e me rrit kostot.

Ato 1.1 miliarde borxhe rrush e kumblla e detergjent do ti bejne, sic ja bone grekut. Barra popllit do ti ngelet.

Shoqata e infermiereve nuk pranon te rivleresohet!?

 

 

 testimi nuk cënon as pagën dhe as vendin e punës të vetë mjekëve.

Po per ca u boka ky testimi, apo eshte training needs assessment?

E pe protesten e mjekeve para kryeministrise ?

6 veta gjithsej.

S'kam pa lajme sot, megjithate ky testimi me duket kot, edhe pse mjeket me duken akoma me kot se testimi smiley S'bohet kshu kjo pune besoj. Do te ndash shapin nga sheqeri? Bej protokolle, procedura, arkiva elektronike etj dhe kontrolloi, po kto testime kot me kot jane pordhe me nenexhik smiley

Paske njof nanji doktoreshe me duket. smiley

Po mjeksia sikur eshte falas, keshtu sikur ndigjova. Apo do e mbulojne ato fondet. Te shohim. 

Ministria e Shëndetësisë shpall edhe dhënien me koncesion të shërbimit të sterilizimit. Zv. Ministri Klodian Rrjepaj ka sqaruar se përse po shkohet në këtë rrugë. 

ku ka menyre me te mire me i rrjepaj shqiptaret se sa duke i sterilizu...smiley

Gjykata administrative! Une po mendohesha pse Rama u shpreh se ne shqiperi, shqiptaret  nuk e e ndiejme mungesen e sindikatave !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).