Athina përplaset me Brukselin, madje më shpejt se e priste kryeqendra e Europës. Tani duhet të zhvillohen shpejt strategji kundër këtij zhvillimi, para se Tsipras të fusë në valle të gjithë Europën, mendon Barbara Wesel.

Dite me radhë Brukseli vriste mendjen, se si duhej të hynte në bisedime me qeverinë e re. Përgjigja nga Athina tani: Nuk ka bisedime! Ministri i Financave, Yanis Varoufakis nuk do të bisedojë më me trojkën e Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Njësoj sikur dikush të mos dojë më të bisedojë me bankën, që i ka dhënë një kredi të madhe. Kjo sepse ai beson se bankat, sistemi financiar ndërkombëtar dhe e gjithë ekonomia globale janë një poshtërsi. Sigurisht askush nuk mund të ndalet të mos e besojë këtë, por duhet të dijë: Në xhirollogari nuk rrjedh më para.

Kush nuk bisedon me kreditorët e vet falimenton

Trojka e tre kreditorëve vendos për pagesa të ardhshme. Dhe ajo nuk ka rrugë tjetër veçse të bllokojë 7 miliardë eurot në fund të shkurtit, të cilat duhet të derdheshin si pjesë e paketës së fundit të ndihmës. Athina në inat e sipër thotë, se as nuk ka nevojë për to. Ndërkohë në shkurt dhe mars duhet të jenë gati 11 miliardë euro që Greqia duhet të paguajë për rifinancimin, normat e interesit etj. Nuk do më ky vend të zbatojë detyrimet e tij? Nëse Athina dëbon trojkën, Banka Qendrore Europiane nuk mund t'i funrnizojë më bankat greke me para. Pra as bankomatët nuk nxjerrin më para. Alexis Tsipras është tallur më parë me këtë, duke thënë se ai nuk do ta fusë vendin e tij në kaos. Por zgjimi i dhimbshëm për qytetarët grekë mund të vijë më shpejt se mendohet

Me këtë trupë të re qeveritare në Athinë mund të qeshësh, po qe se qëllimi i deklaruar i Tsipras dhe të tjerëve nuk do të ishte të fusë në këtë vorbull të gjithë Bashkimin Europian. Planet e udhëtimit të krerëve të rinj flasin vetë: Londra, Roma dhe Parisi -janë në listë, sepse aty shpresohet për mbështetje. Tsipras e mënjanon Berlinin. Gjermania është një vend ndër të tjerët, thotë ai. Edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble e ka shprehur qëndrimin e tij: Ne nuk i detyrojmë grekët të marrin para. Po qe se nuk duan të flasin me ne, atëherë të mos flasin.

Tsipras kërkon të përçajë BE-në

Tsipras po përpiqet tani të bashkojë italianët dhe francezët kundër Berlinit. Krahas kësaj ai kërkon ndihmë edhe në Londër, ku sundon mendimi, se Gjermania duhet të derdhë para në eurozonë për të stimuluar rritjen ekonomike. Por britanikët nuk janë përgjegjës për këto borxhe, prandaj më mirë të mos merren me këtë temë. Edhe në Romë dhe Paris parimisht ekziston mendimi se BE duhet të shpenzojë më shumë para dhe gjërat rregullohen. Aty me dëshirë do të zbutej edhe më tej pakti i stabilitetit. Por si italianët edhe francezët janë kundër një faljeje të një pjese të borxhit. Sepse jo vetëm Gjermania duhej të përgjigjej për 50 deri 60 miliardë euro, por edhe italianët e francezët e humbasin pjesën e tyre.

Se çfarë do qeveria e re në Athinë dihet - një konferencë borxhesh ku Greqia të lirohet nga një pjesë e madhe e borxheve si Gjermania pas Luftës së II Botërore. Por situata nuk krahasohet nga ana historike. Ju miq dhe shokë në Greqi nuk jeni viktima të tërmeteve, luftës qytetrae apo stuhive, por të elitave tuaja korrupte dhe kleptokratike. Askush nuk është fajtor, ju vetë! Bankat ju dhanë para me mendjelehtësi! Kjo është e vërtetë! Por askush nuk ju detyroi t'i merrni ato dhe t'i shtrini këmbët më shumë se jorganin. Mos e bëni më këtë rol viktime që nuk shkon!

Qeveria greke mund të luajë lojën e saj me BE. Do të shihet se ku do të shkojë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington nuk impresionohet nga delirantë si Alexis Tsipras dhe kërkesat e tij pa bazë. Të shohim si do shkojnë bisedat me kreun e FMN-së, Christine Lagarde.

"Grexit" si një mundësi

Në fund mund të besohet se paturpësia fiton. Mund të jesh edhe i dehur nga pushteti i ri dhe t'i fusësh duart në xhepa kur sapo ndahesh me një koleg europian. Por nuk mund të fyesh pa ndërprerje personat me të cilët je në një tavolinë negociatash edhe sikur të jesh aty për të biseduar për falimentimin e Greqisë apo daljen nga eurozona. Angela Merkel nuk ka pse të lejojë të krahasohet me Hitlerin, dhe Wolfgang Schäuble nuk ka të bëjë aspak me rajhun e katërt.

Tsipras dhe njerëzit e tij zëvendësojnë arsyen e sensin e realitetit me paturpësi dhe stil të pasjellshëm. BE duhet të mendojë shumë shpejt se si duhet të veprojnë mekanizamat për të mundësuar një "grexit", para se e gjithë Europa të futet në valle. Thuhet se udhëtarët nuk duhen ndalur, e aq më pak kur ke të bësh me udhëtarë të tillë.

45 Komente

Thuhet se borxhi greqise eshte 280miliard euro. Po ku iken ter kto pare? po te ishin vertet kaq shume do i kishim pare diku po spo i shohim. Sa eshte perqindja e interesit te borxhit? Po qe shume asgje mos te paguajne mire tja bejne. Ashtu lal i do mushka drut. Vrite aty ku i dhemb te kuleta. Ska mo perqindje interesi mafioze sic do morgani me cejsin qe te kenaqen aksioneret qe as e dijne ku bie greqia apo dhe amerika ne harte per at pune. 

0.5% e ka interesin e borxhit Greqia, perqindje simbolike. Borxhin u a kane shteteve Evropiane (qytetareve te tyre pra) jo bankave. 

Pagesat e borxhit ne vit jane 3% e GDP.

Problemi nuk eshte borxhi, Greket duan te ndjekin politika te tjera, duan te harxhojne per te stimuluar ekonomine dhe jo te presin shpenzimet sic udhezon Troika.

Tsipras kërkon të përçajë BE-në

 

hehehe, Tsipras qe kerkon te beje  ''kalin e Trojes'',  por  shume shpejt do rezultoje  gomari i Trojkes..smiley

gjynah per greket dhe Greqine thuaj..,  kane per  ti futur  ne peripeci te reja keta politikane populist e  te papergjegjeshem!

I kishte shkruar dhe nje leter te hapur rinise Gjermane si ajotallah i Iranit, po i shpjegonte situaten.

Gjithe keto manovrat i bejne per tu pozicionuar per negociatat, duan te zgjasin afatin e pagimit te borxhit qe te kene hapsire ne buxhet per te mbajtur disa nga premtimet e fushates - elektricitet pa leke per te varferit etj. Marrin pozicionin ekstrem qe ne fund te perfitojne dicka.

opo lere cfare i shkruan ky rinise gjermane....  keta, greket dmth, duhet te kene nje gje mire parasysh.. Gjermania dhe Evropa i shpetoi keta nga nje kaos  me pasoja katastrofike.   ishte koha kur Greqia vlonte nga protestat sociale, de facto e falimentuar po jo de jure, sepse pikerisht nuk e la Evropa  te falimentonte!

dmth: ai greku i vogel, mesatar, i gjere e i gjate,  nuk e  humbi rrogen, dhe me e rendesishmja, nuk   humbi kurre kursimet ne banke..smiley       gje  e madhe kjo, sepse ne momentin e pare qe greket do shkonin ne banka dhe do gjenin dyert mbyllur,  do te shperthente  katrahura atje...  Evropa pompoi qindra miljrda euro ne sistemin financiar te Greqise, duke ruajtur njeherazi edhe stabilitetin social atje..

nga ana tjeter,  Gjermania dhe gjithe vendet Evropiane qe kontribuan   miljardat e eurove per Greqine, e paten shume te veshtire te justifikonin  keto miljarda  para publikut te tyre, sepse edhe keta paten pasoja nga  kriza  aso kohe dhe ishin te detyruar te shkurtonin buxhetin dhe fondet publike, nderkoh i jepnin miljarda Greqise..  prandaj  greket, pervcse jane joserioze,  po tregohen te pafytyre, te pabese!

Keto duhet ti kishin lene te ngordhnin me kohe mer yahoo. Une se marr vesh sa e veshtire eshte ta marresh vesh ate popull qurrash dhe te pabese...

EU eshte nje utopi. Si edhe multi-kulti. Se perplasje kulturore eshte kjo, ne fund te fundit. Bashkohen te ngjashmit, edhe aty ku ka diversitet, kupton? Se nuk ka asnje livadh me barera te klimes se ftohte dhe te nxehte bashke. Apo nai fauna ku peshqit te bojn shoqni me gazelat. peshku do oktapodin, gazela do rincerontin. ajo konfederata ballkanike e titos a e dimitrovit a nuk di se c'pisome tjeter, nuk po me duket aq keq si ide, jo. ne zdromsat perkasim te gjithe bashke: ne shqipot, greku, sllavt siper deri me kroacin, turku belqim (po desh), rumuni... kto guxhullat me i llaf. c'pun kemi ne me gjermon, danez, hollandez, austriak,  e norge, e ku di mo a me qafsh. aty po rri skic italjoni e portugezi e spanjolli (kto kon pas pushtu boten, e?) e jo mo bytha jon, qe as ne autobuz nuk dime me hyp ala dhe paret i majm shuk te xhepi i bythes (zakonisht i majti).

kot mo, ku ka gjo me te bukur se evropa...

po s'e shava, mer.

perkundrazi.

na fal, se vetem rreshtin e par lexova smiley

nuk postoj mo sot!!

Ku bashkejeton dot shqiptari me sllavin mo burr ca pseudokonfederate imagjinon..Me mire ti bim gerrnetes ne shtepine tone,e ta bejme veten qe te tjeret te na japin rrespekt sesa ta vazhdojme me kte melodine europiane qe ka ktu e 20 vjet qe po na ve ne gjume me sy hapur.

Giovanni, i di kur kane zen fill krushqite shqiptaro - serbe ? A e di se princat shqiptare jepnin e merrnin vetem me ata serbosllave ! E di ku i martoi Labi Gjergj Arianiti te tete vajzat e tij ? 

I ke rene gozhdes ne koke..Gjithe keto jane perpjekjet e fundit per majtjen gjalle te nje projekti artificjal i cili llogjikisht eshte i destinuar te shperbehet. Cdo projekt federalist ka afatin e skadimit te vet...Kontinenti asnjehere ne historine e vet nuk ka pasur unitet kulturalisht lere pastaj ekonomikisht dhe ne politika te jashtme.

Thuaj dhe qe te kishin dhene 1/10 e asaj qe dhane per Greqine dhe as Shqiperia sdo e kish kaluar kolapsin qe kaloi...

gjermonet i kan mor ne qaf greket
.. po anxhela do e lshoj cik pe..do s'do

besoj se borxhin ose do ''qethin'' te gjithe ose pjeserisht.

greqia e terheq evropen prej hunde,njelloj si izraeli ameriken

greqia e terheq evropen prej hunde

Ne fshatin tone tipave si ty u thomi: tutkun.

Bile Greqia ja u baka si Izraeli Amerikes!

A morrmadh, a morrmadh !

nuk i tha kot  frengu ''djemte si petrite ,gjysmat jane komentues''

dhe kujdes me kosin,lyerjen me kararsmiley

Edhe ti o arqeoshqiptar na doli filogrek? Po ne tek tija i kishim shpresat!!! smiley

Amerika duket sikur eshte e lodhur nga mbeshtetja e parezerva per izraelin e cila e ka bere te terheqe mbi vete inatin e gjithe terroristeve te botes.Ne gjithe shtypin qe kendova nuk kam gjetur asnje analize se cilat  do jene pasojat e falimentimit grek per shqiperine.Orgjia e tyre me pare borxh e shpetoi shqiperine por cdo te ndodhe kur atyre t'iu bjere bytha ne uje per vete.after all jane gjysme milione shqiptare ne greqi .

Nejse banka e greqise NBG duket nje bixhoz interesant .nese cipras thjesht bllofon e nderron mendje aksioni i saj rritet 3-4 here.nese ai nuk nderron udhe i humbet te gjitha.eshte nje all or nothing bet.

Ne fakt greket me nje lloj weird self -esteem duke menduar se bota u ka borxh atyre lepe peqen , apo jane me te miret

rane ne gremine me kembet e veta.

Te kuptosh qe i urren te gjithe , te kuptosh situaten ku je dhe t'a urresh ate , do guxim smiley  qe t'a pohosh.

deri atehere , rruga eshte e gjate

Greqia do behet  per Evropen ...si " Maci qe dogji Stambollin ! " .Por fale lojes se mencurise greke , per afrim me Car Putinin , i gjithe perendimi do ti japi doren..Greqia ja hodhi b ..tere ato miliarda.Keni me pa,por harrojeni e mos lodhemi shume me greqin dhe  vreni kete stanin tone se po vjen murtaja krize.Nuk kemi pa gje ..akoma ! 

Mesa duket Beeese po i duket fundi. Se mire grekut ia falen. Po kush do jete ai trap qe do doje te paguaje borxhet me tej. Po dhe gjermoni do i therrasi menjes, ne te putaneskes vafshin, pse duhet punojme ne per ta. 

Ka shume menyra se si anullohet borxhi dhe njekohesisht manaxhohet situata ne Gjermani. P.sh. ulet interesi ne 0.1%, shtyhet afati per 30 vjet, pastaj 50 vjet, pastaj 150 vjet derisa te mos kujtohet me njeri.

Gjermanet kane perfitime te medha ekonomike nga unioni, kane per te bere leshime po jo ne formen qe pritet.

Mire mer, po do duan te gjithe te kapin ate 150 vjecin. Se shef rrushi rrushin dmth. 

Pikerisht ajo eshte pyetja, sa mban uje pilafi evropian, dmth deri kur ka interes gjermoni. Se mercedesi me shoke shitet ne gjithe boten. Se mire greku nxorri syzezen, po gjermoni i qit nei musteqezi. 

Vendimi per Greqine u mor para disa vitesh kur u tranferuar borxhi i tyre nga bankat private tek EU. Greqia kishte falimentuar. Vendet e tjera te EU, per interes vetjak, morren persiper borxhet e Greqise. Normalisht Greqia falimentonte dhe kalonte tek drakma e zhvleresuar. Po ta lejojne Greqine te dali nga unioni sot asgje s'fitojne, edhe borxhin e humbin dhe interesat qe kane ne Greqi i humbin. Borxhi eshte i humbur sido qe te jete. Do ta paketojne shume mire marreveshjen do ta shikosh. Per vendet e tjera ka filluar makina e printimit te pares smiley

 ajo konfederata ballkanike e titos a e dimitrovit a nuk di se c'pisome tjeter, nuk po me duket aq keq si ide..

Nga na vjen ti ? Kush ta ka mësuar këtë këngë ?

Vij nga Shqipëria o i Madhi Skënderbe smiley

Në Maj 90 " u shkatërrua " një nismë e tillë në Konf .Ballkanike .Nejse po edhe si Historik , Otomënët nuk qenë aq budallej me sistemin federativ që u vodhën Amerikanët . Kollaj 500 vjet nuk bëhej zap e të paguanin taksat pa sherre . Deri sa erdhi Napoloni që ngatërroi Botën me Shtete smiley

Mirë aty Emo po si çështje do e zgjidhë Infarastruktura Moderne . Nuk ka asnjë shans Tjetër . Beteja në fushë të Logut me Bajlozë nuk kanë asnjë të ardhme . Kufijtë nacionalë mbeten si Mushkat e karvanarëve që mbartin autostradat Elektronike dhe rrugore etj etj mbi vete .

 

Shkurt muhabeti Greqia po i nxjerr tym s....

Nuk besoj qe BE-ja dhe vecanerisht Gjermania te bjere ne realizimin e deshirave te qeverise s e re Greke. Pra nuk besoj qe do te kete negociata te reja per pagesen e borxheve. Nese qeveria greke nuk do te respektoje grafiqet e percaktuara me pare, le te largohet nga monedha euro dhe te riktheje dhramine. Gabimet apo fajet e tyre (qofte te politkaneve te saj) nuk ka pse ti paguajne qytetaret e tjere te BE-se dhe me konkretisht gjermanet, francezet apo ndonje shtet tjeter. 

Greqia ndertoi gjithe infrastrukturen me parate amerikane, me rruge, me hekurudha, me porte e aeroporte. Te shikosh vetem nje shembull: Organizimin e lojrave olimpike, kurse Shqiperise asnje kocke nuk denjuan ti hidhnin jo me ti modernizonin infrastrukturen.

kete te borxhit ta shohim: Mund ti sugjerojme administratoreve te hapin nje teme.

1) Kthim total

2) Kthim i pjesshem

3) Se rr... fare

Por zgjimi i dhimbshëm për qytetarët grekë mund të vijë më shpejt se mendohet

Qe nga fillimi i masave te ashperise 30% e GDP-se eshte zhdukur, 50% papunesi te te rinjve, 3 milione pa sigurime shendetesore, rritje te vdekshmerise se foshnjeve, rritje te vetevrasjeve, 150 mije biznese te vogla te mbyllura - qytetaret greke mbase luten per gjume por jo per zgjim.  Se zgjimi sic shihet eshte bere. 

një konferencë borxhesh ku Greqia të lirohet nga një pjesë e madhe e borxheve si Gjermania pas Luftës së II Botërore. Por situata nuk krahasohet nga ana historike. Ju miq dhe shokë në Greqi nuk jeni viktima të tërmeteve, luftës qytetare apo stuhive, por të elitave tuaja korrupte dhe kleptokratike. Askush nuk është fajtor, ju vetë! Bankat ju dhanë para me mendjelehtësi! Kjo është e vërtetë! Por askush nuk ju detyroi t'i merrni ato dhe t'i shtrini këmbët më shumë se jorganin. Mos e bëni më këtë rol viktime që nuk shkon!

Pak si teper i guximshem ky paragraf.  Dmth borxhi i Gjermanise i dy luftrave boterore mund te falet, ku humben jeten me miliona njerez, ku nja 6 milione njerez u shkuan ne hell, tekstualisht. Kot, per qejf.  Por saken se nuk paguan borxhin per bailout te "bankave mendjelehta" se mjere ju.  Autorja eshte ne te drejten e saj te jape opinionin per krizen e tanishme, por kete paragraf s'duhej ta perfshinte ne shkrim.  Eshte ne te pakten i pamoralshem. 

Nejse, Tsipras nuk ka kerkuar t'i falet borxhi Greqise, por kohe te marrin fryme (s'qenkerkesh aq radikal sa u portretizua ne media.) Po te kishte radikale Greqia, e kishin bere Islande ne 2010 dhe kishte mbaruar filmi.  Greqia vete si numer popullesie dhe ekonomi, hiq pozicionin gjeo-politik argumentueshem ne renie ne krahasim me Luften e Ftohte, s'ka dhe aq vlere per BE-ne dhe vertete qe dalja nga EU e Greqise per se, nuk eshte katastrofike per BE-ne.  Theksuar per se, sepse gjetiu eshte problemi, tek 13 trilione borxhet sovrane te BE's, bondet europiane, dhe triliona te tjera ne tregti derivatesh te bankave.  Nqs Greqia s'paguan borxhin, investitoret e huaj shohin PIIGS si mundesi default-i (Podemos po pret radhen) atehere do terheqin investimet nga bondet BE-s dhe pastaj "apel per banoret  te te gjitha rrjedhave, lini banesat." 

Sepse: situata nuk krahasohet nga ana historike - thote kjo zonja. Gjermania pas WW2 ishte e gjitha ground zero dhe nuk kishte ndonje opsion te propozuar nga ndonje trojke qe te mund ti bente borxhet e pagueshme. Po xhanem edhe per faktin se Gjermania eshte Gjermani dhe mund ta terhiqte boten ne nje WW3 e nje WW4. Ndersa per Greqine shof qe ka nje keqkuptim masiv, nuk po ju kerkon njeri te paguajne just like that, perkundrazi po marrin para nga BE. Po ju kerkohet te bejne reforma te dhimbshme ne rrugen e aftesimit per te paguar. Tani nese njekohesisht duan dhe ndihme nga BE dhe rroga minimale 750 Euro, dhe ndermarrjet shteterore te vazhdojne te mbeten shteterore, dhe fondi i pensioneve ti mbulohet nga BE ... kjo eshte edhe akullore edhe cokollate dhe s'ta ofron njeri se te rritet sheqeri ne gjak.

Parate qe po marrin vetem 10% shkon ne shpenzime publike apo ne buxhet, pjesa tjeter shkon ne sherbim te borxhit. 

Po ju kerkohet te bejne reforma te dhimbshme ne rrugen e aftesimit per te paguar.

Ketu qendron problemi.  Le te leme menjane per momentin pse, qysh e si u arrit ne ate situate.  "Elefanti" ne dhome eshte ky: masat e ashperise nuk funksionojne.  Reforma te dhimbshme = krize sociale, me shkoqur edhe jete njerezish.  Por qe te mbetemi ne kornizat ekonomike, ishte financiarisht e pamunduar te paguhet borxhi me tkurrjen qe pesoi ekonomia.  Keto diskutime u bene ne 2010 nga IMF, por qe u bene me vone te njohura (leaked) per publikun ne 2013.  Perfaques kryesisht te Amerikes Latine, qe e dine ne kurriz te tyre, por edhe Zvicra e disa vende te tjera ngriten shqetesime dhe i parashikuan pasojat.     

ndermarrjet shteterore te vazhdojne te mbeten shteterore

Kjo beteje behet kudo, por ndryshe privatizimi, dhe ndryshe shitja per therrime.  

Qe te bejme nje paralelizem, situata ne Greqi per nga tkurrja e GDP-se, rrogave reale, perqindja e papunesise eshte e ngjashme por ca me keq se SHBA gjate Great Depression.  Vecse Greqia nuk eshte SHBA, nuk ka monedhen e saj, nuk ka nje FDR, nuk mund te beje investime (shteterore) ne infrastrukture etj, nuk e pret nje ekonomi lufte, e prodhim tankesh e gjylesh, te pakten dhe me shume shprese jo ne ndonje te ardhme te aferme.  

Pavaresisht se jam dakort qe Greqia nuk eshte Gjermani, Gjermanise me gjithe prockat iu dha edhe akullorja, edhe cokollata (heqja e borxhit dhe plani Marshall.)  Rezultatet sic shihen ishin pozitive, popullata teutone nuk rezulton te vuaje nga diabeti smiley

Problemin e paskemi thelbesor, dmth te elefanti, sepse ne fakt elefanti ne dhome eshte ky: ekonomia greke sapo i ishte kthyer ritmeve te rritjes pas 5 vitesh renie. Mgjth problemi tjeter eshte ketu, mediat e usa gjithmone shikojne tjeter lloj elefantesh sidomos kur behet fjale per probleme ne zonen euro, bile sipas parashikimeve te tyre ne 2008 tani duhet te kishin kaluar nja tre vjet nga funerali i euros dhe be-se, keshtuqe ta kisha llafin bazuar ne burimet e informacionit qe keni nuk eshte se te ve faj qe ngaterron elefantin smiley

Po ç'jane keta artikuj qe postoni? smiley

Eh, Kroacia eshte per tu marre si shembull nga ne per shume gjera... po kush do e beje thuaj

o gjermoni o greku po lozin bllofin, po me duket mu.

E vetmja gje qe u mban gjall moralin ne kete kohe kur po ua shkaterrojne jeten pakistanez etj, eshte nje ide fallso qe greqia po lufton me be. Pasi te binden qe dhe ky pa kollare eshte kot kush do jete levizja e rradhes. Nazistet e agimit te arte kane ngelu. Ironike.

Nje gje duhet ta kemi parasysh.Greket me shume se kushdo i bashkesise, kuptuan derexhene jo ku rane vete por edhe se ku ka ren Bashkesia Evropiane.U vertetua profecia e Leninit , per " Shtetet e Bashkuara te Evropes " ! Ceshtja nuk shtrohet( sipas meje ) ku po shkon Greqia por ku po shkon Evropa e Bashkuar ! Cipras po i plas cipen mbuleses evropiane pavarsisht deshirave tona ! Un jam me Ciprasin ne kete udhe te tij edhe pse urrej megaloidhene e lashte greke ! 

Do zgjidhet bre, do zgjidhet. Wafaki ka thon qi sdo ket humbje per investoret private. Anglezi dhe Francezi i than Wafakit te jete i pergjegjshem dhe te mos marre vendime unilaterale....

Eshte mbret ne Shqiperi, ska pse e ul piacen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).