Ka ndodhur dhe më parë!  Eshtë e vërtetë, e mbaj mend që ka ndodhur. Në një formë komplet tjetër. Në një formë aq të kundërt nga kjo e sotmja, saqë nuk e besoja që do vinte kjo ditë. 

Kjo i jep dritë asaj thënies që "çdo gjë është e mundur". Atë që me shumë mundime ia arritën ta bëjnë armët dhe masakrat, sot po e bëjnë çështje të tjera për të cilat kemi luftuar. E ndiej veten pikërisht si Ernest Hemingway tani. Në fakt nuk jam fare si ai tani që po e mendoj. Ai pati një punë, një shtëpi, shokë, mund të ndërtonte një të ardhme në çdo kohë. 

Po unë ç'të ardhme të krijoj këtu? Dikur më detyronin të ikja që këtu në mënyrë të drejtpërdrejtë ata që donin kokën time në pjatë, që më quanin barbar, që më thoshin që nuk do jetoj në tokën që zoti më dha për të jetuar.

Po tani? Ata s'janë më! Pse jam i detyruar të largohem? Mbase sepse personat me të cilët luftova, nuk patën të njëjtën ëndërr si unë?  Apo e harruan aq shpejt gjakun që u derdh për këto troje? A nuk ishim bashkë që luftuam për të jetuar të lumtur në tokën tonë. Sa kuptime ka fjala lumturi në këtë botë? Ku është lumturia tani që unë kam një çantë në dorë dhe po qëndroj buzë këtij trotuari në këtë kohë që duket sikur përshtatet kaq mirë me jetën tonë? 

Këto të qara fëmijësh më trishtojnë, më trishtojnë aq shumë sa me duket që gjithçka që po bëj tani është e gabuar. Të parët tanë thoshin mos qaj përpara ndonjë rruge, pasi sjell fatkeqësi. Këtë parandjenjë kam.. Nëse rri do humbas kot, nëse iki do humbas kot. Nuk e di ç'plan Zoti paska rezervuar për ne, por po filloj të humbas çdo shpresë, edhe këtë të fundit që tani pa e filluar. 

Nuk kam më kohë të mendoj. Autobuzi erdhi!

16 Komente

 Këtë parandjenjë kam.. Nëse rri do humbas kot, nëse iki do humbas kot.

ku je e ku po shkon ? regarding planit te Zotit flas smiley

Keto persiatje jane bere boze si krijimtari . Interneti krijon mundësi  sa që asnje Maturant nuk pengohet te bejë nje skicë qoftë dhe nga nje shkendije e çfarëdo emisioni po themi të Çelentanos .

As mos ik as mos rri . Fluturo o rob si Ikariusi sa me afer Zotit mbase e gjen .

Ne fakt me gjith respektin qe kam por nuk e marr parasysh fare komentin e dikujt qe jeton me hije si puna Andrea Stefanit, 

flm, un te pershendes me kengen "lexo naiher aktualitetin se mbase do e kuptosh" smiley

 

Bukur, me pelqeu. Mu krijua pershtypja, se artikulli ishte per kosovaret, ku nje pjese qe luftuan, ngelen rrugeve edhe sot e kesaj dite. 

Faleminderit Pjer smiley.. Ne fakt kisha shkruar edhe dedikuar aktualitetit por ma paskan censuruar smiley.. dhe kan ven kete foton qe mendoj qe i pershtatet shume situates ...

Pjero rrugeve s'eshte dhe aq keq, duke menduar shoket qe luftuan me Tarasin ca fundi bene...

Eci rruges dhe papritur shikoj nje burre qe vrapon e vrapon sikur po e ndjek njeri nga prapa per ta vrare. Mbas pak castesh shikoj nje burre tjeter qe vrapon pas atij te parit, sikur don ta arrije dhe ta vrase. C'te bej? mendova. Mos ai i pari eshte hajdut qe i ka vjedhur ndonje gje ketij te dytit dhe ky vrapon ta kape? Mos ky i dyti eshte ndonje vrases qe kerkon te vrase ate te parin i cili iken me vrap nga frika? C'te bej? a ta ndaloj ate te parin? keshtu i jap mundesi atij te dytit qe ta arrije dhe ti kerkoje ti ktheje ate qe i ka marre? Apo te ndaloj kete te dytin duke i dhene mundesi atij te parit te shpetoje nga nje vrases qe po e ndjek? c't bej? nderkohe qe bluhem midis dy dilemave "c'te bej? " i pari ka ikur dhe i dyti sapo u largua me vrap pas tij dhe une mbeta ne rruge duke pare, pa bere asgje.

Keto jane skema letrare dhe dilema feminore qe jane trajtuar dhe super trajtuar ne letersi. Kjo qe citova me siper, ne mos gaboj eshte nga Kafka (nuk jam shume i sigurte per kete). Skica qe lexova nuk eshte e keqe, as nuk perpiqem ta konkretizoj se per cilen ngjarje apo epoke ben fjale. Arti nuk interpretohet. Secili e ndjen sipas vetes se vet dhe kushteve ku jeton dhe ku eshte rritur. Dikujt i kujtohet emigracioni, dikujt 97, dikujt disfata e komunizmit, dikujt emigracioni i dyte. Arti ka efekt te ndryshem ne persona te ndryshem....

S'di sa ne mood per me nigju molloisje te huajsh (strangers = lexuesish) eshte autori, po une po ia kercas nji her, si per qef tim dmth. smiley  Se e Premte, jo per gjo.

Sa kuptime ka fjala lumturi në këtë botë?

Me shume kuptime se gjithe kuptimet bashke, or mik. Infinit kuptime, domethene.

Bazu nga jeta ime, te them qe lumturia eshte vetem qellim qe duhet ndjekur, por jo qe te kapet. Nje sistem i tere qe mbahet si me i suksesshmi sot, demokracia dmth, ose mender demokracia, bazohet pikerisht te kjo: tek ndjekja e lumturise. Me theks jo te lumturia, por te ndjekja e saj, e cila per fat te keq, eshte si ndjekja e Zenos. E arrin dot horizontin? Ja kshu, kjo sa per te te thene se asnje s'ka arritur ndonje gje te madhe.

Nga burime te besueshme mediatike (opozita.com) psh, mesohet se Ajdin Sejdia benkesh seks me gruan e tij 33 vjet me te re, me shume se sa ajo do te donte ne kushte normale, pa Ajdin dmth. Pyes: A eshte i lumtur Ajdini? Nuk e di. Mbase dhe eshte, por me shume mundesi ka qe jo. Sepse pikerisht e shoqja thoshte qe ai do aq shume, sa me bezdis... Nga ketu mund te thuret nje roman i tere. Se lumturia eshte fiks te ajo pika kur edhe Ajdini nuk do me, por as e shoqja nuk do me, ne fije te perit dmth. Pika fizike si e tille eshte ireale, si e tille edhe lumturia.

Gjithe sa me lart vetem per mbeshtetje morale ne rrugen e bukur te te shkruarit, per te cilen me gjase me shum kam nevoje une, se autori smiley 

Shiko filmin "The persuit of happyness"smiley

Shyqyr qe erdhi autobuzi... 

jardin e bere si dajo alberit , po shyqyr qe nuk u shkrua (tha) se sdo ta kish besuar njeri smiley

r.v, nje nisme e bukur! Besoj se mund te besh rrefenja qe ta terheqin lexuesin.Por ...do te duhet t'i perzgjedhish temat,...duke ecur ne kembe, qe te degjoshe njerzit e jo zhurmen e mjeteve levizese.Pas atij autobuzit, nje tjeter do te mbrije ...

smiley faleminderit per keshillen... problemi eshte qe un as jam shkrimtar dhe as tentoj te behem smiley keto qe shkruaj jan ca mendime qe te qarkullojne ne koke mbasi degjon nje gje vazhdimisht, dhe qe ta kuptosh me mire situaten perpiqesh te kuptosh se si ndjehen keto persona qe jan pjese e asaj qe ndodh.. Mbase nga menyra qe un e kam shkruar e ben te ndryshem shkrimin tim nga ato 1000 te tjeret qe lexojme perdite

r.v, me nxiti pergjigja juaj, me pohimin " nuk jam shkrimtar dhe as tentoj te behem" qe te sjell nje shembull te nje personaliteti te kultures dhe artit botror.

 Lev Nikollajevic Tolstoi ishte nje Cifligar Rus.Ai , si nje vrojtues i vecante i situatave qe po kalonte populli i tij, reagoi duke dale kunder, bilez duke u kthyer ne nje kundershtar i pakompromis i carizmit, i klasave te larta, i borgjezise kapitaliste, dhe me ne fund edhe i Kishes  zyrtare te Rusise kohes. 

  Ai me gjithe epitetet e pahijshme qe u mveshi bolshevikeve, ata ne vitin 1928  i festuan me madheshti  njeqindvjetorin e lindjes, sepse te gjitha kundershtite e Tolstoit  ai bashkohej me bolsheviket, dhe pergjithesisht pse mbeti i ndershem ndaj tyre, me artin e tij krejt te vecante, sepse i pershkroi ata me dashuri dhe meshire ..ne romanet e tij , sepse e kuptoi qe ne ato kushte , ata nuk kishin asnje rruge tjeter per te ndjekur, vec te benin terror dhe me ate rast shfaq admirimin  e tij  ndaj idealit  te tyre te larte  gjat misionit , ideal qe kerkonte nga njeriu  nje vetmohim  te plote per nxjerrjen e Rusise nga mizerja.Gjat zise bukes kur mijera muzhike po vdisnin nga uria, ai mblodhi ne Cifligun e vet plot trembedhjetemije muzhike .

 Ishin ato situata qe ate e bene te shkruante, dhe u be ashtu kontribuesi me teper se cdo letrar tjeter  rus qe te shpejtonte revolucionin, me propaganden  ne mezin e muzhikeve ruse, te atyre qe u bene palca e revolucionit bolshevik.Ai cifligar, krejt i rralle per seren e vet, punoi parreshtur ne mezin e muzhikeve  deri sa erdhi Lenini, qe u vu ne krye te  miliona fshatareve ruse, i grumbulloi ata rreth qerthullit te vogel  te bolshevikeve dhe u priu drejt fitores.Deshi apo nuk deshi ishte Gjeniu Lev Nikollajevic Tolstoi qe paraljmeroi fittoren e revolucionit bolshevik  sepse e foli hapur thirrjen,  tek " Fundi i Botes " , se  " Rusia duhet ta beje Revolucionin e Madh !" Dhe kete e pohoi Cifligari Rus Tolstoi ! 

   Ne nje fare paralelizmi, per gjendjen e vendit tend e timit sot, eshte detyra e intelektualeve te ketij vendi, shkrimtare a te theshte fare , te mos pajtohen me kete shtet karrakatine , me kete sistem te shemtuar ne te gjitha drejtimet, ndersa natyra na pati falur pozicionimin si perle mesdhetare, me kete klase politike e gjitha antikombetare..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).