Dhjetra qytetarë u nisën të gjithë me nga një palë çizme llastiku drejt jugut! Vullnetarë, OJF-istë, Pëdëistë, Freshistë, studentë, këngëtarë e artistë, qytetarë të thjeshtë e nga ata elitarët, në një ditë të ftohtë shkurti u përfshinë nga ndjenja e solidaritetit.

Televizionet e mëdha prodhuan spote solidariteti edhe më të bukura se ato mes telenovelave turke dhe super programeve nën logon: Ndihmoni vëllezërit tuaj! Biletat që u shitën për një këngëtare greke që i është fik ylli me kohë, shkuan për bamirësi. Elvana Gjata, një nga këngëtaret më të suksesshme në vend, shkruante në instagram se të ardhurat e koncertit do shkonin për fshatarët buzë Semanit të përbindshëm. Tuna, një tjetër artiste e famshme që ishte një nga reklamueset më të mëdha në instagramin e saj për librin e gazetarit Blendi Fevziu kushtuar Zogut Ahmet, këtë herë u shqetësua vërtet për zogjtë e ngordhur fshatrave.

Nga ana tjetër, për herë të parë qeveria nuk bëri për herë të parë propagandë, por vuri në dispozicion të shqiptarëve një numër llogarie dhe një adresë ku mund të dërgoheshin ndihmat për jugun e përmbytur….

Kjo në fakt nuk ndodhi. Asnjë rresht nga të mësipërmit nuk ndodhi. Ishte vetëm një ëndërr imja.

Por para disa muajsh ndodhi diku tjetër, jo shumë larg Adriatikut, në Gjenova të Italisë me të tjerë. Ndodhi fiks kështu kur lumenjtë Bisagno dhe Fereggiano përmbytën fatalisht qytetin e bukur bregdetar. Gjenovezët njihen si “gjirokastritët e Italisë” por në raste fatkeqësish natyrore, qytetari mbetet qytetar.

Po, po, italianët, këta vetullhequr e llafazanë në perceptimin shqiptar, dëshmuan se kanë fisnikëri në vena e shpirt në zemër!

Ishte prekëse kur shihje fëmijë, të rinj e të moshuar që veshën çizmet në qytetin italian ku jetojnë edhe jo pak shqiptarë.

Kam një dajë atje dhe fotot e dy vajzave studente dëshmojnë qartë sesi u rilind qyteti, vetëm me vullnetarizëm e shpirt sakrifice.

Artistë e personazhe të jetës publike bënë donacione për ata që u prekën më rëndë. Ndeshja e famshme Shqipëri-Itali vërtet njihet nga ne për emocionet kuqezi, por pak e dinë se të gjitha fitimet e biletave kanë shkuar në ndihmë të familjeve të përmbytyra nga lumi. Ende edhe sot, në Gjenova solidariteti vazhdon.

Në Shqipëri është e vështirë të gjesh një korpus vullnetar. Duken të gjithë të strukur si pula të lagura nën shi. Këngëtarët apo sportistët e famshëm, (dy kategori tepër ndkuese ne shoqërinë tone që të marrin gjak në vetull po I shave idhullin) ndryshe nga kolegët italianë nuk i sheh të prekur nga kjo fatkeqësi. Asnjë foto, asnjë thirrje solidariteti, asnjë gjest për be! Mbase mendojnë se kjo është një fatkeqësi e jugut dhe e Edi Ramës. Opozita në vend të vishte çizmet ka pushtuar ekranet dhe faqet e online me akuza.

Sa bukur do dukej Albana Vokshi me çizme në Vlorë dhe jo duke u zënë me Alfred Pezën tek Eni Vasili. Kohë e çuar dëm zonja depuetete. Ishte një moment i artë PR për opozitën, ku mund ta nxirrte blof Edi Ramën dhe të tijtë duke dalë nga FB e Tëitter e mbi të gjtha duke dal nga studio e llafeve të kota. Nga ana tjetër qeveria krenohet se askush nuk ka vdekur dhe se ka gjithçka nën kontroll. Kjo e fundit mund të denjojë të hapë të paktën një numër llogarie, t’ju bëjë apel shqiptarëve për solidaritet sepse ne si popull e tregojmë këtë sa herë na e kërkon ndonjë kryeministër (sa inat). E kemi bërë për Kosovën dhe kemi 17 vjet që jemi krenar dhe mirë bëjmë.

E bëmë së fundmi me Charli Hebdo dhe u këputëm nga dhimbja duke shkruar të gjithë: Je suis Charlie. Këtë herë kur fatkeqësia ishte e vëllezërve tanë nuk thamë asgjë. Tek-tuk ndonjë mik më ka kërkuar se mos ndoshta ngaqë jam gazetare duhet të jem në dijeni të ndonjë kontakti apo adrese. Vetë kryeredaktori im Adrian Thano më kërkonte një numër para dy ditësh të Shemsi Prençit, të cilit pas 4 numrave mezi ja gjeta aktualin. Merreni me mend sa e pamundur është për dikë që nuk e gjen dot numrin e kontaktit të duhur. Disa pyesin ne Facebook nësa ka një të tillë! Pra edhe po të duash të jesh njerëzor e të ndihësh ata që janë në nevojë sot nuk ke ku drejtohesh.

Ku janë biznesmenët, këta yje të pafikshëm që mesa duket nuk kanë para për fatkeqësi? Nuk kanë edhe shumë faj ,është kohë e vështirë, po pregatiten për fushatën për të blerë kokat e radhës. Paratë nuk janë për ata të shkretë fshatar në jug! Ku ishte këto ditë Kreshnik Spahiu që tundi Flamurin Kuq e Zi dhe gjithë të tjerët që thonë se të parin kanë Atdheun. Asnjë solidaritet as nga sportitët e famshëm, as nga këngëtarët, as nga gazetarët, as nga aktorët që ju ka rënë perdja e pezmit prej kohësh.

Ku janë edhe vëllezërit Kosovar që në jug udhëtojnë çdo verë tashmë falë autostradës së kombit? E kam fjalën për qytetarët jo për ndonjë deklaratë politike. Apo jemi vëllezër vetëm për pushime?! Shumë pak po e bëjnë diferencën. Madje edhe ata fshatarët e përmbytur nuk duhet të kenë kohë të dalin e të ankohen nëpër mikrofonë por t’i shtrohen punës bashkë me fqinjët e tjerë të cilët po përpiqen me mund të madh.

Një gjë është të ankohesh tërë ditën dhe tjetër të përpiqesh për të bërë diçka për hallin që të ka sjellë sa natyra, aq edhe vetvetja. Zv Kryeministri Peleshi para ca ditësh thoshte se shpreson në një fond nga BE. E pse? Fondin mund ta krijojmë, siç e gjetëm për pritjen e Papës, për këngëtaren britanike Xhejsi Xhei, e për shumë punë të tjera të lavdërueshme. Qeveria nuk ka pse i bie as nga Kina e as nga Brukseli. Të mos lodhet shumë, boll të ulë kokën e të kërkojë ndihmë e ta pranojë kur ajo i ofrohet nga qytetarët e saj. Aq më mirë pastaj, nëse i shfrytëzon burimet, bashkë me BE-në.

Edhe televizionet mund të kishin bërë një spot siç e bëjnë për çdo sallam, djathë, dhe gratë e dhunuara, meqë janë projekte të mira këto gratë që rrihen! Vetëm një apel, një numër llogarie, një përpjekje shpirti qytetar dhe fatkeqësitë përfundojnë si gur të lehtë në fund të Vjosës, Semanit, Drinos. Fatkeqësitë janë edhe moment bashkimi, është njëlloj feste e përbashkimit që vërtet vjen nga një kujë por mbart në vevtvete një çast ngadhnjimi i cili të bën më të fortë e të pastron jetën nga mërzitë e kota. E keni parasysh ku përcillet një njeri për në banesën e fundit; Ka një çast drite kur të gjithë shkëputen nga hallet e tyre.

Është për të hipur në majë të Dajtit dhe të ulërish me sa të mban shpirti, që nuk e kemi fuqinë të dalim mbi ujë. Një ditë, druaj se do mbytemi nga vetja jonë.

Sot takova dikë që e quaj shpesh, me pak humor bujk.  Në fakt është një dashnor i tokës, një rritës bagëtish, prodhues bulmeti, një njeri i fiksuar pas ullirit, kafshëve dhe fermave. Quhet Artur Dojaka shumë e njohin edhe si drejtues të partisë Aleanca Popullore.

E pyeta dje nëse kishte një ide për atë çka po ndodhte.

Dojaka tregon për DITA-n sesi mund të menaxhohen bagëtitë e shpëtuara; si mund të zhvendosen ato të ngordhura.

“Kush ka shpëtuar, duhet trajtuar në mënyrë emergjente. Me koncentrat i cili u jep energjinë që u duhet;  proteinat për ato që janë ende me qumësht, si edhe ushqim të balancuar për ato që janë para pjelljes. Momenti është delikat, sepse kjo është një fazë ku delet dhe sidomos dhitë janë në fazë pjellore” – thotë ai

Dojaka shton se pas viteve ‘90 është bërë masakër. Lumenjtë janë zbathur komplet nga materiali i tyre guror në tërë këto vite. U janë ndërruar e gërryer shtretërit.

Ai i bashkohet idesë së vullnetarizmit dhe solidaritetit në situatën e krijuar.

Z.Dojaka, si mund të ndërhyhet?

Sigurisht me vullnetarizëm. Mbi të gjitha. Nga qytetari i parë e deri tek fshatari i fundit. Nisur nga ajo që kam parë, për çdo fshat të përmbytur do mjaftonin nga 20 vullnetarë që ta përballojnë gjendjen.

Ju do shkonit?

E kam bërë dhe jam gati ta bëj përsëri. Duhet edhe organizim sigurisht.

Ka munguar krejtësisht mendoni?

Jo. Vënia e hidrovorëve në punë përshembull ishte veprimi i duhur nga Ministria e Bujqësisë. Po të mos ishin vënë në punë hidrovorët, situata do ishte më keq se kaq.

Po çfarë duhet bërë që mos gjendemi kaq të papërgatitur?

Është koha për studime të mirëfillta. Duhet të thirren dhe të merren në konsideratë specialistët e vjetër. Disa prej tyre janë ende gjallë.  Dikur ata kanë bërë që Shqipëria të mos përmbytej. Dhe e dinë më mirë se të gjithë ku duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente. Duhet t’i rikthemi databazës së vjetër që për hir të së vërtetës, është e vetmja që kemi patur në rregull. Katrahura e pas ’90-s nuk mund të gjejë justifikim te antikomunizmi.  Në raste të tilla u jap të drejtë atyre që thonë: për disa gjëra rroftë diktatura. Dhe sistemi që disiplinonte rregjimin ujor para 90-s është padyshim një prej këtyre. Shkatërrimi i tij është një krim pa ndëshkim që na ka çuar në situatën e rëndë që po përjetojmë sot.

106 Komente

Katrahura e pas ’90-s nuk mund të gjejë justifikim te antikomunizmi.  Në raste të tilla u jap të drejtë atyre që thonë: për disa gjëra rroftë diktatura. Dhe sistemi që disiplinonte rregjimin ujor para 90-s është padyshim një prej këtyre. Shkatërrimi i tij është një krim pa ndëshkim që na ka çuar në situatën e rëndë që po përjetojmë sot.

 

+1000

Një ditë, druaj se do mbytemi nga vetja jonë.

As mos u druaj fare, Mira. Ajo gje po ndodh tashme.

A e di ate historine ilustruese me bretkosen, te cilen e hedhin ne uje te valuar, dhe me ate bretkosen tjeter, te ciles ja ngrohin ujin ngadale deri ne vlim?

Uji i kazanit tuaj po i afrohet 90 grade dhe ju s´po nokni hic fare.

E çudiçme kjo gazetare qe shkruan te gazeta "Dita" qe si le gje ne mangut gazetes "zeri popullit" dhe na ben moral te shtrembur, here duke pergjithesuar dhe here duke mos vene gishtin ne plage qe eshte mungesa totale e aftesive qeverisese. Ne rradhe te pare moj zonje, nuk mund te barazosh as popullaten, as pjese te ndryshme te shoqerise dhe as opoziten me rolin dhe detyrimin paresor qe ka qeveria ne te tilla raste emergjencas. Me tej verej se akuzon pakez opoziten se po ben show ne vend qe te veshe cizmet? Moj zonje! Ajo z.Vokshi eshte nder zerat me te çirrura keto dite dhe ka veshur me kohe çizmet ne jug te Shqiperise edhe pse nuk eshte ajo qe ka nje detyrim ta beje kete! Por ajo eshte edhe politikane dhe puna e politikanit lyp ti drejtohet edhe emisioneve per te shprehur idete apo per te kerkuar llogari si opozite qe eshte. Mund ta akuzosh per teprice ne impenjim sic brockullit me stilin e tij te perbaltjes e sulmit nga nje i semure psiqik Edi Rama kur shkruan plot hile "falenderime per ndihmen modeste te opozites..."? por asesi per mungese pergjegjesie. Mua me kujtohet shume mire permbytja e nenshkodres dhe tellalli i paskrupullt qe bente opozita e atehershme nga artopolantet e Braçes, Rames, Balles - po sot? Asnje "lajm" neper media nga po Braçe, Balla apo edhe vete Kryeministri Rama perveç nenkuptimeve "fajin e ka Saliu"! Ne rradhe te pare, shkruaj per detyren paresore te qeverise per thirrjen e gjendjes se jashtezakonshme sic e ka edhe detyrim ligjor dhe denonco perpjekjet e qeverise me mediat e saje per ta mbajtur emergjencen sa me te shurdher duke e mbytur ne erresire nen moton "nuk ka emergjence por vetem shperthim te tubit te halese, mos u shqetesoni"!? Kjo ndodh qe neser mos te kete po detyrimin ligjor per shpagim sic parashikohet edhe ne ligje moj zonje qe nuk e permend me (pa) dashje!

Krahasimet e ndryshme jane po aq idiote sa edhe keto syrgjerimet e marsianeve pa shkolle qe thone duhen investime investime ne miliarda € euro per terrenin? Kush do ti investoje? Kemi buxhetet e USA apo te Gjermanise qe spo ju plotesohen endrrat e bukura? Nuk vidhen idete nga revistat shkencore te Harvardit o injorante per nje shtepi me 1000 brima ditore emergjente sa edhe ajri qe thithim.

Ja po shtoj edhe dicka dhe hajde pirdhu me kete artikull te porositur...

Me flagrantja e ketij shkrimi eshte edhe fakti se ne fillim gjoja kritikon emisionin ku merrnin pjese politikanet dhe nga ana tjeter na syrgjeron te degjojme "propaganden" e nje kryetari partie te parendesishme!? Na ke shkruajtur gjysmen e artikullit ne forme interviste me nje politikan te dogmes dhe na e ngjyros si punetor, tokedashes e hero te pastertise nga gjiri i fshatarsise, pra popullore, njeriu i mire dhe domosdo simpatik, hero fare!

Kjo katastrofe ka vetem nje emer -> POLITIKA LOKALE !!!

E çudiçme kjo gazetare qe shkruan te gazeta "Dita" qe si le gje ne mangut gazetes "zeri popullit"

   ...sepse kjo eshte gazeta e bandes Hakmarje per drejtesi komuniste e drejtuar nga gangsteret e Arta Dades 

Duhet te hapet nje numer llogarie ku emigrant dhe te huaj te bejne donacione. Kur u be permbytja ne Serbi dhe Bosnje e mori vesh gjithe dynjaja. Kete tonen mezi e morem vesh dhe ne qe jemi ketu. Te shkretet ata qyqar qe ju iku gjeja andej, po u pa ky muhabet.

emigrante dhe te huaj? ou? po ata qe bejne pushimet ne plazhet e evropes (marangoze, muratore etj)?
 

Kush e gjen ate foton e Rames (ne opozite) kur vizitoi me barke permbyjet ne Shkoder do sensibilizoje Ambasaden Pink per pulat lezbike qe po pine uje lumi te pafiltruar, si dhe brigaden vullnetare te Idrizit per partizanet qe preferojne te mos notojne.

Vullnetarizem??? Akoma me keto koncepte arkaike komuniste?

Ne komunizem s'kishte vullnetarizem, kishte pune te detyruar pa pagese ose ndryshe skllaveri. Nejse Mira flet perciptazi. Shqiptaret jane shume te gjendshem per njeri tjetrin, por jo ne menyre te organizuar dhe me shume publicitet. Ne Itali, Amerike etj. vullnetarizmi eshte shpesh fallco dhe i sherben me teper vullnetarit se nevojtarit.

Si i paska dale koha kesaj vajzes te shkruaje mes coftinave ne rrepirat e Semanit qe po i pastronte vete me dockat pa doreza!! 

Kesaj o babam i thone "miremanaxhim i shkelqyer i kohes"! smiley

Per sa kohe te votoni te paafte gazetare llafazane piktor mjek etj nuk do shkeputeni dot as me imagjinate nga zakonet e kaluara si shpresa e vetme. Ne keto raste te veshtira dallohet aftesia e vertete e atyre qe ju i keni zgjedhur. Dhe kur dalin komplet te paafte ju fajesoni zogun e tunes apo shkeputjen e shoqerise nga zakonet primitive. Kjo eshte shqetesuese. Ska shprese per llafazanet qe zgjedhin llafazane.
Te ju rroje arti. Tani perdoreni budallallepsjen e tij si shpetim per shpirtin dhe dilni ne dritare duke pare permbytjen si nje masterpiece te piktorit.

as edhe shkrimi, sado i sinqerte e apolitik, nuk ka me efekt kur gjerat kane arritur ne kete pike ku kane arritur, tek ne. Edhe kur mund te shohin ndonje zgjidhje.

E ke thene vete ke titulli. 

LefTKope !

Çfarë të paska ndodhur moj ? Të qënka kthyer " ftoma" dhe ke vendos të vish edhe me Fotografinë prap smiley .Po varrose këtë se le nam me kufoma .Apo me që është përmbytje nuk ke faj se nxjerr ujiedhe Kufoma .

Merr shembull nga eleganca Gojore e Xhiboles dhe hidh ndonjë Pampers të ri . Do thush në një rang janë .Të drejtë ke nga përçartjet një kategori janë .Por nga shembujt e Ilustrimet xhibolja ka gjuhë ngjalëruese jo plloçakë smiley

Mëshirë LefTKope ..Mos na hidh nga këta të psiatrikut në të tilla raste .

Del Grande Kaka smiley .Gjif ynyrë është nga Gazetat tek Grupet armiqsore ...E çfarë Njente Kapo është ai smiley Po për këtë rast kam mejtim të mos u tall shumë me shokët antikomunistë . Ma amël se a si punë Vakije !

Hallall kazhankës .Sidomos me ato O Ju Q nënën Berisha me ZMK e Altinit është Klas .Edhe me Vokshollarkën po asaj , Gridës , Vorpsit etj Ju falet se ju laget Seksi ! Ta kishte kap pak edhe Koroboçkën e Saliut Dylqinjën Jozefpërckë ...Ose e ka lënë vet se nuk besoj qi Topallka ta bëjë dhe Vlorën "si Venec "

Yxhym Kopeja e Saliut ...smiley

Opozita në vend të vishte çizmet 

He o Kapo, durohet kjo?

Ku e ke ate foton e "Bashes me cizme"? 

Jo jo ...Po më nigjoi mu Njente Kapo duhet të rrijë Larg kësaj teme .Nuk ka vend për tu tallur me shokët antikomunistë të Orëve të mesit dhjes të fundit . Ose duhet të jetë mjaft i sofistikuar dhe elegant .Ta përpunojë mirë jo si kjo " Gëdëp ja " e tablos sinoptike që ka lëshuar më sipër .

Me kujdes Grande se tashmë kanë filluar diç nuhasin se nuk janë dhe aq leshko ! Janë të trashë po , po si tha sh.Enver "Budallallëku i një budallai i përsëritur , nuk është më budallallëk " smiley

Mire e ka. Qeveri me indiferente se kjo nuk gjendet ne dynja ( lumë ai qe ka provuar, frike nga vdekja jo më ska )

Po thirrja për Log të Burrave e z Berisha me u ndesh si me Bajlozë në vaktit   sikur nuk tregoi këtë .

Ku i kini trimat zotrie ..Unë me Nokën jam Gati !

 

Artikull i mire. Po qe te kete solidaritet duhet te kete me pare nje sistem vlerash te perbashketa. Neve moralin shoqeror te periudhes komuniste e hodhem ne plehra bashke me sistemin. Moral fetar nuk kemi pas dhe vijojme ta kemi shume te dobet. Moralin e ri civil duhet ta nxisin elitat, qe tek ne perkojne fatkeqesisht me me horrat! Keshtu qe...

Akoma nuk  kemi hedh në Plehra dhe sa më shpejt duhet të hedhim të gjith Moralin e pas 92 që erdhi si përmbytje me llumë kanalesh të zeza në Moralin e shqiptarëve . Akoma gëlojnë si burime ujrash të zeza .

Sikur të hedhim bashkë me të edhe Llogjexhijtë që japin mend ..si tubacione të shpërthyera të truve të sëmurë e të vrarë që shohin Elita në ëndëra  , mendoj se si shoqëri do shohim më mirë dhe do ti përballojmë më qetë situatat .

Ky grupim , si më i qetë e pa panik , me vendosmëri e pa bujë e " Venecra të pas 92 " duket se po e përballon këtë situatë .Në fund e ka fjalën Populli pasi të ketë pastruar llumrat  nga shtëpitë dhe ti jetë rikthyer jetës pa Berihajt e Berihajsve " se diktatura zotrie " që u Marrosshin ishalla për jetë të jetëve

Po gëzojnë kalamojt e pallatit me piktura .Shkoni se po vjen dhe ora e Tom and JerrY .. Sa qejf !

Kalamoj mos u shqetësoni .Kur të rriteni do jenë pastruar këto llumrat që pruri pas 92 . Mësohuni dhe Ju me punë vullnetare .Pastroni shkallët e Pallatit kur keni kohë .

Po po e ardhmja e shqiperise drejt isisit eshte. Po pergatitet te formoje ballkabistanin. Kete duam ne. Sisteme cnjerezore ti krenohemi botes me moralin tone te hekurt pastaj. Dhe tu shesim droge.

Se mos me dali ndonje tashti e me shkruan me krenari boshe" o sa mire me qene shqiptar" nje Grande Merda jemi!!

Xheni po rriten taksat cmimet nafta energjia etj etj dhe ti mendon qe do funksionoje menyra tradicionale e ndihmes ne rast veshtiresie? A mori 1 milion vota. Ti ndihmoje tani. Apo kur ka vota me teprice nuk e ka shum problem mandatin e dyte thuan. Ne moa 1 milion sa per te krijuar qeverine i dalin.

Edison .i kuptoj mjaft mire hallet e popullit atje pertej gallates qe behet ketu,po vullnetarizmi i ndihmuar nga poltikanet dhe te mirqenurit qe ti besoj i njef me shume se une mqs jeton atje, do ishte nje kombinim i mire,per ate e kisha fjalen...ne keto raste politika ka rolin kryesor si ne prishjen apo rregullim,mgjt ne per te shkaterruar s'na e kalon mjeri!!!

Nuk kanë  faj ata që  PD-hin  përfaqësojnë si mentalitet . Elbasonshe janë Dhit e dhit . Dhe janë  tamam ashtu si thua . Por ne pjesa tjetër do tu trajtojmë duke u përzier me kashtë që të jeni të vlerë për plehrim tokash .

Shqiptar është një emër i Nderuar dhe i Pastër po të mos kish ndyrë Jetën shoqërore me të Pëllitura e Hingëllima  PD-hit ! Po dhe ato pak stërkëla do i largojmë !

Je suis... incompetent, t'ia kishte vene titullin Mira.Qasje tipike siperfaqesore e nje problemi real, krahasime te ceketa qe rrezohen si keshtjelle letrash, dhe inferioritet provinciali me shumice qe nje zot e di se kur do te dale nga ky popull.

Se pari, Mira e shkrete harron qe po krahason artistet kamera-terheqes te nje metropoli si Xhenova me fermeret Darzinj. Po, ne qytete si Xhenova do shohim gjithnje artiste e vullnetare qe aktivizohen, qe terheqin vemendje gazetash e qe madje frymezojne dhe te tjeret. Edhe ketu u aktivizuan per shkodren, me aq sa paten mundesine. Por i kane perveshur ndonjehere menget keta artistet e Xhenovas kur kane ndodhur permbytje te tilla ne katundet e Italise?

Jo, ne katundet e italise jane vetem fermeret qe ndihmojne njeri-tjetrin, sic po bejne keta tanet, dhe bizneset e vogla vendase duke kontribuar, sic po bejne keta tanet. Por Mira nuk di te shkruaje per keta. S'ia kap truri i vogel inferior e provincial. Edhe po te kishte ndodhur ne TR permbytja, gjithe te vdekurit per reklame do te ishin cuar me vullnetarizma e do te kishin frymezuar popull, e me ate rast perqendronin dhe ca shikime me shume tek vetja.  

Se dyti, permbytjet ne Shqiperi shkaktojne te pastrehe, qofte perkohesisht, dhe asnje prej tyre nuk perfundon ne dore te shtetit apo ne mes te kater rrugeve, por u hapen dyert nga te afermit brenda ores. Rritu, Mira. Piqu.

Ndonje kritike konstruktive per qeverine e cila se ka bere qejfin qeder gjate beharit po e kalonte kohen duke u mesuar artisteve si kercehej napoloni ke ti babam?

Ndonje kritike konstruktive per qeverine e cila se ka bere qejfin qeder gjate beharit po e kalonte kohen duke u mesuar artisteve si kercehej napoloni ke ti babam?

S'ka shume per te komentuar, sepse te gjithe e dime qe 24 vjet shkaterrim nuk i ka bere kjo qeveri. Puna e qeverise, qofte per mire, qofte per keq, shihet nga rezultatet nese i njejti nivel ujerash ngrihet serish ne te njejtin vend pas nje kohe te mjaftueshme per te marre masa.Partite, pastaj, do te perpiqen t'i zmadhojne ose t'i zvogelojne faktet secila sipas leverdise.

Rama dhe meta kane qene pjese e qeverive te kaluara o i ripjerdhur ne tru.

Ik meso si funksinon qeveria, se na konsumon tastieren si gjembi, pastaj.

Me kto tru qe keni ju ska faj meta qe del e ankohet per vitet e shkuara te qeverisjeve te venit.

smiley smiley

Shkëlqyer Mira .

Nuk ka gjë më të vyer se sa të ballafaqosh Mentalitete .Kush ka jetuar në Shqipëri e ka pas ndjerë ndihmën reciproke në fatkeqësi kudo që ndodhte .Shumë miqësi deri edhe krushqi janë lidhur me këto raste . Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe me Shqiptarët që trashëguan vetinë e pritjes në Fatkeqësi edhe të Kosovarëve.

Pyetja Juaj e Vlerë për ata që dinë të Kuptojnë është

Ç'po ndodh me ne kështu ? Çfarë ka ndryshuar pas shpërthimit të teoricienëve si Tuba të Ujrave të zeza nëpër Shqipëri pas viteve 92 ? Ku shkoi ai Vullnetarizëm që u etiketua nga buzëshpërvjelurit si " vullnetarë të Enverit " si " e shtuna komuniste " etj etj jargë dasish të zonave e krahinave që kishin shtypur njëra tjetrën smiley

Dhe çështja është se nëse pretendohet që tashmë shumë Funksione i merr Shteti Dhjerokracisë smiley duhet të kemi parasysh se kemi edhe Mut Shtet si të Mut burrit të Mut Shtetit që vidhte dhe kuaotat e fasuleve të emergjencës si Klani sali Qenef berishës .

Shumë gjëra ke ngritur Mira po besoj një nga më të arsyeshmet mbete Përfundimi se kjo shoqëri po Braktis Vlera Themeltare si ndihma Reciproke që mos o zot sot përfaqësohet nga OJu Q Nënën Berisha me ZMK e Altinit të Bashkisë ! Dhe doemos nga teoricienët e hunjve të gardhit !

Nga pamjet filmike edhe fshataret duken marshallah me bark u ndrit fitira nga dhjami duken sikur kane vite qe s'i kane thene punes fizike bismilahi...

U ka hëngër fasulet dhe orizin Saliu ...

Permytje pertej te majtes dhe te djathtes, nga Vermoshi ne Konispol.

Nje tjeter premtim i mbajtur. Flm Rilindje!

P.S. Meta ka shkuar te shpetoje delet me rafting.

indiferentizmi??

po multi-kulti i ka keto! do thote dikush po ne evrope pse jo keshtu?

mos valle ndjenja e solidaritetit qe buron  nga nacionalizmi??  nga ajo ndjenja qe lubonja me nanoberishen u ka mbushur mendjen shpiqove qe nuk na duhet me!

je suis zezak-ju nousmiley ?

kush politizon problemin e shkrimit ne fjale, qe ne rradhe te pare eshte humanitar ta dije se eshte pjese e pengeses, pjese e problemit: Ne vend qe te ofrohet ndihma 'in the first place', duhet te sheshojme zhurmat politike, si gjithmone protagoniste, e asnjanesuese e problemit social.

Kritikë për Qeverinë  bëhet dhe shumë e fortë . Në se ka fakte që ka neglizhuar , që nuk ka përmbushur detyrimet financiare apo të rezervës materiale për kësi rastesh .

E vetmja kritikë që unë shoh është në fushën e stërvitjes dhe drejtimit të strukturave Të emergjencës .

 Ka edhe të tjera por kur mendoj që shteti Mut i Mut Burrit të shtetit sali Qenef berisha  Vodhi dhe çizmet e emergjencës , ka lënë  një Gropë haleje Gjigande  Shqipërinë me shpirtkeqësinë e babëzinë për vjedhje që e Karkterizon , tërhiqem pasi nuk është një shoqëri e shtet Normal .

Plus kësaj kur shoh se në kët situatë po kjo GLASË Politike si e PD-hit në vend ti qajë Hallin Popullit  përpiqet ta Qijë atë  smiley duke vërvitur Topa muti edhe me Njerëz si Ristani me shokë e parrula kalamajsh të Lul Bathës " selitë e PD-hit janë pranë qytetarëve ":halloween:

Është një Shtet i rrënuar  por dasht Allahu e babafetahu smiley regullon Natyrën , e i jep një dorë Ndihmë këtij Grupimi që me sa shihet e ka marrë seriozisht menaxhimin e Vendit dhe të Shoqërisë !

Le të nxjerrë mësim edhe njëherë populli që propoganda e ndyrë dhe e Qelbur antishqiptare e Klanit Berisha ka qenë dhe është në dëm të tyre .Asnjëherë dhe në asnjë Rast të paktën në 45 vjet  " se diktatura zotrie " nuk ka munguar ndihma e solidariteti popullsive të të gjith krahinave ndaj njëra tjetrës.

Ziko, lexo telegrafin e djeshem qe te marish  vesh kush ka pergjegjesine  per permbytjen, Zoti apo ...robt pa tru , por qe  per 24 vjet kane " qeverisur " per te permbytur ! 

Mërziten sholoqet dhe sholokët antikomunsitë Grava . Sidomos këta të orëve të mesit dhjes të orëve të fundit . Kujtojnë se me antikomunizëm ..nuk ka Përmbytje smiley

Parrullat Grava Parullat dhe Çmënduria e berishistëve kanë Përmbytur Shqipërinë që me Pështymat e para si pështyma Ariu shpelle ....se diktatura zotrie ...se kamunizma zotrie ..Bini Burra

Mbollën kudo Euforinë dhe Banditizmin Vjedhjen dhe teoricienë dëngëlaxhij që të çajnë rëndelet me kujtime " të gatuarat nëpër banja " e " të shkruarat prapa dyerve  haleve " dhe tani Ja Bereqeti TYRE .

Janë të Korrat Grava të Korrat që Mbollën në shtetin e Mut Burrit të Mut shtetit sali Qenef berisha ose si thotë një nga teoricienët e Shtetit sot  në Botë , fatmirësisht tek PPU shoqja Gjëmbi ..

Shteti  Ultraliberalëve ..smiley

si vler lajmi okay, ama pse e futi si garnitur ate specialistin e aleances popullore, kte se kuptova. personalisht me jep pershtypjen sikur do me peshku cironka n uj turbullt....  

Je suis ..indiferent

Sono ..Indiferent per la tempo cativa  smiley sono ragazo je suis je suis katunaria gazetareske shqiptare . as pak origjinal je suis Katunar gazetar !

 

 Në se ka fakte që ka neglizhuar , që nuk ka përmbushur detyrimet financiare apo të rezervës materiale për kësi rastesh 

...edhe pse mori 600 miljon $ borxhe qeverine e kena akoma  te varfer sepse paret u harxhun per Bunkerartin e Dulles,shtepine me gjethe te spiunave dhe palmat e lungomares qe i mori deti smiley

Më elegant dhe më i sofistikuar Grande ..Janë doza për elefantë këto dhe nuk besoj se i kemi kaq të trashë shokët e orëve të midisit dhjes të orëve të fundit . Lidhi gjojnat ..amël ..psh si përgjigje e të ndierit T.Banushi

Toka dritën e ka apo e merr ?

Pak sa e ka , pak sa e merr ..smiley

Ja kishe fut pordhës dhe atje tek " Nushi " a mund ta përmbledhësh se çfarë ke dash të thuash me atë Postim smiley

Rama u thotë ministrave të shesin bizneset sa më shpejt

Arben Ahmetaj, ministri i ardhshëm i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, vijon të jetë prej vitit 2001 përfaqësues ligjor i firmës “H– COMMUNICATIONS”, me seli në Rrashbull të Durrësit. Firma ka për objekt telekomunikacione, konsulencë financiare, software, brokers, çdo operacion financiar, tregtar, industrial, me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me një nga objektet e shoqërisë. Ahmetaj, që është edhe drejtor ekzekutiv, ka 65 për qind të aksioneve me firmën “Hermes”, ndërsa 35 për qind i ka ortaku tjetër, Vilma Nushi. smiley

 

kapo, sa per ate m... punen e mbjelljes palmave, jam  je ty, se eshte nje korrupsion i paster fare.Po jo vetem  kaqe, por eshte nje injoranci ne kufinjt e marrezise sepse mbjelljet tek neve duhet te ndjekin traditen e drureve te zonave  tona bregdetare, pasi vec Xhemoli  tha"  kam me bo Tironen si Kairo" ! Ne duam te paraqesim Shqiperine apo ta bejme ate te duket Bengazi apo Lagjen Zamalek ? 

Jo por se ai qe i ka sjelle keto trungje  5 metroshe me nje xhufke ne maje, sic qethej Lymi Tutit, i ka gjet lire dhe i shet si frengu pulen tek kusaret e parave te popullit! 

...1600$ copa e ka pagu KB i Duresit,kuptohet qeveriu pak ma shume se osht me shumice smiley

...po kur te them un ketu duhet bo  ajo e kohes Gavroshit, ti nuk je dakort ! 

c'te keqe kane pisha 1-2 m te larta per $50 copa ?

...ka te keqen ; qe syt tu pellcasin kusareve te kacidheve te    fukarenjve ! Bastarde! 

Je suis ..Sali Berisha

kur s`ka piru dhe thike,

Ha me gishta !

 

ky e ha pulen me DY gishta smiley

ftojme emon te sjelli nje kolazh te Avni Lushkes , me banim ne Australi, qe nis 

Mbece more shoke mbece/ Pertej Ures se Qabese ...! 

Je suis idiot do ishte shprehja me me vend
Shqiperia permbytet ndersa ne parlament te gjithe flisnin per dhe me saliun. Ne vend qe te zgjidhet si problem shikojme akoma avazin fajin e ka saliu. Po te jemi indiferent nuk na impresionon kjo teza e saliut por kerkojme zgjidhje te problemit.
Por jo. Reagimet jane: A sa mire ja beri saliut filani. E la si te dhjere ereee. Hihihhhihihhi.
Po si ka fytyre te flase ky saiu nje hereee. Pffff

Edhe bar hame, edhe ne hale gatuajme, edhe pa drita rrime, edhe ne uje mbytemi...

Edison, administratat e meparshme (perfshire ajo e PD-s) duhet te kene nje lloj pergjegjesie persa i perket te meposhtmes, apo?

"Dojaka shton se pas viteve ‘90 është bërë masakër. Lumenjtë janë zbathur komplet nga materiali i tyre guror në tërë këto vite. U janë ndërruar e gërryer shtretërit."

Po po.
Ja ujku. Leje ujkun por shiko gjurmet.

palmat e lungomares i mori deti

Gjelbëruesi i sarajeve në Surrel fitoi tenderin e palmave

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar aferen e blerjeve te palmava nga qeveria me nje çmim 8 here me te larte se ai i tregut.
E dini ju për palmat dhe historinë që fshihet pas palmave. Ai zotëria që qëndron aty dhe që doli e foli si një ordiner javën e kaluar, në dhjetor kishte shpallur në faqen e ministrisë së tij tenderin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Normal kemi patur ne disa oferta, e kemi patur në studim duhej bërë, por kur doli palma dhe ia fshiu faqet. Çfarë ndodhi? Pra, po blihen me çmim 8 herë më të lartë. Po përse kështu? Sepse palmëprodhuesi po na gjelbëron Surrelin. E keni marrë vesh ju, ndërtuesi i sarajeve në Surrel ka ndërtuar dy vila në Parkun e Liqenit, gjelbëruesi i sarajeve në Surrel ka fituar tenderin e palmave, ku një palmë i blihet tetë herë me çmim më të lartë se sa kushton gjëtiu. Është prodhuesi i palmave ky që bën këtë. Ndërkohë aty u çohen një shishe ujë dhe lihen në mëshirë të fatit prej kaq ditësh, sepse qeveria është epidemi vjedhjesh", u shpreh Berisha para deputetëve. 

....nuk paska mbet ma gja pa u vjedh nga keta bastarde.

Kategoria dramatike qe ka pershire shqiptaret anembane.

Pseudovlerat e  mendjeve  te ndrydhyra  te veshura tej per tej nga mllefet politike!

E vetmja menyre eshte te kerkosh te kthehesh me kembet pertoke nga lartesia e moshesh dhe eksperiences per tu transmetuar pionerve te Enverit dhe pseudodemokrateve qe patosi politik duhet te shnderrohet vetem ne nje optional per popullin shqiptar.

Progresin besoj se duhet ta kerkojme ne nje hap me shekullin ne fuqi dhe jo me identifikimin e nje xhesti

pfffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff

keta tarallaket duhet ti lene sherret ne kuvend e te solidarizohen me njeri tjatrin ti bejne balle situates.lumi kur del nga shtrati nuk ben dallime mes demokrateve e socialisteve por i merr perpara te gjithe njelloj..

#Rilindje ...for everything else there's mastercard smiley

Me thon te drejten, si Palloshi, ashtu dhe sozia e Enverit smiley ishin tek fshataret e permbytur, njeri ne nje cep e tjetri ne cepin tjeter, por kjo ishte per reklame politike, pavarsisht se paraqitej si sensibilizim me situaten. Ata do benin mire te rihapni kanalet e kohes se socializmit, biles ti thellonin me tej. Njerzit aty, morren nje mesim te mire, gje qe e thane edhe specialistet e fushes. 

Grupi i vlersimit te demeve nga permbytja ne fshatin Fitore

smiley

 

 

kryeplaku i fitores u quaka Troka. 

O Shqipni, o veni me i modh i botes!!! smiley

smiley

Oh sa e modhe. Ku ka shkrimtar qe e kap dot kte. Me vjen keq qe e them, po ksaj edhe Becketti i ha moone smiley

kam nje cerek ore vetem to qeshe ,bo shastisen keta robe verdalle ne punesmiley

duken si irlandeze mbas  nje pune te lodhshme , tani po bojn planin per diten e neserme, me shishe birre ne dore  smiley

Epo tani shpirtin shejtanit nuk do ia japin ata.pastaj adjusters jane ata nuk eshte se jane doktora.edhe ketej duhet njefare kohe para se ti marresh paret nga siguracionet .

kur ti vije ai me kale mes per mes smiley

O Ilirjano, ne kohe te luftes kta te komisionit do ishin hudh te gjithe me Ballin. smiley

 po eshte jarane ajo e mallkuar ai longu i bardh dhe kur kalon ajo mosh si e kryeplakut nuk t vje menja per pune ...si tha njoni nga ata, `ja kemi keto mjete, per te ferifiku demet, dhe tregoi nje aparat dixhital fotografie smiley u kry puna !

GJIGANDE!!! kaq di me t'thon!

Do ishin hedh thote ky. Ata jane nga Dukati o Çim...kryeqendra e Ballit. 

Dukati eshte keqkuptimi me i madh i shekullit te kalum, o Ron! Shkon fati e zbret me parashute ne Terbac. Pune te Zotit kto. Ai me i miri s'ka fat! smiley

Me pelqeu fakti qe gjate reportazhit, shishja e birres ne doren e kryeplakut mjegullohej, qe te mos merrej si reklame. 

PROFESIONALIZEM!

Po pse mo emo, rrihet ne gjithe ate " igrasi" pa nje gje ...ngrohese ? E do vixhuti i robit ta kete nje arke prane,  kur merr defteret per te shkruar kryetari i mleqve, me nja dy tre te tjere.

Media e poshter..! 

pash Zotin, kush eshte ai qe do me na fut ne EU ne, e kam sinqerisht! Kshu per te udhetu e per te vizitu vene deri ne 3 muj a 4 e kuptoj dhe e meritojm per shum arsye. Po kush do me na fut ne EU, eshte i marre! 

Po kush do me na fut ne EU, eshte i marre! 

Po ai qe u thotesmileyi s'keni turp qe s'na pranoni se ne jemi i europiane safi den baba den , c'eshte ?smiley

Ai eshte sagllom. EU eshte nje klub politik dhe ekonomik. Tjeter muhabet. S'di a e kap ndryshimin. Esht shume e lodhshme kur duhet me shpjegu cdo gjo. Edhe aksiomat. smiley

Gjithe jeten duke u sqaru dhe prap do vdesim te pakuptum...

e ashtu eshte smiley

Puna që po bëhet është e madhe, në kushte të pafavorshme, por deri tani e suksesshme; tha KM kur e pyten per pkpjanecet.

....mgja ju jeni gazetarë dhe e dini mirë se nga pika ku vendosni kameran mund të përcaktoni me imazhe dhe zëra se çfarë lajmi të jepni. shumë nga ato gjëra që shohim në ekrane duhen marrë me rezervë. Në këto raste meriton vlerësim puna që keni bërë të gjithë. Nuk kam as më të voglin dyshim që në situata të tilla ka nga të gjitha dhe sigurisht mund të ndodhë edhe kjo që thoni ju, ashtu siç mund të ndodhë që mund të kenë qenë të dehur ata që keni çuar ju. tha palloshi smiley

palloshi eshte per ti fry tullumacit per vete smiley

po aty jane te gjithe pallosha car mund te bej nje pallosh i vetem shef rrushi rushin ..dhe piqet aty karakteret qullosen. ka thone njoni. smiley

po ndodh pallifikimi i vendit smiley

nuk po ndodh tani ,pallimi i vendit si proces ka fillu me kohe qysh kur edhi Dhija e tropjes ne tirone

Ky po qe osht kryeplak a cere dreqin i thon. Trok dhe tap. Ishte ene pa honger i shkreti.

Trok simas llagapit,  i pime tap  pellumi , por sic tha kishte ca koh pa honger.i shtrohen mo punes kta? 24 vjet drog,vjedhje,trafik,emigracion,qyl.jugu italis  ne te disaten fuqi osht bo albenia.

Desh me thone jemi pa honger e pa pi por u kujtu ne sek te funit qe ish me shishe birre ne dore dhe e la me jemi pa honger smiley

Komisioneri tjeter si i tha? Pse ma thua kete? Po bena proven e alkolit meqe po thua keshtu.smiley

Sido qe te jete , grup me te lezetshem pijanecesh nuk me kishin zene syte smiley

nuk mund ti qush pijanec ata, ata mund ti qush neglizhent ndaj detyres, punes qe ju eshte caktu se nga menja nuk ishin keq ata , pergjigjet i jepnin te sakta ! smiley

Kshu t'knoqshin ato.rehat nga truni vogel. Lum fshati qe i ka zgjedh, vetem pronarit t'klubit te fshatit i marojn pun gjithmon

Nga fundi i videos mezi degjohet por kryeplaku thote epo nje birre do e pi une se fundja skemi as uje smiley

Shkruj e shuj .cere ka peshku sot?? Sa minuta do komenti te dali? 

doli, doli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).