Mbi një udhëtim

Hapim dyert

mbyllim dyert,

kalojmë përmes tyre.

dhe në përfundim të udhëtimit tonë të vetëm,

…………….. as qytet

…………….. as port.

Treni përmbyset

Anija mbytet.

Avioni rrëzohet.

Një biletë e stampuar mbi akull,

E nëse do të mundja,

të rifilloja ose jo këtë udhëtim,

do ta bëja sërisht.

 

 

100 vjet

Njëqind vjet pa parë fytyrën e saj
pa kaluar dorën
përreth belit të saj
pa ndalur në sytë e saj
pa i bërë pyetje
kthjelltësisë që ka në kokë
pa prekur
ngrohtësinë e barkut të saj
ishim bashkë në të njejtën degë
ishim në të njejtën degë
duke rënë nga e njëjta degë u ndamë
e mes nesh koha është njëqindvjeçare
njëqindvjeçare rruga
prej njëqind vjetësh në hije
unë rend pas teje.

 

Ti je skllaveria ime

Ti je skllavëria dhe liria ime,
Ti je trupi im që digjet
Si trupi i zhveshur i netëve të verës.
Ti je vendi im,
Ti, me hullitë e blerta të syve të zinj,
Ti, kaq e bukur, ngadhënjimtare,
Je malli im
Krejt e paarritshme në çastin kur të mbaj në krahë.

 

 

Mireseerdhe gruaja ime, mireseerdhe!

Mirëseerdhe, gruaja ime, mirëseerdhe!

Sigurisht, je e lodhur
si mund të t’i laj këmbët,
nuk kam ujë trëndafilash, as legen të argjentë,
sigurisht, do të kesh etje
nuk kam pije freskuese të të ofroj,
sigurish do të kesh uri
dhe nuk mund të të shtroj
një tavolinë me mbulesë të bardhë,
dhoma ime është e varfër, e burgosur,
si atdheu ynë.
Mirëseerdhe, gruaja ime, mirëseerdhe!
Vure këmbën në qelinë time
dhe çimentua para meje u kthye në lëndinë,
buzëqeshe
dhe trëndafilat bënë të lulëzojnë hekurat,
qave
dhe perlat u rrokullisën në pëllëmbët e mia,
i pasur si zemra ime,
i shtrenjtë si liria ime
është tashmë ky burgim.
Mirëseerdhe, gruaja ime, mirëseerdhe!

 

1 Komente

i pasur si zemra ime,
i shtrenjtë si liria ime
është tashmë ky burgim.
Mirëseerdhe, gruaja ime, mirëseerdhe!

Ouch smiley

P.S. "Mbi nje udhetim," nje poezi qe per here te pare e lexova mbreme dhe u riketheva disa here te ajo. Shume e bukur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).