Gjithnjë e më shpesh vijnë tek ne për të studiuar dhe pastaj kthehen në atdhe për të punuar, ndoshta për një kompani italiane, si rasti më i fundit ai Agon Channel. Kështu, para syve tanë ka ndryshuar një vend.

Si të flasësh për Shqipërinë në pak rreshta, duke u përpjekur të përmbledhësh çdo gjë, eksperienca personale, histori, të shkuarën dhe të tashmen, për të bërë një pasqyrë reale të asaj që po ndodh në anën tjetër të Adriatikut? Si të mos e lartësoj pa e kritikuar apo të demonizoj një bum ekonomik, shumë larg zymtësisë që po përjeton vendi ynë?

Shqipëria në javët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve kombëtare për shkak të Agon Channel, televizioni i parë italian jashtë vendit. Pra, pas prodhuesve të ndryshëm, edhe një pjesë e vogël e rrethit mediatik ka menduar se është më e leverdishme të emigrosh se sa të prodhosh në shtëpi. Sigurisht, nga kjo ngjarje ishte me më shumë interes të kuptonim pse Sabrina Ferilli dhe Simona Ventura kishin vendosur të “emigronin” profesionalisht, në vend që të përballeshin me një diskurs për atë që është Shqipëria sot dhe sa ka ndryshuar nga stereotipi që na ka shoqëruar që nga rënia e Murit të Berlinit dhe fundit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës që zgjati 41 vjet. Një pjesë e shtypit italian ishte më e prirur që të gjente justifikime për këtë diasporë të falimentimit personal, në mosfunksionimin e televizionit italian, në pamundësinë e gjetjes të hapësirës për artistë, të cilët në fakt kanë gjetur gjithmonë, që kanë protagonistë për vite me radhë.

Pra natyrisht, ia vlen të braktisësh rrugën e thashethemeve joproduktive dhe të kërkosh shpjegimin diku tjetër, ndoshta edhe në rritjen ekonomike të Shqipërisë, të cilën Italia nuk duhet ta shohë më si motrën e vogël, fatkeqe dhe të varfër, që nuk mund ta braktisë kurrë atë rolin e saj të trishtë të nënshtrimit. Në Shqipëri investohet sepse është një vend që ofron mundësi që Italia nuk t’i jep dhe që as në të ardhmen e afërt nuk do të jetë në gjendje ta bëjë. Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpreson ta fitosh, sepse edhe pse është e vërtetë që është një vend i gërryer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pse është e vërtetë që drejtësia ka probleme të mëdha, për të cilat nuk mund të tregohemi të verbër, janë probleme që i jetojmë edhe këtu tek ne. Pra, të bësh biznes në një vend që ka një taksë mbi fitimin 15% sigurisht është një rrezik që ia vlen ta marrësh. Natyrisht mbeten në sfond një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë në punë, pagën minimale që janë shumë më e ulët në krahasim me atë të italianëve, por një gjë është e sigurt, Kryeministri shqiptar- piktori i ri socialist – e përdor “mungesën totale të sindikatave” si gjënë më të çmuar të vendit të tij, duke e ditur se ndonjëherë larg nga tutela e më të dobëtëve, sindikatat janë shpesh vetëm garanci ruajtjeje. Deri më sot, sipas qeverisë shqiptare kompanitë italiane aktive në Shqipëri janë më shumë se 350, e ku janë punësuar 120 mijë njerëz.

I krahasoj këto të dhëna me një kujtim personal. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që në fund të viteve ’90 njoha disa shqiptarë, bashkëmoshatarë të mi. Jetoja në Gjermani dhe në autobus fillova të bisedoja me djem që njihnin gjuhën time. Unë isha student dhe ata punonin në një kantier jashtë qytetit. E kuptova që ishin shqiptarë, sepse flisnin mirë italisht, por jo mjaftueshëm sa për të maskuar theksin që më dukej se nuk i përkiste asnjë dialekti. Megjithatë ata nuk donin të më thoshin se nga cili qytet vinin dhe çfarë rruge kishin bërë për të arritur në Këln. Me kalimin e kohës i njoha më mirë dhe kuptova që kishin pasur turp. Turp se gjykoheshin. Turp se kishin kërkuar azil në Itali. Sepse ne u ndjemë të përmbytur, të pushtuar. Sepse nuk ditëm të ishim mikpritës. Një karakteristikë që dallon politikën tonë edhe sot.

Ata djem ishin identik si mua, por unë studioja dhe ata për të punuar iu desh të përshkruanin gjysmën e Europës. Në ato vite ishin të paktë ata që parashikonin kolapsin ekonomik që do vinte dhe unë ndjehesha me fat, me fat që isha italian. Tani shoh Shqipërinë, një vend në rritje, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, një vend nga i cili ende nisen për të arritur anën tjetër të Adriatikut, por tani në krahasim me më parë, vijnë për të studiuar. Për të studiuar dhe pastaj të kthehen në shtëpi, sidoqoftë Italisë i ka mbetur shumë pak për të ofruar.

Përktheu: Ornela Jaupi

Marrë nga Espresso

37 Komente

I krahasoj këto të dhëna me një kujtim personal. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që në fund të viteve ’90 njoha disa shqiptarë, bashkëmoshatarë të mi. Jetoja në Gjermani dhe në autobus fillova të bisedoja me djem që njihnin gjuhën time. Unë isha student dhe ata punonin në një kantier jashtë qytetit. E kuptova që ishin shqiptarë, sepse flisnin mirë italisht, por jo mjaftueshëm sa për të maskuar theksin që më dukej se nuk i përkiste asnjë dialekti. Megjithatë ata nuk donin të më thoshin se nga cili qytet vinin dhe çfarë rruge kishin bërë për të arritur në Këln. Me kalimin e kohës i njoha më mirë dhe kuptova që kishin pasur turp. Turp se gjykoheshin. Turp se kishin kërkuar azil në Itali. Sepse ne u ndjemë të përmbytur, të pushtuar. Sepse nuk ditëm të ishim mikpritës. Një karakteristikë që dallon politikën tonë edhe sot.

Ja pra, per ca flas une. Per kete lloj inferioriteti. Por sot ka shume qe s'e kane perjetuar ate gje, ndaj s'kane pse te ndihen inferiore. Brezi i ketyre qe kane bere gjera te tilla do na caje derrasat per ca kohe, 

Shkabe, je komplet jashte kontekstit te asaj qe thote ai. Lexoje prap duke u perpjekur ta lesh menjane kompleksin e katunarit te urbanizum dhe boj nje koment tjeter qe ta shofim a e kuptove drejt kesaj rradhe apo jo. 

Nejse mo, une e bona timen. Po qe se nuk thith, nuk thith...s'ke ca i bo. Hajt se me mire do bohet. smiley

Po sikur te perpiqesh te thithesh vete nej here, o pefi? Ose psh te fshish postimet qe s'te leverdisin e te lesh ato te tuat qe te ndiehsh me i kenaqur me veten? Ose t'i qepesh pas ndonje te riu me sharje qe te ndihesh edhe me mire me veten?

Shkabe mos u hudh nga dega ne dege. A e kuptove ku e kishe gabimin kuptimor tek budallelleqet qe shkruan tek komenti yt, apo jo? Se keshtu humb edhe kohen tende, por edhe tonen.

Shyqyr qe u bere I gjalle .ne shkrimin e blushit na thave site .smiley

Robo, Blushi ka kohe qe ka ik per lesh. Une personalisht ia vura vizen tek ato parashikimet idiote. Aty kuptova qe ai rob s'jeton ne kete planet. As e lexoj me, as e marr me seriozisht, si shumcia e robve ketej. Gje s'ka bere si politikan, deri me sot. Vetem rrika e fantazoka. lol

Dmth kumandari nuk ka genjyer kur theshte se jemi vendi I dyte pas gjermanise .

Më së fundi sqarum i gjo

Çfarë është ky që Po Agon Chanel smiley

me thonë të drejtën i vetmi stacion TV që nuk thotë asgjë me gjith emisionin Ça thu ...?

Qeka import nga IT ? Ndoshta kjo shpjegon që nuk zë vend përveç teknologjisë së trasmetimit që duhet pranuar e ka Klas të lartë .

Mbase bëhet i dashur më vonë pasi të mbajë qëndrim për ndonjë Gjë madhore për të kuptuar se " biznes për hir të biznesit -Nuk Ka " Po deri tani megjithse dëfryes dhe jo i dëmshëm si Agon Chanel ..po i përshëndes me

http://youtu.be/yvO2UsfaVec 

Sa para ka paguar Rama per keto artikuj?

Nejse,persa kohe qe eshte PR i mire per Shqiperine,se kam problem.

Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpreson ta fitosh, sepse edhe pse është e vërtetë që është një vend i gërryer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pse është e vërtetë që drejtësia ka probleme të mëdha, për të cilat nuk mund të tregohemi të verbër, janë probleme që i jetojmë edhe këtu tek ne.

Uroj qe Rama te mos kete paguar para per kete ..

Ata djem ishin identik si mua

smiley per sinqeritetin, integritetin ...

 

 

Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpreson ta fitosh

mire te vjen ta degjosh ama s'dmth qe i fsheh semundjet. Jo vetem tonat, por as te tyret: duke kerkuar paqe ne racionalen e ngushte, kane bere pakt me qetesine e garantuar borgjeze, me "plakjen"

 

eh mor saviano duket qe shqiperine e njeh nga gazetat, shpirti shqiptarit nuk eshte nenshtruar kurre pamvaresisht peripecive dhe padrejtesive qe i jane bere. ja u duk ne 20-vjet dhe pa me te voglen mbeshtetje u bene, violina te para, balerine te pare, tenor, studente te shkelqyer.

Kur e ka lidh besen burri Shqiptarise ja ka shti friken gjithe rumelise

Fatkeqsisht asnje kamarjer te pare nuk kemi, asnje maxhordom.

 

zakonisht cfare kerkon gjen...

shqiptaret qe fshehin identitetin e tyre nuk i honeps dot!   te tille njerez jane burimi i frymezimit per filmat tip l'amerika  dhe per paragjykimin negativ te shqiptareve.

megjithese pepinua thote nuk eshte me shqiperia e nenshtrimit,per sa kohe shqipot do u flasin italisht ne ashensor italianeve,procesi i c'zezakezimit eshte  ende i gjate.

i lejon ligji shqiptar te huajt te hapin mjete informimi ne shqiperi?

Po i lejon.

Artikulli i Robertos me pelqeu, veç kjo mania per tv sikur ka marre permasa tragjike. A nuk mund te investonin ne prodhim, ne energjitike, miniera, bujqesi. 

Artikull sipërfaqsor, me të dhëna të gabuara e me patetizëm tipit kolonialisti italian.

Po nuk eshte shkruar per (dhe mbi) shqiptaret artikulli. Shqiptaret jane thjesht nje sebep aty, nje metafore parazitare.

Duhet të freskosh pak kuptimin e "metaforës" Finisterre. Aty vetëm metaforë që s'ka, ka fakte historike konkrete.Të gabuar, se unë sot po marr vesh që E.Hoxha paska qeverisur 41 vjet, po konkrete.

Po pikerisht. Savianos s'i interesojne shume faktet lidhur me Shqiperine. Shqiperia eshte per te njesoj sikur Honoluluja ne klishene shqipe "(gjer) ne Honolulu". Per te thene se deri edhe shqiptaret na e kaluan (ketyre qe gjer dje u vinte turp te thoshin nga vinin, ja sot, na behen molle sherri mes grave tona te mirepaguara te spektaklit). Saviano ka shkruar me siper bocetin e kunder-librit te Stellas "Quando gli albanesi eravamo noi".

Pra, të bësh biznes në një vend që ka një taksë mbi fitimin 15% sigurisht është një rrezik që ia vlen ta marrësh

Perpos rroges se ulet (qe s'ka luajtur ne te pakten 15 vjet ne kompanite e huaja), korrupsionit,etj., si nuk qenka kjo e fundit Shqiperia e nenshtrimit?!

Nuk arrihen standartet e vendit nga ti ose disa te tjere shkruajne menjehere. ka rruge te gjate. vende qe ishin me perpara se ne si Rumania a Kroacia perseri dhe ato vete jane shume larg standartit te BE- se se vertete. Ne vijme nga nje prapambetje shume me e madhe dhe procesi do kaloje ne hallkat qe kane kaluar te gjithe.

Nuk kam iluzione qe duke shfrytezuar nje hapesire virtuale mund te ndikoj ne ndonje fare menyre ne arritjen e standardeve. smiley

Autori perdor rastin e Shqiperise per te kritikuar modelin aktual italian, por duke permendur 15%-shin (jo aq e drejte per taksapaguesin shqiptar) pa konsideruar fakte te tjera si rrogen moslevizese, veshtiresine e te huajve per te hapur nje sipermarrje, neglizhencen e detyrimeve sociale ndaj punetoreve (etj.), ai keqinformon publikun italian. 

 

As ti andej se ndryshon, por edhe ne ketu me hapa te vegjel levizim.

Ideja eshte qe shqiptaret kane probleme qe italianet apo vende te tjera as i konceptojne.
p.sh sikur pashaporta shqiptare te kish vleren e asaj te BE per levizjen e punesimin do ishte krejt tjeter situate, spo them qe te merrnim fondet qe merr greqia.
keshtu qe cdo gje qe eshte arritur nga njerezit eshte arritur ne saj te kembenguljes se tyre.

Sikur pashaporta shqiptare te kishte vleren e asaj te BE-se, shqiptaret do emigronin edhe me me turma se ç'emigrojne tani. Tregues i mundesive per biznes kjo...

 

jo mos kujto se do ikin te gjithe, kush eshte ne veshtiresi iken edhe me kete rregjim qe kemi se spo vret mendjen qe do marri espuls kur ska ca te haje.

lungo,..per raki  kurre nuk me ka djegur xhani.Per kenget,  Po! Se ikemi shplodhese, perla, mo .ja degjoji dhe thuaj JO!

Shqiperia ishte Ajo, e hedhura neper kenget e popudhit mo .Sot eshte e tera e permbytur,  nga .....te terat mo!

  .E varfer ishte, por kendohej ahere.Sot e "pasur sikunder duan te thone",  dhe qajen mileti ! Rrihet tani pa nje pike raki mo xhan ?

Grave, si tekstet si i kenduari pasuri boterore jane. te pershendes me: Janines ci pane syte ( grupi lapardhas normalisht, jo ai francez).

I pat pat ngrit supet Kalaja

Unjej  mali... kur vin "maja"...

     

te ka marre malli per pak polifoni e ndonje gote raki grave smiley

Xullufeja pëndë korbi
derdhur e lëshuar-o,
jaman se më dogje xhanë
vashë e pamartuar-o

Syri yt kokër ulliri
të shikon shajtuar-o,
jaman se më dogje xhanë
vashë e pamartuar-o.

Gusha jote rrathë rrathë
me gjerdan mbuluar-o
jaman se më dogje xhanë
vashë e pamartuar-o

Si s`më ftove moj një natë
moj thëllëzë e bukur-o
jaman se më dogje xhanë
vashë e pamartuar-o

Do vi e do ikja prapë
moj thëllëzë e bukur-o
jaman se më dogje xhanë
vashë e pamartuar-o…

 

 

         

Atje poshtë te ara e madhe
dale moj bandille dale

Ndenja, ndeza një cigare
dale moj bandille dale

Më shkon një margaritarë
dale moj bandille dale

Me gojë s’më foli fare
dale moj bandille dale

Fol moj fol s’e më dhe vapë
dale moj bandille dale

Ketu neser moj më ke prapë
dale moj bandille dale

Sonte degjova ca deklarime  te Kadarese thene ne Izrael..

" Gjysma e vepres time eshte shkruar nden roberi...!" 

Lidhur me kete deklarim te tij, i shkrimtarit te madh te ...Shqiperise  time, qe kam njohur e njoh  une, me dalin dy pyetje: Dhe habia e madhe, qe nuk e paskam ditur  se qysh vetem 11 vjec ....! 

1.  Cila nga te dy gjysmat eshte me e mira ? 

2.  Si e perkthen shqipja fjalen " roberi" dhe cila pjese e ka renduar me shume kete perspnalitet te larte ? 

    Deklaroi, qe ..." ne moshen 11 vjecare kam lexuar Shekspirin ...,dhe me pelqeu shume ...!

     Eh ! ........

       

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).