Ndër pistat e shumta që ka ngritur opinioni lidhur me atentatet me eksploziv, konkurrojnë për vend të parë ajo e maxhorancës, sipas të cilës kemi të bëjmë me një reaksion të krimit (me gjasë i nxitur edhe nga opozita), pasi ai po ndien darën e saj t’i shtrëngohet, dhe pista e opozitës, që e akuzon maxhorancën se këtu kemi të bëjmë ose me një luftë bandash brenda maxhorancës, ose me një paralajmërim që i bën krimi për prishje të paktit parazgjedhor (me qelbësirat).

Të dyja pistat kanë argumentet dhe kundërargumentet e veta sipas meje. Disa aksione antikanabis të qeverisë si ai i Lazaratit apo i Dukagjinit mbështesin argumentet e maxhorancës, por si këto aksione, ashtu edhe një numër ngjarjesh dhe lidhjesh të politikanëve të maxhorancës me botën e krimit, nuk të lënë pa dyshimin se mund edhe të kemi të bëjmë me segmente të kokainës të lidhura me maxhorancën, që reagojnë ndaj prishjes së ndonjë pakti – sigurisht të pashkruar. Personalisht kam qenë dhe mbetem i mendimit se në sistemin e pushtetit që ka ndërtuar politika jonë, edhe “biznesi” i drogës, si shumë “biznese” të tjera, ka lulëzuar në sajë të lidhjeve me të dyja forcat politike, por ndërrimi i pushteteve, gjithsesi, ka prishur ekuilibra dhe shkaku i eksplozivave, krahas rritjes së presionit nga jashtë mbi pushtetin, si dhe krizës ekonomike që ka kapur vendin, duhet kërkuar më së shumti në këtë prishje ekuilibrash.

Megjithatë, unë po guxoj të hedh në treg edhe një pistë alternative, që nuk para ma ka zënë syri në mediat tona: bombavënësi/it edhe mund të mos jenë nga ata trafikantët e thekur të drogës, as të lidhur me këtë apo atë forcë politike, por njerëz që s’mbajnë dot më pikërisht për shkak të një pushteti, që rrjep e varfëron paturpësisht shumicën për të pasuruar paturpësisht një pakicë. E di që shumëkush që është mësuar ta shohë realitetin me lentet mediatike të binoklit PS–PD, duke mbyllur njërin sy madje, do ta skartojë këtë pistë duke më akuzuar si marksist. Nuk ngulmoj se kjo është pista e drejtë po e them derisa e mendova. Ju lutem! Po si nuk mund të mendosh edhe kështu kur lexon lajmin se PS dhe PD na qenkan marrë vesh në Bashkinë e Tiranës që ta grabisin edhe më tej pasurinë tonë publike, duke i dhënë me koncesion për 35 vjet klientelës së tyre parkimet në rrugët ku ecim – rast ky që, me aq sa di, nuk ka precedent në Europë, pasi kudo parkimet në rrugë administrohen nga bashkitë.

Unë për vete u trondita dhe u shqetësova nga ky lajm, po aq sa nga eksplozionet e tritolit. Dhe, kur u trondita unë që i kam mëshuar prej vitesh tezës se këtu te ne nuk ka as të majtë as të djathtë, por dy banda që luajnë poker me paret tona; se politikanët tanë janë kukullat në skenë që ua tërheqin fijet në prapaskenë interesat e kësaj loje, se konfliktet e tyre janë teatër për të mbuluar këta interesa, mendoni të tjerët që ndoshta ende besojnë te njëra palë apo tjetra. Për t’u konsultuar edhe me mendime të tjera u vura, gjithsesi, të lexoj komentet poshtë lajmit dhe pashë se revoltimi kishte shpërthyer nëpër rrjete sociale. Lexoni se çfarë shkruajnë komentuesit anonimë:

Anonimous: “Kryeministrin jo vetëm që e paska kapur top mafia media për gryke, por e paska kapur dhe Lul Basha me atë rast. Mjerë ky popull e mjerë ky vend që drejtohet nga rrugaçë.” (vazhdojnë disa sharje për pronarët e Topit dhe të Klanit dhe birin e Berishës me pyetjen: pse këta do të mbajë në kurriz ky popull naiv?). “Shumë mirë na e bëjnë. Shumë shpejt do shohim autobusë me rini që do të duan të zhduken njëherë e mirë që këtej, si autobusët e Prishtinës.”

Real: “Mos u shqetësoni njerëz. Rastin më të mirë e keni në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku futjen brenda dhe daljen e menaxhojnë njerëzit e LSI. Kjo do të thotë se këta PADRINOT e Shqipërisë po mundohen dita ditës se si të gjejnë mënyra për të na rrjepur nga lekët.”

Pelasgian: “E TURPSHME DHE SKANDALOZE. NËSE APROVOHET KY KONÇESION TË GJITHË BANORËT E TIRANËS TË ÇOHEN NË PROTESTA. MOS VALLË DO KËRKOJNË TË JAPIN ME KONÇESION EDHE STOLAT E LULISHTEVE???”

Arjan: “Në vitet e para të ‘demokracisë’, të gjithë profesorët e mi u bënë pushtetarë. Kjo më bëri të jetoj disa kohë të shkurtra pushtetin nga “brenda”. Duke parë nga afër vjedhjen, mashtrimin, talljen me fukaranë, kazanin e qelbur të korrupsionit, pothuajse u tmerrova dhe u detyrova të largohem përgjithmonë nga Atdheu im i dashur. Ndoshta jam refugjat në vend të huaj, por mundësitë për të jetuar i qetë me fëmijët e mi me djersën e ballit janë më reale dhe sot po e kuptoj se sa shumë durim kam bërë që të mos kthehem kurrë në Albanistan. Jo nga njerëzit, jo nga varfëria, jo nga infrastruktura, por vetëm që të mos shtrij dorën tek njerëzit më të urryer në rruzullin tokësor ‘POLITIKANËT’ shqiptarë, me veglat by… lëpirëse të tyre.”

E pra unë shtroj pyetjen: në një vend ku nuk lindin as lëvizje politike as shoqëri civile as kurrnjisend demokratike që t’u kundërvihet këtyre njerëzve kaq të urryer a nuk vjen një moment kur ndonjëri nga këta arjanët, pellazgët anonimët apo realët të vendosë të përdorë mjete të tjera jo ligjore siç janë p.sh. edhe eksplozionet?

PS. Edhe në mos qoftë e vërtetë kjo pistë, por ajo se bombat i kanë venë trafikantët, a nuk kanë të drejtë ata të mendojnë se tek e fundit tritolin po ua vënë të ngjashmëve të tyre, madje se moralisht qëndrojnë më lart se ata pasi, për t’u pasuruar vënë veten në rrezik, kurse këta rrufjanë duan të pasurohen duke mos rrezikuar asgjë, përveç jetës së atyre që u premtojnë përditë se po punojnë për lumturinë e tyre?

17 Komente

smiley

Po e kishim shum mire pa censuren, o admin. Ke nigjon ti, Belulin? smiley

Megjithate, une po guxoj te hedh ne treg edhe nje piste

Oh dear almighty lord!

Po pse vetem nje o Ljubo? Po hidh o dy, tre pista...mos caj byth! 

e kush do te pengoje? (tm)  smiley

me shume pista per popullin smiley

 

Thone kur vete ne hale', te vijne mendime te ndritura edhe hipoteza apo teza hipoteza, apo Pista si ne kete rast.

Keto do te studjohen si :"Pistat e 10-ra te Lubonjes" 

Arjan: “Në vitet e para të ‘demokracisë’, të gjithë profesorët e mi u bënë pushtetarë. Kjo më bëri të jetoj disa kohë të shkurtra pushtetin nga “brenda”. Duke parë nga afër vjedhjen, mashtrimin, talljen me fukaranë, kazanin e qelbur të korrupsionit, pothuajse u tmerrova dhe u detyrova të largohem përgjithmonë nga Atdheu im i dashur. Ndoshta jam refugjat në vend të huaj, por mundësitë për të jetuar i qetë me fëmijët e mi me djersën e ballit janë më reale dhe sot po e kuptoj se sa shumë durim kam bërë që të mos kthehem kurrë në Albanistan. Jo nga njerëzit, jo nga varfëria, jo nga infrastruktura, por vetëm që të mos shtrij dorën tek njerëzit më të urryer në rruzullin tokësor ‘POLITIKANËT’ shqiptarë, me veglat by… lëpirëse të tyre.”

Kam idene qe ky koment do kete kontestime te forta ktu ne Peshk. Dhe me te drejte.

Shume pista , shume garues ..ka then Filosofi i ri Flamur Noka . Pse nuk fut Dordolecin e Presidences pa Musteke si Piste ky ? Nxitesi kryesor dhe mbeshtetsi i Krimit me Pushtet ! Piste reale e zbulimit te vatrave te Tritolit ne Shqiperi .

Gjithsesi , vezhgime e konsatime adoleshentesh qe 99% e popullsise i paralajmeruan qe me daljen e ketyre Ulurimsave ne skene ne '90 qe e pasuan me piskamen ..

Ikni kush te munde . Erdhen barbaret e Saliut !

Ta kishte digjuar Lubonja kete apo e dinte se " po presim koken e kulshedres Komuniste " dhe Ulerinte ne rradhet e para smiley ..Rrnofte LefTKopeja !

Para nje Jave,  ka marre vesht ky , kupton apo jo, Dordoleci i Pre4sidences dekoroi me "Pishtare ..." zjarrevenesit e Shkodres te 91 ? Po kur do te futesh edhe te "koncensionet" smiley .Leri keto se  do vijne ekonomistet e Kombinatit me fakte dhe argumente perse duhet privatizuar Shqiperia .

Dil HAPUR Lubonja ...Poshte kjo Kohe Gjerpenjesh  qe instaloi e la MUT Burri i Mut Shtetit , sali Qenef berisha . Digjini keto fole dhe leri shume Pistat e shume garuesit , shume bandat e shume banditet .

Ne Shqiperi pas 90 ka vetem nje Fatkeqesi Kombetare qe eshte shnderruar ne semundje Epidemike ...Krimi dhe Vjedhja e Instaluar ne Pushtet nga barbaret e Berishes . Kesaj si i behet ....po ka ndonje gje Lubonja , pervec hartimeve !

Bukur, me pelqeu smiley sidomos nga fundi. 

Murinjo kishte deklarur qi jemi gati per te gjithe skenaret e mundshem.

Ti o thu nje fjale te mire per Edvin Kristaq Ramen, o sot e ha Bajerni ne Ukraine. smiley

Bajerni i Ngadhnjyshem bon 6 sot neUkraine.

EKR do lej Vloren, Elbasanin dhe Korqen, do marri Tiranen. ( ja nji llaf i mire smiley

I m.t. S'paska per te mor as Tironen smiley

Te thash qe thuj i fjale te mire. smiley

Unë për vete u trondita dhe u shqetësova nga ky lajm, po aq sa nga eksplozionet e tritolit. Dhe, kur u trondita unë që i kam mëshuar prej vitesh tezës se këtu te ne nuk ka as të majtë as të djathtë, por dy banda që luajnë poker me paret tona; se politikanët tanë janë kukullat në skenë që ua tërheqin fijet në prapaskenë interesat e kësaj loje,

Para zgjedhjeve theksohet gara e partive per te pasur sa me shume mbeshtetje politike nga ato qe vertete terheqin fijet, pushteti  i kompanive dhe mafies ekonomike,, se bashku me gjithe perandorite e tyre mediatike e financiare. Lubonja per vete e ka ne terezi, kshu qe nuk i ka keq ato qi thote.

Ps. La démocratie est mort, vive la democratiesmiley

Deri ketu paska vajt puna sa te mbledh komente njerzish ne internet per te plotesuar mungesen e ideve te tij. Sipas ketij, populli i varfer vajti gjeti lek per tritol qe te hidhte ne ere kete klase politikanesh te korruptuar. 

Eh mor Lubo sa me shume qe flet aq ma lart ia con figuren  "xhaxhit"....

why ur doing this to us?
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).