Ish-kreu i Kujdesit Parësor: “Pagesa për 475 mijë persona, pavarësisht sa kryejnë analizat”

Dalin në dritë të tjera elementë të rinj mbi tenderin e kryer nga Ministria e Shëndetësisë për ngritjen e 415 qendrave ku do të kryhet kontrolli shëndetësor falas për moshat 40-65 vjeç. ABC News raporton se kompania fituese  “Marketing& Distribution” në pronësi të Vilma Nushit, është pajisur me liçensën për laboratorë vetëm dy ditë para zhvillimit të tenderit.  Ish-drejtori i Kujdesit Shëndetësor Parësor, Gazmend Konduzi thotë se ministria nxitoi të lidhë kontratën duke shkrirë në një të vetme hallkat për një procedurë normale.

 “Çdo person që ka njohuri minimale nga mënyra e bërjes së tenderave e di që fillimisht bëhet kualifikimi për në garë, sepse mund të mos plotësosh kushtet; mbas kualifikimit bëhet renditja sipas kritereve që janë dhënë, mbas renditjes shpallet fituesi dhe pasi pritet periudha që nuk ka ankesa ftohet për lidhje kontrate kompania që ka fituar. Pra në një vendim të vetëm ka edhe kualifikim të operatorëve, edhe vlerësimin, edhe renditje të operatorëve, ka edhe shpalljen e fituesit, ka edhe ftesën për të lidhur kontratë”-shprehet ish-kreu i Kujdesit Parësor.

Sipas Konduzit kontrata e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë e favorizon kompaninë edhe në rastet kur qytetarët nuk paraqiten për të kryer chek-upin.

“Kontrata është e tillë që kompania e cila ka fituar do të marrë çdo vit një pagesë për një dysheme 475 mijë persona, pra edhe nëse shkojnë 1 mijë persona të bëjnë analiza, edhe nëse shkojnë 100 mijë persona, edhe nëse nuk shkon asnjeri të bëjë analizat, kompania do të marrë një pagesë për 475 mijë persona që e llogaritur me shumën 1 mijë e 538 lekë që ato kanë ofruar shkon rreth 6 milionë euro”-theksoi  Konduzi.

 

***

Prej tri javësh, kompania "Marketing& Distribution" ka lidhur një kontratë me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të bërë kontrollin shëndetësor falas, check-up, për grupmoshat 40- 65 vjeç. Falas është fjala, sepse rreth 730 milion lekë do të dalin përsëri nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Por kjo është diçka tjetër. Ajo që ngre dyshime për një skandal në financimin e këtij shërbimi, ka të bëjë me kompaninë e përzgjedhur për ta kryer atë. Ministria do t'i japë afro 6 milion euro kompanisë "Marketing& Distribution", në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi, që kjo të kryejë shërbimin e kontrollit shëndetësor.

Nushi njihet për afërsinë e saj me kryeministrin Rama dhe vetëm kjo mund të shpjegojë faktin se si ka mundësi që një kompani që nuk është marrë kurrë me shërbime të ngjashme, të fitojë një tender specifik si ai i kontrollit shëndetësor. Biznesi i Nushit ka qenë i njohur deri para pak kohësh për importin e cigare të Philip Morrisit në Shqipëri dhe tani për importin e pijeve alkoolike. Dy artikuj që jo vetëm nuk lidhen me shëndetin, por siç shkruajnë edhe në etiketat e tyre e dëmtojnë seriozisht atë. Por për qeverinë dhe kryeministrin Rama me rëndësi është të mos dëmtohen dhe të favorizohen interesat e njerëzve të tyre. Kështu nëse për të fituar edhe një tender të rëndomtë rrugësh duhet një përvojë minimale në fushën e ndërtimtarisë, për check-up shëndetësor mund ta fitosh edhe pa patur asnjë lidhje me këtë fushë. Jo vetëm kaq, por po të shihet në dokumentin e kritereve që lapsi.al po publikon, çmimi ka pjesën kryesore në tender, 45 pikë. Kompania e Vilma Nushit dha çmimin më të shtrenjtë dhe përsëri fitoi. Me 10 pikë velrësohet edhe numri i laboratorëve që firma konkuruese duhet t'i kishte në dispozcion dhe rezulton se kompania e Nushit, i plotësoi ato vetëm dy ditë para tenderit.

Pra gjithçka e kurdisur dhe e paracaktuar që fituesi të ishte "Marketing& Distribution". Si i tillë ngjan edhe fakti që nga kompanitë pjesmarrëse në tender, tre prej tyre nuk kanë paraqitur fare ofertë, ndoshta të bindura se fituesi ishte zgjedhur para se të mendohej tenderi.

51 Komente

Rendesi ka vetem "Shendetesia falas" dhe ja po realizohet.

Cilesia? S'e kuptoj per cfare ju duhet nje here. A thua se po t'ju diagnostikojne me semundjen e sakte do ju sheroje njeri. Pis milet! Ngelet tu u anku.

kush eshte me mire te marr leket? Narmina te QSUT apo Vilma te magazinat e P.Morris-it?

Parazitet qe s'duan sherbime te ofruara nga Vilma dhe co. le te largohen tjeterkund per tu mjekuar/kontrolluar.

Kontrollin shendetesor masiv, me 'goditje te perqendruar', si ky qe propozohet, nuk ma kane veshet ndonjehere as ketu ne Itali, as gjetke ne BE apo SHBA. Me duket dicka krejt surreale!

Nderkaq, akoma me e tmerrshme eshte 'fitorja' e tenderit surreal nga nje kompani qe nuk eshte marre ndonjehere me ket pune!

Edhe sikur kontrolli te ishte i dobishem, a nuk e benin dot spitalet tona ket pune!? Mendoj do ishte njekohesisht me e pranueshme dhe me e leverdisshme, pasi parate do ti perfitonin po strukturat shteterore, qe jane ne dite te hallit!

Keshtu si e kane bere eshte grabitje ashiqare, per tu denoncuar tek ai portali antikorrupsion i Rames (imagjinoni nje tekst si ky: 'Miredita, jam qytetari A.B. Po ju shkruaj pasi lexova ne gazete nje lajm qe me siguri do te jete i pavertete, aq i cmendur duket; por, ne eventualitetin qe, per ndonje arsye te paimagjinueshme, lajmi te jete i vertete, po jua sinjalizoj gjithesesi. Duan te na vizitojne te gjitheve me detyrim nga grosistet e cigareve, te cileve per kete 'miresi' do tju paguajme miliona euro!!! smiley )

Kjo puna e cigareve nuk eshte tamam keshtu si e thone ne shkrim.

Nushi ka histori cigaresh vertet dhe fillon shume heret. Aty nga vitet e largeta i kane rrembyer dhe djalin nga personazhe qe jane akoma verdalle.

Duke ditur qe Vilma paguan, pra edhe kur i rrembejne djalin, ajo do paguaje edhe kur e gjobisin per pune biznesi.

Pyetja eshte e thjeshte per ata qe kane bere denocimin : kush nga kompanite egzistuese e ka eksperiencen per te bere nje pune te tille? Kush ?

Pyetja ime e pare eshte: per cfare hyn ne pune ky kontroll!? Shendetesia jone eshte 'skanerizuar' disa here, edhe me ekspertize nderkombetare dhe i njihen te keqijat e medha. A hyn kjo nderhyrje nder perparesite e punes se saj!? Mua s'ma ka zene veshi kurre, as si nevoje ne Shqiperi, as ne asnje vend tjeter nga ata qe njoh nga afer. 

Ndersa per pyetjen tende, nese nderhyrja eshte me te vertete e domosdoshme, athere le ta kryeje sektori publik, pra vete spitalet; le te paguhen ato dhe parate shtese ta realizojne nderhyrjen. C'pune kane kompanite private!? Plus qe ne nuk kemi asfare kompani qe te operojne ne kete sektor!!!

Kesaj, i nderuar Komentues, i thone Afere, me 'A' te madhe! Dhe keto Aferat po behen dita dites me te padurueshme, ne nje kontekst ku e njejta qeveri te merr erzin (me te drejte!) per pagesa energjie, taksash e me the e te thashe!

Taksat mire bejne qe i vjelin, se nuk mbahet shteti pa to, por ne nje vend super te varfer si ky, me ato pare duhet bere 100 here kujdes, se vijne nga hallexhinj; jo ti marrin paret tona nje me nje dhe tja japin peshqesh miqve te tyre te se njejtes kaste! 

 

Dakort, dakort, po ketu nuk eshte duke u kundershtuar duhet apo jo , por perse Vilma.

Shiko : eshte aq i madh mosbesimi, e qe vjen nga cfare kane ndodh ne Shqiperi ne gjithe keto vite, sa tashme dyshojme per cdo gje, paperjashtim.

Nuk jam duke marre ne mbrojtje asgje se nuk jam shen Thoma, por ngelet per t'u pare konkretisht. 

e vertete qe nuk ka kompani fitimprurese qe jane marre me kete lloj sherbimi.. por ka ojq-ra, ka universitet spitalor shteteror e privat (zoja e keshillit te mire) qe kryejne sherbime te ngjashme neper fshatrat e shqiperise e mund ti merrnin ato para jo per fitim.. ky eshte nje sherbim shendetesor i subvencionuar nga shteti, nuk eshte shitje gazetash qe duhet ti kaloje medoemos nje kompanie private .. per me teper qe personat qe do te angazhohen ne kete sherbim jane serish mjeket e spitaleve shteterore 

Ky eshte nje prej skandaleve me te medha te te gjitha koherave ne Shqiperi.

Ajo qe me merzit mua eshte se keta nga njera ane po tregohen edhe me legena dhe maskarenj se ata te meparshmit (dhe nuk eshte aspak e lehte ti arrish ata, se ishin mjeshtra te rregjur), nderkohe qe nga ana tjeter na shiten si kampione te virtytit!! Dhe me e keqja, po veprojne si 'kampione te virtytit', duke na mbyt me lakun e taksave dhe gjobave qe shtrengojne cdo dite, nderkohe qe nuk e kane rritur fare, po fare, nivelin e pergjegjshmerise se perdorimit te fondeve publike!

 

Kontrollin, mjeket dhe infermieret e sherbimit paresor, pra te lagjes, do ta bejne, pune mbi punen qe kane pa pages shtes. Kompania do mari vetem parate.

Plus laboratore shteti ka kudo ne spitale e poliklinika e kane munges fondesh dhe nqs do mirnin ato fondin do shtonin analizat, e mer nje kompani qe ska laborator e pritet ta bej tani.

Dhe me e forta, keto qe premtohen te Kontrolli Baze Falas ose Check-Up (pasi fjalet e huaja i shijojne me shume shqiptaret) pra te gjitha ato i ben sistemi sot publik pa problem dhe falas po personi te ket deshire e te vej ti bej.

Mos u fokuso tek gishti, kur para syve ke henen, sa nje tepsi bakllavaje! smiley

Plus qe edhe konkretisht e kemi pare. Athere kur kryetari aktual i parlamentit z. Meta bente dallavere miliona euroshe me ministrin e vet te ekonomise. Athere kur, per ate shkak, me te drejten e Zotit, opozita e athershme nxorri popullin mjeran ne shesh, ku e bene mish per top.

Dhe pavaresisht pamjes asgje nuk ndodhi, perkundrazi, Meten e promovuam ne detyra edhe me te larta... .

Edhe nje premtim tjeter i mbajtur!

Ca problemi ka ketu, 2 dite perpara. A nuk u premtua te ecet me shpejt? 

Vilma eshte profesioniste e vertete, te pakte jane te tille ne Shqiperi. Ngelet per tu pare nese do arrije ti jap nje nivel ketij investimi te ri.

Vilma eshte profesioniste e vertete

Ne cilin profesion?

Inxhinier dhe nje inxhinier i afte mund te kryeje cdo lloj roli.

Edhe rolin e psh kirurgut te zemres?

keto batuta si bejne me as kalamaqte nga keto ane... me fal qe te morra seriozisht

A e rregulloj dot opinionin tend nese pyes qe ne vend te dr., a i japin inxhinjeret dot alikopterit? Ne qe kemi ikur ne emigrim jemi llumi i Shqiperise dhe sapo kemi mberritur ketu kemi ndaluar rritjen. Po perpiqemi shume qe te blejme ndonje prone tek Komuna e Parisit por s'po mbledhim dot 200 mije euro smiley

Per te tjeret se di, po si llum nuk ju kemi pare ndonjehere. Te Komuna jane zene vendet, po mund te blesh ndonje gje me lire pak me lart te kodra e diellit smiley

alikopteri normalisht do shkolle te madhe smiley

smiley

Don ta dish gjembi ? ne profesionin qe me marifete qe gjat ndrimit te sistemit , falimentuan Ndermarrjen e Tregtis jashtme dhe gjith komunikimim e marrdheniet shterore me partnere detyrues ne shuma jo te vogela, i bene te tyret Vilma me ...Ymerin ! 

Shkurt , jo fare lart ke zemra , por ....pak me poshte ! 

 

Faleminderit grava.

Grave, kjo mbase eshte dhe ajo me e vogla qe ka bere. po per fat te keq nuk arrijme akoma te nxjerrim 20 vjecare qe bejne miliona duke shitur teknologji. Fjala eshte qe Vilma ne administrim eshte shume e sakte.

Ajo qe thoni Ju eshte shume e sakte sepse ajo ka nje jete te teren ne ata profesion.Dhe diti te shfrytezonte mire partneret e ish shtetit ne tregtine e jashtme, ...me cigaret etj .Ish drejtori i sa ..ka qene me shpi perball deres time ...! 

Grava respekte po  po më ndigjove mos i thuaj në formë deklarative të paktën . Të paktën Genc Rruli do jetë kundër smiley Për info ..Nd Tregt .Jashtme i falimentoi Meksi i famshëm . U rikthyen në një formë tjetër pas 97 por pa jetë .

Lere Vilmën atje ku është se është e lloit " sa na lusin " .  Është si shprehja e Dhelprës për rushin .Çdo gjë që nxjerrin Gëlbazat e PD-hit dihet që nuk janë  të zakonshme. Diku rrahin që ndotin ..po se ku dhe për çfarë ?

Nuk Ju rrujt trapi me lëshu deklarata fëmijësh " skandali më i madh i të gjitha kohrave " smiley pa u tharë mirë boja e Bankëls Shtetit , dhe pa e vërtetu që është skandal .Si zakonisht xhanëm nga shokët e orëve të mesit dhjes të fundit . Po ke marrë vesh se çfarë është kjo prurje , ku është shkelja Ligjore , cilin rregull ka shkelur etj etj na i thuj dhe ne të paktën .

Ose bëni ndonjë thirrje Gande Kakës pse e ka prurë këtë .Dhe realisht duket që e ka Kundër Shëndetësisë Falas smiley ..po kapi gjo dhe për Vilmën si e Nushit hallall Grepi smiley

Inatet e pakënaqësitë personale janë tjetër Gjë . Unë mund të jem një nga ata po nuk është prurja o bura kush ka inat Vilmën !

Xake , ti di me shum se un per sa bisedohet, dhe ke te drejte per sa thoni, per ustain e falimentimevev , por ti gjithashtu e di se Care e kisha Shanen ...! 

Nuk e kam inat fare Vilmen , por dhe mos ta bejme specialiste te madhe per aftesi.I erdhi ne dere dhe u kap kaqe.

Flm për mirkuptimin dhe gjithmonë respekte .Po këto nuk janë biseda kush e di më mirë . Shqipëria aq është dhe të gjithë dinë pjesën e tyre . Unë timen , ti tënden , dikush tjetër të tijën .

Unë kisha dëshirë ti përmbahej ndokush prurjes pa pështymat e buzshpërvjelurve .Ku është ky skanadali më i madh i të gjitha kohrave që ka parë analja Gjëmbi smiley te profesioni Vilmës dhe çfarë ka shkelur xhanëm .

SAe këtu del që tenderat dhe çdo veprim ekonomik Financiar u bëkan për sadaka smiley I lexon apo Jo ? Sa doli emri Vilmës iku dhe Problemi ose " Skandali më i madh i të gjitha kohrave "smiley i cilësuar nga axhamijt  .

Si nuk u mësove me këta thashethemexhij ordinerë që të vetmen edukatë kanë përbaltjen e tjetrit boll që të lidhet  me pak o sa pak ish . As rradhë nuk të lënë të qahesh se çfarë ke hequr prej megallomanisë së tyre përveç bajgave që hedhin mulateklif a të keqen smiley

Dhe lexo me durim se kështu i kanë shtyrë dhe shtyjnë të gjitha problemet me Bajga që hedhin si skandale . Copra këtu e copra atje asnjëherë asnjë koment me bukë . Fakti që kanë ardhë tek Ulërimat e Selfos " Ujku Ujku ..." smiley bën që të mos vlerësosh asgjë prej kësaj skote stomakprishurish InteliDjentë !

Per kto gjona, dhe ca te tjera, ne i dham 1 milion gelboqe Sales dhe PD
Ska pse lejohet PS ti boj kto gjona

Ju grisen breket dhe Edit... fisi Nushiiii

ca lesh fis Nushi, ....Vilma ! 

Agjencine e prokurimeve ti jap Edi anglezeve...se jo vetem duhen mbledh taksat dhe doganat, po duhet kontrollu thesi per nai vrim...

Rilindje dmth ri-ortak, ne rregull jane me programin.

Rri ti e une lajme pjatat e Amerikaneve. Ne fakt vec une, se ti e ke me mire, vec i mbledh.

Vete e ke fajin nuk perqafon rilindjen, je akoma me Saliun.

S'kam me moshe per perqafime smiley

Rilindja eshte e hapur per te gjithe, mjafton qe perqafimi te jete i sinqerte.

Korrupsion galopant .

Brad korrupsioni

Ironia tjeter eshte se nje pjes e kontrollit eshte per demin e Alkolit dhe Duhanit, dhe kompania qe e ka mare biznes te saj ka pas Duhanin dhe Alkolin

"Trust me, I'm a doctor" - tha Dr. Dre

Qenka aferë familjare dmth smiley

He mer Fiqo po thuj mer vlla ktyne qe rrine tu denoncu korrupsione. Si nuk u pane nje here punen e vet po vec tu pergoju familjaret e qeveritareve ngelen.

Fiqo ka denuncu korrupsionin qy kur ka qen, yhyyy, cherr

Noshke mos u lëngështo tashi

o noshke, a ia gjete ku e kishte shpine zhardina se iu qepe me trajse buke si katnaret te komiteti ekzekutiv smiley

ku e ke shpine ti, ku e ke shpine ti, ku e ke he ku e ke, booo ca rroshke

hahaha!

pse nxefesh ti, te shava dashnorin.....sa her shkru fiqo, fap nga mbrapa ti, tu i buzqesh, tu i thon na i gjo te omel.... po fiqo, te ka dhon nai sinjal? smiley

Paska ardh prape ky i VITAL-it !

Ky nuk eshte skandali me i madh, por nje nder te medhenjt...megjithate, fajin e ka Saliu...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).