Mijëra kroatë do të shohin borxhet e tyre të anulohen të hënën, si pjesë e një përpjekje për t’i dhënë një shtysë ekonomisë duke ndihmuar familjarët që të rifitojnë qasjen në lehtësirat bazike, duke përfshirë edhe llogaritë bankare.

Skema, që është pagëzuar me emrin “fillim i ri”, do të shohë fshirjen nga bankat, kompanitë telefonike dhe ato të energjisë elektrike të borxheve të mbi 60 mijë qytetarëve, si pjesë e një marrëveshjeje me qeverinë.

Afro 20 milionë stërlina borxhe të këqinj pritet që të anulohen nga kredidhënësit që kanë firmosur skemën. Askush nuk do të marrë para për humbjet që po pësojnë.

Familjarët që kualifikohen për këtë skemë duhet të kenë borxhe më pak se 35000 kuna (3500  stërlina) dhe të ardhurat e tyre mujore nuk duhet të jenë më të larta se 1250 kuna. Kroatët që kanë prona apo që kanë kursime nuk përfitojnë nga ujdia. “Ne vlerësojmë se kjo masë do të zbatohet për 60 mijë qytetarë”, tha MIlanka Opacic, zëvendës kryeministre e Kroacisë. “Kështu që atyre do u jepet një shans për një fillim të ri pa barrën e borxhit”.

“Eshtë hera e parë që një qeveri kroate përpiqet t’i japë zgjidhje këtij problemi dhe ne jemi krenarë”, tha në një mbledhje kabineti Kryeministri Zoran Milanovic.

 

bota.al

10 Komente

Afro 20 milionë stërlina borxhe të këqinj pritet që të anulohen nga kredidhënësit që kanë firmosur skemën. Askush nuk do të marrë para për humbjet që po pësojnë.

Sa gjysma e energjise qe vjedhin shqiptaret ne muaj nga energjia elektrike. Shqiperia ka 25 vjet qe e ben faljen e kaq parave ne muaj.

Mos nevrikoset dhe qeveria jone dhe e kopjon...

Qeveria jone i fut ne burg, i pret dritat, i le ne mes te ftohtit qe te kaliten me veshtiresite. smiley

Po prandaj dhe nje milion shuplaka.

Ja shteti qe i do qytetaret e vet .

Skema, që është pagëzuar me emrin “fillim i ri”, do të shohë fshirjen nga bankat, kompanitë telefonike dhe ato të energjisë elektrike të borxheve të mbi 60 mijë qytetarëve, si pjesë e një marrëveshjeje me qeverinë.

C'eshte ky perkthim skandaloz. Nuk thuhet "fillim i ri" por "Rilindje".

nuk jane aq largpames ata si NE ne bindje e siper , edhe punet duken qe i kan me keq se ne smiley

ne jemi me kreative produktive vizionare konstruktive  dhe te suksesshem si shtet , vetem me fjale ama

Si skema qe perdori Papandreu ne vitet 80 ku u fali kredit te gjithe fermereve .

Falje e borxheve eshte fillimi i shkatrrimit per ate qe ka borxhe !

free moneyyyy

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).