Të Dielën janë çmimet Oscar! Birdman apo Boyhood? Whiplash apo American Sniper? Cumberbatch, Redmayne apo Keaton për Best Actor? Julianne Moore, synon të marrë trofeun e parë me lojën e saj në “Still Alice”. Wild Tales, Leviathan apo Tangerines në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj? A do ta ndihmojë përmbajtja politike American Sniper, apo do ta penalizojë? Kush do të fitojë? Kush duhet të fitojë?

Lista e plotë e kandidatëve
 

 

14 Komente

boyhood duhet ta fitoje po qe te ndodhe kjo, duhet te jem une kryetar jurie. Dhe une e kam kohen e zene kte te djele...

Dhe American sniper, kur e shef thua - OK si film, Po ja kaluan nja 2-3 jave e asnje emocion mbreselenes nuk mbeti. U harrua. Dhe ai Hotel Budapesti ka kaq kohe ne HBO, filloj e shoh 5-7 mins dhe nuk e di, nderroj kanalin.What's happening to me. ( do jem une me siguri). Nuk di cte them kush do fitoj. Lol

Hajt mo Sniperi ka per te fitu me politike. Te ishte per mu e kisha nda ne dysh midis Gone Girl dhe Whiplash.

hotel budapest eshte shume sarkastik. mua ne krahasim me keta qe kam pare(american sniper, enigma, birdman) eshte me i arritur . po meqe te djelen ne grupi anonim i veriut jemi te zene me ca davete nuk e garantojme qe HB ka per te fituar.

ky gone girl i bukur ishte po nga fundi na e dh...eu skenaristi. si duket kish natarru cinoret!

pse tu duk se e dhjeu skenaristi nga fundi ?

pse nuk tu duk kshu ty? Te pakten te kish kursy ate dialogun gjasme hetimor ne spital se na ngrefi adrenalinen! apo happy end si cift ! nejse gusto personale keto. si e thote inglezi : des gouts et des couleurs ne se dicutent pas!

Jemi shume popull i kujdeshem , menjen te oksidenti qyp

kohe te keqe gjete per safa Blendo,,,,,,at dyfekun tim smiley

S'e dimë kush do të fitojë Oscar, por César fitoi Sissoko me Timbuktu.

selmen nuk e shof dot (nga tema). nga ca tepro, per mu, boyhoodi.

filmat me te mire jane te gjithe ne kategorine Foreign Language. Kam pare Leviathan, Mandarinat dhe Relatos Salvajes (Wild Tales) kete fundjave dhe jam trullosur.

deri tani HB po ecen mire.

Selma - nuk e kam pare e as nuk mendoj ta shoh

The Grand Budapest Hotel - nuk me beri per te qeshur

Boyhood - film kot fare

American Sniper - nuk arita ta perfundoj, i merzitshem

The Imitation Game - klishe..

The Theory of Everything - nuk ja vlen cmimin e biletes

Birdman - c'ka ..asgje e re

Whiplash - me i miri, te pakten tregon dicka pa shume mallengjime

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).