Lane: Shqipëria, një nga aventurat më të bukura të jetës sime

Para katër vjetësh në një nga sallat e Hotel “Tirana” u promovua libri i Rose Wilder Lane,  “Zonja Lane për Shqipërinë”, me titullin “Majat e Shalës” në origjinal, të përkthyer nga një vajzë e re shqiptare me banim në Amerikë, me emrin Dorina Molla. Për përkthimin e këtij libri ajo ka marrë edhe një certifikatë-leje përkatëse sipas ligjeve amerikane, duke qenë kështu një nga librat më zyrtarë, pasi ky libër është paraqitur në shqip edhe nga dy ose tre përkthyes të tjerë shqiptarë, me pak ndryshim në esencë, si, fjala vjen, një botim në Kosovë nga Ilir Seci, një botim tjetër këto kohët e fundit nga Eleni Laperi, ndoshta edhe ndonjë tjetër.

U mendua fillimisht se një shkrimtare amerikane, shumë e njohur në Amerikë sidomos në letërsinë për fëmijë, ishte “një zbulim”. Por nuk qe ashtu. Mit’hat Frashëri, një nga intelekualët më në zë të kohës, ka shkruar që në vitin 1923 një portret jashtëzakonisht të bukur e të frymëzuar të saj. Po kështu në atë kohë ka shkruar një shkrim të gjatë dhe interesant në “Dielli” për të Harillo Bakalli.

Siç del nga botimet në shqip, Rose Wilder Lane ka bërë shumë për Shqipërinë me veprën dhe aktivitetin e vet. Le të tjerat, vetëm që ajo ka jetuar një kohë të gjatë në Shqipëri, vetëm për atë që i quan  malet dhe njerëzit e saj më të bukurit e dheut, meriton më shumë respekt e mirënjohje nga ne.

Si nis aventura?

Dy shoqet e veta që punonin në Kryqin e Kuq Amerikan në Shkodër e ftojnë t’iu bashkohet atyre në një udhëtim që ato do të bënin në Dukagjin atë vit dhe Rouz me kënaqësi iu bashkohet. Eshtë koha kur mijëra refugjatë lufte të larguar nga viset e tyre nga Plava e Gucia e trojet shqiptare të Malit të Zi janë vendosur në Shkodër dhe aty kanë gjetur njëfarë prehje me ndihmën e Kryqit të Kuq Amerikan, i cili në atë kohe i jepte ndihmat në emër të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës.

Karvanit që do niste këtë udhëtim i bashkohet Rrok Perolli funksionar i qeverisë shqiptare, i cili ishte nga Peja dhe kërkonte të depërtonte në Dukagjin për të parë nga anojnë krerët e Dukagjinit, sepse në pjesën veriore kishte ende forca serbe të cilat donin të merrnin tokat shqiptare. Si përkthyes marrin Rexh Metën, 12 vjeçar nga Vuthajt, i cili ishte jetim dhe jetonte në Shkodër. Ky qe një ndihmës i vyer dhe një herë ai i shpëton jetën Rose Walder Lane. Përcjellës janë dy malësorë që bëjnë përcjelljen nëpër krahina të cilet jepen vetëm me emra, Qerimi, Marku, duke i dërguar nga një fshat në tjetrin në besë si e lypëë zakoni i atyre viseve.

“Majat e Shalës”, Lane i tregon botës sa fisnikë janë shqiptarët

“Majat e Shalës” është një libër i shkruar me dashuri nga autorja, ai nuk është një libër ekzotik, ku përshkruhen indigjenë, por një libër realist e humanist. Studiuesja nuk ekzaltohet nga prapambetja e shqiptarëve, që do t’i jepte rastin që të shkruante një libër për të çuditur lexuesit në Perëndim, sepse ky ishte një ngushëllim shumë i vogël për të. Ajo përpiqet të hyjë brenda botës së shqiptarit, të tronditet nga ky realitet dhe të përjetojë me dhimbje gjendjen që sheh. Ky libër ka të dhëna etnografike, historike për mënyrën e të jetuarit edhe të menduarit,  për banesën dhe veshjet tradicionale, për rendin fisnor edhe të drejtën, të vëzhguarit të drejtpërdrejtë gjatë një eksplorimi të jashtëzakonshëm të autores. Këto të dhëna janë të besueshme edhe të vendosura në një kontekst shumë të qartë historik.

Libri i saj për Shqipërinë brenda pak koheve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë. Shtypi i kohës, ai amerikan dhe anglez, e percolli veprën me tituj si “Një shkrimtare amerikane thotë se mendja e shqiptarëve kur të zhvillohet do të bëjë çudira”, “Rose W. Lane i tregon botës fisnikërinë e shqipatrëve”, etj. Me mjeshtëri të madhe, autorja përshkruan ngjarje të ndryshme, historinë dhe prehistorinë e shqiptarëve, jetën, zakonet, virtytet e tyre; adhurohet besa, nderi i femrës, liridashja, trimëria, guximi i shqiptarëve të Shqipërisë së Veriut, bukuria natyrale e tyre etj. Ajo ishte e ndërgjegjshme për një rracë që kushtet natyrore dhe historike e kishin lënë pas, por ajo ndjen simpati për këtë “komb të egër”. Si qenkan ata të prapambetur, shtron pyetjen ajo, kur mijëra vjet më parë, u kanë vënë krahrorin persëve, grekëve, romakëve, mongolëve, serbëve, turqëve, dhe kanë mbajtur gjuhën dhe zakonet e tyre të hershme. A e dini se grekët kanë marrë prej shqipëtarvet emrat e perëndive të tyre? A e dini se e ëma e Aleksandrit të Madh qe një grua shqipëtare? A e dini se pashallarët e Turqisë, urdhëronjësit e Misirit, njerëzit e mbëdhenj të Italisë janë Shqipëtarë?…”

Kështu shkrimtarja e madhe, sa më mirë i njeh shqipëtarët, aqë më tepër i do, sa më së afërmi i sheh, aq edhe nderimi i saj për ta i shtohet, duke na dhënë një libër vërtet të rrallë, një etalon dashurie se, siç thotë ajo,  “nese nuk sheh Shqipërinë, humb një nga rastet e rralla në jetë. Në gji të atyre maleve, atje lart ka qytete parahistorike, legjenda të vjetra, këngë, zakone, për të cilat nuk di askush…”. Me këtë shprehje, Lane mbyll librin, por jo rrugën për në Shqipëri.

Kush ishte Rose Wilder Lane

Rose Wilder Lane u lind me 5 dhjetor 1886 në Dakota të SHBA. Edhe nëna e saj ishte shkrimtare e njohur. Që nga viti 1915 bëhet një emër i njohur në publicitikë. Në këtë kohë boton edhe librin e parë.

Pas Luftës së Parë Botërore Lane bëhet reportere e Kryqit të Kuq Amerikan. Nis udhëtimet nëpër Evropë, shkon edhe në Rusi. Ky duket se ishte edhe takimi i saj i parë me banorët dhe natyrën e këtyre trojeve. “Kalifornia, Mizuri dhe Ballkani janë vendet e mia”, do të thoshte ajo më pas.

Në gjithë ata vende të Evropës ku ajo shkon, Shqipëria bëhet shumë shpejt vendi i saj i preferuar, nga udhëtimi i parë atje frymëzohet dhe shkruan librin “Majat e Shalës”. Në vitin 1924 vjen përsëri në Shqipëri bashkë me një miken e vet dhe bën një sërë udhëtimesh nëpër Ballkan, të cilat janë botuar si shënime udhëtimi në “Udhëtimi me Zenobinë”, “Zenobia” ishte emri artistik i një makine “Ford” me të cilën shetit nëpër Ballkan dhe më së shumti në Shqipëri. Pas katër viteve, në vitin 1928 kthehet përsëri në SHBA, ku jeton me prindërit dhe merret me letërsi për fëmijë.  Roze më 1933 boton “Lëreni Uruguanin të shungullojë”, në 1938 boton “Tokë e lirë” si dhe “Qyteti im i vjetër”. Më 1939 shkon në New York ku boton “Më jepni Lirinë” dhe pas një viti vendoset në Danbury, Connecticut, ku fillon një jetë aktive politike, rezultat i së cilës është vepra “Zbulimi i lirisë”, që u botua në vitin 1945. Pas vitit 1957 bën një sërë udhëtimesh në Lindje të Mesme dhe atë të Largët duke shkruar rreth udhëtimeve në këto vende. Në një libër të titulluar “Islami dhe zbulimi i lirisë’ shkruan mbi fenë islame. Në vitin 1965 shkon në Vietnam si reportere lufte, shkruan që andej dhe planifikon edhe një udhëtim  tjetër nëpër Evropë, por nuk e realizon dot, pasi më 30 tetor 1968 vdes.

Heronjtë e antikitetit në gojën e një malësori

Rrëfimet që i kanë bërë më tepër përshtypje Rose Wilder Lane i ka futur të plota në vepër, kështu shpjegimin që i bën një malësor plak origjinës së fiseve në Europë e jep në detaje sesi para se të bëheshin detrat, fiset ishin vetëm në Ballkan dhe në Veri të vendit dhe pastaj u bënë detrat e njerëzit u shpërndanë. Malësori i Matit shpjegon origjinën e Aleksandrit të Madh, i cili, sipas tij, ishte nga Imadhia (Mati) dhe pasi u rrit shkoi në Maqedoni, e cila ishte shqiptare po ashtu, malësori plak i rendit edhe breznitë e Aleksandrit, brezat e tij: Karana, Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi, i cili u bë edhe mbreti i parë i Maqedonisë dhe kishte pastaj këta pinjollë: Alqeti, Leka, Arminti, Perdika i Dytë, Arqelloja, Oresti, Arqelloja i Dytë, Arminti i Dytë, Leka i Dytë, Perdika i Tretë, Arminti i Katërt, Filipi i Dytë dhe Leka i Madh i biri i Filipit, i cili është ndryshe si e njohin bota Aleksandri i Madh.

“Shqiptarët, racë inteligjente, të bëjnë t’i duash!…

 Rose Lane mahnitet nga zgjuarsia natyrale e njerëzve aty, ajo sjell një shembull shumë domethënës në një bisedë me bajraktarin e Shoshit, teksa ajo u tregon malesorëve prej nga ka ardhur dhe mundohet t’iu shpjegojë rrumbullakesinë e botës, se si Lein është nga San Francisko e ka udhëtuar rrotull derisa ka ardhur këtu në Shosh. Aty e ndërpret bajraktari i Shoshit, i cili i thotë: nesë është ashtu, pra nëse bota është e rrumbullakët atëhere ajo duhet të lëvizë shumë shpejt sepse përndryshe ujërat do të derdheshin. Lein shprehet se mbeta e mahnitur me zgjuarsinë natyrale të tij, dhe mendja me shkoi tek fakti se nëse një ditë shqiptarëve do u jepej mundësia, mendja e tyre do çudiste botën!

“Ahmet Zogu, “Fajkoi i Matit” në zemrën time”

Ndërsa trokiti në zyrën e ministrit te Brendshëm, për t’i kërkuar një lejë për të udhëtuar në malësitë e veriut, Rose Wilder Lane,  u njoh me Ahmet Zogun dhe dhe mbeti e impresionuar nga ai. Në kujtimet e saj ajo shkruan se Zogu nuk qe dakord për lejen për vetë rrethanat historike që po kalonte vendi ato ditë. Ndaj Lane u detyrua të rrijë në Tiranë, ku pati rast të takohej disa herë me Zogun.

Ja si shkruan ajo në librin e saj për një nga këto takime:

Pata intervistuar pa entusiazëm të veçantë çdo anëtar të kabinetit shqiptar, me përjashtim të Ahmetit, fajkoit, prijësit të Matit. Nga ato që dija e kisha dëgjuar prisja të isha mjaft entusiaste nga Ahmet Bej Mati, megjithëse më duhet të pranoj se nuk impresionohesha kollaj si nga burrat e shtetit ashtu edhe nga ushtarakët. Gjithsej gjashtë shkencëtarë dhe biznesmenë ishin heronjtë e mi. Por pse vallë vetëm pas tre minutash bisede me Ahmet Bej Matin unë i shtova kësaj listës sime të vogël këtë prijës malesh të fiseve gjysmë të zbutura, i cili me siguri nuk dinte asgjë si nga shkenca ashtu dhe nga biznesi modern? Unë u futa në zyrën e Ahmet Beut e përgatitur të shkëmbej format e përpunuara të kortezisë së malit dhe të shoh Ahmetin.  Ai ishte i mprehtë, depërtues, energjik, kontrollonte mjaft mirë veten e tij dhe imponues.

Kjo ishte përshtypja e parë. Përshtypja e dytë ishte se ai ishte burri i veshur më mirë, në një këndvështrim evropian, që kisha parë ndonjëherë. Ishte veshur si një biznesmen i suksesshëm amerikan, i cili i jepte kartabiankë një rrobaqepësi të mirë dhe nuk interesohej më për veshjen. Ai u ngrit dhe me tha: “Tungjatjeta”. Dhe ndërsa tha këtë, më pa mua ashtu si një shkencëtar shikon në gypin e mikroskopit. Pastaj më ofroi një karrike, u ul dhe shtoi: “A mund të jem në shërbimin tua,j zonjë?” U shokova aq shume sa m’u errësua mendja. Pastaj i thashë se doja të vizitoja Matin dhe Mirditën dhe se kisha ardhur në Ministrinë e Brendeshme për të më ndihmuar për këtë.

Ahmeti me ofroi një cigare dhe ma ndezi atë, ndërsa mendja ime u mobilizua mjaft, pasi pashë se ai kërkonte kohë për të dhënë  përgjigjen e tij. Sytë tanë u takuan kur e falenderova për cigaren dhe pashë se ai e kishte kuptuar që unë e dija pse ai ishte duke hezituar. Në ato çaste m’u duk vetja idiote dhe u përpoqa të ndërroj temën e bisedimit. Por ai tha: “Tani Shqiperia po kalon një kohë të vështirë, zonjë. Unë nuk mund t’u them juve nëse mund të shkoni në male apo jo. Nuk mund të diskutoj me ju sot për vështirësitë tona. Pas dhjetë ditesh ato do të mbyllen. Unë do t’u kërkoj të prisni dhjetë ditë, ndoshta më pak, sigurisht jo më shumë se dhjetë ditë. Pastaj, nëse ju do të vini të më takoni përsëri, ateherë do t’u tregoj gjithçka që deshironi të dini. Nëse është e mundur që ju të shkoni në male, sigurisht do të shkoni si mike e qeverisë shqiptare”. Kështu ai i kishte thëne të gjitha. Më shoqëroi deri tek dera, duke me thënë: “Jetë të gjatë! Paç një udhëtim të mbarë!” dhe e mbajti derën hapur që unë të dilja dhe në të njëjtën kohë të hynte vizitori tjetër.

Dera u mbyll. Ndërsa unë thashë: “Ky është një nga burrat e pakët të mëdhenj që kam takuar”. Gjatë gjithë asaj dite, herë pas here sillja në mendje atë takim dhe mahnitesha. Si kishte arritur aq lart ai burrë duke patur parasysh të kaluarën? Nga bisedimet aluduese, të papërcaktuara dhe të ngeshme të maleve, nga dinakëritë e stërholluara të oborrit të Sulltan Abdyl Hamitit? Ku e kishte gjetur atë forcë drejtuese dhe atë mendjemprehtësi? Mendova se ai ishte një gjeni dhe asgjë tjetër. Pastaj vajta me tej duke pyetur: “A është Ahmet Beu një patriot?” Në qoftë se jo, atëhere sigurisht ai ishte një nga burrat më të rrezikshëm në Shqipëri.

Historia e Rexh Metës, “birit” shqiptar të Lane

Në vitin 1921, Rose gjeti në jetimoren e Shkodrës një djalë të vogël 12 vjeç me emrin Rexh Meta, të cilin e birësoi, dhe e mori me vete në udhëtimet e saj në malësi. Ajo  i siguroi burs djalit për në shkollën teknike “Harry Fultz” në Tiranë dhe më pas në Universitetin e Kembrixhit në Angli, në Fakultetin e Financave, ku në vitin 1937 mori doktoraturës në lëmin e ekonomisë financiare. Më 1938-n ai kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si drejtor i Drejtorisë së Financave të Shqipërisë. Dy vjet me pas internohet në Itali, ku qëndron deri më 1943-shin. Në verën e vitit 1943 kthehet në Shqipëri dhe lidhet me eksponentët kosovarë që vepronin në atë kohë në Tiranë si Ismet Boletinin, Xhafer Devën, Shaban Polluzhën, Rexhep Mitrovicë e të tjerë. Menjëherë pas Luftës, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist në Shqipëri dhe dënohet me vdekje. Rose Wilder Lane e mëson këtë lajm dhe ndërhyn deri te Presidenti i SHBA që atij t’i falet jeta. Pas ndërhyrjes te Enver Hoxha dënimi i tij shndërrohet me 27 vjet burg. Ai e kreu dënimin në qelitë e Burgut të Burrelit, ndërsa familja u internua. Rexh Meta vdiq në vitin 1985. Trupi i tij u varros në Shkodër.

Korrespondencë e Mit’hat Frashërit me zonjën Lane

Mit’hat Frashëri, mik i zonjës Lane, veç që ka një korespondencë të pasur me të, ka botuar që në vitin 1924 shënimet me titull “Duke kënduar një librë”, ku shkruan se ai ka biseduar vetë me këtë grua dhe ka parë me një çudi të kandshme sinqeritetin e ndjenjavet të saj për vendin tonë. “Dëshira e ime, më thoshte zonja Lane, është që të vete të rronj në Shqipëri, të punoj për të, të shuguronj aktivitetin dhe zëmrën t’ime për këtë vënd…” Edhe dy vjet më parë, në Paris, zonjusha Mosley Williams, një engleze që padyshim gjith Tirana e mban fort mirë ment, më thoshte: “Mbase ke të drejtë, jam e marrë. Po të jesh sigur se ay që e sheh një herë Shqipërinë, më s’e harron dot, dhe është e pamundurë që të mos e dojë” – shkruan Mit’hati.

Më tej ai shkruan se si Mbreti Zog u marros pas vajzës së huaj, dhe sipas zakonit shqiptar ai u dërgoi një letër prindërve të saj ku kërkonte të fejohej me të. Askush nuk e di se pse nuk përfundoi pozitivisht kjo aventurë rinore, por një gjë është e saktë, se edhe Lane në portretizimet e saj të figurës së Zogut, nuk e fsheh simpatinë që ndjen për këtë njeri, që ajo e quan “Fajkoi i Matit”, shkruan Mit’hat Frashëri.

37 Komente

flm Pjer po si i behet per perkthimin?

Nje pjese e programit eshte ne anglisht Bredharako. 

 Rose Lane mahnitet nga zgjuarsia natyrale e njerëzve aty, ajo sjell një shembull shumë domethënës në një bisedë me bajraktarin e Shoshit, teksa ajo u tregon malesorëve prej nga ka ardhur dhe mundohet t’iu shpjegojë rrumbullakesinë e botës, se si Lein është nga San Francisko e ka udhëtuar rrotull derisa ka ardhur këtu në Shosh. Aty e ndërpret bajraktari i Shoshit, i cili i thotë: nesë është ashtu, pra nëse bota është e rrumbullakët atëhere ajo duhet të lëvizë shumë shpejt sepse përndryshe ujërat do të derdheshin. Lein shprehet se mbeta e mahnitur me zgjuarsinë natyrale të tij, dhe mendja me shkoi tek fakti se nëse një ditë shqiptarëve do u jepej mundësia, mendja e tyre do çudiste botën!

smiley

ka momente qe  peshkupauje ta ben diten drite.

Keto jane pjese qe duhen perdorur per te bindur njerezit qe te mos e vrasin veten.

smiley

 dhe mendja me shkoi tek fakti se nëse një ditë shqiptarëve do u jepej mundësia, mendja e tyre do çudiste botën

Boten e kemi lene te alivanosur nga cudia.smiley

While ... ajo nuk e ka pas fjalen per shqiptar te zgjut si puna e juaj !
 

Shume njerez ketu ne PPU,cuditen perse te huajt qe kane kaluar ne anet tona para 1940-es na kane pershruar me respekt te vecante.Bile disa nga anateret e PPU-se mendojne qe keta udhetare te huaj genjejne.

Ndoshta nuk ju vjen per mire qe nga koha kur keta te huaj kaluan ne token tone dhe deri sot,populli yne qendroi 50 vjet ne kafaz nga kelyshet e kuq,qe nbene eksperimente makabre si te ishim kavie laboratori.

Nje miush ta vendosesh 50 vjet ne kafaz dhe vdes nga merzia,dhe jo nje komb trimash.

Ne edhe qe jemi kaq e kemi nga geni i forte,ndryshe do te ishin zhdukur si komb pas renies se komunizmit qe na la te varfer shpirterisht dhe na dha nje goditje vdekje prurese.

Ok,ok do te thoni,shkollat,hidrocentralet,por keto kane ardhur me nje kosto vdkjeprurese per kombin tone,qe tani fatmiresisht ne 2-3 dekada do te behet kombi sundues ne Ballkan.

a c'ja fut kodra mas bregut ere!
Na kan pershkru sic pershkruhen sot ato fiset qe i shef per here te pare dikush ne pyjet e amazones.
Popull mu n'kerthize te Evropes per te cilin dihej me pak sesa dihej per zulute e Afrikes. Respekt i leshit!

Duhet qe te civilizohemi njeher , masanej mund edhe te mendojm per sundimet . Ajo periudha 50 vjecare kaloi edhe kah popujt e tjere te Evropes Lindore por ata jane shume me mire se ne sot !!! Per ne demin ma te madh e bani periudha 400 vjecare qe na imponoi nje menyre tjeter te jetuarit dhe te menduarit. Ketu eshte edhe ndryshimi i madh me p.s kroatet , serbet , greket etj .  Ne te vertete kjo eshte arrsyeja qe ne kemi turp ta shohim veten tone ne nje "fotografi" qe nje i huaj u ka shkrepur gjysherve tone para 70 ,100 apo me shume vitesh . Wilder Lane , Durham apo Bajroni jane mahnit per ate qe ne si populli trasheguam para se mortaja osmane te binte mbi ne , dhe jo per ate qe perfaqesonte osmanizmi ne ate periudhe . Sikur ata te ishin te interesum per osmanizmin fare mire mund te shkonin ne Anadoll sic edhe kane shku koleget e tyne . Ama kur Rose Wilder Lane thote :- keta njerez mund te cudisin boten - e ka fjalen kur ne te civilizohemi dhe modernizohemi . Fatkeqesisht ne ditet qe jetojme jemi ende larg ktyne objektivave , but one way or the other we'll get there .

Lol faleminderit per qe na bet te qeshim. Ja sot pas pune do dal rrugeve qe te cudis boten dhe une. 

hiqini mer kto carlliqe se esht turp. Pak cara jemi vet ne edhe kto na duhen. 

Aty e ndërpret bajraktari i Shoshit, i cili i thotë: nesë është ashtu, pra nëse bota është e rrumbullakët atëhere ajo duhet të lëvizë shumë shpejt sepse përndryshe ujërat do të derdheshin. Lein shprehet se mbeta e mahnitur me zgjuarsinë natyrale të tij, dhe mendja me shkoi tek fakti se nëse një ditë shqiptarëve do u jepej mundësia, mendja e tyre do çudiste botën

100 km, vetem 100 km ,  me ne perendim e ka pasur kasollen njeri qe ai thoshin emrin Galileo.  500 vjet ju dha mundesia shqiptareve ta njihnin po mazallah se e vrane mendjen. 500 vjet.. o mor hej...

p.s.. o admina, ca jane keto shkrime patetike qe na sillni ketu mer jahu...

Ajo qe me habit mua me keto zonjezat tip Lane apo Durham eshte fakti qe kurre nuk kane zbritur ne Shqiperine jugore. Atje keto vashat udhetare mund te kishin pare Korcen qe ishte nje nga qendrat e tregetise se Ballkanit, Gjirokastren ku vinin e punonin tokat yzmeqaret greke, vlonjatet e sarandiotet qe benin tregeti me Korfuzin, Durresin qe bente tregeti me Romen 2000 e ca vjet me pare, apo edhe Apolonin e Butrintin e kudi une cfare. Se kur lexo keto kujtimet e ketyre kujton njeriu se Shqiperia eshte Houyhnhnms Land kurse shqiptaret ndonje fis Tuareg. 

Nona e kesaj ka shkrujt "little house in the praire" smiley

Fis aventurieresh qe i pelqente egzotikja dhe jeta e ashper e bariut/kaubojsit vetmitar. 

Ca do bojshin ne Korce e ne Vlore keto? Te shikonin dyqanin e Tasit karshi Mitropolise? 

Batall i modh! Kush do lexonte liber per gocat me paliceta ne Ballkan? smiley

Une jo nje here, po te isha gjalle dhe ne Nev Jork atehere!

 

Mrroklle, te kuptoj totalisht. Po kur ne shqipot i ngrejme ne qiell keto libra, si libra qe vertetojne qe ne nuk kemi bisht dhe qe ne megjithese ishim kokrra e trapit kishim goxha potencial, kjo ma heq petllen mu.

Ahh, jo "ne shqipot"! smiley

Se s'jemi te gjithe njesoj!

Ku une me te mite, e ku "The Shala Peaks". smiley

Ka qene zhaner popullor ky atehere. Ketu futet edhe Rebeca West me Gray Falcon Black Lamb per Jugosllavine, qe ja keshilloj cdo njeriu mqrf. 

Nuk mund ti gjykojme pas 70 vjetesh.  Por duhet ti lexojme sepse keto libra kane edukuar ose c'edukuar gjenerata vendim-marresish per ne dhe per rajonin. 

Kush ka interes per keto gjera, e kam fjalen, duhet ti lexoje.

 

Ku une me te mite, e ku "The Shala Peaks". [smiley]

Yah right my friend... kjo atitude e ban shqiptarin me te vertete qesharak sot . Flitni per noj qytetnim te zhvillum ne Shqipnin e 1920 me rreth 900 mije banor ! Me gjithsej 4 shkolla te mesme te hapura prej kishave dhe shoqatave bamirese prendimore . Nuk i ka palse kujt ne ate kohe dhe as sot per ti pa shqipot si avangarde civilizimi modern se nuk jemi , e po keshtu nuk jane as fqinjet tane . Ama forma e rregullimit te rendit shoqeror te shum shqiptar ka qene mbreselense per perendimoret . E kjo sidomos ne zonat ku nuk shkelen osmanet .

 

Qetsohu se shaka po bojme.

Nga Shala (dhe Shoshi) kena dhondra. Ato na i durojne shakate. Na i duro dhe ti i cike! smiley

Ju dhe dhendurat te jeni me shendet .Shakate i durojn te gjithe por disa njerez sa here qe flitet dicka per verioret menjehere hedhen ne sulm . Uroj qe ti te mos jesh nji prej tyre .

Mrroklle, ta thashe edhe me lart qe as nuk e diskutoj qe keto libra kane vlere njohese. Meqe ra llafi libri i Durhamit ka qene libri i pare qe kam ble ne anglisht kur kam shku ne Amerike. Po prape kujtimet e kesaj Lane nuk me duken ndonje gje me te cilat une mund te mburrem me kombin tim perpara nje te huaji. Aq me teper perpara ndonje ballkanasi. Nejse. Mendim personal ky.

Me fal per nderhyrjen , po mburrja ca hyn ktu ? Thjesht jane deshmi historike.
 

Muhabet i gjate Jack. Shqiperia e fillim shekullit te kaluar ka qene nje Shqiperi qe shkonte me vrap drejt europianizimit ne te gjitha fushat, pas shkeputjes nga anadollaket turq. Nje klase e re intelektualesh po dilte ne ate kohe nga shkollimet jashte shtetit dhe emigracioni ne Amerike ndaj mua me pelqen shume me teper te lexoj Migjenin apo Koliqin, Nonda Bulken apo Fan Nolin, Eqrem Bej Vloren apo edhe Bernard Fisherin sesa kujtimet e ketyre cupkave udhetare, trime dhe guximtare. Po megjithate, ja ti gezojme dhe kujtimet e Lanes. smiley

Kush tha qe Durham nuk ka zbritur ne Korce?

E ke lexuar cka shkruar per Korcen apo me duket se te ka shpetuar.

"Korça është një qytet i habitshëm. Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri që njoh unë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra." Edit Durham - 1904.

Ke edhe ngjarjet e vitit 1914 kur grekomanet donin te merrnin Korcen ne kujtimet e Durham.

vlonjatet e sarandiotet qe benin tregeti me Korfuzin, Durresin qe bente tregeti me Romen 2000 e ca vjet me pare

Doja ta sillja kete para disa ditesh, por leje thashe, se do akuzohem per vlonjatllek te tepert, smiley, si dhe me ca detaje problematike*.

Se s'behej vetem tregti, ta kesha llafin.  Behej edhe Grand Prix, a rremuja pre-Formula One.  

Garen e pare e fitoi nje vlonjat, *te dyten, gjyshi i Rames.

PS: Policia ne Vlore ne 1915

PPS: Te gjitha keto thene pa lidhje me artikullin, thjesht lidhur me komentin e PF-se. 

 

ec e thuj qe feja nuk eshte denominatori kryesore ne GJITHCKA.

As nuk e kom idene se ku eshte Dardha por e vej doren ne zjarr qe kto jane kaurr

Moj vajze a e kupton se keto budalliqe serviren prej shtypit injorant shqiptar . Ne 1929 u doshin 2 dite rruge per te arrit prej Vlore , Shkodre apo Korce ne Tirane me ato makinat e "grand prix-it" . E ne fund mberrijshe ne Tiranen ku gropat e zeza pastroheshin me nje karroce kali dhe lopate , ne "metropolin" ku kishte 3 xhami dhe 2 kisha e 2 hamame . Po ashtu edhe gazermat e Ali Rizase ne ndertim e siper .

Po me duket se lashe nje shenim ne fund qe s'ka lidhje me artkullin. Ishte vetem ngacmim per PF-ne se kush do e mbante po te fillonte me Korcen.  

 “Korça është një qytet i habitshëm – shkruan ajo – Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri që njoh unë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra. Qëndron mbi një  fushë të rrethuar me male, rreth 700 metra mbi nivelin e detit, është i shëndetshëm dhe ka ujë të pijshëm të mirë. Gati një e tretat e banorëve janë myslimanë. Në mall gjenden shtresa qymyrguri dhe qyteti krenohet me një mulli avulli që ka. Sikur të lidhej Korça me det, me anë të një hekurudhe, do të zhvillohej shpejt, sepse qymyri është i mirë për eksportim. Me gjithë vështirësitë që ka tani, dyqanet janë plot me mallra të importuar nga jashtë. Pasuria e saj më e madhe është bërë jashtë, sepse megjithëse shqiptari në gjendjen e tanishme e gjen të vështirë për të përparuar në vendin e tij, ai tregon aftësi të mëdha pune në vende të huaja dhe, i ndikuar nga patriotizmi që e karakterizon, ai i harxhon fitimet e punës në vendin e tij të lindjes…”.

Edit Durham 1904

“…

 

Në Përmetin e qëmotshëm

Durhami, qëndron disa ditë në Postenan. Këtu i gëzohet mbarësisë së njerëzve, “të cilët ndihmojnë aq bukur njëri-tjetrin” dhe nuk e bezdisin me pyetje të vështira. Pas kësaj radhën e ka Përmeti, asokohe qendër e një kazaje të Vilajetit të Janinës. Këtu nisin sërish ceremonitë. “… Në luginë ramë në rrugën kryesore – shkruan ajo – dhe duke pritur afër urës, dallova një njësit ushtarak, i cili, për çudi, kishte një oficer dhe tre ushtarë që kishin dalë për të më pritur. Leskoviku kishte njoftuar Përmetin për ardhjen time…Duke qenë se ata kishin caktuar një oficer për të më shoqëruar ngado që shkoja, praktikisht unë isha si e burgosur. S’guxoja të dilja dot jashtë se menjëherë grumbulloheshin njerëz për të më parë. Nuk mund të rrija në dhomën time pa praninë e zonjës së shtëpisë, një greke, së cilës i dukej vetja e pasjellshme po të mos më shoqëronte vazhdimisht… Më vizituan të gjithë të krishterët e qytetit dhe u treguan shumë të njerëzishëm. Prania e ushtarit e shpjegonte gjendjen e tyre shumë qartë. Ai dhe një oficer më vinin në mes dhe me shoqëronin kur u ktheja vizitat të krishterëve që më kishin ardhur. Ishte pragu i Pashkëve dhe në shtëpitë e të krishterëve po bëheshin përgatitjet për pastrimin e pranverës, që nuk është gjë tjetër veçse dlirimi i Pashkëve. Çdo dhomë duhej të meremetohej dhe të bojatisej. Gratë jevga bënin punën e bojaxhiut. Zeshkane, me sy të shkëlqyeshëm dhe të veshura me pantallona, plot gjallëri, ato bridhnin andej-këndej duke fërkuar furçat e bojës dhe duke biseduar me njëra-tjetrën gjithë qejf. Në të vërtetë shtëpitë nuk paraqesin nevojë për këtë punë, sepse ato shkëlqejnë nga pastërtia. Thuhet se holandezet janë shtëpiaket më të pastra, por unë besoj se gratë e Shqipërisë së Jugut ua kalojnë…”.

 

 

Në Tepelenë tek ura

 

Një shi i tërbuar e detyron karvanin e Durhamit që të ndalojë në hanin e Dragotit. “Pas darkës – kujtonte më vonë anglezja – nisi një grindje interesash. Xhandarët ishin të mendimit se hanxhiu ishte një njeri i njohur për keq dhe se unë nuk mund të flija e sigurt afër tij. Kurse hanxhiu ishte i sigurt se xhandarët kishin karakter të dobët, prandaj duhej të evitoja qëndrimin me ta. Pasi unë vendosa të flija afër zjarrit me çdo kusht, nuk u shqetësova më për karakterin e tyre”.

Në Tepelenë anglezen e ndalojnë para gërmadhave të Urës së Beçishtit, mbase i vetmi dështim ndërtimor i Ali Pashë Tepelenës. Më kot fshatarët i luten që t’i ndihë në rindërtimin e saj, ajo nuk kishte as mundësi dhe as dëshirë të merrej me atë punë. “Hipa mbi gërmadhën thatanike të urës së prishur – thotë ajo – dhe pashë malet e egra, të vetmuara, të këtij vendi të përmallshëm. Dhe po mendoja: Unë një femër ‘kaurkë’, të turpëroj Padishanë e madh me një nga nënshtetasit e tij myslimanë!? Besimi i tyre këmbëngulës në fuqitë e mia do më kishte shtyrë të besoja se unë vetë isha Perandoria Britanike, sikur të mos ishte dhimbja djegëse e kofshës që më kujtonte se unë isha vetëm dhe vetëm unë, e pafuqishme për të duruar peshën e barrës së ‘njeriut të bardhë”, të cilën kudo populli mundohej të më ngarkonte. Dhe kjo ngjante në vendin e lindjes së Ali Pashës, të Aliut, Kryezotit të Shqipërisë së Jugut, Luanit të Janinës, madhështor, ngadhënjimtar, i egër, gjakatar, Aliu i pamposhturi, sundimi i të cilit arriti deri në Ohër dhe që u shfuqizua dhe u ther vetëm atëherë kur arriti tetëdhjetë vjeç. Ku je atni o Ali Pasha? Populli po kërkon ndihmën tënde nga një kaurkë?”.

Ne kohen e pordhes, thu ti

Pas 90 i zbuloi më qartë këta " të joshur" pas Shqipërisë.

Vetëm një fakt të kujtojmë ( ndër dhjetra të fshehur e të panjohur si Grabitje vlerash ) se si u Grabit fund -deti në zona të ndryshme ku shumë "turistë " ishin mrekulluar dhe çfarë të të them o zot smiley.. .pas kësaj pasurie...që u desh Dhjerokracia smiley të xëbuloheshin ! Shihni ç'po ndosh me " anijet e mbytura të kohës së Qepës "

Një masiv koral të ngjashëm që kam parë në shqipëri në shtëpinë e njërit prej të "mahniturve" rastësisht të përafërt më takoi ta shoh edhe këtu .

E kom ble 15 mijë dollaro or tie ..më tha .

Shqipëria vërtet është një vend i mrekullueshëm dhe me bukuri të rralla Natyrore..po nuk mbeti të na i thonë të Huajt ku

mal s'të zë syri as kodër as breg/ po fushë fushë dhe fushë prap / fush e pasosur me shumë vapë .

Falë ish sistemit jo vetëm që u ruajtën dhe u zhvilluan por edhe u njohën në Krahina të ndryshme për veçoritë që kanë edhe në sistemin arsimor dhe në emrimet për punë . Ja ti themi një falemenderit kësaj dhe të gjithë të tjerëve që na e kanë dash vendin sinqerisht . Njëkohësisht të përqeshim hajvanët politikë që matufepsen pas këtyre shkrimeve jo për gjë por për hir të Injorancës që nuk durojnë dot pa e nxjerrë në pah .

I nderuar Pf ..pse na shkakton dhëmbka smiley Krahinë e mrekullueshme !

Philipp Fallmerayer

"...Madje në fushën mendore gjatë ekzistencës së tyre që mbushi një mijëvjeçar, shqiptarët nuk dhanë asgjë dhe sollën dëshminë e gjallë se një popull mund të jetojë … edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet dhe mund të ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar. … Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes … dhe konservatorizmit të ngurtë siç e kupton atë vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Shqiptarët kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore janë egoistë, kryengritës, dembelë… As në politikë, as në shkencë ky popull deri në ditën e sotme nuk ka pasur një mendim të përbashkët dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës.."smiley

Edhe .. ky eshte vetem nje prej atyne qe kane tregu interres per shqiptret. Shumica dermuse e albanologeve a hitorianeve ose shkollareve  e kane pranu qe shqiptaret jane pasardhesit e Ilireve gja kjo qe i vendos parardhesit e shqiptareve ma shum se 2 mije vjet aty . Se fundi edhe serbet po e pranojne kete . Greket e pranojn se nje pjese e madhe e udheheqesve te revolucinit ishin arvanitas dhe se greqia e sotme ekziston si pasoje e inkorporimit te arvanitasve ne kombin grek . Se kena shume te meta jena plotesisht koshient edhe vete , une besoj se nje pjese e madhe e jona eshte .Is not all black really.

Individualisht te pergjegjshem, kolektivisht te papergjegjshem . shkalla e larte e mosbashkepunimit, mosorganizimit , agresiviteti , prerje e gurmazit te njeri tjetrit ne nje popull ku te gjithe jane krushq e kusherinj eshte tragjike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).