Sot në mediat shqiptare u dha lajmi se qytetarët shqiptarë do të kenë akses në një faqe zyrtare ku ata/ato do te mund te denoncojne afera korruptive. Faqja eshte e thjeshte dhe praktike por e pambaruar; personit i jepet mundesia te jete “Anonim” ose “Jo” dhe jape informacionin mbi aferen korruptive. Por edhe pse dikush mund te zgjedhë “Anonim” përsëri i kërkohet (a) adresa dhe (b) emaili. Ndersa emailin dikush mund ta fshehë për të mbrojtur identitetin, adresën askush nuk mundet ta fshehe. Përkufizimi i adresës është bërë për të identifikuar. D.m.th., edhe pse denoncuesit i jepen dy (2) zgjedhje per qëndrimin anonim: (a) PO ose (b) JO kërkesa për adresë e transformon zgjedhjen e lirë të qytetarit në “Jo Anonim” – një sintezë brilante dialektike.

Thashë më lartë që faqja është e pambaruar sepse do të ishte (për mua) e plotë nësë ato gjëra që denoncohen shfaqen po aty. D.m.th., nëse dikush X denoncon një aferë korruptive atëherë një person i dytë, tretë etj. mund të ketë mundësinë të japë fakte të tjera për rastin në fjalë

a.     Imagjinoni dikë që i del emri aty, si fletërrufe ne kohën e komunizmit, dhe aferat korruptive që ka qënë i përfshirë – një ndëshkim i rëndë paraprak!
b.     Kjo pjesë shtesë do i paraprinte edhe një problemi që nuk e di nësë dizenjuesit e kanë menduar. Si do t’i ndjekin këto çështje një nga një? Sa të besueshme do jenë denoncimet? Çfarë fuqie buxhetore ka ky departament për të ndjekur çështjet, etj.

Për korrupsionin nuk është përgjegjës vetëm ai/ajo që merr paratë por edhe ai/ajo që jep. Të dënosh vetëm personat që marrin rrushfet është ta lësh punën përgjysëm (dhe një punë e lënë përgjysëm është dhe mbetet e pambaruar). 

84 Komente

Por edhe pse dikush mund te zgjedhë “Anonim” përsëri i kërkohet (a) adresa dhe (b) emaili.

 

jo, nese zgjedh anonim, kerkohet vetem e-maili  dhe te dhenat per denoncimin.

Flm per korrigjimin! Une provova "Te tjera" dhe aty kerkon adresen. 

Fakti qe kjo faqe ( Mbi korrupsionin, jo peshku) nuk osht crash deri tani, tregon qe edhe ne keto situata delikate, popullsia shqiptare e ka ruajtur sensin e humorit dhe te gjithe perserisin me vete shprehjen : Yeah, right !

Korrupsioni luftohet vetem me korrupsion.

Ne litar, ne litar !

Ka dhe me shume se kaq defekte. 

Faqja monitorohet nga  : http://piwik.org/ e cila ben identifikim FALAS te perdoruesit, rrjedhimisht dhe te denoncuesit.

Klik me te djathten dhe shiko view-source ku dallohet ky link.

Mbledh IP me ane te te cilave sakteson perdoruesin dhe vendndodhjen e sakte te tij.

 

Me i fjale : Po c'tu desh more dushman ... Kot nuk e kemi pas Sigurimin e Shtetit te dytin ne bote ne ...

Ne server mashine e faqes eshte nje file e cila regjistron gjithashtu te gjithe ate qe ndodh me faqen, kush hyn, kush del, cfare lexon, IP, sa qendron ne faqe, nga e ka gjet faqen. Eshte e aksesueshme nga personi qe miremban SV por edhe nga ai qe i ka bere hostin kesaj faqeje, pra me shume se dy.

Denoncimi shkon ne formen e nje emaili atje ku e mendon qeveriu dhe une si perdorues nuk kam asnje garanci qe nuk shkon nje kopje dhe tek admini i servermashines te po atij qe miremban pritesin e emailit.

Pra rritet shume nr i atyre qe mund te bien ne gjurme te perdoruesit.

Une po te isha do kisha kuriozitet pa tjeter te mesoja nga keto letrat anonime virtuale e po te me jepej mundesia do e beja. Nuk e di sa i rrezikuar jam nga ana ligjore, por akoma nuk kam degju qe te varet njeri per kete pune ne Shqiperi.

Une jom per nji foto te Ron Jeremy( kur ishte i ri se tani osht bo sikur i ka ik vorraxhiut pri duresh)..ose te pakten te Kim Jong-Un .

sa mire qe bene qe e perfunduan kete faqe, sepse akoma qytetaret i dergonin ankesat korruptive tek celulari i Berishes smiley

 

 ne kohe te Berishes, disa familjareve te mij ju hengri dhija librat dhe vajten e denoncuan te ai numri i Berishes, terrorizimin qe po i benin sekseret e Bashes ne bashki ne te drejten e tyre.

Hengren dynjane, desh ju hiku shpija e katandija, i shkonte maloki te dera e shpise dhe u thonte: "A keni denoncu aaaaa?! Dii (dy milion) jan pak, me pes e myllni (ket muhabet).

A ka bir kurve me ju mbush mendjen prap ketyne me denoncu prap "anonim"?

 

erdh gjermoni, erdh gjermoni

me makina te medha,

ishin veshur jeshillek,

as e pam, e as na pa

smiley

Dmth, thuj burgut hapu. smiley

Sa per betejen e pergjakshme ndaj korrupsionit ... smiley

Burgun ta puthesh, po te zbrazin nja dhjete termometra me zhive ne goje si atij Litvinenkos ne mes te Londonit dhe hec e merru vesh. Shhhhhhht sec po shof nja dy elementa me kostum ne driveway : Jahovah witnesses or .... ? Une i shkreti vetem sa klikova nuk bera ndonje anonim keshtu ...smiley

Jo mer e kisha vetem per nderfaqen grafike, duket sikur osht bo tamom per te ilustru ate shprehen ... ene thuj burgut hapu masanej.   qe do duhet ndryshu tashti, burgu ... nje click awaysmiley

PS. Nuk eshte e qarte ketu denoncohen korrupsionet me lart apo me poshte se 7%smiley 

Nuk i gjendet karari shqiptarit or jo!

Na mbyti korrupsioni thone. Qeveria te luftoje korrupsionin. 

Qeveria pasi i degjoi thirrjet e popullit, urdhero i tha, ja ku e ke pushken, bjeri korrupsionit!

Tashti na dalin e na thone, ceshte kjo pushke me kete tyte?! Tashti nuk u pelqen pushka!

Nuk i gjendet karari shqiptarit or jo!

 

Pse Roni nuk ka qeveria , qeveritare te korruptuar ? smiley

Qeveria aktuale eshte shume perfekte per at vend. Ket qeveri rrezik s'e merito as zvicra! I hudh perla, po kujt I hudh

Ky do jete rast unik ne bote besoj, kur qeveria nuk e meriton ate popull qe ka. smiley

Po me po , me ke do me i bo kto " perla " ? me te keputurit ne mes ?? me te mbyturit ? 

please 

smiley

MUNGON NJE ELEMENT ME I RENDESISHEM SE TE GJITHE ATA ATY

KORRUPSIONI NE SHTET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Pse ato letrat poshte deres nga "nje mik qe te do te miren" nuk bejne me pune? Me ato nuk te kerko njeri as IP as adrese. I fut dhe nje te shkrujtme me doren e majte dhe ja ku maroi ajo pune.

P.S. Do kisha qejf te lexoja ndonje reportazh modern me titull: "Fshatari Dode ulet dhe i shkruan dy gisht email Partise." smiley Po ku ka gazetare sot.

Edi mban konferenca mbi korrupsionin,nderkohe Shqiperia mbytet.smiley

Pse c'ar e di ti Edin, komardare ? Te duket pak qe nuk mori pjese ne Super Bowl ? 

Ti mendon qe konferenca per korrupsionin te kete ndihmuar vertet ne perkeqesimin e kohes dhe sasine e rreshjeve ne zone?

dmth ta mysim fare korrupsionin. 

Po cthoni mo djema,,Kta sikur jane ftof mtajere ja ka ngjit gripin saliu,se te gjithe kane mare huqet e atij.Stambolli digjet kta krihen ne podiume e konferencasmiley

Po pse keq i doli Saliut, sa vjet pushtet iu bene 12-13? 

Aq mire i doli sa u mesuam me dokrrat e atij,,tani kenaqemi me batuta e piktorit.Ka akoma per te dhene...smiley

E pra duhet te nderrohen here pas here dokrrat, perndryshe na rrofshin paret e estrades qe paguajme, bile mundesisht dhe ndonje kenge ndermjet.

Thashë më lartë

Thashë më lart

lart- si ndajfolje vendi (lart, poshte, majtas....) e jo si mbiemer (i larte, i ulet, ...)

flm Stalker! Besoj nuk ka penallti per kete gabim drejtshkrimor?

e c'na cat koken smiley

robt jan pa buke pa pune .

Qeveria te kapi veten smiley  , dmth  ujkun , jo milingonen ne are 

 

shkrim qe ja vlen me u debatu ne fakt.
Nji koncept te tille te ndershkushmerise per hir te ndershkushmerise, nuk do guxonte me e pohu as fjala vjen, Putini psh.

Dhe qe mos keqkuptohem, disa gjera duhen rregullu ne faqe qe te rritet besueshmeria mbi aksionin.

Une i bej verejtjet qe puna te ece perpara. smiley

Te nertohet psh nje link ku te specifikohen kushtet e perdorimit te qafes dhe sigurimi i privatesise. 

 

Duke degjuar kete ministrin me musteqe, qe sqaronte se si duhen futur online per te denoncuar  korrupsionin, sot kur 1/4 e zones fushore para bregdetare eshte nden uje , mu duk se po shifja Caplinin, te fliste  ne gjendje marrezie ! Ishte per te vene ulurimen ku ka katandisur qeverisja ! 

Gjith qytetaret duhen pajis me body camera

Dhe Jo vetem...urgjent Google Glasses!!

Hajduti po therret kapeni hajdutin !

 Shqipëria ka përfituar deri më tani kredi europiane që shkojnë deri në 315,5 milionë euro !

 Me kaq kredi Shqiperia sot duhet te ishe bahce me lule, dmth do te kishte Drejtesi europiane, arsimim europian, Spitale europiane, dhe nuk do te ishte nevoja te ikje nga Shqiperia .

Ku eshte  gjithe ajo kredi ?    ku shkoi ky  " 315 milion EURO ? " .

dhe prap, Shqiperia me probleme ekonomike me perparesi te emigroj edhe njehere ne Europ, per shkak te papunesise dhe korrupsionit ! 

Po per ironi te fatit Partia e Djathte Franceze eurdeputetet e saj,  "aleate" smiley e partise se djathte Shqipetare Demokratike smiley - kane kerkuar qe Shqiperia te mos antarsohet ne BE !

Shkaku - korrupsion i madh dhe keto 315 milion euro kredi nuk jane marr ne nje vit pushtet te PS! 

Shif e  shkruaj .

fillimisht, gjate qeverisjes berisha, u be nje projekt evropian per vendosjen e hotline ne te gjitha ministrite per informacion dhe denoncimin e korrupsionit .. tani u be nje projekt tjeter, po evropian, qe i grumbullon te gjitha ato telefona e linja ne nje platforme te perbashket.. neser do te dale nje tjeter projekt qe i shperndan serish neper ministri sa me afer qytetarit.. e me rradhe telefonat e platformat do te levizin por asgje nuk do te nxjerrin. 

DENIMET
1- Laurent Vata, 1 vit burg Ish-përgjegjës i Sektorit të Kontrollit, D.R. Tatime, Tiranë
2- Gramoz Milushi, 4 muaj burg Ish-inspektor Kontrolli, D.R. Tatime, Tiranë
3 – Edmond Osmani, 2 vjet e 8 muaj burg Ish- inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
4 – Kujtim Metalia, i pafajshëm Ish- inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
5 – Gjergj Tupe, 4 vjet e 8 muaj burg Administrator i kompanive private

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar një pjesë të mirë të akuzave të ngritura nga Prokuroria për ish-zyrtarët e Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës të akuzuar për skandalin e vjedhjes së 6 milionë eurove me skemën e rimbursimit të TVSHsë për 11 kompani kineze “fantazmë”.

Më 26 janar 2015, gjyqtarja Klorinda Çela ka publikuar vendimin e shkurtuar me të cilin ka dhënë dënimet përkatëse për katër ish-zyrtarët e Tatimeve të akuzuar nga Prokuroria së bashku me një biznesmen.

Lauren Vata është dënuar me një vit burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur i pafajshëm për “falsifikim dokumentesh” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

I akuzuari tjetër Edmond Osmani është dënuar me dy vjet e 8 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa është deklaruar i pafajshëm për akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të akuzuarin tjetër, Gramoz Milushi, që është dënuar me katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke u deklaruar i pafajshëm për dy akuzat e tjera të ngritura ndaj tij. Shtetasi Kujtim Metalia mësohet se është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria, që ishin “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Për këtë shtetas, gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së arrestit dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia. I akuzuari tjetër, Gjergji Tupe, biznesmen, është dënuar nga gjykata me katër vjet e 8 muaj heqje lirie, pasi është shpallur fajtor për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim”, “falsifikim dokumentesh” në bashkëpunim dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Vetëm për këtë shtetas gjykata ka lënë në fuqi tri akuzat e ngritura nga ana e Prokurorisë. Disa prej të dënuarve rezultojnë se duhet të lirohen për shkak të kohës së paraburgimit.

SKANDALI
Në lidhje me skandalin e vjedhjes së 6 milionë eurove me skemën e rimbursimit të TVSH-së, është dërguar në gjyq në dosje të veçuar edhe Ismail Muça, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Tiranë.

Dy persona të tjerë të akuzuar për këtë çështje nga Prokuroria ishin Afërdita Hysa, ish-drejtoreshe e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, e cila në një gjyq më vete u dënua vitin e kaluar me 7 vjet e 6 muaj burg. Ajo u dënua për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, ndërsa për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale” mori pafajësi.

Në të njëjtin vendim gjykata dënoi me 9 vjet burg biznesmenin Mirjan Beneja, një prej administratorëve të kompanive fiktive.

http://www.panorama.com.al/2015/02/02/vj...

Korrupsioni i ka rrenjet shume te forta,dhe shume te thella . Shenjat e rrenimit fizik dhe shpirteror te shqiptareve jane evidente - ajo qe eshte goditur me shume ne Shqiperi eshte familja ! Celula baze e shoqerise! Shihet dhune pasiguri per te ardhmen! Njerzit nuk kane pune ! Nuk gjejne dot pune, dhe ky eshte shkatrimi! 

Polici i Rilindjes kapet duke  vjedh një TV nga një hajdut smiley

Plas gallata  dhe humori me policet e testuar te Tahirit.

Teksa kryeministri Edi Rama prezantonte dje portalin kundër korrupsionit, një punonjës policie ka “përqafuar” sot korrupsionin, në më pak se 24 orë nga fjalimi i kryeministrit.

Polici Abaz Deliu akuzohet se ka përvetësuar një televizor nga shtetasi Aledio Kaloti.

Ai është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e “përfitimit të jashtëligjshëm financiar”.

Aledio Kaloti nga ana e tij kishte vjedhur televizorin në banesën e shtetasit M.Xh.

Teksa të gjithë njerëzit frikësohen nga hajdutët, polici shkon dhe vjedh një hajdut. smiley

 

po tashti kush e ka televizorin si perfundim? smiley

Kushdo qe ta kete ka shume te drejte qe e ka vjedhur se e ka rrogen shume te vogel.

Dmth ky quhet hajdut hajduti, e ngjashme me qen bir qeni. smiley 

me ca merren kto tocat...nga kanadaja ky, numro gjith hajdutat e shqipris. roje je ne kanada ti, qe paske gjith ket kohe me vra. apo mos dhe ti si lefti, sekretar ke paradhoma e ambasades? smiley

Ne fakt do te pelqeja nje numer tel ku te denoncoja lokalet qe nuk japin fature tatimore. Jane leket tona qe nuk deklarohen.

ose kamarieret qe morin bakshishsmiley

Ja kjo eshte injoranca qe na rrethon dhe njerzit qe nuk e kuptojne qe evazioni fiskal eshte e keqja me e madhe e ketij vendi. Ato jane taksa qe ne i paguajme dhe pronaret nuk i deklarojne dhe i fusin si fitim te paster ne xhep. Ne rastin tend duhet te lejne bakshish per trute qe ke, po spaske shprese. smiley

po atehere mos u ul ne lokal, shume e thjeshte

Ne fakt zgjedhe lokale ku te jepet fatura tatimore se sot gjen dhe te tilla ne Tirane,,, mundohu qe ta beni te gjithe duke filluar nga vetja. Ne gjithmon kerkojme qe shteti te bej dicka per ne, po ne cfare bejme per shtetin.

kete te fundit e ke kopju nga kenedi me duket.

Pse nuk ve shteti psh nga nje lokal bar ne cdo ndermarrje, puneson dhe njerez, dhe njerzit ne vend qe tia japin lekun privatit ja japin shtetit bashke me fature tatimoresmiley.

Ore, kjo eshte pese me hic! Ku mor jane programet zhvillimore per te rilindur shpresa ? Edi Rama po vjen verdalle si ...ajo neper ato dhe nuk po degjon qe te kuptoje se vendi eshte ne varferi te skajshme.Pse ore primaret jane vetem zbatimet e ligjeve per taksat dhe tatimet e detyrimet.Keto jane detyra te qeverrisjeve por mbi te gjitha eshte rilindja, per te cilen u votua ! Ku ne hale e ka bllokuar rilindjen Ky ? Kush na tregon se per dy vjet ...u arrit te kemi ..nje objek prodhues te markes shqiptare ...? 

Asgjekundi ! Propagande dhe tentim per regjim....! Sepse po vertetohet qe PS, vuri ne krye nje anarkist ...! Ky nuk eshte i majte Ky duhet shporrur ! 

Ky duhet shporrur ! 

gabim...shume gabim!

Ron kam dy vjet qe e ndjek.Nuk e kam hic gabim.Shtresat me te goditura prej keti mendjemadhi qe ben se di gjithcka kur nje m..di, jane ato qe e votuan.Ky punon per fame dhe emrin e tij .Ky po behet i rrezikshem.Duhet qeruar sa me shpejt, me beso mua ! Kam thene para zgjedhjeve duhej ikur ai qe i nxorri binane vendit dhe te vinte ky, por do isha po une qe do thoshja ...sic po them

Ky po e ben PS nen derexhene e Pasokut ..! Ke me pa ! 

" Nuk e kam hic gabim .Shtresat me te goditura prej ketij mendjemadhi qe ben se di gjithcka kur nje m.. di , jane ato qe e votuan "

Shume e vertete grave , eshte marrveshja e nje Prillit me LSI -ne qe ne zgjedhjet parlamentare te 2017 - es force e pare fituese te dale kjo e fundit dhe Ilir Meta automatikisht merr PS -ne .

Grave, mqs e njeh situaten, thuaj nje figure qe sipas teje ja vlen te udheheqe?

me keto nerva qe qenka grava rrezik se Sali Berishen shikon si opsionin me te pranueshem smiley

e bukur kjo smiley

Eh ! Vertet jam menduar goxha per kete , por nuk gjej as me te mire e as  me te lig se Ramen.Por i duhet transfuzion gjaku dhe i gjysmes trurit .

Nuk po del nje tjeter , nuk po del.Infektuar krejt qe ne veze keta te rinjte 

Dhe po te shikosh Shqiperia ka potenciale individual qe jane te vleresuar ne sferat me te larta jashte, por pa diskutim edhe djem e vajza brenda qe jane shume te pregatitur, vetem fatkeqesia qe nuk po del dot ne krye ky target.

E di pse ? Se te permbysesh keta " Rugjo" duhen pare te pakten sa dyfishi i ....atyre te Ilir Metes E kush i ka ? 

Kush i pagoi me se 500 milion dollare ne keto dy vjet borxhe prej qeverise se kalume !?

Pleqte matufe qe paguhen prej ajetollaheve te Iranit eshte me mire qe te zejne nje qoshe per te pi caj .

Shko mo ti ha dicka dhe pirdhu ! Brad, Kina per 25 vjet u be ku nuk dallon ecen ne rrugete Amerikes apo ne krah te vrimave te para 25 viteve , ku baonin kineze .Nje drejtor Banke te Tr, miku im, i sapo kthyer nga Kina, po me tregonte sot.

Ne kemi 24 vjet duke u torrovatur pas ketyre qelbesirave politikane, kusare e zagare ne pakufi.Ky me zhgenjeu totalisht 

Cqtm Rames/Metes....Si na prishi Dulla me kinezet. Do ishim bere kinez dhe ne nashti, me gjith te mirat materiale smiley

kane dhe ca te keqija tani smiley , kjo si shaka per sdramatizuar situaten

shiko, kur Ai, na prishi me Kinezet, nuk ishte me Ai ,  qe kish qene dikur ...

Degjo nje kuriozitet per ndodhine e djeshme ne vendin tend e timin.Dy biznesmene kineze po ecnin nje rruge periferike me ca mallara dhe canta ne krahe.U dalin ne prit tre cuna tanet me kallahe ne duar.Kinezet fole nja dy llafe me njeri tjetrin dhe u drejtuan cantat per tja u dorezuar.Rrufeshem njeri nga kinezet, qe nuk qe me shume se 1.50 cm, i hidhet e i rremben  automatiktrimit tone dhe jo vetem ja mori por ja veshi turinjve shokut tjeter qe e mbante ngrehur automatikun e vet,U hyjne te dy kinezet dhe i rrahen e i bene ceco cubat tane nga 1.80 cm.Ta degjoje kinezin duke fole per pregatitjen ne karate, thoshje qe cudi si nuk e ka ngren milingona kete sa nje kokerr gruri...

Mirepo cunat e vendit te shqipeve  i shqepen dy kineze...!piciruke ...!

Ti je fmije qe kurr nuk rritesh , kinezi karate ... Fidausi ....

Ti perfundimisht je nje plak matuf...

shko mor trap se kinezi foli ne Ke Topi cerek ore Idiot i lindur .Tregovi si ishin stervitur e pergatitur per karate.Kliko dhe degjoje para se te flasish sikur gojen e ke poshte fare 

o cuna po Parlamentin pse se kan ven keto per ta denoncuar? 

e po ata jane hajduterit e pakapshem

nuk e mora vesh ate historine e korrupsionit te shkolla "Dh. Leka".
Mesusit denoncuan drejtoreshe e n/drejtoreshe per keqmenaxhim fondesh dhe kto u pushuan prej pune sepse nuk ishin ne klasa ne orar te mesimit.
Dhe per korrupsion u perjashtun si perfundim 2 pastruset e shkolles?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).