Mesore 

Çdo kënd e gjithkush kërkon përmesoren e vet, 
Të dytin e njëjtë, se shok nuk gjen në këtë botë, pra gjysmën e vetes kërkon, 
A s’ishe në fillim dy qeliza me dy rënkime ane?
Të bënë një, që vetminë ta vuash.
Thonë që ke në botë një të ngjashmin tënd, dakord, 
Por gjasa një në shtatë miliard ke që ta hasësh, më parë grimcën tënde gjen të rërës
Që ra kur baresje në një plazh të verdhë me diell blu prej gjethesh.
Pra do veten tënde, qelizën e parë të parë në pasqyrat e botës,
Që dot s’e shpëlan ujët dhe shiu qytetës, as kafenetë e të tjerëve
Me më të bukura histori se 'tuat dhe femra
Me më të bukura flokë e përkushtime, nuk ta shlyen 
Kafeja e rrufitur nxehtë për mungesë të buzëve të dyta, - të ngjashmet, plotëset,
Plotësim prej brave me kyçin e vetëm me kopje të ndaluara nga shteti, - kujdes!
Dua vizën time,
Mbi xham të ditës pluhur që duhet të thithet
Për pastërti dritoresh: kjo pastëti na mban, 
Aks të simetrisë kërkoj, vizën 
Që mes për mes Ansonian e përshkon e më dysh ia pret bronzin Walter Scottit.
Si çdo kënd e gjithkush kërkon mesoren e vet,
Jesiri vizat e ditëve heq mbi suprinë të murit,
“Bën kohë”, i thonë, sikur Zoti.

Unë heq një vizë se s’dua të dua,
Lektisur mesores me derën tënde alfanumerike hiqem
Në kazermën me ushtarë të vrarë përgjysmë me qira,
Si trëndafila librash me tituj domethënës, në një kohë kur s’dua të them asgjë, 
Sa më i papërkthyeshëm rrugët perëndimit të sipërm t’ia bares,
Është një pjesë qyteti, por dhe gjendje dielli
Në hopet e fundit verbues, shi përpara
Se të zbutet, të bëhet i pashëm,
Si një aktor në prag të thinjjes së bukur.

S'dua më as ndryshkun e miqësive mbi vetulla kameradësh tashmë,
Miqësinë e llogores, do merrje plumbin për mua, si dhe unë për ty, o shok, e di,
Por mjaft vdiqëm për njëri-tjetrin tashmë, jo meqë luftrat
S‘po bëjnë më asfare kuptim, por thjesht e shkoqur: Mjaft,
Heroizmi i përsëritur s’është më heroizëm, është një mërzi që shitet mirë,
Pikërisht, sepse dhe jo meqë, në mungesë të lidhësës së duhur,
Këpucë që të lë në baltë gjuha 
E zgjidhur nga lidhësat, por sidoqoftë nga heroizmi
Frika është më e vërtetë, dhe frikacaku brenda nesh
Është shtypur pa të drejtë e arsye, e kërkon të drejtat me të drejtë, 
E cila vonon, por s’harron, ka gjetur vaksinë për alchajmer e drejta, shyqyr
Nuk thua, e kështu, kësisoj, ndërkaq e prandaj
Pas mesores së seksit tënd katandisa një dëshirë qiriri,
Me ëndërr Asgjëje: Bëmë, o Zot, të harrueshëm, si një psherëtimë
Që sapo e kreu misionin për balancë trysnie
Mbi diafragmën që kërkon, - një dëshirë qiriri të vërtetë,
E jo prej vjershe poeti kombëtar, një qarje dylli, aq sa dylli mund e qan,
Me atë përtim lotësh që s’e ke për gjë, as për një dridhmë mbi kokërdhokun e dishruar,
Pa le më për ngashërima, që u humbi nami e nishani!... Po te kthehem tek qiriri i dylltë:
Të shuhem në vijën e ujërave të tu
Si një gurgull i mbramë prroske thatësirash,
Apo gllënjkë e fundit e një shisheje dollish mbetur në orvatje
Si krim i papërsosur e zbuluar herët, dua.

 

*Ilustrimi: Wynn Bullock, Point Lobos Tide Pool, 1957

5 Komente

na e hengri shpirtin ajo mesorjasmiley

gjithe jeten me kobure ne brez,e juve ju dhimbset nje threesomesmiley i tha smiley

femra,nje torture qe meshkujt e pranojne me deshire!

kot mundohen per vrimen e zeze ne yjesine e qumeshtit!

 

smiley kuptuat gje ju te tjeret smiley se une nuk kuptova gjo smiley

iher na thuj cdmth

permesore

te dytin e njejte

baresje

shiu qytetes

mesoren

suprine

lektisur mesores

alchajmer smiley

gurgull i mbrame prroske

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).