Eshtë rikthyer në vëmendje tema e cilësisë së miellit që vjen nga Kosova në Shqipëri. Pak kohë më pare ministri Panariti u deklarua publikisht për rastin, kurse deputeti Braçe dhe një gazetar kosovar  që mbron interesat e kompanisë që sjell miellin u përfshin në polemika.

Sot, në një intervistë për gazetën kosovare Express, Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se “kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve”.

Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Ai përdoret vetëm për kafshë. Sipas Vocit krimi është i shumëfishtë. Padyshim që Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët. Ai shton se Devollët e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurde. Por, sipas tij, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kurse i njëjti në treg kushton 23-25 cent.

“Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, tregon Misini dhe shpjegon se importin ‘Dogana e Kosovës’ e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është.

Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore.

“Por problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri”.

Më poshtë video e Misin Vocit në gazetën në fjalë:

 

56 Komente

Po qe e vertete mjere ata shqiptare te cilet mashtrohen ne nje menyre te tille !!!!!

"bouno per Albania!"

mire dogana e Kosoves eshte pergjegjese, sipas Misinit..... po dogana e Shqiperise çfare roli luan?! fundja ky miell futet ne Shqiperi per, konsumatorin shqiptar.

Serbia eksporton grure te vjetrum ne cdo vend te botes, do thosh dikush

Ka nje dekade e gjys qe flasim per skorjet qe na vine nga Serbia. 

Po edhe ne ama, nafte te vjeterume u kemi cu!!! smiley 

Qe jemi kryekeput lidhur me produkte Serbe eshte merite e tregtarucve tane, qe aq dine aq bejne. Problemi eshte kur vete me ndonje supermarket medemek Francez si Carrefour qe eshte ne Shqiperi dhe gjen vetem produkte Serbe dhe Greke, kur shume mire ka produkte shqiptare qe mund ti zevendesojne.

Si keshtu?

Atje ne kete supermarketin keto ushqimet ti japin me detyrim percaktim?

Po shqiptaret qe jane ne Greqi cer ushqimesh te hane? 

Tani meqe edhe me dukesh tip vitalisti, a  nuk me thua kush nga produktet shqiptare eshte konkurues qe mos i hame keto produktet greke  le pastaj ato serbe.

Se mos me thua per vezet e atij te KQ te TKD-se. smiley

Une nuk jam ekspert supermarketesh, por sa kam pare te gjitha llojet e konservave( salce domate, kerpudha, perzierje perimesh,etj etj) behen ne Shqiperi. Te gjitha llojet e brumrave, oriz, sheqer, vaj etj jane per bukuri nga kjo ane e kufirit. Eshte gjynah i madh qe te kesh tagliatelle greke ne supermarket e mos te kesh jufka dibrane. Apo te shesin qepe serbe kur qepte e shqiptareve jane duke u hedh ne lume. Ti do thuash ka mungese organizimi e shperndarjes e me te thashe, po gjynah me thene qe s'jane. 

Si i ka punet me orizin Shqiperia?

Te gjitha llojet e brumrave, oriz, sheqer, vaj etj jane per bukuri nga kjo ane e kufirit

Je ne konflikt llogjik sepse brumerat, pra mielli behet nga gruri qe vjen nga Serbia, keshtu qe edhe jufkat kane probleme ( supozoj ) me proteinat po prej ketij shkaku.

Jufka ? Kush e prodhon, kush fabrike dhe me cfare garancie ushqimore per standartet.

Sheqer nuk prodhohet ne Shqiperi, oriz jo, prodhohet vaj i Olimit qe vjen me autobote nga Ukraina ( deri para ca kohesh ) dhe ambalazhohet ketu. E mendon se si mund te jete cilesia e tij? 

Mbase mund te kesh te drejte per fergesen e Tiranes qe duhet te ishte. smiley

Po qe ta marresh vesh ti ne edhe farat e lulediellit qe ha Bamir Topi i sjellim nga jashte.

 

Pse ti nga e di cfare garancie ushqimore dhe standartesh paskan produktet serbe dhe greke? Mos t'ja fusim kot se na hengri ky shpirt kritik ndaj gjese tone. 

Shkurtazi mua me intereson qe produktet e prodhuara ne Shqiperi te shiten, edhe sikur vetem te ambalazhohen nga nje kompani shqiptare, eshte me mire se te blesh produkte te amballazhuara ne jashte.

C'po thua? Pyetjen e shtrove ti, qe perse nuk hame prodhime vendi. Po cilat prodhime te pieta u. Ti me the yfka Dibre qe behen me miell Serbie.

Shkurtazi, je tip kombetaristi.

Ej se nuk te pyeta, mire keta serbet dhe greket qe i kemi armiq te perjetshem, po ushqimet qe vijne nga Italia te hame apo jane harram dhe ato ?

Shiko Jufkat Dibrane te prodhuara nga biznese familjare te vogla https://www.youtube.com/watch?v=gafWEohJzdM. Me veze fshati te zones. Shume te shendetshme me duken. S'jane ne supermarket.

p.s. une s'kam shtruar ndonje pyetje. Une bera nje konstatim.

Po keshtu behen dhe petkat ne Korqe, po nuk eshte kusht meqe u prodhokan me koqeve veni jane te shendetshme.

Ne fund te fundit pula kur e merr uria e nuk ka cer ha, ha glasat e veta.

Nese mielli eshte pa proteina siq po thuhet ne shkrim atehere jemi duke ngrene tagji jo yfka Dibre dhe as petka Korqe.

Per trahanane kishe ndonje mejtim? Po per pastermane, domatet turshi, specat e mush me taravok apo per lakren arme?

Po pitjen me spec e kam per hudhrat : te hame hurdha vendi apo hudhra kineze/vjetnameze?

Nuk duhen per syne e keq se per ato perdoret patkoi i mushkes, por duhen per gatim.

Ke na i pergjigje ekspres, pa probleme kombetare?

Me nji llaf, serbt na morin nuset e reja dhe na japin kallaboq te vjeter! smiley

 

E kam trajtuar ne nje shkrim te gjate  ne Telegraf kete problem kompleks.Po perseris pjeserisht.Shqiperia deri ne vitin 1990 mbillte 215.000 ha me grur.Mbillej teresisht ne tokat kodrinore e malore.Qeverisja e kohes nuk na lejonte te mbillnim grur ne fushe sepse toka fushore mbillej  me kultura te tjera dy dhe tre here brenda vitit.

    Arritem te merrnim nje rendiment prej 28 deri 29 kv/ ha.I barabarte ky prodhim fix me sasin e grurit te importuar prej Vojvodine  ne gjith keto vite.Perafersisht te njejtin sistem kishim me serbet por ata i mbjellin tokat me grure per ne...! Bazuar ne cmimin e grurit ne burse sot rreth 220 Usd/ Ton , del nje shum prej rreth 81 milion USD qe shkon per import.Dhe duke shtuar edhe qe e gjithe ajo siperfaqe, per cerek shekulli eshte djerre, merrni me mend ...mendjet e skurdhjasura, te qeverrisesave tane injorante! 

Dhe dicka theter: Gruri qe vjen prej Vojvodine vinte me rreze 9 nga 14 qe e ka standarti per buke i K.Evropian, dhe percillej nepermjet nje firme kosovare por realisht  serbokosovare.Kur e trajtova kete fakt ne shtyp, Ministri yne derdimen i bujqesise shkoi ne Kosove dhe " kullandrisen " nje fare permiresimi te rrezes, nga krunde sic vinte  ne mezatarisht miell.Kjo eshte odiseja e vertete e grurit dhe miellit seb qe hame ...sapunin per djathe nga qevertisesit tane  injorante, hajdute dhe bandite ! 

.Po perseris pjeserisht.Shqiperia deri ne vitin 1990 mbillte 215.000 ha me grur.Mbillej teresisht ne tokat kodrinore e malore.Qeverisja e kohes nuk na lejonte te mbillnim grur ne fushe sepse toka fushore mbillej  me kultura te tjera dy dhe tre here brenda vitit.

 

he..?!   ça po thua o grava??  mos doje te thoje:  gruri mbillej edhe ne tokat kodrinore-malore..?  po fushat e Myzeqese, qe per shkak se mbilleshin teresisht me grure, Myzeqeja  u quajt hambari i Shqiperise.. pastaj nese mbillej gruri ne vetem koder e ne mal,  si do shkonin autokombajnat te korrnin  grure atje..?

 

e meqe ra fjala,  sado qe kultura e grurit ka qene prioritet aso kohe, (motoja e famshme ''sigurimi i bukes ne vend'')  e mbillej gjithandej,  asnjehere nuk eshte garantuar buke gruri per te gjithe shqiptaret.. fakti, fshataret ne Shqiperi, qe perbenin edhe 70% te popullsise, hanin buke gruri vetem 2 muaj ne vit.. e shumta 3. vetem ne muajt e beharit. 

sa here qe e mendoj, kjo mase ka qene diskriminim flagrant qe u behej fshatareve shqiptare!  pikerisht atyre qe prodhonin grurin, buken.

qellimisht harron te permendesh se buka e misrit eshte me ushqyse se ajo e grurit

po mo, buka e misrit eshte me e ushqyeshme, madje me e shendetshme!

po puna ishte se ne qyetet hanim  buke misri pjekur ne nje format te rrumbullaket, diameter rreth 30 cm dhe nja 3 cm e trashe..  na e jepte **Lufta (shitesja e bukes se lagjes kjo)  me detyrim.. per 1 buke gruri 40 leke, te  takonte 1/4 buke misri 4 leke.. ndryshe nuk shitej buka e misrit.smiley

ndersa ne fshat, qe hanin gjithe vitin buke misri.. formati ishte drejtekendesh.. nja 40 cm i gjate dhe 10 cm i trashe e i larte... nuk besoj ta cponte plumbi kete mase tejet te ngurte, e lere me te tretej ne stomak..smiley

 

**Lufta ka qene e papare.. i dallonte fshataret pa u futur  mire ne dyqan, te dera qendrore, e le me ti afroheshin banakut...   ne fshat.., ne fshat ti!!    dhe ata iknin kokeulur..;  gjynah!

 

 

 

Belul ajo qe them une dije qe eshte shum e sakte.Mbillej fare pake  grur ne fusha dhe vetem per efekt qarkullimi .Thuhej hambar drithi dhe jo thjesht gruri.Ka dallim ne keto emertesa Belul 

kupto dickame teper se aqe.Importi i grurit prej Vojvodine eshre aqe sa prodhohej ne ate kohe por mos harro se nevojat jane shum me teper.Mirepo ti nuk merr parasysh sa eshte sasia e miellit  grurit importohet dhe qe ahere per nje popullsi gati edhe kaqe mbulohej me mser ...

Un nuk di mire problemet e bujqesise Hollandes vec zones se tyre bregdetare, por te jesh shum i sigurte qe keto te kohes time i di mjaft  mire.

smiley

Z.Grava mund te dish ca gjera po jo ashtu si i di babezia e sqeperve . Atyre u ka mbajt fjalim InteLidjenti ..shabon tapia , prof dokra me master pdh vellai i lefTKopese z.Emin Gjana si shef llogOrie ...ti don me i mesu qe ..dhe misri ka vlere !

Nuk u tregohet atyre sepse i kane pas misrat per ti pjeke ne zjarr dhe e dine sa i shijshem eshte .Ti nuk ke degjuar as Babasqapin per dyzet llojet e bukeve qe do gatunin shqiptaret ne Demokraci smiley Ma i kulturum ne keshillat per Foragjere .

Respekte Grava , se keta me keto dengela kane mbushe dynjane prej 25 vjetesh ...Ci gjeti me thone dhe .." se misri zotrie " kur nuk njohin asnje pellembe te Shqiperise po dhe ate njohje qe kane e kane ne konsultime te PD-hit  me  "shitset e bukes "smiley

Respekte i nderuar Grava .Po ma digjo lalfen mos u shpenzo me te paragjykuar .Nje shembul te vogel Mesatarja e Grurit ne sistemin kodrinor te Devollit ishte 35 kv per Ha ..pa thene per nje parcele te Plases 7 kv me shume se misri ..107 kv per Ha . 

Mundet dhe sh.Gjembi te kete pervoje !

Beluli ka te drejte ne behar fshataret hanin  buke gruri ne dimer buke misri qe duhej te kishe dhembe ujku e stomak kali ta pertypje e tresje.Ndonje tipi te dyshimte me surrat fshatari shiteset e qytetit nuk i shisnin buke duhej te paraqesnin pasaportensmiley

Jo keshtu e nderuar Alba ..Te mohosh qe njerzit kane ngren karucuj misri  , u thone nga krahina e te nderuarit Belul , coromane i thonin ga veriu . Kaluan ke misri dhe gradualisht tek gruri . Nuk kalohet menjehere tek Preshi i .....mitingjeve te lefqenesve te PD-hit

Po ndoshta filosofia e babasqapit ka zene vend edhe ne Krundet qe u shesin

Po po .Ua them une Jue .Diktatura u diktonte te mbillnit Grure .Tani se fermeret tane zotrie mund te mbjellin cfare te duen "

Kjo do kete qene dhe arsyeja qe vizitonte rendimentet e prodhimit ne Lazarat me Helikopter , per ti propganduar se "Vija e PD-hit  kishte qene e drejte "

thoni cer te doni ju po ska grip derri H1N1 qe i ze shqiptaret  smiley

mire i tha Meta nji kryeplaku a , ca di une ca dreqin ishte ne katun-

Na re ti hajde ktu , jepi ktij car do ( po ankohej katunori shkret qe skishte bageti )  une do t'ja gjej  lopen ktij ?? edhe me lopet do merrem une ?

Kush e mban mend recordin e Servet Kosiqit ne prodhimin e misrit ne kooperativen e maqellares ,dmth sa kv/ha prodhoi heroi i punes socialiste Servet Kosiqi??? ( thoshnin qe zetori humbiste ne miser per nga lartesia)

Dhe nje dicka tjeter nuk kam arritur te kuptoj, perse rregjimi i asaj kohe i jepte laberis qe beri luften buke misri, dhe himares reaksionare(himara qyteze dhe jo krahina) i jepte buke gruri 12 muaj viti.

Dhe kjo buçja nga himara me mbiemer kokaveshi(shikoni llojin e mbiemrit ) qan ne fjalimin qe mban ne  parlamentin grek per shkelje te te drejtave dhe persekutimin qe E.Hoxha i beri kesaj krahine......ptuuu rrace e ndyre ,u zente buka e grurit syte........

http://youtu.be/8VyG8M3ZO8I

Belul help......

pikerisht peshkarexhe, Himara kishte stasusin "qyteze", jo fshat. prandaj hanin buke gruri ata..
ne fakt buke gruri hanin edhe fshatrat qe kishin statusin "ferme". ndersa kooperativat pastaj, si ajo pune..babanace vlla.smiley, buke lepurushi..smiley.

ky Servet Kosiqi nuk po me kujtohet.. por, e kemi thene kete dikur: i famshem ka qene shkodrani Ahmet Osja.. ky ishte shkencetar i kalibrit te larte dhe kishte krijuar lloj misri hibrid qe merrte rendimente shume te larta.. mos gaboj, ky lloji i misri hibrid qe krijoi, mbante emrin e tij.

Oh posi. I ka keqtrajtuar shume minoritaret Enveri sepse i jepte bursa te vecante e vente fliste greqisht ne Dropull. Pastaj vejne atje  e per te marr dy lek nga greku cfare s'kane nxjerr nga goja per kete vend. 

Trajtuar keq o posi,  si jo minoritaret ! Kuçi me 124  deshmore lufte  ne vitin 1980 kishte vec  oficera dhe kaptera, dhe si Kuçi gjithe Laberia,  kurse Derrviciani kishte  18 mjeke,  7 inxhiniera e teknike  dhe nje thes ekonomistesh  e tre funksuionare te larte shtetrore.

Kurse Himara  kurre nuk ka qene nuk eshte e nuk do jete asnje here minoritet!  Kot hane ..."marmallate  te prishme"  greket  dhe  bollanot .

Eh more Grava, ti degjosh nja ca minoritaret sa keq flasin per Shqiperine kur vejne ne Greqi. Te zinjte e ullirit kane hequr ne kete vend. E te mendosh qe Greqia te jep dhe mend, kur vet nuk pranon qe ka minoritet. Ka asimiluar arvanitet me force per te mos folur per genocidin ndaj Cameve. Pastaj na kerkojne llogari.O tempora, o mores!

si eshte kjo pune, ballcekano. shpesh njerezit, edhe varrimin e tyre, ceremonine mortore etj, kane deshire ta pershtasin me karakterin apo ate se cfare kane qene e cfare kane bere ne jete.

ja pershembull si e deshironte varrimin e tij nje pijanec..

"kur te vdes,
varrin t'ma beni ne byth te hardhise.
sperkatmeni me vere, hidhmeni raki
e shihni po su ngjalla perseri!"...smiley

(by Omar Kajami)

belul..., pune m**ti. une vete psh, isha shume ksenofob kur me vinin kusherinjte nga fshati, le qe not s'dinin, as biciklete ( mbaja nje biciklete pa parafango e pa frena atehere, b., kushua s'e kish fare idene e zgares, hipte direkt mbi  rrote te pasme) po nje me dy ja benin: e rrri a t'heqt,rrri! 

Lufta ka qene e papare.. i dallonte fshataret pa u futur  mire ne dyqan, te dera qendrore, e le me ti afroheshin banakut...   ne fshat.., ne fshat ti!!    dhe ata iknin kokeulur..;  

smiley Dmth ndodhte keshtu por s'quhet ksenofobi.

Ndonje tipi te dyshimte me surrat fshatari shiteset e qytetit nuk i shisnin buke duhej te paraqesnin pasaporten

smiley Te me falni per injorancen, por kjo ndodhte vertet ?

Posi,ndodhte. Jane skena shume te dhimbshme te asaj kohe.Ktu ku jam une s'kishte nevoje per pasaporte, pasi shitsja njhte gjithe qytetin. Ata (fshataret) rrinin me 50 apo100 lekesh ne dore ne rjesht te muri para dyqanit te bukes duke na u lut t'u blinim nje buke.Sic thashe,shitsja na njihte dhe po t'u blinim buke, do ngeleshim per vete pa buke.

Per mu,sic na thuhej ne shkolle per dy klasat,ate  te borgjezise dhe proletariatit,ne komunizem(ate qe jetum ne) ka pas dy klasa;fshataret dhe qytetaret (ata qe jetuan ne fshat e ne qytet)

"Te me falni per injorancen, por kjo ndodhte vertet ?"

meqe me ke cituar edhe mua.... po si... ti po ve ne dyshim integritetin tim kshu?!.smiley
....smiley

po po, vertet dhe ndodhte cdo dite!
por nuk ishte faji i Luftes, e as i shitseve te tjera, pasi keto merrnin nje sasi te caktuar mw buke, mjaftueshem per banoret e lagjes ku shisnin dhe nese mbaronte buka, mbanin pergjegjesi! por e kam thene me siper, diskriminonte shteti (fshatar)qytetaret e vet... sistemi pra, sistemi. se ke kam degjuar tja hedh fajin sistemit..smiley

sic thote edhe Pjetri me siper, fshataret na luteshin, femijeve, jashte dyqanit qe tu blinim buke.. por puna ishte se Lufta i njinte banoret e lagjes, madje familjarisht... le pastaj qe kishte memorje te fort, mbante mend mire nese kishe blere buke disa ore me pare... keshtuqe veja une prape ne mbasdite te blija buke per ndonje fshatar.. -por Lufta ta priste shkurt: -po ti pse do blesh buke prape..? -per rrespekt.smiley, thosha une.. -po ti sikur bleve njeher paradite, kembngulte Lufta... -po mbaroi, kishim uri, thosha une... -pse vetem buke hani ju, vazhdonte Lufta (se emri Lufta nuk ishte i rastitsmiley.) -po, i thashe une, kokefortesisht.. vetem buke..tule me kore..smiley

Faleminderit per pergjigjet e vyera, Belul dhe Pjeter. smiley

Kjo per buken ndersa per mishin ishte ndryshe. Me sa di qyteti kishte 300 gram mish ne muaj per familje ndersa fshati mbante pula dhe nje derr per familje, edhe lope lejonin tek tuk.

Derisa u be tufezimi pastaj dhe ata u katandisen ne prag urie.Naileja shitesja e mishit te lagjes ishte nje nga pillars of community, kishte me shume pushtet e autoritet se sa shoket e partise dhe pushtetit.smiley

Edhe pas tufezimit jane lejuar pulat dhe nje derr. Muslimanet se hanin derrin. smiley

E moj me zamete . Plot me raste autoritare ka qenë ai vend në atë kohë . Diktaturë edhe nga shitsat  Ja të të rrëfejte dhe U   një Histori shitsish  Mishi si ato të Bukës .Veçse mos na mërzitet ndonjë që sheh Fyerje dhe Poshtërim të të drejtave dhe Grave smiley në historitë e shitësve që në kët rast është burrë

Usta Nesti . Zgjidhma pak mishin Tule . Pa kocka !

Tule ka vetëm bytha moj xhan .Po kur të na furnizojnë ..gjegjej usta Nesti .

Ky ka qenë një rast flagrant që sistemi  nuk i plotësonte të gjitha kërkesat , biles përgjigjej dhe me harbutllëk pa qenë nevoja të thoje se ishe fshatar ! Dhe pse e jepte këtë përgjigje ...se në kohën e Luftës kishte qenë debatikas smiley

Edhe kalamjt dinë histori me pulka smiley dhe Derra . Po pse me dosa Jo ???? smiley

smiley ... 

Un skam vujt naj her per mish se kam qen familje gjuetaresh. Madje dhe ilegalisht i zinin derrat e eger me kurthe. Psh nje here kan zene 7 te tille. Tufe.

Por dhe nga nje derr per familje e mbanin e skishe nevoj ti luteshe shitese per 300 gram mish ne muaj. 300 gram i ben per nje ore duke vrar zogj me llastiqe.

Po thuaje mor kolopuç që ke qenë këlysh Blloku .

Zija derra me kurthe ...smileysmiley7 të tillë smiley E ka lënë dhe Sami Frashëri me shkrim tek " Shqipëria ..." ose V...Q e kohës ...Vëndi ynë është i pasur me Mish Derri ...

Përjashtuar ty se nuk kupton kurrë çfarë thua ..për " se kamunizma zotrie "

Një derr minimlja peshë e gjallë 120 kile ( pa gicat ) me 60 % , që merr më i padituri del 72 kile Mish .Për 12 muaj i bie gjashtë kile mish në muaj pa Tallon , kur qytetari merrte një kile në Muaj me tallon sipas tye me të rëfyer në shkallët e pallatit

E pse lutej   Beluli si fshatar për Bukë ? Pse nuk hante mish smiley

Megjithse,  po të kanë treguar se si provohet Pula ka vezë apo jo ..hajde mo që po themi se i besohet sh Gjëmbi  që theksonte në një koment ...në fshatra lejoheshin Pula , pasi fshatari i ha ato smiley

ti je nga ata qe si tha ai kosovari ne youtube as peshqit e ngordhur si merrje dot nga frika por i shikoje me dylbi dhe lepije buzet.

dhe qe ta dish pervec derrave vriteshin lepuj, pula te egra zogj, peshkohej dhe me dinamit neper lumenj. e di qe ste besohet por ndodhte.

Derisa u be tufezimi pastaj dhe ata u katandisen ne prag urie.Naileja shitesja e mishit te lagjes ishte nje nga pillars of community, kishte me shume pushtet e autoritet se sa shoket e partise dhe pushtetit.]

Pa u ba tufzimi edhe qyeti kishte mish me bollik,sa kasapi mundohej me i ba reklam, vec a kish lek me e ble.

smiley

nje derr per familje

Po, pra e shef. Po gica sa lejoheshin?

Derrat bliheshin ne shkoder. I mbanin shkodranet ne fshehtesi. Nje shkodran e mbante ne kat te 5 derrin. Kur i shkuan kontroll e kishte ber tap me raki qe mos te bente zhurm. E kishte fut ne shtrat. Kontrolluan e nuk gjeten gje. smiley

Aty qafderra .Hani Krundet e grurit Serb dhe boni antipatriotet e Misrit shqiptar . Ja nje pejetje me mejtim te mendjes per shoket e shqetesuar se si dhe cfare te hane  me dileemen karucull Misri apo krunde Serbie

Me mire ta hani dy here si Beluli me te lutur e kembengulje ...apo kollaj   e me variante  nga Serbi ?

Mos e kam bardhezi e nuk e kupton , au derezeza , ndonje nga Fronca e quasmiley

Te jete me krunde mire por me xham te grire >>>>>na ka mare lumi,

ku shteti i rilindjes, qe duhet te kontrolloje abuzimin nga privati.

Ndersa shteti ndjek gjurmet, merret me budalleqe me testimet qe sterlodhin buxhetoret e keqpaguar ne administrate e gjetke, Privati(ujku) ben kerdine. Kjo tregon qe korruptimi i kesaj qeverie ne cdo nivel eshte po ai qe ka qene, dhe ndoshta ne nje shkalle me te sofistikuar te kapjes se ekonomise.

 

Ndersa shteti ndjek gjurmet, merret me budalleqe me testimet qe sterlodhin buxhetoret e keqpaguar ne administrate e gjetke,

 

shpenzime te kota energjish, mjetesh dhe lekesh  per bullalleqe,  nderkoh qe shteti shqiptar eshte i varfer e nuk i lejohen  ''lukse''  te tilla.

ke parasysh:  si puna e asaj qe organizohen vazhdimisht  workshop-e  e simpoziume  10-tra-mijeraeuroshe  ne hotele luksoze, per papunesine  dhe  se si duhet luftuar  ajo..smiley

simpoziumet dhe workshop'et jane forme e re korrupsioni, tashme nuk vjedhin drejteperdrejt fondet por i marrin ne nje forme me legale ne partneritet me privatet qe i mbeshtesin.

Ka evolu rilindja

Ne nje vend (matrice kapitaliste) ku njerzit konsiderohen si kafshe pune, me mungese dhe panevoje sindikatash nga vete establishmenti drejtues(KM-ja), nuk eshte aspak e veshtire te serviresh ushqim kafshesh, per ti vene ne gjume te metejshem ideologjik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).