Foto Reuters 

Majtas Eksod 1999

Djathtas Eksod 2015

84 Komente

Nuk me duket i drejte krahasimi. Eksodi nga pastrimi etnik s'eshte i njejte me ate ekonomik.

I uroj Kosoves, Kosovareve the Shqiptareve Diten e Pavaresise.

I drejte mbase jo, por fotografia ne te djathten percjell idene qe pavaresia e ardhur eshte e brishte. Nje shtet i deshtuar dhe njerez qe duan ta lene pas shpine.

Cdo vend ne bote,ku ka fituar pavaresine ka pasur nje periudhe te brishte.

Per SHBA-ne kjo periudhe zgjati 70 vjet.

E vertete kjo qe shkruan, ama, rrethana tjera ato te SHBA-se. Pushteti ne Kosove eshte i zhytur ne korrupsion dhe ekonomia dominohet pothuajse teresisht nga Serbia. Kosova dhe shtetasit kosovare jane edhe me te izoluar se ç'ishin nen Serbi, nje pavaresi pjeserisht e njohur, nje qeverisje e mbikqyrur nga burokratet e huaj (dhe e dime sa te suskesshem e kane provuar veten ne Bosnje dhe tani ne Kosove). Me gjithe deshiren qe kam ta shoh de facto si nje vend te pavarur, e kunderta po na realizohet para syve. 

1. E drejte SHBA qe totalisht ndryshe. Influenca e asaj gjese qe tipat e leshte si ti e quajne shtet ishte teper e vogel per t'u bere nje pre e paraziteve dhe e korrupsionit galopant. Vet koncepti korrupsin merr kuptim kur flitet per gjene publike. Nuk ekziston korrupsioni tek tregu i lire; ketu ekziston vetem shkembimi. Kjo eshte nje arsye se perse rrethanat jane te ndryshme. Sa me i madh shteteti aq me shume parazit dhe korrupsion terheq rreth vetes.

2. Ekonomia e varur? Kjo qe thua eshte nje budallallek me brire. Ti je akoma me idene e socializmmit se ekonomia ka shfrytezues dhe te shfrytezuar. Kur realiteti eshte qe ka njerez, entitete, kombe qe bejne tregeti, dhe tregetia nuk eshte asnjehre me detyrim, sic ndodh psh pothuaj cdo aktivitet njerzor dhe ekonomik nen socializem. Tregtia u sjell fitim te dyja paleve. Nese banoret e Dardanise nuk ndihen te perfaqesuar nga vendimet e marra, t'i ndryshojne perfaqesuesit duke mos i votuar. Jo me dhune. ... Dhe nese nuk u pelqen sistemi ta ndryhsojne, ta kthejne ne nje republike kushtetese dhe te imitojne ate amerikane. Ta harrojne kushtetuten multikulturaliste socialiste europiane. Po po ksuhtetuta e Kosoves eshte nen frymen e ideiologjies utopise te bashkejeteses se sforcuar nen patronazhin e entitetit shteteror, sic eshte edhe vet koncepti i Europes.

3. Nuk po vazhdoj me tej...

Zhardin, cfare lidhje ka pavaresia me nivelin ekonomik te nje vendi? Edhe, p.sh. Meksika eshte e pavarur qysh ne 1821, por mendohet gati 400 mije Meksikane emigrojne ne Amerike cdo vit.

Jo doemos me nivelin, por me varesine ekonomike te shteti fqinj (Serbine), sistemin e korruptuar qe e mundeson ate varesi (si dhe varferine), etj., etj. 

zhardine,  perpos korrupsionit qe nuk e diskutojme qe  ekziston ne Kosove, apo  probleme te tjera, sduhet te harroni nje detaj te rendesishem qe e kemi thene ketu: Kosova eshte e pavarur,  por ende nuk ka arritur te njihet si shtet nga OKB... 

..qe dmth: ende nuk mund te integrohet ne sistemet  dhe mekanizmat financiare boterore ku do te mund te perfitonte kredi e investime..   por edhe kompani e sipermarres private  nderkombetare,  per shkak te ketij  statusi te cunguar qe ka Kosova, nuk  investojne atje..

E drejte. Izolimi diplomatik ka ndikuar ne mosperfitimin e fondeve primare dhe dytesore qe do sillte anetaresimi ne OKB. 

Nejse, gezuarsmiley smiley

 

Se po nderhyj. Po lere ate, po me e forta eshte qe ndonese Serbia filloi luften, beri kasaphane gjithe Ballkanin, s'kerkoi njehere te falur, madje tani po del versioni qe Serbet jane persekutar ne Ballkan dhe po rehabilitohet komplet imazhi i vendit, marrin me shume fonde nga BE nga gjithe vendet e tjera. Dmth praktikisht Kosova merr shume me pak ne krahasim te Serbise, ndonese lufta u be komplet ne territor te Kosoves. E habitshme! Asnje fond si eshte dhene Kosoves si tip plani Marshalli per luften.

Kjo qe shkruan reflektohet edhe ne gjuhen e perdorur per Kosoven dhe emigrimin masiv te popullit kosovar. Psh. ketu ku jam une, e bezdisur, qendroj me goje hapur kur shikoj ne TV gazetare prominente te vene theksin tek krimet e bera (edhe ato te trafikimit te organeve) nga pala kosovare perkundrejt popullsise serbe, apo me rende akoma: ideja qe qe kosovaret na qenkerkan dembele e te paafte per nga natyra megjithese te pavarur. Patronizim i rendomte... Ne asnje program apo artikull nuk me ka takuar te degjoj apo te lexoj per Kosoven si vend i izoluar apo ku fondet mungojne. Eshte  edhe mosinteresim edhe mediokraci ne mendim/ ne kritike. 

 

 

Francezet jane anti-shqiptar sepse mendojme se jemi myslyman. Pastaj kane nje lob shume te fuqishem serb, se lobimi shqiptar ne France jane ku therret qameti. Te gjithe per qejf te vete.

Ne luften me KS pervec atij Kouchner, qe Zoti ja befte mire, te tjeret kane perdorur me shume qendrime pro-serbe. Ajo rrena qe beri ajo shtriga e Prokurorise, ishte vetem sa per te shperndar fajin qe te duket sikur faj kishin te gjithe: kishin dhe shqiptaret, kishin dhe serbet. Se kjo eshte padrejtesia e madhe e Ballkanit, qe nje vend fillon luften dhe fajin e ha ai qe mbrohet.

Harrojne ata qe dhe sikur ajo rrene " te vertetohet" flitet per vetem 50-100 trafik organesh, dhe s'krahasohet me zhvendosjene e 850 mije njerzve ose me vrasjen dhe perdhunimet masive. Sigurisht s'kane si te flasin qe Kosova eshte i vetem vend i izoluar tani dhe ndihmat nga jashte jane minimale, ne kuader te aderimin ne BE, kur atij vendi i duheshin lek me vec per rehabilitimin psikologjik dhe ekonomik te qytetareve te Kosoves. 

Gezuar Pavaresine Kosove!
Qente le te lehin karvani te shkoje perpara.

Me e forta eshte se lehin ata qe ose kane ikur,ose vijne nga nje vend qe mbushen anijet para 25 vjeteve dhe mbushen malet e kufirit shqiptaro-grek dhe iken nga syte kembet aq shume sa pengoheshin me njeri-tjetrin.
50 mije kosovare te ikur me 1 milion shqiptare nga Shqiperia.

Kur bejne dhe shqiptaret nga Shqiperia per te dhene mesim dhe per tu mburrur ne kete drejtim,mos ngelte njeri pa u mburrur mbi planetin Toke.

 

 

Pse ty s'te bene pershtypje qe po i mashtrojne? Qe jane futur agjentura serbe per te spastruar ate vend e per te nxjerr shqiptaret si rrace inferiore ne syte e botes? Ata qe iken ne 90 e dine mire se cfare kane hequr e ku kane perfunduar. Keshtu qe kane gjithe te drejten ti japin mend te tjereve qe fati i tyre mos te perseritet me.

 Ata qe iken ne 90 e dine mire se cfare kane hequr e ku kane perfunduar. Keshtu qe kane gjithe te drejten ti japin mend te tjereve qe fati i tyre mos te perseritet me.

Po nese do qendronin atje ku do perfundonin?Ka ndonje vullnetar te vazhdoje te elaboroje..?

Ku kane perfunduar ata qe iken ne vitet 1990?

Nga sa dime shume preh tyre jane rregulluar dhe brezi i dyte qe ka lindur atje eshte integruar plotesisht ne vendet perkatese.

Pervec nje grusht njerzish, te tjeret vajten inxhinera e perfunduan pastrues. Une s'them qe si doli me mire ashtu, por sikur te mos behej gjithe ajo zallamahi e te rrinin te vazhdonin punen si gjermanet pas luftes se dyte boterore, ndoshta s'do kishte nevoje njeri ti ulej ashtu dinjitetit sic ju ul nje brez shqiptaresh qe iken emigrant ne '90.

me fal per nderhyjen, por si nje emigrant qe ka ikur ne 1991, po te them qe e ke shume gabim. E para njehere, shume gjermane emigruan ne Amerike pas luftes se dyte boterore. E dyta sistemi komunisto/socialisto/leshist e kishte katandisur shqiperine si nje kanatjere te grisur , te bere cope-cope qe nuk e arnoje dot edhe sikur te doje.  Nuk behet krahasim me gjermanine.

Sa per ulje dinjiteti pastaj nga emigracioni,  ketu e ke shume gabim fare. Te gjithe popujt kane emigruar, emigrojne dhe do vazhdojne te emigrojne, biles edhe ne Mars, kane prenotuar disa nje bilete vetem vajtje. Ne fakt, keshtu kane bere qysh prej 7 milion vjetesh, kur kusherinjte tane shume te larget: gorrilla, shimpanzeja e thjeshte (common chimp) dhe bonobo (pigmy chimp) zbriten nga pemet e Afrikes dhe filluan rrugetimin e tyre drejt tokave te bekuara. EMIGRACIONI E BERI MAJMUNIN NJERI!!!

Sigurisht, po te rrish gjithe diten ne klub te pish kafe, nuk i meson dot keto gjera. Duhet te emigrosh, o shkabe. edhe ti. Se e meriton jo per gje, te jetosh dhe ti nje jete te bukur sic bejme ne ketej nga tokat e bekuara.

p.s.  e kishe mire ate emrin "shkabe" se te kujtonte shqiponjen... nuk e di nese ti e di qe "debris" mund te shqiperohet "cope - cope" smiley

nqs nuk je shkaba, po shoku i tij i zyres qe ben gallate me ne emigrantet e thjeshte, ma bej hallall ngaterresen.

Prite kur te vije marksisti kulturor STALKER apo ndonje nga shoket e tij te lodrave dhe te te thote se migrimi eshte imperializem, etj etj...

Psh. STALKER tha se nuk i kishte pelqyer filmi "Interstellar" sepse kishte brenda konceptin e migrimit dhe te gjetjes se nje bote te re per njerezimin...

Mos dalte dikush qe nuk e sheh emigrimin me adhurimin e inferioreve te viteve '90, sepse eshte patjeter shkabe.  Ju te viteve 90 dolet nga komunizmi me koken ne balte nga shtypja dhe nga padituria, dolet si rreckamane kokulur qe s'dinin gje nga bota. Jo per fajin tuaj, por per faj te diktatures. U rritet ne nje shoqeri ku ishte normale t'u serviloseshe te medhenjve e te ndiheshe inferior e rreckaman. Iferioriteti para te fortit ju duket normale. Edhe njerezit qe ju percollen, po njesoj e kishin turirin te futur ne balte nga komunizmi, dhe kur vini dhe i takoni, ai brez jua mbeshtet idene. Por nje tjeter brez eshte rritur ne Shiperi me shume me teper informacion rreth botes, dhe e dine qe emigrimi, te pakten ai ilegali, eshte t'i zesh deren tjetrit e te shkelesh nje fare dinjiteti personal me kembe. E dine qe bota s'eshte dhe aq parajse per emigrantin kokulur sa c'mund te jete per vendaliun hundperpjete. E dine qe bota s'eshte gradacela shumengjyreshe e reklamave. Problemi juaj eshte se nuk keni kontakte me shkaba, por ky vend eshte plot shkaba, thjesht ju s'keni kontakt me ta. 

Problemi juaj eshte se nuk keni kontakte me shkaba,

Me kete i ke rene pikes. Vallahi nuk ka problem me te madh. Cdo dite vras mendjen, si te bej te takoj ca si puna jote.

Me duhet te hipi ne maje te pemes, po nuk ja kam ngene...

 

Por nje tjeter brez eshte rritur ne Shiperi

 

-po!  brezi qe u ushqye me sukot e skaduara  te  Pelikanit  italjan, me kofshe pule te kalbura hungareze, apo me cokollata te dhjera turke,  e plot lloje te tjera ushqime shit-i, bono per Albania, qe u futen nga spekullatoret e ndryshem,  pafundesisht ne ate vend...

po nuk jane te rastit devijimet mendore qe manifestoni sot ne kete moshe ju atje, or joooo...

me cokollata te dhjera turke

te dhjere por krenare, tha.

 

Beja muhabet njehere andej nga 2mija me nje te Bankes Boterore. Shiko,thoshte. Bota e qyteteruar qe harxhon miliarda dollare per shkolla, universitete, ndihma sociale per brezin e ri, nje gje e di. Tiranen ollredi e ka rrethuar nje popullsi fshatare qe nuk ka skillse te trasheguara dhe as baze ekonomike qe te perballoje jeten urbane ne kryqytet. Por ajo qe eshte me e keqja eshte se ne keto ambjente po rritet nje brez i ri qe ne vend qe te shkoje ne shkolle e te arsimohet, po kullot bagetine neper kodra, po ben lypesin neper rruge, apo gjysem punetorin e gjysem banditin urban. Po kur brenda dhjete vjetesh, ky grup qe do jene bere adoleshente pa pasur asnje kualifikim arsimor apo teknik per t'u ingranuar ne shoqeri dhe per te bere rroga te mira dhe jo per faj te tyre, do te doje te jetoje si bashkemoshataret e tyre europiane, atehere do te fillojne problemet e verteta te Shqiperise dhe kryesisht te kryeqytetit. Dhe te paret qe do ta paguani do te jeni ju qe keni bere para nderkohe...Dhe ja ku i ke Shkabat e ketij arsimimi. Ja ku jemi edhe ne qe s'deshem me e nda paren me fukarane.

Ndoshta brezi I femijeve te emigranteve mund te kthehen ne shqiperi.kushua Im megjithe te shoqen ne itali kane bere punera nga me te ndryshmet pa  dinjitet do I theshte shkaba.meqe ra fjala qyshkur quhet puna e ndercme ulje dinjiteti?anyway femijet e tij djali punon si inxhinier mekanik per Alitalia,vajza infermiere e larte per nje kardiokirurg.fluent ne italisht anglisht e shqip.te tille ka me mijera ne rradhet e brezit te dyte .if and when investuesit e huaj vendosin te investojne ne shqiperi keta kane per tu kthyer e do ia marrin ne kthese graduateve te kristalit.

PF, shiko si i lexuar qe je, duhet me siguri ta kesh hasur ne hulumtimet e tua, ate teorine e zhvillimit te stadit me te fundit njerezor duke u nisur nga Fertile Crescent.

Dikur Fertile Crescent (Siria, Iraku etj.) kishte klime te bute. Kur klima ne bote filloi te ndryshonte, te behej shume me e nxehte e padurueshme dhe e thate,  I njejti grup fermeresh dhe bujqish mori me vete bagetite dhe filloi te levizte drejt perendimit, drejt Europes.

 Rruges u nda ne dy grupe: nje shkoi te populloje veriun e Europes, tjetra jugun. Ata qe u vendosen ne veri, te pamesuar me motin shume te ftohte, filluan te kuptonin se ne dimer ishte lufte per ekzistence. Keshtu qe filluan te vrisnin mendjen se si ta perpunonin leshin qe merrnin nga bagetite, ne menyre qe te mbijetonin dimrin vdekjeprures. Filluan te vrisnin mendjen si te perpunonin qumeshtin qe ta pinin jo vetem ne behar, por edhe ne dimer, kur ishte acar dhe delet nuk prodhonin aq shume. Filluan te vrisnin mendjen. Filluan te prodhojne aq shume sa mbetej edhe per disa qe e kishin mendjen per shkence dhe kulture. Dhe keto te fundit do ndihmonin ne rritjen e metejshme te prodhimit.

Grupi qe shkoi ne jug, nuk kishte probleme te tilla. Nje lekure dele mbi supe dhe e kalonte dimrin. Qumesht dhe ullinj plot. Nuk kishin problem mbijetese. Nuk e vrisnin mendjen shume. Nuk kishte nevoje te prodhonin shume. Nuk tepronte per njerez te shkences dhe te kultures.

Po kishin nje gje ama, e kalonin jeten ne ajer te paster, buze detit. Coku hidhnin edhe ndonje lopate dhe ne rreze te ullirit. Inteligjente sa ata te veriut nuk i detyronte jeta te beheshin. Po nejse, aq tru sa te dinin se ne ca viti do prodhonte ulliri, i kishin.

Tani imagjino nje grup te trete, ai i shkabave, qe e kalon jeten ne kafene, dhe qe nuk ka as nevoje te marre veshe nga ulliri, se, sic tha miku im Beluli, me siper, sjell taljoni suko plot.

 

Me rekomandim nga Alba, po lexoj librin "The Lexus and the Olive tree" qe ajo e permendi para ca ditesh ne nje koment. Kur ta mbaroj, besoj do te te jem ne gjendje te te jap nje pergjigje me te mire. Mos u merzit se jam akoma tek faqja 18. smiley

Meqe ra llafi, nuk di nese Alba e ka lexu "Nga Beiruti ne Jeruzalem" libri qe me ka bere te bie ne dashuri me Fridmanin.

do ta shkarkoj ne e reader  I cili eshte the chit .po te mban gjithe naten pa gjume e te bejne syte xixa te nesermen .smiley

Mire e paske shpjegu qyteterimin me emigrimin e lopçareve ne Veri dhe Jug te Evropes, vetem se ka nje gje, çfar lloj lopçaresh mberriten ne Greqine e Lashte?

 

Pyetje shume interesante, Heretik.

IMHO, duke qene se greket e lashte kane origjine me direkte me Fertile Crescent, me nje fjale me Assyrianet, Fenicianet etj. ata qe u vendosen ne Greqine e lashte, kishin tre favore:

1. u vendosen ne qindra ishujt e vecuar, te pavarur dhe duhet te konkuronin me ishujt e tjere per te mbijetuar.

2. nga lopcare u kthyen ne tregtare, biles tregtare detare. Domethene nje shkalle me larte se lopcaret.

3. Meqe ishin pasardhes te Fenicianeve, kishin know-how per te krijuar dhe drejtuar nje qytet ( Polis) nje shkalle akoma me larte (plus alfabet per te transferuar dijen midis njeri tjetrit)

 

Te gjitha keto, ne te njejten kohe, kur shoket e tyre qe vendosen te emigronin ne veri, vrisnin mendjen si te mbijetonin. keta te fundit u duhej me shume kohe te superprodhonin qe te mbanin gjalle Polis-in e tyre.

Po kjo ishte gare midis lepurit dhe breshkes.Edhe pse lepuri, mbasi fjeti gjume githe keto shekuj, dhe e humbi garen,  i shet pordhe breshkes qe t'i marre borxh, dhe te beje cfare te doje me te. smiley

Edhe nje pyetje tjeter interesante:

Po lopçaret romake?

 

same thing, my friend, almost.  e njejta origjin, pa ishuj, po nje vije e gjate bregdetare.

Belulo mos harro birat Kruna ....apo ate UZO qe zinte kaullçuk , te importuar nga Tor Mustafaraj .....Ehhhh sa ka çuar ne urgjence ajo UZO e bekuar ....ata qe pinin diçka si biçim me pak ne sasi shkonin dhe pallonin te etur ne shtepi........voila lindi shkaba ....smiley

Shkabe, 

Shkabe pervec se dukesh si idjot naihere, te le pershtypjen se akoma nuk te ka thene njeri puna e mbare. 

Po ku e gje gjith ket siguri te analizosh e pergjithsosh eksperiencat e njerzve pa pasur asnjehere rastin ti perjetosh ato? 

Une jam idjot qe te lexoj ty, e ca me teper qe te komentoj. 

shkaba eshte si puna e FOX News, sa me shume e lexon, aq me shume te ulet IQ-ja.

 

Asht knaqesi me konstatue se ka njerez ne Shqipni qe i bajne llogarite kaq holle , uroj qe te jesh nje shkabe e zakonshme dhe jo dikush me noj agjende tjeter .Ne fakt uroj qe te jesh nen moshen 40 vjec dhe i pa ndikum politikisht p.sh deri ne ate mase sa nje militant i rendomte politik .Ato qe ke thene ti me siper jane plotesisht te verteta , por ama emigrimi ka edhe shume ane te tjera pozitive qe ti nuk i ke ceke.Gjithsesi suksese .

Ti mire bere qe nderhyre. Une s'kisha ndermend te ofendoja njeri. Madje me behet qejfi kur shqiptareve emigrimi i '90 i ka vajtur vaj e jane gjithe dinjitet. 

Gjithe mendimi im, bazohej mbi nje muhabet qe kam bere me nje Gjerman. Kur e pyeta si ja dolen pas luftes se dyte boterore. Ai me shpjegoj se Gjermania u rindertua ndonese u shkaterrua gati 80% e ndertesave pasi shumica e inxhinierve, artikektave, puntoreve dhe inteligjencen gjermane nuk iken jashte vendit. Pati nje vazhdimesi. Sipas tij migrimet nuk kane qene masive pas luftes, dhe pergjithesisht ishin shkenctar ushtarak qe bleheshin nga SHBA per nevoje te Luftes se Ftohte. Por kaq. I gjithe know-how ishte brenda vendit. Ata rivune arkivat, rindertuan shtepite, rivune insitucionet. Gjyshi i tij nje ish-Nazist kishte punuar pa pagese ose me pagesa minimale per te ri-vene ne pune nje fabrike makinash. Dhe kjo kishte sjelle frutat e saj. Ketu iken te gjithe me ububu. S'di qofsha gabuar. Ju i dini me mire.

Debris, gjermani dhe japonezi nuk kane asnje lidhje me pjesen tjeter te botes. Jane entitete kulturore te vecanta domethene, ndaj nuk mund te merren si shembull per popujt e kulturat e tjera. Pse, do pyesesh ti. Nuk e di, do te te pergjigjesha une. 

Them se eshte tek precedenti. Dmth gjermoni e japonezi ka precedente qe ia kane pa hajrin venit te vet, ne mos baba, gjyshi, stergjyshi i vet a i komshiu. Tek ne precedenti (vec hajduteve) niks, tha

Jo vlla jo. Ka te boje me formen e kokes me duket. Atyne ai kallup ju ra, ne na ra ky qe kemi. Kaq. Nuk ndryshohet mo.

Nuk besoj se eshte pune koke individuale, se shqipot perjashta kane bo ne pergjithesi hajer. Eshte problemi tek tufa, aty na 10tet sporti ne. 

Jo mer jo, ate them edhe une. Sistemi qe ato kane ngrit eshte sistem endemik. Puno vetem ne vendet e tyre dhe vetem per interes te vendit te tyre. Eshte pak a shume e kunderta e sistemit cifut, qe punon vetem jashte vendit, po gjithmone ne interes te tij. Por perandori japonez i njef me emra paraardhesit e vet deri ne 5000 vjet tehu. Kurse tek ne Nipi i Ismail Qemalit e kishte emrin Elvis a ku di une si, nipi i Zogut punon daktilografist ne Ministri te jashtme, kurse nipi i Enverit shperndan droge. Kaq se deri te brezi i tret shkojme. Emrin e katragjyshit nuk ka shqiptar qe e di.

Vertet.

gjermanet kishin ne dispozicion popullsi te kualifikuar e cila donte vetem ca kapital fillestar per te rindertuar fabrikat e shkaterruara.inxhinierat gjermane me von braunin ne krie e derguan raketen ne hene.shqiptaret e 90 megjithese shume me arsimuar se ata te 45 prape s'ishin ne ate nivel.

Mua s'me duket sikur shqiptaret e pas '90 ishin me pak te kualifikuar. Shumica qe iken inxhinera, arkitekt, kimist, laborant, inxhiniera nafte, mjek, arkivista, nenpunesa, studiues ishin. Njerez ne punen e tyre ishin, dhe vajten pranuan kushte per dhe me pak ne shumicen e rasteve, vetem per pak para.Para qe po te vazhdonin te benin te njejtat pune qe benin, do i kishin fituar pa patur nevoje te iknin. Them une, por mbase e kam gabim se ndryshe flitej atehere e ndryshe tani.

Pese vjet ka qe e ka mbaruar nje shoku im inxhinierine e paguhet 1200 Euro ne TR. Imagjino te vjetrit e zot. Kane hapur firmat e veta e kane kapur lloj lloj tenderesh e projektesh.

.

shkrimi i Mucit qe solli ballcekani me lart, do ishte mire te sillej si teme me vete.

Nje pjese e madhe shkodranesh shkon ne Mal te Zi per pushimet e veres pasi plazhi me i afert, Velipoja, eshte vertet i pafrekuentueshem. Perpos pisllekut, tymit te qebabtoreve qe kane pushtuar nje pjese te mire te qendres, dhe popullsise se larte plazhiste, tani ne te gjithe bregun (te pakten 60 m e para larg ujit) vendi paguhet per diten. 

Shkon deri ne kufi, plehra gjithandej, gropa neper rruge, dele dhe dhi qe shetisin per shtate pale qejf, nje thatesire depresuese. Kalo kufirin, jeshilllek, pasterti, rruge pa defekte e gropa, lere pastaj dele e dhi qe i shetisin. Ajo qe te le pershtypje me te madhe eshte rregulli dhe njerezit qe e respektojne. Nje bote e tere ndan Shqiperine me Malin e Zi.

Vete shkodranet e bejne kete. Shko po deshe ne Shkoder qe ta shohesh si nga furgoni vervitet plehra. Shko si pihet cigare ne lokale qe te bene me fol me vete. Qejf gjelberimin e komshiut e kane, por te mbajne paster ne vend te vet s'di njeri. 

Sipas Rilindjes deri ne nje vit me pare kishte 1 milion te papune kjo pasi 1.5 milione te tjere kishin ikur.per cfare dinjiteti flet kur njerezit nuk kane pune e strehim?

Eh te kish halla koqe!

E lexoni naihere veten mer? Vertet turp!

Gezuar Pavarsine Kosove! Mos te pafte kurre me e keqja.

Admin, je injorant i pashprese.

1) Nje foto eshte e nje nene qe ka me dite e jave ne kembe me foshnjen ne krahe pasi i kane djegur shtepine, vrare prinderit pleq, perdhunuar motrat dhe pa buk, uje e nen terrorin e luftes merr ne kembe kufirin drejt nje vendi si Shqiperia qe eshte me i varfer se vendi qe po le per te shpetuar koken. Nje vende te cilin as nuk e njeh dhe as nuk ka njeri qe ta njoh e ta pres!

2) Fotoja tjeter eshte e nje prindi qe heq femijet nga shkolla, shet shtepine e bagetine e merr rruget me autobus per ne Gjermani pa ndaluar ne Serbi e as ne Hungari sepse do nje pune me te mire, do para me shume e do te perfitoj nga ndihmat sociale qe jep shteti. Aty ne Gjermani e pret nje strehe e sigurte dhe familjare qe kane aty me vite!

 

 

Jo mo jo, se nuk i kane te 100.000 Kosovaret familjaret ne Hungari. Per me teper nje vend aq racist si ai. Keta kane re pre e mashtrimit qe sa te vene do i kene te gjitha te shtruara, e te tilla fjale po dalin dhe ne Tirane. Mos mendo se ishte aksidentale qe para disa javesh desh u nisen nga Vlora 5 autobuz. Eshte perhapur llaf i madh neper shqiptar qe po arrite deri ne Gjermani te japin letra.

Nga sa shohim VV ka dhene urdher komunave ku ka fituar, te mos festohet pavaresia e Kosoves.

Ne parlamentin e Kosoves sot ne seancen solemne,mungonin Lista serbe dhe VV turkoshqiptare.

Sic kane nisur keta te VV me ndalime festash si Viti i Ri apo Pavaresia,do te ngelet Kosova vetem me festen e Bajramit dhe te Ramazanit.
 

Nga një përrua që ka emrin “Kosovë”, një prift nga Argjentina, me prejardhje shqiptare, ka bërë një urim të veçantë për shtatë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Urime për të gjithë vëllezërit e mi dhe motrat e shqiptarëve të Kosovës, sidomos pasi shumë miq kam atje në ditën e Pavarësisë së Kosovës së lavdishme, të gjithë ju jeni në zemrën time. Kosova një popull dje, sot dhe përgjithmonë shkatrroi zinxhirët e robërisë. Të gjithë shqiptarët, në qoftë se ne jemi të bashkuar, kemi më ndërtuar Kombin e Madh dhe shtetin që quhët Shqipëria. Vetëm ajo Shqipëra ka atë që na bashkon, që na integron. Çeshtja e Popullit të Shenjtë Shqiptar, nese shtyhet,vazhdon përndjekja, populli nuk papërmbahet, e kuqe dhe zi , në vazhdim në një ulërimë te madhe do të brohorit: Rroft Kosova!!! Rroft Kombi Shqiptarë!!! Rroft sa malet e Shqiperise!!!Shqipëria!!!Rroftë popullit shqiptar më lavdi përgjithmonë!!! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë. Kryepeshkop +Aleksander”.

 

http://www.telegrafi.com/lajme/nje-urim-...

Vetem cifutet mesuan nga dhimbja, lufta, shfarosja , terrori, masakrat.

Me sa duket rraca jone ka elemente molekulash qe nxisin prodhimin e robit , sa me shume vuan, aq me kriminel idiot kafshe behet.

Njerzit skane buke te hane , still, 2015 Shqiperi Kosove 

Kur krijuan shtetin e Izraeili cifutet si gjithe bota, xhanem, u terhoqen nga ideja e socializmit dhe krijuan koperativa ku mund te punonin se bashku me arabet...

Kushedi se pse hoqen dore nga i model dhe jane sot nje nder vendet ku individet gezojne me shume liri ne faqen e planetit.

Liria ekonomike sjell inovacion. Inovacioni zhvillim, permiresim, dhe keto rritje ekonomike. Rrijt aekonomike porpseritet, mbrojtje nga agresoret etj...

Nje link: http://volokh.com/2010/01/26/formerly-so...

pavaresia e kosoves ka kuptim vetem si shkeputje e kesaj krahine shqiptare nga serbia.  

shqiptaret ne kosove  dhe kudo e kane diten e pavaresise,28 nendorin e 1912-s.

vetem halilmatoshet dhe serbofilet qe duan shkeputjen e kesaj krahine shqiptare nga shqiperia gezojne per kete feste dhe per ''kombin'' artificial.

feste kombetare duhet te shpallet dita qe keto troje do i bashkohen shqiperise.

 

Dite pa futur ne Peshk, klikoj dhe shoh cicen e nje nene kosovare qe ushqen foshnjen si nje peshk-reklame per te ushqyer peshqit per...wait for it...pervjetorin e pavarsise se Kosoves.

Jallah admin jallah, mos e pi qe me sabah rakine...

Fotoja dhe lajmi djema, eshte nga agjensi lajmesh te huaja, jo nga admini qe i postoi ketu. Natyrisht qe ka ndryshim ndermjet dy eksodeve, athere ne 1999 iknin nga dhuna dhe terrori serb, ndersa tani ikin (shum pak) per arsye ekonomike dhe per shkak se mungojne politikat e socialit. 

Muaj pa futur ne peshk une xhibo.  Por ti e shikon cdo gje ne planin seksual. smiley Let's relax a bit and see them differently.

Te dyja fotot, megjithese mund te jene nxjerre nga fotografi dhe/ose publikuar nga admini ketu ne menyre "te pafajshme", jane ne fakt,  shume domethenese, gati - gati poetike.

Ne te paren, nje nene, simboli i nje qenie qe jep jete, me koken lart,  qe largohet me nje femije qe po e ushqen nga gjiri i saj. Eksodi i asaj kohe u be shkas qe te lindte Kosova. Eksodi i perfaqsuar nga ajo nene, po ushqen nje shtet te ri.

Ne te dyten, nje burre qe largohet me nje femije me fytyre te mbuluar, vete me kapuc ne koke me koken poshte duke lene pas fusha te gjera dhe pjellore. Turp e faqja e zeze!

Ne te paren nje Kosove qe mezi pret te ushqehet dhe te rritet. Ne te dyten nje Kosove e rrembyer qe ka frike te tregoje fytyren e saj ...

Bravo admin!!!

p.s. nje foto flet 1000 fjale. dy foto x . E kam harruar rregullin e preshit.

Sot Kosoven e drejtojne derra! Jemi vertet fakire ne shtetformim, dhe faj per ket kemi edhe ne qe rrime me shume jashte se brenda. 

Mos te arrijne te thone qe ishim me mire nen Serbi, kjo do jete disfata me e madhe e te gjitha luftrave te bera per liri.

Ska Shqiperi pa Kosove dhe duhet bashkimi pa asnje medyshje dhe parlamenti i perbashket duhet ngritur ne Mitrovice.

shtate vjeqe rrezikon te mbetet perhera, nese kosova nuk fillon te ndihet shtet me institucionet e saj burokratike, qe ngadale te dale nga 7 vjet protektorat de fakto, duhet te faktorizohet, cmimi qe duhej paguar perendimit eshte paguar.

nje pjese e kosovarve duken te ndergjegjshem mbi ate qe dueht bere ne te ardhmen, ka optimizem, duhet vetem veprim, boll me te berit pjese e projektimit ne endren evropiane te multikultit, bashkeekzistences  etj, sic e thote ne kete interviste ene kulturalisti marksistsmiley. Kosova duhet te filloje te ekzistoje si shtet.

Fati konkret i Shqiptareve si cdo Popull ne Bote ..Mungesa e Trashegimise por  Nje Udheheqje per Vendin dhe nje Popull qe e beson dhe e ndjek . Udheheqja nuk e VJEDH dhe Shet per kurveri .

E tregoi pas 44 ne te gjith aspektet qe me mijra dilnin jashte dhe ...asnje nuk qendronte. Fjala e urte qe mbizoteronte Guri rende ne vend te vet e shoqeruar edhe me Vargje prej emigranteve me karakter Shqipetar jo te pllenuar prej  lloj- lloj mbeturinave te Pushtuesve a Migrimeve natyrore.

" Ku me duket mjalta me e embel se mjalta . Ne Shqiperi "

U qeruan mjaft FERRA e Shpendra ..mbeten prap ne nje Popull qe nuk harriti te krijonte nje Tradite por u  Sulmua dhe Pushtua nga

Fat i keq i shqiptareve si cdo popull ..Mungesa e trashegimise dhe nje Udheheqje Kriminale e Hajdute ne cdo Formacion te saj pas 92 . Sot kane mbush ambiente InteliDjente me Pordhe te kalbezuara prej qindra vjetesh qe i quajne Teori .

Shpjeguese .Trashegimi = pasuri e cdo karakteri Njerzore , Natyrore dhe Monetare. Psh nje shtet qe Pushtoi Europen Disa here ..permendet ketu qe nuk emigroi .si Gjermania smiley Psh  Turqit .Nje Porte Xhamie 50 ton AR

Lehni Laro Kaba .

Kosava me durim . Urime dhe besim Nuk ka  rruge te lehte .Pervoja se cfare i bene shqiperise pas 92 Antishqiptaret me te Ndyre Historikisht te ketij Populli duhet te jete si Flamur per ta

Edhe njehere Urime  . Xhibi u cfaq bile dhe me mejtime smiley

Per te dy Popujt ka vetem Nje Rrugezgjidhje .

Perjashtoni nga vendi Juaj me cdo menyre lehesit InteliDjente qe bejne Teori me ...se Usa , se Gjermania , se Izraeli , se Serbia , se europa etj etj ...dhe Beni hapa Praktike .

Mos dekoroni se Vlerat ( tm Gjembi ) si Dordoleci Nishani , zjarrevenesit e Shkodres ne 91 . As te vetquajturit " te presekutuar ". Mos u genjeni me lengezime .Vuajtjet shperblehen .Hiqini nga skena  dengelaxhijte . As Ramushet . Kategoria e Ramushit beri MIRE detyren per kohen dhe aq. Koha u ka ikur dhe  ne u rikthefte marrin perparesi . 

Dekoroni ata qe ndertojne HEC-e , Ujsjellsa dhe bejne Kanalizime, Mesojne e Mjekojne Popullin ..ne se desheroni qe pas koheve te perdorni se Gjermania zotrie .

Ca me teper pervoja e jone pas 90 me daljen ne skene te ULURIMSAVE te Berishes le ti sherbeje cdo populli ne BOTE , per te mbajtur Larg Udheheqes qe kane shenjen e Pare te Kryemashtruseve dhe Zjarrvenesve.

Ka dhe me , po do pres Xhibin se mund te kete mejtim tjeter smiley

tek ne Nipi i Ismail Qemalit e kishte emrin Elvis a ku di une si, nipi i Zogut punon daktilografist ne Ministri te jashtme, kurse nipi i Enverit shperndan droge. Kaq se deri te brezi i tret shkojme. Emrin e katragjyshit nuk ka shqiptar qe e di.

PF 

Qarqe te errta punojne qe Kosova te duket sikur nuk eshte shtet ... ne te vertete po ndodh e kunderta! 

Jane politika shume te pastra dhe te forta antishqiptare qe shqiptari i thjeshte  mos ta di se si quhet katragjyshi i tij !!!!

Ke te drejte shkaba, eshte rritur nje brez ne shqiperi qe as nuk i shkon ne mendje te bej dicka te tille..por jo se nuk i pelqen te largohet,ne fakt i pelqen e enderon njesoj si brezi para tyre qe te largohet sa me pare,vetem se nuk kane shpirt sakrifice..nuk kane as per aty e as per ketej,e kote qe i bie rotull e perpiqesh te sjellesh  ketu moden e justifikimit qe mbizotron ne ate brez pordhacesh me diplome!! E thene shqip : duan por nuk ua mban..ja kjo eshte !! E nese brezi i 90 shkoi per emigrim Gjermani,Itali,Greqi,USA apo Angli e vende te tjera perendimore,ky brez apo femijet e tyre kane per te perfunduar argate ne Poloni  Rumani e Bullgari nese vazhdohet keshtu !!

Arb, emigrimi nuk eshte si dikur kur merrje 1000 dollare ne muaj e ne Shqiperi jetonin me 30 dollare ne muaj, dhe ti vije si super pasanik po te kishe 200 dollare ne xhep dhe shiheshe me adhurim. Iku ajo kohe. Ky eshte ndryshimi i pare qe e anashkalojne te gjithe.

Po, edhe sot njerezit duan te ikin. Edhe une do te ikja. Por do te ikja vetem po te kisha nje shtepi timen ne vendin ku te shkoja, ose mundesi per te hapur nje biznes, ose po te me ofrohej nje pune e nje niveli te larte qe ma njeh diplomen dhe pervojen pa e nisur shkollen nga e para, sic eshte rasti i gjermanise qe po merr mjeket tone nga bangat e shkolles.

Por per t'ia nisur nga e para me pune te rastit me page minimale, me te cilat thjesht te lash qirane e te paguash taksa, vetem per te thene qe ike, nuk ia vlen me si atehere. Nuk ia vlen te ndahesh nga familja e te behesh shtrese me e ulet e shoqerise per nje rroge minimale. Flas per ata qe e kane krijuar nje vend me zanatin e vet, jo ata qe s'kane cfare humbin. 

Kjo s'do te thote qe ata qe iken atehere bene gabim. Do te thote qe te sotmit s'duhet ta shohin emigrimin si zgjidhje, sepse s'eshte aq zgjidhje sa c'ishte atehere. Dhe jeta ne nje vend pa prinder e pa te njohur te bezdisshem, nuk eshte si e personazheve te "Friends". Kjo eshte e verteta dhe as nuk e sajoj une, as nuk e them per inat te ndokujt. Ketu robt inatosen per kete te vertete. Problemi i tyre smiley

Asnje nga kto fjalet qe ke thene nuk te bie poshte .

Ti fol per veten tende e jo per te tjeret! Ti mbase e ke ne rregull,e nuk leviz pa tapet te kuq,mos mer persiper te flasesh ne emer te asnje brezi,je pjese e pakices,shumica perjeton varferi ne te gjitha aspektet,matriale e shpirterore.Varferia eshte problemi me i madh i shqiptarve kudo ku ndodhen,nuk di pse e si ka mundesi qe nuk do ta shohesh,ndoshta sepse je pjese e pakices,mire mbetsh! Emigrojne anglezet.italianet,greket,spanjollet e plot te tjere..ne dhoma me banjo te perbashket i kam ketej,nga 12 ore ne pune si pjatalares..e nuk bejne pordhe,por keshtu eshte..e ke te kote,nuk mundesh te kuptosh !!

Por do te ikja vetem po te kisha nje shtepi timen ne vendin ku te shkoja, ose mundesi per te hapur nje biznes, ose po te me ofrohej nje pune e nje niveli te larte qe ma njeh diplomen dhe pervojen pa e nisur shkollen nga e para

Ky eshte ndryshimi midis atyre qe paten guximin me mar rrugen e emigrimit dhe leprave si puna jote. Ata sot jane me shpia, biznese, pune te nivelit te larte etc, etc. Kurse lepra si puna jote vazhdojne me kengen "po te kisha e po te isha".  

woulda coulda shoulda smiley

"Bizneset" e shumices jane nje murator usta e dy punetore qe deklarojne punen ne shtet dhe i vene nje emer "firmes" per efekt taksash. Printojne ndonje kartevizite e hapin ndonje website falas, dhe e quajne "biznes". S'ka vend fare per krahasim, sepse, sic thashe, nuk ia vlen t'ia nisesh nga e para me vite te tera pune te rendomta e me page minimale, per te arritur aq, nese ne Shqiperi ke cfare humb. Nese s'ke cfare humb, eshte pune tjeter. Por shumica kane humbur gjera vertet me vlere ne Shqiperi per te ngecur ne nje shtrese shoqerore shume me te ulet se ajo qe do te kishin ketu.

 Dhe jeta ne nje vend pa prinder e pa te njohur te bezdisshem, nuk eshte si e personazheve te "Friends". Kjo eshte e verteta dhe as nuk e sajoj une, as nuk e them per inat te ndokujt. Ketu robt inatosen per kete te vertete. Problemi i tyre  [smiley]

Kjo dihet Einstein.asnje nga kurbetcinjte nuk e ka mohuar.ne jete gjithmone ka nje trade off e nuk ka zgjidhje perfekte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).