Në një intervistë për televizionin ABC News, kreu i shtetit tha se Visar Zhiti nuk është i duhuri për në Vatikan. Këtë, Nishani e argumentoi me faktin se sipas kreut të shtetit, Zhiti u nxitua kur foli për inkuzicion nga kisha.

Zoti President, politika është përfshirë në një debat dhe ju jeni në qendër të këtij debati lidhur me emërimin e ambasadorëve, lidhur me ligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm. Ka pasur reagime me kandidaturën e Visar Zhitit, të cilin qeveria e ka propozuar Ambasador në Vatikan. Cili do të ishte komenti juaj? Ju e keni dhënë një sqarim në konferencën e fundit për shtyp që nuk e keni me emrin e zotit Zhiti, por e keni me mungesën e konsultimeve nga ana e qeverisë, ndërkohë që Ministri i Jashtëm e interpreton Kushtetutën se nuk është i domosdoshëm konsultimi. Jemi në një rast analog me rastin e emërimit të ministrave. Si Kryetar i Shtetit dhe si President i Republikës cili është komenti juaj lidhur me gjithë këto zhvillime: me Shërbimin e Jashtëm dhe me çështjen e ambasadorëve?

Presidenti Nishani: Qëndrimi im ka qenë konstant dhe i pandryshueshëm, gjithmonë referuar më së pari respektit ndaj Kushtetutës, respektit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, respektit ndaj ligjit, por edhe në interes të zgjidhjet të çështjeve shtetërore, në interes jo thjesht të një individi të caktuar, kushdo qoftë ai, dhe pavarësisht pozicionit që ka në hierarkinë shtetërore, por në respekt të integritetit dhe të përmbushjes së misionit të shtetit shqiptar. Kështu që, dhe në rastin e dekretimit të ambasadorëve kam një qëndrim të pandryshueshëm në këtë rast, përsa kohë përfaqësoj Institucionin e Presidentit të Republikës, që pavarësisht se në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar qeverisë shqiptare që të gjitha propozimet për ambasadorë, të cilët përfaqësojnë shtetin shqiptar janë emërtesë e Kreut të Shtetit shqiptar, duhet të konsultohen paraprakisht me qëllim që gjatë kësaj konsulte të shmangen problematika që mund të shfaqen me një kandidaturë apo me një tjetër dhe mbi të gjitha, për të rakorduar dhe konkluduar se cilat janë kriteret, cilat janë veçoritë dhe aftësitë e një individi të caktuar, cilat janë mundësitë që reflekton një individ i caktuar për të shërbyer në një shtet të caktuar në interes të përmbushjes së çështjeve tona kombëtare, në interes të përmbushjes së objektivave të shtetit shqiptar dhe në interes të rritjes së miqësisë dhe forcimit të marrëdhënieve me shtetet ku shkojnë për të shërbyer. Pra, nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të Presidentit të Republikës në mbrojtje të çka përcakton Kushtetuta e vendit, në ruajtje të standardeve që kemi arritur dhe natyrisht në mbrojtje të dinjitetit dhe interesit të shtetit shqiptar dhe kjo është e pandryshueshme. Fakti që qeveria shqiptare ka vijuar edhe në rastin e fundit me një grup propozimesh të sjella në Institucionin e Presidentit për dekretim në injorim tërësisht të këtyre kërkesave të përsëritura dhe të frymës së Kushtetutës dhe detyrimit të tyre, Presidenti i Republikës tashmë nuk mund të tolerojë më qëndrime të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, shkojnë në një praktikë dhe platformë të injorimit dhe të mosrespektit të Institucionit të Presidentit të Republikës, i cili mbetet Kreu i Shtetit shqiptar.

A mund të themi që zoti Zhiti nuk do të shkojë si Ambasador në Vatikan? Ka pasur një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme ku pati një propozim unanim të politikës që të mos refuzohet kjo kandidaturë.

Unë e kam shprehur dhe herë të tjera: Nuk ka të bëjë aspak me emrin e zotit Zhiti. Zoti Zhiti dhe tre-katër kandidatura të tjera, sepse nuk është vetëm ajo e zotit Zhiti, por janë disa kandidatura, kanë ardhur tek Presidenti i Republikës pa u konsultuar, pa marrë mendime përse secili prej tyre duhet të jetë ambasador në një vend të caktuar, cilat janë karakteristikat që ata kanë, cilat janë avantazhet që ata kanë për ta përmbushur misionin e tyre me sukses. Pra, ky mbetet objektivi kryesor i asaj që unë i kam cilësuar si konsulta. Për më tepër që është Presidenti i Republikës ai që i emëron ambasadorët e Shqipërisë në vendet e tjera. Qëndrimi i Komisionit të Jashtëm është një qëndrim legjitim, në mbështetje të të drejtës së tij. Deputetët tërësisht janë në të drejtën e tyre për të vendosur, për të gjykuar. Natyrisht, kompetenca e emërimit është e Presidentit të Republikës. Në gjykimin e deputetëve shumë gjëra edhe unë i ndaj me ta, në disa të tjera kam pikëpamje të ndryshme. Unë e quaj jokorrekte që një kandidat për ambasador në Vatikan të shprehet publikisht duke e konsideruar Kishën si inkuizitore. Ky është një qëndrim, i cili mund të krijojë një keqkuptim në raportet e Shqipërisë me Vatikanin. Unë mendoj që raportet e respektit reciprok të Shqipërisë me të gjitha vendet duhet të jenë mjaft të kujdesshme dhe të vlerësueshme, veçanërisht në rastin e Vatikanit, duke mos harruar që në tërësi Vatikani ka një karakteristikë shumë më të veçantë me të gjitha vendet e tjera, është i pakrahasueshëm me vendet e tjera. Shteti i Vatikanit nuk është një Republikë, as parlamentare dhe as presidenciale. Shteti i Vatikanit nuk është as një Monarki. Shteti i Vatikanit është një Seli e Shenjtë, për më tepër që ka qenë pranë shqiptarëve në momente shumë të rëndësishme të historisë sonë duke dhënë një ndihmesë të paçmuar në daljen e Shqipërisë nga sistemi i tmerrshëm i komunizmit. Mos harrojmë që para pak kohësh Papa Françesku e njoftoi publikisht vizitën e tij në Shqipëri në një moment kur diskutohej statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe ishte një moment ku kishte mjaft vende skeptike për të vlerësuar Shqipërinë si një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe mesazhi i Papa Françeskut ishte një mesazh, i cili u pasua me adresime të drejtpërdrejta të tij duke i konsideruar Shqipërinë dhe shqiptarët si një pjesë të rëndësishme të kulturës evropiane. Të mos harrojmë që para pak kohësh Papa Françesku ftoi dhe priti në Vatikan Presidenten e Kosovës, një mesazh shumë i qartë politik në respekt të të drejtave të vetëvendosjes së popullit në Kosovë.

Unë besoj që shteti shqiptar, në tërësi dhe në veçanti, dhe pikërisht edhe për këto qëndrime miqësore, mbështetëse që Vatikani ka ofruar gjatë gjithë historisë Shqipërisë dhe shqiptarëve meriton që ne të trajtojmë një respekt të veçantë në sjelljen tonë diplomatike, në sjelljen tonë institucionale dhe shtetërore. Gjithsesi çështja e debatit natyrisht është një çështje që u takon individëve dhe unë si President nuk mund të futem. Mund të garantoj që shteti shqiptar është një shtet laik. Laicitetin e shtetit shqiptar nuk mund dhe nuk do ta cenojë kurrkush, por nga ana tjetër Shqipëria nuk është një vend ateist, për më tepër që ateizmi shqiptar është provuar në të shkuarën si një platformë me probleme dhe me pasoja shumë të rënda për të gjitha besimet, për të gjithë qytetarët shqiptarë në tërësi, për jetën, liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Rastin e ambasadorëve unë natyrisht do ta trajtoj në mënyrë korrekte, të drejtë, të gjithë njësoj, në respekt të së drejtës sime kushtetuese dhe mbi të gjitha në të drejtën e mbrojtjes së imazhit të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës që përfaqëson çdo qytetar të këtij vendi dhe interesit të shtetit. Interesi i shtetit është mbi gjithçka.

Ligji për shërbimin diplomatik po diskutohet në komisionet parlamentare. A do të sugjeronit që të përfshihej specifikisht dhe çështja e konsultimit apo do të prisni momentin e shprehjes suaj me dekret për këtë ligj kurdo që ai të vijë tek ju?

Çështjen e konsultës e ka përcaktuar Kushtetuta. Çështjen e konsultës ia ka dhënë të drejtën e kërkesës Presidentit që në momentin kur emërtesa e ambasadorëve i është lënë Presidentit të Republikës. Çështja e konsultës është pikërisht për të shmangur problematika të tilla. Nëse do të kishte pasur një konsultë edhe për rastin më të fundit që është diskutuar në Komisionin e Jashtëm parlamentar, do t’i kisha sugjeruar dhe do të vazhdojë t’i sugjeroj qeverisë që nisur nga vlerat që ka zoti Zhiti si një njeri i kulturës, si një qytetar i devotshëm i vendit, si një intelektual mund të emërohej dhe mund të emërohet ambasador në Itali; Konsull i Përgjithshëm në Milano; mund të emërohet Ambasador në Francë si një vend i kulturës dhe kur gjithmonë jemi përfaqësuar nga njerëz të artit dhe kulturës. Pra, synimi dhe qëllimi i realizimit të këtyre konsultave ka qenë dhe kjo mbetet, të diskutohen vlerat individuale dhe ato në përshtatje me karakteristikat dhe veçoritë që ka një vend i caktuar nga një vend tjetër në raport me interesat që ka Shqipëria, ato kombëtare, ato shtetërore dhe interesin e përgjithshëm që është forcimi dhe çuarja përpara e zhvillimeve dhe marrëdhënieve me shtete të ndryshme. Ligji është një çështje që i përket Kuvendit, por mbi gjithçka mbizotëron Kushtetuta dhe Kushtetuta është mjaft e qartë kështu që nuk ka vend për dyzime në zbatimin e Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës.

Zoti President, ky ishte aktualiteti, megjithatë ditën e djeshme Tirana u trondit nga tre shpërthime që dyshohet të jenë të lidhura më njëri-tjetrin, një prej të cilëve ishte pikërisht në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm. Zoti Tahiri e ka quajtur si sulm ndaj tij, jo ndaj familjarëve të tij, si një akt terrorist, edhe mazhoranca të tillë e ka konsideruar. Keni pasur një reagim dhe ju lidhur me këtë çështje gjatë ditës së djeshme. Çfarë do t’i shtonit asaj që ju keni shprehur? Si e konsideroni ndodhinë e tre shpërthimeve në Tiranë dhe lidhur me këtë situatë kur qeveria theksoi që vjen si përgjigje e luftës së saj kundër krimit, kundër trafikantëve të drogës?

Unë e ripërsëris qëndrimin tim të dënimit me ashpërsi të atyre akteve kriminale, akte të cilat mund të drejtohen ndaj çdo qytetari. Të gjithë qytetarët janë të barabartë për t’u mbrojtur dhe për të pasur garancinë e sigurisë. Lufta ndaj krimit të organizuar është një prioritet shumë i madh. Unë kam shprehur dhe shqetësime të herëpashershme për agresivitetin që ka shfaqur krimi, veçanërisht ai i organizuar, kohët e fundit në Shqipëri dhe pikërisht kjo është arsyeja që vazhdoj të inkurajoj dhe të mbështes maksimalisht të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit për bashkëpunim, bashkërendim dhe për punë profesionale. Të largohen tërësisht nga ngarkesat politike dhe ngarkesa politike duhet të largohet dhe të mos interferojë në punën e agjencive të zbatimit të ligjit. Politikanët duhet të bëjnë detyrat e tyre në hartimin e politikave, të cilat i përshtaten përballjes me sukses të sfidave që duhet të bëjnë më pas agjencitë e zbatimit të ligjit, profesionistët, në bashkëpunim me partnerët. Shoh që beteja me krimin e organizuar do të jetë një betejë e gjatë në Shqipëri, por unë jam optimist që ajo do të jetë një betejë e fituar nga shteti, do të jetë një betejë e fituar nga qytetarët shqiptarë, do të jetë një betejë e fituar nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në këtë rast si President i Republikës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen time maksimale institucionale dhe individuale të eksperiencës sime, të qëndrimeve të mia publike dhe politike si institucion në mbështetje të të gjithë këtij angazhimi të profesionistëve, të bashkëpunimit të tyre me partnerët dhe të rritjes së garancisë dhe sigurisë së jetës për çdo qytetar.

79 Komente

+ Gjemb .

Po nuk eshte ndonje merite e madhe te ballafaqosh nje Handikapat mendor e Fizik si dordoleci Nishani me titull te modh "O lele odeta " . Eshte i mbyllur ai Kapitull qe me emrimin e tij nga sali Qenef berisha ne ate post .

Po ky pse nuk emron Jozefinen si katolike ne Vatikan . Apo nuk ka dhe gliuhen e Pater ( at ) Fishtes

Kujtojne se eshte Shqiperi kudo, qe thua ca te duash ben interesat e huaja, ne mes te dites si me deklarata si me vepra dhe ste thote gje njeri. Ka shtylle kurrizore bota, ti ve kembet ne nje kepuce.

Mire, e morem vesh. Ndreca ishte me katolik se c'duhet, Zhiti s'eshte katolik si duhet, Nishani eshte me katolik se Papa (tm gjembi.)  Por meqe Presidenti ka permendur Kushtetuten tete here ne interviste:

referuar më së pari respektit ndaj Kushtetutës

nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të Presidentit të Republikës në mbrojtje të çka përcakton Kushtetuta

të frymës së Kushtetutës dhe detyrimit të tyre

në kundërshtim me frymën e Kushtetutës

Çështjen e konsultës e ka përcaktuar Kushtetuta.

mbi gjithçka mbizotëron Kushtetuta dhe Kushtetuta është mjaft e qartë kështu që nuk ka vend për dyzime në zbatimin e Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës.

 

C'thote Kushtetuta?

Neni 92

dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

Kaq thote.  Asgje me shume, asgje me pak.  

Me ne fund po dalin shenja e para te shtet-venies dhe mendesiste pro-shtet. Bravo President qe kerkon zbatimin dhe respektimin e lgijti themeltar te Rep Shqiptare.

Qente le te lehin, karvani shkon perpara. Pro-shtet, pro-president. Ky e ka fjalen e fundit pro-Kushtetute

[Vetem pro sot!]

Dmth nqs Kryeministri propozon Zhitin per ambasador ne Vatikan, kandidature te cilen si rralle here e mbeshtet edhe opozita, pra ka nje mbeshtetje nga palet politike, por le te themi edhe opinioni publik, atehere Presidenti cilin shtet po mbron?  Dhe pse/si/qysh po lufton shtetin shqiptar Zhiti qe po e mbron Presidenti?

Ooo motra nuk eshte problemi te ky dhe ai, problemi eshte se eshte motra e aleksander frangajt ne ate messmiley kaq e fjesht

Presidenti eshte pro-shtet meqe shteti dhe Kushtetuta do/thote qe "emerimet" behen nga Presidenti. Propozimet jane pa kufi...

Kete thote Kushtetuta. smiley

 Lishoni nuk duhet ta dekretoje kete Zhitin per nje arsye dhe nje te vetme; ketij i vjen turp qe eshte myslimon! 

Per nje pjate gjelle ne Vatikan! 

 

 

myslymonlliku yn turp osht, o Mrrok. me e thon sak tashti. pavarsisht nga ajo pjata gjelles.

Joooo! 

Kurre turp! 

Turp une nga gjyshnit dhe stergjyshnit e mi?

Te gjithe myslimone te gjithe xerro praktikante! 

Asihere! 

jo, ti (edhe un bashk me ty) munet mos me na ardh turp, por qe myslimanizmi yn osht turp, un ket nuk e kom per diskutim hic. smiley

Po ky eshte turpi, te jesh myslimon (ose i krishtere, dhe çdo lloj syfeti tjeter) dhe te jesh xerro praktikant, biles edhe ateist.

Dhe jo vetem turp, por edhe krim, sepse ky lloj turpi eshte eshte origjina e fashizmit, dhe e komunizmit (katokomunizmit, por edhe protestant-komunizmit).

 

+111

ne fakt esht me keq se turp. ca ka me keq se turp? Nj'ashtu osht.

para nja nji jave lexova nji shkrim (anglisht) per betejen e albulenes. me beso qe jom skuq deri ne rronjt e flokeve. prej turpit.

Me keq se turpi eshte gomorlliku, meqe ti i ve rendesi te modhe intelektit dhe profesoreve me mjeker.

 

Jo jo s'ta pranoj! 

Me habi t'modhe biles! 

E lejme k'tu! 

P.s. 

A ke fmi? 

kom.

pergjgjen e ke posht.

je komplet out ne ate qe po them un.

po te me kesh lexu, rrezik dal me krenar se ti per baben e gjyshnit smiley

cheers.

Un as qe ve ne diskutim gjykimin qe duhet t'i besh babas, gjyshit dhe stergjysherve. Pune qe nuk behet.

Por fakti eshte se pranimi i fese si guacke bosh pa thelbin e besimit, eshte me nje mije perqind e vertetuar se eshte shkak zanafillor i totalitarizmit.

Qe ti nuk e pranon, dhe shumekush çuna per s'mari, kjo eshte nje prove tjeter qe kjo eshte e vertete.

 

Ne fakt Emo, nuk jam dakort me ty ketu. Myslimanizmi si fe ne vetvete nuk eshte as me e mire as me e keqe se Kristianizmi apo judaizmi. Sporti dhihet kur flasim per shtet islamik, domethene kur modelet e jetes urbane te vitit 600 ose -120 perpiqen te aplikohen si model urban ne boten e vitit 2015 dhe kur sistemi politik demokratik secular perpiqet te zevendesohet me ate fetar. Ketu edhe une te godas. Pa a agjero per dite premte apo dite shtune; a e fshi sumen me leter apo e la me kokme nuk me hyn ne pune fare.

u vum ne prove, e lujtem fene* per komformizem (si boshnjaket), u bom servile te te hujit, konsekuencat i vu sot dhe ke per t'i vujt edhe mas 200 vjetesh.

nqse nuk osht turp servil-lliku, tjeter muhabet.

nuk me intereson fare islami a krishterlliku, se per mu feja eshte bullshiti me i modh i njerzimit deri me sot. me intereson integriteti yn i shkerdhym.

kaq, se s'di pse u tepru ky muhabet.

*imagjino, jemi mbase i vetmi popull qe e ka kete shprehje ne kuptimin qe e di ti: "i lujtem fene".

Ai eshte tjeter muhabet. Te njejten ndjenje kisha dhe une kur lexoja "Kapedan Mihalin" e Kazanzaqis. E po te mos tundet greku e te dhitemi ne breke ne!!!

nuk e thashe kot at muhabetin me Albulene. aty e kupton pse eshte Skenderbeu hero kombetar, pse kpucet e tj nuk i mbushnin dot as Ali pasha, as Bushatllinjte.

Kujtun se puna e Skenderbeut dhe e Arbrit aq e pat, se turku i mori mbare gjithe ca ishte ne fushe. Edhe keta pistervickat e Europes kaurrke po boheshin gati me iu pershtat realitetit te ri. E tradhtun edhe te vetet. Moisi e Hamza and Co. Iku pune e ketij, thane. Turku kishte 80,000 asqer. Ky aty te 8,000. Ajo e famshmja Lidhje e Lezhes, u zhderdhit, u dhjene ne breke me nder princat liliput. 

Aty, against all odds, iu kthy ky Perendiu yne, se Pereni esht, se nuk shpjegohet ndryshe, edhe ua kenoi kulufruthin ne Albulene. Erdhen si minj te lag kta qe e kishin tradhtu, Europa e ktheu pllaken periher, turku u bo "me i arsyeshem" - ajt bojm paqe per ca vjet, se e kishim me tallje, i tha... edhe ata te Lidhjes, princat e veckel arber, i thane O Skender, o baba, hajde prap se beme shaka.

Ky milet jemi. Dhe prandaj eshte stumbullari i kombit ai, edhe pse kta kelyshat islamik i bejne shurren dhe i gjujne me shpulla bustit sot.

Edhe prandaj me vjen TURP!

Nuk e kuptoj se si anashkalohet ky elemnti i dhunes. 500 vjet!!!

Duhet te kemi parasysh thelbin e besimeve , kur rrekemi ti trajtojme mbi baza krahesuese kukturore.Islamizmi, si fe e Profetit Muhamed, eshte e gjitha e bazuar mbi thirrjet Cifuto- Kristiane, te perpunuara prej filozofeve te orientit .Ju lutem lexoni Nolin se e ka qare figuren e Muhamedit ...! 

Jaaa ekstremizmi edhe ketu. Une ndihem myslimane dhe s'me duket turp psh. Turp eshte te besh turpe

O mrroklle njeriu eshte ashtu si ndihet, ky ndoshta nuk ndihet mysliman. Si eshte ai llafi me kulete dhe besim ne zemer?

Ndjehu si te duash shpirt i vellait! Behu cfare te duash! 

Por kur te vjen turp per tespijet e gjyshit dhe kujtimet e babes qe merrte petka te reja per Bajram, une nuk te kam qejf. 

Dhe sa te kem mundesine te fus shkopa ne rrota!

Eshte gjynah, per at Zot (qe s'e besoj hic) .

hej, pa dash me ju fut ne muhabet, ma boj hallall ket nderhyrje vetem: ti s'je tu m'kuptu hic mu. ti je tu perzi baben e gjyshin ne ket muhabet, Mrrok.

e funit kjo. smiley

peace out.

Eh keto detaje nuk i dija, flas vetem ne veten e pare se une jam e brezit qe u rrita pa degjuar fjalen Zot ne shtepi dhe fillova te kerkoj vete njehere me bibel e kishe, e pastaj me krahun ku jam( perseri pa mu ngaterruar njeri ne ato qe zgjidhja e pa ju ngaterruar une kalamajve te mi ne keto ceshtje) eshte shume personale. Turpi nga origjina nuk eshte i bukur gjithesesi

Turpi nga origjina nuk eshte i bukur gjithesesi

smiley

smiley

e c'na gjet!

Ik o Cim, se filloi shiu  

Pse te kemi turp qe kemi ardhe si origjine nga majmuni mer jau?

 

Ti qesh e kenaqu po shenje kompleksi eshte dhe nqs ky burri turperohet nga kujtimi i gjyshit me tespih 

po c'lidhje ka kjo qe thu ti, me ate qe po them une, pash Zotin. 

Po flisja me mrrokllen qe paska degjuar kesi lloj turpi se e kuptoj per bukuri llojin tend te turpit. Ti po thua pse pikerisht ne nderru fe prej gjithe ballkanasve. Une aty nuk kthehem hic se ajo shkoi dhe asnje nuk e di fiks mekanizmin e kthimit. Sa qe frike taksash, sa servilizem, sa besim ose perqindjen ne te cilen u nderthuren. 

Jo, nuk po flsije me Mrrokllen, po flisje direkt me mua.

Kalofsh mire ne memedhe!

Jo me ty fola kur thashe pse duhet te turperohet njeriu per cka ndihet. Aty me siper po flisja me mrrokllen. Rrofsh

Une aty nuk kthehem hic se ajo shkoi po flisja per kete te fundit smiley

 

La tragédie des démocraties modernes est qu’elles n’ont pas réussi à réaliser la démocratie.

                                                                                                Jacques Maritain 

 

Vetem Sokrti  e provoi demokracine.

50+1 % e denuan me vdekje...

Gje "e mire shume" eshte... 

..E po Sokrati ishte ai soj greku qe para se helmi ti kish arrire ke zemra, ju lut te dy shokeve te vetem qe mbajti prane ...ti shlyenin borxhin qe i pati marre Asklepit.Ti jepnin atij ...nje kokosh qe ja kish marre borxh Sokrati sepse Ksanthipi, e shoqja , qe kurrnace qe me gjallje  e jo me kur Sokrati te kish ndrruar ..jete.

Mbeti i vetemi grek mes te tre grupimeve te grekeve ..qe njohu borxhin dhe u lut qe te shlyhej ai.Greket e pasgrekeve te ...perzier , kurre nuk duan te njohin borxhet ...

Neve, jo qe jo.....por as ndaj gjithe Evropes ...! 

Mos e dekreto Jaro , ta morin vesh qe Presidenti eshte i joni.

mo ne fund ka ca me diskutu ne mbledhje komisioni i puneve te jashtme, se deri tashi po me dukej se e merrshin rrogen kot.

Pra, prifti nuk paska fol kot !

ti cka deshe me thane o ati shejte...

"Religion ! It's given people hope in a world torn apart by religion "

- Jon Stewart.

Muhabet futja pordhes si ne kohe te Gurit.

S'ka shprese fare.

 

IK mer pirdhu, president kokbosh por dhe pordhac.

hakun ua ben, qeveri hipokrite dhe denglamadhe

Dava kalamajsh 18 vjecar te theksuar edhe tek Libri "Mjeksia psiatrise Gjyqsore"

Ne menyre te vecante evidentohen kjo kategori me ndryshimin e pamjes dhe per cudi jo vetllave , as flokeve por Vetem MUSTEQEVE , pas moshes 18 vjec .

Ky dordolec i Berishes as per regjimentin e Bugjejovices nuk ben per n/toger DUB ! Jo mo te kete ide ky qe te kuptoje Kushtetute e Ligj smiley Ky e ka deri ke "pese dite burg shok Ushtar "

Turp jo vetem per PD-hin e sali Qnefit qe mba akoma por me turp per Shqiptaret kur perfaqsohen me te . Po cfare nuk ka bere vaki ne ate vend . K/Parlamenti kishim dhe Jozefpercken dhe ne Stanin e dhive K/minister kishim babasqap !

biografine zonjes se pare e paskan shkruar me nje anglishte shqiptare.

Si kamarier, si president nje sherbyes i rendomte ngeli ky faqezi.

U mor vesh si osht puna, dolen qarte dy pika te rendit te dites:

1 - Nacionalizmi jon osht turp.

2 - Nacionalizmi osht bullshiti me i modh i njerzimit deri me sot.

Dy pika fare te padiskutushme, as nga Lubonja.

 

Ne Shqipni, shkallon edhe prifti e jo ma Nishani ..!

Sinqerisht sdi cte them per kete Nishanin, se medioker dhe ordiner me duken lavderim per te.

Me fal qe po ta them kete por, kjo qe sapo the nuk qendron ne asnje lloj metode as llogjike as shkencore...pervec imagjinates tende te shfernuar..smiley

E di qe te duket nonsens por po te holumtosh me thelle rreth natyres njerezore do kuptosh qe nje pjese e njerezimit e gjen veten te cdo lloj forme kolektivizmi dhe e mbrojne ate me fanatizem.

Ke rastin e metes psh. Kur nuk ishte nga ata u vrane per te ndersa kur ndryshoi krah heshten. Tip konvertimi ne islam. Falen mekatet dhe pranohesh.

Hahaha.. ja shiko idiotin LEFTI qe gjoja ka simpati per te djathten kur keput brockulla te tilla:

Jo se shteti ska te drejte te shpronesoje, por shpronesimi eshte qesharak se shpronesohen vetem muret e guret dhe jo vlera e biznesit.

Jo se s'ka, thote, por ... Nje mish me qime o LEFTI, te thote mire ai tipi, LeftKope je. Shteti dhe qeveria  nuk duhet te kete te drejte te ta marri pronen  pa pelqimin tend. Madje edhe sikur te beje oferta, gjoja me cmimin e tregut, qytetari duhet te jete i lire dhe ka gjithe te drejten te refuzoje nje oferte. Eshte prona e tij dhe e vendos ai cmimin.

Dmth, LeftKopeja, si perfundim nuk me duket gje i djathte. Eshte nje socialist sikunder te tjeret.

Po ti nuk e di qe left dmth majtas?
Keshtu kupton me mire dhe shprehjen leftkope. Kopeja e deleve te barit te eterve te binjve.

E di mo e di, po sec kam nje pershtypje te vogel se nuk eshte ajo qe thua ti origjina e nofkes se ketij koqe-sherbetorit te paraziteve socialiste qe jane ne PD. 

Ja pyete leftkopen dhe me thuaj nese pershtypja ime eshte korrekte. Ki parashysh se une rrall gaboj. smiley

P.S: Disa nga ato kometet tek Tema: 24 karat. smiley

Kta jan kafshu te gjithe nga qeni i terbum i Vicidolit e flasin njesoj sipas suflerit.

Dajeni mendjen, eshte perfshire Tahiri ne krim apo eshte reagim popullor nga prishjet e shtepive???? Jane mashtruesa nga i pari deri tek i fundit nuk ka shprese. Sic cer thot per Kuksianin qe ndertoi ne Pogradec mbi gjol, Lefti, ...ishte prone e ligjshme.....E njejta anti-ligjshmeri qe ka mbreteru ket 25 vjet. Shqupistat edhe me Liken martohen, edhe me tritolin e humbasin doren, veq Cuni i Sheqers te rikthehet ne Fron.

Do te kishte efekt ne publik kjo qe the po mos te ekzistonte ajo ndertesa e kokdhimes ne qeparo.

Ndertesa e Kokedhimes nuk ka te beje me ligjshmerine e ndertimit por me mos zbatimit te ligjit. Mos u bej i trashe si ky qe rri me ate ne nguulo gjithe diten dhe i kan mesuar shenjen rolf. Prishja e nderteses se Kuksianit me te drejte krijon precedent per prishjen e ndertimeve te paligjshme ne te ardhmen. Eshte njesoj qe te mos keq ligj per deklarimin e pasurise sepse shume politikan mcefin pasurine.....Idiotesi me pak fjale, po ti me idiotesine e injorancen duhet te jesh njohur nga afer te Shqupi.

Ti je tipik komentues i gazetes Tema. smiley

 

Pse lexon komentuesit e trashe te Temes apo kaq te kap truri e nuk thith dot diqka me komplekse? Po kur ben si i djathte ti qe bie ere pushtuesi trojesh.....

Une nuk eshte se e njoh Islamin por, as nuk jam paragjykues. Ti sa e njeh Islamin si fe?

Ja dhe nje tjeter qe do te diktoj percarje ndermjet shqiptareve. 

Une po them jane nje ti thua po diktoj percarje.

Ky mentaliteti i akuzatorit e ka mbajtur kete komb peng. E para ai artikull kishte lidhje me Turqine ne vecanti dhe titulli ishte shume dizinformues, e dyta une keto pergjithesimet islam, kinez, jug, veri, ortodoks, katolik si duroj dot. Vazhdoni hapni percarje ne kete vend. Shyqyr Zotit sot pashe qe ishte pikerisht komuniteti myslyman qe mbronte mos-prishjen e kishe ne Elbasan. Qe qenka dhe toka e gruas se ketij tocit qe na be si me katolik se papa.

Une nuk eshte se e njoh Islamin por, as nuk jam paragjykues. Ti sa e njeh Islamin si fe?

 

Jari qe natarro krishtlindjet me pashket, e babagjyshin me zhezu krishtin keshtu?

Sa per robin ne fjale, me duket aq i pershtatshem si kandidature, sa ish dhe mustakaka per president.

Nuk e propozon se e do fort Visarin Edi, vetëm për ngatërresa politike me presidentin e etj e ka...

 

Po ky Visari , sikur i ka mbledh te gjith Tuafet letrare te Nishanit ne nje shprehje , pasi e ka taku vet me e sqaru ku ja ka fut EdVin Kriminel Kristaq Rama

Fale o zot Nishanin pa Musteqe se nuk kupton cfare thote e cfare ben "

Le me te kuptojne Lulushankat Politike e simpathithesist e partise se berihait  PD-hit smiley 

Ky qekur hodhi ne ...musteqet sikur coc ka hy ne uje! Duket si  gati te gjitha paimet ...per ne zbor ! Ne pamje duket si pas nje operacipni plastik ! 

Larg qofte sahati i lig ! Se me keto isharete vjen ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).