Astrit Hatellari është personi që në një momenti kyç në historinë e Shqipërisë, ka qenë aktor kryesor, pasi ka vendosur të ndërmarrë një veprim kurajoz.

Është njeriu që 24 vite më parë, në 20 shkurt 1991, i vuri lakun te dora e pasme monumentit të Enver Hoxhës.

56-vjeçari është një burrë energjik, që flet qetë e nuk shan, edhe pse jeta e ka përballur me lloj-lloj sfidash.

Por sot, në 24-vjetorin e aktit të tij, Astrit Hatellari, ka vendosur të dorëzojë në Presidencë medaljen “Pishtar i Demokracisë”, një medalje që i është akorduar 5 vite më parë nga ish­presidenti Bamir Topi.

Motivi është i thjeshtë: kjo nuk ishte Shqipëria që ai e shokët e tij ëndërronin.

91 Komente

Kapo, is it YOU (postuesi)??? 

no way! smiley

si tha ai:

was brauch i den Bledsinn,
I steh auf's Gensehäufl, auf Albanien pfeif i!

mos u muno me gugell, se ashtu o i muhabet.

PS. Roger that, Kapo! smiley  

pps. sa i modh qe je. Rrofsh! 

me 80% ky osht AQO! 

Nqoft ashtu, i bi qe edhe per Enverin i skraparlli keni prit me ua heq qafe. popull mosmirnjoftes. 

Trim I madh, posi. 

Ai tjetri,trimi i trimave se ishte "trim pa sy",  nuk e ka dorzu medaljen.Ky do kete ngja nga dajot, ....pe lushnje!

Ska thon keq Ai .." Hall i madh me ...! 

smiley

eeee, po i boni kalldremet e Verzhezhes me te bukra se te Romes dhe te Bostonit. Ashtu pa sy, pa sy, po i thekte 30 pike edhe ne qitje.

Ju te Kurveleshit mos t'u njelet hatri, po ne jemi popull mitologjik. Ju vini ne vend te dyte, jo keq, nder edhe ajo.

Ja, flet puna vete...

nuk jam kontra une, Noli ka thone ! 

tani seriozisht: vertet skraparlli eshte?

te e njejta interviste, por me e zgjeruar, qe lexova qepare ne nje tjeter media, keshtu thote ky, Astriti dmth, jam nga Skrapari.

po nga mbiemri dhe nga basareti AQO me dilte. Ate 20% e lashe me qen mrena, si pune gabimi me i llaf, se kshu e kemi ne statisticienet, asiher gjonat me 100% smiley

Shume lart e ngriti ate rreth, Astriti. Ne sollem mbretin (Zogun), ne e hoqem (Enverin) - pra jemi nje popull mbreteror!

Kalece den baba den.smiley

te gjithe mbiemrat qe mbarojne me " llari" jane te naijes Berat, Skrapar, gjer Maliq.Keta me Hatellari  besoj Beratas?

Besoj i cik me tutje. Ka dhe ne permet me '.........llari'

Astriti paska qene njeri me kurajo qe simbolikisht bashke te tjeret hodhen qelbesiren ne shesh

Kane ngele dhe shume vemje mbeturina te komunizmit qe dashnia per xhaxhin do tu dale vetem kur te ikin nga kjo bote

smiley

E paska vu ne siklet rregjimin komunist te Tiranes

Ne fakt Shqiperia ka zhgenjyer gjithkend,ata qe besuan te rendi tjeter me shume se te tjeret. Shqiperia si Shtet,si Organizim Shoqerore eshte nje turp,po po,turp!

-si the..?? pa perserite edhe njeher....

Gjthe diten t'a perseris po deshe - nje turp! smiley

Ruj Litarin lale , duhet me ua hudh per se gjalli . Dhe boje me shume Laqe smiley se jane shtu si shume  . S'thash gjo smiley

Skrapali me terbiet . Jo vetem qe e kupton Gabimin po dhe ben autokritike .Tani mbetet Aksioni ..

Eh ca dite ka qene ajo. Kur mendoj ku me rrifte athere dhe ku me rref tani mduket sikur kam qene ne enderr. Duhet me e shiju ket jete mja dhjefsha temen.

mos u pendo hic. te gjitha u dashkan ne ket jete. kemi pa gjona te jashtzakonshme. shifsha dje nje report per jeten e perditshme ne shtetin e ISIS-it, edhe me erdh aq e njofme e gjitha, aq e perjetume, sikur isha atje. Kta knej as qe mund ta imagjinojn. Cuni im ala shko e vjen me shofer personal nga shkolla (mu me i llaf), dhe i ka te gjitha llojet e xboxeve qe jon shpik ne ket dynjo. kurse un kom pas lujt te fusha e Aziles pleqve me ato gjembat e verdhe qe te percellojn dhe shkoja me ikarus ose dhe ne kom simas rastit hone te shkolla fanoli. a i ndrroj kto te dyja? me thon te drejten, jo!

Jo Cimo. Edhe me dash me u bo pishman nuk kam gje ne dore. Une e shof veten si ajo pupla tek Forrest Gump. Por nuk them se nuk me mungojne gjona nga ajo kohe. Mduket si vegim. Na dukej sikur kishim pushtu boten dhe nuk na mungonte asgje dhe sot qe megjithmen e kemi "pushtuar" nuk na lezeton (flas per veten ktu). A ishim mire kur ishim keq?! Apo sikur te kishim qene icik me mire do kish qene ideale?! Supozoj qe bie nen "hindsight is 20/20".

P.S: Moment dobsie ky mqs kam 3 vjet pa qene ne TR. Mdel gjumi ne mes te nates para nja 2 ditesh dhe syte i kisha me lot. Ne ender po shifsha veten me shoqnine e gjimnazit ne mes te bulevardit, para Dajtit plot me njerez dhe ne dendesine e pemeve te parkut Rinia dukeshin tullat e kuqe te Shallvareve. Ishte koha kur nuk na dhimbte koka per asgje smiley

Ku nuk te con endrra.

 

do te kisha sjell nji skice qe pershkru ato kohe, po osht pak e gjate dhe s'di a je ne mood me lexu. un kom i cik me shum se ty pa qen atje.

Te lutem nise, do me besh nder. Kam plot kohe me lexu ne tren. Nuk ka shume shkrime apo libra nga ajo periudhe. Flm.

OK, po e sjell poshte fare, pjese-pjese. smiley 

Ti e di. Per mu coje edhe me mesazh. 

Motivi është i thjeshtë: kjo nuk ishte Shqipëria që ai e shokët e tij ëndërronin.

 

S'eshte i vetmi!  smiley

Ky duhet te tregoje njehere endrren, si e enderronte? Ishte burg, u kthye ne shtepi publike, dmth shoqeri e hapur.

Na plasi se dorezoi medaljen ky! 

smiley  Qe dmth se pas 24 vitesh, fitoi Enveri ?? Vetem 24 ??? smiley

po pra, cik si shpejt me duket edhe mu. se ky i bi sikur po thot m'u thafshin duret, kshu ne perkthim te lire.

Mo u merzit, Astrit, bronx dhe skultpor kemi boll smiley

po pra, cik si shpejt me duket edhe mu. se ky i bi sikur po thot m'u thafshin duret,

...deri ne rrënxë! smiley

Tani sh.antikomuniste te mos mUrziten . Si u tha Nano kur u qane per Finon "Nuk gjete nonje me te Gjate "

" Nji e patet dhe e mezi e hoqet . Doni prap te gjate "

Ja ku erdhi dita ta kene nje Neobllokmen nje Nip te eterve , Te gjate e te Plote sic ua ka dhe qejfi dhe i kishte mesuar ai rahmetlliu smiley  As Sali kurizua nuk u pelqeu se ishte "hunde renc "

Majeni tani qe dhe Hatja u pendua smiley

...shqiptaret nuk i durojne dot cibanet  sepse e tregun kur terhoqen zvarre  "Qelbesiren" por sot pas 24 vjeteve,  ne pushtet kane ardhur  perseri kulushet e bllokmeneve hoxhist qe ne permbysem me 20 shkurt te Viti 1991. Neo-ibllokmenet me ne krye Edvin Kristaq Ramen vetem me 18 muaj ne pushtet i kane sfiduar perseri shqiptaret duke rehabilituar dhe ngritur muze shteteror per diktatorin.Keshtu tani eshte rradha e pinjolleve per tu vene  kavon   smiley

Gjeegjeze per ty kapo:  Kush eshte personi i ulur ne krah te Djathte te Komandantit..

Nga me dole ketu lart mre ..

Neo -ibllokmenet ...i kane sfiduar perseri shqiptaret smiley  dhe thote Moza mos qesh . Po mire mre po ky " i sfidumi - Hatja pe Skraapri " shqiptar esht ? Se xhanem ky na mblodhi !

Do kohe ta kuptosh Grande Kaken moza .Lexoje mire ... Ja nje smiley me bute si fillim per ty Moza .

Po une e kam kaluar ate stadin me gjetjet e Njente Kapos .Tani nuk mbahem me smiley Une i merja seriozisht shoket dhe shoqet antikomuniste , po ky ua ka gjet anen ne menyre te persosur !

Do dhe shoqja Gjembi ta imitoje ne "ngjallje te kujtimit " ..po aha nuk eshte as tek thonjte e Grande kakes megjithse kisha mejtim qe do gjeje dhe ajo dicka smiley

Mos u merzit Astrit s'je as i pari as i fundit i zhgenjeyer nga shqiperia e shqiptaret .ne fakt shqiperia ka zhgenjyer qe kur s'mbahet mend.Kadareja i permbledh ne vargjet e doske mokrarit:

ne xhenet u nisme

sosme ne xhehnem

shqiperi moj kucke

c'na bere verem.smiley

Astrit Hatellari: Unë vura litarin në grykën e diktatorit 

Ndërsa në momentin që do të rrëzohej ky monument, populli demokrat i Tiranës me entuziazëm të papërshkruar bërtiste: "Ta heqim, ta heqim qelbësirën". Njerëzit nga kureshtja e madhe shkuan tek koka e monumentit të diktatorit dhe me veprime nga më të çuditshme shprehnin urrejtjen e tyre të madhe ndaj tij. Pastaj protestuesit i vënë kavon kokës së këtij monumenti gjigant. Makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta i shoqëruar në kabinë nga shoku i tij, Indrit Sukaj, e tërheq zvarrë këtë monument gjigant përgjatë Sheshit "Skënderbej". Mbi makinë dhe mbi monument, rrinin të ulur njerëz të shumtë. Gjithë populli i Tiranës, që ndodhej në Sheshin "Skënderbej" e shoqëronte kamionin me thirrje dhe brohoritje të shumta.

A fucking blast from the past.

Ai cuni me balluke ne te djathte te atyne pantollonave te bardha siper kabines jom una, ai ne te djathte time shoku im i gjimnazit Gent Uka.

viti i trete ke Qemol Stafa.

Kush e ka kte fototogrofine mre???

 

...po ti qonke tamom per dekorate o bey, do ta japim sa po te clirojme venin nga komunistet smiley

populli demokrat i Tiranës me entuziazëm të papërshkruar bërtiste..smileysmiley

Enver - Hrushov . Enver - Mao tze Tung smiley

Grande fillove ti smiley Lena te na mbaroje e qeshmja me ate Gazetaren qe kishte pejetje me mejtim te mendjes dhe esht ofenuar Unioni PD-hit a i qivja udhet .

Do te na semuresh nga ijet keshtu qe me mengjes smiley

U shkrive mo.

Sot eshte dite zie.

 Lexon ti apo ke qejf Dramat me Hulio dhe Rozmari ?

E lexon Grande kaken se cfare zgjedh smiley  ...Populli Demokrat i Tiranes - nga Hatja pe Skrapari .. Ky te vdes me kete humorin Anglez ..ti thu ..U shkrive smiley

Po tani dhe kaq tallje me shoket antikomuniste ne betejen me te madhe per reximin e Kulshedres Komuniste nuk kisha lecitur .

Prandaj them  qe duhet Mjeshtri Klasi si e Njente Kapos per te zgjedhur te tilla pasazhe qe evidentojne Popullin Demokrat te Tiranes smiley

Qesh dhe ti se te ben Mire kur kupton Humorin e Njente Kapos !

E mejtoja po nuk kisha Guxim ta thoja qe do jape mejtim dhe Gjembi !

Ja dhe nje tjeter i '90tes qe e dinte cfare donte. Posi. Te gjithe kishin vizion per Shqiperine, se si u katandis ky vend keshtu nje Zot e di.Ta kishit ditur cfare donit ju, s'na ishte ngjitur peshqesh Sala tash 30 vjet. Dalldi kolektive, rrumblla tumblla te gjithe. Secili per prapanice te vet.

Nejse e vleresoj gjestin e dorezimit te dekorates. Bene paqe me veten.

e dorezoi stafeten

Per dajoshin, skica "Xhiro – vjeshtë e dytë, 1990"

Arjani e rregulloi për Belgjikë. Ou? E si? Ka sajuar garanci. Ku i gjejnë, o burrë i dheut! Arjani pra, palluqja. Rri ti, ha mut në Ali Dem. (Dikush thërret nga ana tjetër e trotuarit). O Aljosha, a ta dha Miri atë adresën, e? Jo. Ia dhashë qysh dje. S’më ka dhënë gjë. Thuaji bjer adresën që të dha Jari, thuaji, se nuk e mbaj mend përmendësh tani. Mirë. Hajt shnet. Çfarë adrese? Njeh njërin në Hollandë. Çne në Hollandë ti? Do takoj Krujfin. Nuk po tallem. Mirë, po mos i trego njeriu. Jo. Do ikim me maune. Deri në Austri. Aty në Salzburg kalohet kollaj kufiri për Gjermani. Që nga Gjermania për Hollandë është si me qenë Kinostudio-Kombinat pastaj. Ëhë. Ja, pra, kaq është e gjitha. Ëhë? Atje në Hollandë pastaj, ky shoku im, përkthyes turistash, njeh njërin që ka pas qenë turist këtu te ne. Hollandezi i ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit. Unë do i them jam shok i Kujtimit nga Shqipëria. E paske terezit për së mbari. Mos i thuaj njeriu. Po jo, o burrë, as që bëhet llaf. Po ti ç’ke bërë? Unë kam shumë variante. Hë, një herë? (Nxjerr bllokun). Kam një numër që ma ka dhënë Landi. Gjë e sigurt fare. Ja ku është. Si i kanë këto telefona, mër jahu, s’mbaron numri. Ky këtu është një shqiptar i arratisur herët, daja i një shoku që e ka mbajtur fshehur me vite. Kjo adresa dhe numrat e Karitasit. Këto të dyja këtu janë dy murgesha që i ka njohur Titi që iku me ambasadat. Ëhë. Kurse ky këtu është i fortë fare, profesor, rob Zoti. Hallall. Prit, të gjej edhe Fredin… ja ku e ke. Çfarë bën Titi andej, ke marrë vesh gjë? Titi gjithë ditën në pishinë. Not dhe akullore. Shih shih. Përallë, mër, përrallë. Nc nc nc… (dikush përballë). Nasho, ku je mër, ç’kemi. Mirë. Ça bëni ju. S’të kemi parë. Këtu kam qenë, këtu. Si i mërzit’ po dukesh. Jo mër, s’kam gjë. Si është puna. Hiç, hiç. Hë pra… Ja, u kthye plaku nga Greqia. Ou? Po çne, ai e kish për shumë muaj vizën. U mërzita, tha, atje. Si, si..? Jo mër, jo. Po, mër. Të gjithë iknin në punë, tha, unë vetëm gjithë ditën me katër muret, s’kisha ç’bëja atje. Jo mër, jo. M’vika keq. Manall mër! Unë po prisja kur po më rregullon dhe mua. Ec e mbaj prapë radhë te greku tani. Po ju çfarë keni bërë? Unë për Hollandë sikur e kam syrin. Fiuuu… Haj-de! Të shohim, të shohim. Mirë aty. Po si do bësh? 

vijon

Mund t’i bie nga Sllovenia, kam një skicë të sigurt si kalohet kufiri me Austrinë. Ma ka dhënë njëri. Në Austri duhet me shku deri në Tirol, po s’ka problem, se brenda shtetit nuk kontrollon njeri. Edhe me autostop shkohet. Atje vdesin për brunat. Dhe femrat kanë të gjitha makinë. Po në Tirol? Nga Tiroli kam një tjetër skicë sesi kalohet në Gjermani. Po dole në Gjermani pastaj, për Hollandë është si Kinostudio-Kombinat. Po deri në Slloveni? Për Slloveni, rroftë Nekja! Vizë fallco? Po. I qëndis. Po çne deri në Hollandë? Pse nuk sajohesh në Gjermani? Në Hollandë është njëri që e njeh ky shoku im që është përkthyes me turistat. A-ha! Ai i ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit. O, po ti e paske gatit punën. Ça me bo. Mos na harrosh kur të ikësh andej. Jo, o burrë. "Mos harro", i thotë. Harro, mër budalla! Pse, mër? Harro çdo gjë. Bëj transfuzion gjaku. Dhe ne na harro. Ik dhe shpëto. Edhe po të vi unë edhe të t‘flas atje, kush je ti, më thuaj, nuk të njoh, nuk të kam parë ndonjëherë. Po vura këmbën unë andej, e di vetë pastaj (bën zig-zage me dorë në formë sllallomi, shenjë e çarjes përpara në jetë). Ika, çuna. Shnet, Nasho. Mos u mërzit. Ej, po edhe në Austri xham është. Jooo, mër… A e ke pa koncertin e Vienës? Po lëre tani, se më ka treguar Vangjo që del me maune. Gjithë austriakët vdesin me shku në Gjermani. Ashtu, ë? Po Hollanda? Hollanda pastaj, tjetër muhabet. Si tjetër? Tjetër. Berri Hulshov, të çan rrjetën… budalla. Shiko! Miri. Lëre dreqin. Pse? I kan hyp pordhët që kur mori garancinë. Pse edhe Miri garanci, e?! Po, po. Ueeee. S’ngeli çun mami pa garanci. Ia pashë me sytë e mi. E kopsitme për së mbari. Për Spanjë. Malagenja salerosa. Ba ba ba… Si janë ato spanjollet, ë? Shkon i bie bixha Mirit. Ej, po më duket sikur vetëm unë e ti s’kemi garanci. 

(Anash dëgjohet kalimthi nga grupe të vegjël: Më duhen dhe dy garanci për Shqipen dhe Aurorën. Albën e rregullova. Po, ka garanci. Po, po, të noterizuar. Edhe me vërtetim banke. Vizën e merr se s’bën ajo, se ka ftesë, por austriaku nuk ka ambasadë ketu. Duhet dhe tranziti… S’kam garanci. Nuk dërgojnë. Nuk duan me dit' për ne. Ja kjo është e vërteta. Vdis thonë. Kush ishte i zoti, iku e çau me ambasadat, ne të tjerët të vdesim këtu, mirë të na bëhet. Komb i  shkërdhym! Landit mos ia qa hallin ti, se del me sportin. Po dy garanci i ka të garantuara ai…). 

vijon

Shih, Nekja. Ku mër? Ja. O Neke! Fiiuu, o Neke! Bën sikur s’dëgjon, shkërdhata. O Neke. Na pa. Ndalo një sekondë. Hë çuna. Si i bëhet asaj vizës jugosllave? Për kur e doje ti? Sa më shpejt. Shpejt nuk bëhet dot. Kam shumë porosi. Po e lamë sa kërkove, mër. Të gjithë aq japin. Hej, a bën turke ti? Po mër, në vend. Sa kërkon? Sa për sllaven. E ke nxjerrë pashaportën ti? Po. Mirë duku nga shtëpia. Turke the, ë? A ka siguri që s’e kapin kontrollorët? Deri tani nga dora ime s’kanë kapur gjë. Po pate gjë, e ke prej vetes. A? Po ja, po shkove me frikë, duke u dridhur e duke u zverdhur. Duku i qetë, me vetbesim. Biles duku pak i bezdisur që ç’janë gjithë kë to kontrolle. Po as me bezdinë mos e tepro shumë. S’di si ta them tani… Po i mbushe mendjen vetes që je me vizë të rregullt, s’ka si të kap. Pastaj ti të rregullt e ke, nga Ambasada e Nekes. Po mirë, o burrë, se vizat kanë numër, po mori në telefon ambasadën e vet ai, dhe e kap që numri është fallso? Po nuk e bën pra, po të jesh i qetë, normal dhe pa frikë. Ça të them më tepër unë. Rri këtu pra, po deshe. Ali Demin s’ta heq njeri, jo. Ka dalë njëri, është në Angli tani, që numri i faqes me vizë në pashaportë nuk ishte njësoj me faqet e tjera. Një tjetër që s’kishte në rregull fotografinë, ja, si me marrë foton e Aljoshës për taten. Tani ne kinezë nuk jemi sa të mos na dallosh nga njëri tjetri. Me shans janë binjakët se përdorin vetëm një… Varet si qëllon edhe roja që kontrollon, domethënë. Për këtë e them. Ika tani se kam punë. Mundohu pak për atë jugosllaven time. Kur t’i vijë radha. Ti për turken hajde një herë, se është një myshteri që më duket s’po do t’i marrë dy që ia kam bërë. Ka shpresa për vizë të rregullt, duket. Të shohim mos i sajojmë ato dy për ty. Ke ndonjë tjetër ta marrësh me vete?  Ndonjë dashnore, për shembull? T’i bëj me ulje. Pse, bën edhe zbritje? Po, mër. Biznes tamam, domethënë. Jo, për xhymertllik… nuk e ke idenë sa çifte ka që duan të ikin. Si paskan duruar! Gra të martuara me të dashurit. Vijnë, se e dinë që jam zotni, s’u nxjerr llaf. Hë një herë, na thuaj kush. Nuk e keni idenë! Ç’të duhet, o burrë, ta dish! Mos ia thuaj, Neke. S’do mend që s’i them. Jam profesionist. Ja vetëm këtu rreth e rrotull njoh nja dhjetë që u kam bërë vizat. Për ca nuk ta pret mendja kurrë. 

vijon

Ja, e sheh ate tullacin te cepi i Ministrisë? Atij ia bëra dje. Për Austri. Ta dish se cilën ka ai, të mërzitet vetja. Dun me ik bashkë. Cilën? Nuk e do veten të thashë. Kot që rron. Kaq mjafton. Hej, po vetë pse nuk ikën ti? E ça të bëj andej unë? Andej nuk duan viza robt. Sa turke do ti? Po nuk e di, o burrë i dheut. Unë s’kam njeri në Turqi. Kot thashë, kam dëgjuar se është mirë andej. Goni ka ikur në Turqi, se e fejuara e vet kishte njerëz atje. Domethënë u fejua me atë çamen si kashtë vetëm meqë ajo kishte njerëz atje? Po. Dhe iku. E ça thotë? Turqia është vend për së mbari, o burrë, ça diskuto ti! Ashtu, ë? Po të dëgjosh ça thonë për Rumaninë... Hej, a doni rumune? Jo, o vëlla, mos na ço në Rumani, tani! Pseee?... S’e dija që qenke rrit në Shanz Elizen’ e Ali Demit ti kështu... Po deshët kam tre viza polake, një rumune dhe dy turket që iu thashë. Polake? Të dëgjosh ça thonë për Poloninë, të luan mendja e kokës, mër budalla. Vallaj, me pas një Fiat polak s’është keq, or ti. Stofi polak është më i mirë se stofi engelz, po çfarë di ti. S’thashë gjë, o burrë, po nuk njoh njeri në Poloni. Tani as ti mos na bëj sikur ke lind’ në Varshavë. Mër unë sa të ve këmbën andej, pastaj e di vetë  (bën zig zage me dorë në formë sllallomi, shenjë e çarjes përpara në jetë). Nejse, po iki tani, kam për të sajuar një vizë portugeze, e kam për herë të parë këtë. Sfidë profesionale, hehehe… Ik, dajë, ik, hallall ta bëftë Zoti. Eusebio, gol i sigurtë. Natën! Natën. (Nekja ikën).

Si thua, e prishim dhe ne? Ça do bëjmë më. Ikim... dëgjo, ti s’gjen dot garanci? Vërtet nuk ke asnjeri jashtë, sa për një ftesë? Domethënë… askush nuk na fton ne?!.. Në të gjithë botën? S’kam. E ke shtrydhur trurin? Ty sikur të ka ikur vëllai i gjyshit në kurbet, ke thënë, në Amerikë. Ka ikur, po, ndenji dhjetë vjet, po u kthye se nuk i rrihej pa Shqipërinë. Ai dhe Naim Frashëri. Po shiko, ato dhjetë vjet atje, nuk u lidh me njeri, nuk u martua? Vallaj se ç’ka bërë loqja e stërgjyshit nuk kam nga ta di. Domethënë unë e ti, robër pa garanci… Edhe një copë televizor Lura e ka një garanci! Eh, unë e ti s’kemi as stabilizatorë, për atë punë. Natën.

smiley Qemoli ka ik me vize fallco austriake. E kom edhe sot si dhe tranzitin hungarez.

Nekja paska qene pisome. Vras menjen kush ishte emri i gjate per Neken? Gjalle se m'kujtohet. Nesti?!?! smiley

kjo me mire, Qemolo.. se e linku i pare ishte error..smiley

E pashe, nuk e di si ishte ceshtja Belulo.

Trima paska Shqiperia / mjer kush bust bie nen kembet e tia smiley

Qemoli nuk osht nga Skrapari plako.smiley. Vetem i here kom qene ne Corovode. Kena pi i raki ke turizmi qy ene sot e kom shijen ne goje. Fantastike !!! Dhe thash se ngela ne Polican. Shyqyr, ne mes te notes kaloji i cun Tirone me i Zis ushtrie dhe u rrasem mrapa. Vera e '90-tes besoj. 

P.S. Kom shume historina me rrugen per ne Austri po duhet i note dimni.

e di, e di qe s'je.

m'duhen ato historit e tuja me austri. si munet me i pa/lexu?

Can you read minds ? Qemoli nuk eshte asaj vetem i kesaj .smiley

munet me i shkru, o burr, se s'osht naj qamet. si pun kujtimesh.

Kushedi cfare artikulli Anal e fotografi do kishim të mos kishte ndodhur ngjarja

aksidenti o ne kthes te Mulletës / na ka plague  o Cim Pekën ..

Po per hajer se paska shpetue .Besoj ne 20 shkurtin tjeter Grande Kaka edhe pickerat edhe analet do ti ketë me cilesore ! Shpresojmë Grande shpresojmë ...megjithse Kadareja na tha që " pak e njohin Shpresën  " ..ndoshta nuk e ka pas për ne shokët antikomunistë smiley

 

Mos u eksitoni fort, se ka rrezik qe bllokoheni... Mohon Shqiperine e sotme, por jo se enderron per te djeshmen.

Dhe diçka: me ato qelbesira armembajtese verdalle, trim ka qene, edhe fort.

Plot pese shekuj nana priti
Skenderbeut nji vella ia rriti
legjendar n’lufte e n’liri
enver hoxha emni i tij
gjysem shekulli kombi t’pat
lum si shqipja qe t’pat djale
tan’ Shqipnia per ket emer
me dy sy e me nji zemer
ushton vaji, vaditi token
shpi per shpi e ne çdo voter
per ket’ vdekje t’burrit dheut
qau dhe shpata e Skenderbeut
Per Enverin qau dhe moti
tan’ Shqipnin e ka shtang topi
monumenti Nan’ Shqipni
i ban roje birit te tij
asht perkul i perkedhel ballin
thue e ka t’pavdekshem djalin.
S’mbahem vllazen
E dhimbjen n’force do ta kthejme sot.
E si ka dasht Enveri jone
O ai ka dasht vetem qendresen
O ka dasht punen, ka dasht besen
Ka dasht nder, ka dasht trimnie
Keto na i meson gjithe jeta e tie
O s’ka nevoje kush t’na qaje hallin.
I zoti shpise e ka lan djalin.
(borxh nuk kem as borxh nuk hyjme
kush eshte miku mire e dime)
………..
E shqipnia e Enverit
Ne rruge te kuqe ne rruge te nderit
E dil Enver na prij n’ fitore
E je ne çdo zemer permendore
Me partine do jem gjithmone.
Kjo asht fjala, betimi jone!

populli i Veriut

." Eh ty te lumte goja oj Fatime Sokoli !..." - tha ...? 

per ket’ vdekje t’burrit dheut
qau dhe shpata e Skenderbeut

Ku i ka shku menia mer burre???

qau dhe shpata e Skenderbeut...perle!

Si ta "marin ne goje" kta artistet e popullit te Veriut sta mer askush! 

Kot nuk u tha Ai, keni bere çudira. 

loje idesh me ate "qan shpata per nje Burre"... eh mer Ron, pranej iu thoshte Ai, qe keni bo cudira neper festivale.

O ai ka dasht vetem qendresen
O ka dasht punen, ka dasht besen
Ka dasht nder, ka dasht trimnie
Keto na i meson gjithe jeta e tie

Slurpy smiley

Ymer o Zot, Ymer! 

P.s. Kom per ta lon ne testament, kur te vdes t'me qajne kto prej Veriu. 

Cka ka bjeshka tuj menue

Ron kreshnikun tuj vajtue

Ka ken burr posi drangue

N'Peshk pa uje ka komentue

Bukur fort asht kan ka shkrue

Gjana t'vyme ka krijue

Anmikun paj e ka shkatrrue

Nji dekik nuk asht mendue

Boll i kthjellt si uji n'krue...

Sa te gezuar jane komunistet e PPU-se qe njeri paska thene se do te dorezoj dekoraten.

Nuk e dime e dorezoi apo jo?

Nejse e siguroi nje vend ne dogane ky zoteria.

Funderrine!

"sot medaljet i kane marre dhe funderrinat ish-komuniste dhe kjo eshte e tmerrshme" - ka thene Hatellari mo acdc. Si thua, e ka gabim apo jo? mos u nis nga lengezimi i ktyre qe po luftojne kapitallizmen nga permbrenda

Populli inë  shquhet edhe per shpirt lirik edhe në dhe të huaj smiley

E djeshmja Vdiq e nesermja s'na gjen / ç'mërziti kur e sotmja ka lezet .. Këndoi Mara atë natë  kur

u ngrit fati Sqipërisë / si i dekuri nga varri  / e sokëllinte shpellave të Shqipërisë  / duke u çjerrur pas të marrit ...

Po e sotmja ku është.... këtë nuk gjen dot Hatja . Ka  që e  shohin tek mos dëshira për të djeshmen ..dmth kur Otomënët na pushtuan ose dhe më thellë kur ishim majmunë nëpër pemë ose fundja dhe tek Bing-Bangu .

Po ne shokët antikomunistë besojmë edhe tek jeta e përtejme . Partia na i ka bërë të qartë Më mirë do jetë me virgjëresha Plot !

Paska ardhë dhe ia ...ia ...ia .Rritet shpresa .

rrezimi i bustit nuk ishte aq filozofik sa mendohej.njerezia u gezuan se me menduan se me tu rrezuar busti do te kishte nje pllan marshall per shqiperine e do hanin me luge floriri e do jetonin happily ever after.

Ulu hene te dali mali

hena u ul e mali s'dul.smiley

asgje nuk mendoi njerezia....asgje!!  sepse keto ne fakt ishin  levizje spontane, keshtuqe kerkush nuk e kishte mendjen as te ndonje ''plan marshall'', apo se cfare do ndodhte ne te ardhmen ne Shqiperi..

rrezimi i bustit si veprim, simbolizoi perfundimisht  vrasjen e frikes  40-50 vjecare..

smiley dhe tregoi urrejten per ate regjim

Mos u merzit ,shume shpejt do ta marresh prape  jo me nga Bomi por nga Pro.Doc. Sali Berisha.

Pro.Doc.-i e ka pa me syt e vet zotni Hatellarin kur ia hudhi litarin si kauboj teksasi demit, se ishte duke shetit me nji fiat polak te verdh mrapa policve, Brado 

po s'di gjo ti, se ke qen i vogel, e rrezik s'ke qen ne Tiron fare ne ate kohe. smiley

po kshu kan ik per lesh gjith pishtarat e demokracis smiley

sot medaljet i kane marre dhe funderrinat ish-komuniste dhe kjo eshte e tmerrshme

!!!!

Sapo dekoroi dhe ish musteqja i Presidencës ose Dordoleci Politk i Saliut në Presidencë , nja nëntë Pishtarë ose zjarrvënës të Shkodrës për " kontribut në djegjen e Shkodrës në 91 "

Po Hates i paskan shpëtuar këta të dekoruarit e komunsitëve që të vinte Kujën  . Si i tha ai nënës kur do ikte

Ku vete mor bir .Po na për këtë vend Luftuam , u vramë e u premë me pushtues .e për këtë u dekoruam smiley

Mbani dekorata Ju nëno se Parat do i marrrin të tjerët që do qahen pse i Luftuat smiley Unë po iki mos fitoj ndonjë lek se këtu o bo keq .

Shqiperia tjeter 

Torovice.

Familja Berisha 

Nje familje tjeter shqiptare 

Pa pune, pa shkolle, pa asnje ndihme mundsi tjeter per te kapercyer varferine  e cila do te trashgohet nga brezi ne brez .. 

Na mbro nga gjermai o Sali Protopapa... na mbro jeten... ashtu sic na mbro shtepite... sic na mbro femijet dhe grurin o Sali Protopapa..                        .o doci i docerve

Te ngopur me liri dhe demokracine  alla shqiptare ! 

Me kujtohet djema, kur organizova rremujen per hapjen e ambasades amerikane qe i drejtova dhe nje leter publike ambasadorit amerikan, e kur me arrestuan me mbrapa, nje kalec nuk e permbajti dot vehten dhe mu drejtua me mllef; ' He, ti disident, po çfar disidenti je ti, kur ate dite qe u rrezua busti i diktatorit, ti nuk ke qene aty.'  Vertet une nuk isha aty, (po ai/ata ku e dinin), une isha duke çuar gruan dhe gocen ne Shijak, se te nesermen ishte vendosur dhe bere plani nga ne (disidenca) te rrezohej busti i Enverit. 

- Gru, pregatitu shpejt se do ikim, se neser do plasi.

- çfar ka bo vaki. 

- Shpejt se s'ka kohe, te kapim trenin, neser mund te kete edhe reprezalje, - ishte koha ku aty tek shkolla e Bashkume vlonte gjaku nga brenda mureve dhe jashte mureve. 

Kur hypa ne tren, nje pasagjer filloi te tregonte gjith gezim per renien e bustit. Ne fillim nuk e besova, se renia e saj ishte planifikuar te nesermen, mirpo si gjithmon Ramo Deberderi ishte kujdesur qe t'ia merrte ne kthese disidences dhe opozites se vertete, me njerzit e vete. 

Aty ne ate demostrate kishte vertet njerez te inspiruar nga liria dhe keta ishin shumica, mirpo seç kish dhe ca te vene nga regjimi, qe me vone morren edhe poste e detyra te reja. Tek VQ flitet edhe per kete çeshtje, tek Intervista. 

Personi i artikullit, ka bere mire qe e ka dorzuar medaljen "Pishtari i Demokracise" , se koha tregoi nje gjithshka ishte nje farse dhe me vone nje babezitje per copat e majme te pushtetit. 

Pjero, dmth ti ishe me  vonese, delegatet kishin ikur..

ehhh, keshtu eshte kjo  jete jarane.. per 1 dit, madje per disa ore, humbet takimin me Historine .smiley

Cudi se pese vite perpara (ne kohen e gogolit s'e paska refuzu dekoraten). Dmth ketij s'i paska pelqy Albanie viteve te funit.   

 koha tregoi nje gjithshka ishte nje farse dhe me vone nje babezitje per copat e majme te pushtetit. 

jo jo Pjero jo, fatkeqesia ishte se njerzit harruan cfare perbindesh eshte  komunizmi

Në vitin 1945, kryekomandanti i forcave aleate në Gjermani, gjenerali amerikan Ajzenhauer, si detyrë prioritare vuri denazifikimin e Gjermanisë. Ai e dinte se pa këtë proçes nuk mund të ndërtohej një Gjermani demokratike. Kurse ne menduam se mund të ndërtonim një shtet demokratik pa bërë dekomunistizimin e vendit. Ne i lamë bashkë kriminelët me viktimat, ujqërit me delet, bile në ndonjë rast vendosëm edhe ujkun çoban. Ne nuk dënuam krimin dhe kriminelët. Ata depërtuan nëpër partitë dhe shoqatat, në gjykatat dhe prokurorit, në ushtri dhe deri në parlament. Rezultatin e kësaj miopie e provuam në atë vit të zi 1997 dhe e ndjejmë akoma edhe sot. Ai vit na tregoi se në këtë drejtim kishim luftuar si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Kishim rrëzuar vetëm bronxin e atij monumenti, ndërsa hijen e diktatorit e kishim lënë të endej e lirë dhe kërcënueshëm, në çdo skaj të atdheut.
Sot ajo hije është në komandë të vendit. Atë e gjen kudo, në krye të administratës qëndrore dhe lokale, në krye të qeverisë dhe parlamentit; shkruan patrioti antikomunist   Reshat  Kripa.

 Kurse ne menduam se mund të ndërtonim një shtet demokratik pa bërë dekomunistizimin e vendit.

Si mund te behej dekomunistizim kur 90% e njerezve ishin le e rrit ne ate regjim?Komunistet ishin te vetmit me eksperience ne qeverisjen e vendit ne 1990 .kush dinte nga regjimi i vjeter ishte vrare ose arratis ne 45 .pasardhesit e tyre ishin kalbur burgjeve e internimeve.

Po vjen pyetja Kapo; Kush ishte njeriu kyç qe lozi nje rol ne kete gjendje qe ti thua. E kam shpjeguar tek VQ se nje nga marionetat e Ramo Derbederit ishte Buall Mavria, i cili lozi nje rol negativ ne ter historine e Shqiperise. Buall Mavria edhe kur bente noi veprim kundra isheve, e bente nga trysnia e jashtme dhe e brendeshme. 

Ca e humbni kohen kot me ksi lepurash me origjine prej Skrapari,a Vithkuqi apo nga Komuna Kutadhije e  te rritun ne Tirane ! Prej pabuksa Enveri i nxorri nga roberia dhe i solli ne Tirane , iu mbushi edhe pijatat me makarona dhe pilaf orizi (edhe rrobat mbajshin ere makarona te skuquna) e sot lavdrohen sikur e kan gjujt me pushk Enverin .

Nji politikan dhe demokrat ka nxjerre Shqipria qe nga koha e Nolit dhe I.Qemalit e ai ka qene Ramiz Alija . Pjesa tjeter jane krunde si prej jugut apo prej  veriut .Lepura te zbutun me pilaf orizi .

Fillun me u dorzu Pishtarat e PD...as i vit s'durojn dot...ke LSI te gjith.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).