Ylli fatkeq i luftës qi i shndrit disave në ballë,

I prini përpara me shkëndijë jugu këtij rusi,

E ky ushtar fati, me sytë ende t’përlotun me azgot baroti,

Mbërrini i rysun me beteja në tokën e largët,

E tha me vete un s’ mundem me shku ma tej.

Puthi medalionin e Shën Serafin Sarovit

Qi e pat ruejt në qafë prej gjithëfarë rreziku,

E vendosi me u ndalë ktu ndër ne.

La menjianë çerkeskën e kuqe të kozakut,

E nagantin e oficerit s’e zu ma me dorë.

Të vetmin shkëmbim për namin e kalorsit qi lypi

Qe qetësia e bekueme e nji rreshperi.  

Kësi ra e u ngul në mëhallen e vjetër,

Ku muer me qira nji shtëpi me kanatë të verdhë,

E ku grueja e tij u ndie shpesh tue e thirrë dorogoi.

Shkuen vite e shqipen e mësoi ma mirë sa s’ka,

Me gjyshnit tanë nisi me u falëmeshëndet,

'A je burrë i fortë, jeni shëndosh e mirë?'

Fëmijët e tij me prind t’onë shkunë në shkollë,

Në hije t’ gështenjës luejtën bashkë me gogla.

Gjithnji i mendueshëm udhës ai shkoi,

Si oshënar qi s’i bëzan heshtisë së pyllit,

E njerzit e thoshin me vete sa fjalëpak ky rusi.

Por hija e gjeneralit Wrangel i randonte fort mbi shpinë,

Si farka qi duhen dy vetë me e ngrejtë,

Si nji samar arkash me fishekë,

Si nji plandër e madhe guri;

Ndaj nji ditë prej ditësh ai u tret e hupi nen ate peshë.

E njerzit zunë me pyetë kah u zhduk?  

Si nji mendim i mavonshëm nen sheshimin e kohës,

Fati i tjetrit harrohet shpejt;

Tekembramja çdonjani kavardiset me voj t’vet,

Veçse rreshperi i pafjalë s’iu bind plotësisht plakës harresë.

Herë mbas here nen ato drita të zbehta,

Të netëve të gjatë zvenuem prej jete,

Njerzit pyetshin nen za njanji-tjetrin:

'Ç’u ba vallë me ate rusin e bardhë?'

4 Komente

Willage, mos po flet per ate rusin e bardhe qe banonte ne fund te rruges Hoxha Tahsim, afer pazarit, ose po ta marresh nga ana e pazarit (qendres) i bie ne hyrje te rruges Hoxha Tahsim. Ishte plak i urte, po me duket se s'kish njeri, as grua e as femije. 

Me siguri qe po, Pjero. Te gjithe komentuesit e peshkut kane lindur rritur e jetuar ne Tirane.

Tjeter rus i bardhe ky Thomai.

Megjithate interesant fakti qi paska pas kaq shume rus te bardhe.

A. Zogu ka shume hesape per t' la!

S'kishte nevoje per poezi . Mund te pysje ke sektori pyetjeve te nikut Tirane smiley ..

"ore e ma men nonjoni naj  rus te bardhe "...Une mund te te thoja " nuk ka qene vetem nji " Po ket me "samar arkash me fisheke "  sun e kom pa . Ose jane shprehje Poetike smiley

Nejse mo Gjembi e ka kuptu qe nuk ka pas vetem ne Tirane . Dhe kjo del sipas pejetjes shume intriguese bamun me mjaft dashtuni z.Pjer

Se ku e kuptoi qe behet fjale per ate te Tiranes ? Gjemb mo ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).