Pak muaj pas shtetëzimit nga Qeveria, Operatori i Shpërndarjes mund të rikthehet sërish në menaxhim privat. Në programin e sapopublikuar të reformave ekonomike 2015-2017, i cili i është dorëzuar zyrtarisht edhe Bashkimit Europian, Ministria e Financave zbulon se reformat që Qeveria ka ndërmarrë në energjetikë, do të shoqërohen edhe me një ristrukturim të kompanive elektrike publike për rritjen e eficensës së tyre. 

"Në këtë kontekst-shkruan Ministria e Dinancave-kompania e shpërndarjes do të ketë një kontratë performance menaxhimi."Dokumenti zbulon se qeveria  është në konsultime me një kompani eksperte për këtë cështje. Madje sipas tij, brenda mesit të këtij viti pritet edhe nënshkrimi i një kontrate. 

Dhënia e menaxhimit të OSHEE tek një kompani private është sinjalizuar më parë publikisht edhe nga vetë ministri i Energjisë. Burime nga Ministria e Energjisë, pranojnë se ky është një opsion i mundshëm që po diskutohet. 

Por sipas tyre mbetet ende një ide, ndonëse sipas dokumentit të ministrisë së Financave, ky projekt mund të materializohet brenda mesit të këtij viti.  

Dokumenti nuk zbulon detaje të mëtejshme se cila do të jetë forma e kontratës dhe se çfarë roli do të ketë privati. Por nëse Qeveria do të zgjedhë përfundimisht këtë rrugë, OSHEE-ja, kompania më e rëndësishme e sistemit energjetik të vendit, mund të kalojë sërish në administrim privat, por duke mbetur në pronësi publike. 

Kjo do të ishte hera e dytë, pas dështimit të privatizimit nga CEZ. Edhe pse herën e parë kompania e shpërndarjes nuk u dha vetëm për menaxhim por u shit, çka më vonë rezultoi një dështim strategjik me kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për sistemin, por për gjithë ekonominë kombëtare. 

5 Komente

" ....Kjo do të ishte hera e dytë, pas dështimit të privatizimit nga CEZ. Edhe pse herën e parë kompania e shpërndarjes nuk u dha vetëm për menaxhim por u shit, çka më vonë rezultoi një dështim strategjik me kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për sistemin, por për gjithë ekonominë kombëtare..." 

 

 Eee, merrni-merrni firma te huaja per konsulence, merrni, se aq tru keni, ee ju shplafte m... kaptinen, koqe kanari qe jeni, pallosha qe s'drejtoni veten tuj, pale doni te drejtoni nje shtet, ehh gomer te shpifur, nuk doni te ndigjoni zerin e brendeshem, jo, ju pelqejne mendimet e te huajve, hyy trushplare. 

Kshu sa i ke sha ti Pjero ja hoqe dhe at pak besim qe kishin ke vetja smiley

Pjero, une nuk e di si pret ti te te japin post kur i shan kaq shume e keq ne publik.

Asgje nuk do te sjelli po nuk pati konkurrence te lire ne tregun energjitik. 

Cfare avantazhi ka administrimi i OSHEE nga nje kompani private? Zakonisht kjo gje behet ose per ulje te shpenzimeve ose per mungese ekspertize. S'ma do mendja qe nje administrator shton shume vlere ne kete rast. Kjo eshte cope e majme, shohim kush do ta marri, ndonje mik i Toni Blair apo farse totale si kompania e sapokrijuar e check-up it.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).