Parkimi publik në Tiranë do të kushtojë 150 lekë për vetëm dy orë, kjo edhe nëse ti parkon në lagjen tënde, ndërsa më pak do të kushtojë nëse jeton në periferi. Ky është propozimi i Bashkisë së Tiranës, për zgjidhjen e problemit të parkimit në Tiranë, një projekt që është diskutuar dje në Këshillin Bashkiak dhe që ka sjellë debate të ashpra në mbledhje mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë. Këta të fundit nuk kanë qenë dakord me këtë zgjidhje duke e konsideruar këtë formë parkimi si një gjobë të lartë ndaj qytetarëve, dhe si monopol të Bashkisë. Projekti është diskutuar për orë të tëra pasditen e djeshme, ndërsa votimi për miratimin ose jo të tij, u shty për të enjten tjetër, me kërkesë të kreut të grupit të këshilltarëve të majtë Genti Gazheli.

Koncesioni

Projekti për t’ia dhënë gjithë kryeqytetin me koncesion një firme private është paraqitur dje në Këshillin Bashkiak për votim, por ka sjellë debate të ashpra mes këshilltarëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët e majtë e quajtën gjobë për qytetarët e Tiranës koncesionin. “Ti shkosh banorëve nëpër lagje, nuk është shërbim, as ulje të ndotjes por gjobë. Zgjidhje për mua, kthimi dhe rishqyrtimi i këtij akti. Kreu i Bashkisë është në ikje, por ky koncesion është për 35 vjet, edhe pasi të ikë kreu i Bashkisë. Në ikje mos lini gjëma mbrapa. Bëni studime më cilësore më të detajuar për këtë projekt”, tha këshilltari i majtë Ervin Salianji.

Bashkia

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo tha se kjo është një praktikë e njohur në të gjitha qytetet evropiane. Sipas tij koncesioni i një pjese të vendeve të parkingut bëhet për makinat që vijnë nga rrethet dhe jo për qytetarët e Tiranës. “Kapaciteti total është 42 mijë vende parkimi. 24 mijë në rrugët kryesore të Tiranës, bulevarde etj. Atje ku parkohen shumica e makinave që hyjnë nga rrethet. Mbi 100 mijë hyjnë nga jashtë Tiranës. Bashkia propozon që vetëm 7400 vende të jenë të rregulluara, të jenë me pagesë. Nuk po propozojmë diçka që nuk është dhe nuk është dëgjuar asnjëherë. Praktikisht po propozojmë që të rregullohet në masën 30 % jo sheshet kryesore, jo rrugicat brenda pallateve, që nuk përdoren nga tiranasit, por nga ata që kanë punë përditë në Tiranë. Është një propozim që zgjidh disa gjëra dhe ndihmon në rritjen e të ardhurave për qytetin e Tiranës. Periudha e koncesionit nuk është kurrë 4 vite. Projektvendimi thotë, dyshemeja është 10%. Është kriter i pikëzuar i koncesionit. Unë kërkoj të maksimalizoj të ardhurat e mia, nëpërmjet investimit privat. Këtë nuk e kemi shpikur ne, çdo qytet evropian i ka parkimet e rregulluara,” tha Bozdo, ndërsa shtoi se kjo është një procedurë që do të çojë në hapjen e garës, ku do të merren ofertat. “Dhe oferta më e mirë, do të shpallet fituese. Ne duhet ta bëjmë një procedurë të tillë, që edhe qytetarëve ti japim rregullin edhe të rrisim të ardhurat e baskisë,” tha më tej Bozdo.

Studimi

Por këshilltari i majtë Salianji pyeti nëse ka studim për këtë projekt. “Çfarë ke studiuar tek “Rruga e Qelqit”, çfarë ke studiuar tek rruga “5 Maji”. Keni dalë ndonjë herë në Tiranë, a ka sheshe mes pallateve? Doni të privatizoni pronën e qytetarëve,” tha ai. Edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti u përfshi në debat ndërsa tha se e gjitha kjo do bëhet sipas nja gare të drejtë dhe transparente sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullave të veta. “Nga ky moment nuk kemi punë me asnjë nga subjektet. Ne nëse do i miratojmë, më pas shpallet një garë. Legjislacioni në fuqi ka rregullat e veta si zhvillohet kjo punë. Parkimet në Tiranë, janë problem, e kemi thënë edhe herë tjetër,” tha Kosovrasti.

Projektvendimi

Sipas këtij projektvendimi, koncesionari që do të marrë këtë shërbim, do t'i paguajë bashkisë vetëm 10 % të xhiros vjetore dhe ky është kriteri financiar. Do të jepen 35 vjet me koncesion 24 mijë vendparkime publike dhe banorët e Tiranës, duhet të paguajnë kudo tarifë parkimi edhe në lagje apo pranë banesave të tyre. Por bashkëngjitur në projektvendim caktohet edhe pagesa për orë që qytetarët duhet paguajnë, duke variuar sipas zonave të parkimit. Për zona të cilësuar prioritare që ndodhen në qendër, qytetarët duhet të paguajnë 150 lekë për 2 orë parkim ndërsa për zonat që janë më larg qendrës, duke parashikuar edhe parkimet në lagje, pagesa shkon deri në 20 lekë. Referuar analizës së bërë, në Tiranë ekzistojnë 23 456 vendparkime në rrugë, 13 937 vendparkime në sheshe dhe 4 497 vendparkime në garazhe private.

Qytetarët

Këtë koncesion e kundërshtojnë edhe qytetarët e Tiranës, të cilët kanë dhënë dje në media argumentet e tyre kundër këtij vendimi. “Mendoj se nuk është një gjë e mirë. Qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë parkingjet private do jenë kundër këtij fakti. Plus që në njëfarë mënyre e politizon këtë punën e parkingjeve. Jam kundër kësaj gjëje. Nuk është mirë, të kenë edhe vende publike. Njerëzit e thjeshtë duhet të kenë parkingje publike. A ka mundësi të jetë çdo gjë falas për popullin. Ka kosto të lartë. Këtu çdo gjë ndodh”, janë shprehur qytetarët e Tiranës. Shpenzimet e Bashkisë për këtë shërbim në total janë 35 mln lekë në vit, ndërsa koncesioni ul shpenzimet nga buxheti i bashkisë me 40%.

Shtyhet votimi

Megjithë debatet e bëra dje nuk dihet nëse ky projekt do të marrë jetë pasi Këshilli Bashkiak dje nuk ka rënë dakord. Të majtët kërkuan edhe një javë kohë për ta studiuar më me vëmendje këtë projektvendim për parkimet në Tiranë. “Të na lihet më shumë kohë për të shqyrtuar projektin. Kërkoj edhe një javë kohë,” tha Genti Gazheli, kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

59 Komente

Gje e mire, por shume shtrenjte. Duhej te ishte e pakta 800 leke te vjetra per dy ore.

Po kta qe  embajne te parkuar gjithe diten para pallatit, i bie te paguajne 12 milje leke te vjetra ne dite?? Firma koncesionare, sipas llogaritjeve i bie , me rrumbullakosje per nje ore, reth 20 milione  leke ne dite! Hallall kunati shokut Xhemal!

Politike e njohur kjo. Cmimi fillestar teper i.larte pastaj ulet dhe ne kete menyre qytetaret e shohin me me dashamiresi kete vendim. Thone mire qe te pakten nuk e bene 2000 lek por e ben 500 lek psh. Si me biletat e urbaneve. U tha 500 dhe u vendos 300 heren e fundit qe u rrit.

Ju qe jeni aty jeni nganjehere out fare (dhe te me falni per shprehjen!). Po si ore ju terheqin per hunde ne ket fare feje, ju vjedhin diten me diell, dhe komentet e para qe lexoj nga ju (me flamur shqiptar) jane batuta sehirxhinjsh, a thua se ato paret nuk do ti nxirrni ju nga xhepi po qytetaret e Tokios!!!

shume mire e kane mendu, per ca duhen makinat, kesisoj qytetaret mesohen me ec ne kembe per nje shendet me te mire dhe ambjet me te paster

Mire qe s'e ka bere Rama, se ca s'do perrallisje tani, me te varfer qe s'kane ku parkojne e s'marrin dot furnizim tek dyqani, zhvatje e popullit, e hipokrizi te tjera

po ik o shkabe te kapim nanji peshk mo te modh smiley

Pra ne vend te papuneve qe zejne qoshet me bidona dhe shishe uji si ne kohen e vojgurit, tani parate do t'i marre shteti.

Gje e mire eshte ne fakt sepse do stabilizohet trafiku dhe injoranca shofererore smiley

 

nga ana tjeter te vjen keq qe Shqiperia qe mbajme mend po ndryshon aq shume, vendi i qefit , vendi ku cdo gje ishte e mundur por me perfundime te hidhura

kshuqe me mire besoj do jete , ti japim lamtumire rrumpalles

Nuk do marri gje shteti, lexo me poshte! Paret do ti marrin Basha me pronaret e Top Channelit!!!

mfal , harrova kur thashe shteti , ne vend me than hajdutet  thashe shteti , mos ma ver re ngaterrohem ndonjeher kshu dhe e  prish punen ..si zeno ziu

dmth nuk kena per t'i dhon mo 2 mij leksha cerrave qe t'mos gervishtin makinen?
Nuk tha kot ai, me shpejt, perpara!

koncesion është për 35 vjet

Lejohen koncesione per 35 vjet atje? Ne mos gabohem, Tirana International Airport SHPK qe ndertoi aeroportin e beri goxha investim e mori per 20 vjet me koncesion. Parkimi per 35 vjet?!

Skeme kriminale dhe harbute sa nuk ka me ku te veje! 

Pra, Tirana Observer e ka kuptuar keshtu: 

Parkimi publik në Tiranë do të kushtojë 150 lekë për vetëm dy orë, kjo edhe nëse ti parkon në lagjen tënde, ndërsa më pak do të kushtojë nëse jeton në periferi. 

Tani pritet te komentojme nje konkluzion te kesaj natyre.

 

Nuk ka c'u duhet maqina ne qytet. 

thashe me hamendje kunati por qenkan ne tave te dy palet>e c vete! keta zihen e kacafyten>>po kjo eshte loje o popull
 

Me ne fund e kuptove. Mireseerdhe ne Partine e te barazlarguarve dhe ti smiley

Ne Qender te Romes kishte nje eksperience te tille: Per 4 ore bilete 4 Euro, per 2 ore 2 euro dhe me pas per 2 ore te tjera 2 euro. Kjo fillonte ne 8.00 dhe biletat kishin vlere ose kontrolloheshin deri ne oren 16.00. Pas kesaj ore nuk kishte me pagese, parkimet anes rruges ishin free deri ne mengjes 8.00. 

Per gjithe ata qe ishin banore dhe nuk e leviznin makinen kishte bileta mujore(abone) me 30euro/muaj(1 euro/dita).

Pra banoret kishin lehtesine mujore ose ate te kthimit nga puna pas 16.00.

Ditoret, te angazhuarit perkohesisht me pune ose turiste duhet te paguanin bileta me ore/pagese.

 

Gjithe bota keshtu e ka, rezidentet paguajne nje cmim simbolik vjetor ndersa ata qe nuk banojne aty, ne ate lagje, paguajne zakonisht gjate orarit te punes, nga ora 8 deri ne 19.30, nga e Hena deri te Shtunen.

Per tu vene re: paret shkojne ne xhepat e kompanise publike!

Nuk e di se si do te procedohet ne fund,por njerezit duhet te paguajne kur parkojne ,sic behet kudo.

Pastaj se sa do te paguajne dhe detajet e tjera i dine ata qe jetojne atje.

Pagesa nuk diskutohet, ceshtja eshte kujt i shkojne leket?

Pse duhet ti shkojne privatit kur sherbimi eshte praktikisht monopol dhe fitimi i jashtezakonshem i garantuar!??

Vjedhje e paster.

Administrimi prej privatit ka formen e grumbullimit te plehrave te qytetit, autobuzeve, etj. pra eshte nje sherbim qe Bashkia e rinovon kontraten cdo vit ose me shume. Elementi koncesionar eshte i rrezikshem pasi eshte shum i gjate dhe qyteti mund te kete ndryshime dhe asnje keshilltar ose koncesionar nuk mund te beje programe 35 vjecare. 1.Investimi nuk justifikon fitimin  10/%, fitimi pasqyron humbje te ardhurash prej Bashkise qe ka rrjedhoje mungesen e te ardhurave te Administratorit Bashki ne drejtim te Qytetareve.  

2. Kompania Private do te kete nevojen e Bashkise per aplikacion te drejte ose parregullsite ne pagesa. Bashkia nuk e ndihmon dot keshtuqe duhet ndihma e Policise se shtetit. Koncesioni kerkon aprovimin e shtetit.

3. Ka shenja te qarta abuziviteti pasi nuk ka studim te publikuar, nuk ka sondazh te bere pas nje ndergjegjsimi qytetar, nuk ka alternativa pagesash, dhe nuk ka thirrje publike firmash pjesmarrse. 

Modelin e kane gati, ta marrin nga perendimi, kudo administrohet sherbimi nga sh.a. me kapital teresisht publik (c'kuptim ka ti japesh privatit nje monopol me fitime te garantuara???).

Nderkaq jam plotesisht dakord me pabesine e skajshme te ketyre maskarenjve, u perpoqen ta bejne cdo gje si skile, pa dhene asnje sinjal!

Dhe keta plehra na propozohen si opozite e vendit!?

Ai popull qofte qe i duron!!!

 

nuk e deshet tramin, prap te trami do perfunoni

Trami duket me pak i rrezikshem se bicikletat keto ditet e fundit.

Bej tram, vendos autobuze ne cdo segment kryesor, bej parkime alternative nen toke ose mbi toke, mendo per parkime publike jashte qyteti, dhe pastaj hidh idene per hapesiren publike me pagese. Hidh idene, jo te besh pazare me privatin dhe pastaj e hedh ne treg si pazarxhi anadollak 

Ky propozim ka 1001 klecka.  Pse eshte e paafte Bashkia te vendose matesit sidomos ne zonat e biznesit ne qender?  Eshte win-win.  Edhe te ardhura merr nga parkimi, por edhe nga gjobat.  Shembull pak si jo ekuivalent por NYC fiton dic me shume se 500 milione dollare ne gjoba ne vit nga parkimi.

Po ne zonat qe jane kryesisht rezidenciale pse duhet te paguhet?  Ose le te themi banoret le te kene nje abonim 1-vjecar kundrejt nje shume modeste.  Ndersa te ardhurit te paguajne me mates.  

Qe parkimi duhet rregulluar/sistemuar s'besoj se eshte per diskutim.  Por koncesion 35 vjecar me vetem 10% per Bashkine eshte idiotllek.  

Skenari eshte i njejte me KESH-in. Vjollca paguan Lulin, Bozon apo edhe Ramen. Pas disa kohesh Vjollca nuk e disiplinon dot qytetarin dhe nuk arrin dot te jape 10/% Bashkise. Bashkia kerkon tarifen por shteti nuk e ndihmon rregullisht me policine Vjollcen. Vjollca kerkon te terhiqet por kerkon demshperblimin e investimit qe nuk eshte "arritur te shlyhet". Bashkite e ardhshme fillojne e koncesjonojne prishjen e koncesionit.

Luli fitoi para, Vjollca fitoi para, Rama fitoi nje dore, Qytetari humbi. Rrofte koncesioni!

Kush eshte Vjollca? 

Luli fitoi para, Vjollca fitoi para, Rama fitoi nje dore, Qytetari humbi. Rrofte koncesioni!

Qytetari te mos pres te mbijne vjollcat, manushaqet apo mimozat. 

Vjollca Hoxha. E shoqja e te ndjerit Dritan Hoxha. Bashkepronare e TCh

Aha. Kjo ia paska marre te ndjerit ne kthese per nga zotesia.

Nejse, per bimet me siper besoj u mor vesh ku e kisha fjalen.  

@ Keiendi, cfare kauze kerkon "qytetaria" e Tiranes qe t'i degjohet fjala?  A eshte kauze mjaftueshem kjo?

 

Nje pozitivitet ishte kundershtimi i disa keshilltareve qytetare( ne mos qofshin me qellim perfitm shtyrje). me pas gazetat fillojne dhe hedhin ne treg problemin i cili ishte i mbajtur i fshehur deri dje. Pastaj diskutimet ne ambjente qytetare dhe ne fund ndergjegjsimi i personaliteteve amorfe qe kuptojne se po o vjen Vjollca deri te dera e shpise pasi u ka hyre ne tv dhe u jep kafeinen cdo mengjes.

Po mire, nje mundesi psh: rrjetet sociale a mund te shfrytezohen per informim, ndergjegjesim dhe aktivizim te qytetareve? (Jashte teme, se m'u kujtua ky koment i mirazhit, minus perendimin e diellit.)  Pa pritur per personalitetet amorfe, pa pire kafen e Vjollces. 

Se 35 vjet koncesion eshte vjedhje nga te gjitha anet, edhe pse sic thashe situates se parkimit duhet t'i jepet nje zgjidhje. 

paralel me kete projekt, bashkia te hapi edhe burgjet private ku te sistemohen ato qe nuk pagujne parkimin.

Ja ta zeme do rrish 3 ore diku. 2 mije leke. + benzine, me lire te bie taksia.

Une do ta beja 500 leke/2ore qe njerezia te fillonte e te ecte pak me teper ne kembe, apo ne biçiklete. Makinat e kane pushtuar ate vend.. Se si jetojne tiransit aty, vetem shkaba e di.

Ky problem haset edhe kendej ne perendim, nuk eshte noi lajm kushedi se ç'e. 

Kjo eshte nje vjedhje e hapur. Koncesion 35-vjecar eshte krim. Per momentin Shqiperia po vuan koncesionin 20 vjecar te aeroportit i cili ka faturat (per linjat ajrore) me te larta ne rajon qe ka nje efekt te drejtperdrejte tek turizimi dhe cmimi i levijzes brenda/jashte Shqiperise. 

Ky vendim duhet protestuar me c'do kusht. 

Te jepet per 20 vjet dhe firma te paguaj 20-25% te fitimit. 10% eshte shume pak.

Ja nje info me shume

Sipas dokumenteve tashmë të bëra publike , rezulton se dy kompanitë ABT sh.p.k dhe Speed Taxi që “kanë kryer studimin” , dhe që natyrisht pritej të ishin koncesionarët pas këtij votimi “Konsporativ” kanë një ortak të përbashkët : Shpresim Bajraktari.

administrator dhe ortak me 92 % të aksioneve “Speed Taxi” e ,   aksioner në ABT  me 70 % të kapitalit.

Sipas të dhënave paraprake te Kontrates Koncesionare, rezulton se pagesa do të jetë 150 lekë  të reja për dy orë parkim në qendër dhe 20 lekë nëpër lagje.Koncesioni realizon me një fitim prej rreth 24 milionë lekë për çdo orë, për 35 –vjet me radhë.

Ndërsa Investimi është vetëm 2 milionë euro.

Nga ky Koncesion, Bashkia do të përfitojë vetëm 10 % të xhiros vjetore,një tjetër cështe që ka ngjallur dyshime e debate në këshillin bashkiak si dhe reagime në public.

A ka ende qytetare Tirana!?

Pagesa e parkingut ne nje qytet te madh europjan si Tirana eshte mese normale. Automjetet qe qarkullojne lehtesojne pronaret e tyre, por krijojne njekohesisht edhe ato qe quhen ne ekonomi eksternalitete negative per pjesen tjeter te qytetareve. Nje nder to eshte edhe zaptimi i hapesirave te lira publike, per tu parkuar, hapesira qe perndryshe mund te perdoreshin per te ecur ne kembe, me biciklete, per te vene stola, ndertuar kende lojrash, instaluar vepra arti metropolitan, apo cdo gje tjeter qe e permireson cilesine e jeteses se banoreve. Pikerisht per ti barazpeshuar keto eksternalitete negative, pagesa e parkingut nga ana e perdoruesve te makinave eshte e drejte dhe e logjikshme.

Me parate e grumbulluara nga parkingu administrata publike e qytetit mund te kryeje investime ne dobi pikerisht te asaj cilesie te jetes se qytetareve te saj, qe cenohet nga zaptimi i hapesirave. Justifikimi pra eshte i forte dhe ne fakt pagesa e parkingut eshte nje nder tarifat me te pakontestuara ne kontekstet ku aplikohet.

Nderkaq, pagesa e parkingut ne qytet eshte njekohesisht edhe nje biznes sa i thjeshte per tu implementuar e menaxhuar, aq edhe fitimprures, me marzhe fitimi jashtezakonisht te larta, ne kushtet e kerkeses se forte te tregut per sherbimin (me ligj parkimi me pagese behet i detyrueshem!) dhe te monopolit te ofertes se tij (makinat nuk mund te parkohen neper peme, por vetem ne rruget qe jane prone e Bashkise!).

Per keto arsye nuk eshte aspak per tu cuditur qe modeli me i perhapur ne boten perendimore per ta shfrytezuar kete miniere te ardhurash per arkat e bashkive eshte ai i kompanive sh.a., me kapital teresisht publik (zakonisht te Bashkive).

Ne kete kontekst, kjo qe perpiqen te bejne ne Tirane ka vetem nje emer: VJEDHJE! 

Ashtu sic kane grabitur gjate ketyre viteve pasurite minerare, naften, trojet ne bregdet, pyjet, madje edhe guret me vlere te maleve tona, personazhet e kastes se pushtetit politik-ekonomik-mediatik, po bejne percapje ta perlajne edhe kete aset te cmuar te kryeqytetit, badihava ose qyl, si perhere!

Ata qe duhet te punojne per interesat tona - Basha me Bozdon e Bashkise, - ata qe duhet ti kontrollojne keta , - opozitaret e Rames, - dhe ata te tretet, qe duhet ti kontrollojne te dyja palet, - media e lire , - jane bere dore dhe po na rrjepin!

Ndaj pyetja sot eshte, a ka me qytetare Tirana!?

 

Ne qytetet e medha perendimore parkimi me meter ne rruge (me orar) vendoset ne zona qendrore shume te rrahura. Behet per 2 arsye - 1) per ti sjelle te ardhura bashkise 2) per ti dhene me shume akses qytetareve ngaqe kostoja dekurajon ata qe parkojne dhe s'levizing per ore a dite te tera. Ne zona rezidenciale parkimi ne rruge eshte pa leke dhe madje bashkia u jep prioritet rezidenteve te zones ( ngjisin pulle rezidence tek xhami). Nuk po futem fare te diskutoj per cmimin dhe hollesite e tjera te kesaj skeme pise.

Kontrollin mjekësor ta bën ai që të shet duhanin, parkimin ta shtrëngon ai që të ofron shërbim me taksi. Janë kaq karagjozë sa po më duken simpatikë.

Parkimi sidoqoftë është problem i madh, megjithëse peshku e neglizhon duke mos na përcjellë lajmin për vrasjen e trefishtë në Karolinën e Veriut.

Harrova guvernatorin e ri që ka bërë pingpong ca vjet mbikqyrës, ca vjet i mbikqyrur, përsëri mbikqyrës, përsëri i mbikqyrur, përsëri mbikqyrës - sikur të mos ishte flagrant konflikti i interesit do të shqetësohesha për shëndetet.

Harrova guvernatorin e ri që ka bërë pingpong sa mbikqyrës, sa i mbikqyrur, përsëri mbikqyrës, përsëri i mbikqyrur, përsëri mbikqyrës - sikur të mos ishte flagrant konflikti i interesit do të shqetësohesha për shëndetet.

tropizma, eja me shpesh ketu. Pa ironi.

Kjo puna e koncesionit na ka bere nderkaq nje te mire te madhe. Ka nxjerre ne drite, lakuriq fare, farsen e madhe qe politika dhe mediat luajne cdo dite ne kurriz te shqiptareve. 

Basha dhe PD-ja bene gurgule te madhe per muaj me rradhe se gjoja ishin allnuar me shumicen per arsye parimore e me the e te thashe dhe nuk ngurruan te ngadalsojne proceset jetike te reformave dhe ti bukosin kancelarite nderkombetare qe merren me ne, me turli llogjesh kavaje! 

Ndersa ky rast tregon se kur vjen puna per te kref' ndonje euro nga xhepat e qytetareve e gjejne fet e fet gjuhen e perbashket! 

Per te mos folur pastaj per mediat tona laperdhare, duke filluar nga Topi i gjobaxhinjve si Filip Shakulli me shoke, qe s'ka pensionist, sidomos nga ata me kapele republike, qe te mos e dije ne krah te revolucionit rilindas, kur nderkohe i lepihet cdo zagari qe i premton te grrepi ndonje dicka!

I lutem fort te madhit zot qe ky rast te mos kaloje i pa analizuar e diskutuar gjeresisht dhe mbi te gjitha qe protagonistet hajdute, me ne krye Bashen dhe Bozdon, e ne vijim me Top Channelin, te mos ja hedhin lumit pa lagur, te pandeshkuar nga opinioni publik!

(Ku i ka Topi ato Rudina Xhungat dhe Alban Dudushet qe na shfaqen aq te dhembshur per hallet tona, tani qe na duhen!?!?)

Vjedhje! Hajdute! Po ju pijne gjakun. 

Jo me jo ca lesh vjedhje , o u vodhen paret me firmat piramidale o ska pas vjedhje me te madhe ashiqare fare.

Kur ske mundesi t'a mbash mos ble makine , shtri kembet sa ke jorganin. Ka hyp lluksi madh e skane buke te hane , edhe shoferet jane bere  harbuter , coku u duket vetja dhe nuk respektojne asnje ligj.

Ligji te zbatohet.

Problemi papunesise besoj se duhet te zgjidhet i pari

Shkurt, kokrra e SKANDALIT, nga bashkia!!! 

kam nigju se ne amsterdam parkimi eshte shume i shtrenjte per me demotivu levizjen me makina mrena qytetit. rezultati:amsterdami konsiderohet qyteti i bicikletave.

po edhe ketej nga ne shtrenjte eshte . ku ka free ??

n'hije t'manit po smiley

po nqs manin e kane mjelle n'totuare ?

...mir ja bejn kti populli debil qe jep  bythen  per me shit pak pordh me mercedes.

Ne fakt situata eshte e rende , po ti vesh re telefonatave qe merr Aldo morning show.........depresion i gjalle, populli  ne gjendje alarmante

ata jan per gjynah, por ne nuk shohim gje me sy  edhe e shtyjme nje ore ktu per qef

duhen ndertuar disa garazhe parkimi, kshu qe me 75 lek ora per cdo makin del fitimprurse. zgjidhet problemi parkimit rruget kan me pak makina. esht shum gje e mir.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).