Tre zyrtarë vendorë, mes tyre 2 kryetar bashkie, ai i Gramshit, Dritan Bici dhe i Poliçanit Adriatik Zotkaj, si dhe kreu i komunës Bërzhitë, Genc Drita janë paditur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për akuzën e fshehjes së pasurisë. Ata akuzohen edhe për fshehje të deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit, pastrimit të produkteve të veprës penale. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane dhe llogari bankare në miliona lekë dhe euro e dollarë të cilët janë fshehur nga zyrtarët e pushtetit vendor

ILDKP akuzon Bicin se ka “tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.”

 

Dritan Bici ka fshehur këto pasuri:

Apartament banimi, Gramsh.

Apartament banimi, në Tiranë.

“Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin ’Para fillimit në detyrë 2011’’.

– Nuk justifikon me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor te pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë.

– Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011 dhe 2013’’.

– Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2013’’ në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë.

– Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet ‘’depozitime cash’’ në Raiffeisen Bank në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011’’.

– Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012.

– Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z.Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.

ILDKP padit në prokurori kryetarin e Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit, pastrimit të produkteve të veprës penale.

 

Genc Drita ka feshur këto pasuri:

Fshehje e kontratës së sipërmarrjes Nr.90 Rep/20 Kol, datë 23.01.2013, për shtëpi banimi, vilë model “Petit Bordeaux” në shumën 396.585 euro.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Alfa Bank në shumën 1.300.000 lekë ne vitin 2011, për vitin 2012 në shumën 35.106 lekë dhe për vitin 2013 në shumën 662.826 lekë.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Tirana Bank në shumën 8.500 euro për vitin 2013.

– Deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumën 16.320.000 lekë.

– Deklarim i rremë për të ardhurat në shumën 685.705 lekë.

– Subjekti ka ushtruar detyrën në kushtet e konfliktit të interesit, lidhur me vendimmarrjen Nr.21, datë 26.03.2011 për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit të godinës së banimit me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 3.517 m2.

ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë, Qarku Tiranë, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjithashtu për Genc Dritën ILDKP kishte paraqitur një tjetër kallëzim penal më datë 05.09.2014 për :

– Deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD.

– Deklarim i rremë I pasurisë për shumën 150.000 Euro.

– Fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me “Merkaj” sh.p.k, për 2(dy) apartamente banimi me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, me vlerë 125.280 Euro.

– Fshehje e sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan.

– Burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej tij, etj…, për deklaratat e pasurisë deri më 31.12 2010.

Kallëzimi i datës 13.02.2015 i përket deklaratave të pasurisë të subjektit Genc Drita për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

 

Adriatik Zotkaj Genc Drita ka fshehur këto pasuri:

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Adriatik Maliq Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Poliçan. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon:

– Ka fshehur pasurinë Nr.12/107, në ZK 3019, Vol 12 fq122.

– Ka fshehur pasurinë nr.24/2 në ZK 3666, Vol1, fq221, në emër të firmës “Perla e Tomorrit”, Administrator Adriatik Zotkaj, me sipërfaqe trualli 5000m2, mbi të cilën ndërtuar objekti me sip 2200 m2, sipas Lejes Ndërtimit nga KRRT Qarku Berat, Vendimi Nr.5/18 dt.25.07.2008, financues është subjekti Perla e Tomorit, Adriatik Zotkaj.

– Ka fshehur pasurinë nr.12/98, në ZK3019.

– Ka fshehur pasurinë me Nr.197/2, në ZK 3666, vol 1, fq 228 me siperfaqe 1100 m2 rregjistruar sipas Kontrates së shit-blerjes nr.1063 rep, 632 kol dt.05.09.2012.

– Ka fshehur automjetin me targë AA550 IB, Autoveture AUDI (A6) vit prodhimi 2005, automjetin me targë AA540 FC, tip NISSAN (Patrol), vit prodhimi 2000, i rregjistruar në emrin e të birit Maliq Zotkaj, eskavator me Zinxhirë tipi 441BMD marka Laltesi shasi nr.239/44, në shumën 50.000 euro i blerë sipas Kontratës Nr.103 rep, nr.45 kol dt. 13.01.2011.

– Mungesë burimesh të ligjshme financiare për shlyerjen e menjëhershme të kredisë në dt.19.02.2009, Raiffeissen Bank.

– Mungesë burimesh financiare për shlyerjen e kredive të marra në shumat 50.000 Euro (viti 2008), 75.000 Euro (viti 2011) dhe 30.000 Euro (viti 2012), me të ardhurat e deklaruara prej tij dhe pergjigjeve të konfirmuara nga bankat.

– Ka fshehur të ardhurat e përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë Vodafone Albania, për dhënie me qera të një sip.toke 1100 m2 për vendosje të stacionit radio ‘Site 643A Tomorrica’ ku Adriatik Zotkaj dhe Mirela Zotkaj kanë nënshkruar si pronarë të tokës.

–  Ka fshehur llogarinë në Union Bank ku i derdhen të ardhurat nga qeraja me kompaninë Vodafone Albania.

– Ka bërë deklarim të rremë lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqerisë ABG shpk, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes, lidhje kontratash për blerje asetesh për shoqërinë si dhe marrje kredish në Bankën Union, garantues/ dorëzanës, në Bankën Societe Generale, Alpha Bank, etj.

– Nuk ka deklaruar shitjen e 65 % të aksioneve të shoqërise ABG, shitje e realizuar në vitet 2008 – 2009.

– Ka vijuar të zotërojë 35% të aksioneve në shoqerinë ABG shpk Poliçan, në kundërshtim me nenin 29, pika d, e Ligjit Nr.9367 i dt.07.04.2005 (i ndryshuar), sipas të cilit Kryetari i Bashkisë, nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare që ushtron veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre.

– Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në Societe Generale Albania.

Përvec sa më sipër, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndyshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqerisë ABG, ku është aksioner i shumicës. Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës prej tij.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Adriatik Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Polican, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të produkteve të veprës penale.

29 Komente

Ose, sekreti i katundareve te pasur.    

Ps. Sa  te  shemtuar

 

titulli mund te ishte edhe:  obeziteti i kryebashkiakeve

Si foto i shkonte me shume temes: a besoni te evolucioni smiley

po i beni zap d.m.th P

po nje kryetar bashkie ,nje fare lulezim basha  a e dini sa leke ka?  a i justifikon me te ardhurat e tij?

merrni te gjithe deputetet,ministrat,gjykatesit,armand dukerat &co,femijet e politikaneve etj.   pa folur per sali serbin e like floririn. .  po keni bythe ,kontrolloni keta njehere.  jo se keta te tjeret jane me te mire ,por duke qene se mundesite e tyre per te vjedhur jane me vogla,edhe shumat jane me modeste.

nje politikan shqiptar me te ardhura 1000-2000 e ne muaj,duhet te kete nje pasuri pak a shume sa nje emigrant .

te gjithe ata qe kane pasuri me 1 milion e e lart duhet te kontrollohen.

Keta do fut ne makina grirese dhe do bere qofte per qente e rrugeve te Shqiperise. Keta dhe gjithe ata moterq..... qe vjedhin pambarimisht ate popull te lodhur dhe te tejperdorur.
Kur vjedhin keta gicat ne katunde eshte e frikshme te imagjinosh pasurine e plehrave buzyndyre qe Kane 20 vjet qe riciklohen .

Kjo ndodh kur ske prokurori e me keq akoma gjykate. Ska ngel njeri pa vjedh e pa dal i lare nga ky muhabet.

shifi mor shifi fytyrat qr kane. tamam personazhe grotesk. njeri me derr se tjetri. kokcepi mban dhe musteqe mer ejjj. shkerdhatat.

Pse mos vjedhin mer jau?

Universi eshte pa qellim, natyra eshte indiferente, mbreteron kaosi dhe hiçi, gjithsekushi ka mendime te veta derdellitese demokratike ("per mendimin tim"), jeta eshte pa kuptim, njerzit jane si mesalla me dy faqe (dhe per me teper e bejne universin si mesalla me dy faqe, edhe vale edhe thermije), individi eshte thermije, ndersa masa eshte vale - ka thene Le Bon, Zogu doli legen, Enveri doli legen, Sala doli legen, Tosi doli legen, te gjithe legena do te dalin, edhe ata qe do vijne, vetem "ne" jemi te mire, komentuesit.

Eshte i mire edhe Joti se harrova, qe e kemi ne vend te Krishtit.

 

Mooos! Ore, po nxorren pasurite e Bardh Plakut ka per tu qelb tere Parku i madh ...! 

Dhe opozita po bi dekur ne toke ...qe saken se paksohen komunat e ketyre derrave ! Te gjithe te peshtire ! Kusare ! 

Dhe pastaj pse i gjujn me kundertank...! 

Nga sa lexuam ketu, keta qenkan plot pasuri smiley kuptohet me abuzime, veç disa prona qe jane me emrat e familjarve te tyre, nuk mund ti akuzosh pa prova se jane te tyret. 

Te korruptuar si keta e shkaterrojne Shqiperine smiley

Nuk e harroj një episod të viteve 93 kur doli i ndjeri A.Hajdari dhe mbante fjalim para InteliDjencës Tiranase  në emër të saliut se "komunistëtë  e lanë vendin ..etj etj " Kisha afër një fshatar të këput kur ja plasën të revoltumit revolucionar debatit .Ky nigjonte dhe i kujtohej Azemi qafrjepur si student dhe qafderr kur i jepte dërmën kamunizmit ...

A të paça QAFËN dhe Karriken ...pa mënd kam unë njëmijëherë më shumë se ty  dhe e gjith InteliDjenca e PD-hit smiley

Sistemi i MUT burrit sali Qenef berisha të Mut Sistemit që inastaloj mbështetet në aksiomën Kavajote si djep i Demokracisë .

Mënd nem sa të lidh Ushkurët e brekëve .Të tjerat mi jep Pushtet !

Thiatro eshte .shife kur t'ia hedhin si dr. Mziu apo gjika.

 Adriatik Zotkaj;

Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në Societe Generale Albania.

..kryetae i bashkise se nje qyteze te humbur me 3 mije banore dhe ka bo 1 miljon EU.

Po Edi Rama qe ka qene per 11 vite kryetar i Baskise Tirane me 1 miljon banore, sa pare ka bere = 1miljonEU X 300,000= ???? 

smiley

 

në emër të firmës “Perla e Tomorrit”

ec aty, Lupo di Toskana  smiley

 

Ne c'kuptim pasurite e kryebashkiakeve ??

Pse vetem 3 ka Shqiperia ??

c'i keni kto perralla me kesulekuqe GAZETA MAPO.

Hajdute jeni te gjithe , pas asnje dallim cope, mishi, fije , grimce apo llokme.

qeket kput n'mes me kto tre qypa.

 

3 koke derra

A e ben dot nje njeri i vetem shqiperine? Te shohim. Une them qe e ben! Une dua te besoj...

s'asht edi nga ata njerez qe ka respekt per inferioret dhe don te dobdit.edi o cun tirone qe refuzon me shpenzu emocione per gjona ksisoj,shaktarrina province,mjerim katnaresh.kot pozon,s' ngjisin kto foto.

"Cunat e tirones" jon me zemer te modhe sa mali i Dajtit, o Pjeter. Cunat e tirones, jo klubet folklorike te qeleshepunusve dhe samarxhive tirons. Cunat e tirones, them!

po nejse, t'i lejm kto po shifni ca bohet me kompanin e naftes Bankers, o Pjeter!  S'ju bo pershtypje? rul teoricienti qe o msu me tall trapin me popllin...

Ka disa komente shume te bukura ketu.

smiley

Kaktus ti nuk merr vesh nga fizika dhe arti postmodern, atje-ketu eshte njesoj si vale-thermije, ne e kemi bere tere universin si veten si mesalla me dy faqe, ne projektojme veten tek universi qe nuk ka qellim, universi eshte si ne futja pordhes kot me kot, jeta eshte kot sa andej-kendej, nuk ka qellim, arti eshte njesoj sikur te kryesh nevojat fiziologjike, te vjen per te bere e ben, edhe komenti njesoj si eskrementi, te vjen per te bere e ben dhe mbaron pune.

smiley

Shiko edhe Roni me poshte thote: e bën ... e bën ...

smiley

 

E bën Çim...e bën! 

I want to belive! The truth is out there.

Ti beso, por me kembe ne toke!

Edi i vetem, veshtire e ka. Por ne bashkpunim me Ilirin cdo gje eshte e mundur...sky is the limit. 

Koalicioni i Madh ka bere cudira Cim! 

 

Po natyrisht, aty e ka bazen gjithe besimi im. Po esht aq e nenkuptume, sa qe s'e permenim. 

"Gju me gju me popullin" si xhaxhi Enveri. smiley

me " lexu " aty Ke Rrulat e babasqapit ...o perëndi çfarë mashtruesi e injoranti kur hap dhe gojën për taksat e tatimet sali Qenef berisha ....pra me lexu ke Rruli kupton çfarë Vlere kishte thënia e Gëzim Krujës

Sot të hapi birat e veshit pas ca vjetëve të vej vathët "

Flm Emo për adresimin por si në çdo gjë , Ai klan i shtrydhur dhe mbajtur për Koqesh nën presionin e Dosjeve , gjithshka e ka formuluar me " specialistë " marifetçij për të mbuluar Trafiqet e shpërblimet e Lobeve Uashtarak që dhe e mbajtën e ushqyen mostrën e Krimit PD-hi me krye Bajraktarin berisha .

Po kur nxorri faktorin "R"smileysmiley Ama faktorin " Dru arre " ose arrorët e berishës nuk i Përmendi . Nuk ka sektor që nuk janë NDYR me vjedhje e abuzime .Nuk ka sektor që nuk e kanë shndërruar në Gropë haleje .

Dava qafdhjamësh si abuzues buzshpërvjelur k, ryetar këshillash që i bëje zap me një shef Finance Kooperative na dalin Të Majmur ... si qafa  e dhjamur R.P A.Hajdarit që mbante leksione për Demokracinë ...InteliDjencës së Tiranës ku në rradhë të parë spikaste si zakonisht me bllok në dorë duke mbajt shënime Grupi Çifteli and Qithara  me mama LefTKopenen athuziate ! Pisllëk Fund e Krye

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).