20 vite më parë, PPNEA (Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri) në bashkëpunim me EuroNatur (Fondi Europian për Trashëgimininë Natyrore), një fondacion nga Gjermania, dhe me mbështetjen e GTZ (tani GIZ) ndërmori një nismë ambicioze për të përforcuar ruajtjen dhe për të themeluar sistemin  e zonave të mbrojtura në pjesën Shqipëtare të Ohrit dhe Liqeneve të Prespës. Ishte vendosmeria dhe puna e palodhur e grupit të udhëhequr nga Prof. Dr. Leke Gjiknuri, që karakterizohej nga një vision i qartë dhe qasje gjithëpërfshirëse, ajo që bëri të mundur shpalljen e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Zonës së Mbrojtur të Peizazhit te Ohrit. Pas kësaj, nisi themelimi i sistemit më të madh dhe të shumëllojshëm të Zonave të Mbrojtura, ku për herë të parë në Shqipëri habitate të ndryshme duke përfshirë ato tokësore dhe ujore, u panë si pjesë e një qasje pioniere te ekosistemeve te integruara në Shqipëri.   

Që prej themelimit tw parkut dhe deri në ditët e sotme, PPNEA në bashkëpunim me EuroNatur, FZS, SPP, EECONET Action Fund, UNDP SGP, CRIC, si dhe aktorë vendas të përfshirë në proces, vazhdon të japë kontributin e saj për ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin e infrastrukturës dhe trajnimin e stafit të zonës së mbrojtur. Përvoja e fituar do të shërbejë për të marrë në konsideratë aspekte të ndryshme si zhvillimi i ruajtjes së zonave te mbrojtura, planifikimi strategjik, monitorimi dhe përmirësimi i hapësirave të komunitetit vendas pranë këtyre zonave të mbrojtura.

Si pjesë aktive e proceseve të Parkut të Prespës, PPNEA është krenare për nderimin që i bëhet themeluesit të saj Prof. Gjiknuri, si dhe për statusin aktual të parkut, integritetin, ambicjen dhe objektivat menaxhuese që janë tanimë pjesë e Planit të Menaxhimit,  i cili u mundësua nga bashkëpunimi aktual midis Ministrisë së Mjedisit dhe KfW-së Gjermane.

Iniciativa e PrespaNet (një rrjet organizatash e përberë nga MES, PPNEA, SPP), ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin trepalësh për mbrojtjen e zonës së mbrojtur të Prespës në këtë Përvjetor të Parkut Kombëtar të Prespës dhe Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave. Sipas anëtares më të re të PPNEA-s Klaudja Koci, Koordinatorja e PrespaNet për pjesën Shqiptare,  “organizatat janë në kërkim të një visioni të qartë i cili duhet të sigurojë ruajtjen e burimeve natyrore dhe diversitetit të jetës për brezat e rinj.’’

Per me shume:

www.ppnea.org | www.facebook.com/ppnea

3 Komente

Ju lumte dhe pergezime per angazhimin tuaj!

Jo te gjithe jane barbare ne Shqiperi.

Brravo! Keshtu fillohen punet e mira. Pak me vone do te duhet te menaxhohet popullsia e disa specieve me ane te mekanizmit te gjahut te kontrolluar. Qe sot dal vullnetar per kete hap te rendesishem te ruajtjes se balancave ne ekosistem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).