Peticion online kundër koncesionit të parkingjeve publike. Peticioni është bërë publik në faqen “AVAAZ.org”. “Koncesioni duhet ndaluar nga qytetarët e Tiranës pasi krijon një monopol për një periudhë 35 vjeçare, e cila nuk justifikon vlerën e investimit”.

Peticioni vjen menjëherë pasi në Këshillin Bashkiak të Tiranës u diskutua që 41 mijë vendet e parkimit të kryeqytetit të jepeshin me koncesion firmave private. https://secure.avaaz.org/en/petition/Bashkia_e_Tiranes_JO_koncesionit_te...

27 Komente

Mega SKANDALI, turpi i turpeve, te cilen qytetaret shqiptare do ta vuajne ne kurriz nga klasa politike. 

Tritan Kalo: Nga ky koncesion fitojnë vetëm pronarët e kompanive 

“Unë personalisht “kam alergji” ndaj fjalës “koncesion”, sepse si udhëtar i shpeshtë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, me duhet të paguaj biletën e udhëtimit më të shtrenjtën në rajon, pikërisht falë faktit të dhënies me koncesion për një kohë shumë të gjatë të këtij aeroporti nga ish-Kryeministri Fatos Nano. Po ashtu dhënia me koncesion për ndërtimin e hidrocentraleve të shumë burimeve ujore natyrore, ka bërë që një pjesë e tyre jo vetëm të prodhojnë energji elektrike me kosto më të lartë se ajo që prodhohet nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, por të dëmtojnë jo pak këto burime, sikundër janë banjat e ujërave termale në Bënjë të Përmetit etj. Dhënia me koncesion e parkimeve të automjeteve në Tiranë dy kompanive, pronarët e të cilave janë të lidhura ngushtë direkt ose indirekt me drejtues të mazhorancës dhe opozitës së sotme, nuk do t’i shërbejë pak ose aspak përmirësimit të kushteve të parkimit të automjeteve për qytetarët e thjeshtë të Tiranës, apo do të përmirësojë financat e Bashkisë së Tiranës, që do të përftojë vetëm 10 për qind të shumës së mbledhur nga ky koncesion.

Ata që do të përftojnë nga ky koncesion 35-vjeçar, do të jenë vetëm pronarët e këtyre kompanive, që me një investim minimal mbi një të mirë, pronë publike, do të grumbullojnë miliona e miliona dollarë për çdo vit. Pse këto sipërfaqe të territorit të kryeqytetit të mos miradministrohen nga vetë Bashkia e Tiranës, dhe përftimet e parkimeve t’i kalojnë arkës së Bashkisë për financimin prej saj edhe të projekteve të tjera? A nuk do t’i rëndonin më tej këto “taksa parkimi” xhepat jo pak të zbrazët të kryeqytetasve tanë? Sikurse është nisur me privatizimet vend e pavend, publik në kryeqytetin tonë së shpejti do të mbetet vetëm ajri që thithim, edhe ai jo pak i ndotur nga mjetet e shumta shpesh të amortizuara, të cilat qarkullojnë në rrugët jo të mirëmbajtura si duhet të Tiranës”, u shpreh ai.

Tritan Kalo: Nga ky koncesion fitojnë vetëm pronarët e kompanive 

Ose, kete mund ta kishte thene edhe Nard Ndoka (filozofi.) 

Pertej shakase, dhe me respekt per Dr. Kalon, a ka dhene ndonje justifikim, deklarate Bashkia qe pse s'i do, s'i duhen, s'i hyjne ne pune te ardhurat nga parkimi?  

po pikerisht se bashkia kembengul ne te kunderten, qe koncesioni na qenkerka ne te mire te qytetareve duke i rene fyellit te liberalizmit.

Kalo e ka dhone shembullin me aeroportin, nji nga faktoret prej te cileve dhe turizmi nga te huajt humb, s'ka ca te thote me shume.

 

transporti publik ne tirane po shko per lesh me urbanet ne greve, makina nuk mund te perdoresh me se shko sa frengu pulen, trotuaret i kane ngrene ndertuesit, nuk mund te ecesh as me kembe; se si robte supozohet te shkojne ne pune per ndertimin e kapitalizmes shqiptare nji zot e di.

Ps. se shpejti do behet realitet edhe premtimi tjeter se blloku do behet me vize per robte e periferise

po pikerisht se bashkia kembengul ne te kunderten, qe koncesioni na qenkerka ne te mire te qytetareve duke i rene fyellit te liberalizmit.

Me nje lexim te shpejte te deklarates se Bozdos, me duket se i ka rene fyellit te paaftesise.  

Le te supozojme se Bashkia ka per perparesi interesin publik.  Bozdo thote se nga 42 mije vende parkimi ne Tirane qe i nenshtrohen gjobave informale (ku eshte policia bashkiake) bashkia menaxhon 2140.  Me propozimin e ri i shtohen 7400 vende.  Pjesa tjeter e deklarates eshte tjerrje. 

Tani, sa e veshtire eshte te vendosen matesa ne akset kryesore, qe sipas propozimit te bashkise do vendosen, dhe 100% te te ardhurave t'i kalojne Bashkise?  Se Bozdo thote qe do beje namin ne investime ne infrastrukture me 10% nga koncesioni.  Pse mos ta bej namin e zi me 100% te te ardhurave?  Cfare rrote po shpik Bashkia e Tiranes, qe s'eshte shpikur gjetke ne qendra te tjera metropolitane?

E perseris, parkimi eshte dicka qe duhet zgjidhur, me qellim qe jo vetem te krijoje me shume hapesire, por edhe te ardhura.  Si kudo, xhanem. 

vertet e lexove bozdon, ti qofshsmiley

Ne kerkim te shpikjes une smiley.  

Me keta mjeket,  Shqiperia ka pat eksperiene negative, keshtu qe nuk duhet marre seriozisht ky Kalo ! 

kendveshtrim foshnjor, ad hominem, qe sheh njeriun dhe jo sistemin si shkaktar te problemit

Nuk besoj se ka qene i vetmi gjithsesi qe kritikon kete koncesiono/privato-mani, qe ka ngerthy jo vetem qeverisjen lokale por edhe ate qendrore;

! A mund të zhgënjehesh me një parti që krenohej e krenohet se ritmi i privatizimeve të saj ia kalon edhe fundamentalistëve neoliberalë të PD-së, e që këtë vit planifikon të çojë për dhjam privatësh 65 shërbime publike?!

Jo vetem me keta mjeke, por edhe me kete dobic popull thuaj. Thone qe Rilindja do bjeri nje popull tjeter. Kinezi psh s'e ka problem fare nja 3-4 melone koke. smiley

Fundërrinat e babsqapit dhe Lulushankës duan dhe Shqipëri ? Asnjë nuk proteston për dorodlecin politik me ish Muteqe Jar Nishanlliun që  dekoron me " Pishtar " zjarrvënësit e Shkodrës që nuk u mjaftoi Shkodra po dogjën gjithë Shqipërinë  që kishte lënë Kulshedra Komuniste smiley

Pse aq pak Kinezë ? Sikur donin pjesë teritori edhe Romët për shtetin e tyre ? Pse nuk e gjejnë dhe botojnë nisedën e babasqapit për dakordësinë e një shteti rom brënda Shqipërisë e Kosovës ?

Done.
Shpresoj te behet nje i tille dhe per matesat e rinj elektrik.

Mjer Tirana qe menaxhohet nga tutkuni Bozo i cili  edhe emrin e shkruan me dy ene " Enno " .., megjithese te paret e vet ...boze kane pas shitur ! 

..edhe Fatos Nano eshte kundra koncesionit  smiley

Në rast mos kandidimi të Lulzim Bashës pritet që Fatos Nano te dal si propozim i një parti aleate të frontit të djathtë të udhëhequr nga PD. smiley Një kompani italiane po kryen sondazhe për llogari të opozitës për të testuar elektoratin e kryeqytetit se cili është personaliteti i cili mund të rifitoj për të djathtën në Bashkinë e Tiranës. Burime brenda PD konfirmojnë për opozita.com se kandidatura e Fatos Nanos rrit shumë numrin e lartë të votave pasi tërheq elektoratin e majtë. Kjo shihet si pista për ti hapur rrugën Lulzim Bashës dhe për ti lejuar atij të përgatisë strategjinë për kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë smiley

ca ka per tu habit, 4 vjet kryetar bashkie asigjo ska bo, vec ka prish pune ska ndreq gjo

apo ka bo ndertime pa leje  plot, sidomos taracave me ka i kat me panele sanduici, me te shemtutat ne bote i ka bo ....

kam frike se jane bashke me PS ne kete loje, si puna tregut tek uzina dinamo ( qe na lane pa treg legenat), apo pallateve tek diga e liqenit ( qe jane tu u bo nmes tdites) etj etj  

kur o leku n'mes nuk ka parti as majtas as djathtas, ka partine e lekut.

Te vetmen mundesi qe ju dha te merrte nje vendim te veshtire por te nevojshem per Tiranen u kthyhe mbrapsht si skuth..

Me duket absurde protesta, Tirana problemin numer 1 e ka me parkimin dhe nese policia hyn neper lagje kthehet ne katastrofe gjendja pasi gjysma e makinave te parkuara jane ne menyre te llahtarshme kunder ligjit. Pa asnje lloj konsiderate per banoret e zones dhe sigurise. 

 

Parkimi me leke duhet, por koncesionet 35 vjecare tregojne qe u kane rrasur shukat me leke ne xhep, sepse 10 vjet dhe jane shume per kete lloj pune. 35 vjet eshte vjedhje e hapur.

Basha u terhoq nga koncesioni. Lajm i mire.

 

jo mer jo, edhe tek tregu tek uzina u terhoqen nja dy here pastaj fap i hoqen, edhe pallatet tek liqeni, u terhoqen ia dhane lejen i terhoqen i dhane lejen prape, tani jane tu u bo .... prit i her se ka pune puna , prit sa te gjeje dhe rama momentin e shfajesimit para zgjedhjeve .....

kto per te zgjidh problemin nisen...

Kodoshet marrin shume vesh nga ekonomia e tregut..kete nuk ja mohojme dot...sepse ne cdo kryeqytet apo qytete te medha mbi 250 mije banore, te botes ne perendim ...taksimi i parkimeve eshte nje nga llokmat me te mira financiare te bashkive !

Kush kompani do e merrte me koncesion kete sherbim?

Flm. 

Edhe nje pyetje te lutem.

S'e kisha pare ndonjehere kete Lapsin. A ka kredibilitet apo si te gjitha ne Shqiperi? 

Btw, 

Tani sapo e kuptova qe ketu behet fjale per parkimet anash rruges dhe jo per ndertimin dhe manaxhimin e parkingjeve private! smiley

Vetem ket' du me thone: politikanet shqiptare jane politikanet me bole me te mdhoja ne planet! Kane bole te imagjinojne keshtu skemash dhe ti miratojne pa friken qe do i ngrihet populli dhe do i djegi te gjalle aty brenda ne zyre ku jane!

Thone qe ne jemi Afrike! Nje mut jemi Afrike ne!

Ne Afrike, me kete rrace politikanesh qe ka Shqipnia siper, ishin bo nja 20 grushte shteti deri tashti. Ishin lincu, vra, ose arratis ne France nja dy dyzina familje "elitare" me gjithe perkrahesit e tyre. 

Ore vertet bashkia do marre 10% fitim dhe privati 90% ? Sa do doja te pergjigjej i pari ai qe e ka hedhur kete ide ne bashki. Sikur keto vend parkime ti kishte te vetat dhe jo prone publike e ti thonin jepi me vetem 10% fitim me siguri do pergjigjej - Pse rrot k... jam une?

Keshtu do pergjigjeshin te gjithe ata qe do ishin dakort per nje 10% te qelbur.  Kesaj i bie te paguajme ne per pronen tone  privatin per menaxhim. Une 20 000 mije lek te vjetra kam paguajtur parkingun naten e diten po ta lija per 1 muaj dhe rrinte roja me qenin dhe me oborr te rrethuar. Kurse ketu te pagush se e ke lene ne rruge ne pronen e perbashket dhe s'ke garanci a e gjen kur kthehesh. Mesa duket PD e ka nda mendjen qe se merr bashkine e Tiranes edhe thote hajde kapim ndonje lek se dhe po e anulloi shteti i marrim demshperblim qe prape e paguajme ne. Pale kane vene edhe tabela ne cdo rrugice "ndalim qendrimi" . Po ku ta leme makinen ne dalje te Tiranes e pastaj te vime ne kembe ? Ruhuni njerez se ka rene epidemi e rrezikshme budalliku qe s'ka ilac ta sheroje.

 

nderkohe ne vlore keshilltaret PD+PS + leshat e tjere, e bene realitet kete gje. per 15 vjet ama!!! Ne unanimitet te plote ( a ka unanimitet te pjesshem???) 

pra njezeri vendosen te gjithe bashke qe ti japin me koncesion!

URRA!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).