Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e parë nga përmbytjet. Mësohet se lumi Vërdovë në Pogradec ka dalë nga shtrati dhe rrjedha e tij ka marrë një grua 38-vjeçare e cila ka qenë duke tentuar të sistemojë një mbrojtje për banesën e saj nga vërshimi i lumit të Vërdovës i cili ka dalë nga shtrati. 

Lajmi i dhënë fillimisht nga banorë të zonës është konfirmuar më pas nga policia e qytetit të Pogradecit, e cila shtoi se 38-vjeçarja që është marrë nga rrjedha e lumit është Monika Abrashi.

Trupi i pajetë i 38-vjeçares, Monika Abrashi është gjetur në grykëderdhjen e lumit Vërdovë në Liqenin e Ohrit, 5 kilometra larg banesës së saj rreth 1 orë pasi u mor nga rrjedha.

Prefekti i Korçës, Ardit Konomi ka dhënë detaje rreth mbytjes së 38 –vjepares nga fshati Vërdovë i pogradecit, e cila është mbytur nga i njëjti lum.

“Shtëpia e së ndjerës pranë lumit. Ajo duhet të ketë qenë duke marrë masapër parandalimin e hyrjes së ujit në banesën e saj dhe do të ketë rrëshqitur.

Gjithashtu ai shton se nga lumi Vërdovë disa banesa dhe dy biznese janë përmbytur, por janë marrë masat prë largimin e ujit me poma dhe për parandalimin e përmytjeve të nbanesave të tjera. “Uji ka hyrë në banesat në hyrje të qytetit të Pogradecit, janë 2 biznese thuajse të përmbytje. Janë angazhuar forcat për pompimin e ujit nga këto objekte. Po merren masa për parandalimin e hyrjes së ujit në disa objekte të tjera.”- tha Konomi.

9 Komente

smiley Ngushellime familjes.

sa gjynah smiley  

Lumi Vërdovë në Pogradec

Perrua i thone qe ka uje kur vjen dimri . Nuk ka Lume Poradeci . Ngushellime familjes . Le te tregohen njerzit te kujdesshem ne keto situata .

ky ne fakt eshte perrua (edhe pse i rrembyshem) kurse ne pogradec ngjan me nje kanal.
Per t'u cudit si eshte mbyt ajo e shkreta

Ngushellime familjes.smiley

..por Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e ka një shpjegim për situatën e përbytjeve në vend, duke e krahasuar me atë të vitit 1964.

Sipas tij kjo situatë është krijuar për shkak të një rënditje të planeteve duke krijuar një super baticë që ka penguar edhe derdhjen e lumenjve në det.

Duke folur për Abcneës, Panariti tha se kjo ka sjellë edhe rritjen e sipërfaqeve të përmbytjes. ..o zot o zot cfare bo i bon atij populli

e harrove henen blu te berishes mo kapo?

Po ç'iu desh asaj te rrinte aty kur qeveria dhe komunat iu kane bere thirje banorve qe jetojne prane lumenjve, te largohen perkohesisht. 

Gjynah e ndjera, se iku aksidentalisht e ne moshe te re nga kjo dynja.

Por manine e shqipove rural qe behen urban, e nuk lene cm toke tu iki nga duart se kam kuptu. Ca dreqin e duan bregun e lumit (perroit) per oborr
"lumit nuk i dilet perpara" thoshin te paret tane mendjendritur
Nuk ka breg lumi ku te mos jene ndertu shtepi, stalla, biznese e ku di une se cfare

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).