Në mbrëmjen e së enjtes, me një prej reagimeve më të ashpra deri më tani, institucionin i Presidentit të Republikës, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për sulme politike dhe fyerjet vulgare, sulme këto që sipas Presidencës janë bërë gjatë seancës parlamentare. 

Por gjatë seancës parlamentare, Kryeministri Rama nuk e ka përmendur në asnjë moment Presidentin Nishani, por ka qenë vetëm deputeti socialist, Taulant Balla, i cili ka lexuar në foltoren e Parlamentit një letër që ditën e mërkurë, drejtuesit e komuniteteve fetare të Elbasanit i kanë dërguar Kryeministrit Rama lidhur me prishjen e kishës katolike në këtë qytet, pasi trualli duhet t’i kthehet familjes Karaosmani, pasardhësja e vetme e të cilës, sipas deputetit Balla, është Zonja e Parë, Odeta Nishani.

"Kush janë përfaqësuesit me pushtet të familjes Karaosmani? Unë i kam pyetur me radhë nga kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, nuk më rezultoi asnjë që të kishte lidhje me këtë familje. Ju si deputetë të opozitës, pse i drejtoheni kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, pse nuk i drejtoheni Presidentit të Republikës? Në fund të fundit si ka mundësi që Presidenti nuk flet, ju nuk flisni? Për sa kohë që Presidenti nuk do të dalë dhe të flasë se familja Karaosmani, sipas pretenduesve është familja e bashkëshortes së tij, ky skandal tregon fytyrën e vërtetë tuajën dhe të ushtarëve tuaj sipas pozicioneve që keni, sepse sipas letërshkruesve, shumë të nderuar, drejtues të katër besimeve fetare në Elbasan, ka ndikuar familja me pushtet te Gjykata e Lartë për të marrë vendimin për të prishur kishën dhe për të marrë tokën”, ka deklauar zoti Balla në seancën e ditës së enjte në Kuvend. 

Deklaratë për shtyp e Institucionit të Presidentit të Republikës

12 shkurt 2015

Institucioni i Presidentit të Republikës denoncon sulmet politike dhe fyerjet vulgare të organizuara nga Kryeministri i vendit ndaj Kreut të Shtetit Shqiptar në aulën e Parlamentit shqiptar.

Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë.

Kjo praktikë jakobine, e padëgjuar kurrë më parë në këtë vend, ku dhuna e pushtetit fyen, kërcënon, shantazhon familjen, fëmijët dhe jetën e Presidentit të Republikës është e paimagjinueshme në një vend normal.

Kjo, për një qëllim fare të thjeshtë.

Kryeministri nuk po mundet të marrë nën kontroll Institucionin e Presidentit të Republikës.

Shpifjet e ulëta dhe denigruese të urdhëruara nga Kryeministri  i vendit sot në aulën e Parlamentit si një hakmarrje ndaj qëndrimeve institucionale të Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe dinjitetit të shtetit të shqiptarëve nuk do munden dot të nëpërkëmbin dhe asgjësojnë Institucionin e Kreut të Shtetit.

Dhuna nuk do triumfojë kurrë mbi dinjitetin e shtetit.

Autoritarizmi nuk do ta mundë dot lirinë dhe demokracinë të cilat shqiptarët i kanë fituar pas vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha.

Presidenti i Republikës do vijojë të kërkojë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të Institucionit, pavarësisht sjelljeve të tilla që nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën, shtetin, kulturën, qytetarinë apo rrugën europiane ku shqiptarët duan të ecin.

20 Komente

Ik mer palo burre... do me u bo trim tani qe ke rrujt edhe mustaqet... Po veprimet e tua bien ere shume me larg se halja qe i prodhon... Perse ti nuk qenke prodhim i nje maxhorance qe kapi institucionet kur te emeroi ty dhe te gjithe skoten e sotme antishtet dhe kjo maxhoranca e sotme qenka??? Si ka mundesi qe ti kthen te gjitha ligjet , me perjashtime te vogla, te gjitha emerimet, me perjashtime te vogla qe bien ndesh me qendrimet e halese nga ju keni dale??? Kjo ju ben ju shume here me partizan se edhe partizanet vete.... Palo burre pa mustaqe...

Hyri ne rreshtin e Skuadres pasi e trimerovi " trakti Vlores" Ju duk se u be deti kos derdimenit .U pa puna qysh kur e hudhi ne hale, ate furcen mbi buze ! 

Kete koment me trimetimin nga trakti i vlores e kam lexuar dhe ne komente te tjera neper internet statusi km gazetatema etj.
Jeni ndonje organizate gazetaresh qe beni propagand online apo si eshte puna?

Si tha ai: mos pyet ç'beri atdheu per ty, po ç'bere...

President, toidhjo Jari!!

Edhe Topi merrej me seriozisht se ky edhe pse ishte "çun tirone"

 

reagimi i bujos nuk thote gje per lidhjen e gruas se tij me metuesit e truallit.

fol bujo fol,fol vetem fol!

Keshtu eshte kur te djeg , hidhesh perpjete. Leni rrenat se ste shau njeri, po na fol pak per ate token qe do ja marresh nga kembet kishes katolike e Shqiperi per sebep te gruas.\

Nga ana tjeter na beje sikur te dhimbsej se cfare thoshte Vatikani per nje ambasador pa fe.

Autoritarizmi nuk do ta mundë dot lirinë dhe demokracinë të cilat shqiptarët i kanë fituar pas vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha

..po cfare demokracie o burre.Sigurimsat e Kadri Azbiut kane vershuar ne cdo qelize te shtetit duke i kthyer institucionet ne "Shtepi me Gjethe"

ja dhe lista ie disa spiunave te deklaruar sot ne Kuvend:

Zv.drejtori i Përgjithshëm- Operativ sigurimi në Kërrabë

Drejtor kundërzbulimi- Operator sigurimi në Shkoder

Drejtorja e Analizës- Operatore e Përgjimeve të Sigurimit.

Zv.drejtori i kunderzbulimit- Punetor operativ i Shëngjergjit.

Zv.drejtor i zbulimit të Jashtem- Operator sigurimi në aviacioni,

Shef sektori kunderspiunazhi- Operator sigurimi në Ersekë

Shef i sektorit të sekretarisë sekrete dhe Nato- Operator sigurimi në metalurgjik në Elbasan

Shef sektori zbulimi- Operator sigurimi në Korçë

Drejtori i trajnimeve- Operator sigurimit në Shkoder

Shef zbulimi rajonal- Operativ sigurimi në Kavaje

Shef i menaxhimit kunder spiunazhit-Operator sigurimi në burgun e Burrelit

Shef i sektorit te spiunazhit në Durres-Operator sigurimi në portin e Durrësit

Shef i kunderzbulimit të logjistikes- Punetor operativ Burrel

Shef i operacioneve speciale- Operator përgjimi i Sigurimit.

Drejtori i Mbështetjes- Punëtor operativ ne Pogradec.

...ai i metalurgjikut te elbasonit duhet te jete shkaba smiley

Kapo,

e degjove lajmin e fundit per bombat ne Tirane dhe vullnetaret e forumit rinor te Shqup-it dega Farke e Kamez? 

 

...shif mor derdimen se cfare fare e keqe paguhet akoma nga taxat e fukarenjeve shqiptare.

kur paguam 23 vjet rresht spiunin e UDB-s dhe ish sekretarin e partise ne spitalin e Tiranes qe shkaterroi nje familje mjekesh me spiunlleqe dhe bente deshmitarin e rreme gjjyqeve te komunizmit, keta te tjeret jane thjeshte asgje.. Në një intervistë, Shoshori pati deklaruar se Sali Berisha kishte kërkuar që ai të varet në litar pse ka shpërndarë trakte kundër regjimit komunist. Shoshori u bë i njohur pasi denoncoi publikisht se njeriu që dëshmoi kundër tij në gjyq, ishte Sali Berisha.

C'eshte kjo shashke me? C'do me thene zv.Drejtor i Pergjithshem? I kujt institucioni? Lideri ua ka dhene kete listen mer, se vetem ai i di si me be flete-rrufera.

Ju jeni anti-kombtar,kaq- Doni ta shihni kete popull te digjet vetem per manine tuaj per pushtete.

Jari vulnerabel. Nji nga 11 cilsit e burrave per te qen sharmant, sipas nji studimi serioz te nje prestigjoseje atlantiko-veriore.

Jari,sjellje prej pederasti (kur menon se duhet te jete "burre shteti")

Viktimizim,madje perpjekje per te maksimalizu viktimizimin permes perdorimit te institucionit te Kryeministrit.

President qe qurravitet se nuk po e len nje minister per te konkludu ne axhenden e vet!

Lidhini ni pension e te jetoje pa brenga financiare,se ky asht edhe motivi i jetes se tij - ta kete persheshin me kos te garantum.
 

Nuk osht problem Jari nga me Mustakë tani pa Mustakë . Ai është problem i brëndshëm për Shqiptarët .Puna është se nuk duhet Botuar as Cituar në Media asgjë që del nga Goja e me firmën e tij .

Boll na kanë quajtur si handikapatë Mendorë , Lolo e Kllounë  me Berishën .Tani duhet ta përforcojë dhe KY ?

Prapë i nderuar Grande Kaka  me doza Elefanti smiley

Po pse mer daj nuk e dinë shokët antikomunistë të të gjitha orëve që kryetar Shiku që emron e shkarkon është Vishua  i babasqapit ? Çfarë na bën kështu smiley

Na zbulove fare , nuk na mbetën as vijat e anonimit që lyente kakën të mos njihej . Mendoju të Lutmi ose do më kthesh nga simpathisës në kundërshtarë. Kjo dozë është jasht çdo insulte për shaka antikomuniste . 

Këtë tallje Vulgare me shokët antikomunistë  unë nuk e pranoj më !

Çfarë ti thuash këtij Fundërrine që Shqipërinë e di deri tek Shqu-pi dhe pronat e " Olele Odetës "?

Çfarë ti thuash këtij fundërrine që mbledh të pakënaqurit e Reformës teritoriale dhe nxit " tritolizmin " e reformave kur lexon amabasadorin e Zvicrës ..

Jam i shokuar që Shkodranët e JozefPordhës nuk paguajnë Ujin "

Çfarë ti thuash këtij Fundërrine  që shikon Sulm ndaj Olele Odeta dhe nuk sheh Sulme me tritole ndaj Shtetit prej terorizmit kur jo më KOT Holland i përmend

" falemenderit o handikapat , për vllazërimin me ngjarjet e Francës "

Çfarë ka mbet ti thuash këtij handikapati me Plotë Gojën Dordolec Politik i Berishës në dhjetra rastet e krimit të ndodhura në Shqipëri nga # zgjimi OpUzitës " berishiane kur ky sheh Sulm të shtetit dhe asnjë Fjalë Kundër krimit e Partisë së Krimit PD-hi .

Një Jurist me përvojë ndoshta mund ta çojë pas Hekurave menjëherë pas shkarkimit nga Posti si Nxitës i akteve Terroiste dhe Paligjhshmërisë duke filluar që nga Mosveprimi e mbështetja që i dha Drogaxhijve dhe mbështetja kriminale e krimit nga PD-hi

lufta anti-korrupsion edhe na ben fajde, anti-shtet nuk na hyn ne pune dhe emos na cani koken !

Me gjith respektin per Presidentin dhe institucionin e tij, do te deshiroja qe marrdheniet me Vatikanin, te mos acaroheshin per nje cope toke. 

Bravo Nishan. Tregoji commies c'eshte shteti. Jane mesuar Te qeverisin vetem me mashtrime, poshterime, spiunime , propagande si ne kohen e xhaxhit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).