Një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë kërkuar ndaljen e menjëhershme të punimeve në një zonë fare pranë Liqenit Artificial të Tiranës. 

Protestuesit kanë theksuar se ndërtimi i këtij objekti do të rrezikonte Digën e Tiranës, pasi sipas një vendimi të mëparshëm, çdo objekt duhet të ndërtohet të paktën 10 metra larg digës.

“Tirana nuk ka më nevojë për pallate! Duam parqe! Në vend që këtu të ndërtohet një park tjetër, e t’i shtohet Liqenit të Tiranës, këtu na gënjejnë me hapësira gjoja publike prej 17 katesh”, thotë njëri prej aktivistëve.

“Në asnjë vend tjetër të botës nuk mundet të ndërtohet nën aureolën e një dige”, tha ambientalisti, Sazan Guri.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre. Ambientalistët kanë sqaruar se ata janë të gatshëm të ripyllëzojnë këtë sipërfaqe dhe shumë të tjera, për të shtuar ambientet e gjelbërta.

10 Komente

he, ku jane paraushtaraket e partive ne kete rast?  

pse nuk protestojne ata qe vdesin per njecik  miting!

qershia mbi torte ato parrullat ne anglisht!   per se te kene qene valle??   per te informuar publikun e madh anglishtfoles te shqiperise?  

per te treguar qe jemi evropian(afrikansmiley)? 

Po ata investitoret, kaq budallenj jane qe ndertojne akoma banesa, nderkoh qe çmimi i banesave kudo ne bote kane rene dhe vazhdojne te bien lehtshem. Jane me mijra banesa, zyra bosh, qe presin te shiten apo te jepen me qira. 

Pjer, nje 17 katshe nuk ndertohet me pare qe vine pas hapjes gropes por..... dhe synimi nuk eshte thjesht apartamente banimi, por me synime multifunksionale..! Aty i dashur, derdhet mal paresh me origjine .... te ndryshme !

I nderuar, nuk me intereson shum burimi i origjines se pareve (ishalla derdhin sa me shume investime ne Shqiperi) por me habit fakti se pse nuk investojne ne fusha te tjera me imediate, si energjia alternative (diellore apo eres), linje treni elektrik Maqedoni-Durres, miniera, bujqesi, qe jane vertet fusha qe kane fitim te ngadalshem, jo te madh, por qe jane te vazhdueshme, fitime ne infinit, pa mbarim. 

Pjer ti e di shume mire se ato 'para te pista' duhet te digjen ne nje menyre apo tjeter ....pa piken e efektit ekonomik apo social ...pra pa piken e dobise ....ashtu kot ....bile me kosto per ambientin ....

'Evropa' nuk lejon investime ne industri e infrastrukture ....kjo quhet shuarje e bute e konkurrences ....

prandaj dhe miliarda investime qe te fitojne zgjedhjet antishqiptari-arrixhiu-imorali dhe ky element ne cdo levizje politike ne shqiperi ! 

ps. dhe nje here me fal per nderprerjen 

Digat ??? Çfarë janë këto ? Ku ka pengesa që nuk marrin Sqepërit .Kot nuk tha Napoloni ..Ku kalon dhia kalon Ushtari .Ku kalon ushtari kalon Ushtria ..

Nuk të do shpirti të mallkosh atë vend se e di që kjo Sëmundje e marrëzisë është kalimtare .

Po sikur të ketë me vërtetë ZOT e du me dëshirë një Përmbytje të seleksionuar tek shtëpitë e Bashës dhe Berishës ....dhe mos Ju gjendët nam e nishan !

 

Une personalisht nuk jam dakort qe aty te ndertohen 17 kateshet, por kur degjoj se si flet Sazani i gureve , me shoket e vet  " te zajeve me te vegjel se guret " dhe thone " si mundet te ndertohet afer diges, nden dige, rreze diges..."  etj  profka te tyre qe shfrytezojne fondet e te quajtures shoqeri civili, kur Sazani eshte vet ai dhe e shoqja ne OJQ e tij, them me vehte lipsur  qofte hajri i ketyre shoqerive koti sepse njolla e percaktuar per ndertim eshte jo me pake se  300 metra nga diga.Dhe  pikerisht  disa matra pas permasave te fushes aneksit Dinamo, kufi me ate njolle, eshte pallati im 11 katsh dhe shume te tjera ne aksin e rrjedhjes dikurshme te prroit mbi te cilin u be diga.

Te thone te verteten jo te mashtrojne sikur njolla per ndertim eshte nden dige,  sepse diga po shpertheu nuk do kete para vec sa synohet te ndertohen ne ate vend, por gjysmen e lagjes ose nje cerek Tirane gjer te pallati me shigjeta e poshte gjer ne  Yrshek ! 

E kam fjalen qe motivi i ketyre " te civileve " eshte justifikimi i fondeve, qe thithin nga te huaj e qeverrite.Dhe qe ne te shumtat e hereve bejne berrihaj kot se koti ! Keta parazite buburrojne  vec me pallavra ambjentalizmi ..! 

mire tha i ziu , duam parqe ,  gjelberim , mjaft me betonim

si proteste e lsi ngjan .....

A kaloi termeti mre?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).