Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, dha dorëheqjen nga kjo detyrë. Lajmërimin e bëri për çudi nga selia e Partisë Socialiste. Shkëmbi tha se nuk do të garojë për një mandat tjetër dhe nuk do ndërhyjë fare në përzgjedhjen e kandidaturave. Ai fajësoi qeverisjen e Sali Berishës, duke thënë se e ka lënë dy mandate pa fonde këtë Bashki. Pasi falenderoi zgjedhësit dhe qytetarët e Pogradecit, Shkëmbi falenderoi edhe Partinë Socialiste. Në fund ai e kishte një mesazh, që vendosi ta japë nga PS, duke shtuar spekulimet se mesazhi ishte i porositur për të gjithë ata që duan rikandidimet.

“Nuk kemi lindur për t’u kapur në karriget ku na kanë zgjedhur të tjerët,” tha Shkëmbi.

Para pak kohësh, makina e gruas së tij u dogj. Ndërkohë kohët e fundit ka pasur spekulime se ai do të largohet.

 

Më poshtë komunikata e plotë për media e Kryetarit të Bashkisë Artan Shkëmbi:

Jam sot para jush me një emocion të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që po përmbyllet mandati im i tretë në krye të Bashkisë së Pogradecit, dëshiroj të përmbush edhe një detyrim tjetër të rëndësishëm ndaj Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

I cili më mbështeti pa asnjë rezervë në kandidimet e mia, më ndihmoi me shembullin e tij si kryebashkiak botërisht i vlerësuar për suksesin dhe me këshillat e tij si lideri i socialisteve. Po edhe, më bëri të ndjehem pjesëmarrës aktiv i një procesi historik reformimi dhe transformimi të PS, - çka solli një gjeneratë të re në politike dhe rikthimin e socialisteve në qeveri pas tetë vitesh të rënda për Pogradecin e për gjithë Shqipërinë.

Sigurisht që pa PS dhe Edi Ramen une nuk do te isha dot kryebashkiaku i qytetit tim, por pa qytetaret e Pogradecit dhe mbështetjen e tyre të pakursyer për më shumë së një dekade, unë nuk do të isha ky që jam sot. Dhashë gjithë çfarë munda e dija për të bërë më të mirën për qytetin tonë. Jam krenar për gjithçka kemi arritur të ndryshojmë. Jam zemërthyer për disa gjëra që nuk arritëm të bëjmë dot sepse mundësitë tona financiare nuk na e lejuan dhe Sali Berisha u soll me Pogradecin si armiku më i betuar i historisë së qytetit tonë, duke mos firmosur asnjë qindarkë për projektet e panumërta që i çuam.

Jam i përulur përpara çdo votuesi që më ka besuar qoftë edhe njëherë për çdo zhgënjim që mund të kem krijuar pa dashjen time. Dhe u kërkoj ndjesë për çfarëdo gabimi që me siguri mund të kem bërë në kaq shumë vite pune të vështirë, plot pasion po edhe plot probleme për tu zgjidhur. U jam mirënjohës gjithë jetën pogradecareve dhe njerëzve të skuadrës sime në bashkinë e qytetit. Që nga nënkryetarët e deri tek pastruesit e qytetit pa asnjë dallim.

Zgjodha këtë dite sot për t'ju thëne të gjithëve se unë do t'i paraqes dorëheqjen time nga detyra Kryeministrit Edi Rama. Sepse dua ta lë tërësisht të lirë rrugën për zgjedhjen e një kandidati apo kandidateje të re për të vazhduar punën time.

Nuk dua të pengoj dhe as të influencoj në këtë zgjedhje të rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur pas riorganizimit territorial bashkia e re ka një hapësirë shumë më të madhe përgjegjësie dhe sfidash për të përballuar.

Por njëkohësisht, dua pse jo të jap edhe një mesazh modest mirënjohjeje dhe përgjegjshmërie ndaj forcës sime politike, i cili mbase mund t'iu vlejë qindra të zgjedhurve që janë votuar falë mbështetjes së PS por që nuk do të jenë dot më kandidatë. 

Jo vetëm s'kemi lindur për t'u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t'ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t’i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje. Faleminderit dhe mirënjohje të gjithëve! 

48 Komente

vec rryshfeteve qe ka marre, ktij horri i kane "dhuruar" kushedi sa apartamente e dyqane ne Tr. firmat e ndertimit qe kane marre leje ndertimi ne Pogradec. Mesa duket zullumeve u ka dale nami; i kane thene ik me mire vete e gezoji ato qe ke marre ne s'do te luash teatro si Gjika

Ai fajësoi qeverisjen e Sali Berishës, duke thënë se e ka lënë dy mandate pa fonde këtë Bashki.

 

nuk me habit kjo e saliut po te fajsosh saliun pse ti i rrjep ndertuesit dhe u numeron sa apartamente e prona ke, kjo nuk ben shume sens

Ja se ta shpjegojne shoket tani paqartesine qe ke.

“Nuk kemi lindur për t’u kapur në karriget ku na kanë zgjedhur të tjerët,” tha Shkëmbi.

 

smiley     fjale  te mençme na the o Tano... po udhe nuk te jap dot......

 

Jam sot para jush me një emocion të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që po përmbyllet mandati im i tretë në krye të Bashkisë së Pogradecit

.....po pse o karagjoz:  3 mandate, plot 12 vjet,  te duken pak  ne karrigen e bashkise ty..?!.smiley

kur i hyme kesaj rruge, e morem parasysh qe mund edhe te vritemi.

nuk e di, po ky pogradecari po me duket djale i mençëm vertet!   duket  se e ka kuptuar mire   ''mesazhin burg Gjika'', gjithashtu me 3 mandate..smiley   side effects  i ''mesazhit''  dmth.smiley   po e hap krahun me stil....

''po te jete nevoja per lirine e Atdheut, ne i dorezojme armet vete''.smiley    ndryshe  nuk dihet si te vjen mandata e 4-t..smiley

 

popull me sens andej. Korani ka shume fosfor, i cili thone se ben mire per trurin dhe per kujtesen.

koran, sa me shume koran.. koran gut!!

Po spekullon Belul .  Edhe ne artikull nuk thuhet ndonje ceshtje korruptive e  Shkembit. Se keshtu qe thua ti i bie te ndjekim Qerren e Andi Bushatit.

cte keqe ka 12 vjet ne krye te bashkise se Pogradecit.( Granit duhej ta kishte emrin)smiley

po lena te spekullojme o galile.smiley   e ce keqe do i vij peshkut nga spekullimet e mia..?!.smiley

Poshte spekullatoret!

Shikon gazeta e #rilindjes eshte me profesioniste se gazeta e #vajmedetit.. ka sjell ene prova.... a keshu po keshu pranohet spekullimi.smiley

Pra ti e paske patur hallin vec nga gjuha e perdorur, jo nga fakti qe KLSh-ja ka disa probleme me bashkine e Pogradecit.

korrupsioni nuk ka ngjyre, galile. Cne ky diversion i temes per te lul basha? per te barazlarguar? po ti as nuk njihesh si dishepull i xhibit...

Korrupsioni nuk ka ngjyre po he per he ky shkembi mbahet..smiley dhe po te lexosh kete artikull ( jo ate qe sjell gjembi) nuk del qe ka bo ndonje  korrupsion. 

mbahen mer mbahen, kujt do t'i hyje gjemb ne kembe? A nuk mbahet Likja?

“Nuk kemi lindur për t’u kapur në karriget ku na kanë zgjedhur të tjerët,” tha Shkëmbi.

Fjale me mend,fjale me karakter.nashi nga goja jote ne vesh te prokurorise.oh wait prokuroret jane hajdute per vete.eshte si me kallzu nipin ke daja.smiley

Viktim thotë Lefteri

U bëçë dhe unë

Me zorr kryetar

duan të  më vënë

Nuk do pranoja Jo për Flamur

Po vetë LulBasha  bënet mexh burrë smiley

" Me te tille burre , gjynah te vuaj Berati"  smiley

Po mire mo tani ka bere shume ai jo vetem per qytetin dhe per te gjithe kombin ka bere...Shpiku mbushjen e gropave te rrugeve me pllaka, dhe i ka bere rruget si mozaiku qe gjendet ne Lin. Shpikja e tij (te ciles duhet ti kerkoj patente), eshte adaptuar dhe nga bashki te tjera me te medha dhe me te vogla te vendit, pasi kjo ishte menyra me e mire per riparuar rruget e qyteteve, pasi asfalti cilesi e dobet smiley (me sa di un pllakat jan me te shtrenjta se asfalti) smiley 

Le ti shohi dhe ai frytin e 12 viteve pune ne pogradec qe ze fill nga rruga Qafthanes

Djale me seder, pas 3 mandatesh dha doreheqjen...

ti lopen e dorezove vete apo ta morren?

me twitter mo shoku, me thurje...pse kshu ti.

nuk eshte cudi qe te fillojne te japin te gjithe doreheqjen tashti mrena kesaj jave:

Sepse dua ta lë tërësisht të lirë rrugën për zgjedhjen e një kandidati apo kandidateje të re për të vazhduar punën time.

Nuk dua të pengoj dhe as të influencoj në këtë zgjedhje të rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur pas riorganizimit territorial bashkia e re ka një hapësirë shumë më të madhe përgjegjësie dhe sfidash për të përballuar.

Gon, mos vuan nga ndonje semundje e rende ky mo?

Shih cfare gjuhe te rafinume perdor, si me qene qe vjen prej qyteti qe ka nja 200 vjet tradite demokratike! Shenje e mire gjithsesi...

po ja kan shkrujt mer ti!
E ka lexu dhe rilexu disa here dhe me nfund ka qene gati me e lexu para kamerave

Nje mesuese dikur thoshte se edhe ata qe kopjoine meritojn nje 5 .

me kete standard te larte demokratik qe vendosi dhe qe u prek ne disa pika te fjalimit te tij frymezues, do jete e pakonceptueshme qe te tjere mos te ndjekin shembullin e tij shume shpejt, ndoshta edhe brenda javes, per ti hapur rrugen gares se ndershme e demokratike, jeten dhe vepren se ciles ai vete ia kushtoi.

Edhe kete na e bere more Sali.smiley

Duket si Rama "trademark" , po i shkul Major-at si kungujt ne kopsht .

Ashtu duket, thone qe ka marre aq vrull sa do shkuli dhe vehten per inerci apo drejtesi.

shqiptari per drejtsi rron. E pe Like Floririn si reagoi kur pa padrejtsine bere ndaj atij fshatarit qe e kishin lene pa dysheke? te shkoj e t'i marr une? tha, nderkohe qe perveshi menget

Mire qe s'nxorri bllokun se do ishte bere hataja.

Thone qe kane qene ne medyshje ta quanin Rilindje apo Drejtesi, e dhe e kishin hudh me monedhe. Shiko se dhe km-ja s'meti pas, se nga i gjeti qingjat dhe ua coi me doren e vet, bile thone u kishte vene dhe emra. 

te shkoj e t'i marr une?

 ishte gati te vishte `opinga` per pune e ?

 Sa i nja mbretit !

 

Shqiptari ne shekuj ka jetu per 2 gisht vend...nder e kam fjalen

 Pavarsisht shprehjeve emocionale te sinqerta qe ky kryetar bashkie shpreh, pavarsisht veprimit politik pozitiv si ai i dorheqjes, ky kryetar bashkie, me fjalet qe thote ketu;

 

" ....Jam zemërthyer për disa gjëra që nuk arritëm të bëjmë dot sepse mundësitë tona financiare nuk na e lejuan dhe Sali Berisha u soll me Pogradecin si armiku më i betuar i historisë së qytetit tonë, duke mos firmosur asnjë qindarkë për projektet e panumërta që i çuam..." 

 

 tregon se sa i paafte eshte. Dhe jo vetem ky, por -fatkeqesisht- ter kryetaret e bashkive dhe komunave, te cilet presin nga fondet e qeverise, nderkoh qe zoterojne asete te shumta publike ngaku mund te nxjerrin te ardhura apo te investojne. 

Kur brezat qe do vijne, do lexojne deklarata e ketyre kryetarve, te bashkive, komunave, qeverive, partive shqiptare, do vene duar ne koke per injorancen e tyre dhe do bejne habi se si ka mundesi qe keta llosha drejtonin parti, bashki, qeveri, komune. 

do ishte mizore te dyshosh ne sinqeritetin e kryetarit te bashkise. Se ne fund te fundit, nuk kish per ta votu nji popull i tere po t'mos kish qene i sinqerte apo jo? te rrime shtrember e te flasim drejt!

Kjo eshte e keqja e popullit tone Bredharako, se udhehiqet nga sentimentet dhe jo nga llogjika e ftohte. 

nderkoh qe zoterojne asete te shumta publike ngaku mund te nxjerrin te ardhura apo te investojne. 

Do te ishte me shume interes Pierre nese ju do te ndriconit shkurtimisht rruget per rritjen e te ardhurave nga burimet e brendeshme pa ja shtrire doren qeverise qendrore. Deri me sot, me shume se gjysma e fondeve te planifikara per shpenzime dhe investime financohej nga buxheti i shtetit ose nga fondet e qeverise qendrore. Dhe kuptohet se nje ulje e ketij financimi ndikon ndjeshem ne mbarrevajtjen e puneve publike te komunes apo bashkise. 

eee çër mafie

Ky Shkembi e dha doreheqjen se eshte Qoti..Qoti  nga shqipja e vjeter dmth qe ndjen mardhje, ndjen friken.Qotiu eshte gje e mencur sepse i paraprin te keqes, rrezikut.Qotiun ta kesh mik , te prish pune.Se te le ne balte, po  ndjeu qotepsjen.E perse do rrinte akoma shkembi, ne mez te udhes, kur cdo gje e ka arrire ? Hapi krahun si i mencur qe eshte dhe pas ca ditesh zhurme nga PD, ai do te shijoje cka arrire. 

Ketu  diskutohet shkembi, gjithe pyetje e hamendesime..I qafshi hallin ! 

 Vetem trimat, si budallenj qe jane , rrine te ngulur ne vendin ku rreziku i tyre con ne vend te parathenen. Ata ndeshkohen gjithmone ! 

 

Nga ka mbetë kjo " jap dorëheqjen " smiley dhe nuk thuhet psh në disa variante

" Jap bythëheqjen se nuk do rri ngulur si Gjëmb në karike " ose ..." bëj bythapraptas të mos më çpoi Gjëmbi " ose ..jap këmbë heqjen " ose .." jap kokëheqjen "

fundja dhe variante të tjera të trupit në kushte Demokratike smiley

Mbase kanë shokët e Magazinës Popullore të tregëtisë me shumicë të Lakrave ndonjë fjalor çpengues !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).