Mënyra e duhur e prindërimit është ende e debatusheme këto ditë. Konsiderohet i dëmshëm prindi që i rri fëmijës mbi kokë, duhet ta keni dëgjuar, ka një nofkë për këta tipa, quhen "prindër helikopterë". Tani sugjerohet një mënyrë tjetër, që i jep fëmijës më shumë liri dhe hapësira. Ka një rikthim në tendencë të stilit, "shko luaj me shokët", duke ushtruar kështu më pak kontroll mbi fëmijët. Duke i lënë më të lirë, u forcojmë vetëbesimin dhe në fund, bëhen më të fortë, është filozofia e kësaj mënyrës liberale, por të gjesh balancën nuk është e lehtë.

Sot nje prind duhet t'i mendoje te gjitha. Ushqyerjen e duhur, kujdesin emocional dhe edukimin e femijes per nje te ardhme qe do te ndryshoje shume nga ditet e sotme, e te cilen as mund ta imagjinojme. Si mund te sigurohemi qe femijet tane do kene shanse te mira ne jete? Me cfare duhet t'i pajisim? Cvlera e c'aftesi duhet te mundohemi te kultivojme tek ata? 

A jeni për prindërimin shumë të kujdeshëm, apo për t'i lënë fëmijët të provojnë e mësojnë vetë? A nuk ka mesime per te nxjerre edhe nga deshtimet? A duhet qe prindi ta lere femiije edhe te deshtoje, ne menyre qe pergatitet per momentin kur do realiteti te beje levizjen e vet? Ka kaq shume pyetje, pasi prinderimi eshte nje mjeshteri e veshtire dhe qe ndryshon me kohen. Ju cilin stil aplikoni me fëmijët tuaj? E keni gjetur balancën? Cilat janë pasojat e prindërimit të tepruar? Po dëmet e prindërimit të munguar?

41 Komente

Te provojne, e te mesojne vete? Si? Qe te bej vjedhjen, te fyej tjeret etj e pastaj te thote 'of c'bera!'?! Nese femijen e leme te lire, ai medomos gabohet. E ndokujt gabimi (e keqja) edhe mund t'i pelqej, apo t'i piqet ne mendje, saqe ta pasoje gjithe jeten pastaj.

Prinder Helicopter- se kisha degju ndonjehere kete shprehje. Per c'moshe behet fjale ketu? Se ka shume faktore qe ndikojne sot qe do apo sdo, do behesh dhe Jet plane. 

moza, me cudite, 'helicopter moms'  e perdorin zyshat kur ankohen prej prinderve te femijve.

Keto prinder iu rrine ne koke edhe zyshave, prej manise se kontrollit mbi femijet e vet.

S'me eshte dhene rasti ta degjoja. 

I take back "me cudite' - (I hope it didn't sound bad)

Ta marresh qe cke me te! smiley . smiley

 and back it goes: go away you bad word, why did you come to me?

cheers smiley

Ekuilibiri thuhet apo Ekuiliber, Ekuilibri? smiley

Prinderi duhet te jete vigjilent per femijen e tij qe mos te gaboj. Tamam si ajo shprehja " Terhiqe e mos e keput". Mos te marrim gjithmone shembull femijerine tone, apo prinderit tane se ndodh qe ata psh kane ndjekur jo gjithmone rrugen e duhur apo kane ndjekur rrugen e duhur.

Ne nuk mund t'i gjykojme ata pse keshtu apo ashtu, sepse ne jemi edukuar pak ndryshe, ne nje sistem socialist. Qe do te thote te gjithe prinderit ndiqnin te njejten vije edukimi per femijet e tyre. Femijet me celesa neper qafa, duke luajtur gjithe diten jashte me shoket dhe shoqet e tyre.

Duke ndare me njeri - tjetrin copen e bukes me sheqer dhe me vaj..Mos vish te ngushta, mos vish te  gjera, floket mos i mbaj te gjata, mos shaj sistemin. Pra ne jemi rritur te izoluar. Kishim frike te enderronim per me shume.

Por ama ishim te sigurt, qe do te thote edhe pse vetem ne shtepi kishim komshijen qe vinte gjithmone na kontrollonte, edhe ne qofte se rrinim me femijet e lagjes gjer vone duke lozur prinderit e dinin dhe nuk trembeshin qe ndonje e keqe do na ndodhte..e shume faktore te tjere qe i benin prinderit tane te qete ne keto drejtime..

Ndryshe ndodh sot..Jo vetem per ne qe jemi emigrante per edhe ne Shqiperi ka ikur ajo kohe kur femijet lozin jashte pallatit se ka ndodhur shume rrembime, ka ndodhur shume aksidente ku makina ka aksidentuar per vdekje femijen perpara pallatit..

Kurse ketu femijet jane te shoqeruar kudo me prinderit, ne park, perjashta kur femijet lozin gjithmone eshte dikush qe i shikon..Pra e kemi ate kujdesin pak te tepruar sepse ta rrembejne femijen, ta perdhunojne..Le te mos i pelqej femijes tim ky kujdes i tepruar, ai do behet vete prind dhe do e kuptoje kete shqetesim, ashtu sic i kuptoj edhe une sot prinderit e mi..

Une si prind quaj prinderim te  tepruar vetem kur ja plotesoj te gjitha deshirat femijes tim edhe ato te paarriturat. Nuk i bejme mire femijes por vec dem, se do vije nje dite qe nuk do kemi mundesi qe t'ua plotesojme te gjitha deshirat dhe tekat e tyre dhe kjo do te na bjere ne koke. Shpresoj qe jo. 

 

Ekuiliber te arte absolut nuk ka, fatkeqesisht.

Ekulibrin e gjen secili brenda vehtes. Ne fund te fundti ne do te gjykohemi rende nga femijet, nje dite, dhe nga ky gjykim nuk ka te fituar. Ne qofte se i perkushtohesh shume, do thone na mbyte. Ne qofte se i le te lire, do thone nuk na e vare fare. 

Metoda dhe libra ka me qindra por nga keto duhet te marresh vetem ato gjera qe per ty kane kuptim. P.Sh. "attachment theory" qe u japin gji deri 7 vjec kalamajve e flejne ne nje krevat eshte pak cmenduri.

Kurse ne qe u rritem me shpulla surratit, ishim superiore ndaj atyre qe rriheshim me rripin e pantallonave, ose me zorren e ujit...

Ja ku jane disa artikuj te preferuar ku mund te mesosh ca perspektiva interesante:

http://www.pbs.org/parents/childrenandme...

http://www.nbcnews.com/id/39655015/ns/he...

http://www.theguardian.com/lifeandstyle/...

 

Duhet te njohesh mire temperamentin e femijes tend. Qe aty fillohet. Mire eshte ti japesh space ne marredheniet jashte. Sa me shume space dhe mos ta vesh ne pozite ne krahasim me femijet e tjere. Ne shtepi pastaj bej cte duash. 

Se harrova, Kur t'thote mos e puth me n'sy t'shoqeve e shokeve, mos! Pavarsisht do me e puth so bad! Don't! smiley

Problemin me te madh qe i ben prindet sot helikoptere eshte PASIGURIA ne nje bote te cmendur qe rrembejne dhe vrasin femije ( MOS O ZOT!)

Kjo me ben mua si fillim te kontrolloj cdo levizje te tyre, edhe pse e di se nuk eshte gje e mire.

Eshte fatkeqsia me e madhe qe femijet tane sot nuk do t'a kene kurre femijerine tone, ku me celes ne qafe dhe nje cope buke ne dore ne luanim dhe benim gjithcka vete derisa vinte prindi nga puna.

Ajo kohe e arte na dha femijeri , sot femijet tane kane nje femijeri te shtremberuar pikerisht prej botes sot, qe nuk do t'u jape mundesine te njohin veten komplet , sepse nuk jane te lire te jene femije.

vazhdon smiley

balanca nuk gjendet ne fakt dhe eshte me se njerezore. cdo lloj prinderimi qe synon te jete perfeksionist eshte i deshtuar, per arsyen e thjeshte se gabimet jane pjese e natyres njerezore.

liria deri ne piken qe te mos konsiderohet neglizhence dhe kujdesi deri ne piken sa te mos ia marre frymen.

per mendimin tim, me i rendesishem eshte spontaniteti. femijet jane tmerresisht perceptive ndaj bullshitit smiley

E bukur kjo Tiko! 

maj gad! 

smiley

Gunther Anders na thoshte nje here, na ishte seç na ishte nje mbret për të parandaluar djalin e tij te braktiste bulevardin dhe te futej rruge pa rruge (dmth për të medituar dhe perpunuar një gjykim per botën, si i ndodhi Budes) i dhuroi te birit karroca dhe kuaj.

"Tani nuk ke me nevoje te ecesh ne kembe" - ishin fjalët e Mbretit.

"Tani nuk të lejohet ta bësh kembesorine" - ishte kuptimi.

"Tani nuk mund ta bësh më" - ishte efekti i tyre.

 

A jeni për prindërimin shumë të kujdeshëm, apo për t'i lënë fëmijët të provojnë e mësojnë vetë? Ju cilin stil aplikoni me fëmijët tuaj? E keni gjetur balancën? Cilat janë pasojat e prindërimit të tepruar? Po dëmet e prindërimit të munguar? 

 

Jam , per te bere prinderimin e kujdesshem por nuk e teproj. Kur ishin te vogla i ruaja ne park , por nuk i rrija pas shpine , i lija te luanin me boten e tyre me shoqet e tyre edhe pse ndonjeher vriteshin nga pak, edhe ndoteshin e beheshin pis me balte uje apo rere, apo rrezoheshin nga bicikleta.

 

Femija duhet te provoje te gjitha , ne kete menyre meson , bile kur eksploron vete, behet me i/e forte , por me kujdes , sepse atje tej,,,,,,,,,,,,,kudo qofshin , jan te PASIGURT PRAP.

Po e kam gjetur balancen. Flas me to sikur jane te medhaja dhe nuk i genjej. Kur them JO , e shpjegoj pse jo, dhe ua vertetoj qe mund te bej dicka tjeter per to , qe te mos i lej te kuptojne se po i dis-respektoj.

I mesoj te flasin ate qe ndjejne , dhe u siguroj mbeshtetjen time , nuk dua te rriten me ndjenja te ndrydhura.

Po te jene te lira dhe me mirbesim gjate rritjes ato do sjellin nje njeri te pergjegjshem dhe me virtyte ne jete.

Mbaj mend gjithmone babain qe me thoshte- Kam besim tek ty

Vetem ato tre fjale ,e kane bere punen e vet sa ndonjeher surprizoj veten smiley

 

Ekuilibri vjen kur femija rritet ne nje ambjent ku ka dashuri dhe respekt jo vetem per njerzit por edhe per te mirat materiale qe zoterohen. Respekti do i mesoj femijes vetebesimin, vleren e lirise dhe forcen. Femija meson nga veprimet dhe jo nga lekturat.

Pergjithesisht,te gjitha qeniet ne natyre jane pjelle nje ekosistemi natyror te percaktuar, ku edhe shoqeria njerezor nuk perben nje perjashtim, pervec aftesise se llogjikes.Eshte llogjika ajo qe krejt ndryshe nga qeniet e tjera te cilat kane pershtatshmerine  ndaj ligjesive natyrore, si dukuri te egzistences, e cila e ben shoqerine njerezore te vazhdoje egzistencen duke tentuar te pershtasi ajo ligjet e natyres ne favorr te saj.Shqetesimi  i thelbesor i prinderimit mbetet nje dhe i vetem, ne cdo sistem ekonomiko- shoqeror.Qe femija te behet edhe me i mire e me i afte se dhe vete prindi.Mirepo ky shqetesim i prinderimit ndesh me murin e madh te faktoreve kufizues te marredhenive ndernjerezore ne gjirin e shoqerive, prire nga ato ekonomike.Ky shqeresim i madh behet shkaku kryesor i deformimeve individuale me ndikeme jo te vogela mbi krejt tiparin e vet shoqerise, te sistemit te funksionimit te saj, i cili mbetet faktori baze i kufizimeve te shumta te prinderimit normal.Prinderimi eshte funksion variabel i nje sistemi ekonomiko- shoqeror..

Sipas meje ky, sistem shkaterron prirjen natyrore te prinderimit.Daramet mbetet tek prinderimi, qe femija e tij ...re mund te behet  me i mire e me i afte se edhe vete ai...

Ti ke shpjeguar ne nje forme ndryshe luften per ekzistence. Besoj qe ky lloj prinderimi qe ke pershkruar eshte ai biologjik qe holle holle e kemi aftesi te trasheguar qe ne lindje. Me permirsimin ose perkeqesimin e kushteve ndryshojne edhe gjenet dhe i pershtaten kushteve te ambjentit ku femija rritet. Por te qenurit biologjik nuk eshte mjaftueshem per mbijetesen sot.  

Po shifja ne FB, kish postu njona ca foto te cunit. E kish bere obes cunin 8vjec. Gosh ca krimi! Vec aty mos toleroni o prinder!! Mos u jepni ushqim kot me kot, ekulibrohuni, behuni t'forte. Lol 

edhe une i shkreti plasa duke gatu lloj lloj ushqimesh ,e gocat e mia nuk i hane , cika cika si zogj hane, plasa duke hedh ushqime gjynah , edhe ua blej edhe bio qe kushtojn nje dreq e gjys 

halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja smiley

Elba; "....edhe une i shkreti plasa duke gatu..."  

Elba, me kete  ... i shkreti ... ketu smiley del mashkull, nderkoh qe nje nje femer do thonte; ... e shkreta... smiley

Blendi Salaj, libri i Gottman- Raising an emotionally intelligent child u jep pergjgije shume pyetjeve qe ke ngritur ketu..te pakten, me aq sa njoh dhe sygjeroj

teme interesante!

Kam un nje rast ne te aferm qe esht treguar nena teper e kujdesshme me femijen. Rezultati. Nje femije obez pa imunitet pa lidhje me moshataret e saj i ndrojtur i pasigurte.

ka plot, njoh edhe une keshtu rastesh per fat te keq.

rezultati nuk i dihet kur te rritet, por di qe edhe ne kohen tone ka pas vajza shume delikate sepse trajtimi nga prindi ka qene i tepert delikatest.

Kur ajo lindi femijen e pare dhe jetonte ne Toronto, nuk ishte ne gjendje te perballonte bebin, shtepine , stresin 

dhe u bllokua.

nuk dinte as te gatuante.

kaloi ne depresion.

nuk ishte fare e shkathet.

perfundimi ??

U kthye ne Shqiperi , perfundimisht

Po trute i erdhen perfundimisht, apo akoma? 

nuk e di ne c'kuptim e thua ti , sidoqofte nuk shprehet robi kshu , une nuk thashe i iku mendja e dashur , ajo u stresu , ishte e papregatitur , ashtu sikurse shume nga ne besoj se me femijen e pare kemi qene te papregatitura si nena per here te pare.

eshte ndryshim kolosal apo jo ?

pastaj  perballja me ate situate, pa ndihme dhe pa qene e forte si njeri e dobesoi dhe e preku , dhe zgjidhja me e mire ishte qendrimi prane familjes.

Ajo eshte pedagoge ne UT sot , aty ku ka qene para se te vinte ktu smiley

Aha ok e stresuar, une mendova se kaloi ne depresion te rende. 

Te gjitha femrat pas lindjes e kalojne ate periudhe per disa muaj. Pastaj normalizohen. 

 

Sigurisht pse mos i thuash femijes "ik luaj me shoket " e ti vete mos e caj koken por shiko ndeshjen apo dil per shoping me shoqet. Loj eshte edhe "doktorrash", "shtepiash" etj. Sot i ndihmojne dhe telenovelat qe jep televizori. Ne fillore zene te dashur/a (dhe i degjon te flasin lirshem dhe ne autobus), pastaj sapo fillon puberteti ne rastin me te mire kane lene / apo ngelur me barre. Ne me te keqin per meshkujt do thone a ka tanga unisex ? A mendojne keta prinder, sidomos femrat se cfare nuse do sjelle djali neser te shtepia ? Kur ta provojne do e kuptojne pse kane thene "druri ka dale nga xheneti" po vetem do qajne me oi. Se i thone 1 llafi "po u leshu nga zinxhiri veshtire te futet me".

ti igell per cfare i ke perdor thonjezat , ne lidhje me referimin e  hurit  flas

Thjesht per te vene ne dukje shprehjen.

Eshte si kur mesojne makinen. Timonin e kane ata ne dore, ti i jep udhezimet. Ndonjehere duhet me ja drejtu pak timonin ose me shkel frenat. Po asnjeri nuk e ka mesu makinen ( ose ka dale ne jete) kur prindi ja kap gjithe kohes timonin ose shkel frenat.

 

Bicikleta eshte me efikase. 

Ehh, femijet sot po perjetojne bumin kompjuterik, gje qe i ka bere shume individualist dhe te terhequr nga aktivitetet sociale. Prindi niset per mire gjithmon, mirpo qellon nje shok/shoqe i/e  keqe i femijes dhe te iken ter puna dem. 

s'e mor vesh...te njejtit rob komentojn gjith pasion si ke tema xhelozis, si ke tema prinderve smiley

s'e mor vesh...te njejtit rob komentojn gjith pasion si ke tema xhelozis, si ke tema prinderve  [smiley] 

pse prindërit s'kanë gjak ndër vena e? smiley

Këtej nga ne është në modë prindërimi pozitiv (positive parenting) që e quan fëmijën që bebe si person të plotë me nevojat, ndjenjat dhe kërkesat e veta por që s'ka mësuar akoma të komunikojë në mënyrë gjithmonë të kuptueshme dhe që kalon faza të zhvillimit gjatë të cilave roli i prindit është ta shoqërojë në mënyrë që fëmija të zbulojë vetë botën dhe veten, të ruajë kuriozitetin, respektin për veten dhe të tjerët, besimin tek prindi, vetja dhe të tjerët, e gjëra të tjera pozitive. 

Kjo rrymë preferon të flasë për rregulla dhe jo për dënime. Fëmijët që rriten të respektuar mësojnë dhe të respektojnë të tjerët. Shembulli më i mirë për fëmijët është mënyra se si të rriturit i trajtojnë, apo jo?

Një nga biblat e prindërimit pozitiv është "Si të flasim që fëmijët të dëgjojnë, si të dëgjojmë që fëmijët të flasin". 

Në frëngjisht ka shumë informacion falas mbi prindërimin pozitiv, mes të tjerash këtu.

....vijon ndonjë ditë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).