Duke u bazuar mbi shume ngjarje ne Shqiperi dhe mbi babezine e politikaneve tane, te vegjel te medhenj (shih artikullin pasurite e kryebashkiakeve) dua te shtroj nje pyetje. Sa e zhvilluar eshte demokracia ne Shqiperi?

Me poshte po ju postoj nje perkthim te nje fjalimi te Perikliut drejtuar athinasve, ne shekullin e V: Demokracia e polisit, Athina e shekullit te V.

Ketu ne Athine ne bejme keshtu.

Në Athinë qeveria jonë favorizon shumicën e jo pakicën: prandaj ajo quhet demokraci.

Ketu ne Athine ne bejme keshtu.

Ligjet ketu sigurojne nje drejtesi te barabarte per te gjithe ne debatet e tyre private, por ne nuk injorojme kurre meritat e atyre qe shkelqejne. Kur një qytetar dallohet, atëherë ai do te jete me i preferuem se të tjerët, dhe thirret që t’i shërbejë Shtetit, por kjo jo si një previlegj për të, por si shpërblim për meritat., dhe varferia nuk do te jete nje pengese.

Ketu ne Athine ne sillemi keshtu.

Liria që gëzojmë shtrihet edhe mbi jetën e përditëshme; ne nuk jemi dyshues ndaj njeri tjetrit e nuk i sjellim kurrë bezdi të afërmit nëse atij i pëlqen të jetojë në mënyrën e vet. Ne jemi të lirë, të lirë të jetojmë ashtu si na pëlqen e megjithate jemi gjithmonë të gatshëm t’i bejmë ballë çdo rreziku.

Nje qytetar athinas nuk neglizhon çeshtjet publike kur pret per te bere punet e tij private, por mbi te gjitha nuk merret me çeshtjet publike per te zgjidhur  çeshtjet e tij private.

Ketu ne Athine ne bejme keshtu

Ne na kanë mësue t’i respektojmë gjyqtarët, na kanë mësue të respektojmë ligjet e të mos harrojmë kurrë se duhet të mbrojmë ata që fyhen. Ne na kanë mësuar gjithashtu të respektojmë ato ligje të pashkruara që bejnë pjesë në ndjenjën universale mbi çka esht e drejtë e mbi çka esht e pranueshme

Ketu ne Athine ne bejme keshtu

Një njeri që nuk interesohet për Shtetin ne nuk e konsiderojmë të pademshem, por te padobishëm; edhe pse janë të paktë ata që mund të kontribojnë në jetën politike, të gjithë këtu në Athinë jemi në gjendje të gjykojmë për te

Ne nuk e konsiderojmë diskutimin pengesë në rrugën e demokracisë. Ne besojmë se lumtunia asht e ardhmja e lirisë, por liria duhet të jetë vetëm fryt i vlerave.

Me pak fjalë , unë shpall se Athina eshte shkolla e Ellades dhe  qe çdo athinas  rritet duke zhvilluar  ne vetvehte  një shkathtësi të lumtur, besimin ne vetvehte,  gatishmëri për të përballuar çdo situate dhe eshte per kete qe qyteti yne eshte i hapur ndaj botes e  ne nuk perzeme kurre nje te huaj.

Ketu ne Athine ne sillemi keshtu "

 

Perkthim i fjaimit te Perikliut drejtuar athinasve, shekulli V p.K. 

 

Ku po na çon demokracia jone?

24 Komente

Sa e zhvilluar eshte demokracia ne Shqiperi?

e pakuptimte kjo pyetje! Shqiperia eshte nje vend ne tranzicion..

nuk po arrij te kuptoj arsyen pse e ke sjelle fjalimin e Perikliut, sepse as ti vete nuk ke dhene shpjegime...por nese Mobi Dik nuk ekziston, kjo s`do te thote qe sa here sheh nje balene te perplas bishtin ne uje tek emisonet e Nat. Geog, mos te te shkoje mendja tek balena e bardhe

Ke parasysh mbas 25 vjet tranzicion, deshira dhe kerkesa per te hyre ne BE.....po nuk patem arritur tani nje minimum demokracie....e solla perkthimin per te bere nje antiteze midis nje demokracie para 2400 viteve dhe demokracise sone...si kualitet demokracie si pike referimi dhe per demokracite perendimore merret demokracia e polisit grek...

te besoj, leo! me siguri te kam keqkuptuar...tani, mire thote tiku: c`te kushton t`ju japesh nje boje me abstraktizma pyetjeve te tua??..ndoshta,  keshtu do dallojme me mire blune ne syte e kapiten Ahab...

tek e fundit, vetem ne Paris  blihen lule me para, ketu tek ne i hane gomeret..smiley

&

pike se pari, Urbs antiqua fuit/ Urbs antiqua ruit

Ja shiko ` D ` e madhe te shtypitn a  eshte e plote ?

Ja.kjo eshte demokracia ! 

Beje pyetjen me abstrakte, me intriguese, me provokuese:

Cili eshte qellimi i demokracise?

(eshte qellim ne vetvete, apo ne sherbim te diçkaje tjeter qe e tejkalon?)

Me tej pyetje intriguese, abstrakte, provokuese:

Cili eshte burimi i demokracise?

(referuar natyres se njeriut si qenie, jo vetem nje kontesti historik, psh grek i lashte, ose kontestit edhe gjeografik, psh anglo-amerikan)

Pastaj referoju reales historike dhe gjeografike me pyetje akoma me intriguese dhe provokuese:

Ku shkoi demokracia e lashte greke? po e lashta romake? po modernja e Weimar-it?

Dhe e fundit:

A kane lidhje me njera tjetren keto pyetje demokratike?

Po u pergjigje vete mek mek mek dhe po degjove rreth teje mek mek mek, atehere dije se ku po na çon demokracija e tyre dhe e jone, e cila eshte me teper e tyre se sa e jona. E jona eshte nje mize mbi samar te kontitentit evropian, qe tani ha qyl tek demokracia amerikane.

 

Ditet e sotme...flitet oer nje term icili mund te quhet edhe baza e demokracise kudo ne bote...Open Government...dhe shqiperia kete nuk e ka...nuk e ka ne pothuajse shumicen e administratave publike...edhe ministrite gjithashtu...pavaresisht se jane te pajisura me e-gov...serish informacioni..burimi i tij dhe sa i besueshem eshte..vihet ne dyshim...

 

Keto qe sapo thashe vijne nga nje qualitative research...personal..kshu qe mos u perpiqni ti mohoni kot...smiley

Le te marrim antonimin e fjales "demokraci" qe pershkruan sakte nivelin e saj ne Shqiperi:  qeverisje nga elita ne menyre direkte ose nepermjet perfaqesuesve qe ka zgjedhur.

Me siper shkruhet per Shqiperine si vend akoma ne tranzicion, por ka 10 vjet qe eshte rrenjesuar nje sistem klientelist i frikshem ne nivelet qendrore dhe lokale duke alienuar qytetarin mesatar. Ne kete aspekt, tranzicioni ka mbaruar. Rezultati: raporti shtet-qytetar eshte çbalancuar duke krijuar nje situate te deshperuar per qytetarin. 

Ti po flet per raporting kulak-vegjeli !

nuk beson qe jemi ne tranzicion?!

dakort, si e shpjegon ti nderto -prish: nganjehere prish-nderto?.. mire qe u bene ato rruge, se do kishin humbur klientelistet e Tu fataliste ne smogun e kuqerremte te palloshit te Pjerit...

nejse, shakane menjane-besoj se ti e kupton qe kur gjerat jane ne tranzicion eshte shume e veshtire ti krahasosh me polisin e Perikliut..apo jo?

Dakord, gjithsecili eshte i lire per indulgjenca...

Nderkohe, po e shtjelloj paksa idene mbi tranzicionin. Siç e kam aluduar me lart, besoj te jete krijuar nje qendrueshmeri politike ku hapesira eshte e tille qe te mos jete cenuese per agjentet e ndryshem politike. Nje lloj lufte e ftohte e mundesuar nga korrupsioni sistemik dhe koalicionberja. Ky sistem ka rreth dhjete vite qe funksionon i tille dhe dyshoj te vazhdoje me ose pa themeluesit dhe prominentet tjere te partive. Ndryshimet administrative le te jene, ama modus operandi qendron i njejte : elita qeveris per eliten nepermjet nje sistemi korruptiv antiligjor dhe antishteteror. Ne leter demokratik, ne interpretim, jo.

Ndersa per Athinen e Perikleut, arsyeja qe eshte perfshire nga pruresi nuk mendoj te jete per krahasim, por nje shembull i çfare duhej te ishte nje shtet evropian ne shekullin XXI. Fryma qytetare theksohet tek fjalimi dhe pikerisht kesaj i rezistohet ne Shqiperi: jo medoemos rrjedhoje e natyrshme e tranzicionit. Pa kete fryme, demokraci nuk mund te kete pasi jane te nderlidhura me njera-tjetren.

 

Shif kush flet per korrupsion, koka e korrupsionit eshte korrupsioni seksual.

 

mire Un jardin, te kuptoj!.. te gjitha keto argumente qe sjell: jane shembuj indulgjence te nje jete me te mire, se sa mund te kete qene ne keto 25 vjet..keshtu njesoj sic po te kuptoj ty, ashtu kam kuptuar edhe autorin e kesaj pyetjeje qe ka sjelle: me te njeten zemergjeresi, Perikliun e polisit...

Qe muhabei te behet i plote, dhe jo gjysmak mek mek mek, duhet bere pyetje super provokuese, super abstrakte, super intriguese:

Cili eshte qellimi i tiranise?

(eshte qellim ne vetvete, apo ne sherbim te diçkaje tjeter qe e tejkalon?)

Me tej pyetje intriguese, abstrakte, provokuese:

Cili eshte burimi i tiranise?

(referuar natyres se njeriut si qenie, jo vetem nje kontesti historik, psh grek i lashte ne Sparte, ose kontestit edhe gjeografik, psh nazist ne Gjermani)

Pastaj referoju reales historike dhe gjeografike me pyetje akoma me hiper intriguese dhe hiper provokuese:

Ku shkoi tirania e Spartes? po e lashta e Perandorise Romake te Çezareve? po modernja e Gjermanise naziste dhe Italise fashiste? Ku jane mçef keto, qe te luajne kukamçefti? I kane sjelle UFO-t dhe jane rrembyer prej UFO-t sipas teorise se panspermise te shkencetareve çmim Nobel per zbulimin e ADN?

Dhe e fundit:

A kane lidhje me njera tjetren keto pyetje tiranike?

 

nuk e kuptova kete fjalimin e Perikliut drejtuar athinasve... 

dmth Perikliu u spjegonte athinasve  menyren se si silleshin dhe si jetonin....,  athinasit..?!.smiley   

do kishte me shume kuptim nese Perikliu  ua spjegonte kete,  spartaneve bie llafi, meqe keta kishin politike dhe stil tjeter jetese.. ... ose ose, krejt tjeter ka qene konteksti dhe  qellimi i ketij fjalimi..

 

 

Demokracia nuk është gje tjeter, vecse sistem i kamufluar i mbajtjes per topesh. Hap berishin, gjen illyrin, hap illyrin gjen ramen. Efekt matrioska dmth, i cili vihet re dhe kur ben seks me grun muajn e 9 te shtatezanise. Rrezikon qe te lind goce e te ngel shtatezene dhe ajo. Pse do thuash? Po efekti matrioska.

Ku po na çon demokracia jone?

Agim Rrapaj i permendur ne bllokun Meta-Prifti nga ku humben jeten 4 qytetare me 21 Janar, rikthehet perseri me Edi Ramen pasi ja ka hequr njollen partia smiley

kapo, mekati i vetem i Ilirit eshte se u kap, Ai nuk esht nji dele e zeze, ai esht nji dele e shkeputme nga tufa. Normalisht, duhet te shkaktoj keqardhje. Jo dele, ai esht qingj i perendis. Nryshe nuk do ishte kap. Think of it. Think.

 

aq demokratike eshte sa i ka be njerzit te flasin me vete, sport i ri ky goxha i sukseshem

" .....Nje qytetar athinas nuk neglizhon çeshtjet publike kur pret per te bere punet e tij private, por mbi te gjitha nuk merret me çeshtjet publike per te zgjidhur  çeshtjet e tij private...."

Nderkoh qe ne Shqiperi, pas shum shekujsh, politikanet shqiptare, merren me çeshtjet publike per te rregulluar çeshtjet e tyre private. 

 

" ....Ligjet ketu sigurojne nje drejtesi te barabarte per te gjithe ne debatet e tyre private, por ne nuk injorojme kurre meritat e atyre qe shkelqejne. Kur një qytetar dallohet, atëherë ai do te jete me i preferuem se të tjerët, dhe thirret që t’i shërbejë Shtetit, por kjo jo si një previlegj për të, por si shpërblim për meritat., dhe varferia nuk do te jete nje pengese...." 

 Ahh, sikur te ndodhte dhe kjo gje ne Shqiperi. 

Sa e drejte eshte demokracia perfaqesuese, nje njeri nje vote?Vota e atij qe ben shurren diten per diell  ne mes te qytetit tek monumenti i skenderbeut ka te njejten vlere me voten e kanidadit per cmimin Nobel..?!!Eshte paradoksale at best...

Cfare sistemi propozon qe te beje me vlefshme voten e Nobelistit/es?

Ndoshta dikur kur duhej te kishe njefare statusi shoqeror arsimi apo pasurie qe te lejonin te votoje nuk ia paskan futur aq kot..kemi turma te papergjegjshme qe votojne ilir meten , tom doshin, mark frrokun e co.njerezit me taban te cileve iu dhimbset vatani gjenden outnumbered nga turma te cilet jane dykembesha qe kane tallash ne vend te trurit..

Si ai/ajo me PhD, si ai/ajo me 4 klase shkolle kane te drejta dhe liri te barabarta. Te dy/ja perdorin te njejtat rruge, te njejtat lulishte, te njejtat plazhe, etj. Nuk mund te diskriminosh dike prej nivelit te edukimit. Te duket e palogjikshme por keshtu eshte e drejta. Keshtu funksionon demokracia. Shiko perkthimin e asaj fjale.

Ne shqiperi besoj se eshte e nevojshme nje parti e re nje platforme e re, qofte dhe radikale, qofte dhe nje parti si "movimento 5 stelle" ne Itali.

Kjo kupole e vjeter qe vishet me rroba te firmosura eshte me keq se nje morr mbi koke. Nuk e di sa ne nje vend si i jone, ku ambasadat e huaja drejtojne politiken tone, kemi mundesi vetvendosje. Shqiperia duhet me qene e varfer dhe stabel, dhe kam frike se sado nje i forte qe mund te vije per te ndryshuar sistemin as brenda as jashte skane per ta lene, jam i mendimit se duhet nje dore e forte absolutizmi 1 vjecar, nje diktator nje vjeçar qe te beje tabula rasa me keta politikane qe momentalisht kemi,  te veje 10 rregulla te thjeshta per politikanet e te terhiqet ne jeten e tij private. 

Nuk e di sa eshte i besueshem sistemi yne bankar per ta perdorur si puls te jetes politike apo te gjurulldirave ama eshte fakt se interesat mbi depozita jane ne minimum sado qe shqiperia eshte nje vend me rrezikshmeri te larte per investime kapitalesh...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).