Kryeministri Rama është shfaqur të mërkurën në mbrëmje në televizionin Italian “La 7” në një përpjekje për t’a shfrytëzuar këtë mundësi për promovimin e vendit përtej Adriatikut. Në shumë aspekte ia ka arritur. Me një italishte pothuajse perfekte, me batutën të gatshme, me një koncept bashkëbiseduesi prej lideri modern, ai bëri paraqitjen që do të donin të shikonin shumë shqipëtarë. E në këtë kuptim nuk ka asnjë surprizë, sepse deri këtu Rama ishte në rolin e tij: në atë të shitësit perfekt edhe për një produkt të dyshimtë. Ai di ta bëjë mirë këtë dhe të jetë aq bindës në ftesën që i bën investitorëve italianë që të sjellin kapitalet e tyre në Shqipëri, sa gazetarja e “Le invasioni Barbariche” ia ktheu me batutë: “mos i merrni të gjithë, na lini edhe ne ndonjë në Itali” (shiko lajmin dhe videon ne rubrikën Lajme/ lapsi.al).

Për të dhënë idenë se si vendi ka ndryshuar radikalisht, Edi Rama solli tre shembuj në La 7 . I pari ishte ai i një takimi me regjizorion e famshëm Gianni Amelio, me të cilin Rama ka pasur një takim para dy vjetësh. Ai i paskësh deklaruar se mendon të realizojë trajektoren e kundërt të filmit ‘Lamerica”, pra atë të italianëve që vijnë të kërkojnë punë në Itali. Duke folur me statistika, Rama përmendi se tashmë janë mbi 20 mijë qytetarë të përtej Adriatikut që kanë ardhur të punojnë në këto brigje. Dhe së treti ai përdori rastin e yjeve televizivë italianë të Agon Channel që po punësohen në Shqipëri. “Pra tani “Ishulli i të Famshmëve” jemi ne”,  tha kryeministri me një batutë.

Por megjithëse në rolin e promovuesit, ideja për të paraqitur Shqipërinë si “L’isola dei famosi” ku vijnë të punësohen italianë, ku zbarkojnë yjet e RAI-t dhe Mediasetit, ku ka kthyer sytë Cinecita-ja, është një imazh i remë. Shqipëria është së pari atdheu i papunësisë (a nuk fliste Rama deri një vit e gjysmë më parë për një milionë të papunë). Shqipëria është vendi i varfërisë ekstreme dhe diferencave të mëdha. Shqipëria është vendi ku një ivestitor i huaj mund të humbasë pasurinë në gjykata të koruptuara dhe ku duhet të paguaj rryshfet në çdo moment që hedh hapin në zyrat e shtetit.

Prandaj që ta paraqesësh atë si një “Lamerica” kokëposhtë mund të jetë një gjetje tërheqëse për një artist, por nuk mund të jetë kurësesi këndvështrimi realist i një kryeministri. Duke dashur të japë këtë imazh, më shumë sesa Gianni Amelios, Rama rrezikon t’i ngjajë Sali Berishës, që në kulmin e krizës i thoshtë të gjithë botës, se ekonomikisht ne renditemi të dytët pas Gjermanisë.

Por në këtë pasqyrë që Rama bëri për televizionin “La 7” ka edhe diçka të vërtetë. Duke dashur ta paraqesë Tiranën si vendin ku po zbarkojnë të famshmit, kryeministri bëri edhe një gafë nga padija. Me siguri, ai, që nuk njihet për ndonjë ndjekës fanatik i emisioneve të telerealitetit, ka dëgjuar titullin, por nuk e ka parë ndoshta kurrë “L’isola dei Famosi”. Sepse në këtë realityshow, të nisur fillimisht në Rai 2 e më pas në Canale 5, vërtet flitet për yje të famshëm, por ata zbarkojnë në një ishull të shkretë. Fabula e emisionit është mbijetesa e personazheve VIP, që duhet të gjejnë strehë për të futur kokën, zjarr për t’u ngrohur dhe ushqim për të rezistuar. Dhe në këtë xhungël fiton më i forti.

Natyrisht, Edi Rama nuk ka dashur të paraqësë të mërkurën në mbrëmje Shqipërinë si një xhungël të tillë. Por me sensin e batutës, ai është dashuruar pas titullit, pa u interesuar për përmbajtjen. Ka dashur të bëjë efekt, pa njohur brendësinë. Dhe në miniaturë kjo fabul i ngjan fiks asaj që tentoi të bëjë me promovimin e imazhit të Shqipërisë.

Duhet pranuar se ai shërbeu mirë si një vitrinë virtuale e vendit. Dhe për këtë duhet uruar. Por bashkë me këtë i duhet kujtuar gjithashtu se ai është zgjedhur aty ku është, jo si shitësi më i mirë i një Shqipërie virtuale, por si një mundësi më shumë për të bërë më të jetueshme Shqipërinë reale.

 

lapsi.al

93 Komente

Jam e bindur qe e ka bere kete gje. Urime smiley

ps, nje njeri i vetem ne lufte me ujqer e ulkonja , hajdute e kriminele i infektuar prej tyre veshtire e ka , megjithate bota sduhet te dije me shume , bota duhet te dije edhe anet e mira te shqiptareve.

make us proud !

edi rama-the wolf of blloku streetsmiley

Ky beson se e degjojne.

Pozitiv KM. E ekzagjeroi pak "siamo italiani senza versace",po nejse.

 

Por në këtë pasqyrë që Rama bëri për televizionin “La 7” ka edhe diçka të vërtetë. Duke dashur ta paraqesë Tiranën si vendin ku po zbarkojnë të famshmit, kryeministri bëri edhe një gafë nga padija. Me siguri, ai, që nuk njihet për ndonjë ndjekës fanatik i emisioneve të telerealitetit, ka dëgjuar titullin, por nuk e ka parë ndoshta kurrë “L’isola dei Famosi”. Sepse në këtë realityshow, të nisur fillimisht në Rai 2 e më pas në Canale 5, vërtet flitet për yje të famshëm, por ata zbarkojnë në një ishull të shkretë. Fabula e emisionit është mbijetesa e personazheve VIP, që duhet të gjejnë strehë për të futur kokën, zjarr për t’u ngrohur dhe ushqim për të rezistuar. Dhe në këtë xhungël fiton më i forti.

po ca gafe na qenkesh kjo, mor idiot! O Zot, kunder idiotizmit nuk rrite asnje bar! OK, po pse i cove aq dendur ne Shqiperi, ket s'e marr vesh? 

ky me duket se do me thon qe i ndjek vet kto reality showt, you know. big deal!

Me then te drejten nuk i kuptoj keto sperdredhjet e Rames. 

Po kjo nuk quhet mer, ne fun te funit s'po flet me te jashtem te nerum, por me morracake albaneze. 

Duhet te marresh leksione anglishteje i tha.smiley

Eshte nje dialekt i vecante quhet anglishte rilindje. smiley

angrishte apo rilishte ?smiley

Terminologjia mund te negociohet, por rendesi ka thelbi, dmth lepe-peqe Liderit.smiley 

ne fillim i vuni duret kryq siper barkut si Steljo, pastaj u kujtu i hoqi, dhe filloi me mimiken e ftyres si Oljo. smiley

E ndoqa intervisten, me beri pershtypja komenti i kronikes qe kishin realizuar ne Tirane,ne shtepine e nje grupi aktoresh-intelktual,te cilet po ndiqnin Sanremon,shoqeruar me batuta alla Italia..prezantuesja perdori fjalen e bukur italiane "snob"( p.s. "pordhac" per shkaben) per te pershkruar e pyetur Ramen me nje buzeqeshje te ndier a eshte kjo Tirana e sotme? Nuk di nese pergjigjet e Rames jane pjese e nje strategjie,te jete keshtu,punen e tij po ben e mund te kuptoj shijen qe me la ne momente te vecanta e qe pershkruhet me fjalen e bukur italiane "imbarazzante",e nuk ka te bej fare me ato qe permend autori i ketij shkrimi!! Ka te bej me komentet e tij per politiken e brendshme italiane e sindikatat!! 

fjalen e bukur italiane "snob"

kush e tha qe eshte italiane?

une e them..pune e madhe se nga anglezet ka dale!!

ne fakt bota eshte pak me e madhe se angli dhe itali po varja.

ma va a snobare aooo

Gono, psikoza e shqiptarit qe identifikon boten vec me vendin ku jeton. Dhe pastaj i thote snob shqiptarve te tjere...perpiqem ta kuptoj po nji mut!

...perpiqem ta kuptoj po nji mut!

smiley 

@ARB

Rama per sindikatat mire thote. Nuk na duhen. Ato sjellin vetem parazitizem dhe pengojne zhvillimin.

Ndersa sa per Tiranes, ashtu eshte vertet. Po te shikosh edhe keto emisionet qe ben ky Blendi Salaj jane te mbushura me snoba pordhace qe dine vetem te ripertypin dokrra kafenesh te nivelit te femijve te kopshtit.

Ku kshu ngulo? ne shqiperi? Ne shqiperi nuk duhet asgje e jo me sindikatat ..e dime ate pune!! Ne fakt per kedo qe njeh realitetin e konflitin CGIL-Renzi ne itali eshte e qarte se Rama nuk e kishte fjalen per shqiperine,megjithse shqiperine permend,shkruajta me lart,nese kjo behet per ti hyre ne zemer sipermarse italian,punen e interesat e vendit te tij po ben kryeministri! Prove per kete eshte permendja e komikut qe mbledh vota..nuk ka nevoje te te them per ke e ka fjalen!

o arb, pytja qe u be kish dhe emrin dhe mbiemrin e komikut. E pyti per Beppe Grillon ajo. Ca misteri ka ngel ktu?

O bredharak se nuk e mbaj mend permendsh tani,por kujtoj se fillimisht per Grillon filloi te fliste kur fliste kunder anti-evropianve,me vone gazetarja e pyet te pelqen apo jo grillo,me sakte kjo qe them shihet tek intervista e botuar sot ne corriere della sera,ku Rama kalon ne euforizem,duke e cilesuar vendin e tij nje vend ku komiket bejne komikun e jo mbledhsin e votave. Nuk kam ndonje simpati per Grillon,dhe e di qe jane shoke te ngushte me Renzin por se ci duhet..hajde e mere vesh!

Dakort, nuk ka pse interpreton politiken vendase aq me teper t'i vej epitete politikanve italiane ne Itali. Aty u hap pak, u ndje si ne shpine e vet dhe po fliste pa teklif.
Vecse 5 yjet dhe BP jane anti BE. Parimisht te pakten Rama eshte pro BE edhe pse heperhe, mezi na kan qas ne periferi te saj. Kshuqe, them se ky vertet beson se eshte krahu i djathte i Merkelit dhe po i ben asaj nder duke sulmu anti-BE-istat

Rama per sindikatat mire thote. Nuk na duhen. Ato sjellin vetem parazitizem dhe pengojne zhvillimin

pse duhen sindikatat?rajaja shqiptare eshte gatshme te punoje per nje cop buke, pronaret mund te bejne c'te duan me te , pa mbrojtje , pa siguracione , pa kontribute pensioni kursimesh etj..Oferta vjen nga KM i PS e cila ka ne program e zeza ne te bardhe mbrojtjen e shtresave te paprivilegjuara.

Puna e sindikatave është pak e komplikuar ne fakt, se duhet te kesh know-how e nevojshem para se te krijosh sindikate. Deri sa te krijohet, Rama mund te flas per 15 apo 5% taksa, po ata qe do afrohen do jene biznese fasonesh nga Lecce e poshte.

nuk ua ndjejme mungesen sindikatave tha, si koncept e hodhi poshte. edhe gazetarja e kuptoi e ja vuri ne dukje qe nje politikan, aq me teper i nje partie me emer te majte nuk mund ta thosh. e gjitha ishte surreale, sepse nga nje ane i thurte lavde vlerave evropiane, nga ana tejter percmon sindikatat si arritje te po ketyre vlerave. Idiotllik total.

ne nje vend normal per kete deklarate ulese populli do duhej te kerkonte dorheqjen Km'se. 

njesoj si te kish thene, 

mi shfrytezoni shqiptaret e mi, si gomere, sa te dush, tashme u eshte bere lekura zhguall.

menyrra se si ua serviri karroten, me te cilen mund te terheqin shqipot e perulur italianeve shte e turpshme, 

faktikisht ky ishte emisioni me denigrues per shqiptaret qe kam pare kohet e fundit, nga fjala e pare deri tek e fundit dhe kam vene re qe gazetaret italiane e kane tejet te veshtire te prodhojne dicka jo rraciste dhe jotallese rreth shqiptareve, te cileve dhe kryeministri i vet ua keqperdor dinjitetin.

Albano kush te ka shfrytezuar sot ty mor xhan?
Si serviren karroten, dmth si te detyruan , te shkosh te punosh per 400 evro? Pse nuk e le kete punen dhe te marresh nje me 600 evro? Albano, shpetoji karrotes... Albano...

Problemi eshte se ti Albano, nuk do te kerkosh pune sipas tregut, se me shume gjasa nuk ke ndonje kulaifikim qe e justifikon ate rroge. Ndaj ata si ti Albano, duan sindikata, qe te parazitojne, te behen grup dhe te imponojne paga statike qe nuk e justifikojne kualifikimin e punetoreve...

Dhe kjo ndodh kryesisht ne administraten publike, e cila paguhet me parate e taksapaguesve, pra te atyre qe prodhojne te mira dhe sherbime. Keta taksohen per te ushqyer parazitet e administrates, te cilet nga ana e vet formojne sindikata per te ruajtur privilegjet e veta qe ne nje treg te lire ku konkurron si punedhenesi ashtu edhe punekerkuesi nuk do t'i kishin.

Kjo eshte e verteta Albano... ndaj mos shiko karrota kot. Mund te jete ndonje cope kake qe ka mbet nga socializmi.

 

Sindikatat jane kriju nga vete njerzit qe te mund te mbrojne interesat e tyre perkunder shfrytezimit te pafre ne pune dhe dhunes sistemike.

sigurisht asosacioni i vetem qe ti mund te krijosh per karroten eshte ai i nick-ut tend.

 

Me munde serisht me argument Albano. smiley

Albano, askush nuk i detyron robt te shkojne te punojne per 200 euro tek fasoni. Jane te lire te zgjedhin cka eshte me e mira per ta...
Ti tani na thua se ne duhet te krijojme enkas sindikata, qe ti detyrojme edhe keto mundesi punesimi te largohen nga Shqiperia dhe keta rob qe punojne per 200 euro tek fasoni te mbeten me gisht ne goje.

Shume i lig je, por megjithese nisur nga qellimi i mire.
Te gjithe nisen nga qllimet e mira. Edhe Hitleri, Mussolini, Stalini, Lenini etj etj. Te gjithe me qellime te mira nisen. smiley

* 200 euro po ia fus kot. Nuk e di se sa paguhen.

shqiperia duhet te konkurroje me cilesine e punes jo me liresine e saj.puna e organizuar kur abuzohet eshte po aq e demshme sa kapitali kur krijon monopol.zgjidhja nuk eshte ne zhdukjen e njeres apo tjetres pale por te kompromisi midis te dyja paleve.shqiperia eshte larg krijimit te sindikatave per momentin, se ende nuk eshte krijuar masa kritike e nevojshme per formimin e tyre por nje KM i majte nuk duhet te flase kunder tyre.

@Alba2265
Me "duhet" fliste edhe Hitleri o tipe. Nga "si duhet" tek "si do ta bejme", pra tek procesi, Hitleri dhe Stalini me koleget e vet totalitare e kishin gjet zgjidhjen tek forca.
Ti cfare zgjidhje ke? Do lesh tregun, kerkese oferten, dhe sistemin e cmimeve dhe informacionin qe ky tejcon qe te zgjidhi punen ne afatgjat, apo do genjehesh nga endrrat me planifikime ekonomike ku robt si OBumi thone se qeveria e di se cfare eshte mire per konsumatorin...??

Albano, askush nuk i detyron robt te shkojne te punojne per 200 euro tek fasoni

i detyron politika ekonomike ultraliberale e ndjekur nga qeveria. Nuk ka politika qe perkrahin zhvillimin e nje prodhimi kombetar, arsimit por vetem politika, te cilat e shohin njeriun si vegel pune;

ai 200 eurshi fason, per ata qe i kane pare kushtet e atyre qe punojne atje eshte skllaverim modern.

 

Eshte neokomunizem Albano, jo neoliberalizem. Borxhi Grek u krijua nga burokratet shteterore dhe aparati publik se bashku me shpenzimet publike gjithnje ne zgjerim. Ato pagat e larta qe punetoret e publikut imponojne/kerkojne bejne qe te rriten taksat, ose te rritet borxhi. Greqia, dmth shtetaret spara kane qejf t'i rrisin takssat per te barazuar shpenzimet e tyre kolosale, keshtu qe marrin borxh... nga banka qendorre europiane. Dhe sic dihet Bankat Qendrore jane koncepte marksiste, qendrezuese qe e vendosin kreditin ne duart e burokrateve dhe shtetareve te fuqishem qe mund te kontrollohen nga te pasurit epr te ndjek interesat e tyre...

Meso ndonje gje sic duhet, jo neper blogje dhe duke lexu klishe te vjetra sa to** e stergjyshit tim.

neokomunizem ne nje bote me trend drejt mos pasjes se sindikatave nuk ka, kshu qe mblidhe mendjen se shume kontradiktor je.

merre e meso rreth borxhit grek, megjithse kam pershtypjen se ty nuk te mungojne evidencat por menyra se si u qasesh e ik kris guulon tashi.

Ps. ai 200 eurshi eshte 200 me leke per te qene me i sakte.

Kam nje cift pleqsh ne lagjen e prinderve, Arb, qe kane nje vile kater kateshe. E kane ndertuar femijet e vet emigrante, qe te tre bashkarisht, dhe kane lene pleqte aty. Pleqte s'kane me femije ketej, por kane dhene me qira dy kate per studente, dhoma-dhoma, dhe u shkon diku tek 1 milione leke ne muaj qiraja qe marrin, ne total.

Femijet i kane jashte qe te tre, por kane ditur ta investojne parane ketej. Kane blere nje toke ne plazh dhe nga nje prone te vogel qe e moren fillimisht per vete, e kane kthyer ne hotel. Gjate veres, pleqte mundohen ta kontrollojne punen tek hoteli per hater te femijeve, edhe pse zakonisht femijet kthehen cdo vere.

Plaku, qe thua ti, Arb, del verdalle neper oborr me ca tuta me vrima qe s'i nderroi nje here qe s'i nderroi. Plaka ka ca corape leshe te trasha e s'i heq nga kemba deri ne maj. Teksa gjithe lagjja ka nisur te perdore kangjella te lyera shpesh, peme dekorative pas kangjellave, bar nga ai qe mbin si qilim, e te gjithe paguajne te njejtin kopshtar qe te vije here pas here per te mirembajtur kopshtet, plaka dhe plaku vazhdojne te kerrusen tek oborri i vet per te shkulur barin e keq.

Se nga gjejne fuci te ndryshkura per te futur nje zot e di se cfare. Vene teneqe per te zene vrimat tek kangjellat se mos i futen macet. Plaku me kerkoi ndihme para ca ditesh qe te ngjitesha tek nje peme e te shkulja nje tel qe ta perdorte per te lidhur teneqete. Ndersa plaka, nje dite tjeter, me kerkoi ta ndihmoja e te shkoja bashke me te, larg, tek nje pallat qe po ndertohet, e te mbushja nja dy qese zhavorr nga ai i miri, se kishin ikur punetoret e s'na shihte njeri, se donte ta perdorte plaku per te rregulluar hauzin. 

E t'i degjosh pastaj si ankohen, o Arb, per kushte te veshtira jetese. Te kepusin shpirtin. Edhe qiraxheshave ua marrin shpirtin me lloj-lloj kerkesash, e sa here me takojne keta pleqte, nuk humbin rast te me ankohen se si u vonojne qirane, se si nuk paguajne rregullisht dritat, se si s'i dilet me me keto cmime te shtrenjta, etj, etj. 

Ajo qe dua te them, eshte se ka tipa, sidmos te nje fare brezi dhe te nje fare kategorie, qe edhe te behen shume mire, do te vdesin duke u ankuar si vemje te shkelura me kembe, sepse si te tille jane lindur, si te tille jane rritur, e si te tille do te vdesin. S'njohin stil tjeter jete. Pa te keq kjo qe te thashe.

Ti si mendon? Ke mendim te mire apo te keq per keta pleq?Une mendoj ku ti gjesh tipa te tille shkabe...keta jane palca e kombeve qe duam ti ngjajme !!

Ashtu eshte! Po te mos jesh si ata, je snob, ose pordhac. smiley

Ti nuk beson qe eshte keshtu..apo si eshte puna?

shkaben me mirebesim e mori edhe ajo plaka, e coi atje larg, ku nuk mund ti shihte njeri smiley

Nje dite te kerkon plaku ti keputesh telin nga pema, nje dite te kerkon plaka ti mbledhesh zhavorr.smiley O Shkabe po nderroji dhe ti ndonjehere ato tutat me vrima o burre, qe mos dukesh si yzmeqar.

Gjigand, gjigand je.

Si perfundim e bote hajdutllikun e zhavorrit? smiley  

me dy qese zhavorr ja zuni te dyja duret plaka shkabes smiley

Sigurisht qe jo, robo. Gjithnje "kam pune" per keta. Por shume ketu tek peshku me duken si keta pleqte.

 

Mbase plaka eshte just stepping stone per tek qiraxheshat. 

ka shume mundesi. Se me duket shume finok.

rama, sto pallone gonfiato

smiley Ndersa plaka, nje dite tjeter, me kerkoi ta ndihmoja e te shkoja bashke me te, larg, tek nje pallat qe po ndertohet.

Orgji, orgji!! Uuu c'me iku truri, oo i ziu une...

no ...e umile.! Al bano 

Këtë kanal nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Ndoshta alarmi për kapitullimin spektakolar të televizionit italian ishte i tepruar, tepër i politizuar, ose ndoshta alarmizmi bëri punë. 

Lexova komentet dhe mësova se Rama qenka ankuar për humoristët që merren me politikë. Mirë do të ishte që politikanët të mos bëjnë shumë humor, se nga qejfi i batutës iu rrëshket ironia e situatës.

Tropizma, se ti sado qe je socialiste je disi me me logjike,

Ky kanali eshte i nje biznesmeni qe ka aksione te medha tek TelecomItalia qe nga sa di une ka njefare monopoli te garantuar me ligj (nga politika, natyrisht) mbi telefonine fikse dhe mbi shperndarjen e lidhjeve te shpejta te internetit (po me shpeton termi i sakte tani).

I njejti tip ka edhe TIM-in, dmth mobile. TelecomItalia, e kote te thuhet, ka kontrata monopolistike me shtetitn italian.

Pra me perkufizim eshte nje korporate marredhenien e te ciles me shtetin italian dhe klasen politike socialisot-fashiste do ta kishte zili edhe Mussolini.

Rrofsh për kategorizimin dhe konsideratën, se janë kohë të këqija kur njeriu nuk e di as vetë çfarë dhe si disi është.

Nuk e di sa avantazh sjell dalja e një grupi të ri mediatik, aq më pak po sugjeroja se mund të ketë media të papërfshirë politikisht, por po komentoja për monopolin e Berlusconit dhe për përmasën politike që detyrimisht ka pasur ideja se tv-ja italiane kishte marrë fund. Ka qenë e ngjashme qasja anti-Berishë në Shqipëri, me narrative apokaliptike me ngjyrime elitare, me një klasizëm jo dot moralist por tipik racist borgjez, me pëçmim edhe për klasat e ulëta - bathoristët si emblemë dhe Berisha si bathoristi më i rrezikshëm (përsëri ironi këtu sepse Berisha vetë është po aq borgjez i kohës së Hoxhës sa ata që e përçmojnë)  edhe për elitën paraenveriste - e dobët, perverse, e shitur te armiku dhe prapëseprapë e pagdhendur, emblemë Zogu dhe zogistët. Në rastin italian hidhen krejt mbi Berlusconin efektet sociale të rendit aktual ekonomik, dhe po ashtu në rastin tonë krejt mbi Berishën tërmeti i ndryshimeve demografike, rikonfigurimeve shoqërore dhe sidomos dështimeve të pandërprera në politika ekonomike të të gjitha qeverive shqiptare. Me këto nuk po them as po nënkuptoj se dy B-të nuk përbëjnë problem.

Nuk ishte per ofendim. Per mua ka rendesi qe njerzit te logjikojne dhe mendojne me mendjen e vet, pa pozicionet ndreqen, ndryshohen, luhaten ne loje e siper.
smiley

Shtoji dy B-ve te tretin, te vertetin, Bushin.

Nuk eshte problemi qe tre B-te bejne apo nuk bejne problem, por eshte se jemi te lumtur qe bejne problem, ndryshe çfar problemi do te zgjidhim ne kohen e lire kur nuk kemi çfar bejme sepse nuk kemi asnje problem dhe duhet te zgjidhim problemin e Amerikes nga Bathorja ose te Bathores nga Amerika mengjezin e dites se djele no problem?

 

Nuk eshte problemi qe Tropizmat bejne apo nuk bejne problem, por eshte se jemi te lumtur qe bejne problem, ndryshe çfar problemi do te zgjidhim ne kohen e lire kur nuk kemi çfar bejme sepse nuk kemi asnje problem dhe duhet te zgjidhim problemin e Peshkut nga Roma ose te Romes nga Peshku mengjezin e dites se djele no problem?

Problemi eshte se me Tropizmen, Peshkun, Romen kemi kontakt real ose virtual (ka edhe nje mundesi kontakti tjeter me mesazhe personale), dmth japim e marrim me no problemet tona dhe tyre, por si t'ja bejme qe 3 B-te ose çdo 3-germe tjeter e Analfabetit te na pergjigjet kur e pyesim no problem:

- O Jaro ... po pse mysteqet ... pse e ke kap drejtesine ...?

- O Pallosho ... po pse ... pse Jari ... pse tina mer jau ... privatizime?

- O Maloko ... po pse ... pse voto Bathorja ... pse Skenderbeu ... çar kujto ti ... beteja Albulenes?

- O Blendo ... po pse ... çer osht ai kolltuk me jau ne TV ... me kembet e spikeres... nuk leviz koka spektatorit?

Kur i futesh gabim një diskutimi, një arsyetimi, një bisede apo një marrëdhënieje, me mua apo me Peshkun, në çdo hap pasues shkon më thellë në gabim sepse përpiqesh të justifikosh, sa me racionalizime sa me pretendime superioriteti moral dhe frymëzimi hyjnor, duke hyrë më thellë edhe në mëkat, atë gabimin fillestar të të folurit vetëm për të kruajtur koren e brendshme. Kaq nga unë për tani e më tej.

... sa me racionalizime sa me pretendime superioriteti moral dhe frymëzimi hyjnor,

Si duhet te bej sipas teje, me absurdizma, me pretendime inferioriteti imoral dhe frymzimi satanik?

Ti si ben per shembull? I referohesh ndonjerit nga dy pozicionet (2 P-te) e mesiperm? Apo as ja meno fare, si te vije, here keshtu e here ashtu, si gjithe te tjeret, vetem me besimin se sidoqofte bere, e bej una, e me qe e bej una, e kam drejt.

- O tiko ... po pse ... çer bo tina kshu mer si tempullar ... çer te duket vetja ... apo ...?

 

Foli mir, foli keq. Foli. Per mua i pari autoritet shqiptar qe su bo zerbino. Imbarazzante qe thot arbri nuk qendron. Tha ato qe thot gjithmon, edhe per sindikatat.ato pohime t'egzagjerume per italjanitetin albanez i lexova me shum si pergjigje me lezet per aty ku donte me e cu Daria. Intervistat skan vetem fjal,kan ton zeri,gjeste,mimik,etj. Dinjitoz. Kurse Bignardit intelekuales se majt snob qe me snob sbohet,do i thosha qe jo gjithmon arrin ti bosh i pompini con il culo degli altri.

Tani...mire fare do ishte qe autoritet shqiptare te mos shkonin te bignardi, po iku ajo pune..

Nuk e di se kush e coi atje,po me nendergjegje e tha se ku kishte qejf me shku. Raitre tha .Fabio fazios do i ket shku mesazhi. Sa do ket byth Fazio osht per tu pa. Aty osht  politika italjone osé stalloni i signora bettinit.(tm heretik).

para disa vitesh rama ka qene i ftuar ne nje debat ne raitre ku fitoi fame e kredit, sidomos nder shqiptaret e italise, pasi insultoi nje te lega nord, ne mos gaboj, me fjalen palaco cirku a dicka e tille, prandaj dhe nendergjegja e tij tha rai tre. Ne thelb mbetet nje self centered.

Akoma kembengul Kryeministri ne mungesen e sindikatave ne Shqiperi?!

Gjuhen e kish mjaft te mire, por edhe s'eshte se u tha ndonje gje shume e sofistikuar.

Ne fakt sindikata ka edhe ne Shqiperi. Puna eshte se nuk jane aq te demshme sa jane ne Itali. Dhe kjo eshte gje e mire.

Them se Ed Rama, me ca korrigjime te vogla, me ca privatizime, disa masa per te rrit konkurrencen, disa prerje te shpenzimeve qeveritare ne sektore jo-fitimsjelles si arti dhe brockulla te tilla tek te cilat qytetari nuk do investonte gje para do te riktheheshim te dytet pas Gjermanise per sa i perket ritmit te rritjes ekonomike

Them se Ed Rama, me ca korrigjime te vogla, me ca privatizime, disa masa per te rrit konkurrencen, disa prerje te shpenzimeve qeveritare ne sektore jo-fitimsjelles si arti dhe brockulla te tilla tek te cilat qytetari nuk do investonte gje para do te riktheheshim te dytet pas Gjermanise per sa i perket ritmit te rritjes ekonomike

Prosperity is just around the corner.smiley

desha te bej nje opinion timin tek PPU-ja per kete teme por nuk kisha shume kohe dhe mendova qe do e shpreh mendimin tim edhe me nje koment 2257 karakteresh. Si fillim do doja te thoja qe nqs KM do donte te ruante serjozitetin, te pakten te ishte pak me modest dhe te kishte marr nje perkthyes, apo dikush nga regjia te perkthente per te, pasi Italishtja e tij nuk ishte aspak me mire se sa anglishtja e KM paraardhes i cili ka bere te njejten idiotesi ne samitin e NATOS. E vetmja gje e mire qe me pelqeu gjate bisedes ishte kur i kujtoj gazetases qe edhe gjysherit e tyre (edhe vet ato sot e kesaj dite) ishin karrurrelsa kur shkuan ne dyert e botes, per te bere pune jo me te mira sec bejne shqiptaret sot ne Itali dhe ne te gjithe bote.Kjo me solli ndermend biseden me nje profesor qe kishte zhvilluar nje student me nje profesor pak dite me pare.Ai i thoshte qe kur kishte shkuar per te bere nje kerkim shkencor ne New York ne vitet 80, kuptoi sa mbrapa ishte europa me Usa vetem kur asaj kohe ne Usa kishte kompjutera pa limit per universitetet, dhe ne universitetin Italjan kishte vetem nje makin shkrimi si ajo qe ka pas Enver Hoxha ne zyre . Persa i perket pjeses tjeter te bisedes ishte nje komedi e vertet qe nga Optimizmi per "Shtetet e Bashkuara te Europes" qe zoteria permendi, por qe harroj qe keto shtete din vetem te shahen dhe tja fusin njera tjeteres, e deri tek kritikimi i politikes Britanike, e cila fal atyre kalulimeve para kohe te ekonomise, nuk i perendonte dielli kurre pak kohe me pare. Ndersa persa i perket ISIS dua thjesht ti rikujtoj Rames dhe Peshkut, qe para shume kohesh europianet nuk ishin te bashkuar, por arriten te ndalin nje nga perandorite me te medhaja islamike te te gjithe historise ne muret e Vienes. Kshu qe per mua ne kete pike KM po ben si ai femija qe do karamelen dhe do ta marri ne cdo kusht dhe me cfare do cimi.

Batuata e Edit "Chi sono questi comici" (ps : shpresoj qe Bleri mos e kete pare intervisten smiley )

Jo keq.

Jam shume i lumtur qe me ne fund Shqiperia nuk prezantohet nga dikush qe thote "hello jutub"

Shume, shume faleminderit z. Rama!!!

Hello guys, KM here and today we are playing as prime minister in albania

Pa ekzaltime , Rama perfaqesoi "djemt e bordurave " qe ishin kryesoret qe nxisnin edhe tek ne te "thyhej korraca" dhe te largohej "bytha e tunxhte " ! Gje qe u be si u be e nga kush u be ...po u BE !

Tani dhe shume InteliDjence me " Une i thashe atij dhe ai me digjoi mue " smiley si idhulli i buzeshpervjelurve sali Qenef berisha , mbase nuk duhet pritur .

Rendesi ka qe , pavaresisht verejtsve teper teper te holle , me peshe e ndikim ne Ballkan Rajon , Europe e me Gjere e Gjate smiley , si zakonisht te gjithditshmeve ne detaje " minor detals " ( tm Gjembi )

Rama paraqiti nje figure Normale Intelektuali shqiptar qe nuk te turperon .

Flm Rama !

Per problemet shoqja Gjembi mund te beje ndonje koment Interesant .

Na lere o idris te ekzaltohemi!

Kaq shpejt e harrove Berishen kur fliste italisht me Berlusconin?

Na lere o idris te eksaltohemi!

ja pra roli i individit ne shoqni: nji sal te turpno, nji Ed te ndero!

ti paska dhan edi ato tokat qe kishe tek kodrra priftit me duket smileysmiley se ke dal jasht vetes smiley

Sa me larg mostrave aq me afer te ardhmes . U hap sipari edhe ne Itali

Kush e priste te kapeshin kaq kollaj Keshtjella Shekullore i nderuar Roni

Nga cfaqjet me klloune shqiprie qe i mblidhte Berluskoni ne Shqiptare te pavarur .Gezohu pse jo ! Te gjithe duhet te ndihen Mire ..Europiane !

I steh in da Hitz an da Strada del sole.
Die Fiass tamma weh in die neich'n Sandale.
Mei Freindin is oposcht mit an Italiano.
Des Geld hams ma g'stessn, jetzt steh i allan do,
und hab kane Lire. I hab kane Lire,
und kane Papiere, so wos haut de net vire...
Auf amoi woars pule mit dem Papagalle, mmm...
Und mi lot's da anglahnt
in meine neich'n Sandale, des is a Skandale.
I hab kane Lire, und kane Papiere, so wos haut di net vire.

Er wollte Amore mit Bella Ragazza,
auf sentimentale und auf da Madrazza.
Dann is er no antanzt mi'n Alfa Romeooooo

Ne se duam te shikojme ndryshim ne sjelljen mes K.Ministrit te sotem me ate te parin,as qe krahesohen.Por ne jemi te denuar te shikojme nje Shqiperi ne mjerim dhe burra shteti qe hic nuk e shikojne kete gjendje.Un kam pritur nga Edi Rama te sillte ndryshimin e brendshem,me sakte ta fillonte kete ndryshim ne sjelljen ndaj njerzve qe e kane vuajtur dhe po e thellojne varferine.Ky e nisi me shkopin pikerisht mbi kete shtrese.Nuk u cenua dhe as u fillua me ata qe e shkaterruan kete vend.Nuk u nxorr asnje lloj pergjegjesie vec qe ne burgje jane futur apo penalizuar mbi 15.000 persona , shumica te skamjes e asnje ish funmksionar shtetror.

Ky po ben  thjatro neper televizione! Per ca na duhen keto ? Nje kryeminister qe nuk e ul bythen ne karrige per te ndermarre reformat  me te domozdoshme , bujqesi , drejtesi , po sallahanis veshur me cizme si ta kshim brigadierin pararoje te brigades arave,  dhe dan sadaka delesh e shelegesh, vetem e vetem qe ekranet te rrine dinga me te , sa me Salihun e nje cike me shume.

 E gjith ekonomia e burimeve te naftes eshte falur, ndersa ky  me Kocon po " kullandrisin " cka mbetur! Armo dihet qe u vodh , e di mire dhe ky ev tere stafi qe ky solli dhe rane ne squk se coc pane gjene te mbetur per ta vjedhur..Ky na tregon se gjyshja na e beti tebdil ...per katolik...kryeministri i shtetit laik ! 

Ky perzgjidhet per ta marre   nje trendi ! Kujt i plasi per  keto ? Une do doja ate qe ta linte gjurmen me nje institucion serioz te shtetit. Nuk ka nisur por thelluar sharlatania institucionale.

 Ky u tregon italianeve ato qe ata i dine edhe pa ja u thene ky.Nuk ben keq qe ja u thote por nuk na shton ndonje luge ne tasin tone krejt bosh.Nuk na duhet kjo por si te ngreme koken 

Ky nuk e di fare qe ketu..

po vdesin femije ...nga te ftohtit , nga uria.Me shumi i di Fix- se qeverria ...E KETIJA ! 

Ku mbetet vend per gaxhira e profka , ne nje popull ku ikin 50.000 njerez ne vit ...nga syte kembet sepse nukl kane hapesiren per jeten ! 

Ne se vuajtem nga qeveria e  banditizmit dhe e kusarive, sot po qeverisemi nga ajo e pordheve me pak rigon ! 

Ketu po vjen sozmoja, ndersa qeverisesi na ben teater.Dhe ka leshuar lukunine e nenpunsave qe vetem penalizojne  te varfer.

Perfundimisht une nuk shikoj me shprese se tek ky akoma duhet ...shpresuar.

 

 

Edhe une prisja i nderuar, po ky -siç thua dhe ti dhe autori-, i paska qejf spektaklet. 

bravo Grava

smiley

Si tha Edi Rama, investoni ne Shqiperi se ne skemi sindikata smiley

ah medet, popull zybash qe shef prosperitetin te menyra si kryeministri ulet ne karrige apo te batutat e sforcume ne nje gjuhe qe sado qe u mundua, dukej qe ndihej ne siklet. Por nuk u bo aspak pershtypje qe si nje kryeminister socialist shprehet kunder asaj qe cilesohet si berthama organizative qe mbron te drejtat e te punsuarve.
Po mjafton qe ka emrin "socialist" per tu masturbu shoqnisht me batuta qe rishkruhen per te 100n here 

Ku e gjen kohen ky nderkohe qe gjysmen e vendit te vet e ka nen uje te veje te beje llogje me italianet se cfare politikanesh duhet te zgjedhe Italia.

ktu te peshku jon shtu shum adem rekat, qe i thone Edit: degjo mor djal, c'do ti me marinaret e huaj qe flet per dama

smiley

per hajer, s'osht mire kaq gaz qe me mjes. e premte, e premte, po me karar edhe gallata

Pa shakaxhij mos mbetcim ...sidomos pa kalamaj . Edhe Edi keshtu  u tha Talaneve ,realen

Ketu tek Ju shakaxhijte merren me Politike tek ne politikanet e saliut jane Kloune .. smiley

E mer Rame qe presin nga ty sikur me qene perendia . C'u ke bere ti ketyre te "pritshmerise " .smiley... nuk ta ben as Zoti.... po thojkan   smiley

mua me bind e degjuara e kahershme,  se njerezit e fryre ...shfryhen shume shpejt.Si nje tallambace.!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).