Mes kolanës së botimeve të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit është dhe vëllimi i parë, “Zërat e kujtesës”. Më synimin për të krijuar një antropologji të regjimit komunist në Shqipëri, ky projekt lexohet përmes rrëfimeve dhe përvojave individuale bazuar në përshkrime, ku detajet, situatat konkrete, kontekstet, personazhet realë të përfshirë rikonfirmojnë ekzistencën e krimeve të komunizmit. Bisedat me dhjetë protagonistë të përndjekjes janë drejtuar nga Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku

“E kujt i duhet?!” – ishte reagimi i parë i pothuajse të të gjithë intervistuarave prej nesh për këtë projekt, një skepticizëm, i cili vjen si pasojë e indiferencës, me të cilën është trajtuar e shkuara komuniste gjatë 23 viteve të demokracisë. Në momentin që po flasim, për fat, janë akoma midis nesh mijëra të mbijetuar nga burgjet, kampet e punës, kampet e internimit, pa llogaritur pasardhësit e tyre, të cilët, është trajtuar e shkuara gjatë 23 viteve demokracisë.

Në momentin që po flasim, për fat, janë akoma midis nesh mijëra të mbijetuar nga burgjet, kampet e punës, kampet e internimit, pa llogaritur pasardhësit e tyre, të cilët, edhe nëse nuk pësuan fatin e ashpër të të parëve, provuan padrejtësi të tjera në emër të tyre. Dhe ky kontingjent përbën edhe bazën më të rëndësishme të informacionit mbi historinë e komunizmit në Shqipëri ose anën e pashkruar e të palegjitimuar akoma, të kësaj historie.

Këtu konsiston edhe projekti afatgjatë “Zërat e kujtesës”, i konceptuar si një kolanë botimesh të dëshmive të dhëna nga vetë viktimat dhe dëshmitarët e ngjarjeve.

Eli Wiesel, i mbijetuari i tri kampeve të përqendrimit (Auschwitz, Buna dhe Buchenwald), shkrimtar dhe fitues i çmimit “Nobel” për Paqe në vitin 1986, duke iu referuar të mbijetuarve të holokaustit, thotë se “çdo i mbijetuar ka shumë më tepër se çfarë të thotë për atë që ka ndodhur, se të gjithë historianët bashkë”. Dhe në një kohë, që numri i të mbijetuarve sa vjen dhe po zvogëlohet (për shkak të moshës dhe për shkak të emigrimit) mosmarrja në kohë dhe në mënyrë urgjente e këtyre dëshmive, rrezikon kauzën e ISKK-së për zbardhjen dhe rishikimin e historisë së krimeve të komunizmit, që nuk duhet të ishte vetëm kauza e një instituti studimesh, por një nga kauzat e një shoqërie, e cila është e interesuar të distancohet nga një e shkuar komprometuese, përmes një procesi transparence historike dhe gjykimi objektiv.

Ky projekt më shumë se çdo iniciativë tjetër, krijon antropologjinë e regjimit komunist në Shqipëri. Projekti bazohet në përshkrimin cilësor më tepër se atë statistikor, i cili vjen përmes përvojave individuale, ku detajet, situatat konkrete, konteksti, personazhet realë të përfshirë në to, e bëjnë jo vetëm të pakontestueshëm ekzistencën e krimeve të komunizmit, por ndihmojnë edhe analizën dhe interpretimin e mënyrës se si funksionoi ai sistem.

Përvoja gjatë intervistimit

As që dua t’i kujtoj!

Pra, sfida më e madhe për të bindur të mbijetuarit për të dhënë dëshmitë e tyre, ishte motivimi: pse duhet të dëshmojnë?

Ka dy arsye, për të cilën të mbijetuarit e shtrojnë një pyetje të tillë. E para, siç e thashë më sipër, është se ata mendojnë se askush nuk është i interesuar t’i dëgjojë, sidomos pas një tranzicioni të lodhshëm, ku çështja e rehabilitimit të tyre moral dhe ekonomik, është një çështje e mbetur akoma pezull; dhe e dyta, për shkak se rikthimi në të shkuarën përmes intervistave të kësaj natyre, përveçse traumatik, mbart me vete një lloj irritimi mbi një drejtësi të pavënë në vend.

Kjo e dyta është edhe arsyeja që të mbijetuarit nga përvoja të ngjashme në Rusinë e Stalinit, në Kamboxhian e Pol Potit, Holokaustin e Hitlerit etj. preferojnë më mirë të heshtin, sesa të rrëfejnë. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera për të heshtur, siç është pushteti që kanë sot e kësaj dite ish-persekutorët e djeshëm dhe që padyshim mund të shkaktojë një lloj hezitimi, për mos të thënë frike. Një fenomen i ngjashëm, duket se ndodh edhe në Rumani, fenomen të cilin shkrimtarja nobeliste gjermane Herta Müller, e denoncoi kohët e fundit në gazetën gjermane “Die Zeit”, në një artikull me titull: “Securitate (ish-shërbimi sekret rumun) është akoma në shërbim”.

Gjithsesi, numri i vuajtësve, të cilët kanë qenë dhe janë të gatshëm të japin dëshminë e tyre, është relativisht i madh. Përveç dëshmive audio-vizuale, ne i inkurajojmë edhe mbajtjen e një memuari, pra, të kujtimeve personale nga kjo periudhë, duke u ofruar kështu një zgjedhje tjetër, më të rehatshme. Dhe rezultatet, edhe në këtë rast janë vërtetë befasuese.

Dëshmia si lehtësim dhe detyrë

Gradualisht, të intervistuarit ose ata që zgjodhën të rrëfehen përmes një memuari, panë që dëshmi të tilla, kanë efektin e një lehtësimi, katarsisi nga e shkuara, i cili vjen prej ndarjes së historisë personale me të tjerët, por, edhe prej rrëfimit si një denoncim publik, ku viktima nuk është më aq e interesuar për ndëshkimin e fajit dhe të fajtorit, se sa për identifikimin e tyre.

Ndërkohë, një tjetër element që zbulohet gjatë intervistimit, është se pjesa më e madhe e tyre, janë tepër të balancuar; ata u referohen bashkëvuajtësve, po aq sa edhe përvojave (vuajtjeve) individuale. Ky joprotagonizëm, përveçse një gjest fisnik, thekson një lloj tjetër motivimi për të dëshmuar: rrëfimin si detyrë, si homazh, formë nderimi, për bashkëvuajtësit e tyre. Kështu që, rrëfimi në të tilla raste, merr trajtën e një misioni.

Të tregosh një histori që nuk tregohet

Të intervistuarit, zakonisht kërkojnë pak kohë që të përgatiten në mënyrë që gjatë intervistimit, mos t’u shpëtojnë pa treguar “disa gjëra të rëndësishme”. Për këtë arsye, me disa prej tyre, është realizuar edhe një raund i dytë intervistimi ose intervistim shtesë. Dhe nganjëherë, është shumë e vështirë t’i detyrosh të riprodhojnë përvoja tepër traumatike, sidomos ato të hetuesisë. Me njërin nga të intervistuarit, i cili kishte dalë edhe i gjymtuar mendërisht nga hetuesia, riprodhimi në detaje, ishte pothuajse i pamundur.

Ndoshta, në këtë rast, mund të gjejmë shpjegim në teorinë e Judith Herman, psikiatre, kur thotë se “kujtimeve traumatike u mungon narrativa dhe konteksti, dhe në esencë janë ndjesi fragmentare ose imazhe pa kontekst”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një nga protagonistët e revoltës së Spaçit. Ata ndjejnë shumë më tepër se ç’mund të shprehin, duke e kaluar shkurt dhe me pak fjalë situatën, që duket disi emocionalisht bllokuese.

Gjuha është një tjetër ngërç. Nuk është fjala vetëm për aftësinë e të rrëfyerit, në të cilën disa e kanë më të zhvilluar, e disa të tjerë, më pak. Është fjala për atë që shkrimtari Primo Levi, i cili është marrë gjatë, gjerësisht, me rrëfimet e të mbijetuarve të holokaustit, shprehet se në raste të tilla, është njëlloj sikur të tregosh një histori që nuk tregohet. Levi beson se kampet e përqendrimit meritojnë një tjetër gjuhë (leksik). Ai ilustron: “Fjala “uri” në kampe nuk është e njëjta fjalë që ne përdorim kur nuk hamë një vakt. Ne themi “uri”, “dhimbje”, “lodhje”, “frikë”, “dimër”, por janë gjëra krejt të ndryshme nga ato që shënjojnë të njëjtat kuptime. Këto fjalë, janë fjalë të krijuar nga njerëz të lirë, që jetuan rehat ose vuajtën në shtëpinë e tyre”. Pra, objekti që nënkuptojnë këto fjalë për të mbijetuarit nga kampet e përqendrimit, shkon përtej imagjinatës, përtej kontekstit të tyre normal. Dhe duke e ndjerë këtë vakuum linguistik, të intervistuarit, edhe në rastin e këtij projekti, nuk mjaftohen thjesht me nocionin; ata përpiqen ta karakterizojnë atë, siç, ishte përshkrimi i pagjumësisë në njërën nga dëshmitë e përfshira këtu: “Pastaj, më çuan prapë në katin e sipërm dhe më lanë në këmbë, pa gjumë dhe pa bukë. Aty e kuptova, se si njeriu pushon së qeni njeri. Pse? Sepse nga pagjumësia, më dukeshin sytë si të mbushur me rërë. Një natë i thashë Shyqyri Kavajës, policit: “Ç’janë këto këngë? Fëmijët e shkollës?” Ishte ora rreth dy pas mesnate. Shyqyrija, ishte polic shumë i mirë. Ai më tha: “Të duket ty ashtu. Është ora dy pas mesnate e tash nuk ka asnjë njeri në rrugë”.

Nuk do të ma besojë kush…

Një nga karakteristikat e rrëfimeve të të mbijetuarve është, edhe frika se do të duken të pabesueshëm, sidomos në rastet kur faktet që ata sjellin, kapërcejnë dukshëm imagjinatën e njeriut të sotëm. Dhe në raste të tilla, instinktivisht ata shtojnë: “Po mos të kisha dëshmitar filanin, ju nuk do të më besonit!”

Natyrisht që nuk mungojnë edhe nuancat subjektive, por janë të rralla dhe kryesisht në pjesën e komentit. Sërish sipas Primo Levit: “Kujtimet brenda nesh, nuk janë të gdhendura në gur. Ato jo vetëm kanë tendencë të shuhen me kalimin e viteve, por shpesh edhe të ndryshojnë, apo të rriten, duke përfshirë brenda tyre karakteristika pa lidhje”. Si ilustrim i kësaj teze, sillet një nga rastet e ekzagjerimeve, siç ishte historia e prodhimit të sapunit me dhjamin njerëzor të hebrenjve në kampe, e cila, pas një ekspertize, rezultoi të ishte thjesht një mit.

Në rrëfimet e deritanishme të “Zërave të kujtesës”, gjejmë më tepër ndonjë lloj subjektivizmi të lehtë aty-këtu, por jo ekzagjerime të kësaj natyre. Mund të tingëllonte si një mit, fjala vjen, historia e 30 fëmijëve të vdekur brenda një nate në kampin e internimit në Turan (Tepelenë), ngjarje, të cilën, me të drejtë njëri nga të intervistuarit, z. Lek Pervizi, duke qenë i vetëdijshëm edhe vetë për nivelin mitologjik të këtij fakti, e krahason atë me masakrën biblike të Pilatit në Testamentin e Ri. Dhe do të dukej vërtetë një mit, nëse nuk do të ishin kaq shumë dëshmitarë të gjallë të saj, që e bëjnë historinë të matshme. Pra,përgjithësisht rrëfimet janë të balancuara. Për ilustrim, kujtoj intervistën e z. Tomorr Dosti, kur përsërit prerazi: “Jo, nuk jam torturuar në hetuesi; as unë e as vëllezërit, sepse torturat filluan më vonë, në kohën e Koçi Xoxes”.

Secili nga të intervistuarit, mendon se historia e tij është unike, dhe natyrisht është e tillë.

Por, ajo që i kthen përvojat e rrëfyera në fakte historike, është pikërisht përsëritja e të njëjtës përvojë, rreptësisht dhe me detaje, nga njëri rrëfim, te tjetri.

Toni

Në shumicën e dëshmive (audio-vizuale apo me shkrim) gjejmë më tepër një ton të butë, të ngarkuar më tepër me keqardhje për veten, për bashkëvuajtësit e tjerë, sesa një ton hakmarrës. Çuditërisht, ka më tepër irritim ndaj historianëve, politikanëve të sotëm, institucioneve, të cilët qëllimisht e lënë të varrosur çështjen e tyre, se sa ndaj vetë persekutorëve. Kuptohet, koha ka bërë të veten, dhe këtij komuniteti nuk i intereson më tepër shpagimi, sesa e lëndon fyerja që i shkaktohet duke e lënë në harresë atë çka ndodhi. Lënia në harresë, falsifikimi i historisë, vë në dyshim edhe ekzistencën e kësaj klase, e cila, për fatin e saj të keq, identifikohet me vuajtjet dhe padrejtësitë. Dhe ndoshta kjo është edhe një nga pikat e dobëta me të cilën, ne përpiqemi t’i bindim të mbijetuarit për intervistë: “Nëse nuk dëshmon se çfarë ke hequr, atëherë zëre se nuk ekziston!”

Çfarë zbulojnë dëshmitë?

Në këtë vëllim, janë përfshirë gjithsej 10 intervista të njerëzve, të cilët vijnë nga background-e të ndryshme politike, nga krahina të ndryshme dhe përvoja të ndryshme. Një pjesë e të intervistuarve janë figura shumë të njohura për publikun; pjesa tjetër, shfaqen për herë të parë. Një pjesë u përkasin familjeve të njohura politike, të diskriminuar në rreth të gjerë; dhe të tjerë, sjellin përvoja individuale. Por në të gjitha këto dëshmi, ne qëllimisht nuk jemi kufizuar vetëm në raportin me shtetin totalitar, që nga 1944 dhe në vazhdim, por, kemi filluar më herët, për të kuptuar edhe origjinën e persekutimit të tyre. Kështu që, rëndësia tjetër e dëshmive të tilla që e tejkalojnë fokusin e ISKK-së ka të bëjë me faktin që kjo arkivë, mund t’u shërbejë historianëve, sociologëve, politologëve, medias, si një burim informacioni, duke filluar nga Shpallja e Pavarësisë e deri në vitin 1992. Në këto intervista mund të gjesh material të bollshëm për aspekte të veçanta të kësaj periudhe, si: krijimi i shtetit shqiptar, krizat e herëpashershme dhe roli i politikës ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë, kryengritjet popullore, konteksti i bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare dhe me ato ndërkombëtare, kompozimi i ekonomisë së paraluftës, roli i individit, roli i klerit në momente të caktuara historike etj. Ndërsa, dëshmitë pas vitit 1944, përveç marrëdhënieve individuale me regjimin, ndihmojnë për të kuptuar proceset dhe strategjinë e sistemit komunist në Shqipëri si: shkatërrimin e sistemit të drejtësisë (duke filluar nga ekzekutimet pa gjyq gjatë luftës dhe më pas), manipulimin e sistemit zgjedhor, reformat ekonomike komuniste, instalimin e shtetit propagandistik, kufizimin në ekstrem të të drejtave të njeriut, eliminimin e privacisë etj. Të gjitha bashkë, arrijnë të krijojnë një skemë të strategjisë së ndjekur nga regjimi për 47 vjet.

Disa nga aspektet që krijojnë profilin e shtetit komunist shqiptar, të evidentuara në dëshmitë e deritanishme, janë:

Përdorimi i dhunës fizike

Format më të ashpra të dhunës, rezultojnë të jenë aplikuar kryesisht në hetuesi, duke filluar nga torturat klasike (lënia pa ngrënë, pa gjumë, me duar e këmbë të lidhura, goditja deri në lënie pa ndjenja shkulja e thonjve, futja e vezëve të nxehta nën sqetull, e deri më origjinalet, si ato që gjejmë në dëshminë e z. Hamza Kazazi: “Por për të arritur këtu, kanë bërë tortura nga më të tmerrshmet: prerja e mishrave, futja e kripës në mish, dhe më e padëgjuara ishte shpimi i pulpave tejpërtej me hekura të nxehtë, duke e gozhduar viktimën në tokë, me helmetë në kokë, që të mos përplaste kokën në mur për të vrarë veten”. Ose të tjera si futja e viktimave në fuçi me ujë të ftohtë dhe në fuçi me gjarpërinj brenda (që vjen prej dëshmisë së znj. Pashke Miri) ose futja në një qeli me ujë deri në nyjën e këmbës dhe lënia atje deri kur i pandehuri të humbte ndjenjat (sipas një rrëfyesi tjetër).

Torturat nëpër kampet e punës, nuk ishin aspak më të lehta. Në rrëfimin e z. Gani Kupi, jepet rasti i një vlonjate, që guxoi e hodhi e tha diçka që nuk pëlqeu komandës, të cilin “e morën dhe dy policë e rrahën me dru derisa i thyen gishtat e duarve dhe e bënë në atë gjendje, saqë s’mund të ngrihej më. Aty e kam parë atë njeri fatzi të ecte me katër këmbë si bagëtia, ose siç i themi ne në Krujë, të ecte këmbadoras si foshnjat. Mbas gjithë kësaj torture, e lidhën pas një shtylle dhe e lanë aty të lidhur deri vonë në mbrëmje”.

Përdorimi i rrymës elektrike, si mjet torture, vjen nga disa dëshmitarë. Z. Mark Alia rrëfen: “Mbaj mend Vangjel Rrëmbecin, kur përdorte korentin në kampin e punës, në Thumanë. Operatori ulte voltazhin, e lidhnin të burgosurin me hekura gjermane, e lagnin çimenton me ujë, e ulnin të burgosurin në të dhe i lëshonin korentin në dy gishtat e këmbës. Këtë skenë e kam parë me sytë e mi nga vrima e dërrasave dhe kam dëgjuar Vangjelin t’i thoshte operatorit (për rrymën): “Çoje dhe pak, ule dhe pak!” Unë e kam parë njeriun të nxirrte shkumë prej goje gjatë torturës me korent”.

Në periudha pak më të zbutura, në Burgun e Burrelit të fusnin në birucë për tre ditë e të linin në pikë të dimrit në çimento, vetëm se “pse nuk e rregulluar nallanet mirë” ose pse i ke lënë çizmet me majë këtej, e jo andej”, – sipas dëshmisë së z. Tomorr Dosti. Përfytyroni se çfarë ndodhte në Burgun e Burrelit, kur situata shtrëngohej.

 

Pjesë nga parathënia e botimit “Zërat e kujtesës”

51 Komente

Do ishte me interes per publikun dhe drejtesine, qe keta qe kane perdorur menyra torture jashte njerzores dhe jashte ligjit te asaj kohe, te dilnin ne gjyq dhe te denoheshin. 

Publiku mezi pret. Sa per ligjin, te drejte ke, por udhe s'te hap dot. Se ligjin e mbanin mire ata te kulshedres se kuqe, o Pjer, por nuk kishte vetem ligj. Kishte edhe urdheresa, qarkore, udhezime, porosi, zberthime. Kishte edhe masa te jashtezakonshme, iniciativa nga poshte dhe miratime nga lart, kishte vije masash, Pjer, kishte rregullore te brendshme, larje qaforesh dhe ndricime te tokzave me kolinos, si dhe te kopsave (kopsa u thoshin atebote mbertheckave) .

 

Ehuuu mi Luljeta

ecen perpara jeta...

Do jetë mirë ku duhet të flasim dhe ku jo. Këtë të na i përcaktojë ndonjë mender Moderator . Sepse çu kuptua që Lulieta të grijë mijra rreshta si i mendon ajo , pavarësisht në se janë koqellëqe apo jo dhe psh sh Gjëmbi me sindromën e saj "kishte shtet or tie " smiley ta hedhë tuç me nja dy pëjetje të vogla e një mender moderator t'ja fshijë smiley

Na trego Kampet e Punës ..s ku ishin ?

Na trego Kampet e IInternimit ...sa të tillë ?

Na trego Mijrat e dënuara ... për çfarë ?

Apo jam që jam kam që kalem pse të mos skruaje dhe Lulieta ca rreshta me Hitlerin Stalinin dhe Polpotin që i ka ps shokë armësh , por u prish se " ashtu qe një punë "

Po ne te vertete e kujt i duhet tashti pas 25 vjetesh qe ka rene ky regjim? Apo sa here qe vijne socialistet ne pushtet aq here hapet ky kapak pusete...

Si ka thane JFK :"komunistet jane fashistet e kuq".krimet e komunisteve jane te barabarta me skllaverine ne shba dikur.

Puna 'vullnetare' e detyruar ka qene skllaveri dhe keshtu duhet konsideruar. Nuk di pse nuk referohet me kete term.

Segregacioni klasor ishte I barabarabarte me ate racor.

Puna "vullnetare" e detyruar ka qene nje nder gjanat ma dobiprurese qe i ka ndodhe atij populli ne 100 vitet e fundit .

Keqinformim total. Ata vullnetaret e hekurudhave thone se jane gati te punojne vullnetare edhe sot po njesoj, dhe se dite me te gezuara se ato nuk jetuan me...Shume te tjere qe shkuan ne aksione qajne me nostalgji per ao dite, tregojne sot se aksionet kane qene ditet me te bukura te jetes se tyre dhe se vetem dy tre veta nga gjithe grupi nuk donin te shkonin...pra nga 40 veta vetem tre nuk u pelqente puna vullnetare...Mathematika s'te le te genjesh! 

Dakord, qenkam e pafytyre, genjeshtare e pandreqshme, me keq akoma, sharlatane ne matematikeberje. Por keto qe shkruan, e dashur Audrey (p.s. perzgjedhje e bukur emri), se ç'me kujtuan J. C. Calhoun dhe diçka te thene prej tij:

Never before has the black race of Central Africa, from the dawn of history to the present day, attained a condition so civilized and so improved, not only physically, but morally and intellectually.

E marrim per te mireqene qe per vullnetaret e djeshem, veshtiresite e sotme do zgjidheshin sikur te ridetyroheshin te benin pune vullnetare. Te detyruar do mbetnin, apo jo ?

 

 

po mer, edhe mu po te me pysesh, do te them qe jam nostalgjik e kam shku me qejf. Biles nostalgji njerzit mund te kene me shume gjasa dhe per zborin, per ecejaket neper zona ushtarake...edhe buka me sheqer e vaj vegjetal mund te ngjalle nostalgji, nostalgji per mu jane dhe radha e vajgurit, ushqimeve etj. Po ti ngatrron nostalgjine per vitet e shkuara me vete punen vullnetare. Pa u zgjat te tjetra qe si mund te jete dicka vullnetare kur eshte e detyrushme, njesoj si zbori etj. Ose pa permend tjetren se nostalgjia ktu eshte e forte thjesht se jane vitet e rinise qe nuk kthehen me...

Prandaj moj tu keqen duhet Kohë dhe jo Lehës. USA formalisht me ligj e hoqi skllavërinë Reale në 68 po jo pasi tha JFK këtë . Tani jemi 2015 dhe prap ka raste skllavërie . Në Amerikë kjo ..dmth 55 vjet kanë kaluar dhe ka .

Sipas asaj që ka thën Fadil Hasa për Lulietën,  pas fjalimit Historik të ish anëtarit më të zellshëm të P.K shokut sali Qenef berisha smiley  ne ishim edhe 50 vjet Onash .smiley

Vetëm të vini në BOSHT , pa Lulieta llapaqense duhen 275 vjet . Po përpara ...?

Pjero, ke nigju najher per Rudolf Hess?
Ky ishte krahu i djathte (a i majte, kjo s'ka shume rendsi ne ket histori), i Hitlerit.
Dhe ne mes te LIIB, ky miku, iken ne koken e vet, me nji avion te vogel drejt e ne Skoci dhe mundohet t'i mbushe mendjen Churchillit qe te bente paqe me Gjermanine, se Hitleri ishte xhanan burre dhe se fajin e kishin te tjeret dhe pak fare edhe vete Anglia qe nuk e kish kuptu mire ca paqedashesi ishte.
Kshu dhe ti qe thua se diktatura s'paska qene diktature e as diktatori diktator. Hedh nji vello mbi VQ-ne e gjitha kjo, them

Shiko se eshte icik me i thelle muhabeti. NMN shpalli nga facebooku sulmin ndaj qeverise dhe, mesa duket, ky paska qene sinjali per njerezit e tij te fshehte per te fillu aksionin. Psh nje nga sukseset e qeverise se antikomunistin Rama eshte shperblimi i ish te perndjekurve. Keshtu dhe aksioni ne fjale tenton jo vetem ta zhbeje kete sukses te qeverise por edhe ta disktretitoje ne sy te popullin. Se del qe qeveria po shperblen ca shkeles ordiner ligjesh europiane (dmth sabotohet dhe integrimi i shumepritur). Ec e gjeje si e kapen Pjerin, mbase duke i dite ate piken e dobet, antikompesatat dmth.   

 Operatori ulte voltazhin, e lidhnin të burgosurin me hekura gjermane, e lagnin çimenton me ujë, e ulnin të burgosurin në të dhe i lëshonin korentin në dy gishtat e këmbës.

smiley 

 Pas 1998 . Muret e ndërtesës së shishit i gjetëm me gjak në çdo rreth...Godina kryesore ishte dhe nëpër dhoma pune e gjakosur . dëshmon ish kryetari shikut  Në Fier tregon ..se e rrahën deri në humbje ndjenjash dhe nëpër mjegull kujton se dikush i pinte gjakun dhe thoshte"oh gjak kymunisti "..smiley

Kush merret me Idiotizma nuk përfaqëson tjetër vetë, veç një Idiot Noterik pavarësisht gjinisë ! Veçse NXIT për kanibalë të rij të kohës së dhjerokracisë që jonë të prekshëm or tie për femrat " pse i shiti Saliu për Kurva nëpër botë "

Sa të kemi Lulieta na mirë jemi me "Maskrat e Torvicës" të Butkës ,  çi @i tëmën se u kthyen prap në Këneta dhe ....sa më shumë zë tu jepet këtyre Lopëve aq më shumë Kënetë kthehet Shqipëria !

 

Krimet jane bashkeudhetare ne gjithe historite njerozore, Historia njerezore vazhdon, keshtu qe edhe krimet nuk kane te ndalur !

Njerzit sot ne fakt pretendojne se nuk ka me krime, kjo eshte nje genjeshtere madhe, ne fakt krimet kunder njerezimit vazhdojne ne forma te tjera! Mjere ai qe eshte viktim !

Mjere ai qe eshte viktim smiley.. duke shtuar për kohën ..Kriminelët në shpirt gjithmonë nxisin për viktima të reja pavarësisht kohës dhe distancës. Punë sistemi nervor qëndror. I çekuilibrua ose jo .

Ky vlerësohet si Humanizëm jo pordhët e fëndët pas Lulietës .

Me sa shikoj tani per tani tani, si diletatnt ne psikologji, mendoj se shqiptaret pas renies se komunizmit, kane pesuar shume trauma mendore, nga barain wash i intelektualeve te fushes politike si ajo e "demokrateve ", duke ngel mbrapa kohes, dhe duke harru qe e djeshm ka vdekur, dhe si pasoje nuk duhet qe te vdesi dhe e ardhnmja, duke degjuar gjithmone "krimet e komunizmit" .. nder kohe varferia ne Shqiperi po ja kalon kohes se komunizmit, njeriu i lire, ne boten e lire te "demokracise" po behet gjithnje e me shume i izoluar nga varferia smiley

Tani mund te udhetosh ne Europ pa viza, po si i behet qe me shume se 50% e shqiptareve nuk kane pune paraa per te udhetuar ! smiley

Meqe ne shqipetareve na e kane "futur" me termin demokraci...po sispas teje cfare eshte demokracia?

Aty ka te drejte shoku, ne Shqiperi me Demokraci kuptuan rrezimin e bustit te Enver Hoxhes e sistemin multipartiak si dhe prishjen e koperativave. Te gjitha keto arritje me siper mund te realizoheshin si ne Feudalizem ashtu edhe Fashizem, pa kaluar fare ne faze demokracie liberale.

Më fal të ndërhyj . Hiqe nga Fjalori ..Demokraci në Shqipëri..

Demokracitë janë sisteme Politike QYTETARE .

Nuk është e mundur KURRË ta përfaqësojë PD-hi ..Edhe PS por pak më ndryshe nga përbërja qytetare e saj në Masë e simptizantë . Nuk qe budall Bejker që nuk e porpogandon asnjëri nga Llojet e Mashtruesve që i shalojnë Kalit të Pushtetit .

Mirseerdhët në rrugën e GJATË dhe të VËSHTIRË të Demokracisë smiley

Demokracia mund të jetë Çfarëdo por njaj Filosofi shquar thae thjesht në 91 se

Historikisht njihen ..Demokraci Egjyptiane , Romake , Greke dhe në se themi Sot deri diku ajo Amerikane .Të tjerat janë Shtete !

Po Italia Juej..

Qeshi ... një shtet i zakonshëm Policor !

Me këtë nuk dua të them që nuk ka dëngëlaxhij që nuk bëjnë lloj lloj ballafaqimesh !

Po diskutohet cfare kuptohet me Demokraci...sepse qe nuk ka Demokraci ajo dihet. U keqkuptua Demokracia fale propagandes populiste. Pushtimi tokave u pa si zenith i demokracise. Politikanet quanin liberalizimin  e vizave Demokraci apo me keq futjen ne NATO. Thyer ja e ligjit ne menyre te pashtershme krijoi nje gjendje anarkie e amullie qe u keqPagezua demokraci.

E ke krahasimin te cale Ilirjan, nese sot vetem 50% e shqiptareve kane mundesi financiare per te udhetuar atehere kishin vetem 2-3 % plus as vizat nuk ishin liberalizuar.

Tironco me vje keq, nuk po krahasojme lirine e sotme me lirine komuniste, por diskutojne eficencen e demorkacise ne Shqiperi , ti po bie ne kundershtim me komentet e tua, si e kane kuptu shqiptaret demokracine, i ke dhone pergjigjet

Edhe mu me vjen keq kur kerkon eficence tek Demokracia. Eficence kan diktaturat e jo Demokracite qe karakterizohen nga humbjet per hir te lirise apo lirive.

Sa per qartesim, nazizmi ka vdek 45 vjet para komunizmit, po ata rrasen n'burg nje 90 e kusur vjec para ca vjetesh per krime qe kishte bo kur ishte nazist. Nejse xhanem, si te doni, i leme dhe xhahilet rehat po deshet.

Po i le xhahilet komunist rehat krijon precedent in per te mos denuar xhahilat post- komunist. Kush ka tejkaluAR ligjet e kohes gjykohet penalisht dhe ne aspekt civil. Nuk eshte ndonje shkence e madhe.

Ca veta lart thojne mer jo une, per mu keta tipat qe kane torturu te burgosmit ne keto forma makabre duhen shkerdhy (jo figurativisht, realisht) sado vjec te jene po jane gjalle, masnej duhen fut ne burg, dhe aty mrena duhen torturu dhe duhen shkerdhy sistematikisht deri sa te vdesin. E njejta vlen dhe per xhahilet e kesaj kohe

Lere se nuk marrin vesh. Edhe ne komunizem kur provohej tortura Sigurimsi i rene nga fiku pushkatohej. Koci Xoxes i deshmuan kunder se torturonte me dinamitin ne anus te viktimes. Edhe Fecorrin e akuzu an per tejkalim te dhunes. Nga dega e brendshme ne Durres kan hudh disa here viktima te sakatosura ne trotuar prej dritaresh. E qep shin gojen te gjithe. Kam qen femije 10-12 vjec e me ka rastis qe kur kaloja prane ndonje rajoni policie Naten degjoheshin britmat e te torturuarve e me kujtohet nena qe me mbyllte veshet. Ishte mister se kur erdhi dita qe shkoja vet ne rajon pashe se qeli te ishin me dhoma dyshe e si Dreqin dilnin britmat. Genjeshtra me e madhe e jona ishte se sdinim gjo.

Kan mbaru grantet per krimet e komunizmit zonja Lleshanaku. Ide e mire, por je kujtu vone.

grantet do t'i kesh aty per aq sa vazhdoi komunizmi, pra 45 vjet. kshu esht e drejta, apo jo? 25 down, 20 to go.

e kupton ti sa e varfer do ishte jeta pa kto tema? ca do bojn tjeter atje, me thuaj. ja, ka botu edhe jasht zonja, edhe zotniu, njeri s'lexo, kam fitu nje qmim ne italin e jugut, tha, njeri nga ambasada nuk coi veture per mu qe do merrsha qmimin, laj thaj nje kadare lexohet, per inerci, merret vesh, se s'mund edhe te lexosh kadaren, edhe te lesh mend pas "te ka lali xhan", le qe i thon se ka qen edhe spiun kta te PD-se kam degju, Bradi gjithnji ka qen spiun, thot, edhe pse shefi tha qe esht rilindasi i fundit, se jan edhe nje cik me te futme kto gjona, po edhe ate cik kadare ashtu shatra-patra e lexojn, imagjinoje vet tani te jesh shkrimtar qe s'te qujn Is ne shqipni (s'do ai qe t'i thush Ismail, edhe Elena Is i thote te libri, se kshu n'privat s'kam nga ta di). them shkrimtar i etablum, e? dhe qe e ma shpyrtin me letersi. me cmime e panaire e ku di une... po ca adrian gume mer, ia heq vetes me murtaje, jo me pistolet xhepi si adriani. nobody cares. kshuqe komunizma eshte yll fare, tregohesh edhe nje cik problematik ashtu, i angazhum, i prokupum, "me nji mission, me nji qellim" si zeripopllit ne 1942-shin, po kalun 25 vjet thu ti, po le te kalojn ere, une po te them qe shto edhe 20, qe te filloje shkeputja nga gjiri, se tani je ne kulm te shkulmave antikomuniste, nji 5 minutsh lavdie esht dhe ai, pse jo dmth, mos e merr ashtu, bohu pak xhymert, kjo esht e gjitha...

Me vjen nje email para nja 2 javesh per nje talk qe do te jepte nji i arratisur nga Korea e Veriut. Ky kish qene ne kamp perqendrimi ne Kore. Adresen ku do te mbahej eventi e kisha gjysem blloku larg nga puna. Orari ishte perfekt, kohe dreke. Thashe po shkoj te "Chopt" po mar nje sallate (romain hearts, feta cheese, grilled chicken, kalamata olives, tomatoes, cucumbers, a touch, but just a touch of red onions, olive oil and lemon dressing) dhe po ulem nga fundi. Dhe duke ngrene sallaten po degjoj edhe per krimet e komunizmit ne Kore. Dhe ashtu bera. Futem mrena mer Cim, kur cte shof, 6 veta ishin ne audience. Sa sme ra pika, ne rresht te pare nuk haet dot sallata o Cim. U ula, ktheva koken majtas-djathats dhe menova me vete, une ose jam me eliten e DC-se, ose...

Tashti ja ta zejme se u bone bashke do dashamires te zonjes Lleshanaku dhe ja prene edhe bileten e avionit, edhe dhomen e hotelit, edhe sallen e konferences. Shumica e pellazgo-ilireve qe do vine ne konference do jene beqar dhe beqaresha qe shkojn neper evente te tilla me shpresen per te gjetur njeriun e jetes.  

Kan ardh kohe te keqia or lum miku!

 

 

Njerezit kane vuajtur pa te drejte dhe u treguan te fisem nuk u hakmoren.Spurdhjaket e kaleceve nuk bejne mire te tallen me vuajtjet e tyre.

Edhe swed dul moderator smiley

allah allah tha turku i kapitenerisë në Bosfor kur kontrollonte Vaporin Vlora.

Komunist ..i tha kapitenit ..Po Komunist

Edhe ti Komunsit ..i tha te dytit... Po Komunsit

Bytym Komunist ...pyti pasi tregoi me dorë ekuipazhin......Bytym komunist..

Allah allah ..Kaloni pa kontrollu smiley

Bohet fjalë për Torturusit dhe Xhahilët moj me zamete .Se po ta ngasësh del dhe ti që do "hakmerreshe ".. Ndaj Kujt dhe Kush ? Ke PPU ? Kë njef ti ktu në mos qofsh vet Këlysh sigurimsi ose spurdhiak kaleci që ta ka fut ? Na i thuj dhe ne po mujte smiley

Kapërceini e mos u merrni më me këto koqellëqe që nuk i takojnë asnjë Grupi tashmë në Shqipëri. Më të fisëm duken ata që i janë përgjigjur pytjes..Ka kaluar koha ...

Dhe ata që kanë Një Gr Tru e kuptojnë që kët mollë sherri të KALBUR e hedh kush të mundë duke e ditur shumë mirë se me "ka bo nji material " nuk ka zgjidhë dhe nuk ka për të zgjidh gjo !

Natën dhe kaloni mendime të qeta nëpër mëndje .Pafshi ëndëra të bukura pa membër PPU-je smiley Të tredhurve mendërisht nuk ka çu bën as dreqi jo mo PPU .

 

Shtet legen thuaj. Kishte lezet atehere dhe tortura, shkence me vete, operatore, voltazh i ulet, polic shyqyriu, vakum linguistil,  kallepi tritolit ne bythe. Tani Stresivllatendezpaknjecigare e salltro nga kati dyte.

Lemerì.

Njerez! A e dini ca ju punua Shqiperise ne keto 25 vite ? Ne se kete katastrofe nuk e shikoni se ju kan plasur gavot, le te ungjemi " ne bisht" per ta pare se ca ju punua  vet shtreses se te persekutuarve , shtreses se ashtuquajtur te djathte ne kete vend.

Sot e gjejme te shperndare dhe te percare ne kater apo pese copa?Pse valle ? 

Nga gjiri i saj nuk doli asnje  grupim intelektualesh te tradites, per te thithur edhe rinine  qe jo pake edhe u shkolluan ne kete cerek shekulli, per krijimin e nje alternative bindese , asnje vizion zhvillimor, por vetem berrihaji per antikomunizmin, hapje dosjesh, kerkesa  per shperblime dhe asgje me shume.Nuk u gjet forca per nje bashkim te tyre por si dhe gjat viteve 42 - 45  , me te njejtat metoda ndarese e percarese,m vijoi te ndjek politikat e PD -se dhe te behet verteber e fundit ne bishtin kokorreth te  PD -se vegela  qorre e Sali Berishes! Sot reparti per zbor po i Sali Berishes ! 

Tani si te argumentohet qe 45 vite u persekutua kjo shtrese dhe cerek shekulli vetem u ankua , ndersa vendi u shkaterrua tamam edhe para syve te tyre  por edhe me duart e tyre, duke qene pjese e pandare ne fajet e pashlyshme dot te forces qe ju bashkuan, ne shkaterimin perfundimtar te Shqiperise ? Sot na paskan mbetur 10 shahite qe te na molloisin ...! 

Kjo ka vec nje pergjigje , per nje te huaj qe shikon Shqiperine e sotme :

" Ik pirdhuni me  gjith keto lloj botimesh e shkrimesh ! " " Shifni ku e  gjetet e ku e cuat vendin ! 

 

Ne e dime cfar i eshte punuar Shqiperise nga komunistet e pedit dhe Ps keto 25 vjet , por ju zotni harroni cju punua atij vendi nga komunistet per 45 vjet te mallkuar.

Ku e gjetet vendin thua....nje hale e katandiset vendin ku njerezit morren anijet per tu arratisur ... tu u kacavjerr si majmunet neper litar. Jo po Shqiptareve te rinj u vjen turp per imazhin qe i lame Shqiperise, po harrojne se po te mos kishin ikur ata 1.3 milione njerez, ne do hanim njeri tjetrin si kanibale.

Aq keq e katandisi vendin komunizma sa 1/3 E POPULLSISE U LARGUA si ne kohe te pushtimit otoman. ata qe mbeten kishin vetem urrejtje per cdo gje dhe shkaterruan cu zuri dora. 70 vjet te hudhura ne hale, ku gjysma qan Merhumin qe i degjeneroi si komb e si njerez, kurse gjysma tjeter qan komunistin e 8 nentorit te 1968 qe ti sjell demokraci e bollek. Nuk kemi njerezillik, nuk kemi empathi e prandaj skemi te ardhme.

Krimet e komunizmit as kan filluar te tregohen...keshtu qe beni durim e mos u lodhni. ky Tufa nje kelysh i Cunit te Sheqeres eshte dhe sigurisht nuk do bej ndonje pune te madhe, por do sherbeje si reference a gur nismetar me vlera relative per ata qe do vine me pas, Por horrorri komunist nuk eshte hulumtuar ende per faktin e thjeshte qe politika e politizoi dhe korruptoi. Fakti qe te persekutumit ne kohe te PeDit bien ne gjume letargjik e kujtohen kur pedi eshte ne opozite tregon se as te persekutumit nuk i kan shpetu degjenerimit.

Thane qe ai vend i bekuar do behet kur te vdesi Shqiptari i fundit qe ka pare Enver Hoxhen gjalle, me sa duket do behet kur te vdesi Shqiptari i fundit qe ka pare Cunin e Sheqeres gjalle. pashe Salukun sot te rrethuar nga gazetare te rinj, qe fliste idiotesi te rralla , si psh, Rama me censuro Facebook. .etj....gazetaret e shihnin me adhurim?...injorance e modhe ku rrenjet i ka qe nga komunizma.

s'e paske kuptu mir. do bohet kur te vdesi i fundit qe ka pa te fundit qe ka pa ate cunin e omel qe thu ti (amon mer, mjaft me sakarozen, se nona vet s'ka asnji faj per ket zgjyrre! Se kte PPSH-ja e edukoi, hakshe-hakshe).

Thane qe ai vend i bekuar do behet kur te vdesi Shqiptari i fundit qe ka pare Enver Hoxhen gjalle, me sa duket do behet kur te vdesi Shqiptari i fundit qe ka pare Cunin e Sheqeres gjalle

Nuk dua te te thyj zemren me haberin e keq po shqiperia ka qene nje vend i tipit "ngrehu njeri e bjeri tjetrit" shume kohe  para se evlatet  e gjylos e te sheqeres te vinin ne kete dynja.

Djali i njerit prej te pushkaturve per bomben e hedhur ne ambasaden sovjetike (1951), pas vitit 1990 shkon tek ish prokurori (Siri Carcani) qe kishte firmos vendimin e pushkatimit per te  jatin dhe 21 te tjere.I prezantohet, jam djali filanit.Ish prokurori u zverdh, filloi te dridhej kujton ky.E qetsova, i thash kam ardh te marr librat e babait. I jati ,Manush Peshkepia, i diplomuar jashte, kishte nje biblioteke te pasur. Ish prokurori i ktheu 150 libra...

Kjo ishte "hakmarrja " !

Uran Butka shkruan:

Mehmet Shehu, atëherë ministër i Brendshëm, bëri ekspozenë e kësaj ngjarjeje dhe theksoi se “kjo është një ngjarje politike e kalibrit të madh, madje më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne”. M.Shehu kërkoi masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse “edhe herë tjetër kemi pushkatuar jashtë ligjeve në fuqi. Të arrestojmë rreth 100 apo 150 veta, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht ata më kryesorët. Kjo masë do të procedohet me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet t’i përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë mund ta bëjmë plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe, po të jeni edhe ju dakord, veprojmë që sonte”. ( Nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike)
Të gjithë anëtarët e Byrosë: Jemi dakord me këto masa.

Akuzën për 22 të pushkatuarit e nënshkroi prokurori ushtarak Siri Çarçani. Them “nënshkruar” se ai ka deklaruar pas përmbysjes së komunizmit: “Unë, Siri Çarçani, kur kam nënshkruar aktakuzën, nuk kam pasur dosje hetimore të dërguar nga Drejtoria e Sigurimit Shtetit në Prokurorinë e Përgjithshme Ushtarake. Personat që kanë emrat në aktakuzë, unë nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrë pjesë në hetimet që zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unë nuk i kam lexuar dhe as i kam parë procesverbalet e marrjes në pyetje të këtyre të pandehurve dhe as ndonjë material tjetër të dosjes hetimore. Pasi nënshkrova aktakuzën, më duket se ia kam dhënë Sotirit dhe se ku ka përfunduar ajo, nuk e di... Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjyq ndaj këtyre të pandehurve.”

Po c'ne ti me Tomen?smiley

Keto te pushkatuar kot jane per akuza politike , po te marrim ne konsiderate ata per krime ordinere numri shumefishohet.kur ne shba te denuarit me procese te rregullta me avukate mbrojtes po lirohen truma truma nga burgu se analizat e dna i nxjerrin te pafajshem merre mend sa katnare te humbur ne procese te tipt fjala e tyre kunder shtetit kane shkuar per dhjame qeni ne shqiperi.

o Spiro, te kam rixha...te lutmi shume mos u merr me lajme gazetash dhe kujtime antikomuniste.... Nuk te linte ai babloku pa ta qendis. dhe ai Siriu, nuk ja mbante te fliste as sot, nese komandanti ti thoshte se keta duhen denuar ndaj qendisjani pak formalitetet... dhe kush paaa, fisi i Adilit....hehehe...

Spiro, e ke njohur ti vete Siri Carcanin mo ? Dridhej Siriu sic po thu ti ? Pash zotin sille linkun qe ta lexoj dhe une.Ne se Siriu ka thene qe nuk e kam pare, nuk e di por vetemkam firmosur ( qorrazi) ai paskej shkelur shum rende ligjin e kohes dhe mu per ate, automatikisht denohej me burg jo me pake se 15 vite.Them se eshte mire te mos sjellim te pasakta dhe ca me shume te paqena ! 

Aranit Cela u fut ne burg , u hetua ne detaje per gjith veprimtarine e tij si Kryetar i Gjykates Larte nga nje grup prej 5 prokuroresh per nje vit e shtate muaj  dhe nuk ju gjet asnje shkelje e ligjeve te kohes edhe pse ai me firmen e tij kshte dhene denime me pushkatim.

Ja ku e ke linkun,grava.

Janë dhe fis i parë i Ballit Kombëtar , Çarçanët . Peshkëpiat ..mbiemër i nderuar .

Mendoj që shpirtua e ka pas në kuptimin që Hetuesit dhe Ndëshkuesit NJIHEN pa qenë nevoja e Lulipaliçetave as e buzëshpërvjelurve të revoltuar revolucionarë të blujtë me topa të kuqi .

Kush dëshëronte dhe kishte nge dhe ishte i BINDUR në të vetën e ndiqte Penalisht dëmin . Nuk mbetën llappaqensit lëng-stërlëngu me ardhë si spëtimtarë të situatave SOT .

Ndryshe lerini të prehen në paqe dhe u shndroftë në lolo , si sali Qenef berisha ,  kush luan me eshtrat e tyre për përfitime Politike , Morale apo Shoqërore . Ca më keq për Egoizmin e pacak të karieristëve të vathës Babasqap që nuk lënë më rast pa shfrytëzuar kadaverizmin Politikisht boll të ketë pak " se diktatura zotrie "

Në se do Lulushanka , le të mbledhë ca kujtime , ti përpunojlë artistikisht , ti fusë pak supë mashtrimesh si Fevzi UTURAKU dhe qe ku u bo libri .Dhe emri i mbetet që ka shkrujt dhe nonji nga PPU për parathënie të librit e merr .

Me qarrin lu me këtë të funit !... siç lujtën Mbretërorët me parathënien e Kadaresë smiley

lule je, lule ke emrin

V-bej, kur të të bjerë në dorë libri na sill ndonjë nga intervistat, të lutem. Të jesh i sigurt që postimet e tua lexohen.

Xake Njazi Carcanin, ish Kryetari i Ballit Kombetar, e njoha sapo ai doli prej burgu, nder me te fundit e te burgosurve politike.Po them se ne se do te pranojme njerezit e Ballit te kombit, pikerisht ai baballek burre ishte  vertet i tille.Balli i burrave te Kombit.Me Adilin ishin kusherinj, ndare nga i njejti zjarr ! Fliste me objektivitet duke dhene edhe arresyet e humbjes se BK

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).