Nga Carlo Bollino

Përplasja mes një qytetareje të gjobitur dhe një patrulle të policisë rrugore që ndodhi dje, pranë stadiumit Dinamo dhe u filmua nga një kalimtar i rastit, meriton disa reflektime.

Lajmi është surreal që nga titulli i tij: Video-skandal. Dhe dikush mendon se skandali qëndron në faktin që një qytetare i  ulëret në fytyrë policëve duke kërkuar me imponim fizik kthimin e patentës, dhe pastaj i pështyn dhe bëhet agresive. Në fakt jo: sipas autorëve të shpërndarjes së lajmit, skandali qëndron në faktin që policët reaguan ndaj agresionit.

Duke lexuar titrimet e bëra nga gazetaret në video, kuptohet se një nga policët, pasi është sulmuar verbalisht nga qytetarja e gjobitur, i është përgjigjur  “ik, k...” (nën zë, sepse në audion origjinale nuk dëgjohet, ndërsa të bërtiturat e gruas po).  Ne fakt nëse do të kishte ndodhur në Itali, a në Gjermani, a në Francë, ngjarja nuk do të kishte shkuar më tej: që në ulërimat e para zonja do të prangosej, do të dërgohej në një komisariat. Nëse do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, zonja me shumë gjasa do të imobilizohej me një shkarkim elektrik dhe do të ishte rrëzuar përtokë menjëherë.

Por lajmi është surreal edhe në reagimet e opinionit publik, që në pjesën më të madhe u rreshtua në mbështetje të qytetares së gjobitur. Dhe kjo është pika thelbësore e problemit: opinioni publik shqiptar vazhdon të mos jetë edukuar në respekt të Shtetit dhe të Institucioneve. Në vend që të indinjohet dhe të habitet për një grua që përshtyn në fytyrë një polic, shumë (jo të gjithë, në të vërtetë) u indinjuan pse polici nuk u kthye nga ana tjetër duke fshirë pështymën, por reagoi.  Por mediat që kultivojnë në mënyrë instiktive dhe akritike këtë populizëm, janë shprehja perfekte e politikës: nëse një ish-kryeministër i lejon vetes të quajë publikisht kriminel, trafikant dhe vrasës çdo përfaqësues të Institucioneve të konsideruara si kundërshtarë politikë, si të habitesh pastaj nëse njerëzit sillen në të njëjtën formë?

Niveli shumë i ulët i gjuhës institucionale, ndaj të cilës Sali Berisha vazhdon të jetë shembulli më i keq i mundshëm, për fat të keq po njollos kulturën e Shqipërisë në këto 25 vitet e fundit, në të njëjtën mënyrë si diktatura njollosi mentalitetin e shqiptarëve në 40 vite e meparshmë.
Berisha, që në fillim të kthesës demokratike në të cilën ishte protagonist, pengoi në çdo mënyrë, që nga rrënojat e regjimit të lindte një embrion i një Shteti modern; mision anti-Shtet që vazhdon edhe sot, duke u sforcuar të shkatërrojë ditë pas dite çdo tentativë të ngritjes në këmbë të një modeli shteteror. Gruaja që pështyn në fytyrë policin dhe njerëzit që duartrokasin janë sinteza perfekte e “kulturës” së tij.

Por ky nuk është vetëm një problem etik, sepse pikërisht në respektin e munguar të Institucioneve, fshihet dhe virusi i korrupsionit. Ndërsa në një Shtet që funksionon, bakshishi është akti i jashtëzakonshëm dhe ekstrem që duhet bërë me frikë, sepse baltos figurën e atij që paguan, por edhe të atij që merr; këtu duket se është një veprim i përditshëm që nuk ofendon askënd. Këtu korrupsioni arrin të jetë deri një akt vullnetar, ashtu si i afërmi i të sëmurit që fut në xhepin e mjekes 200 lekë edhe pse ajo nuk i ka kërkuar. Në vend të asaj mjekeje mund të ishte kushdo: një polic, një noter, një deputet, një kryebashkiak, një gazetar. Këtu bakshishi është kaq i përhapur jo vetëm pse ilegaliteti nuk është shndërruar akoma në arsye diskriminimi social (përkundrazi), por sepse nuk ndjehet asnjë lloj respekti në parim drejt përfaqësuesve të Institucioneve  të cilëve ua ofrojmë. Dhe nëse në vend të bakshishit hedhim një pështymë apo një grusht, është njësoj.

Eshtë pikërisht brishtësia e Shtetit që pasqyrohet në ekzagjerimin e reagimeve. Ndërsa mbrëmë në web përhapej vala histerike e solidaritetit ndaj qytetares rebele(të ndaluar më pas nga policia), institucionet nxituan duke lajmëruar edhe pezullimin e dy policëve që reaguan ndaj ulërimave të gruas. Ndoshta duhej bërë,( sepse ajo grua nuk duhej ofenduar, por vetëm ndaluar), por gjithësu gabua komunikimi publik: sepse përsëri, edhe këtë herë, përcillet mesazhi i gabuar që Shteti dhe individi janë të barabartë. Por  ligji, ashtu si dhe logjika, i rezervojnë Institucioneve rol, detyrime por edhe tutela më të larta.

Të qetësosh opinionin publik dhe isterizmi mediatik duke i dhënë si ushqim besueshmërinë dhe emrat e policëve të poshtëruar, rrezikon t’i  hedhësh benzinë klimës së populizmit anti-Shtet mbi të cilin Sali Berisha bazon prej 25 vjetësh konceptin e tij personal për demokracinë dhe që edhe sot e kësaj dite e dënon Shqipërinë të bëhet me vështirësi një vend normal. 

(nenvizimet jane te postuesit)

53 Komente

vala histerike e solidaritetit

smiley

ket dim ne, mo. e qajm.  smiley 

patrioto, ta kom tregu at muhabetin kur duhej fut shqipnija n'OKB. OKBja e ka pas qendren ne San Francisco. ene otoritetet organizun kshu val histerike solidariteti. smiley

gerthitshin katunart me te modhe: duam safracisko, duam safracisko.

ja edhe kte alidemso. shko ramis alia ne skrapar. takim gju me gju me popullin. mes te tjereve takon edhe nje plake te fshatit, qe po e qujm Feride. C'femije ke, nene Feride, e pyt me te folmen e zones shkodroni. Trembedhjete, i thote ajo. Habitet Ramizi, e s'e ma dot, po si shume paske bere, i thote. Epo, ia ktheu ajo, ne ate pune dime.

Epo, ia ktheu ajo, ne ate pune dime. smiley

Si nuk i ka folur nenes per planifikimin familjar! E cuditshme eshte por a dinin gjyshet tona si te mbroheshin qe te mos ngeleshin shtatzane! Gjyshja ime thoshte ne te keqen nena ne kinema nuk iknim ate gje kishim, kinema, mbremje..aty shlodheshin burrat tane..smiley

Te kisha ndonje funksion vendimmarres ne ministrine e brendshme, jo vetem qe nuk do i kisha pezulluar policet nga detyra, por do ti kisha kerkuar falje publike qe ne kushtet e veshtira te punes, i duhet te perballen edhe me raste kamikaze te tilla. Do i kisha dhene edhe ndonje shperblim dhe do i kisha cuar me trainim per te mesuar si ta perballonin me mire stresin. Flm qe vjen nga nje i huaj se ne emigrantet na marrin per snobe. Edhe kur kam jetuar ne shqiperi, marredhenia me policine rrugore ka qene mese korrekte, shume te sjellshem edhe kur une e kisha shkel me dy kembet. Ky eshte rast qe duhet me pas me respekt per shtetin. 

Si, si...vallo a raccontare a stefano cucchi e a i suoi!

Emigrantet jane snobe se ju ka ngelur ora ne diten qe kane ikur.

Une jam dakort qe policet te mos denohen dhe vertet u cudita qe ata u pezulluan nga dhjeramanet qe jane ne pushtet dhe qe e hedhin policine nen autobus sa tju jepet rasti.

Fatkeqesisht juve qe sot mbroni policet do te benit 100 hartime kunder policeve nese ne qeveri do te ishte PD-ja.

Juve thjesht jeni tifoze te semure dhe e perdorni eksperiencen qe keni marre nga jashte ne sherbim te partise politike qe jeni tifoze.

Prandaj ne Shqiperi ju quajne snobe me delikatese, ndersa une me gojen plot ju quaj hipokrite.

eh te ishte ne pushtet PD-ja, e dinte lala si e sillte komentin... po ca t'i bosh, nuk osht. ja per paradhenie, per kur te vije: policet jane fytyra e vertete e PD-se! smiley

Acdc, faleminderit qe mbeshtet mejtimet e mi pa kompleks, por duhet te besh edhe nje hap perpara me dhimbje....Shqupi eshte formacioni politik me anti kombetar pas Haxhi Qamilit.

100 tema per nje incident banal.

As si ne Gjermani, as si ne France as si ne SHBA kjo policia jone. Vajmedet!

Flet Bollino per korrupsionin.smiley Ky la Italine per llacon albaneze e tashti i eshte bere deti kos rilindje. Sidoqofte, te lumte palla ore pepino, edhe literally. 

Megjithate, fajin e ka Saliu se u zine policet me njonen ke rruga. Bile dhe kur sha km-ja ministret. S'kishte faj ai vlonjati i varfer i barcaletes. ...smiley

Tani Karlo mos e beje balte fare me kete antishtetin. Njerezit kane pikeveshtrime te ndryshme per nje ngjarje po kjo nuk i ben antishtet, ndryshe do kishim vetem nje qytetar qe e do ligjin dhe ka mendim si behet shteti, pra ne kete rast Karlon, ndersa te tjeret nuk do hapnin goje fare.

Qfare u ba me ket' zojen e rande meçi ra fjala?

 

Qfare u ba me ket' zojen e rande meçi ra fjala?

Kurse i madhi Xhemal Tafai do kishte pyt

Po me ate kurven ca u bo?

Se kuptohet, Xhemol Tafai aq dinte.

policia te vije ne parametra qytetare dhe pastaj te kerkoje respekt.

kjo lloj policia ,ne vazhdimesi flas,ka pak ndryshim me bandat e 97-s.  jane hajdute me bllok ne dore.  dhe blloku eshte i falsifikuar.

police kacake qe ngrene prita per te vjedhur qytetaret.

Ne fakt nëse do të kishte ndodhur në Itali, a në Gjermani, a në Francë, ngjarja nuk do të kishte shkuar më tej: që në ulërimat e para zonja do të prangosej, do të dërgohej në një komisariat.

 

E paska besuar saliun kur tha jemi te dytet pas gjermanise prandaj dhe ben paralelizma te tille.

 

Ne gjermani etj nuk reagohet sic u reagua ne alb sepse atje nuk ka krize ekonomike kaq te rende.

Masat jane gjith mllef pa pune pa drita nen terror dhe sapo i jepet nje rast i tille shfryjne inatin ndaj qeverise. As ne 21 janar nuk u bene demostratat ngaqe vodhi meta por ishte nje rast per te shfryre inatin me qeverine.

Apo do thoni qe u be per vjedhjen e metes?smiley

Italiani Carlo e ka mire, duket qe ka mentalitet perendimor, por harron edhe nje detaj te vogel, se patenta nuk mirret se nuk ke vene rripin, se perndryshe sjell/çon ne nje reagim spontan te qytetarit. Eshte e vertet se ne perendim do ndodhte ashtu siç thote Carlo, biles ne Amerike mund edhe ta kishin qelluar me nje koqe plumbi dhe jo pistolet elektrike, mirpo ne Shqiperi mungon edukata demokratike edhe nga shum punonjes te shtetit, jo vetem nga populli. 

po ca e ka mire o Pjer amon! prisja nji analize me gjakftohte prej teje, jo thjesht me i thon bravo karlitos meqe eshte italion.
Ktij i ka ngel ora te Berisha me keq se militanteve te partive. Policia e Berishes ishte bernut, e pastaj? kjo flet mire per policin qe u mjaftu duke ja rras ne grusht asaj grus? se kurve e morem vesh qe eshte thjesht shprehje temperamenti ballkanas, pra nuk ka naj gjo t'keqe.

Ajo peshtyma e asaj gruaje, eshte gjeja me e shemtuar, me e pa pranueshme  dhe me ordinere qe nuk duhet te falet !

Ne vendet Perendimore, ta shash nje polic, edhe mund te tolerohet, por ta peshtysh, nuk ta fal njeri eshte shume me e rende se cdo gje tjeter, sulm, prekje, giditje, sharje.. sikur

Polici shqiptar ne vend te fjales kurve ta kishte arrestuar dhuneshem, kur ajo e peshtyu, edhe sikur ta kishte demtuar pak nuk do kishte asnje pasoje, asnje konseguence perpara ligjit! 

Polici shqiptar ne vend te fjales kurve ta kishte arrestuar dhuneshem, kur ajo e peshtyu, edhe sikur ta kishte demtuar pak nuk do kishte asnje pasoje, asnje konseguence perpara ligjit!

 

o anglezo, ti e more vesh qe peshtyma ishte reagim ndaj ofendimit apo e lexon nga fundi n'fillim lajmin?

Ja pra, kete duhet te ndajme ne njerezit e qyyteteruar dhe jo militanto-alabake... Kush kur dhe pse e ka fajin...

Policet e kane fajin te paret... Ç'i duhet polic garipit ta shaje qytetaren ...kurve..? ja per kete ai duhet qeruar nga policia. Polici duhet te rezatoje qyytetari, rreptesi dhe vendosmerii ne zbatimin e ligjit. Ja, kaq pak i kerkohet. Dhe kur qytetari e kalon masen e kundershtimit ka rregulla, ose arrrestoje ne vend, ose lajmero grupin e gateshem dhe ja vene ata byzylyket...

Faji i qytetares... Perse duhet te rreagoje ne nje menyre kaq brutale? Perse duhet te beje vepra te pahijshme? Me siguri, sipas meje ajo skene ka qene nje provokim i paster, ku birbot police rane pre, e kjo biba provokatore e hengri duke e rrasur brenda ne biruce... e ne fund te dyja palet do te dalin te lara me nje autokritike para kolektivit....

Shume i qarte dhe i drejtperdrejte or mik! 

I vetem emri i ketij ku*ves te ndot.

Qenka bo personalitet ku*va ne Shqiperi... Kur s'ka shtet, pse te mos behet...??

Mbase duhet edhe nje çerek shekulli qe figura e shqiptarit te imagjinohet jashte xhungles plot banane. Si majmune qe jemi doemos s'do kundershtojme asocimet qe autori (ne kapacitet te te 'huajit') u ben shqetesimeve qytetare me Sali Berishen. Qe ka mosrespek ndaj shtetit eshte tashme legjende urbane, ama me teper se problem brishtesie, eshte problem sistemik. Me keqardhje e konstatoj kete neglizhence te tijen, edhe pse kalimthi perpiqet te permende korrupsionin, injoron shfrytezimin masiv qe i eshte bere popullit dhe rezurseve natyrale te vendit nga kjo elite e ashtuquajtur shtet. Nese antishtetizmi eshte prirje mbareqytetare, kjo vjen nga raporti shtet (sistem) primitiv shtypes- individ pa te drejta. I braktisur dhe i perdhunuar sistematikisht nga ky sistem vampir, cilat vlera qytetare po i kerkohen shtetasit shqiptar ekzaktesisht ? Ajo e te qendruarit kokeulur para xhelatit ?

 

Zonja ne fjale si dhe shume zonja dhe zoterinj tjere neper bote, ka rene ne faj dhe per kete te fundit ka drejtesi per ta shqyrtuar. Nuk eshte e ndershme qe gjuha seksiste dhe dhuna fizike ndaj qytetares te eklipsohen me sjelljen antishoqerore te saj pasi eshte incident banal i pashmangshem. Qytetaret, gjoja te solidarizuar, nuk kerkojne martire, por te shmanget nje tjeter realitet banal ne rruget e Shqiperise : dhuna verbale dhe fizike ndaj femres, fenomeni i bakshishit, sistemi antyqytetar. Aq e qarte eshte per ne majmunet. Nese per solidarizem merret frustrimi jone me shtetin, le te zbrese pak ne terren Bollino i huaji sepse shqipot e kane per  te perditshem drurin shteteror.

 

Se fundmi, do doja te lexoja pak reflektim nga ana e tij per rastet Gjika, Bollani, Xhuvani dhe si i lidh me fenomenin antishtet. Sepse perseri, per ne majmunet, jane shembuj qe shteti shqiptar (para dhe pas 23 Qershorit) nuk eshte as i ligjit e as i se drejtes, por i klientit suprem. 

Nuke e kuptoj ku e shikon shqiptarin me xhungla e banane ti mi zonje a zoteri.

Mendja  e guerrileve feministe veq urrejtje ndaj meshkujve sjell. A e kupton qe ne kete rast pavaresisht gabimit te policave nuk eshte nevoja ta nxish vendin tend me shume se duhet aq me teper kur sjellja e policave ne vendet e tjera eshte me  skandaloze ????? Eshte sjellje jo e denje e policave por jo aq sa te furnizoje ty me municion feministo mashkull vrases.

Kush te jep te drejte ty te pergjithesos a te besh krahasime majmunesh. Nuk ka majmune me te medhenj se feministet kopjuese te nje ideologjie shterpe pa lidhje me realitetin.Shyqyr zotit femra Shqiptare ka mbetur e pasur ne feminitet e pa infektuar nga ideologji shterpa feministe.

Ne fakt nëse do të kishte ndodhur në Itali, a në Gjermani, a në Francë, ngjarja nuk do të kishte shkuar më tej: që në ulërimat e para zonja do të prangosej, do të dërgohej në një komisariat. Nëse do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, zonja me shumë gjasa do të imobilizohej me një shkarkim elektrik dhe do të ishte rrëzuar përtokë menjëherë....Nuk e di sesa e vertete do te ishte kjo pjese pasi Zonja ne fjale...ishte e ndare nga i shoqi plus me nje femije te semure...plus edhe vete me probleme psikologjike...Ne nje manyre ose ne nje tjeter NE keto vendet e siperpermendura me shume mundesi ngjarja do ishte pare edhe nga ky kendveshtrim dhe jo nga verdikti final i "rrezimit pertoke".

p.s me ate qe sapo thashe nuk dua te nenkuptoj qe jam ne mbrojtje te Zonjes...aspak...as ne mbrojtje te Policise...thjesht besoj se edhe ky detaj eshte i rendesishem ne elaborimin...zgjidhjen...e ceshtjes...

Nuk e di sesa e vertete do te ishte kjo 

Varet nga rrethanat, sa e rende eshte gjuha abuzive dhe sa e sheh te arsyeshme polici per ta arrestuar. Ama nuk besoj qe ne SHBA apo ne Itali te te therrase nje polic "kurve" apo te te dhunoje ne ate menyre. Kjo besoj te jete me e jashtezakonshmja ne kete rast.

Me fal qe po perdor pak ironine ketu..."Keto gjera...vetem ne Shqiperi s'duhet te ndodhin. Nese ndodhin ne shqiperi...te jgithe fillojne..po te ishim ne Kine..po te ishim ne Gjermani e itali e france...e lesh..." Edhe per 21 janarin keshtu u tha...Edhe keshtu do vazhdojne te thone..."Cfare ka ndodhur do te ndodhe serish sepse nuk ka asgje te re nen diell...(Ecclesiastes 1:9)"

Mos shiko shume nga keto video, se do te te skedojne.

dhe nqse ne Amerike eshte OK per policin te quaje dike "kurve", atehere polici shqiptar ka bere shume mire.
Sepse ne fund te fundit, ndodh dhe ne Amerike.

Nuk e di per ty, po mua po me rritet respekti per punen e madhe qe ben ekipi i katit te dyte. Bravo i qofte atij/asaj qe e drejton ekipin, qe i ka pergatitur dhe ata qe bejne research dhe shperndajne templates per punonjesit e tjere.

puntore te palodhur. Kot nuk e perseriste i lanetisuri i north yorkut se ne shqipri punohet. Tani e besoj

Ahh... duhet kujdesur njeriu kur shkruan te ppu se vjen shkaba me pistolete uji ne dore... Shkabe, kur them qe "nuk besoj," nenkuptoj qe nuk besoj te jete normale per nje polic amerikan a italian te te therrase "kurve" apo te te dhunoje si ndeshkim. 

E di qe s'e beson, Jardin, as me 10 videot e para te nje kerkimi te thjeshte. Edhe keto video do t'i harrosh e prape do thuash qe ndodh ne Shqiperi, por s'besoj te ndodhe ne Amerike. Kjo ndodh sepse je rritur ta shohesh veten si zvarranike e gjithe te tjeret si nje shtrese me lart. S'eshte faji yt.

Epo tani, shikoje si sfide per te sjellur 10 me shume.

Ka dhe me shume se aq, por sic thashe, njerezit qe e kane bindur veten qe jane zvarranike nuk cohen dot ne kembe, dhe sikur t'i kapesh prej dore. Ti dukesh e tille qe kur thua qe ne shqiperi u quaka normale kjo lloj ngjarjeje ndersa andej, sado video te kete, nuk u quaka normale. tipike, dmth. klm

Ajo qe vertet me habit eshte Partia Socialiste qe puneson te rinj si ti per te fyer dhe per te abuzuar qytetare shqiptare neper blogje. Nese halabaklleku eshte rendi i dites brenda njesise rinore te kesaj partie, eshte vertet per te ardhur keq.

Per rastin e zonjes, siç kam shkruajtur me lart, sjellja antishoqerore e saj eshte e perditshme ne secilin qytet metropolitan boteror; e veçanta eshte gjuha misogjene dhe dhuna e pajustifikuar ndaj saj nga policet rrugore. Nese qarkullojne plot video qe deshmojne dhunen policore ne web eshte sepse konsiderohet si anomali. Besoj se per kete jemi dakord.

Dua te shtoj vetem diçka pasi si femer me prek. Ne Shqiperi, i dashur, ne mungese te shume te drejtave, gruaja te pakten institucionalisht te trajtohet denjesisht. Videoja ishte deshmi e qarte e mosrespektit per te, perpos mungeses se profesionalizmit policor e cila eshte çeshtje me vete.

Nese qarkullojne plot video qe deshmojne dhunen policore ne web eshte sepse konsiderohet si anomali. Besoj se per kete jemi dakord.

Dmth, ti sinqerisht mendon qe ketu nuk konsiderohet anomali? smiley Vete fakti qe nje e share e nje shuplake, jo masakrime si ne amerike, beri aq buje e zemerim mes nejrezve e mediave (sic po thua dhe ti qe prandaj qenkan ne internet), tregon qe konsiderohet me shume se thjesht anomali, por dicka e papranueshme. Ketu ke shume me pak raste te tilla se andej, por per ty andej u quaka anomali, ketu jo. Nje njeri qe mendon te paverteta te tilla e ben vetem nga inferioriteti, ngaqe eshte rritur si qenie inferiore, si shtresa me e ulet, dhe te gjithe tjeret i jane dukur gjithe jeten sikur i kane perdhet te parfumosura.kaq po te them. reflekto vete per te tjerat. Me mendjen tende, ka pasur vajza qe jane martuar dhe ne Siri, per te ikur "jashte shtetit" klm

Je suis Kurv

Po e forte si ju kthy pulicit me shpulla. I hodhi dhe kapelen pale. Lol

Sme duket shume per te qeshur Mimoza..por, njs...secili ka ato te vetat...ti nuk nxehesh ndonjehere?>...ne nerva e siper robi mund te beje cdo gje ndonjehere...apo nuk je e perbere prej gjaku?!...

 

p.s Kjo nuk do te thote qe e mbroj Zonjen ne fjale...thjesht te jemi te qarte ne kete pike...

Per t'qesh eshte naughty guy. Nxehem, po e kontrolloj veten. Perdor trurin njeriu. Se qenke dhe naughty ti. Ca s'pret dhe nga ty. 

Jo e shoh...eshte e njejta logjike llastica...Ti arirn ne perfundim me te paren. Une mund te jem naughty por, cdo gje ka versionin evet ne ditet e sotme, Une nuk e shoh problemin as te Zonja...as te Polici...Zonja vjen nga nje ndarja me bashkeshortin...qe une si psikolog e shoh nje goxha traume. Kemi nje femije qe eshte vetem ne shtepi qe eshte nje tjeter hall. Pra, i gjithe problemi ketu eshte tek vlerat morale...Me shume mundesi burri e tradheton gruan...(per arsye qe nuk dua ti hyj shume thelle...por them se e tradheton ai pasi femija nuk eshte me kot me te emen...prandaj edhe reagimi i saj ndaj fjales "KURVE" eshte i atille pasi ajo besoj se ka qene me e ndershme ne lidhjen me ish bashkshortin sepse kete fjale e degjojme pothuajse perdite dhe jo te gjithe kane ate reagim.) Pra dua te them...fajtoret e vertete me nje fjale ata jo te drejtperdrejte...jami vete ne me personat qe po rrisim...me shoqerine qe po rrisim...dhe me vlerat qe nje shoqeri e shendoshe duhet te kete, NE ZHDUKJE. 

E pse nuk I hyre dhe tradhtise se burrit ( arsyeve)? Kot e le per aq gje. Do isha me e qarte, u know ..,

Kesaj i thone kur ske ci ben gomarit, i bie samarit...Ose per inat te vjerres flen me mullixhine...Llastice..mos u largo aq shume nga tema...Ose nese do mund ta hapesh si teme dhe e diskutojme edhe ate. smiley

Naughty vete dole nga tema me fantazine tende.

e dini... u mendova gjate rreth cfare pergjgje mund t'iu jap. Dhe e vendosa!!!...ok...ke te drejte..."you win"!...HAppy?!!..smiley...

Ca fitova? lol

Pergjgjet klasike do ishin..."Nje lavatrize bardh e zi", "Nje frigorifer me ngjyra" etj...Por, meqe jam une ai me imagjinate te shfrenuar..po jua le juve ne dore ta zgjidhni se cfare fituat...smiley

Mund te i ishte kthyer dhe me karate

Berisha, që në fillim të kthesës demokratike në të cilën ishte protagonist, pengoi në çdo mënyrë, që nga rrënojat e regjimit të lindte një embrion i një Shteti modern; mision anti-Shtet që vazhdon edhe sot, duke u sforcuar të shkatërrojë ditë pas dite çdo tentativë të ngritjes në këmbë të një modeli shteteror.

 

Me nje korigjim , te gjithe ne kemi faj, jo vetem Berisha. Nqs institucionet shteterore ose jo- shteterore deshtuan per krijimin e nje embrioni te ri duke u bazuar still ne misionin -anti-shtet , faj kemi edhe ne qe i votuam per hir te fukarallikut me shprese se korrupsionin nuk  e  beshim pse ishim te kqinj si njerez por sepse donim te mbijetonim.

dhe krijuam nje monster shoqeri qe po na ha kokat perdite, bashke me shtetin e deshtuar mos harroj 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).