Politika mbizotëruese tek ne, në gjithë këto kohët me “demokraci”, duket se nuk ka rivalë të rëndësishëm. Gjë që ndodh shpesh  në kulturat më të thjeshta, ku të vetmit  përfaqësues të rëndësishëm  të ideve dhe të praktikave heterodokse janë njerëz pa formim, pa ideale, kusarë, të akuzuar, për vepra të rënda, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me sjellje shtrigantësh. Drejtues të tillë të politikave sunduese e identifikojnë veten me primatët e feve mbizotëruese të shoqërive të civilizuara.Të tillët sjellin për modele të shoqërisë të ngjashmit e tyre. Stafi drejtues i Bashkisë së Tiranës, ditët e fundit shpalli “Nderin e Tiranës" Ramush Haradinajn. Vallë të jetë ky individ, modeli i intelektualëve të Kryeqytetit dhe njëherësh i gjithë hapsirave shqiptare? Them se jo!

Besojmë se nuk është e nevojshme  të thuhet se, në kontekstin tonë fjala “mbizotëruese”, ka të bëjë thjesht  me aspektet sociale dhe politike  të çështjes, dhe  jo vetëm i përqëndruar problemi tek ky individ, sepse  ndere të tilla u janë bërë shumë të tjerëve, me vlera gati si dhe të këtij.Por se ajo  në fakt nuk nënkupton  kurrëfarë  gjykimi real vlerësues, me karakter edukues shoqëror. Por nëse merren për pika referimi të tilla modele shoqërore dhe se politika të tilla sillen si “mbizotëruese”, nga pikpamja sociale  marrin epërsinë edhe përmbi gjithçka të traditave, kjo mbetet një çështje krejt tjetër, e cila  tregon se shoqëria shqiptare, po përjeton krizën më të rëndë të identitetit.

31 Komente

Tani, qe Ramushi nuk e meriton te shpallet Nderi i Tiranes do pak mend. Por te thuhet qe eshte jemi ne "krizen me te rende te identitetit" me duket e tepruar. Se Celesin e Tiranes e ka marre edhe Bregovici.

(Ju pershendes me historite me kujtime qe lidhen me Bijelo Dugme e me Andrea qe do te sjellin bashkenotuesit me poshte.)

eshte e  drejta jote e pakundershtueshme te mos jesh dakord  me shpalljen  e z. Haradinaj  ''Nderi  i Tiranes''!

shume mire deri ketu!  por perderisa ke marre mundimin te besh nje shkrim  per te argumentuar mosdakordesine tende, do te ishte mire te  qe te sillje   edhe motivacionin  nga bashkia e Tiranes, se perse  shpalli z. Haradinaj,  Nderi i Tiranes. 

une nuk e di motivacionin, por  hamendesoj qe z.Haradinaj  nuk e kane shpallur si   ''model i  intelektualit  shqiptar'',   por per arsye  dhe vlera te tjera.. dhe shume mire kane bere! 

Grave, kam pershtypjen qe je duke thene qe me mire te ishte vra Ramushi e ta kishim deshmor se sa Nderi i Tiranes.

Nuk zgjidhen ata qe bejne histori qofte per mire e qofte per keq.

Term i Madh ky Identiteti . Zgjidni dicka me me kembe ne Toke si " krize perfaqesimi " ..ose " komplekse ..te ndryshme " ose makar edhe shprehjen e Fuqishme te sh Gjembi " Sindroma ..."

Boll me identitetin se late nam .

Jo per tye Grava smiley

 

Mundet qe Rrapushit ti jete dhene titulli per merita te tjera dhe jo per intelektualizem, siç thote dhe Beluli. 

Ups smiley lapsus smiley

Jo se duhet te jemi shume krenare per identitetin ... 

Ramush Haradinaj nje nder drejtuesit dhe luftetaret aktiv te UCK-se . Familjarisht pjesmarres aktiv ne lufte ku dhe vritet vellai i tije Luan Haradinaj . Pse nuk e meritoka nje vend nderi ne listen e njerezve qe jane dhe do te nderohen nga Bashkina e Tiranes ky !?

Shqiptar si Ramushi e forcojne identitetin kombtar e sa per krize jane do te tjere qe shkaktojn kriza ne te gjitha rastet qe iu jepen .

Rramushit i jane vrare dy vellezer ne lufte dhe i jane vrare ne  front  ne te njejten dite.  njeri  u vra para syve te tij,  se e kishte prane ne kompanine e tij... vet e terhoqi dhe  ai dha shpirt ne krahet e Ramushit...   nderkoh, nuk vonoi shume dhe i erdhi lajmi qe ishte vrare edhe vellai tjeter nqe po luftonte ne anen tjeter te frontit me kompanine e tij..

tashi, vet  Ramushi  ka qene njeri me influnce te forte ne luften e Kosoves, perpos luftetar trim  kokekrisur, prandaj edhe ka inspiruar  plot  te rinj shqiptare qe ti bashkohen luftes..

eshte treguar i pegjegjshem kur ishte kryeminister dhe e thirren, pra i ngriten akuzat per krime lufte,  ne gjykaten e Hages..  nuk i shkoi mendja te bente  asnje budallek  qe te rrezikonte Kosoven, pasi kishte goxha popullaritet, por u dorezua direkt...

tashi nese dikush si Ramushi nuk meriton te quhet  Nderi i Tiranes, kush e meriton,  Hrushovi..?  se edhe ky eshte  shpallur Qytetar Nderi i Tiranes dikur, pavaresisht se  me vone na duall maskara, revizionist etj etj...smiley
 

Thanx for the update .Haradinajt na shkaktokan krize identiteti....! Imagjino ne cfare gjendja jane disa prej nesh qe shqipen supozohet qe e kemi gjuhe amtare.... !?

Komplet pa lidhje titulli me permbatjen. Madje ti je misherimi i titullit qe i ke vene komentit, sepse nuk di te dallosh te miren me te keqen. Nuk ka krize identiteti shoqeria sepse Rramushi mori nje cmim, por ka krize kur rob te thjeshte ne rruge flasim gjithe konsiderata per ndonje gjykates te korruptuar e doktor qe eshte lidhur me farmacite e klinika private. S'dine te dallojne gjerat e mira, por flasin me shume respekt per gjera te keqija.

jo moree! e ke thare ! 

Rramushit s'ja dha njeri cmimin per studimet e tij shkencore, por sepse erdhi nga Zvicra per te luftuar per atdheun e tij. Sepse sic duket ndonjehere punet shkencore nuk e clirokan atdheun dhe si ndaluan pastrimet etnike qe po ndodhnin ne Kosove.

Po mire e ke, por ti as qe e ke idene per ca behet fjale ! Pa le me kur synon ta perziesh shkencen ...me pak sode buke ! 

Po he pra na thuj per ca bohet fjale?

Behet fjale qe shoqeria  jone po kaverdiset jo me intelektuale vizionare por me " dekambriste" te cilet jo se nuk kane role ne historine e popujve por nuk jane ata nderi i kombit.Sepse Amerika nuk u be e tille nga " pistolerot ", por nga vizionaret.Me thuaj te lutem, emrin e nje vizionari , nje te vetem qe njeh ti ! 

Ramushe jane te gjithe pjestaret e UCK por asnje prej tyre qe te kete hedhur idera se si ...Kosova e Lire ...te mos boshatiset.

Keshtu or babam, problemi gjith shqiptar, gjithenje sipas meje , sot vuan ate qe une e kam vene titull! Ja merr gjithe Akademiket tane .Me dhjetra jane e qe behen dyzina,  ketej e andej, nga " shteti tjeter po yni" Me permend nje ide ogurmbare  te hedhur prej tyre ! 

Kujton se une e kam thjesht me Ramushin ? Jo ore lexoje mire ca them ! Po ky qe e shpalli a nuk eshte i penalizuar dhe i " shpetuar" nga loja procedure ? 

Eh ! Neise seicili ne mendje te vet ..

Me te thane te drejten ajo ca ke shkru ti ne hapje te kesaj teme eshte ndryshe me ket qe po thu tani . po nejse .Gjithsesi ne asnjenin variant "kriza identitare" n.q.s se ekziston a pak , nuk ka lidhje me njerez si Ramush Haradinaj . Perkundrazi ... . Njerez si ai jane simbol i shqiptarise .

Akademiket shqiptre etj ... bicim suma te zgjuta ... varju leshin me pak fjale !

Ama vizionar pse jo: Kadare , Rugova e pse jo edhe Edi Rama. Derisa ky te vertetojn te kunderten . Shpresoj qe jo, por eshte ala ne prove , ne pune e siper d.m.th ... .

Un nuk pres qe Shqipnia me nxjerr noj Linkoln por njerez qe munen me na cu aq lart sa Kroacia apo Sllovenia (jo se jane shum lart keto te dyja sot , por ama ma lart se ne jane)  .

Dhe une jam i bindun se njerez te tille ka ala ne Shqipni.

Politikan te katapultuem si Lul Basha e ``mendimtar`` qe Shqipnin e shohin si pjese te Lindjes se Mesme kto jane pasoja te otomanizmit dhe me pak durim mundena me i spostu .

 

 

babam, nje mendje , hic mendje , ka pas thene Maqo Pelivani,gjet rafmet ! Por hidhi nje sy fotos siper ne te mengjer ! Atyre shqiptareve ...ne revan ...Per ku ? 

Per ne Evrope ku tjeter ... Aty ku ata perkasin .

Ah edhe dicka tjeter pse nuk e provon biznesin e qilimave jam i bindun se do ndihesh mire dhe ke per te pas sukses.

mendoj se shkrimi atakon vetem aspektin e evolimit socialo-kulturor te identitetit shqıptarr se sa meritat e njohura qe heronjte e familjes Haradinaj se bashku me Ramushin kane. Perderisa shoqeria shqiptare ne 25 vitet e fundit nuk ka pasur ate avancim socialo-politik e ekonomik qe cdo shoqeri progresiste me vision perendimor duhet te kishte pasur, argumenti i gravas per mungese identiteti te mirefillte intelektual qe aktualisht reflektohet nga nje shoqeri shqiptare jo plotesishte e hapur, relativisht cvile dhe violente (in my humble opinion) qendron.

nderi i Tiranes ??

o ju hengert mortja

Busulla morale e shoqerise shqiptare ka kohe qe eshte se prapthi.Per rastin ne fjale UCK ka meriten se hodhi ca dyfeke per te provokuar inatin e serbeve ndaj popullsise civile ne menyre qe NATO te kishte sebep te nderhynte duke perdorur forcen.Populli i kosoves eshte treguar mjaft mirenjohes pas lufte ndaj krereve te UCK duke i lene te vjedhin vrasin e presin si te duan e sa te duan.Nashi eshte koha per ata te dalin nga skena se vendi nuk ka nevoje me per kacake por per udheheqes qe dine te kullandrisin ne menyre qe njerezia te mos ia mbathin nga syte kembet.Bibla thote :ka nje kohe per lufte e nje kohe per paqe , nje kohe per te shkaterruar e nje kohe per te ndertuar nje kohe per te hedhur gure e nje kohe per te mbledhur gure...

Ky, kur ishte ora, e beri detyren e sakrificen e tij dhe per ate do nderuar. Se s'mbaron ndonjehere historia, mund te vije prap ora e pushkes.  

Kirzen personale mos ja ve popullit or tai shoq......!!!!!

Eshte nder i tiranes dhe prishtines sepse doli kunder serbeve te prishtines dhe turqve me xhami e hamam te tiranes. Njerez si ramushi na kthejne identitetin.
http://youtu.be/wJ5AYX7trPk

Mos ja permend muslimanizmin graves,se qe kur ka ikur ne Lindjen e Mesme,ka humbur identitetin si lab,por eshte kthyer ne avokat te islamikeve.

Ka pesuer metamorfozen e Ervin Hatibit,qe sot ecen me pantallona trecerekshe neper Tirane.

Grava,

Po mire Ramushi nuk e meriton,por Goran Bregovici perse duhej te shpallej qytetar Nderi i Tiranes?

Cfare ka dhene ai per identitetin kombetar shqiptar?

Per mua Ramushi vetem se ju ka kthyer shpinen islamikeve ne Shqiperi dhe Kosove dhe ka deklaruar identitetin e te pareve te tij kristiane,ka dhene nje shembull per ruajtjen e identietit kombetar shqiptar.

Duhej te kishe kapur ndonje figure tjerer zoti Grava jo Rramushin.

More ACDC1 , po cke ore lanet qe me ngacmon? E ke gabim shum ore kur me kujton per islamik.Ka nje dallim shum te madh mes Islamit si besim dhe islamikut si filozofi vepruese.Islamiku qe ke ti parasysh , dmth ai fondamentalist, nuk ka asgje te perbashket me mua.Ashtu sic ju nuk e keni idene per ca them une ne rastin Haradinaj.Ti perzien kot fare ate qe ish Kryebashliaku dje e kryeminister sot, tmerrsisht i urryer prej teje, nje i krishter qe mban vrer brenda , eshte krejt i barabarte me islamiket ne mos me shume( gjithenje sipas meje ) , beri per qellime politike, me Haradinajn e marre prej meje si rast dhe jo pika e referimit, nga ku une cek nje problem thelbesor te shoqerise sotme.Thelb te cilin ti i ke te kufizuara mundesite ta perceptoshe.Ndaj dhe kapesh ne petavrat e kasolles kalbur ...

 Ore njerez po iken jeta njerezore me drejtim te shoqerise prej injorances kur shkenca ka arritur majat.Eshte injoranca dhe ethja per karriget qe merret me nderime Haradinash.Nuk kerkojne nga keto kotesira problematikat komplekse te shqerise tone.Ju vazhdoni me ca ka dhene e ca ka bere Ramushi, te cilave une as u heq e as u shtoj.Nuk di ti e Lulushi ca u shtoni ? 

identitetinë e shoqerisë sonë.... e ka zënë....nje krizë e fortë.....por po ashtu te fortë e kemi dhe ne pergjigjenë

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).