Tregtarët e energjisë fitojnë miliona euro duke blerë tepricën energjetike të krijuar në hidrocentralet e KESH me çmim të lirë dhe duke ja shitur OSHEE-së me çmim të kripur.

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë dramatike në zonat jugore të Shqipërisë, pasi vërshimi i ujërave të lumenjve ka detyruar qindra familje të braktisin shtëpitë e tyre të përmbytura.

Dëmet materiale të shkaktuara nga përmbytjet janë të konsiderueshme, me fshatra të tërë nën ujë, qindra krerë bagëti të mbytura dhe fusha me të mbjella të shkatërruara.

Megjithatë, shirat e dendur kanë dhe një aspekt pozitiv. Reshjet kanë përmirësuar situatën hidrike në digat e hidrocentraleve të Korporatës Elektroenergjitke Shqiptare, KESH, duke rritur mundësinë e saj për gjenerimin e energjisë elektrike.

Por duket se taksapaguesi shqiptar, përfshirë edhe familjet e përmbytura, nuk do të përfitojnë të shumë nga rritja e prodhimit në hidrocentrale.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH, e cila menaxhon prodhimin e hidrocentraleve nën pronësi publike, ka vendosur që energjinë e tepërt ta shesë me tender.

Ndërkohë, kompania OSHEE, e cila gjithashtu është nën pronësi publike, ndryshe nga KESH, nuk ka tepricë energjie por deficit. Asaj i duhet të blejë energji, gjithashtu me tender.

Problemi është se në tenderat e fundit të zhvilluara nga dy kompanitë publike, kanë marrë pjesë të njëjtat kompani private, të cilat, nga njëra anë kanë blerë energjinë e prodhuar shtesë nga KESH dhe nga ana tjetër i kanë shitur energjinë e munguar OSHEE-së. Vetëm se mes dy tenderëve ka një diferencë jo të vogël në çmim.

Në tenderin e mbajtur të hënën me 2 shkurt, KESH sh.a ka nxjerrë në shitje 127,620 MWh elektricitet, për periudhën 4-28 shkurt 2015, i cili i është shitur në dy lote gjashtë kompanive, kur përfshihen GEN-I Beograd dhe GEN-I Athens, GSA Sh.p.k, Axpo d.o.o Beograd, EFT A.G dhe Danske Commodities Albania sh.p.k.

Çmimi i shitjes së energjisë për MWh ka variuar nga 36.93 euro në 43. 39 euro, për një vlerë totale prej 4,88 milionë euro. Çmimi mesatar për MWh i shitjes ka qenë 38.47 euro.

Pak ditë para se KESH të shitste, për të njëjtën periudhë kohore, OSHEE ka blerë 188,160 MWh, nga kompanitë AXPO d.o.o Beograd, ANTIX sh.p.k, GEN-I Tirana sh.p.k; GSA shpk dhe EFT AG, për një vlerë totale prej 10,75 milionë euro.

Çmimi mesatar i importit të OSHEE ka qenë 57.12 euro, ose 18.65 euro më i shtrenjte se çmimi i eksportit të KESH sh.a.

Pyetja që shtrojnë shumë ekspertë në këtë situatë është se pse KESH, nën pronësi publike, nuk ia ka shitur energjinë e prodhuar tepër drejtpërsëdrejti OSHEE-së, e cila është gjithashtu nën pronësi publike, duke i kursyer konsumatorëve miliona euro.

Nëqoftëse KESH sh.a do ja kishte shitur energjinë direkt OSHEE-së me çmimin e eksportit prej 38.47 euro, për sasinë 127,620 MWh kjo e fundit do kishte kursyer 2.3 milionë euro, të cilat me një të rënë lapsi kanë shkuar në xhepat e tregtarëve të energjisë.

Sipas kuadrit rregullator të tregut të energjisë OSHEE-ja është përgjegjëse për blerjen e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes.

Në mungesë të energjisë së mjaftueshme në vend, zakonisht OSHEE e siguron këtë energji duke importuar 10 deri në 15 milionë euro nga tregu i importit.

Por megjithatë OSHEE ka mundësinë që të importojë një sasi më të vogël se humbjet dhe ta sigurojë këtë energji nga KESH sh.a, duke e blerë me çmim tregu.

Sipas ekspertëve të konsultuar nga BIRN, në bazë te kontratës OSHEE – KESH, dhe vendimi 40, datë 16.04.2013 të ERE, në rastin kur OSHEE nuk mbulon dot humbjet nga importi sasia e energjisë që merret nga KESH për mbulimin e këtyre humbjeve paguhet nga ana e OSHEE me vlerën monetare që i përket atij muaji kur kjo energji është lëvruar.

Për muajt prill, maj, qershor 2013, OSHEE mori te gjithë sasinë për mbulimin e humbjeve nga KESH, pasi në atë kohë KESH, kishte prurje te mëdha dhe mund te furnizonte OSHEE për klientët tariforë dhe mbulimin e humbjeve me çmime shumë të favorshme eksporti.

Mbetet e paqartë pse qeveria, e cila ka nën pronësi të dyja kompanitë, nuk e ka shfrytëzuar këtë opsion edhe tani.

16 Komente

Mos valle leket e mbledhura nga OSHEE po shkojne tek tregtaret ?

Po cilet jane keta tregtare valle? 

Mbetet e paqarte .....

Cuno, e para po ngaterron permbytjet ne jug me digat ne veri, po meqe te duhet nje introduction per artikullin, po e qujme kete. Pjesa kryesore qe eshte "OSHEE bleu me shtrenjte para ca ditesh, ndersa KESH shiti me lire pas ca ditesh" eshte pa lidhje. Jo se perjashtohet mundesia per korrupsion ne keto blerje-shitje, perkundrazi, do ishte cudi sikur infermierja mos ta kishte marre dymilekshin qe i takonte ne kete rast, por menyra sesi e argumenton ti eshte kot. Le te themi OSHEE e ka blere energjine qe i duhet para dy javesh. Para dy javesh askush nuk e dinte (as KESH, as tregtaret serbe te energjise) qe digat pas dy javesh do mbusheshin deri ne maje. Kontratat e OSHEE jane take or pay se nuk ka rruge tjeter, po deshe kontrate tjeter cmimi te bie kokes. Ne keto kushte OSHEE eshte e detyruar ta bleje. Gjithashtu, nese do bleje perdite ne menyre qe ta marri lire po prodhoi teper KESH-i (Por megjithatë OSHEE ka mundësinë që të importojë një sasi më të vogël se humbjet dhe ta sigurojë këtë energji nga KESH sh.a, duke e blerë me çmim tregu), i bie qe kur KESH-i te mos prodhoje ata ta blejne prape sa french guy the chicken. E nejse, si perfundim ja ke fut kot.

Po mund ta dije qe energjia blihet e ruhet ne frigorifer Obodin.

jo obodin se prape shkojne leket te bizneset serbe, po le te themi beko te pakten se i kemi turq smiley

keto jane si ato kembiment e luizes kur ishte drejtoreshe e postes. blente 3 milione uero/usd dhe neser i shiste prape

mire qe ska weather forecast fare po fare thuaj  dhe keto blihen pikerisht ne stinen  kur nuk ka fare po fare rreshje 

hajdut!!!

Jo, kete e ka bere i pari Dhimiter Rafti, ish drejtor i pergjithshem i Telekomit. Pastaj semundje ngjitese.

Qe aty ka 25 vjet qe vidhet si m'harados kjo dihet. Po menyra sesi e trajton ky te shkrimi eshte foshnjarake dhe pa baza. Do vjedhjen e madhe? Po mer, e ke te sanksionuar me ligj, modeli i tregut te energjise elektrike. Do mos te vjedhesh? Prokuro fjala vjen 200 MW non-stop me kontrata afatgjata (si rezultat dhe me cmime te ulta) dhe shite mbi-prodhimin nga HEC-et (kjo eshte teorikisht keshtu, sepse fluksi i energjise nuk eshte domosdoshmerisht i njejte me fluskin e cash-it, dmth kur ke energji teper nga HEC-et ate qe ke blere e shet direkt atje ku e ke blere, s'ka nevoje ta sjellesh me kamion ne Shqiperi dhe ta shesesh prape). Kete pune s'ke nevoje t'ja lesh fare ne dore KESH-it apo OSHEE-se, behet me broker etj etj etj.

Skema e vjedhjes me pseudo-tenderat e energjise eshte nder me te vjetrat dhe me te suksesshmet. Shqiperia blen cdo vit nje sasi te konsiderueshme energjie nga tregu europjan, - kryesisht nga prodhuesit e medhenj te energjise berthamore, qe eshte edhe me e lira, - por jo direkt nga ata, por permes ndermjetesve, qe zakonisht jane serbe ose gjithesesi rajonale... . 'Lepuri' proverbial 'fle' pikerisht tek ndermjetesimi, pasi nuk eshte asnjehere transparente diferenca mes cmimit te blerjes ne burim dhe atij me te cilin i shitet Shqiperise. Detajet e skemes njihen mire dhe gjeresisht, por askush nuk e lufton, pasi mesa duket perfitimet e kastes politiko-ekonomike jane transversale (sa per kujtese ju sjell rastet e Harasanit dhe Priftit, qe kane hyre nenpunesa dhe kane dale milionera nga dyert e KESH-it)...

 

 

 

 

 

Këta të BIRN janë  bërë  si fjalimet e Babasqapit ..

Po po zotrie .Të pashë unë tye kur blije shtrejt dhe shisje Lirë . Artikull për Lolo . Në fund të fundit të drejtat Ligjore të një ENTI kanë Bilance .Dhe KLSH bën përmbledhjet e veprimtarive , përcakton përgjegjësitë e shkaktarët .

Këta matrapazët e kalemit të BIRN nuk duhet të kenë këtë funksion .Këta duhet të zbulojnë "dobiçllikun e jashtëligjshëm " jo kopetencat e një Enti , por abuzimin me kopetencat .

A vidhet atje ???

Është absurde ta mendosh që JO . Po ca si BIRN që të ngatërrojnë problemin i blen me një të mijtën e asaj që vidhet në ditë aty . Dhe rezultati i shkrimeve ? Ballafaqim faktesh me kalamanllëqe që dokumentohen çdo ditë në këto Institucione !

Ky eshte statusi i zotit Arben Duka sot ne FB:

A ju ka ardhur fatura e energjisè elektrike me çmimin e ri? Mua mè ka ardhur dhe èshtè shumè mè e lartè se mè parè.Po mè ka çuditur njè fakt,e shkruar e zezè mb...i tè bardhè nè faturè.Çmimi pèr njè kilovat mbi 300 kilovat èshtè 135 lekè! Nuk e di ku e ka gjetur OSHSEJA kètè çmim,se gjer tani kemi tè deklaruar çmimin 97 lekè me rrijten e fundit.Di gjè qeveria pèr kètè vjedhje tè hapur tè OSHSHESÈ,i thonè gati 50 pèrqind rritje,gjè qè rrit automatikisht dhe TVSH-nè qè Rama do ta hiqte fare.Ky çmim èshtè i papranueshèm dhe i papèrballushèm pèr shumicèn e popullit.Ky çmim abuziv duhet tè kundèrshtohet fuqimisht dhe masivisht.Pèr kètè ja vlen tè protestosh çdo ditè.Kompesimi qesharak prej 500 lekèsh nuk mund ta zbusè kètè çmim katastrofik.Unè kam mundèsi tani pèr tani,por nuk do ta paguaj kétè faturé nè shènjè mosaprovimi dhe rebelimi.Ky èshtè njè çmim arrogant qè nuk na i ka thènè njeri deri mè sot.Nuk do ta paguaaaaj!

" .....  Mbetet e paqartë pse qeveria, e cila ka nën pronësi të dyja kompanitë, nuk e ka shfrytëzuar këtë opsion edhe tani...." 

 

Mundet qe nepermjet ketij mekanizmi, te ndahen fitimet edhe ne duart e qeveritarve apo pushte-tarve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).