Në vitin 2011, kur TCH denoncoi përparimin e jashtëzakonshëm të detit, askush nuk reagoi. Politika heshti, ndërsa makineritë e rënda vazhduan punën në shtretërit e lumenjve. Shfrytëzimi i tejskajshëm i tyre për të marrë inertet ka këputur zinxhirin natyror, që ruante ekuilibrin midis tyre dhe detit.

Të zhvatur e shkatërruar pa asnjë kriter, lumenjtë - të ndarë në dhjetra copash, mes gropëzash uji e përrenjsh të pafuqishëm - e kanë të pamundur të shkarkojnë materiale të gurta në bregdet. Rrjedhimisht deti ka nisur ofensivën e tij, duke pushtuar e mbuluar pa asnjë pengesë tokën, e ç’të gjejë përpara...

Pavarësisht ndërhyrjeve të fundit për të ndaluar shkatërrimin e shtretërve të lumenjve, realiteti i prodhuar pas mëse 20 e kusur vitesh është i frikshëm. Mjafton të udhëtosh edhe sot, në mjaft zona bregdetare.

“E nisim nga bregdeti i Semanit, ose më mirë ajo ç’ka mbetur nga plazhi i dikurshëm. Këtu, më shumë se kudo, mund të dallohet pushteti i detit mbi tokën, avancim i jashtëzakonshëm i tij në të gjithë zonën. Sa për shembull merret një depozitë e dikurshme uji. Ajo ngrihej rreth 300-350 metra nga deti, ndërsa sot është krejtësisht në brendësi të tij. E nuk mbaron këtu, sepse më tej ngriheshin edhe godina të tjera të kohës. Një lokal, ku qëndronin pushuesit, dhe kabinat për ta. E po ashtu një bunker i kohës së komunizmit, edhe ai i gjithi nën ujë. Pamjet janë vërtetë katastrofike dhe tregojnë për avancimin e jashtëzakonshëm të detit në të gjithë zonën”.

Godinave të tëra sot nuk u duket asgjë. Turistët e dikurshëm janë zëvendësuar nga banorët e rinj: peshqit...

Sipas një studimi të detajuar nga profesori i kësaj fushe, Spiro Boçi, gjithçka këtu është shkaktuar nga dy faktorë kryesorë. E para, marrja e rërës, që ka nisur diku në vitin 1992; dhe e dyta, e më kryesorja, ndërhyrja pa kriter në shtratin e lumit të Semanit.

Situata pritet të përkeqësohet me disafish, në momentin kur do të nisë funksionimin HEC-i i Kalivaçit, i cili do të frenojë edhe prurjet e gurta të lumit Vjosë, duke e zbuluar edhe më shumë këtë zonë, përballë presionit të detit. Vetëm gjatë 10 viteve të fundit, Semani ka humbur rreth 200 hektarë plazh, pyll dhe tokë.

Nga Semani, udhëtojmë në Golem të Durrësit, ku uji avancon me të paktën 2 metra në vit...

Në zonën e njohur si e “pishave të buta”, uji ka zhdukur tërësisht brezin e rërës, duke deformuar e hedhur poshtë edhe pllakat e mëdha të betonit. E njëjtë është situata edhe në “plazhin e vjetër”, apo zonën e njohur si “zona e Ilirisë”. Në këtë pjesë, sulmi i detit është shkaktuar nga ndërtimet pa kriter, gërryerja e Shkëmbit të Kavajës, si dhe dëmtimet e përrenjve të vegjël, që depozitonin inerte.

Sot, pallatet shumëkatëshe po ndiejnë çdo ditë ftohtësinë e ujit, një pjesë e tyre bodrumet i kanë të përmbytura. E megjithatë, ne shkojmë më tej, për nga veriu i bregdetit.

“Kalojmë në zonën e grykëderdhjes së lumit Erzen, në afërsi të fshatit Rrushkull të Durrësit. Hektarë të tërë janë nën ujë, ashtu si godina të vjetra e të reja. Për të kuptuar nivelin e masakrës, mjafton të shikosh sesa shumë ka gërmuar deti, sesa tokë ka marrë, apo të shikosh godina të ndryshme që thuajse duhet të qëndrojnë në ajër, sepse deti ka marrë tërësisht tokën poshtë këmbëve të tyre. E gjithë zona është e hapur, përballë një presioni të vazhdueshëm. Kjo panoramë është vërtetë treguesi më i qartë, sesa shumë ka avancuar dhe sesa shumë po vazhdon të avancojë deti, në të gjithë këtë pjesë”.

Masakra mbi lumin Erzen, kudo përgjatë shtratit të tij, ka dhënë sot një realitet të zymtë në Rrushkull. Një tokë që po shkon nën ujë, duke rrezikuar tashmë - siç thonë ekspertët - edhe Gjirin e Lalzit.

Diçka më tej, edhe në Qerret deti vazhdon të gllabërojë tokën, atje për shkak të dëmtimeve të shtratit të lumit Shkumbin. Përfundimi i mëse 20 viteve marrjeje inertesh është qindra metra tokë të zhytura, e gjithçka qëndronte mbi to.

Një bunker, që sot mund të dallohet vetëm nga sipër, dikur ka qenë mëse 300 metra nga deti. Sot është mëse 500 metra brenda tij, i zhytur nën ujë. Grafiku i shfaqur në video tregon se ku niste dikur brezi i rërës dhe ku ai nis sot. Drithëruese sesa shumë ka avancuar deti.

Lëmë pas Durrësin për të udhëtuar drejt Patokut. Shkatërrimi i shtratit të lumit Ishëm dhe të atij të Matit janë ndikuesit e drejtpërdrejtë në ndryshimet e mëdha që ka pësuar ajo lagunë.

“Rruga e dikurshme thuajse është zhdukur. Një pjesë e shtyllave të tensionit flluskojnë nën ujë, ndërsa kabinat, ku dikur qëndronin pushuesit e që ngriheshin rreth 400 metra nga uji, sot janë me këmbë brenda tij”.

Asgjë nuk ndryshon në Velipojë, ku brezi i gjatë i rërës e bën më të vështirë dallimin, por pjertësia e saj tregon tendencën e fortë të detit për të avancuar drejt tokës. Gjithçka e shkaktuar prej shkatërrimit të grykëderdhjes së Bunës.

Para viteve 1990, raporti mes tokës së fituar dhe asaj të humbur nga deti ka qenë 2,4 me 1; pra fitohej 2,4 metra dhe humbej vetëm 1 i tillë. Sot ky raport është tejkaluar në krahun tjetër. Çka do të thotë se kufijtë e Shqipërisë nuk janë më të njëjtët.

Vendi ynë, prej mëse 24 vitesh po zvogëlohet nën derdhjen e një pushtuesi të ri: detit. Tashmë natyra po rebelohet. 

98 Komente

me keq do behet. kjo me poshte ka qene ne vitin 2010. nuk di me saktesi emrin e vendit. Nje dem i shkaktuar brenda nje viti kerkon aty tek 10 vjet per tu asnjeanesuar. hesapet bejini vet. shqiptaret nuk jane as afer te kuptuarit se cfare i kane bere vetes.

Cimo, eshte me shume se e dhimbshme. Jo se kemi qene nejhere te pergjegjshem per natyren se gjithmone e kemi respektuar nga frika (flas per dikur) por babezia e ketyre 25 viteve i ngjan terbimit ose hakmarrjes ndaj asaj qe nuk benim dot me pare. Hidrocentrale dhe prita pa fund, prerje pemesh me epsh te papare, ndertim digash ne plazhe pa kurrfare planifikimi (Samir Mane i shpiku i pari per vilen e tij tek Laguna Blu ne Qerret) te cilat e kthejne bregdetin ne mocal, shkaterrim sistemesh kullimi/bonifikimi..........dhe sa e sa te tjera. Nga nje emision ne TV i Marin Memes para ca ditesh dilte se ka bunkere ne rreth 500 metra brenda detit kur dikur kish qene 300 metra brenda ne toke, pra nje diference 800m. I kam para me syte e mi te Golem dhe Qerret. Kaq koketrashe dhe te babezitur te kemi qene ne histori apo morem ndonje virus pas 90s!?

E ke thon ti Cimo, para do kohesh, qe Shqiptaret do vershojne mrena Unazes me jetu....po hec e digjo Shkaben kur te mburret se sa i eshte rrit vlera e apartamentit tek komuna e Parisit. Qerreti ka per te shku per lesh i pari....kshu thon zarat....Lalzi edhe ja hudh se eshte mbush me politikane.

emo ke sjelle elegjine e qeverisjeve kriminale te ketyre 25 viteve ! Te falenderoj me gjith shpirt! 

Sot situata eshte katastrofike.Po ku marrin vesh derrat ore ! 

Profesor Spiro i ka rene shkurt sepse e shikon fare ceket problemin.Nuk jane verem ata dy faktore qe thote ai.Bile marrja e reres nuk ka ndikim fare ne levizjen e vijes detit.Ai eshte proces natyror miliona vjecar ...

Me që ra llafi... Kush është ky Profesor Spiro "i kësaj fushe"? Më tej, i kujt fushe është Spirua Profesor?

A ka të tjerë profesorë kjo lloj fushe? Çka thonë këta profesorë lidhur me këtë fushë?

Ma merr mendja, janë pyetje elementare që duhen ngritur para se të fillojmë të debatojmë dhe të bëjmë 87 komente...

E hengrem kete vend, tani do filloj te na haj ai ne.

Fjale me vend. Mos fol me.

E faktuar se jemi kafshe, vetem diktatura na mbante nen yqem smiley ...Ne 25 vjet i kemi ber deme te pariparueshme atij vendi.. Shif si eshte katandis Laguna e Nartes (cilesuar si nje nga perlat e eksositemit dhe faunes ne Evrope)

Kryevemja e politikes shqiptare, lufter xhuveli, kur qe minister i mjedisit dha licence per shpime per nafte ne lagunen e Nartes, e imagjinon dot?

Amerikani is to blame ... 

omg  smiley  se c'e prene e se c'e vrane 

Situata pritet të përkeqësohet me disafish, në momentin kur do të nisë funksionimin HEC-i i Kalivaçit, i cili do të frenojë edhe prurjet e gurta të lumit Vjosë, duke e zbuluar edhe më shumë këtë zonë, përballë presionit të detit. Vetëm gjatë 10 viteve të fundit, Semani ka humbur rreth 200 hektarë plazh, pyll dhe tokë.

Sikur zyrtaret qe japin licensa hidrocentralit te dinin gjeografine e shqiperise ne nivelin e testit te klases se peste fillore te spiridhon papamihalit keto gazepe nuk do ndodhnin.

Si u katandisem ne kete derexhe kur jemi vendi I Farudin Hoxhes e Petrit Radivickes.

ndersa ana pozitive eshte qe, tashme me detin me afer, koha per te shkuar ne plazh shkurtohet goxha...
por edhe ca fshatare a qytetare fatlume qe detin as me dylbi nuk mund ta shihnin nga shtepite e tyre, tashme kane veranden me pamje nga deti... vlera e tokes shtohet, etj etj..

rendesi ka ta shofesh goten gjys plotsmiley

une jam pozitiv per nga natyra, keshtuqe automatikisht mendoj pozitivisht..smiley
plus qe kam degjuar disa here ketu graven, i cili eshte ekspert per tokat dhe bujqesine me çkam kuptuar, qe ka theksuar disa here per kete çeshtje: "deti diku merr, diku leshon"...prandaj, no worries!.smiley

nga gjeografia mbaj mend qe bregu ultesires perendimore eshte gjithnje ne ulje, ndersa ai i rivieres ne ngritje, kjo per shkak edhe te levizjeve tektonike, a dicka e tille, por kjo siperfaqja qeka e llaftarshme vallai.

 

Shqiperia minisuperfuqi energjitike, tha ay

Ku jane vemjet e politikes shqiptare, drejtuesit e famshem te saj, si te PD ashtu dhe te PS. Ku eshte Buall Mavria, ku eshte Palloshi, ku eshte vogelushi Braçe qe krekoset si gjeli n'maj t'plehut. Hy karagjoze te mallkuar, ju e meritoni diskretitimin, po ç'faj ka populli aty, ç'faj ka Shqiperia. 

po sikur  e kane rafitikuar marreveshjen e Kiotos (qe ne 2005 ne mos gaboj Pjer)...tani, ky s`eshte nje problem qe doli sot, as dje.. as para 10 & 20 vjetesh..pasojat qe shohim sot jane shume me komplekse

Papyrus, politikanet tane, nenshkruajne çdo marrveshje, vetem te marrin mbeshtetje politike per veten e tyre. 

sigurisht, Pjer!!..politikes shqiptare i eshte terhequr veshi -cdo 3 muaj / 7 vj e fundit -te thelloje reformat & te risi nivelin e politikes qe ben...shpeshtesi e madhe kjo, me thene te verteten

nenshkrimi i marreveshjeve nderkombetare nuk i jep ndonje  mbeshtetje personale politikes; sikurse, ato nuk jane barometer vleresimi /zhvleresimi per politikat e saj te brendshme...politikat e e bredshme drejtohen nga nje sist. tjeter, ai ligjvenes- pra, jane ligje qe ne menyre te qellimshme aprovohen & ligje qe po ne kete menyre lihen jashte

 Un ju them se tokat are te zones fushore parabregdetare dhe bregdetare, me kete permbytje kane pesuar nje " termet " te shkalles 8 balle.Kripezimi , nepermjet te dy rrugeve( bashkimi i ujrave nentokesore me shkalle te larte kripezimi me ujin siperfaqesor dhe bashkimi i ujit te detit me ujin nga permbytja)  ka arritur te rikthehet procesi natyror i kripezimit tokave, duke i kripezuar deri ne thellezine ..Kozare Berat! 

Puna e pa imagjinushme e 50 viteve te shkuara vajti ...per dhjame qeni.Qeverisesit as qe e dine, as qe e shkojne ndermend, as qe ja kane haberin kesaj gjeme shtetrore, por llogarisin si dem 

2000 krere dele e ...shelege

  200 derra e kater dosa

13.000 pula ..e disa kokoshe

        30   lope e kater gomere 

  Si dhe 4o pale cizme , 30 qillo fasule   e  ca karburant qe vajten " prane te njomurve dhe te mbyturve.

    Per ta sjelle gjendjen e tokes ku ishte para ketij cerek shekulli duhen jo me pake se 2 milion ton gips, ( ta bien nga Maroku se fafrikat qe e prodhinin , e bluan ketu i kan shitur per skrap) dhe jo me pake se 15 vite bujqesore.Nga perllogaritjet e mia, qe shum pake mund te gaboj, nevoiten jo me pake se 2 miliard dollare.Dhe puna duhet te nisi nga Bonifikimi i madh( thellimi i deltave dhe te gjith shtretrit e lumenjve, ngritja e digave sipas perllogaritjeve matematikore dhe te dhenave te planimetrive te matura ne teren, azhornimi i te gjitha digave e pritave malore, ripyllezimet buze tyre, largimin e te gjitha ndertimeve me jo me pake se 0.5 km nga digat  dhe vetem pas ketyre fillon bonifikimi i vogel...kanale sekondare, terciare dhe te ngastrave..

Pa nje Gen Plan te tille Shqiperia jo do permbytet por konsiderojeni .." te mbytur" 

 Mbani shenim si do thahen bimet qe do mbjellin katundari ne muajt e veres.! Rrenjet do helmohen prej nivelit te larte te joneve te natriumit dhe klorit ...Vetem shenojeni dhe hidheni poshte kete qe po them 

Une lexova tre shprehje qe jane me te vertet " shkaktaret" e kesaj tragjedie .Dhe nga njerez te pakten tek PPU nga Niveli me i Larte i saj ..

Shumë i nderuari Emigrant...shqiptaret nuk jane as afer te kuptuarit se cfare i kane bere vetes....Shqipëtarë kanë qenë edhe para 92 por Shqipërinë e mori Saliu i vu zjarr dhe ose me Injorancë e hajdutllëkun që krijoi si Grupim ose me Qëllim  misionin për shkatërrimin e Shqipërisë " e la në rrugë të Mbarë " Edhe ata shqiptarë qenë por ..Në çdo PYLL ka DERRA -dhe ata qëlluan të PD-hit !

Po aq i nderuari Art ....vetem diktatura na mbante nen yqem...që përjashton sistemin Politike që zbatojnë me rreptësi dhe pa mëshirë Ligjin si barabartë prë të gjithë , duke e veshur me të  shkuarën ..Diktatura .  Diktatura e LIGJIT është pjesë e çdo shoqërie Normale ndryshe ..pritni Lulëzimin e Kastave Banditësh si të drejtimit e Qverisjes së PD-hit që shitën edhe fëmijët për para .

Dhe shakaxhijtë e po PD-hit mbi marrjen dhe dhënien e detit ...E vetmja e pranueshmme si Logjikë që justifikon këtë lagie me ujë të ca ngastrave .

Le të bërtasë dhe i nderuri Pjer sa të dojë për Braçet me shokë ..babëzia e shpërdorimit të Pushtetit të PD-hit nuk ka të bëjë me të sotmen asnjë GRAM.Vetëm në se e Sotmja do ketë kurajon ti marrë shkaktarët dhe atë të kurbanit të Lulthim Bathës , dhe ti bëjë kurban për tu kërkuar Zotave Mëshirë nëpërmjet Flijimit !

Pastaj rrikthim tek normaliteti .Punë dhe LIGJ !

Si thoshte Vucidolsi...Shqiperia e Bukura e Dheut!!!

Ah ty mos te te mbajte dheu ishalla! Ty dhe ata qe te ndoqen nga prapa per 25 vjet me dy gishtat lart. 

Se diktatura...

Ti rruni pallen diktatures. E mori Shqiperine me 28 mije kilometra katrore dhe e la me po aq. Per 25 vjet i grine me kodra, me lumej, me bregdet.

Q'aj Berisha na pruni Damakracine or ti!

 

Rono, kto jon ne ksamil. ajo grryerja si gurore thuhet qe eshte bere ne vitet e begatise. un nuk du ta besoj. e kom pa te fiks fare, dhe prap nuk du ta besoj. popull ishullngrenes esht me keq se kanibalet te robinson kruzoja. kta i qine t'emen, e lene kruzon pa ishull fare, e kupton ti tani? masanej kur mendon qe afer esht ai korfuzi i qendisur, mendimet arratisen nga sistemi diellor fare, kapin naj grop te zeze per qafe, me zhduk me i llaf. tani edhe i her, si kishte thon ajo zonja Lane a si e kish, qe kish ra edhe ne dashni me afmet zogun? inteligjenta te mdhenj sikur tha...

emo ai ishulli i vogel ishte nje perle e pyllezuar por ju dha e drejta nje " pishtari te demokracise"  dhe ka bere nje lokal por sot nuk eshte aqe kafshimi i natyrales jo eshte dyfish..! 

si thoshin dikur? "atje ha pula gur".

eh none none, s'kishin pa pishtar ata. me kujtuan bektashiun mistik, Neim beun:

mbreti plak u hoq menjane

pa u ngrit nje trim ne kembe

shikoi nje here ane e mbane

hekurin e haj me dhembe!

Ky ishull me kujton me shume

Ky Dinshumi i uritur

hengri hekurin e zhuritur

smiley

ahahahaaa...

ps. po bi bore nga une. e trashe. kom ndez oxhakun... po c'e do, me gaz. ne vend te druve, sec jan ca copa betoni, qe bejne sikur digjen. me te poshter, s'i bo nona.

Eh, dhe une bleva ca salmon, dhe po kerkoja ndonje formule ne internet per ta gatuar. Nderkohe degjojme muzike moderne gjermane per te mbajtur lart moralin.

Take off the shoes

smiley

Eëëë, keq puna!

..strall  jo gur gelqeror emo! 

A prej Burrelit thu te ket qene ky njeri i "mire" ?!
 

Roni, se ti nuk merret vesh se ku do t'dalesh. Piksepari, demokracine nuk e solli Berisha. Ajo ishte nje proçes qe po trokiste edhe tek ne, dhe Berisha ishte pyka qe u fut ne mes. Piksedyti, diktatura, qe une e quaja gabimisht "diktatura me e eger ne bote" (qysh ne kohen e saj) nuk ishte me shume se nje sistem nje partiak me ligje europiane,  dhe se treti kjo "diktature" e zgjeroi ate siperfaqe qe gjeti, se thau dhe bonifikoi me mijra siperfaqe nen uje, pra perfituam toke. 

E ke gabim Roni, palla e diktatures leroi nje siperfaqe akoma me te madhe fale tharjes se kenetave e mocaleve.

Nga 13 perqind toke fushore nden uje , u artit ne gati 70 perqind toka nden uje dhe jo vetem e zones fushore per e tokes are te pergjitheshme rreth 500.000 ha.

Te gjithat tokat e rende, per nga permbajtje te larte  te argjiles u drenazhuan me tuba qeramike.

Permbytja, ate transformim te tokes ne " uzina prodhimi " e covi ne hale.Sepse ardhur  lymi nga vershimi ujrave ose permbytjet  bllokon tubat uje percjelles ose drenin ..

Eh moj Tropizem, cte leruar qe bente ajo palle!

 

Me kete psheretime qe nxore si mund te te dyshoj?

smiley

 

Meso nga Tropizma, heretik! 

I nderuar Roni unë jam i bindur që sali Qenef berisha ka digjuar të gjithë disidentët e këtij trualli. I ka mbështetur me Institute kundër "kamunizmës " dhe u ka dhënë nga një Gomar me para , aq sa një njeri normal do dhjetra vite punë ti marrë .

Ja psh seminare për " Masakrat e kamunizmës në Torvicë " ose " trimëritë shekullore për Liri e pavarësi të Postribasve e Zhapokikasve "..etj etj .

Diku shokët antikomunistë pa dallim orësh  them se kanë të drejtë edhe për Ramën që po ndëshkon krimet e kamunizmës me tërsëllëmë dhe duartrokasin  dekorimet e handikapatit mendor në Presidencë  , të pishtarëve ose herojve të prallave të sali Qenefit që i vunë zjarr Shkodrës ! Edhe ai i dëgjon !

Ca metra ujë në tokë , bën dhe mirë se sjell freskun e mrizave , shton zhabat dhe më të persekutuarën e të gjitha kohrave Mushkajën e Bunës ose Pidhzën e Semanit ...kanë thanë disidentët smiley

Se diktatura zotrie , ju dënonte Jue .Na jem neoliberal . Na Vetëm Vjedhim , Djegim  Shkatërrojmë e Përmbysim për të mirë tuej " ..Pjesë nga programi Politik i Sqepërve të PD-hit me rastin e marrjes së Portofoleve në 92 smiley ..cituar nga V.Vokshi !

shton zhabat dhe më të persekutuarën e të gjitha kohrave Mushkajën e Bunës ose Pidhzën e Semanit ...kanë thanë disidentët .....vallai kjo pidheza e Semanit eshte shume e rrezikshme. Dallohet nga te tjerat se ka nje kapacitet thithje 10here me te madh se ato te Bunes, Devollit dhe Bradasheshit.

Rëndësi ka që zhdukën Malarjen se quhen edhe mushkonja edhe Jozefpërçi i kirit , që është klasifikuar si më e rezikshmja në lloj smiley

E lexove Pjerin, Cim?

 Piksedyti, diktatura, qe une e quaja gabimisht "diktatura me e eger ne bote" (qysh ne kohen e saj) nuk ishte me shume se nje sistem nje partiak me ligje europiane

Intelektuali i vertete e pranon gabimin! Dhe Pjeri nuk mund te jete as me shume dhe as me pak pervec se nje intelektual i vertete!

 

Respekte!

von von por kurr shumb puna e te mencmit ! Ene armiku me i modh  ja di mandej kimetin.sado qe te zhytet e mira, vepra, kurr nuk " mbytet" Shembulli i gjalle i kriterit te se vertetes, pohimet e Ronit ..

Me thuaj nje here kur e kam pas gabim o grave

Vetem ihere te vockel fare.Kur pa u thellu ke vepra e tjetrit, mbajshe qendrim gati si kritik 

Vec ahere ene mo hic.Ime ? Ime s' kam goje me fol.Ke ardh ne ...islla ! 

por tjetri e pranoj qe kritikat e mia koshin qene ilac

Asgje nuk e ndalon ujin blu. As zjarri i kuq. Shum shpejt dhe kjo faqe do permbytet e do quhet peshkumeuje.com smiley

jo se jam ...kontra , Jo ! 

edison na ...muhabetin me Ronin  se hyne ne mez ! 

Si e katandisen Shqiperine ne vetem nje vit e gjysem qeverisje.

Mos ki merak Brad...erdhi Qershori!

Nga 13 perqind toke fushore nden uje , u artit ne gati 70 perqind toka nden uje dhe jo vetem e zones fushore per e tokes are te pergjitheshme rreth 500.000 ha.

aty te 400,000-shi ka qen, Grave. Nga keto 100,000 ishin sagllom per bujqesi intensive (ferma te perparume). te tjerat ishin per bujqesi bio, me gjase rendiment i ulet, por cilesi e larte (shpresa e gjermanit qe tha se parmenda e komunizmes mbase eshte bekim per shqiperine, se atje jane kushtet ideale per bujqesi bio. e pare te zdf-ja kjo. ne nje kohe kur heroizmat "bini burra" (tm) s'kishin fillu ala, dhe kur gjermanet kujtonin se edhe ne shqiperi kishte gjermane). nejse. pa kaluar te kto tmerret biblike pas 91-shit, por me pare, ne monizem dmth, sa per ta rikujtu (things to remember thoshte zysha e inglishtes te fanoli):

u pakesua sip. e pyjeve (me gjithe punen relativisht te shkelqyer te ndermarrjeve pyjore ne ruajtje-manaxhim pylli dhe pyllezim). u pakesua sepse ngrohja behej me dru dhe shume pyje (nga e keqja!!!) u prene, dmth ku arrinte sepata dhe transporti - e hengri pylli. Mjaft te shkoje deri ne Kukes ta shikoje. Fakt: ne total ne shqiperi pylli me shume konsumohej se sa riperterihej - edhe ne ate kohe.

u pakesua sip e kullotave natyrore. misioni politk per sigurimin e bukes ne vend (kanceri i vertete i bujqesise se asaj kohe), beri qe te suleshin me kuc e me mac per te quajturat "toka te reja", e per t'i mbjelle me grure (bime politike kjo - lufta per buken eshte lufte per socializmin - stalin) ose patate (edhe kjo bime mjaft interesante dhe versatile). Ne te vertete nje toke e re e celur do te thoshte prishje e nje ekosistemi te vjeter, e cila jo gjithnje bente kuptim (prishja them). Fenomeni eshte i njohur deri edhe per USA (ka nje poezi te mrekullueshme per kete), por USA tret te tilla gjera se e ka stomakun e madh shume. Te mos harrojme, nje poezi mjaft te ndjere te titulluar "Fjalim para tokave te reja" e ka bere miku yt, zoti Kadare. Cfare ndodhi ishte prodhimi i ketyre tokave per nje vit, a dy, dhe pastaj degjenerimi i tyre ne gjembishte. Nqse do fakt qe e ke pare me siguri edhe vete: Cajupi smiley

Mund te vazhdojme keshtu shume gjate, por tek kjo pike kam edhe sindonja 100 germa, plus qe doja vetem te te zgjoja kujtesen, sic na porosit me te ndrejte edhe zoti lubonja, tufa, dhe zonja leshanaku.

ps. Te ura e limuthit/ me shfaqet kujtesa/ shfaqet gjermania/ mbushur plot me benca....

Asgje për tu cuditur, fenomen planetar. Si tha kinezi ? "Epo ju talleshit me bicikletat tona në kohen e Maos. Na bete me turp, ne i shitem dhe bleme kerra. Tani u dhjé atmosfera? U dhjé planeti? Na plasi! Kryesorja eshte qe nuk jemi më gaz i botes".

Nje bote tregu qe nuk propozon gje tjeter vecse o kapitalizem global (ne dy versionet e saj kryesore: liberal made in USA ose autoritar made in China), o integrizem fetar, ashtu e pafsha!

Ps: pershendetje revolucionare shokeve tane konservatore të pertej oqeanit. 

 

 

Stalker, e mban mend si i tha Majkell Korleone te nipit, never hate your enemies, it impairs your judgement. 

Urrejtja ndaj kapitalizmes te ka mpire arsyen o Stalker.

Te ish fenomen planetare, si perpiqesh ta paraqitesh zotrote, te gjitha vendet e Adriatikut do ishin ne lemeri. Venecia do ish mbulu me uje e gjitha. Tashti qe ngritja e nivelit te detit eshte fenoment planetare kete nuk e mohoj, problemi eshte qe te ne ka ardh deti 1 km e gjys mrena. Ah, nese deti ano me shume nga shqiperia athere terhiqem.

Ja ti qetësojmë dhe sholokët e sholo..et antikomunistë të të gjitha orëve që të mos kujtojnë se i sollën ata Përmbytjet smiley  , megjithse për të ardhur keq , kanë munguar me shumicë sepse besoj i kini bërë të turpërohen nga gjendja antikomuniste e Shqipërisë smiley Le të vijnë , mos kenë droje  edhe kalamajt e pallatit të vijnë .

.Shqipëria është dhe e tyre përveç mëndjethartuarve e të sëmura me " se diktatura e Mehmet Aliut në Egjypt zotrie " e të mos ja presë tjetri " Ali pasha ka qenë më Tiran " .. e të vazhdojnë blegërimat .e ka thanë dhe Lulieta këtë or tie smiley

Sipas studimeve amerikane të mbështetura në fenomene Natyrore të ndryshimeve klimatike të viteve 2000-2004 , mbi "rritjen e nivelit të detrave " do të kemi rritje Graduale deri gjashtë (6) feet pas njëqind vjetësh .

Më kujtohet një fshatar Pojanak si i gëzohej thellimit të shtratit të Devollit , drenazhimeve , kanaleve kullus etj ..në kohën e ishit

Na shpëtuan ju bëftë dita njëmijë .Nga mushkonjat dhe përmbytjet .Nga balta e lagështija shekullore.

 

Namik Dokle, kur ndodhi ngjarja me kombetaren ne Serbi, tregoi ate tip barcalete qe Zoti u ka dhene shqiptareve nje vend aq te bukur, si kompensim qe u ka dhene fqinj shume te keqinj. Po mirë, si do ta demshperbleje ate natyre te mrekullueshme Zoti, qe ua ka lene ne dore shqiptareve dhe qe po i bejne ate qe po i bejne dhe qe dine te bejne me mire shqipot. Apo Zoti eshte antropocentrik? Nejse, Shkaba ka humbur si sepata pa bisht, ndryshe do thoshte qe edhe ne Ande kane shkrire akullnajat.

Deri para nje viti lajme te tilla do me shkrumbezonin me duf dhe revolte te brendshme pakufi; do ligjeroja me ore per pergjegjesite dhe zgjidhjet. Tani, deshtimet pafund qe pjell perdite vendi im me kane bere cinik- e pranoj ne heshtje disfaten. Jam ber steril. Une sdi. Une sbej. Une bej hije kot mbi dhe. Ndaj do doja qe uji jo vetem te mos ndalet por ti perpije te gjithe ato rob aty qe si une bejne hije kot. Te shuhen te tere se se meritojne ajrin. Dhe te vihet nje pllake perkujtimore: ketu prehet nje popull khar. Populli shqiptar. 

Avash mor vella, ku i ke robt e shpise ti, te gjithe ne Amerike, qe s'te vika keq te permbytet ai vend. S'jane te gjithe kafshe aty, po u ka zene rrota bishtin, jane te pafuqishem, sic kam qene edhe une dhjete vjet perpara. Qe atehere e kam bere kete paqe me veten qe po ben ti tani, por duke mos i futur te gjithe ne nje thes sic ben ti.

Ter sorollopin ne shqipri i kam. Se me vjen keq ndaj shfryj e flas. Pafuqia e rrota bishtin jane argumenta prej te squlluri dhe te dobti. Ne greqi per nje padrejtesi te vogel te merr erzin mileti. Ne greqi them. Kurse ne kundrojme detin qe na futet per shalesh  dhe shfryhemi: epo cvete. Dhe vazhdojme rrugen. 

Me ter kto pune qe paska bere sistemi komunist ne shqiperi qe une si dija e po i lexoj ketu (Respekt!) mos ki cudi qe neser pasneser te zgjohen robt nga gjumi ne mes te nates, te shohin tavanin te llahtarisur e te ulerasin..,dua prap komunizmin. 

Robt kan fillu qe dje te kerkojne komunizmin,prandaj duket e vune ate Dr.Rrumpallen ne krye te "proceseve demokrarike", qe robve tu vije aq ne maje te hundes,sa gjindjes t'i duket Enveri engjell me tete krahe.Sa per Greqine,lere mos e nga,kur lexoj ca ketu te flasin me percmim per greket,si te jene gjermane safi,me vjen te ve kujen.A thu do nxjerrin ndonjehere ndonje Manolis shqipot.Po dobesia a squllesia nuk eshte arsye per qamete e kataklizmora.Edhe une e ti qe rrime e grime sallate ketu ca te qullur e duarperpjete jemi,po e meritojme te jetojme sa ta kemi ymrin.

A thu do nxjerrin ndonjehere ndonje Manolis shqipot smiley

Për shokun e ngushtë të Enverit ke merak ? Apo për mikun e Enverit Teodorakis e me rradhë .Apo për Grekrit që u DHUROI Grurë , Fasule dhe Djath në 78 smiley

Një gjë duhet vlerësuar ndoshta me urtësi pa mallkime e humbje Besimi si e kokos përveç një zëmërate të arsyeshme që e ka bazën Reale në kohën e sjllë e lënë pas prej Hajdutëve e kriminelëve të Berishës.

Enverit i iku Koha që Lindi dhe jo vetëm atë e në Shqipëri . Me të merren vetem llap jashtët dhe kalamjt e pallatit Është pilërisht ky Lak i hedhur në qafë të shoqërisë që mba të Liudhur .Përse ? Sepse askush nuk e bën dot vezën e tij , që të përfaqësojë Shqipërinë e Shqipëtarët në këtë sistem që Vlerësohet demokratik si karshillëk me sistemin që ngriti ai të njohjes së Shqiptarëve në Botë .

E para dhe mbi të gjith Hiqni dorë nga Njëshi sepse SOT  nuk janë sisteme me Njësh.

E dyta vetitë personale çmohen dhe çfaqen në çdo Sistem kur janë në shërbim të shoqërisë.

Kjo MUT Kohë ka nxjerrë MUT Burrin e kryehaleve të Shqipërisë sali Qenef berishën pas të cilit vërtiten të gjithë dembelët , të paaftët , llafazanët , të korruptuarit dhe QENTË lehës me  "se diktatura zotrie " . Bën hesap kjo mostër mba fjalime e tregon përralla akoma në Parlament me " populli shqiptar "

Burra një KUT brënda një MUT !

Varet se ckupton me sisteme me njesh,se edhe ne me te shumten e ketyre 25 vjeteve qe duhej te ishte nje sistem me pluri,prape de facto njeshi komandonte,kapi shtetin sic kane filluar t'i thone.Edhe sot studiuesit diskutojne a ishte koha dhe Gjermania qe "thirren ne skene" Hitlerin,domethene ishte domosdoshmeri a pashmangshmeri historike,si mund te quhet,apo ishte Hitleri qe e "prodhoi" historine dhe e "pordhoi" Gjermanine,keshtu qe nuk mund ta dime as ne me siguri nese ishte kjo MUT kohe qe nxori kete MUT burri,apo ishte ai MUT burri qe e beri MUT ate kohe,po ajo qe mund te themi eshte qe nese do ishte ndonje MUT burri me i vogel,edhe koha e Shqiperia bashke me te do te ishin me pak te pegera.

Të jesh i bindur që Kohët janë MUT në çdo Kohë e në çdo vend që kur e krijoi i madhi  Zot këtë Mut Botë   Por ka Bura që dinë ta pastrojnë Mutrat ,ka dhe  MUT Burri si sali Qenef berisha që shndërroi një Parti në Makinë Muti duk hedhur me Tonelata mbi Shqipërinë e Shqiptarët bashkë me Hobepërdoruesit e tij inteliDjentë.

Deri ke Hitleri mbase jemi shumë afër të konstatojmë  . Studiuesit si B.ir Histori janë me tonelata Sot. Dimë që Hitua u mund dhe u dënua ga Fitimtarët e Kohës. Bile Historiani fevzi UTURAKU ka shkruar edhe libër Historik për Enverin .Këta janë kg e Mutit që ka hedhë Berisha .

Por siç ka nisur mendoj se po del në skenë aftësia  parashikuse  e Hitos  që të mos linte të "zhvillohej kmunizma"  smiley Te ne psh , sipas prof Butkës dhe me nder prof Olsit e një vargan e vandak presorësh me master  si LefTKopeja  , përfshi kalamajt e pallatit , del se partizanët na Pushtuan ndërsa Nazi Façizma me bashkëpunëtorët e tyre na Çliruan smiley

Në fakt për Njëshat  tanë ,në se ke lexuar me vëmëndje çfarë kam mejtim të mëndjes,  bëhet fjalë si Individ që janë NJËSH brënda sistemeve përkatëse ku aftësitë Individuale janë prioritare .

Unë asnjëherë nuk e kam hedh Posht Saliun si Makinë Gjigande MUTI . As Sot që jemi në gropën e nevotjores deri nëGrykë prej atësive të tij Inividuale të drejtimit e menaxhimit të shoqnisë .

Pse duhet te nxjerrin nje Manolis, Shqipot, per te kopjuar Greket apo se jane cmendur?????

Greket vuajten diktature te djathte mbas lufte ndryshe nga Shqiptaret qe vuajten Diktature te majte. Renia e diktatures se ushtarakeve krijoi kushte per frymarrje demokratike ne Greqi, ku komunistet e penalizuar e viktimizuar pa-drejtesisht fituan terren popullor e ju afruan pushtetit. Ne Shqiperi Merhumi pasi pushkatoi kundershtaret politik, zhvati e burgosi te kamurit, ju pervesh Manoleve te vet, duke filluar me Nako Spirun, Sejfulla maleshoven, Ymer Dishnicen, Manol Konomin e me pas njerezve te thjeshte. Nuk mendoj se Shqiperise i ben pune e Majta ekstreme, ne kete varferi e anarki, por stabiliteti e qetesia.

P.S. Sa per kritikat ndaj Shoqerise Greke prej Allvanoseve qendrojne ne shumicen e rasteve e Greket kane ecur shume pak para per kushtet e favoret qe kane gezuar per 70 vjetet e fundit ne krahasim me Shqipot.

Po,greket jane te cmendur,kurse shqipove po u dalin trute mbi kafke ngaqe i kane me teprice.Kur them Manolis,e them si simbol te rezistences ndaj se keqes,te luftes ndaj padrejtesise si thuhet me fjale te medha,te atij nervi qe u tha se shqiptareve u ka ngordhur,ne e kane pasur ndonjehere (kujto ate historine me Harri Fullcin para fillimit te diktatures se majte).
P.S. Une po flas per ate qendrimin racist te allvanoseve duke i quajtur greket jevgj,ose qofte edhe dembele,a thu vete jane gjermane a amerikanoveriore,bionde me sy te kalter dhe me dy veshje ne garderobesmileyizhamet dhe rrobat e punes.Shqipot para se te shikojne shoqerine greke,te shohin shoqerine e tyre,se ka aq shume per te pare,sa nuk mjafton nje lifetime.

Nuk i shof gjerat keshtu si ti. Shqiptaret kane perjetuar trazira rrenjesore ne 1990, 1992, 1997, 2011 e 2013. Jane popullsi shume aktive dhe me nerv por jo cdo gje duhet te fokusohet tek revolta bolshevike. Dalin Greket ne demonstrata por nuk qit pushk Cuni i Sheqeres si mbi bageti. 

Shqiptaret jane te zhytur ne injorance per faj te izolimit komunist e braktisjes post-komuniste. Po injorancen greke me cfare e justifikon qe kane qene te llastuarit te europes. 1 miliard $ po marrim nga Banka Boterore hua e sikur cpo marrim kurse Greket po negociojne tani per  300 miliard evro pa llogaritur dyfishin e falur. Ku shkoi gjithe ajo para ne greqi e si nuk ndihmoi qe Greqia te mos mbetet me mentalitet Ballkanas???? As nuk ka krahasim racizmi Grek me ate Shqiptar. Shqiptari eshte kokeulur e per nje cope pune ja fal Grekut racizmin e diskriminimin. Sa per qendrimin racist ndaj grekeve ai eshte i ekzagjeruar me shume te Shqiptaret e Kosoves. Tek ta fale injorances e tragjedive te meparshme urrejtja ndaj grekeve eshte kthyer ne identitet, po ata urrejne edhe orthodokset Shqiptar. Duan ca vite te kthellohen Shqipet, skemi ctu bejme. Ne Greqi jetojne rreth 600 000 shqiptare te vonshem, pa perfshire Arvanitasit, gjakun tone te shprishur, dhe duam as duam ne per shoqerine Greke do flasim. Tensioni i Grekeve ndaj Allvanosve eshte i pajustifikueshem e tregues injorance.

Varet se cfare quan nerv, dhe ku e sheh nervin ti, te anarkia? Greket nuk qisin Cun Sheqereje nje here, e kam thene, fakti qe ajo shoqeri arrin te pjelle Cuna Sheqereje tregon qe dicka vertet nuk shkon me te. Shqiptaret e kane lene veten te jene bageti, prandaj qellon Cuni i Sheqeres si mbi bageti, mos ngaterro pasojen me shkakun. 

Tani une nuk po bej krahasim mes racizmit grek a atij shqiptar, qe t'i kthej pergjigje edhe Debrisit, se ketu gjerat ngaqe nuk lexohen me kujdes merren tjeter per tjeter dhe dalim edhe grekofile. Po te jete per Greqine, une e them edhe sot e kesaj dite qe eshte turp per Europen qe nje vend i tille eshte pranuar ne BE. Dhe as nuk po them te jemi shperfilles ndaj Greqise si te jete ne ndonje planet tjeter e te mos kemi aty jo vetem arvanitas, po emigrante te vonshem. As nuk po flas per urrejtjen ndaj grekeve, qe eshte e kuptueshme, fqinj ballkanas hesapi. Edhe nje here, po flas per racizmin qesharak shqiptar ndaj grekeve (gugllo pak me fjalet e kerkimit "grek" e "jevg") dhe per cilesimin e tyre "dembele" nga dembela Stambolli si puna e shqipove qe gjithe diten mbushin kafenete. Perpara se te shohim greket, te shohim veten tone, se kemi shume per te pare, kjo eshte e gjitha.

Jeni ne terezi ju. Cfare racizmi shqiptar ndaj grekerve po flisni ju mer... E di cfare kushtesh makaber kane perjetuar nja ca shtresash shqiptaresh qe kane ikur ne Greqi? S'po flasim per kushtet skllaverie, per konvertime me hir e pahir, per ndryshime emrash e mohimi identiteti kombtar, po dhe per arrestime me baze diskriminuese ndaj shqiptareve. Dhe shqiptaret e shkrete s'kane nxjerr ze. Ku qenka ky racizmi shqiptar mer amon, ta ngrejme dhe njehere koken. Ne dhe minoritaret grek i mbajme me kimet. Ne kohe te Verit, kur ata te njolles jua lenin shkollen tek e mesmja minoritareve i linim kuota per doktor, arkitekt e inxhiner. Lere me pastaj keta Greket qe i bejme drejtora kompanish ketu, qe kane gjetur parajsen e trajtimit si mbret. Shoqerine tone e shohim ne, por ama edhe ky muhabeti qe e shamja e vetes te con perpara ne shoqeri une se kam kuptuar ndonjehere.

@Tironco s'di cfare kosovaresh racista ke pas njof ti, por ata qe kam njof une krejt normal me jane dukur e s'kane urretje per asnje. Kot te spekulojme keshtu.

Ky muhabeti i "racizmit" ka dal se ngelem duke degjuar qe greket kane privatizuar historine e gjithe ballkanit e i shesin perendimit kete perrallen e grekve te lashte, dhe skane lidhje me keto perzierjet e grekve modern.

Debris, ajo qe me ka habitur me shume me Kosovaret eshte miopia kolektive per te pare Shqiptaret ortodokse si Greke, qe eshte harekiri per ta. Greket i kane fiksim dhe kane doza te panatyrshme racizmi. Nji muhabet nuk e mbaro dot ne tavoline me kosovarin pa u morr me Greket.

Edhe ne Shqiperi po duken nota racizmi keto 10 vitet e fundit, por me shume si pergjigje ndaj diskriminimit Grek. Jan bo neshjet e kombetareve tona te futbollit si festa konfirmimi identiteti kombetar...turp me pak fjale. Nga krahu tjeter pergjegjesia kryesore ne tensionet etnike i mbetet Grekeve per nje superioritet te rreme rracor e injorance. arvanitasit i asimiluan por Shqiptare etnik ishin ata. Te njejtin qendrim po mbajne edhe me emigrantet e fundit....i krishterojne dhe u mohojne gjakun e rracen. Eshte fatkeqesi se Greqia eshte shteti me me shume Shqiptare te fshehur dhe smund te bente dot pa prurjen tone biologjike.

Ajo s'eshte gje fare. Provo te shkosh ne Shkup ne tavoline me shqipo dhe t'u thuash se e ke emrin Vasil ose Teodor. Te shofin sikur me qene vete Miloshevici ose Moshe Dajani. Me rob te pjerdh nga trute nuk i bo nona. Eksperienca personale flas.

Me fal po e njihni sojin tuaj ju@ Argentis dhe ti? Shqiptaret vetem llafe i kane. Kosovaret sot e kesaj dite ne Greqi i bejne pushimet. Normalisht ata kane nje lloj patosi si vazhdimesi e konfliktit te drejteperdrejte qe kane patur pak kohe me pare, por s'besoj se ka racizem aktiv as nga ana e tyre as per greket madje as serbet. Me racizem aktiv dua te them qe te kete shqiptar qe te diskriminoj aktivisht, ose ti prish pune nje ballkanasi tjeter vetem prej racizmit. Nderkohe ne Greqi ajo eshte norm. Dmth i heqin nga puna se jane shqiptar, e fusin ne burg se jane shqiptar. Serbet pastaj aktivisht i spastruan etnikisht. S'di a u sqarova, por sic te thashe s'krahasohet kurre lloqet e kavajes se shqiptareve me veprat konkrete te fqinjeve.

Lord Rosthchild viziten e fundit ne Butintint thuhet se kishte psheretire i demoralizuar...Gjithe ky thesar natyror dhe historik eshte lene ne keto duar shkaterrimtare.

Gjith ket thesar e kishe komplet per vete ne komumizem dhe u degjenerua ne rradh qumeshti e gatime ne hale.

Tani ose enveri u jepte burimet natyrore "armiqve" ose kjo puna e pasurive marramendese natyrore te shqiperise eshte nje rren.

Thesari do investime or Lym, pa investime thesari mbetet pluhur dhe balte. Dy Laguant, ajo e Nartes dhe e Karavastase jane unike per shume specie te flores dhe faunes ne Evrope si Breshkat e ujit Loggerhead ,Pelikani Dalmacise dhe Flamingo i madh

Mungonin investimet dhe krahu i lire i punes. Po ishte dhe vullnetar o tyt. Pa buke perfunduan.

Perfundimi nuk ka lidhje me pasurite natyrore, akoma se ke kuptuar kete?

Ju asgje nuk pranoni. Flisni marrezira si psh: kishte gjithcka e kishim te gjithen per vete por skishim te hanim. Edhe per korrupsionin e keqqeverisjen e ps nuk e pranoni edhe pse po e thote vete ps-ja.
Eshte si te te ulerase gjithe nerva deputeti yt duke te thene: o vemje, po te vjedh, pranoje.
Ndersa pergjigja jote: jo jo ska mundesi, ky eshte zeri i saliut ne koken time, ti je rilindas i kulluar.

http://www.adilawar.com/the-3-kinds-of-m...

O njeri me qe po flet me "ju" dhe po i ben corbe gjerat, nuk jam as simpatizant dhe as pjesetar i ndonje partie. Kur ka qene per te kritikuar i kam kritikuar te gjitha palet (lexoji komentet e mija dhe do ta kuptosh). I kam kritkuar edhe keta qe jane ne fuqi per korrupsjon dhe per paaftesi ne sistemin e drejtesise. Sa per beating the dead horse of the past mbaj mend ca ato faktet se ku ishe ti  para diktatures.

Para diktatures une luftoja keto xhamite qe vure ti ne foto.
Ca thone qe sjan pushtuar mirditoret ngaqe pertote turku me u ngjit ne male. smiley

Kshu tipash mo qe e dine te verteten. Si puna jote per pasurite natyrore perrallore dhe rradhen e qumeshtit.

Ooh qenka keput ky Lordi. Keshtu te vinte doren ne xhep te bente ndonje investim atje s'behej llaf. Po ska faj se ka ardh me kref ndonje gje per muzeumet e Londres.

Ashtu xhan, ashtu. Nuk jane hovarda si shqiptaret qe shkojne e bejne me taksat e tyre germime arkeologjike ne malet e Irlandes dhe zbulimet ua falin muzeut te fshatit qe te qyteterohen katunaret e Irlandes. Apo si fshataret e Permetit qe mbledhin fonde per ruajtjen e rinocerontit njebriresh ne Kenia. Plus qe ne mbarim te misioneve blejne cokollata "Hila" per te gjithe kalamajte e fshatit, dhe iu mbushin edhe njehere uje pleqve para se te largohen. Mortjaaaaa thuaj!

Akoma i ka ngel ne mendje njerezve mentaliteti i Enverit qe i shifnin te huajt si diversant ose potencialisht perhapes te virusit te shfaqjeve te huaja.

Mentaliteti i dreqit thuj se as me Enverin sido qe ka qene ai nuk ka lidhje .

Ua posi. Ai Lordi ta them une ka ardhur te njoh nga afer perpjekjet heroike te vazhdimesise historike te shqiptareve. As qe behet llafe. Ti madje te me falesh, se ai as per muzeumin e Londres s'ka ardhur, rrezik ka ardhur per ndonje cope per koleksionin e tij personal. Anglezet jane te njohur per krefje sidomos keta te seres se lart. Gjithe ai Lordi s'humb kohe te shoh nje pale germalla, pa patur ndonje interes tersisht privat. Po ti qante zemra, bente ndihma konkrete. Mos te bejme si budallenj tani.

Ke te drejte,as shqiptaret s'vejne me be germime me taskat e tyre, por mos s'di te kete shqiptar qe vete e thote, uua sa gjynah keta amerikanet, s'diten ti mbajne ndertesat 200 vjecare e i kthyen ne shopping mall.

The time has come
To say fair's fair
To pay the rent
To pay our share

How can we dance
When our earth is turning
How do we sleep
While our beds are burning

Alarmizmi i radhes; ec aty te vdeksha!

Neser fundi i botes. smiley

Pasneser shperthen dielli.

Nga java tjeter do rritet niveli i detit: me vone mund edhe te bjeri - po kjo nuk ka intereson.

Pas nje muaji, niveli i kripes ne detet do rritet me 0.00000000000000000000000000000000000000001 gr me shume per cdo km kub uje.

Te enjten e 20 te vitit do vije ftohja globale.

Me pas do marrim me radhe alarmizmat per zhdukjen e llojeve te ndryshme te paraziteve te Nova Guineas...

smiley

2 miliard thote grava e behet, jo 2 ..202 te duhen,jo per natyren por per njerzit! Atje nuk po i prish dot shpite pa leje,per te ndertuar nje rruge, e detyrohesh ti demshperblesh, biles cmim tregu te thone...e jo me do prishesh shpi me leje per te mbrojt natyren..aman!!

Enverit i iku Koha që Lindi dhe jo vetëm atë e në Shqipëri . Me të merren vetem llap jashtët dhe kalamjt e pallatit 

   ....mos harro ene vizitoret qe i shkojne per dite me i bo homazhe komandantit smiley

https://www.youtube.com/watch?v=Pal1q7OBpqg

Pushtuesin e ri te ketij vendi e ka ftuar vete gjysma e ketij populli. Besoj se edhe gjysma e gjysmes tjeter, qe ka mbetur pa e ftuar kete pushtues, do te bente po te njejten gje po te ishte ndodhur ne ato rrethana si ajo gjysem popullsie. Vetem me pak se 1/4 e kesaj popullsie ka vepruar ne keto tre dekada te fundit ne nje forme te tille, larg makuterise materialiste, qe nuk ka qene aktive ne ftimin e ketij pushtuesi. Por nje pakice e heshtur kjo, zerin e te ciles e ka mbytur hajduteria. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).